Kjo e martë është një ditë e ngjeshur punimesh për komisionet parlamentare.
Sot janë caktuar të mbahen 10 komisione, që kanë në rendin e ditës çështje me rëndësi në disa fusha, si më poshtë:
Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale
– Vendndodhja:Salla nr 5 (2-12)
– Ora:09:00
1. Seancë dëgjimore me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë (ILD) lidhur me projektligjin “Për buxhetin e vitit 2026”.
2. Seancë dëgjimore me Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP) lidhur me projektligjin “Për buxhetin e vitit 2026”.
3. Seancë dëgjimore me Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) lidhur me projektligjin “Për buxhetin e vitit 2026”.
4. Seancë dëgjimore me Gjykatën Kushtetuese (GJK) lidhur me projektligjin “Për buxhetin e vitit 2026”.
Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike
– Vendndodhja:Salla 7 me nr. 221
– Ora:10:00
1- Shqyrtimi i projektligjit “Për buxhetin e vitit 2026”.
Seanca dëgjimore:
1. Këshilli i Lartë Gjyqësor (10:00)
2. Prokuroria e Përgjithshme (10:30)
3. Komisioneri i Prokurimit Publik (11:00)
4. Gjykata Kushtetuese (11:30)
5- Komisioneri i Mbikqyrjes së Shërbimit Civil (12:00)
Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik
– Vendndodhja:Salla 2 (207)
– Ora:10:00
1. Shqyrtimi i projektligjit “Për buxhetin e vitit 2026” – Seancë dëgjimore me Avokatin e Popullit.
2. Të tjera.
Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme
– Vendndodhja:Salla 6 ( 218)
– Ora:10:00
1. Shqyrtimi i projektligjit “Për ratifikimin e kontratës financiare, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Investime, për projektin “Infrastruktura hekurudhore e korridorit VIII, faza I – Shqipëri”
2. Shqyrtimi i projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së garancisë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për marrëveshjen e huas, ndërmjet Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, sh.a., (KESH, sh.a.) dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për projektin fotovoltaik (FV) solar nga 2 KESH-i”
Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm
– Vendndodhja:Salla 8 – Kryesia e Kuvendit
– Ora:10:00
Mbledhje e përbashkët me Komisionin për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural.
1. Seancë dëgjimore me aktorët e interesit për projektligjin “Për gjuetinë”.
Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural
– Vendndodhja:Salla 8 – Kryesia e Kuvendit
– Ora:10:00
Mbledhje e përbashkët me Komisionin për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm.
1. Seancë dëgjimore me aktorët e interesit për projektligjin “Për gjuetinë”.
Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat
– Vendndodhja:Kryesia e Kuvendit. Salla Nr. 4
– Ora:10:00
Ora 10:00
1. Fjala e relatoreve per te paraqitur ne parim raportin e projektligjit “Për buxhetin e vitit 2026”
Ora 14:00
1. Diskutimi në parim mbi të Ardhurat dhe Shpenzimet e planifikuara ne projektligjin “Per buxhetin e vitit 2026”
Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes
– Vendndodhja:Salla nr.1(201)
– Ora:10:30
1. Seancë dëgjimore refereuar kërkesës së ¼ të deputetëve të opozitës me Ministren e Brendshme në lidhje me:
Gjendjen aktuale të sigurisë publike në vend;
Masat e ndërmarra deri më tani nga Ministria e Brendshme dhe strukturat vartëse;
Përgjegjësitë institucionale që burojnë nga kjo situatë dramatike.
Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes
– Vendndodhja:Salla nr.1(201)
– Ora:12:00
1. Miratimi i kalendarit të komisionit për shqyrtimin e projektligjit “Për Buxhetin e vitit 2026”.
2. Prezantim i projektligjit nga Ministria e Financave.
3. Diskutim në parim i projektligjit “Për buxhetin e vitit 2026” (MINISTRIA E BRENDSHME )
Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike
– Vendndodhja:Salla 7 me nr. 221
– Ora:12:30
1- Shqyrtimi i projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së garancisë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për marrëveshjen ehuas, ndërmjet Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, sh.a., (KESH, sh.a.) dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për projektin fotovoltaik (FV) solar nga 2 KESH-i”
2- Shqyrtimi i projektligjit “Për pranimin e ndryshimeve të Statutit të Romës për Gjykatën Ndërkombëtare Penale, për krimin e agresionit, ratifikuar me ligjin nr.8984, datë 23.12.2002”.
Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet
– Vendndodhja:Salla 3 (2-08)
– Ora:13:00
1. Diskutimi dhe miratimi i projektkalendarit për shqyrtimin e projektligjit “Për Buxhetin e Vitit 2026”.
2. Diskutimi në parim i projektligjit “Për Buxhetin e Vitit 2026” me Ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Znj. Delina Ibrahimaj, për arsimin profesional.
3. Seancë dëgjimore për diskutimin në parim të projektligjit “Për Buxhetin e Vitit 2026” me Universitetet Publike të Tiranës.
Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike
– Vendndodhja:Salla 7 me nr. 221
– Ora:15:30
Në zbatim të përcaktimeve të pikës 2, shkronja b, të nenit 111 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, përmes shkresës nr. 3353 prot., datë 10.11.2025,është përcjellë lista me kandidaturat e vetofruara për pozicionin e Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil. Në përputhje me përcaktimet e pikës 2, shkronja “c”, të po këtij neni të Rregullores, brenda pesë ditëve nga njoftimi i listës së mësipërme, duhet të organizohet dëgjesa publike me kandidatët. Nga sa më lart dëgjesa publike do të zhvillohet më datë 11.11.2025, ora 15:30, në sallën e Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike në Kryesinë e Kuvendit.