Tag: vitit

  • Ndikimi rus, sfidë e përbashkët e Malit të Zi dhe Moldavisë: Rusia do shfrytëzojë çdo destabilizim

    Ndikimi rus, sfidë e përbashkët e Malit të Zi dhe Moldavisë: Rusia do shfrytëzojë çdo destabilizim

    Kudo që ekziston hapësirë për destabilizim, Rusia do ta shfrytëzojë atë, vlerësoi për Radion Evropa e Lirë analisti i Qendrës së Forenzikës Digjitale të Malit të Zi (DFC), Drashko Jabuçanin.
    Nga DFC-ja, në analizën e fundit lidhur me ndikimin rus, kanë tërhequr vëmendjen mbi strategjinë e shtetit ndaj vendeve që ndodhen në faza të ndryshme të integrimeve euroatlantike. Veçanërisht kanë theksuar ngjashmëritë në rastin e Malit të Zi dhe Moldavisë.

    “Ballkani Perëndimor dhe Moldavia në strategjinë ruse të destabilizimit shërbejnë të njëjtit qëllim: t’i tregojnë Perëndimit se levat e pushtetit dhe ndikimit janë ende në duart e Kremlinit, pavarësisht sanksioneve dhe izolimit politik”, theksoi Jabuçanin.
    Rusia ndodhet që pothuajse katër vjet nën sanksione, pasi nisi pushtimin e Ukrainës fqinje.
    Pavarësisht se cili shtet ka qenë në shënjestër gjatë dhjetë vjetëve të fundit, Moska, sipas tij, përdor të njëjtat metoda për të ndikuar mbi proceset demokratike, para së gjithash përmes dezinformatave, organizatave fetare dhe shërbimeve sekrete.
    Nga Ambasada e Rusisë nuk i janë përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë nëse qëllimi i tyre është dobësimi i kursit proevropian të Malit të Zi, komprometimi i institucioneve dhe krijimi i një atmosfere të paqëndrueshmërisë politike. Ambasadori i Rusisë së fundmi ka akuzuar autoritetet për armiqësi ndaj Moskës.
    Paralele zgjedhore
    Në Moldavi, në shtator të vitit 2025 u mbajtën zgjedhjet parlamentare, të cilat u panë si vendim kyç i këtij shteti të Evropës Lindore për të zgjedhur mes Brukselit dhe Moskës.
    Një javë para zgjedhjeve, autoritetet moldaviane arrestuan dhjetëra persona nën dyshimin për përgatitjen e trazirave masive. Shumica e tyre rezultoi se ishin trajnuar në Serbi.Hetimi tregoi se shërbimet ruse të sigurisë kishin organizuar në Serbi një kamp për trajnim special të shtetasve moldavianë dhe rumunë, nën pretekstin e një pelegrinazhi fetar.
    Instruktorët i kishin mësuar ata me taktika për trazira në rrugë, thyerje të kordonëve policorë dhe përdorim të armëve.
    “Qëllimi kryesor i operacionit rus të para-inteligjencës ishte nxitja e rrëmujës dhe trazirave në rast të fitores së shumicës proevropiane në zgjedhjet në Moldavi”.Fitore bindëse në këto zgjedhje shënoi partia proevropiane e presidentes, Maia Sandu.
    Këto zgjedhje në DFC janë krahasuar me tentativën për “grusht shteti” në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të vitit 2016 në Mal të Zi.
    Taktikat e protestave të dhunshme dhe mjetet speciale të planifikuara në Moldavi janë identike me ato të përfshira në aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Malit të Zi në rastin e njohur si grusht shteti i vitit 2016, theksoi DFC-ja.
    Të pandehurit kishin synuar që në ditën e zgjedhjeve parlamentare të shkaktonin trazira, përplasje me policinë dhe të pengonin anëtarësimin e Malit të Zi në NATO.
    Për organizimin dhe financimin e operacionit janë akuzuar agjentët rusë Eduard Shishmakov dhe Vladimir Popov.
    Në mesin e të akuzuarve janë tetë shtetas serbë dhe tre malazezë, ndër ta edhe kryetari aktual i Kuvendit, Andrija Mandiq, dhe deputeti Millan Knezheviq.
    Gjykata Supreme fillimisht i dënoi me burg, ndërsa në rigjykim i liroi ata. Vendimi nuk është ende i formës së prerë.”Serbia si qendra kryesore për aktivitetet e GRU-së”Edhe në rastin e Moldavisë në vitin 2025, edhe në atë të Malit të Zi më 2016, është evidentuar aktivitet i agjentëve të shërbimit të inteligjencës ushtarake ruse GRU, me qëllim destabilizimin e shtetit përmes nxitjes së trazirave, financimit të strukturave kriminale dhe protestave të dhunshme, theksoi DFC-ja.
    “Në të dy rastet, Serbia ka shërbyer si qendra kryesore për aktivitetet e para-inteligjencës të GRU-së. Ndër provat për aktivitetet e planifikuara të paligjshme në Mal të Zi janë fotografi, incizime, uniforma, pranimet direkte dhe para të sekuestruara në shumën prej 125 mijë eurosh, gjë që është konfirmuar nga organet hetimore serbe”.
    Pika e përbashkët nuk është vetëm veprimi taktik i operativëve në terren, por edhe faza e integrimit në të cilën ndodheshin të dy shtetet.
    Mali i Zi në vitin 2016 ishte në prag të anëtarësimit në NATO, ndërsa zgjedhjet në Moldavi në vitin 2025 ishin kyç për integrimin në të ardhmen të këtij shteti në Bashkimin Evropian.
    “Skenari moldavian”Në DFC paralajmëruan se në Mal të Zi që nga viti 2020 po krijohen kushtet për një skenar potencialisht moldavian, i cili ka për qëllim dobësimin e kursit proevropian të shtetit dhe krijimin e paqëndrueshmërisë politike, që i shkon për shtati interesave të Rusisë.
    “Instrumentalizimi i partive proruse, infiltrimi i komunitetit fetar në sferën politike, fushata e fuqishme propagandistike përmes mediave dhe rrjeteve sociale proruse, si dhe nxitja e ndasive shoqërore e etnike, pa dyshim pasqyrohen edhe në kontekstin malazez”, u tha në analizën e DFC-së.Në vitin 2020 u rrëzua nga pushteti pas 30 vjetësh Partia Demokratike e Socialistëve e Millo Gjukanoviqit dhe pushtetin e mori një koalicion që përbëhej nga partitë proserbe dhe proruse të Frontit Demokratik dhe Demokratëve.
    Qeveria e Malit të Zi synon që deri në fund të vitit të ardhshëm të mbyllë të gjitha kapitujt negociues dhe në vitin 2028 të bëhet anëtare e BE-së. Një vit para kësaj pritet të mbahen zgjedhjet e rregullta parlamentare.
    Ndikimi përmes Kishës Moldavisë dhe Kishës Ortodokse SerbeDFC ka vërejtur paralelizëm edhe në veprimet e kishës.
    Në rastin e zgjedhjeve të fundit moldaviane të mbajtura në shtator të vitit 2025, rol kyç në përhapjen e propagandës antievropiane patën priftërinjtë e Kishës Ortodokse të Moldavisë.
    Agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar se priftërinjtë në Moldavi një vit para zgjedhjeve shkuan në pelegrinazhe të paguara në Rusi dhe më pas, pas kthimit në Moldavi, morën fonde për themelimin e dhjetëra kanaleve në Telegram, përmes të cilave paralajmëruan për rreziqet nga aspiratat evropiane të autoriteteve moldaviane.
    Narrativi i përbashkët ishte “lufta për vlerat tradicionale” nën pretekstin e predikimeve për fenë dhe dashurinë për ortodoksizmin.
    Në kontekstin ballkanik, Kisha Ortodokse Serbe (KOS) ka një fuqi identike mobilizuese, që e bën ndërmjetësuesen kyç të ndikimit rus, theksoi DFC-ja.
    “Para zgjedhjeve lokale në Kotor dhe Podgoricë në shtator të vitit 2024, KOS-i shfrytëzoi të gjithë rrjetin e priftërinjve, të cilët në ceremoni dhe liturgji theksonin rolin kyç të ruajtjes së fesë, popullit dhe të shenjtëroreve si një futje në fushatën zgjedhore”.
    Po ashtu, figura kyç të kishës u vunë në funksion të partive proserbe dhe proruse, duke tentuar që të ndikojnë drejtpërdrejt në rezultatin zgjedhor. Pushtetin në këto qytete e kanë parti të afërta me Kishën Ortodokse Serbe.
    Përgjigja e Mitropolisë së Kishës Serbe në Mal të ZiLidhur me këto pretendime, nga Mitropolia e Kishës Ortodokse Serbe i thanë Radios Evropa e Lirë se ato janë “të kota, të rreme dhe keqdashëse”.
    “Pretendimet e pabazuara të të ashtuquajturit DFC për kishën … janë gënjeshtra të rrezikshme dhe të llogaritura, që synojnë vetëm të dëmtojnë KOS-in, nga kush e për çfarë interesash, nuk dihet”, u tha në përgjigje.
    Nga Mitropolia pohuan se kisha nuk ka qenë e angazhuar në fushatat zgjedhore në Podgoricë e as në Kotor.
    “Kisha, për shkak të rrezikut të madh juridik, është angazhuar shumë hapur për ndryshimin e pushtetit në vitin 2020, por as atëherë e as tani nuk merret e as do të merret me fushata partiake”.
    Ata shtojnë se nuk ka logjik që kisha të akuzohet se përkushtimi i saj për “fenë, popullin dhe shenjtorët” është futje në një fushatë zgjedhore.
    “Në Mal të Zi nuk ekziston aktivitet hibrid i Kishës Ortodokse Serbe”, u tha në përgjigjen dërguar REL-it.Shteti – kyç në luftën kundër ndikimit rusRol kyç në pengimin e përpjekjeve të Kremlinit duhet të kenë institucionet e sistemit, vlerësoi Drashko Jabuçanin nga DFC-ja.
    “Të cilat do të vepronin në mënyrë proaktive kundër përpjekjeve të bashkëpunëtorëve për destabilizim dhe operacioneve të ndikimit mbi opinionin publik. Nga ana tjetër, komunikimi strategjik i vendimmarrësve duhet t’u tregojë qytetarëve rëndësinë e integrimeve evropiane, si dhe motivet e palëve të treta për ta ndalur këtë proces”.
    Komisioni Evropian në raportin e fundit i rekomandoi Malit të Zi që të bëjë më shumë për të luftuar ndërhyrjet e huaja dhe dezinformimin. Për të krijuar rezistencë ndaj kërcënimeve hibride, është propozuar miratimi i një strategjie dhe plani veprimi.
    Mali i Zi aktualisht është më afër anëtarësimit në BE, pasi ka hapur të gjithë 33 kapitujt dhe ka mbyllur shtatë.
    Qeveria e Malit të Zi synon që deri në fund të vitit të ardhshëm të mbyllë të gjitha kapitujt dhe në vitin 2028 të bëhet anëtar i BE-së./REL

  • Foto/ Spektakël qiellor, superhëna e fundit e vitit ndriçon në mbarë botën

    Foto/ Spektakël qiellor, superhëna e fundit e vitit ndriçon në mbarë botën

    Superhëna e fundit e vitit 2025 u duk më e madhe dhe më e ndritshme nga sa pritej, duke mahnitur miliona njerëz në mbarë globin.
    Hëna arrit rriti pikën e saj më të afërt me Tokën, duke krijuar një spektakël mbresëlënës.
    Superhëna e dhjetorit, e fundit nga tre ngjarjet e njëpasnjëshme në vitin 2025, ndriçoi qiellin e natës ndërsa hëna arriti pikën e saj më të afërt me Tokën, duke u shfaqur më e madhe dhe më e ndritshme se zakonisht.

    Fenomeni prodhoi pamje të rralla, të kapura në vende të ndryshme të botës.

  • Zbulohet ‘Ngjyra e Vitit 2026’ dhe jo të gjithë janë të lumtur…

    Zbulohet ‘Ngjyra e Vitit 2026’ dhe jo të gjithë janë të lumtur…

    Instituti i Ngjyrave Pantone ka shpallur ngjyrën e vitit 2026: Cloud Dancer 11-4201, një nuancë shumë e zbehtë e së bardhës, e përshkruar si “një bardhësi e valëzuar e mbushur me qetësi”. Sipas Pantone, kjo ngjyrë synon të pasqyrojë nevojën e shoqërisë për reflektim të qetë dhe përqendrim në një periudhë të ngarkuar me ndryshime sociale dhe politike.

    Pantone thotë se Cloud Dancer “krijon një efekt qetësues dhe minimalist, duke ftuar relaksim dhe kreativitet”. Ekspertët e industrisë së modës presin që markat dhe stilistët ta përqafojnë këtë nuancë gjatë gjithë vitit të ardhshëm, ndërsa në tapetet e kuq janë vënë re tashmë veshje të ngjashme nga emra si Jennifer Lawrence, Dakota Johnson dhe Priyanka Chopra, sipas revistës Marie Claire.

    Reagime të përziera: Qetësi estetike apo simbolikë problematike?

    Megjithëse Pantone e prezanton zgjedhjen si një nuancë neutraliteti dhe elegancë, jo të gjithë e kanë pritur me entuziazëm. Kritikë të kulturës dhe të modës kanë vënë në dukje se, në kontekstin aktual politik në SHBA, përfshirë debatet rreth politikave të imigracionit të administratës Trump, zgjedhja e një ngjyre të bardhë mund të perceptohet si e ndjeshme në plan simbolik.

    Reagimet në rrjete sociale kanë variuar nga ironia deri tek kritikat e drejtpërdrejta, me disa që e quajnë ngjyrën “distopiane”, ndërsa të tjerë i referohen komenteve të kohëve të fundit ndaj komuniteteve imigrante apo debatit të hapur mbi reklama të kritikuara për nëntekste të debatueshme.

    Vanessa Friedman, drejtoreshë e modës në The New York Times, deklaroi se “në klimën politike të sotme, fjala ‘e bardhë’ sjell në mendje edhe asociacione më pak të shëndetshme”, duke vënë në pikëpyetje efektin kulturor të një zgjedhjeje të tillë.

    Edhe Vanity Fair theksoi se momenti i shpalljes është i ndjeshëm, duke pasur parasysh debatet e gjera mbi programet e diversitetit dhe politikat e imigracionit. Sipas tyre, të thuash se “e bardha është ngjyra e vitit 2026” mund të tingëllojë e shkëputur nga realiteti aktual politik.

    Një vit “i bardhë” – me sfida praktike dhe simbolike

    Ndërsa Cloud Dancer synon të përfaqësojë pastërti, qetësi dhe fokus, kritikët e modës vënë në dukje edhe anën praktike: veshjet e bardha janë të njohura për njollosjen e lehtë, diçka për të cilën çdo person që ka provuar të hajë spageti me këmishë të bardhë mund të dëshmojë.

    Ndërkohë, disa zëra në rrjet po sugjerojnë me humor që bota e modës të kishte vazhduar edhe një vit tjetër me ngjyrën e vitit 2025, Mocha Mousse, një nuancë kafeje e ngrohtë dhe më pak polemike.
    Back in university, I learned that white represents the “absence of color” in color theory. So to me, this year’s Color of the Year just feels like a lack of creativity. I expected more from Pantone. https://t.co/fCN89wIHOi— Ceren Sarper (@cerensarper) December 5, 2025

  • Kinemaja botërore në zi, ndërron jetë ylli i arteve marciale

    Kinemaja botërore në zi, ndërron jetë ylli i arteve marciale

    Protagonisti i “Mortal Kombat” dhe filmave të tjerë legjendarë ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare.
    Kari Hiroyuki Tagawa, ylli kinematografik edhe në “Memoirs of a Geisha” apo “The Last Emperor”, ka vdekur pas një goditjeje në tru, siç konfirmoi përfaqësuesja e tij, Penny Vizcarra, për “People”.
    Aktori aziatik ndërroi jetë të enjten, më 4 dhjetor, pas komplikacioneve që pësoi, në Santa Barbara të Kalifornisë.

    Kush ishte Kari Hiroyuki Tagawa?
    Kari Hiroyuki Tagawa ishte i njohur për praninë e tij në versionet filmike dhe televizive të “Mortal Kombat”, pas paraqitjes së tij të parë si magjistari i lig i serialit, Shang Tsung, në filmin origjinal të vitit 1995 nga Paul G.S. Anderson.
    Aktori lindi në Tokio më 27 shtator 1950. Puna e babait të tij në Ushtrinë Amerikane bëri që familja të zhvendosej në Fort Bragg, Karolina e Veriut, kur ai ishte 5 vjeç. Ai jetoi gjithashtu në Luiziana dhe Teksas përpara se familja e tij të zhvendosej në Kaliforni, ku ai filloi të aktronte në Shkollën e Mesme Duarte.

    Kari Hiroyuki Tagawa
    Tagawa filloi të mësonte arte marciale në Japoni. Ai vazhdoi sportin ndërsa ndiqte Universitetin e Kalifornisë Jugore përpara se të kthehej në Japoni dhe të studionte me Mjeshtrin Nakayama të Shoqatës së Karatesë Japoneze, raportoi Deadline. Më vonë ai u kthye në Los Angeles, ku mësoi stilin e tij të arteve marciale, Chu Shin, dhe filloi të aktronte.
    Ndërsa jepte mësim Chu Shin, regjisori dhe skenaristi Bernardo Bertolucci e zbuloi aktorin dhe e zgjodhi për rolin që e afirmoi në “The Last Emperor”, sipas gruas së tij, Sally. Në moshën 37 vjeç, në vitin 1987, ai mori rolin kryesor, duke luajtur Chang në filmin fitues të çmimit Oscar të Bertoluccit.
    Më pas, në vitin 1991, aktori luajti rolin e Heihachi Mishima në “Tekken”, i cili nxori në pah një ekskluzivitet të njohur të videolojërave. Megjithatë, ishte roli i tij në Mortal Kombat të vitit 1995 që çoi në disa nga performancat e tij më të njohura, përfshirë filmin e vitit 1997 Mortal Kombat: Annihilation. Ai e përsëriti rolin dy herë të tjera në serialin web të vitit 2013 Mortal Kombat: Legacy dhe serialin e vitit 2015 Mortal Kombat X: Generations. Më vonë ai e riinterpretoi rolin e tij si Shang Chung në vitin 2019, duke i dhënë zë personazhit në Mortal Kombat 11 dhe ia dha formën e tij fizike lojës së vitit 2023 Mortal Kombat: Onslaught.
    Gjatë karrierës së tij të gjatë, ai është shfaqur në mbi 150 filma, seriale televizive dhe videolojëra. Përveç Bertolucci-t, ai ka punuar me regjisorë si Ivan Reitman në Twins (1988), Philip Kaufman në Rising Sun (1993), Tim Burton në Planet of the Apes (2001), Michael Bay në Pearl Harbor (2001) dhe Rob Marshall në Memoirs of a Geisha (2005).
    Ai është shfaqur gjithashtu në seriale televizive si “MacGyver”, “Star Trek: The Next Generation” dhe “Miami Vice”. Roli i tij i fundit i madh ishte në televizion, kur luajti Nobusuke Tagomi në serialin e Amazon Prime të vitit 2015, The “Man in the High Castle”.

  • Zbulohen çmimet që do të ndajë FSHF në Mbrëmjen Gala

    Zbulohen çmimet që do të ndajë FSHF në Mbrëmjen Gala

    5 Dhjetor 2025

    16:25

    Telesport

    Edicioni i katërt i Mbrëmjes Gala ”Topi i Artë 2025” do të mbahet më 15 dhjetor në Teatrin e Operas dhe Baletit.
    Në këtë mbrëmje të veçantë që i kushtohet arritjeve të futbollit vendas dhe kombëtares shqiptare do të ndahen plot 11 çmimet, duke vlerësuar protagonistët e vitit 2025 për performancat e tyre. Fituesit e çmimeve janë përzgjedhur pas një procesi transparent votimi nga vetë protagonistët e futbollit shqiptar.
    Më poshtë janë të renditura 11 çmimet që do të jepen në këtë event:
    Të nominuarit për të gjitha kategoritë janë:
    Topi i Artë 2025 djemTopi i Artë 2025 vajzaTrajneri i Vitit 2025Talenti i Vitit 2025 djemTalentja e Vitit 2025 vajzaArbitri i Vitit 2025Trofeu “Këpuca e Artë 2025” djemTrofeu “Këpuca e Artë 2025” vajza“Formacioni i Vitit”Zemra KuqeziLojtari i Vitit i Kombëtares
    Mbrëmja Gala “Topi i Artë 2025” do të transmetohet live në Klan Tv duke nisur nga ora 20:00.

  • Tirana Bank shpallet “Banka e Vitit në Shqipëri” nga The Banker (Financial Times)

    Tirana Bank shpallet “Banka e Vitit në Shqipëri” nga The Banker (Financial Times)

    Tirana Bank është vlerësuar me titullin prestigjioz “Banka e Vitit 2025 në Shqipëri” nga The Banker, një nga publikimet më të rëndësishme të sektorit financiar global dhe pjesë e grupit Financial Times. Me një histori të gjatë që nga viti 1926, The Banker njihet për analizat e tij në tregun financiar, metodologjinë rigoroze të vlerësimit dhe reputacionin ndërkombëtar në mbi 160 tregje bankare.
    Ky çmim i rëndësishëm vendos në fokus punën e konsoliduar të Tirana Bank gjatë viteve të fundit, një periudhë e karakterizuar nga rritja e qëndrueshme, konsolidimi i performancës financiare, transformimi digjital dhe orientimi drejt përvojës së klientit. Në ceremoninë zyrtare të mbajtur në Londër, përfaqësues të bankës morën trofeun si një dëshmi e qartë e standardeve të arritura.

    Vlerësimi nga The Banker vjen pak muaj pas shpalljes së bankës si “Banka më e Mirë në Shqipëri 2025” nga Euromoney, duke e bërë këtë vit një prej kapitujve më të rëndësishëm në historinë e institucionit: dy prej emrave më të besueshëm në industrinë financiare ndërkombëtare konfirmojnë të njëjtën gjë, Tirana Bank po shkëlqen!
    “Të vlerësohesh si ‘Banka e Vitit në Shqipëri’ nga The Banker është një arritje jashtëzakonisht e rëndësishme për ne. Ky çmim, së bashku me vlerësimin e marrë nga Euromoney, tregon qartë se puna jonë po perceptohet dhe vlerësohet si brenda vendit ashtu edhe ndërkombëtarisht. Jemi krenarë për gjithçka që kemi ndërtuar dhe të vendosur të vazhdojmë me të njëjtin ritëm ambicioz.”, u shpreh z. Dritan Mustafa, Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Tirana Bank.

    Sipas metodologjisë së Financial Times, çmimet “Banka e Vitit” vlerësojnë institucionet bankare në disa kritere themelore: rritjen dhe stabilitetin financiar, transformimin teknologjik, cilësinë e përvojës së klientit dhe kontributin real në ekonominë e vendit. Tirana Bank u dallua në mënyrë të veçantë në secilin prej këtyre dimensioneve, falë rezultateve të matshme dhe kulturës institucionale të përqendruar tek performanca dhe inovacioni.

    Ky vlerësim ndërkombëtar i shton peshë reputacionit të bankës dhe e pozicionon edhe më fuqishëm si një institucion dinamik dhe me rol të rëndësishëm në zhvillimin e sektorit financiar në Shqipëri.

  • “Topi i Artë 2025”, këto janë çmimet që do të ndajë FSHF në Mbrëmjen Gala

    “Topi i Artë 2025”, këto janë çmimet që do të ndajë FSHF në Mbrëmjen Gala

    Edicioni i katërt i Mbrëmjes Gala ”Topi i Artë 2025” do të mbahet më 15 dhjetor në Teatrin e Operas dhe Baletit.
    Në këtë mbrëmje të veçantë që i kushtohet arritjeve të futbollit vendas dhe kombëtares shqiptare do të ndahen plot 11 çmimet, duke vlerësuar protagonistët e vitit 2025 për performancat e tyre. Fituesit e çmimeve janë përzgjedhur pas një procesi transparent votimi nga vetë protagonistët e futbollit shqiptar.
    Më poshtë janë të renditura 11 çmimet që do të jepen në këtë event:
    Të nominuarit për të gjitha kategoritë janë:
    Topi i Artë 2025 djem
    Topi i Artë 2025 vajza
    Trajneri i Vitit 2025
    Talenti i Vitit 2025 djem
    Talentja e Vitit 2025 vajza
    Arbitri i Vitit 2025
    Trofeu “Këpuca e Artë 2025” djem
    Trofeu “Këpuca e Artë 2025” vajza
    “Formacioni i Vitit”
    Zemra Kuqezi
    Lojtari i Vitit i Kombëtares
    Mbrëmja Gala “Topi i Artë 2025” do të transmetohet live në Klan Tv duke nisur nga ora 20:00.

  • Do të duhet të marrin vendimin më të madh të vitit në Dhjetor/ Ja zgjedhjet që duhet të bëjnë këto shenja të horoskopit

    Do të duhet të marrin vendimin më të madh të vitit në Dhjetor/ Ja zgjedhjet që duhet të bëjnë këto shenja të horoskopit

    Dhjetori vjen me tension, të vërteta që dalin në sipërfaqe dhe nevojë për sqarime të rëndësishme.Astrologët paralajmërojnë se pikërisht në mesin e muajit, dy shenja të caktuara do të gjenden përballë vendimit më të madh të vitit, një zgjedhje që mund t’u ndryshojë drejtimin e jetës dhe të ndikojë edhe në vitin 2026. 
    Peshorja 
    Në mesin e dhjetorit, katrori Venus–Pluton pritet të sjellë në sipërfaqe tensione emocionale që peshorja i ka shmangur prej kohësh. Dëshira e kësaj shenje për ekuilibër dhe harmoni nuk mjafton më, sepse realiteti kërkon një qëndrim të qartë. 
    Një person i rëndësishëm ose një marrëdhënie e gjatë mund të arrijë në një pikë kritike, ku hapja, ndershmëria dhe diskutimi i sinqertë bëhen të domosdoshme. Peshorja vihet përballë një vendimi thelbësor: të vazhdojë një situatë të njohur, por jo funksionale, apo të zgjedhë një rrugë më autentike, më të lirë dhe më të drejtë për vetveten. Vendimi është i vështirë, por është edhe çlirimtar. 
    Demi 
    Demi, shenja që e vlerëson sigurinë dhe qëndrueshmërinë, do të përballet me një ndryshim të fortë në mes të dhjetorit. Çështje profesionale të lëna pezull prej muajsh dalin më në fund në pah, duke e vënë në pikëpyetje të gjithë strukturën e deritanishme. Dilema kryesore për demin lidhet me karrierën: të qëndrojë në një pozicion të njohur, por që nuk sjell më zhvillim, apo të marrë një hap të ri drejt një të ardhmeje më premtuese. 
    Në lojë mund të jenë dorëheqja, ndryshimi i rolit profesional, kërkimi i një rruge të re apo edhe nisja e një sipërmarrjeje personale. Vendimi i marrë në këtë periudhë është afatgjatë dhe mund të hapë derën drejt më shumë lirie, rritjeje dhe përmbushjeje profesionale. 
     

  • Shfaqet sonte “Super-hëna e Ftohtë”! Do ngrihet më lart se çdo hënë tjetër e plotë e vitit

    Shfaqet sonte “Super-hëna e Ftohtë”! Do ngrihet më lart se çdo hënë tjetër e plotë e vitit

    Këtë të enjte në mbrëmje miliona shikues në mbarë botën do të kenë mundësinë të shohin Superhënën e Ftohtë, fenomenin e fundit hënor spektakolar të vitit 2025 dhe finalen e trilogjisë së superhenave të këtij viti.
    Astronomët thonë se kjo hënë është veçanërisht e rrallë, jo vetëm për nga madhësia dhe shkëlqimi, por edhe për lartësinë e pazakontë që do të arrijë në qiell.
    Ajo ngjitet kaq lart falë një cikli 18.6-vjeçar të njohur si “Major Lunar Standstill”, që përcakton këndin ekstrem të orbitës së Hënës ndaj Tokës.
    Pikërisht këtë vit, ky cikël arrin kulmin dhe e shtyn Hënën e Ftohtë më sipër se çdo hënë tjetër të vitit një shfaqje që nuk do të përsëritet deri në vitin 2042.
    Superhëna e Ftohtë është e lidhur tradicionalisht me fillimin e acarit dimëror.
    E besnike emrit të saj, ajo shfaqet pikërisht në periudhën kur temperaturat bien ndjeshëm në gjithë hemisferën veriore, duke i dhënë fenomenit një atmosferë edhe më dramatike.
    Astronomët këshillojnë që fenomeni të shikohet në horizonte të hapura, larg ndotjes së dritës.
    Në orët e mbrëmjes, Hëna do të duket më e madhe dhe më e ndritshme deri në 14% më e madhe dhe 30% më e shkëlqyer se një hënë e zakonshme e plotë.
    Për adhuruesit e qiellit, kjo është një mundësi e artë: superhëna e fundit e vitit dhe një nga më të veçantat e dekadës.
    E rrallë, e ftohtë dhe e jashtëzakonshme, Superhëna e Ftohtë premton të mbyllë vitin astronomik 2025 me një spektakël të paharrueshëm.

  • Duhet të keni kujdes! Zbuloni dy shenjat e horoskopit që do të duhet të marrin vendimin më të madh të vitit në Dhjetor

    Duhet të keni kujdes! Zbuloni dy shenjat e horoskopit që do të duhet të marrin vendimin më të madh të vitit në Dhjetor

    Dhjetori vjen me tension, të vërteta që dalin në sipërfaqe dhe nevojë për sqarime të rëndësishme.
    Astrologët paralajmërojnë se pikërisht në mesin e muajit, dy shenja të caktuara do të gjenden përballë vendimit më të madh të vitit, një zgjedhje që mund t’u ndryshojë drejtimin e jetës dhe të ndikojë edhe në vitin 2026.
    Peshorja – Në mesin e dhjetorit, katrori Venus – Pluton pritet të sjellë në sipërfaqe tensione emocionale që peshorja i ka shmangur prej kohësh. Dëshira e kësaj shenje për ekuilibër dhe harmoni nuk mjafton më, sepse realiteti kërkon një qëndrim të qartë. Një person i rëndësishëm ose një marrëdhënie e gjatë mund të arrijë në një pikë kritike, ku hapja, ndershmëria dhe diskutimi i sinqertë bëhen të domosdoshme. Peshorja vihet përballë një vendimi thelbësor: të vazhdojë një situatë të njohur, por jo funksionale, apo të zgjedhë një rrugë më autentike, më të lirë dhe më të drejtë për vetveten. Vendimi është i vështirë, por është edhe çlirimtar.

    Demi – Shenja që e vlerëson sigurinë dhe qëndrueshmërinë, do të përballet me një ndryshim të fortë në mes të dhjetorit. Çështje profesionale të lëna pezull prej muajsh dalin më në fund në pah, duke e vënë në pikëpyetje të gjithë strukturën e deritanishme. Dilema kryesore për demin lidhet me karrierën: të qëndrojë në një pozicion të njohur, por që nuk sjell më zhvillim, apo të marrë një hap të ri drejt një të ardhmeje më premtuese. Në lojë mund të jenë dorëheqja, ndryshimi i rolit profesional, kërkimi i një rruge të re apo edhe nisja e një sipërmarrjeje personale. Vendimi i marrë në këtë periudhë është afatgjatë dhe mund të hapë derën drejt më shumë lirie, rritjeje dhe përmbushjeje profesionale.