Tag: vizatime

  • Zbulohen vizatime misterioze në një shpellë në Alabama

    Një ekip shkencëtarësh kanë zbuluar vizatime masive vendase amerikane, të cilat mbetën të padukshme në një shpellë në Alabama për më shumë se 1000 vjet.

    Ky është konsideruar si arti më i madh i shpellave i zbuluar ndonjëherë në Amerikën e Veriut.

    Arti që u zbulua ishte praktikisht i padukshëm derisa studiuesit hetuan shpellën dhe përdorën skanime 3D për të zbuluar veprat.

    Jan F. Simek, një profesor i shquar i shkencës në Universitetin e Tenesit, Knoxville, dhe një ekip studiuesish fillimisht u ndeshën me vizatimet ndërsa punonin për dokumentimin e brendësisë së shpellës në vitin 2017. Më vonë ata vijuan me procesin e fotogrametrisë që përfshin marrjen e mijëra fotove për të krijuar një model 3D të diçkaje.

    Gjatë dy muajve të punës në terren, ekipi bëri 16,000 fotografi.

    Përdorimi i fotogrametrisë në këtë shpellë dhe në vende të tjera mund të ndryshojë mënyrën se si shkencëtarët zbulojnë dhe kuptojnë artin e shpellave vendase të Amerikës.

  • Londinezi zgjidh një mister të vjetër 20 000 vjet

    Londinezi zgjidh një mister të vjetër 20 000 vjet

    Një londinez ka bërë një zbulim thelbësor që ka ndihmuar të kuptohet pse gjuetarët e Epokës së Akullit vizatonin nëpër shpella.

    Ben Bacon analizoi shenjat në vizatimet 20,000-vjeçare, duke konkluduar se ato mund t’i jenë referuar kalendarit hënor, raportoi BBC.

    Studimi: Alienët nuk kanë kontaktuar ende me tokën pasi nuk kanë gjetur kë…Kjo çoi në një ekip specialist që dëshmoi se evropianët e hershëm mbanin shënime për kohën e cikleve riprodhuese të kafshëve.

    Bacon tha se ishte e pabesueshme të punonte për të zbuluar për herë të parë se çfarë thoshin gjuetarët.

    Vizatime të kafshëve në shpella, si drerë, peshq apo gjedhe, janë gjetur nëpër shpella në Evropë.

    Por, arkeologët kanë mbetur pa fjalë nga pikat dhe shenjat e tjera në vizatime. Kështu që, Bacon vendosi t’i deshifrojë.

    Në veçanti ai ekzaminoi një shenjë në formë “Y-je” në disa vizatime, për të cilën ndjeu se ishte simbol “i lindjes” sepse tregonte një vijë duke dalë jashtë tjetrës.

    Duke punuar mbi bazën e cikleve të lindjes të kafshëve të sotme, ai bashkë me një ekip konkluduan se numri i shenjave në vizatime ishte një regjistër, sipas kalendarit hënor, i sezonit të çiftëzimit të kafshëve.