Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka sqaruar arsyet pse qeveria shqiptare ka vendosur të japë bonus për pensionistët dhe jo një rritje direkte të pensioneve.
Sipas tij, qeveria po ristrukturon skemën e pensioneve për të garantuar rritje të qëndrueshme në të ardhmen. “Teksa bëjmë vlerësime të skemës, kemi menduar që të veprohet mbi bazën e bonuseve, të cilat do të shoqërohen edhe me ndryshime strukturore që do të prekin pensionet,” tha Malaj.
Ai shtoi se bonuset do të jenë në përputhje me kontributet e pensionistëve: ata që kanë pasur kontribute më të larta, do të marrin një shumë më të madhe, ndërsa ata me kontribute më të ulëta, do të përfitojnë më pak.
“Ashtu siç kemi deklaruar dhe viti e kaluar, qeveria shqiptare po rikonstrukton këtë skemë, për të garantuar pensione më të larta për pensionistët shqiptarë. Teksa i bëjmë vlerësime skemës, kemi menduar që të veprohet mbi bazën e bonuseve, që do të shoqërohen dhe me ndryshime strukturore që do i bëhen pensioneveËshtë menduar që e ardhura shtesë që t’i jepet pensionistëve të jetë në linjë me kontributet që kanë pasur. Ata që kanë pasur kontribute më të ulëta, do të marrin më pak se ata që kanë kontribute më shumë.”, tha ai.
Konferenca e përbashkët me FMN dhe BSH, Malaj: Projektbuxheti i vitit 2026, kujdes të veçantë për pensionistët dhe…
Pas përfundimit të misionit të FMN-së në Shqipëri, Banka e Shqipërisë dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar zhvilluan një konferencë të përbashkët, ku u diskutuan zhvillimet e fundit ekonomike dhe financiare të vendit.
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi se pritet një ulje e borxhit publik dhe theksoi se projektbuxheti i vitit 2026 mbetet një nga prioritetet strategjike të qeverisë. Ai shtoi se fokusi kryesor i investimeve do të vazhdojë të jetë sektori i turizmit dhe pasuritë e paluajtshme, ndërkohë që investimet e huaja janë rritur me 7% gjatë këtij viti.
“Projektbuxheti i vitit 2026 mbetet një nga prioritetet tona. Ai përfshin forcimin e sektorit të mbrojtjes, kujdes të veçantë për pensionistët dhe reduktimin e vazhdueshëm të borxhit publik. Ky buxhet garanton ruajtjen e balancës fiskale dhe konsolidimin e stabilitetit ekonomik,” deklaroi ministri Malaj.
Tag: vitit
-

Pse bonus dhe jo rritje direkte për pensionistët? Ja i përgjigjet ministri Malaj/ “Pr.buxheti i vitit 2026, kujdes të veçantë për..”
-

Pse bonus dhe jo rritje direkte për pensionistët? Ja i përgjigjet ministri Malaj/ “Pr.buxheti vitit 2026, kujdes të veçantë për..”
Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka sqaruar arsyet pse qeveria shqiptare ka vendosur të japë bonus për pensionistët dhe jo një rritje direkte të pensioneve.
Sipas tij, qeveria po ristrukturon skemën e pensioneve për të garantuar rritje të qëndrueshme në të ardhmen. “Teksa bëjmë vlerësime të skemës, kemi menduar që të veprohet mbi bazën e bonuseve, të cilat do të shoqërohen edhe me ndryshime strukturore që do të prekin pensionet,” tha Malaj.
Ai shtoi se bonuset do të jenë në përputhje me kontributet e pensionistëve: ata që kanë pasur kontribute më të larta, do të marrin një shumë më të madhe, ndërsa ata me kontribute më të ulëta, do të përfitojnë më pak.
“Ashtu siç kemi deklaruar dhe viti e kaluar, qeveria shqiptare po rikonstrukton këtë skemë, për të garantuar pensione më të larta për pensionistët shqiptarë. Teksa i bëjmë vlerësime skemës, kemi menduar që të veprohet mbi bazën e bonuseve, që do të shoqërohen dhe me ndryshime strukturore që do i bëhen pensioneveËshtë menduar që e ardhura shtesë që t’i jepet pensionistëve të jetë në linjë me kontributet që kanë pasur. Ata që kanë pasur kontribute më të ulëta, do të marrin më pak se ata që kanë kontribute më shumë.”, tha ai.
Konferenca e përbashkët me FMN dhe BSH, Malaj: Projektbuxheti i vitit 2026, kujdes të veçantë për pensionistët dhe…
Pas përfundimit të misionit të FMN-së në Shqipëri, Banka e Shqipërisë dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar zhvilluan një konferencë të përbashkët, ku u diskutuan zhvillimet e fundit ekonomike dhe financiare të vendit.
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi se pritet një ulje e borxhit publik dhe theksoi se projektbuxheti i vitit 2026 mbetet një nga prioritetet strategjike të qeverisë. Ai shtoi se fokusi kryesor i investimeve do të vazhdojë të jetë sektori i turizmit dhe pasuritë e paluajtshme, ndërkohë që investimet e huaja janë rritur me 7% gjatë këtij viti.
“Projektbuxheti i vitit 2026 mbetet një nga prioritetet tona. Ai përfshin forcimin e sektorit të mbrojtjes, kujdes të veçantë për pensionistët dhe reduktimin e vazhdueshëm të borxhit publik. Ky buxhet garanton ruajtjen e balancës fiskale dhe konsolidimin e stabilitetit ekonomik,” deklaroi ministri Malaj.
-
Ish-presidenti i Gjeorgjisë thirrje nga burgu Zelenskyt: Më përfshij në listën e shkëmbimit të të burgosurve
Ish-presidenti i Gjeorgjisë Mikheil Sakashvili i ka kërkuar presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky të përfshihet në listën e të burgosurve që të shkëmbehet si “i burgosur civil i luftës”.
Pas transferimit të tij nga një klinikë dhe më pas në një burg në Gjeorgji, Sakashvili apeloi në Facebook duke theksuar se ai është një qytetar ukrainas, ish-drejtuesi i Administratës Rajonale të Shtetit të Odessas dhe kryetar i Këshillit Kombëtar të Reformës në Ukrainë.
Ai i kërkoi Zelenskyt që t’i jepte atij këtë status për shkak të “paraburgimit të paligjshëm të tij nga regjimi pro-rus i Gjeorgjisë”.
Kërkesa erdhi pasi Shërbimi i Ndëshkimit Special të Gjeorgjisë njoftoi kthimin e tij në burgun Rustavi, duke deklaruar se shëndeti i tij ishte i stabilizuar.
Sakashvili e kundërshtoi këtë përfundim duke pretenduar se masa e detyron atë përsëri nën mbikëqyrjen e të njëjtit staf në burg për të cilin pretendon se e helmoi atë në mars 2022.
Sakashvili u largua nga Gjeorgjia në vitin 2013. Ai u dënua në mungesë, akuza të cilat ai i konsideron si “të motivuara politikisht”.
Kthimi i tij dramatik në Gjeorgji në tetor të vitit 2021 çoi në arrestimin e tij të menjëhershëm.
Ndërsa vuante dënimin shëndeti i tij u përkeqësua rëndë, duke çuar në transferimin e tij në një klinikë në Tbilisi në maj të vitit 2022 për të marrë trajtimin e duhur.
Sakashvili pritet të mbetet në paraburgim deri në vitin 2034.
Ai po vuan dënimin me burg me akuza përfshirë abuzimin e pushtetit dhe kalimin e paligjshëm kufitar, për të cilin pretendon se janë të motivuar politikisht.
Hetimi për vendkalimin e paligjshëm kufitar filloi më 1 tetor 2021, kur Sakashvili u arrestua pasi u kthye fshehurazi në Gjeorgji nga Ukraina natën e 28-29 shtatorit, pak para zgjedhjeve lokale të vitit 2021. -

Nafta dhe benzina, më shtrenjtë vitin e ardhshëm, ja çfarë pritet
Në vitin 2026, karburantet në Shqipëri pritet të shënojnë një tjetër rritje çmimi, si pasojë e dy ndryshimeve fiskale të përfshira në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm. Sipas relacionit të projektbuxhetit, qeveria parashikon indeksimin e akcizës me 1.5% që nga janari 2026, si dhe rritjen e taksës së karbonit nga 3 lekë/kg në 4.5 lekë/kg duke filluar nga korriku 2026. Të dyja këto masa do të reflektohen drejtpërdrejt në çmimin final të naftës dhe benzinës që paguajnë qytetarët, si edhe bizneset.
Efektet fiskale: +667 milionë lekë të ardhura shtesë nga politikat ekzistuese
Në analizën e të ardhurave për buxhetin 2026, Ministria e Financave thekson se efektet e politikave të mëparshme fiskale do të sjellin rreth 667 milionë lekë të ardhura shtesë në buxhet. Një pjesë e këtyre të ardhurave lidhen me indeksimin periodik të akcizës sipas ligjit aktual, i cili çdo dy vjet rrit nivelin e akcizës (me përjashtim të cigareve) me 1.5%, për të kompensuar efektet e inflacionit.
Nga ana tjetër, kalendari i rritjes së taksës së karbonit — një masë e vendosur disa vite më parë për të nxitur politika më të gjelbra dhe për të frenuar ndotjen — do të vijojë të zbatohet në korrik 2026. Vetëm ky ndryshim pritet të sjellë 84 milionë lekë të ardhura shtesë, prej të cilave 70 milionë nga taksa e karbonit dhe 14 milionë nga TVSH në import.
Dy goditje për konsumatorët: janar dhe korrik 2026
Në terma praktikë, këto ndryshime do të reflektohen në dy valë rritjesh të çmimeve të karburanteve gjatë vitit 2026. Faza e parë, që hyn në fuqi në janar, lidhet me rritjen e akcizës me 1.5%, ndërsa faza e dytë, që nis në korrik, do të sjellë një rritje të mëtejshme si pasojë e shtimit të taksës së karbonit me 1.5 lekë për kilogram. Në të dyja rastet, barra fiskale do të përkthehet në një çmim më të lartë për konsumatorin, duke rritur kostot e
Shqipëria, ndër vendet me çmimin më të lartë të karburanteve në botë
Sipas renditjeve ndërkombëtare të publikuara gjatë vitit 2025, Shqipëria renditet ndër vendet me çmimin më të lartë të karburanteve në botë, por me një nivel shumë të ulët të të ardhurave për frymë.
Kjo diferencë vjen kryesisht nga ngarkesa e lartë fiskale, pasi mbi 60% e çmimit të një litri naftë përbëhet nga taksat, akciza dhe TVSH. Ndërkohë, nëse miratohet drafti për kontributet për fondin e rezervës, çmimet pritet të rriten më tej.
Rritja e çmimeve të karburanteve pritet të ketë efekte zinxhir në ekonomi, pasi energjia dhe transporti ndikojnë drejtpërdrejt në koston e pothuajse çdo produkti dhe shërbimi.
Një rritje e tillë në mes të vitit, përveç asaj të janarit, do të shtojë presionin inflacionist në sektorë kyç si ushqimi, logjistika dhe ndërtimi.
Në thelb, ndonëse projektbuxheti 2026 parashikon më shumë të ardhura për shtetin, efekti i menjëhershëm do të ndihet në xhepat e qytetarëve dhe në kostot e jetesës, duke e bërë vitin e ardhshëm një tjetër vit sfidues për konsumatorët shqiptarë në raport me çmimet e karburanteve. -

Si lindi “Marsejeza”?/ Historia e himnit francez
Më 30 qershor të vitit 1792, në kryeqytetin francez këndohet për herë të parë “Marsejeza”, si këngë lufte.
Konventa e miratoi atë si himnin kombëtar më 14 korrik 1795; e humbi këtë status nga Napoleon Bonaparti, vetëm për t’iu rikthyer pak kohë pas Revolucionit të korrikut të vitit 1830.
Më pas, “Marsejeza” u njoh si himn i lëvizjes revolucionare ndërkombëtare nga Komuna e Parisit, në vitin 1871. Tetë vjet më vonë u rishpall himn kombëtar i Francës dhe vazhdon të jetë.
ObserverKult
Lexo edhe:
“O MOJ SHQYPNI, E MJERA SHQYPNI” E PASHKO VASËS/ POEMA U DËRGUA NGA STAMBOLLI NË FRONTIN E LUFTIMEVE ME FLETË TË VEÇANTA
-

Një pikë kthese? Pse kjo pikturë e vitit 1768 mund të jetë lindja e vërtetë e artit modern
Ndërsa shumë argumentojnë se “arti modern” filloi në shekullin e 19-të, a mund të ketë nisur në të vërtetë me “Një eksperiment mbi një zog në pompën e ajrit” të Joseph Wright të Derby, gati një shekull më parë?
Çfarë është “arti modern”? Dukshëm duket një pyetje e thjeshtë, por kritikët dhe historianët e artit kanë debatuar për dekada pa arritur në një konsensus. As nuk ka një marrëveshje për të përcaktuar se cila vepër shënon pikën e kthesës midis “tradicionales” dhe “modernes”.
Shumë i referohen shekullit të 19-të dhe pikturave si “Le Déjeuner sur l’Herbe” (Dreka në bar) e vitit 1863 nga Édouard Manet, “Rain, Steam, and Speed – The Great Western Railway” (Shiu, Avulli dhe Shpejtësia – Hekurudha e Madhe Perëndimore) e vitit 1844 nga JMW Turner dhe “The Third of May 1808” (Tre Maji i vitit 1808) e vitit 1814 nga Francisco Goya, i cili u përshkrua nga kritiku i artit Robert Hughes si “artisti i parë modern dhe mjeshtri i fundit i vjetër”.
Një ekspozitë e re në Galerinë Kombëtare në Londër na kujton se ekziston një konkurrent tjetër. Është një pikturë që përmban disa nga elementët kyç të artit modern, dekada përpara kohës së saj: “An Experiment on a Bird in the Air Pump” (“Një eksperiment mbi një zog në pompën e ajrit”) e vitit 1768, e Joseph Wright të Derby-t.
Kjo vepër përshkruan një eksperiment shkencor. Oksigjeni po nxirret nga një enë qelqi që përmban një papagall të bardhë. Spektatorët, të mbuluar nga errësira periferike, janë të fiksuar nga drama jetës ose vdekjes që zhvillohet para syve të tyre. Wright ka orkestruar skenën si një reaksion zinxhir, me një ngjarje kyçe në qendër që dërgon valë emocioni tek spektatorët.Në qendër është një shkencëtar me njërën dorë mbi valvulën që lejon ajrin të hyjë ose të dalë nga ena e qelqit. Në tryezë është pompa e ajrit. Spektatorët reagojnë ndaj spektaklit të zogut që po mbytej në mënyra të ndryshme. Në të majtë, një çift i ri duket më i interesuar të shikojë njëri-tjetrin sesa eksperimentin. Në të djathtë, dy vajza të reja reagojnë me tmerr ndaj aktit të mizorisë ndaj kafshëve. Burrat më afër duken në gjendje të kontrollojnë tmerrin e tyre. Një djalë i vogël në pjesën e pasme ul një perde për të bllokuar dritën e hënës. Burimi tjetër i dritës në skenë është një llambë në qendër, e fshehur pas një kavanozi që përmban një kafkë njerëzore. Pra, çfarë është saktësisht “moderne” në këtë skenë?
Përzierja e së vjetrës dhe të resë
Së pari, ka rimiksimin e Wright të traditës historike të artit, duke marrë poza dhe teknika ndriçimi të njohura dhe duke i përdorur në një skenë bashkëkohore.
Kjo është diçka që poeti dhe kritiku francez Charles Baudelaire do ta deklaronte si një tipar përcaktues të pikturës moderne në esenë e tij “The Painter of Modern Life” (Piktori i Jetës Moderne) të vitit 1863: përzierja e ndryshueshmërisë “efemere” të botës moderne me cilësitë solide dhe “të përjetshme” të artit të madh të së kaluarës.
Édouard Manet e ilustroi këtë qasje në Le Déjeuner sur l’Herbe (Dreka në bar ) e vitit 1863, e cila paraqiste një piknik bashkëkohor, por me figura bazuar në veprën artistike të Rilindjes, të Raphael “The Judgment of Paris” (Gjykimi i Parisit) e periudhës 1510-1520.
Por Wright mund të shihet duke bërë këtë pothuajse 100 vjet më parë. Në veprën “An Experiment on a Bird in the Air Pump”, Wright luan me skena kanonike që paraqesin mrekullitë fetare. Një krahasim i dukshëm mund të bëhet me “Supper at Emmaus” (Darka në Emaus) e vitit 1601 të Caravaggio-s, e cila gjithashtu ekspozohet në Galerinë Kombëtare.Kuratorja e ekspozitës, Christine Riding, mendon se Wright zhvilloi mënyrën e tij të ndriçimit si Caravaggio për shkak të konkurrencës së fortë në botën e artit në Londër në atë kohë. “Ai ishte sipërmarrës dhe krijoi një stil të veçantë. Dhe nuk mendoj se dikush guxoi të bënte të njëjtën gjë sepse ai ishte kaq i aftë, saqë u bë USP-ja e tij.”
Dhe ndërsa pompat e ajrit ishin krijuar shumë kohë më parë, që në vitin 1650, fryma e shpërndarjes demokratike të së vërtetës shkencore ishte moderne. “Shpërndarja e njohurive,” tregon Riding për BBC-në, “ishte diçka e re për shekullin e 18-të.”
Përfaqësimi i jetës moderne
Kjo na çon tek përbërësi i dytë i artit modern, përfaqësimi i modernizimeve në shoqëri. Normalisht, këtë inovacion i atribuojnë artistëve pionierë të shekullit të 19-të si JMW Turner.
Christine Riding beson se inovacioni i Wright-it në këtë fushë u frymëzua nga ndryshimet në mundësitë e ekspozimit për artistët në Britani në atë kohë. Para krijimit të Akademisë Mbretërore, artistët kishin mundësinë të zgjidhnin një vend konkurrues për ekspozim. Një prej tyre ishte Society of Artists of Great Britain (Shoqëria e Artistëve të Britanisë së Madhe), ku u ekspozua për herë të parë “An Experiment on a Bird in the Air Pump”. “Shoqëria e Artistëve nxiste artin, shkencën dhe prodhimin,” thotë Riding. “Kjo ishte një botë që nuk i ndante artin dhe shkencën, ato prireshin të shiheshin si një gjë e vetme.”
Wright e shfrytëzoi vendosmërisht këtë skenë të re arti dhe nxitjen e mendimit ndërdisiplinor. Ai frymëzohet të bëjë shkencën subjekt të artit. Kjo pasqyron gjithashtu ndryshimet më të gjera që po ndodhnin në shoqërinë e shekullit të 18-të, si Revolucioni Industrial, që sapo po fillonte në Britani, me qendër në Midlands, vendlindja e Wright-it. Dhe Wright ishte mjaft i zgjuar për të njohur shpirtin e modernizimit dhe për ta regjistruar atë për brezat e ardhshëm.
Ai madje njihte disa nga figurat kryesore të kësaj epoke, përfshirë anëtarë të Lunar Society of Birmingham (Shoqërisë Hënore të Birmingham-it), që mblidheshin për të diskutuar inovacionin shkencor dhe industrial, dhe Richard Arkwright, sipërmarrësi kryesor i Revolucionit Industrial.
Pra, Wright pasqyron një gjendje mendore moderne në veprën “An Experiment on a Bird in the Air Pump”. Edhe kritikët bashkëkohorë e vunë re se qasja e Wright-it ishte dukshëm e ndryshme nga ajo e bashkëmoshatarëve të tij. Kur piktura u ekspozua për herë të parë, gazeta Gazetteer e përshkroi artistin si “një gjeni shumë i madh dhe i pazakontë në një mënyrë të veçantë”. Fjalën “pazakontë” mund ta shikojmë me skepticizëm sot, por në shekullin e 18-të nënkuptonte diçka të jashtëzakonshme.
Por ai nuk e kombinoi domosdoshmërisht me një teknikë të jashtëzakonshme pikturimi. Stili i tij i ngjashëm me Caravaggio-n ishte me vendosmëri i shekullit të 17-të, si pompa e ajrit vetë. Kjo është një diferencë kyçe me vepra të tjera të cilat pretendohen si “moderne” në shekullin e 19-të. P.sh., “Rain, Steam, and Speed – The Great Western Railway” (1844) e JMW Turner paraqiste gjithashtu progresin teknologjik dhe ndikimin e tij në shoqëri, por gjithashtu prezantonte një mënyrë të re brilante për të paraqitur dritën, thellësinë, tymin, avullin dhe lëvizjen në pikturat me vaj.
Dhe ky dorëzim ndaj realizmit në këmbim të ekspresionizmit dhe abstraksionit shpesh konsiderohet si tipar kyç i artit modern, më vonë i inovuar nga artistë si Hilma af Klint dhe Kandinsky, dhe shumë të tjerë gjatë shekullit të 20-të dhe më tej.“Dyshimi dhe skepticizmi”
Në fund të fundit, ishte “pyetja, dyshimi dhe skepticizmi” i Wright-it që është aspekti kritik i modernitetit të tij, sipas Christine Riding.
Tek “An Experiment on a Bird in the Air Pump” mungon një mesazh të thjeshtë moralizues. Në kompozim, dora e majtë e figurës qendrore është gati të hapë ose mbyllë valvulën e enës së qelqit. Dora e tij e djathtë shtrihet hapur drejt shikuesit, sikur të kërkojë mendimin tonë mbi zgjedhjen midis jetës dhe vdekjes.
Kjo mbetet një dilemë jashtëzakonisht bashkëkohore: si të trajtohen fuqitë e tmerrshme të shkencës dhe teknologjisë. Ai pranon se njohuritë e fituara nga përparimi njerëzor mund të përdoren për të mirën ose të keqen.
Kjo është një temë shpesh e lidhur me Francisco Goya-n, veçanërisht me “The Disasters of War” (Fatkeqësitë e Luftës) e viteve 1810-1814, seria e tij e gravurave për pushtimin napoleonik të Spanjës. Këto imazhe shpesh përshkruhen si një pikë kthese në historinë e artit, hera e parë që një artist shfaq errësirën e brendshme të njerëzimit me një drejtpërdrejtshmëri dhe skepticizëm shqetësues për përparimin njerëzor.
Gjatë periudhës së Iluminizmit (rreth 1680-1820), shpresohej se arsyeja shkencore, demokracia dhe sundimi i ligjit do të revolucionarizonin dhe përmirësonin shoqërinë. Arti i Goya-s duket si një kundërshtim solemn dhe pesimist ndaj kësaj shprese.
Por piktura e Wright-it ofron një shprehje më të hershme të të njëjtit shqetësim. Kjo duket në shikimin e frikshëm të vajzës së re dhe në shprehjen e ngrirë të burrit të moshuar në siluetë.
Këto detaje dhe konteksti më i gjerë mund të na bëjnë të mendojmë ndryshe për “An Experiment on a Bird in the Air Pump”. Por, gjithsesi, a mund ta konsiderojmë atë si veprën e parë të artit modern?
Edhe pse duket shumë e ndryshme nga arti avangardë i shekujve 19 dhe 20, është padyshim një përpjekje e hershme e rëndësishme për të reaguar ndaj një bote në modernizim e sipër. Ajo nderon traditën, por paraqet jetën bashkëkohore, angazhohet direkt me çështje moderne, reflekton ndryshimet më të gjera në shoqëri dhe shpreh skepticizëm ndaj përparimit, të gjitha karakteristika që do të jenë thelbësore për artin “modern” të shekullit tjetër.
Nëse vepra e Wright-it ishte një pikë kthese e vërtetë mbetet e diskutueshme. Ai nuk ishte një tradicionalist i ngurtë, por as plotësisht modern. Ai qëndron pikërisht në prag të transformimit të artit, nga një mjet i traditës në një arenë për tronditjet e së resë.
Shkrim nga BBC -

“Pensionistët, ‘luani’ i buxhetit 2026″/ Rama: Bonusi do shpërndahet përpara festave
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një dëgjesë me banorët e Tiranës në Njësinë 5, foli për projektbuxhetin e vitit 2026, ku në fokus do të jenë pensionistët. Gjatë fjalës së tij, Rama foli për rritje e pensioneve që do të vijojë përgjatë mandatit të katër. Kreu i qeverisë theksoi se pjesa e ‘luanit’ në buxhetin 2026 për katër vitet e ardhshme, u adresohet pikërisht pensionistëve. Rama shtoi se shpërndarja e bonusit do të bëhet para festave, ndërsa nga janari 2026 do të nisë një rritje progresive e pensioneve.
“Pjesa e luanit në buxhetin e katër viteve të ardhshme, është pjesa që më në fund i takon pensionistëve. Kam dëgjuar dhe një muhabet tjetër që nuk do japim bonusin e këtij viti…Pensionistët do të marrin bonusin që kanë marrë dhe që u është premtuar, edhe këtë vit, përpara Vitit të Ri”, deklaroi Rama.Projektbuxheti i vitit 2026 u publikua me datë 4 nëntor. Nga shifra prej 8.8 miliardë lekësh, 100 milionë euro do të shkojnë për rritjen e pensioneve sipas skemës së re, ndërsa 135 milionë euro do të shkojnë për rimbursimin e medikamenteve. Fondi për rindërtimin do jetë në 50 milionë euro. Kostoja totale e rritjes së pagës minimale së bashku me indeksimin parashikohet rreth 10 miliardë lekë.
Sa i përket institucioneve të drejtësisë, rritjen më të madhe e ka Këshilli i Lartë Gjyqësor me gati 12 milionë euro më shumë, duke marrë për vitin 2026 gjithsej 68 milionë euro. Edhe SPAK merr një buxhet më të madh për vitin 2026. Prokuroria e Posaçme do të ketë në dispozicion 21 milionë euro nga 18.8 milionë që kishte vitin e kaluar./ZËRI -

Ditë e ngarkuar në Kuvend, 11 komisione për projektbuxhetin e vitit 2026
Dita e sotme do të jetë e ngarkuar. Do të mblidhen 11 komisione ku kryefjala e diskutimeve do të jetë projektbuxheti i vitit 2026.
Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale
1. Seancë dëgjimore me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) lidhur me projektligjin “Për buxhetin e vitit 2026”.
2. Seancë dëgjimore me Prokurorin e Përgjithshëm (PP) lidhur me projektligjin “Për buxhetin e vitit 2026”.
3.Seancë dëgjimore me Avokatin e Popullit (AP) lidhur me projektligjin “Për buxhetin e vitit 2026”.
4.Seancë dëgjimore me Komisionerin për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil (KMSHC) lidhur me projektligjin “Për buxhetin e vitit 2026”.
5. Seancë dëgjimore me Komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (KDIMDP) lidhur me projektligjin “Për buxhetin e vitit 2026”.
Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm
1. Shqyrtimi në parim i projektligjit “PER BUXHETIN E VITIT 2026”, prezantimi nga Ministria e Mjedisit (Komision për dhënie mendimi, Relatore Ilva Gjuzi).
Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes
Diskutim në parim i projektligjit “Për buxhetin e vitit 2026” (MINISTRIA E MBROJTJES)
Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike
– Shqyrtimi i projektligjit “Për buxhetin e vitit 2026”.
Seanca dëgjimore:
1. Ministria e Drejtësisë (10:00)
2. SPAK (10:30)
3. KQZ (11:00)
4. ILDKPKI (11:30)
5. KPA (12:00)
Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik
1. Shqyrtimi i projektligjit “Për buxhetin e vitit 2026” – Seancë dëgjimore me Komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
2. Të tjera.
Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat
1. Diskutimi në parim mbi të Deficitin dhe Borxhin e parashikuar ne projektligjin “Per buxhetin e vitit 2026”
2. Seancë dëgjimore me Ministrine e Ekonomise dhe Inovacionit për shqyrtimin e buxhetit dhe investimeve të parashikuara per vitin 2026.
Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural
1. Shqyrtimi në parim i projektligjit “Për Buxhetin e vitit 2026”, prezantimi nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (Komision për dhënie mendimi, Relator Fadil Nasufi).
Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale
• Miratimi i kalendarit të punës së komisionit Për buxhetin e vitit 2026
• Shqyrtimi në parim i Projektligjit “Për buxhetin e vitit 2026” me ministrin e Shëndetësisë
Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën
1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së datës 13 tetor 2025.
2. Seancë dëgjimore për diskutimin në parim të projektligjit “Për Buxhetin e Vitit 2026” me Qendrën Kombëtare të Kinematografise (QKK).
3. Seancë dëgjimore për diskutimin në parim të projektligjit “Për Buxhetin e Vitit 2026” me Drejtorinë e përgjithshme të Arkivës.
Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm
1. Shqyrtimi në parim i projektligjit “PER BUXHETIN E VITIT 2026”, prezantimi nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (Komision për dhënie mendimi, Relator Ceno Klosi).
Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike
Në mbështetje të nenit 61, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të neneve 3, 9 dhe 10 të ligjit nr. 8454, datë 4.2.1999, “Për Avokatin e Popullit”, të ndryshuar, si dhe të nenit 111, të
Rregullores së Kuvendit – Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike me vendimin nr. 2/2025, datë 13.10.2025, shpalli vakancën për pozicionin e Avokatit të Popullit.
Afati i fundit për paraqitjen e kandidaturave dhe dokumentacionit të kërkuar, u caktua data 3 nëntor 2025. Në përfundim të afatit, rezulton të jenë depozituar 26 kandidatura.
Sipas përcaktimeve të pikës 4, të nenit 9 të Ligjit nr. 8545, datë 04.02.1999, “Për Avokatin e Popullit”, të ndryshuar, Komisioni për Çështjet Ligjore organizon seanca dëgjimore publike me secilin kandidat.
Në zbatim të përcaktimit ligjor të sipërcituar, dëgjesat publike do të zhvillohen në datat 12 dhe 13 nëntor 2025, ora 14:00, në sallën e Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, pranë Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë.
Në datë 12 nëntor 2025, ora 14:00, do të zhvillohen seancat dëgjimore me kandidatët si më poshtë:
1. Adriana Kalaja
2. Anton Kosteri
3. Anton Lleshaj
4. Aranita Brahaj
5. Besim Ndregjoni
6. Dardan Mustafaj
7. Endri Papajorgji
8. Endri Shabani
9. Fatjona Male
10. Genta Tafa
11. Gerti Shella
12. Gëzim Allaraj
13. Ismail Tafani. -

Ronaldo: Kupa e Botës 2026 do të jetë e fundit për mua
Sulmuesi i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, ka konfirmuar se Kupa e Botës 2026 do të jetë e fundit për të. Sipas mediave të huaja, 40-vjeçari, i cili ka shënuar 953 gola për klubin dhe kombëtaren, tha gjithashtu se do të tërhiqej nga futbolli brenda “një ose dy vitesh”.
Kupa e Botës e vitit të ardhshëm, që do të zhvillohet në Kanada, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara, do të jetë e gjashta për Ronaldon. Në një intervistë me CNN, kur u pyet nëse Kupa e Botës 2026 do të ishte e fundit për të, Ronaldo tha: “Patjetër që po. Do të jem 41 vjeç dhe mendoj se [ky] do të jetë momenti në garën e madhe.”
Ronaldo, i cili luan futboll në Arabinë Saudite me Al-Nassr, është golashënuesi më i mirë ndërkombëtar i të gjitha kohërave me 143 gola, ndërsa vazhdon të synojë një rekord prej 1,000 golash në karrierë. Ish-lojtari i Manchester United, Real Madrid dhe Juventus tha javën e kaluar se do të tërhiqej “së shpejti”, por konfirmoi të martën se ka të ngjarë të jetë në dy vitet e ardhshme.
“Le të jemi të sinqertë, kur dua të them së shpejti, ndoshta do të jem ende në lojë për një ose dy vjet,” tha ai.
Ronaldo e ndihmoi Portugalinë të fitonte titullin e Euro 2016, por Kupa e Botës është një nga të paktat trofe të mëdhenj që mungojnë në kabinetin e fituesit të pesëfishtë të Topit të Artë. Skuadra e Roberto Martinez ende nuk është kualifikuar për turneun e vitit të ardhshëm, por do ta sigurojë vendin e saj nëse mposht Republikën e Irlandës të enjten. -

Lufta kundër kultivimit të narkotikëve, Proda bën bilancin: Shkodra, qarku me risk më të lartë në vend
Drejtori Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, mori pjesë në konferencën me Departamentin e Sigurisë Publike të Ministrisë së Brendshme të Italisë, për luftën kundër kultivimit të Cannabisit, gjatë vitit 2025.
Gjatë fjalës së tij, Proda u shpreh se lufta kundër kultivimit të kanabisit mbetet një prioritet strategjik për Policinë e Shtetit, si dhe një objektiv që kërkon angazhim të përditshëm, koordinim, transparencë dhe vendosmëri.
Ai theksoi se kjo betejë kërkon angazhim të vazhdueshëm, transparencë dhe vendosmëri, ndërsa evidentoi rezultatet konkrete të arritura gjatë vitit 2025 dhe forcimin e bashkëpunimit me Guardia di Finanza dhe institucionet italiane.
Fjala e plotë:
Është kënaqësi dhe përgjegjësi profesionale të jemi sot, së bashku, në këtë konferencë të rëndësishme, e cila prej shumë vitesh përfaqëson një nga modelet më të suksesshme të bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe autoriteteve italiane.
Lufta kundër kultivimit të kanabisit mbetet një prioritet strategjik për Policinë e Shtetit, shqiptar, si dhe një objektiv që kërkon angazhim të përditshëm, koordinim, transparencë dhe vendosmëri.
Partneriteti ynë me autoritetet italiane ka qenë vendimtar në këtë betejë dhe rezultatet e përbashkëta janë prova më e qartë se sa i rëndësishëm është bashkëpunimi ndërinstitucional dhe ndërkombëtar në këtë fushë.
Organizimi i kësaj konference me partnerët italianë, për të evidentuar rezultatet e përbashkëta në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike, nuk është thjesht një traditë apo një analizë formale, por është analizë pune e përbashkët dhe vlerësim kontributesh.
Policia e Shtetit ka punuar intensivisht për përmbushjen e prioriteteve të dokumenteve strategjike dhe Planit të Veprimit për vitin 2025. Ky plan synoi parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të narkotikëve, përmes operacioneve të koordinuara qendrore dhe vendore, bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërkombëtar, si dhe angazhimit dhe ndërgjegjësimit të qytetarëve për të dhënë informacion.
Sensibilizimi i qytetarëve dhe i komunitetit ishte prioritet. Gjatë vitit 2025, u zhvilluan 812 takime me pjesëmarrjen e 16 885 qytetarëve dhe me angazhimin e 2955 punonjësve të Policisë. Institucionet arsimore dhe aktorët lokalë kontribuuan në mënyrë aktive në këto iniciativa.
Kontrolli i territorit dhe përdorimi i teknologjisë ishin faktorë kyç për arritjen e rezultateve pozitive në parandalimin dhe goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.
Deri më 31 tetor 2025, Policia e Shtetit kreu 217 119 kontrolle në 330 431 orë shërbimi.
Objektet e kontrolluara përfshinë: sera, magazina, shtëpi të braktisura, tunele dhe ambiente të hapura.
Për vitin 2025, përdorimi i dronëve u rrit në 76 pajisje. Sistemi elektronik “GIS-NARKOTIK” ofroi të dhëna më të plota dhe raporte analitike për ndjekjen e kultivimit të kanabisit.
Një ndihmesë të madhe për terrenet mjaft të vështira na dha Ministria e Mbrojtjes, me vënien në dispozicion të helikopterëve, me qëllim transportimin e forcave policore në ato zona ku ishte e pamundur të shkohej me këmbë. Gjej rastin të falënderoj Shefin e Shtabit të Ushtrisë, Gjeneral Kingjin.
Ne nuk u mjaftuam vetëm me kontrolle, nga toka apo nga ajri, as me prishjen e fidanëve apo bimëve kanabis të mbjella, por u punua me vendosmeri nga strukturat e Policisë kriminale për sigurimin e informacionit policor dhe për nisjen e hetimeve proaktive.
Në këtë kuadër, përgjatë 10-mujorit të këtij viti u siguruan 6 917 informacione policore, për kultivimin e bimëve narkotike dhe filluan 104 procedime proaktive.
Një punë e mirë parandaluese u bë dhe në drejtim të goditjes së posedimin/shitjes së farave të kanabisit, si rezultat i së cilës në 16 raste u sekuestruan 10 798 fara.
Lufta kundër këtij fenomeni u intensifikua dhe në drejtim të evidentimit dhe goditjes së tentativave për kultivim të kanabisit, me anë të llambave, në ambiente të mbyllura, duke evidentuar dhe shkatërruar 10 ambiente të përgatitura me llamba që shërbenin për kultivim të bimëve narkotike, si dhe 3 ambiente në tentativë për t’i përshtatur për këtë veprimtari kriminale. Për këto raste janë arrestuar dhe proceduar 31 shtetas, mes tyre edhe punonjës të OSHEE-së, për shpërdorim detyre.
Siç e theksova dhe në fillim, lufta ndaj këtij fenomeni nuk bëhet e vetme. Bashkëpunimi ndërkombëtar, sidomos me Guardia di Finanza, prej shumë vitesh ka dhene rezultate shumë pozitive.
Gjatë 10-mujorit të vitit 2025 janë evidentuar dhe asgjësuar gjithsej 203 960 bimë kanabisi, nga të cilat 106 894 bimë të evidentuara nga monitorimi ajror dhe 97 066 të evidentuara nga kontrollet e territorit, nga strukturat e Policisë së Shtetit.
Nga analiza e bërë, dhe këtë vit qarku i Shkodrës mbetet qarku me risk më të lartë, me 105 591 bimë të asgjësuara.
Njëkohësisht, nga strukturat e Policisë së Shtetit janë evidentuar dhe asgjësuar në fazë fillestare, 17 447 fidanë të dyshuar kanabis.
Të nderuar pjesëmarrës,
Strukturat vendore dhe qendrore të Policisë së Shtetit përgjatë 10-mujorit të vitit 2025 kanë evidentuar 580 raste kultivimi me 191 shtetas të implikuar, nga të cilët 106 janë arrestuar, 36 janë ndaluar, 17 janë proceduar në gjendje të lirë dhe 32 janë shpallur në kërkim.
Po t’i krahasojmë këto rezultate, me të njëjtën periudhë të vitit 2024, përgjatë 10-mujorit të vitit 2025 kemi ulje me 132 raste kultivimi, 58 317 bimë narkotike më pak dhe 71 873 fidanë më pak.
Kemi rritje të procedimeve penale, me 7 autorë kultivimi më shumë dhe 60 punonjës të proceduar për shpërdorim detyre, më shumë.
Integriteti dhe vendosmëria e Policisë kanë qenë themeli i suksesit tonë. Përgjatë këtij viti u proceduan penalisht 163 shtetas për shpërdorim detyre dhe moskallëzim të krimit (kryetarë fshatrash, administratorë, punonjës të OSHEE-së, inspektorë të pyjeve etj.).
Për vitin që vjen puna do të nisë menjëherë, duke zhvilluar analiza të hollësishme të rasteve të evidentuara, për zbardhjen e rasteve të pazbuluara përgjatë këtij viti, identifikimin dhe kapjen e autorëve, evidentimin dhe mbajtjen në kontroll të shtetasve me precedent kriminal me këtë tendencë, si dhe forcimin e bashkëpunimit me agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit brenda dhe jashtë vendit, padyshim dhe me qytetarët.
Gjithashtu, do të punohet intensivisht për evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike, nëpërmjet llambave, identifikimin dhe arrestimin e individëve dhe grupeve që importojnë fara, si dhe të financuesve të kësaj veprimtarie kriminale.
Në përfundim, dua të theksoj se Policia e Shtetit mbetet plotësisht e përkushtuar për të rritur më tej rezultatet dhe për të minimizuar çdo tentativë për kultivim të kanabisit.
Vendosmëria jonë është e qartë dhe e palëkundur.
Ne do të vazhdojmë të investojmë në teknologji dhe në forcimin e bashkëpunimit me partnerët tanë ndërkombëtarë, në veçanti me Policinë italiane dhe me GDF-në që kryen monitorim nga ajri, sepse kjo është rruga e vetme që garanton sukses afatgjatë.
Shpreh mirënjohjen time për qeverinë italiane, për Ministrinë e Brendshme të Italisë, Bashkimin Europian, ambasadën italiane në Tiranë, Guardia di Finanza-n, si dhe për të gjithë kolegët që kontribuojnë në këtë partneritet të rëndësishëm.Top Channel