Tag: vitit

  • Gjatë vitit 2024 të huajt blenë 380 milionë euro prona në Shqipëri

    Gjatë vitit 2024 të huajt blenë 380 milionë euro prona në Shqipëri

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË- Shtetasit e huaj kanë investuar 380 milionë euro për të blerë prona në Shqipëri gjatë vitit 2024, sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë. Kjo ka shënuar një rritje prej 17% krahasuar me vitin 2023.
    Sipas “Euronews” pasuritë e paluajtshme kanë zënë 24% të totalit të investimeve të huaja direkte (IHD) në vend. Të huajt kanë investuar më shumë përgjatë bregdetit, pavarësisht rritjes së çmimeve që prej pandemisë, kjo si ka penguar ata, duke bërë që kërkesa për pasuri të paluajtshme të jetë e lartë. Ata e shohin këtë si mundësi jo vetëm për të jetuar, por edhe si një mundësi investimi. Ndërsa, sipas të dhënave, në fund të vitit 2024, stoku total i investimeve në pasuri të paluajtshme arriti në 2 miliardë euro – një rekord i lartë dhe 30% më shumë se në vitin 2023. Ndërkohë që luhatjet e kursit të këmbimit kanë kontribuar në këtë rritje, Banka Qendrore thekson se pronat e paluajtshme mbeten zgjedhja kryesore për investitorët e huaj.
    Pas pasurive të paluajtshme, sektori bankar tërhoqi 287 milionë euro investime, ndërsa industria nxjerrëse, tradicionalisht një sektor kyç, ka shënuar rënie – duke rënë në 214 milionë euro, 20% më pak nga viti 2023.
    Ndërsa, sektori i energjisë po shfaqet si një alternativë e re investimi. Ky sektor ka tërhequr 166 milionë euro në vitin 2024, me një rritje modeste prej 4%, e nxitur pjesërisht nga një rritje e interesit për energjinë diellore nga investitorët vendas dhe ndërkombëtarë./ZËRI

  • Pirro Vengu: Brenda vitit Shqipëria prodhon mjetet e para të blinduara

    Pirro Vengu: Brenda vitit Shqipëria prodhon mjetet e para të blinduara

    Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu foli sot edhe për prodhimet “Made in Albania” në ushtri. I ftuar në emisionin “Debat” në A2 CNN ai u shpreh se brenda vitit do të nisë prodhimi i uniformave dhe mjeteve të blinduara. Vengu shtoi se janë duke negociuar edhe kontrata më komplekse që kanë të bëjnë me artilerinë e rëndë, me elementë që duan më shumë kohë.
    “Ne synojmë kompleksin e Mjekësit që të atashojmë aty një linjë prodhimi, ish-Uzinën e Autotraktorëve, Poliçani, Gramshi, si edhe disa lokalcione të tjera. Shqipëria ka disa dekada që nuk e ka më këtë aktivitet ekonomik dhe duhet të marrim kohën e duhur për negociata. Po flasim për investitor privat që do të hyjnë bashkëaksionerë me shtetin, me kompaninë shtetërore. Kjo do të na japë prodhim që një industri kaq delikate, të jetë si instrument edhe i Shqipërisë. Synimi kryesor nuk është thjesht që të prodhojmë armatim, të riindustralizojmë Shqipërinë, si një shtyllë tjetër e fortë.
    Gjykoj që ky vit do të na gjejë me fillimin e uniformave dhe mjeteve të blinduara dhe po synojmë që të kemi edhe fillimin e municioneve. Besoj se këto do të ishin 3 produktet e para që na japin optimizëm. Jemi duke negociuar edhe kontrata më komplekse që kanë të bëjnë me artilerinë e rëndë, me elementë që duan më shumë kohë. Po flasim për investime që i tejkalojnë dhjetëra e qindra miliona euro”, tha Vengu.

  • VIDEO/ Integrimi i Shqipërisë në BE, Rama: Më 11 maj duhet të marrim vendim të qartë

    VIDEO/ Integrimi i Shqipërisë në BE, Rama: Më 11 maj duhet të marrim vendim të qartë

    Kryeministri Edi Rama në një takim me të rinjtë në Shkodër, prezantoi skuadrën e re për Shqipërinë në BE 2030. Rama u ndal tek integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian ku theksoi se tashmë mundësia që ne të bëhemi pjesë e BE është reale dhe konkrete. Po ashtu thotë se duhet të shfrytëzojmë këtë moment, pasi BE dëshiron të zgjerohet duke kujtuar kështu vendimin e tyre para 7 vitesh ku nuk kërkonin anëtarë të rinj për një periudhë ta pacaktuar.
    ”Më 11 Maj ne të gjithë jemi thirrur të marrim një vendim të qartë, për t’i dhënë një mbështetje procesit të anëtarësimit. Kjo do të thotë se ndryshe nga herët e tjera, BE na ka thënë që vendi juaj është këtu me ne, perspektiva juaj është drejt nesh. Sot BE është i gatshëm që realisht të na bëjë pjesë të vetes dhe sot për herë të parë mundësia që ne të bëhemi pjesë e BE është reale dhe konkrete.

    Për ta realizuar këtë kemi rënë dakord me KE që të gjitha negociatat t’i mbyllim brenda vitit 2027. Keni parasysh që ne sot së bashku me Malin e Zi jemi dy vendet me shanset më të mëdha për anëtarësim. Kjo është për ata që thonë që tre mandate nuk hym në BE dhe tani vjen Edi Rama dhe kërkon mandatin e katërt.
    Arsyeja pse Mali i Zi negocion prej vitit 2012 ndërsa ne prej vitit të shkuar dhe ne na jepet mundësia për të mbyllur negociatat brenda dy vitesh është se në këtë moment janë përputhur edhe endrra dhe ambicia jonë, por edhe dëshira e tyre”,-tha Rama.

  • Rriten pagat, këto janë pozicionet e punës me rrogë më të madhe

    Rriten pagat, këto janë pozicionet e punës me rrogë më të madhe

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Të dhënat zyrtare të publikuara nga INSTAT, tregojnë se paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të fundit të vitit 2024, arriti në 83,401 lekë lekë ose 11.2% më e lartë se në të njqjtën periudhë të vitit 2023. Ndërkohë, përgjatë të gjithë vitit 2024 paga mesatare mund të vlerësohet pranë 77,450 lekë. Rritja e pagave në tremujorin e fundit mund të jetë e ndikuar edhe nga bonuset apo shpërblimet e fundvitit.
    Nëse analizojmë pagat sipas sektorit rezulton se paga mesatare mujore për një të punësuar me pagë në sektorin shtetëror ishte 100,437 lekë, ndërsa paga mesatare mujore për një të punësuar me pagë në sektorin privat ishte 76 mijë lekë.
    Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, pagat në shtet u rritën me 14.3% ndërsa në privat brenda vitit pagat e punonjësve u rritën me 9.5%. Pavarësisht se rritja e pagave në sektorin privat është nxitur edhe nga mungesa e fuqisë punëtore shohim se rritja e pagave në shtet ka një hendek të konsiderueshëm. Megjithatë, krahasuar me tremujorin e tretë sektori privat nxiti rritjen.
    Gjatë tremujorit të fundit të vitit 2024, aktivitetet ekonomike që ofrojnë pagë mesatare mujore bruto, më të lartë se paga mesatare në nivel kombëtar, janë “Aktivitetet Financiare dhe të Sigurimit” dhe “Informacioni dhe Komunikacioni”.
    Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, gjatë tremujorit të katërt të vitit 2024, paga mesatare bruto për grup-aktivitetin “Ndërtimi” ka rritjen më të madhe me 14.9%, pasuar nga “Administrata publike dhe mbrojtja; sigurimi social i detyrueshëm; arsimi; shëndetësia dhe aktivitete të punës sociale”, me 14.7%. Ndërkohë, nga ana tjetër, rritjen më të ulët e regjistruan informacioni dhe komunikacioni.
    Nga ana tjetër, nëse analizojmë shifrat e pagës mesatare mujore bruto sipas grup-profesioneve ekonomike, rezulton se grup-profesionet e “Manaxherëve, Ligjvënësve, Nëpunësve të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorëve ekzekutivë” dhe “Specialistë me arsim të lartë (profesionistë)”, ofrojnë pagat mesatare mujore bruto më të larta, krahasuar me pagën mesatare në nivel kombëtar.
    Konkretisht, menaxherët kanë një pagë mesatare bruto prej 130,859 lekë në muaj. Më pas renditen specialistët me arsim të lartë të cilët marrin një pagë bruto prej rreth 111 mijë lekë në muaj. /Scan

  • “Ky krimb s’na bën dot për klloun!”/ Zbardhen përgjimet e grupit kriminal të Armando Pacanit

    “Ky krimb s’na bën dot për klloun!”/ Zbardhen përgjimet e grupit kriminal të Armando Pacanit

    Emisioni “Në Shënjestër” në News24 ka zbuluar në emisionin e mbrëmjes së sotme identitetin e shqiptarit misterioz, i cili u kthye në një prej trafikantëve më të rëndësishëm të kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës.
    Roli i Armando Pacanit shpjegohet në detaje, duke nisur nga jeta e tij e hershme e karakterizuar me prejardhjen nga një familje normale e zhvendosur në Tiranë nga Përmeti te emigrimi në Gjermani dhe telashet me drejtësinë.
    Në Shënjestër
    Po për t’u kthyer te personazhi ynë, shqiptari Armando Pacani, është me interes të shikohet edhe rasti i dytë i përfshirjes së tij në këtë organizatë që më shumë ka mbetur një rast i dyshuar se sa një bindje e hetuesve brazilian, mbi praninë e tij të plotë në këtë dërgesë me kokainë, e cila këtë herë del se është zhvendosur në një port tjetër, në Holandë, vetëm 6 muaj, pasi u verifikua nëpërmjet komunikimeve në Sky Ecc, se ishte pritësi i drogës në portin e Hamburgut në Gjermani.
    Bëhet fjalë pikërisht për këtë ngarkesë, që i takon muajit dhjetor të vitit 2020.
    Hetimet braziliane
    Çështja i referohet dërgesës së kokainës në Holandë, e fshehur në një ngarkesë tanine, në dhjetor të vitit 2020. Edhe pse nuk kishte asnjë sekuestrim të drogës apo monitorim të kontrolluar të procesit, sipërmarrja u identifikua nga analiza e dialogut të mbajtur duke përdorur softuerin SKY Ecc. Në bazë të aspekteve tashmë të provuara nga hetimi, rezulton se Alvarenga ka furnizuar me drogën Armando Pacanin ku ai që organizoi logjistikën portuale ishte Cesar, i cili mori pagesa për llogaritë nga kompanitë e tij.
    Por këto nuk do të ishin rastet e vetme kur Armando Pacani del si blerës i drogës që vinte nga Brazili, për llogari të organizatës kriminale ‘ORCRIM’. Episodi i tretë ku sërish në skenë del emri i tij, është ai datës 12 shkurt 2022, ku këtë herë droga nuk mundi të dalë nga Brazili.
    Kjo pasi autoritetet në këtë vend u treguan më të shpejtë në veprim dhe prej kohësh kishin vënë në targetin e tyre këtë organizatë dhe fijet e saj ku ashtu si në dy rastet e para, edhe në këtë episode tradhtia për personazhin tonë erdhi nga vetë bisedat që ai kishte shkëmbyer në aplikacionin Sky Ecc me drejtuesit e ‘ORCRIM’ në Brazil nga ku del se Armando Pacani, ishte në pritje të një dërgese me kokainë në Evropë.
    Por më herët emri i tij del edhe një dërgesë tjetër që ka përfunduar në Holandë në dhjetor të vitit 2020.
    Hetimet
    12 Shkurt 2022
    Policia Federale sekuestroi 2.5 ton kokainë në portin e Duque de Caxias, në Rio De Janeiro, që ishin fshehur në një magazinë të drejtuar nga Antonio Carlos Viana Gonzalves dhe Flavio Santos de Abreu ku të përshirë janë Rodrigo Paredes Alvarenga dhe Armando Pacani.
    Duke analizuar mesazhet e shkëmbyera në aplikacionin SKY Ecc, u konstatua se Rodrigo e furnizonte me drogën shqiptarin Armando Pacani dhe dërgesa me kokainë mbahej në ruajtje, në pritje të dërgimit jashtë vendit. Ky rast tregon se ‘ORCRIM’ mban një strukturë të përhershme furnizimi me kokainë, në të cilën të hetuarit kanë lidhje me të gjitha fazat e zinxhirit të trafikut ndërkombëtar të drogës, duke përfshirë laboratorët në Ande deri te blerësit e tyre në Evropë duke korruptuar edhe punonjësit e portit që punonin në skaner.
    Edhe pse ishin në paraburgim një nga personat e hetuar mori një dërgesë droge në mesin e vitit 2021, duke koordinuar operacionin e quajtur ‘Fjalimi i Kryegjyshatës’. Analiza e fakteve të mësipërme, nga ku del se Armando Pacani është përgjegjës në Evropë për blerjen e ngarkesave të mëdha të kokainës nga shpërndarësit e Amerikës së Jugut, por problemi tashmë nuk ishte vetëm trafiku i drogës dhe pastrimi i parave që po kryente kjo organizatë.
    Por edhe dhuna nga ku del se anëtarë të kësaj organizate flasin për kërcënime, rrëmbime deri edhe vrasje, çka duket se ishte kthyer në një shqetësim serioz për vetë organet ligjzbatuese në Brazil të cilët shikonin me shqetësim se si kjo organizatë po rritej jo vetëm në aktivitetin kriminal, por edhe se si po përdorte mjete të ndryshme të dhunës për të arritur qëllimet e saj.
    Hetime braziliane
    Sikur të mos mjaftonin sasitë e konsiderueshme të lëndëve narkotike të transportuara nga grupi, dëmi kryesor vjen nga problemi social i nxitjes së aktiviteteve të tjera të paligjshme, si grabitjet, rrëmbimet, vrasjet, pra përhapja e krimit në të gjithë shoqërinë.
    Për të kuptuar se sa të rrezikshëm ishin këta individë, mjafton të lexojmë një ndër komunikimet midis tyre që siç shikohet në këtë raport, nuk kishte ndërmend të kursente askënd, madje, as qenin e familjes.
    Bisedat në Sky Ecc
    Megga: Pastaj ishte fundjavë dhe nuk thashë më asgjë unë do të ndërmarr një metodë tjetër me të.
    Fantazma: Nëse pas kësaj bisede që do të kesh sot me të dhe mesazhin që do të marrë gruaja e tij nuk e zgjidh, atëherë çdo gjë do të shpërthejë, ai, fëmijët, gruaja, madje edhe qeni të mos shpëtojë. Sot është dita e fundit që duhet të vendosë. Ky krimb nuk na bën dot për klloun. Betohem në Zot!
    Por ndërsa Brazili kërkoi nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ekstradimin e Armando Pacanit për llogari të drejtësisë në vendin amerikano-jugor, një vendim i fundit kontrovers i Gjykatës në Dubai, duke se ka shtyrë për një afat të pacaktuar depërtimin e shqiptarit të akuzuar për trafik ndërkombëtar të tonelatave me kokainë.
    Sipas vendimit të siguruar nga emisioni ‘Në Shënjestër’ drejtësia në Dubai vendosi të lirojë Armando Pacanin, derisa Brazili të plotësojë dokumentacionin e nevojshëm, duke përfshirë përkthimet në gjuhën arabe si dhe vulat zyrtare. Kërkesa për ekstradim që ishte kthyer pas edhe në muajin gusht të vitit 2024, ku Autoriteti Qendror i Emirateve të Bashkuara Arabe, i la afat 30 ditor autoriteteve në Brazil që të sillnin dokumentacion të përkthyer dhe të nënshkruar siç duhet, gjë që nuk ndodhi.
    Ajo u dërgua përfundimisht më 3 dhjetor të vitit të kaluar. Pacani akuzohet se është marrësi i 17 tonëve kokainë të dërguar në Evropë, me një vlerë të përllogaritur prej 3.8 miliardë dollarë, ndërkohë që avokati i tij ka mbrojtur pafajësinë e klientit, duke deklaruar se provat janë të dyshimta dhe se liria e dhënë në Dubai është konform ligjit.

  • Arsyeja pse janari duket kaq i gjatë, sipas psikologëve

    Arsyeja pse janari duket kaq i gjatë, sipas psikologëve

    Muaji janar, i konsideruar shpesh si fillimi i një viti të ri, sjell me vete një përzierje emocionesh dhe pritshmërish. Megjithatë, për shumë njerëz, ky muaj ndihet i pafund dhe i rëndë. Nga zhgënjimi pas festave deri te presionet e vendimeve të Vitit të Ri, disa faktorë psikologjikë dhe mjedisorë kontribuojnë në këtë perceptim.
    Zhgënjim post-festiv
    Pas një dhjetori plot festime, mbledhje familjare dhe festa, janari mund të duket si një rikthim i papritur në rutinën e përditshme. Dritat e ndezura dhe atmosfera festive ua lënë vendin ditëve më të errëta dhe më të ftohta, të cilat mund të krijojnë një ndjenjë zbrazëtie. Ky tranzicion mund të jetë i vështirë për shumë njerëz, pasi pritshmëritë për gëzim dhe lidhje shoqërore janë në kontrast me realitetin e jetës së përditshme. Mungesa e ngjarjeve emocionuese dhe monotonia mund të intensifikojnë perceptimin se koha po zvarritet.
    Presionet dhe zgjidhjet e Vitit të Ri
    Fillimi i vitit sjell me vete edhe traditën e vendosjes së vendimeve personale. Ndërsa këto qëllime mund të jenë motivuese, ato gjithashtu mund të shkaktojnë ankth nëse nuk përmbushen. Presioni për të përmirësuar aspekte të tilla si shëndeti, puna ose marrëdhëniet mund ta bëjë janarin të ndihet i jashtëzakonshëm. Për më tepër, kontrasti midis aspiratave të larta dhe sfidave të përditshme mund të çojë në ndjenja zhgënjimi dhe pakënaqësie. E gjithë kjo kontribuon në një përvojë të përkohshme që duket se do të zvarritet edhe më gjatë.
    Moti dhe humori
    Në shumë rajone të botës, janari është një muaj i ftohtë dhe i errët, i cili mund të ndikojë ndjeshëm në humor. Mungesa e dritës së diellit lidhet me çrregullimin afektiv sezonal (SAD), i cili shkakton simptoma të tilla si trishtim, lodhje dhe nervozizëm. Ky mot jomikpritës mund t’i bëjë njerëzit të ndihen më të lidhur në shtëpi dhe më pak të motivuar për të dalë ose për t’u shoqëruar, duke e përkeqësuar më tej ndjenjën e plogështisë me kalimin e kohës.
    Stresi financiar pas pushimeve
    Pas zbavitjes së shpenzimeve të Krishtlindjeve, janari është shpesh një muaj kur shumë njerëz përballen me vështirësi financiare. Faturat e grumbulluara dhe nevoja për të rregulluar buxhetin mund të rrisin ankthin financiar. Ky stres shtesë jo vetëm që ndikon në mirëqenien emocionale, por gjithashtu mund ta bëjë çdo ditë të duket më e rëndë dhe më e gjatë.

  • Pse na duket sikur muaji Janar është kaq i gjatë? Kështu e shpjegojnë psikologët

    Pse na duket sikur muaji Janar është kaq i gjatë? Kështu e shpjegojnë psikologët

    Muaji janar, i konsideruar shpesh si fillimi i një viti të ri, sjell me vete një përzierje emocionesh dhe pritshmërish. Megjithatë, për shumë njerëz, ky muaj ndihet i pafund dhe i rëndë. Nga zhgënjimi pas festave deri te presionet e vendimeve të Vitit të Ri, disa faktorë psikologjikë dhe mjedisorë kontribuojnë në këtë perceptim.
    Zhgënjim post-festiv
    Pas një dhjetori plot festime, mbledhje familjare dhe festa, janari mund të duket si një rikthim i papritur në rutinën e përditshme. Dritat e ndezura dhe atmosfera festive ua lënë vendin ditëve më të errëta dhe më të ftohta, të cilat mund të krijojnë një ndjenjë zbrazëtie. Ky tranzicion mund të jetë i vështirë për shumë njerëz, pasi pritshmëritë për gëzim dhe lidhje shoqërore janë në kontrast me realitetin e jetës së përditshme. Mungesa e ngjarjeve emocionuese dhe monotonia mund të intensifikojnë perceptimin se koha po zvarritet.
    Presionet dhe zgjidhjet e Vitit të Ri
    Fillimi i vitit sjell me vete edhe traditën e vendosjes së vendimeve personale. Ndërsa këto qëllime mund të jenë motivuese, ato gjithashtu mund të shkaktojnë ankth nëse nuk përmbushen. Presioni për të përmirësuar aspekte të tilla si shëndeti, puna ose marrëdhëniet mund ta bëjë janarin të ndihet i jashtëzakonshëm. Për më tepër, kontrasti midis aspiratave të larta dhe sfidave të përditshme mund të çojë në ndjenja zhgënjimi dhe pakënaqësie. E gjithë kjo kontribuon në një përvojë të përkohshme që duket se do të zvarritet edhe më gjatë.
    Moti dhe humori
    Në shumë rajone të botës, janari është një muaj i ftohtë dhe i errët, i cili mund të ndikojë ndjeshëm në humor. Mungesa e dritës së diellit lidhet me çrregullimin afektiv sezonal (SAD), i cili shkakton simptoma të tilla si trishtim, lodhje dhe nervozizëm. Ky mot jomikpritës mund t’i bëjë njerëzit të ndihen më të lidhur në shtëpi dhe më pak të motivuar për të dalë ose për t’u shoqëruar, duke e përkeqësuar më tej ndjenjën e plogështisë me kalimin e kohës.
    Stresi financiar pas pushimeve
    Pas zbavitjes së shpenzimeve të fundvitit, janari është shpesh një muaj kur shumë njerëz përballen me vështirësi financiare. Faturat e grumbulluara dhe nevoja për të rregulluar buxhetin mund të rrisin ankthin financiar. Ky stres shtesë jo vetëm që ndikon në mirëqenien emocionale, por gjithashtu mund ta bëjë çdo ditë të duket më e rëndë dhe më e gjatë.

  • Raporti i Forumit Boao: Ekonomia e Azisë do të rritet me 4.5% në vitin 2025

    Raporti i Forumit Boao: Ekonomia e Azisë do të rritet me 4.5% në vitin 2025

    Forumi Boao për Azinë (BFA) parashikoi të martën se ekonomia e Azisë do të rritet me 4.5% këtë vit, pak më e lartë se 4.4% e regjistruar në 2024.
    Rajoni vazhdon të jetë një “motor kyç rritjeje” për ekonominë botërore, pavarësisht sfidave si tensionet gjeopolitike, presionet inflacioniste dhe ndërprerjet globale të zinxhirit të furnizimit, tha BFA në raportin e vitit 2025 mbi perspektivën ekonomike dhe progresin e integrimit të Azisë.
    Sipas raportit, gjatë vitit 2025 pjesa e Azisë në ekonominë globale do të vazhdojë të rritet në 36.4% sipas kursit të këmbimit të tregut, nga 36.1% që ishte në 2024. Përsa i përket barazisë së fuqisë blerëse, pritet që ajo të rritet në 48.6% në vitit 2025, nga 48.1% që ishte në 2024.

  • Në prag të 11 majit, qeveria frenon shpenzimet ndonëse në buxhet po futen më tepër para

    Në prag të 11 majit, qeveria frenon shpenzimet ndonëse në buxhet po futen më tepër para

    Kryesisht nga çmimet dhe fitimet e individëve e bizneseve, në dy muajt e parë të vitit në buxhetin e shtetit hynë mbi 117 miliardë lekë. Të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë se në krahasim me dymujorin e parë të vitit të shkuar, arkëtimet janë rritur me 13 miliardë lekë apo 12.5 për qind.

    Me gjithë inflacionin e zbutur, nga tatimi mbi vlerën e shtuar mbi çmimet e ushqimeve dhe produkteve u mblodhën plotë 22.5 miliardë lekë, 3.5 për qind më tepër se një vit më parë. (grafik 2)  Rritja e pagave të individëve gjithashtu kontribuoi me 13.5 miliardë lekë nga 10.5 miliardë në janar-shkurtin e një viti më parë.

    “Ky është një lajm i mirë për buxhetin e shtetit, por jo për qytetarët dhe bizneset. Këta të fundit po paguajnë më shumë. Na mungon një analizë që të shohë se sa janë ngushtuar evazioni dhe informaliteti. Nëpërmjet tyre ne do mund të matnim edhe performancën e përgjithshme të politikave”, u shpreh për A2 CNN eksperti Eduart Gjokutaj.
    Nga ana tjetër qeveria duket se po tregohet më dorështrënguar te shpenzimet. Në dy muajt e parë të vitit për investime shkuan 93.8 miliardë lekë. Në raport me periudhën janar-shkurt 2024 shpenzimet janë zgjeruar me 12 për qind, por ato u realizuan vetëm në masën 92.8 për qind të planit.

    “Duhet analizuar me kujdes. Pse nuk janë realizuar investimet. Ky është problem. Nuk është kurim por mungesë eficence nga institucionet”, deklaroi eksperti Eduart Gjokutaj.
    Të ardhurat ndjeshëm më të larat se shpenzimet bënë që ekonomia e vendit të mbyllej pozitivisht në dy muajt e parë të vitit me , me mbi 10 miliardë lekë të kursyera. /a2

  • Kryebashkiaku Golemi: 10 mijë turistë në dy muajt e parë të vitit në Gjirokastër

    Kryebashkiaku Golemi: 10 mijë turistë në dy muajt e parë të vitit në Gjirokastër

    Gjirokastra po renditet përherë e më shumë në qytetet elitare të turizmit shqiptar, duke tërhequr çdo vit një numër në rritje të turistëve, ku pjesa më e madhe janë të huaj.Edhe pse jemi në stinën e dimrit, rrugët e kalldrëmta, kalaja, monumentet e tjera të kulturës dhe rrethinat e qytetit, janë të mbushura me vizitorë.Kryetari bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi tha për ATSH-në se “qyteti i Gjirokastrës dhe rrethinat kanë mirëpritur vizitorë gjatë stinës së dimrit ndërsa janë regjistruar 10 mijë turistë. Tashmë në Gjirokastër kemi një zhvillim të turizmit të qëndrueshëm dhe vizitueshmëria shtrihet përgjatë gjithë vitit”.“Ndërkohë që muzetë e qytetit si ai Etnografik, “Kadare”, “Tuneli” dhe muzeu në “Kala” u vizituan nga 10 mijë vizitorë gjatë muajve janar dhe shkurt”, tha Golemi.Golemi u shpreh se “fluksi gjithnjë e në rritje i vizitorëve në qytetin e mbrojtur nga UNESCO, po angazhon edhe më shumë strukturat lokale për të pasuruar akoma më shumë guidën turistike, duke e bërë Gjirokastrën një nga pikat kryesore të turizmit në vend”.Gjithashtu, tha Golemi, zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm po ndikon pozitivisht në ekonominë lokale jo vetëm në bizneset me profil turistik, por në tërësi në aktivitetin ekonomik të rajonit jugor.Bashkia e Gjirokastrës përveç një numri të madh aktivitetesh po përgatitet për sezonin veror.“Po përgatisim fletëpalosje për të informuar vizitorët që vijnë në qytet, në të cilat pasqyrohen hartat, pikat turistike, të cilat duhet të vizitojnë, për të lehtësuar lëvizjen e tyre nëpër qytet”, tha Golemi.Ndër destinacionet më të preferuara për vizitorët në Gjirokastër janë pazari karakteristik, banesat e ndryshme karakteristike dhe muzetë e qytetit, të cilët vazhdojnë të ngelen më të veçantët për t’u vizituar nga grupet turistike vendase dhe të huaja.Përgjatë vitit 2024, Gjirokastra u vizitua nga mbi 700 mijë turistë vendas dhe të huaj,  duke u cilësuar si një vlerë e spikatur në hartën kombëtare dhe ndërkombëtare të turizmit të qëndrueshëm dhe cilësor.