Tag: vitit

  • Anëtarët e ekuipazhit të Pakistan Airlines ‘zhduken’ në Kanada, rasti i tretë këtë vit

    Anëtarët e ekuipazhit të Pakistan Airlines ‘zhduken’ në Kanada, rasti i tretë këtë vit

    Pakistan Airlines po regjistron një trend në rritje të “zhdukjeve” të anëtarëve të ekuipazhit të tyre në Kanada.

    Një asistente fluturimi, incidenti i tretë i tillë brenda një viti, nuk hipi në fluturimin Toronto-Lahore të planifikuar për 19 nëntor.
    Sipas PIA-s (Pakistan International Airlines), asistentja e fluturimit nuk u paraqitën në detyrë në fluturimin e kthimit. Kur u kontaktua nga menaxhmenti i linjës ajrore, ajo përmendi shëndetin e dobët si arsye të mungesës.
    Një zëdhënës i PIA-s tha se rasti është nën hetim: “Do të merren masa të departamentit kundër asistentes së fluturimit në rast të zhdukjes së paligjshme”, tha zëdhënësi. Rasti i asistentes të fluturimit i shtohet listës në rritje të anëtarëve të ekuipazhit të PIA-s që kanë përdorur ndalesat në Kanada si një mundësi për t’u arratisur, duke përmendur shpesh presionet ekonomike dhe rrugët e azilit të vendit si motive.
    Zhdukjet e anëtarëve të ekuipazhit të PIA-s në Kanada janë bërë gjithnjë e më të shpeshta. Në tetor 2024, një anëtar i ekuipazhit të kabinës me bazë në Islamabad u zhduk gjatë një ndalese në Toronto.
    Në mars të vitit 2024, një asistente fluturimi 47-vjeçare e PIA-s u zhduk në mënyrë të ngjashme në Kanada.
    Në shkurt të vitit 2024, një anëtar tjetër i ekuipazhit që mbërriti në Toronto nga Islamabadi nuk u paraqit për fluturimin e kthimit.
    PIA raportoi se tetë anëtarë të ekuipazhit u zhdukën në Kanada midis viteve 2022 dhe 2023, një rritje që zyrtarët e lidhën me politikat relativisht liberale të azilit të Kanadasë.
    Deri në fillim të vitit 2024, totali ishte rritur në 10, përfshirë dy asistente të tjera fluturimi, të cilat të dyja u zhdukën në shkurt të vitit 2024.

    Top Channel

  • Çfarë i parapriu arrestimit të Bolsonaros dhe çfarë dyshimesh ka në lidhje me Hungarinë, SHBA-në dhe Argjentinën?

    Çfarë i parapriu arrestimit të Bolsonaros dhe çfarë dyshimesh ka në lidhje me Hungarinë, SHBA-në dhe Argjentinën?

    Ish-presidenti brazilian Jair Bolsonaro është pas hekurave. Mediat braziliane raportojnë se arratisja e tij nga arresti shtëpiak u pengua.

    Herët këtë mëngjes, policia e mori Bolsonaron nga shtëpia e tij ku kishte qëndruar për më shumë se dhjetë muaj.

    Në shtator, ai u dënua me 27 vjet burg për përmbysjen e demokracisë së Brazilit , domethënë për përpjekjen për grusht shteti pasi u mund në zgjedhjet presidenciale të vitit 2022.

    Të premten, apeli i tij për të vuajtur dënimin në arrest shtëpiak u refuzua dhe ai pritej të transferohej së shpejti në burg.

    Megjithatë, procedura u përshpejtua pasi djali i Bolsonaros u bëri thirrje qytetarëve të mblidheshin para shtëpisë dhe të luftonin deri në fund.

    “Ju ftoj në vigjilje për babanë tim, për shëndetin e tij, për kthimin e demokracisë në vendin tonë. Do t’i kërkojmë Zotit të zbatojë drejtësinë e tij sepse kjo ka të bëjë me persekutimin e të pafajshmëve. Unë po ju pres. Fuqia juaj do ta çlirojë Brazilin. Ejani dhe luftoni”, tha djali i tij, Flavio.

    Në urdhër-arrestin, siç raportohet nga mediat braziliane, Bolsonaro dyshohet se është përpjekur të heqë byzylykun elektronik. Sipas raportimeve, plani ishte që gjatë tubimit përpara shtëpisë, ish-presidenti të ikte në ambasadën amerikane ose argjentinase, e cila do t’i ofronte strehim.

    “Pati një shkelje të pajisjes elektronike për monitorimin e të akuzuarit në orën 00:08. Informacioni tregon qëllimin e të dënuarit për të thyer nano-pajisjen elektronike me qëllim që të siguronte suksesin e arratisjes së tij , gjë që do të lehtësohej nga konfuzioni i shkaktuar nga protesta e thirrur nga djali i tij”, thuhet në urdhër-arrest.

    Vendimi përmend gjithashtu faktin se ambasada amerikane është 15 minuta larg me makinë nga shtëpia e Bolsonaros.

    Trump e quajti vendimin kundër ish-presidentit të Brazilit një gjueti shtrigash.

    Gjykata njoftoi më parë se gjeti një letër në telefonin e Bolsonaros që ai donte t’ia dërgonte presidentit të Argjentinës dhe t’i kërkonte azil në atë vend.

    Interesante është se Bolsonaro kaloi dy netë në ambasadën hungareze në shkurt të vitit 2024, pasi autoritetet i konfiskuan pasaportën. Dhe më pas lindi dyshimi se ai u përpoq të merrte ndihmë nga një aleat tjetër – Viktor Orbán.

    Bolsonaro, atëherë presidenti aktual, humbi ngushtë zgjedhjet e vitit 2022 me 49.1 përqind të votave krahasuar me 50.9 përqind të Lula da Silva-s. Ai nuk e pranoi këtë dhe deklaroi se zgjedhjet ishin të vjedhura.

    Kjo u pasua nga protesta nga mbështetësit e Bolosonarit, të cilët ngritën kampe para objekteve ushtarake, dhe përfundimisht budallenjtë e sjellë me autobusë sulmuan Kongresin, Gjykatën Supreme dhe pallatin presidencial në Brasilia.

  • Shenjat e Horoskopit që do të gjejnë dashurinë deri në fund të vitit

    Shenjat e Horoskopit që do të gjejnë dashurinë deri në fund të vitit

    Për disa shenja të horoskopit, fundi i vitit 2025 i rezervon surpriza të mëdha në planin sentimental.
    Pas periudhave të vështira, dilemave dhe pritjeve të gjata, dashuria e vërtetë është gati të trokasë në derë. Yjet paralajmërojnë se tre shenja do të përjetojnë një romancë të fuqishme, të qëndrueshme dhe krejt ndryshe nga gjithçka që kanë provuar më parë. Më poshtë janë shenjat që do të jetojnë historinë më të bukur të dashurisë së jetës së tyre.
    Shigjetari

    Për shigjetarin, kapitulli i ri në dashuri është më afër se kurrë. Pas një periudhe të gjatë kërkimi dhe luftimesh të brendshme, më në fund po hapet një mundësi e ndritur. Një person i lidhur me jetën profesionale do të luajë rol kyç në këtë ndryshim pozitiv, duke ndikuar në nisjen e një romance të re. Emocionet do t’ju pushtojnë, dëshira për aventurë do të rritet dhe do të ndiheni gati të përjetoni një lidhje të sinqertë, të lirë dhe plot pasion.
    Binjakët
    Për binjakët, fundi i vitit sjell një “shpërthim” të vërtetë emocionesh. Dhjetori do të jetë muaji më i fortë në aspektin e ndjenjave. Universi ju fton të hapni derën për romancën dhe të lini mënjanë mendimet e tepërta që shpesh ju pengojnë të shijoni momentin. Mos e komplikoni dashurinë, kur ajo shfaqet, thjesht ecni përpara. Dorë për dore, pa analiza të lodhshme. Relaksohuni dhe lëreni rrjedhën t’ju çojë drejt një lidhjeje të bukur.
    Demi
    Edhe pse demi është lodhur së luftuari në jetën sentimentale, kthesa e madhe po vjen. Është koha të lini pas njohjet e gabuara dhe të zgjoni energjinë tuaj të brendshme. Hapni rrethin shoqëror, takoni njerëz të rinj dhe mos hezitoni të dilni nga rutina. Sharmi dhe karizma juaj do të jenë më të forta se kurrë. Argëtimi, udhëtimet dhe eksperiencat e reja do t’ju çojnë drejt dikujt që më në fund do të dijë t’ju dashurojë siç meritoni.

  • Batakçinj ka shumë, por a e dini cili ishte ai i Revolucionit Francez?

    Batakçinj ka shumë, por a e dini cili ishte ai i Revolucionit Francez?

    Ka gjithmonë nga ata njerëz që shohin mundësi në çdo lloj kaosi që shpërthen.  Shkatërrimi i rendit të vjetër, krijon boshllëqe që kanë nevojë të mbushen, dhe “burrat e vizionit” nuk shohin askënd më të mirë se sa veten e tyre. Natyrisht, kjo kërkon edhe një fleksibilitet të caktuar moral.

    Një gatishmëri për të lënë pas besimet e vjetra, dhe për të përqafuar edhe më më zell ato të reja.

    Gjatë Revolucionit Francez pati shumë burra të tillë. U ngritën dhe u rrëzuan nga pushteti, por pak ishin aq të suksesshëm sa Zhozef Fushe.

    Fushe lindi në fshatin e vogël Lë Pelerin në Francën Perëndimore më 21 majin e vitit 1759. I ati Zhyljen Fushe ishte një tregtar skllevërësish. Operonte në periferi të qytetit–port të Nantës. Ai blinte skllevër në Afrikë, i dërgonte ata në Amerikë, ku shiteshin në këmbim të mallrave luksoze për kohën sikurse ishte sheqeri.

    Për shkak të fitimeve të mëdha Fusheja i madh, bleu një plantacion skllevërish në Santa Domingo. Ishte një burim të qëndrueshëm të ardhurash, deri kur ai vdiq papritmas në vitin 1771. I riu Zhozef Fushe, shpresonte në fillim të bëhej tregtar si i ati, por shëndeti i tij i dobët e pengoi.

    Në vend të kësaj, ai iu përkushtua studimit. U regjistruaa në Nantë, falë ndihmës së Kishës. Konkretisht urdhrit të njohur fetar të Oratorianëve. Fushe tregoi aftësi të mira në mësimdhënie. U dërgua në Paris për studime të mëtejshme. Në moshën 23–vjeçare u bë mësues i shkencës, dhe vazhdoi këtë karrierë për 5-6 vitet e ardhshme.

    Gjatë asaj kohe u bë një Frimason, teksa u njoh me avokatin dhe akademikun e njohur nga Arrasi, Maskimilian Robespierin. Ata ishin që të dy të bindur mbi nevojën e një reformë politike urgjente politike. Korrupsioni i fisnikërisë dhe problemi i pabarazisë sociale, po e çonin Francën drejt humnerës.

    Në korrikun e 1789–ës, një turmë pushtoi kështjellën-burg të Bastijës në periferi të Parisit, filloi zyrtarisht rënia në greminë e vendit. Në atë kohë, Fushe u bë anëtar i Klubit Jakobin. Ishte kjo një parti politike me pikëpamje anti-monarkiste dhe anti–klerikale

    Popullsia e Nantës e donte shumë Klubin jakobin. Por Oratorianët ishin të frikësuar. Në verën e vitit 1792, monarkia u rrëzua. Dhe një nga aktet e para të Asamblesë Franceze, ishte shpërndarja zyrtare e të gjitha organizatave të kishave brenda Francës, përfshirë urdhrin e Oratorianëve.

    Fushe i la në baltë mentorët e tij. Karriera e tij akademike kishte mbaruar, por ajo politike sapo kishte nisur. Përvoja e mëparshme e nxiti të bëhej pjesë e Komitetit të Arsimit Publik, ku fillimisht u rreshtua me fraksionin zhirondin të Jakobinëve. Kjo ishte për të logjike, pasi ata ishin fraksioni më i madh brenda partisë.

    Në fillim, zhirodinët e kundërshtuan rrëzimin e mbretit, pasi ata ishin në favor të një monarkie kushtetuese, dhe jo një republike. Kur Luigji XVI u shpall fajtor nga Asambleja për tradhti kombëtare, ata kërkuan faljen e jetës së tij. Edhe konvertimin e dënimit kapital në burgim të përjetshëm.

    Fushe besonte se mbreti duhet të vdiste, ndaj ai iu bashkua fraksionit të montanjarëve. Për të rezutoi të ishte sërish lëvizja e duhur. Deri në fund të atij viti, udhëheqja e zhirondinëve do të pësonte fatin e zi të mbretit. Ekzekutimin me prerje koke në gijotinë. Fjalimet e zjarrta të Fushëse pro ekzekutimit të mbretit, e bënë atë famëkeq jashtë vendit. Por por nga ana tjetër e rritën ndjeshëm popullaritetin e tij brenda Francës.

    Atij iu ngarkua detyra e shtypjes së forcave kundërrevolucionare. Revolta të ashpra kishin shpërthyer në provincat e Vandesë dhe Bretanjës. Trupat ushtarake po shtypnin rebelët. Fusheja përdori kompecetencat e jashtëzakonshme që iu dhanë për të ekzekutuar cilindo që dyshohej se simpatizonte kryengritësit.

    Metoda ishte brutale. Për drejtuesit e Republikës, Fushe ishte tashmë njeriui gatshëm të bënte gjithçka që duhej për të çuar në fund një punë. Në vjeshtën e vitit 1793, njeriu që kishte mësuar në një urdhër fetar të krishterë, u bë një nga liderët e përpjekjes për të de-kristianizuar Francën.

    Në fillim Republika e toleroi Kishën, por refuzimi i saj për të hequr dorë nga privilegjet e vjetra, çoi në përplasje të vazhdueshme mes palëve. Ndërkohë, sekuestrimi i pasurisë së Kishës, ishte edhe një mënyrë e thjeshtë për të mbledhur fonde, të cilat i duheshin revolucionarëve.

    Kështu Krishterimi u zëvendësua me Kultin e Arsyes. Fushe shkatërroi kishat, dërrmoi statujat fetare dhe kryqet. Urdhëroi që të gjitha varrezat të kishin vetëm një mbishkrim të thjeshtë në krye të tyre.”Vdekja është një gjumë i përjetshëm!”.

    Gjakderdhja me e madhe gjatë rebelimit ndodhi në Lion. Në gushtin e vitit 1793, ky qytet u rebelua hapur kundër Republikës. Dy muaj më vonë ai u pushtua, dhe Komisioni për Sigurinë Publike dërgoi dy përfaqësues, njëri prej të cilëve ishte Fushe.

    Ai mendonte se gijotina ishte shumë e ngadaltë, ndaj vuri në zbatim një metodë të re, që i dha atij pseudonimin e “Muskëtjeri i Lionit”. Ata që dënoheshin me vdekje, lidheshin me zinxhirë së bashku në grupe, dhe masakroheshin duke u qëlluar në mënyrë të përsëritur me topa. Ata që mbeteshin gjallë, vriteshin nga ushtarët me bajoneta.

    Familjen e të dyshuarve, përfshirë fëmijët, ishin midis atyre që u ekzekutuan me këtë metodë mizore. Pasi u vranë qindra njerëz, pati shumë ankesa zyrtare nga të vetët, dhe Fushe u detyrua të kalojë në një formë më “normale”. Atë të skuadrës së pushkatimit. Në total në Lion u ekzekutuan afro 2.000 njerëz.

    Fushe shkroi:Terrori, është sot rendi i ditës. Ne po derdhim shumë gjak të papastër, por është detyra jonë ta bëjmë këtë për hir të njerëzimit!”. Fushe u rikthye në Paris, ku zbuloi se Robespieri e kishte zëvendësuar Kultin e Arsyes me Kultin e Qenies Supreme.

    Fushe u tall publikisht me Kultin e ri. Një punë kjo me rrezik të madh, pasi disa nga arkitektët më të shquar të Kultit të Arsyes, ishin ekzekutuar për të njëjtën arsye. Kur Robespieri u përpoq ta dëbonte Fushenë nga Klubi Jakobin (një prelud i qartë për një gjykim dhe ekzekutim me vdekje), ishte vetëm mbrojtja e Pol Barrasit, ajo që i shpëtoi jetën në ato momente.

    Dhe në vend se të dëbohej nga Klubi Jakobin ai arriti të bëhet presidenti i tij. Shumëkush e dinte se Fushe vazhdonte të ishte kundër Robespierit. Rënia e tij shihej si shumë e shpejtë. Por kur u frikësua se do të fillonte një spastrim tjetër, aleati i tij Lui Sent Zhyst mbajti një fjalim të zjarrtë, duke e denoncuar Robespierin si tradhtar dhe tiran.

    Ai kërkoi nga Asambleja arrestimin dhe ndëshkimin e tij. Rrobespieri u përpoq të shpëtonte, por u kap, u gjykua dhe u ekzekutua. Me vdekjen e tij, Fushe shpëtoi sërish. Edhe një herë, ai kishte me vete fatin dhe kohën. Shumë nga liderët e tjerë të revolucionit përfunduan pak më vonë në gijotinë për mizoritë e tyre gjatë kohës së Terrorit. Por Fushe i shpëtoi sërish vdekjes për shkak të përfshirjes së tij në komplotin Termidorian.

    Fushe u arrestua, por shmangu çdo gjyq para amnistisë së përgjithshme që u miratua. Ka disa që mendojnë se kjo ishte një dredhi e tij, dhe se ai i spiunoi shokët tek Direktorati për të shpëtuar kokën e vet. Më vonë arriti të sigurojë një kontratë fitimprurëse për furnizimin e ushtrisë franceze, e cila i dha mundësi të vërë mënjanë një pasuri personale të madhe.

    Në vitin 1799 u konsiderua si i rehabilituar, dhe u emërua Ministër i Policisë. Një nga masat e tij të para ishte shpërbërja e plotë e Klubit Jakobin, dhe arrestimi i të gjithë atyre që shpërndanin trakte kundër qeverinë. Kur u duk se Direktorati i kishte ditët e numëruara,Fushe u rreshtua në krah të  Napoleon Bonapartit.

    Ai qëndroi qëllimisht pasiv gjatë grushtit të shtetit që ndërmorri Napoleoni, duke shpresuar që të mbetej në postin e Ministrit të Policisë. Fushe sabotoi 2 komplote kundër Napoleonit në qershorin e vitit 1800. Por përpjekjet e tij për të mbrojtur miqte e tij jakobinë, çuan në acarimin e marrëdhënieve midis të dyve, dhe ai u shkarkua nga posti i ministrit në vitin 1802.

    Gjithsesi, Fushe mbante një rrjet spiunësh, përmes të cilëve sabotoi një komplot tjetër kundër Napoleonit në vitin 1804. Veprim për të cilin më vonë do të pendohej. Si shpërblim Napoleoni e bëri sërish Ministër të Policisë. Në vitin 1808 Napoleon vlerësoi besnikërinë e Fushesë duke i dhuruar titullin Duka i Otrantos.

    Fanatiku i dikurshëm i Revolucionit, që kishte derdhur aq shumë gjak në emrin e tij, mbante tani një titull që ishte vetëm një hap poshtë atij të mbretit. Ai ishte momenti kur Fushe nisi të delirojë. Ta shohë veten si një partner në drejtimin e vendit. Napoleoni nuk njihte partnerë, por vetëm vartës.

    Me sjelljen e tij, telashet ishin të pritshme. Në fillim të 1810, Napoleoni zbuloi se Fushe kishte nisur negociatat sekrete me britanikët për paqe përpara atij vetë. Perandori u tërbua, por Fushe shpëtoi vetëm falë ndërhyrjes së motrës së Napoleonit, Elizës. Duke dashur ta mbajë larg Francës, Napoleoni e bëri atë guvernator të “provincave ilirike”. (Sllovenisë, Kroacisë, pjesë të Austrisë dhe territoreve të tjera përreth kësaj zone).

    Fushe u përpoq të çmontonte sistemin e bujkrobërisë. U plagos kur ushtria austriake e pushtoi atë. Ai u bë edhe njëherë Ministër i Policisë, gjatë sundimit të shkurtër të “Njëqind ditëve”, kur Napoleoni u arratis nga Elba dhe u rikthye në Francë. Fushe luajti si gjithmonë me të dyja palët. Ishte në bisedime të fshehta me austriakët, ndërsa siguronte mbrojtjen e kryeqytetin për llogari të Perandorit.

    Pas betejës së Vaterlosë, ai veproi si ndërmjetës në negociatat që u zhvilluan, duke shpresuar të bëhej kryeministër nën regjimin e ri. Por atë post e mori Taljerani. Fushe u detyrua të kënaqej sërish me pozicionin e tij historik të Ministrit të Policisë. Fushe fajësohet për hakmarrjen ndaj atyre që kishin mbështetur rikthimin e Napoleonit në pushtet.

    Në mënyrë të veçantë për ekzekutimin e Marshallit Mishel Nej, një njeri që konsiderohej nga shumë francezë si një hero i vërtetë. Por qëndrimi i tij në pushtet nuk zgjati shumë. Pasi u shkarkua nga posti i ministrit, ai u caktua me detyrën e ambasadorit në Saksoni.

    Një amnisti e vitit 1816 ndaj mbështetësve të Napoleonit, përjashtoi në mënyrë specifike dy grupime:familjen Bonapart, dhe ata që kishin votuar për dënimin me vdekje të Luigjit XVI. Fushe u detyrua të mërgonte, duke u strehuar në Trieste në Itali. Aty edhe vdiq pa lavdi në vitin 1820, në moshën 61–vjeçare./ HistoryToday

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    BASRI ÇAPRIÇI: KONTRIBUTI IM PËR REVOLUCIONIN ËSHTË ZERO

  • Rritet volumi tregtar nga porti i Durrësit, importet rriten me 27% krahasuar me një vit më parë

    Rritet volumi tregtar nga porti i Durrësit, importet rriten me 27% krahasuar me një vit më parë

    Porti i Durrësit ka mbyllur dhjetëmujorin e parë të vitit me shifra rekord, duke shënuar rritje në çdo tregues kryesor të aktivitetit.

    Sipas të dhënave zyrtare, në periudhën janar–tetor 2025 në port janë përpunuar mbi 3.2 milionë tonë mallra, një rritje prej 7.28% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, e cila përkthehet në rreth 219 mijë tonë mallra më shumë.
    Nga volumi total i mallrave, 2,442,518 tonë përfaqësojnë mallra të importuara, ndërsa 783,478 tonë janë mallra të eksportuara drejt tregjeve ndërkombëtare. Rritja e importeve me 27% tregon zgjerimin e kërkesës së brendshme dhe demonstron rolin e Portit të Durrësit si një qendër e qëndrueshme furnizimi dhe distribucioni.
    Edhe sektori i konteinerëve, sipas APD-së, ka shënuar rritje të ndjeshme. Gjatë dhjetëmujorit janë përpunuar 189,835 TEU, 15% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2024. Ky tregues pasqyron intensifikimin e flukseve të mallrave të konteinerizuara dhe rritjen e eficiencës së zinxhirit të furnizimit.
    Lëvizja e pasagjerëve ka ruajtur një ritëm të qëndrueshëm rritjeje. Në total, 694,310 udhëtarë kanë përdorur Portin e Durrësit nga janari në tetor, ose 11,597 më shumë se një vit më parë. Prej tyre, 325,507 kanë hyrë në vend, ndërsa 368,803 janë larguar drejt porteve italiane. Ky fluks tregon rritje prej 5% dhe konfirmon Portin e Durrësit si një nga portat kryesore turistike dhe të lëvizjes së pasagjerëve në vend.
    Gjatë dhjetëmujorit janë regjistruar gjithashtu 1,764 anije tregtare dhe mjete të tjera lundruese, një tregues i qartë i intensitetit operativ dhe i kapaciteteve të rritura të përpunimit.
    “Durrësi vijon të mbetet nyja më e rëndësishme detare dhe logjistike e Shqipërisë, duke përmbushur me eficiencë kërkesat e tregut, duke siguruar standarde të larta operimi dhe duke ndjekur një tendencë të vazhdueshme rritjeje që konfirmon rolin e tij strategjik në zhvillimin ekonomik të vendit dhe në integrimin me rrjetet rajonale e ndërkombëtare të transportit”, thuhet në njoftimin e APD-së.

    Top Channel

  • Rritet volumi tregtar nga porti i Durrësit, importet rriten me 7.28% krahasuar me një vit më parë

    Rritet volumi tregtar nga porti i Durrësit, importet rriten me 7.28% krahasuar me një vit më parë

    Porti i Durrësit ka mbyllur dhjetëmujorin e parë të vitit me shifra rekord, duke shënuar rritje në çdo tregues kryesor të aktivitetit.

    Sipas të dhënave zyrtare, në periudhën janar–tetor 2025 në port janë përpunuar mbi 3.2 milionë tonë mallra, një rritje prej 7.28% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, e cila përkthehet në rreth 219 mijë tonë mallra më shumë.
    Nga volumi total i mallrave, 2,442,518 tonë përfaqësojnë mallra të importuara, ndërsa 783,478 tonë janë mallra të eksportuara drejt tregjeve ndërkombëtare. Rritja e importeve me 27% tregon zgjerimin e kërkesës së brendshme dhe demonstron rolin e Portit të Durrësit si një qendër e qëndrueshme furnizimi dhe distribucioni.
    Edhe sektori i konteinerëve, sipas APD-së, ka shënuar rritje të ndjeshme. Gjatë dhjetëmujorit janë përpunuar 189,835 TEU, 15% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2024. Ky tregues pasqyron intensifikimin e flukseve të mallrave të konteinerizuara dhe rritjen e eficiencës së zinxhirit të furnizimit.
    Lëvizja e pasagjerëve ka ruajtur një ritëm të qëndrueshëm rritjeje. Në total, 694,310 udhëtarë kanë përdorur Portin e Durrësit nga janari në tetor, ose 11,597 më shumë se një vit më parë. Prej tyre, 325,507 kanë hyrë në vend, ndërsa 368,803 janë larguar drejt porteve italiane. Ky fluks tregon rritje prej 5% dhe konfirmon Portin e Durrësit si një nga portat kryesore turistike dhe të lëvizjes së pasagjerëve në vend.
    Gjatë dhjetëmujorit janë regjistruar gjithashtu 1,764 anije tregtare dhe mjete të tjera lundruese, një tregues i qartë i intensitetit operativ dhe i kapaciteteve të rritura të përpunimit.
    “Durrësi vijon të mbetet nyja më e rëndësishme detare dhe logjistike e Shqipërisë, duke përmbushur me eficiencë kërkesat e tregut, duke siguruar standarde të larta operimi dhe duke ndjekur një tendencë të vazhdueshme rritjeje që konfirmon rolin e tij strategjik në zhvillimin ekonomik të vendit dhe në integrimin me rrjetet rajonale e ndërkombëtare të transportit”, thuhet në njoftimin e APD-së.

    Top Channel

  • Në parim miratohet projektbuxheti 2026/ Seanca maratonë në Kuvend, 83 votat e PS, opozita votoi kundër

    Në parim miratohet projektbuxheti 2026/ Seanca maratonë në Kuvend, 83 votat e PS, opozita votoi kundër

    Kuvendi miratoi në parim në orët e para të mëngjesit të së enjtes, projektbuxhetin 2026 si edhe 8 projektligjet që përbëjnë paketën fiskale për vitin e ardhshëm.
    Projektbuxheti i vitit 20226 mori 83 votat pro të shumicës socialiste. Ndërsa 32 deputetë të opozitës votuan kundër. Projektbuxheti i vitit 2026 parashikon 886 miliardë lekë, ose 8.8 miliardë euro.

  • ‘Shërbime më të mira shëndetësore’, Sala: Buxheti nis të adresojë problematikat

    ‘Shërbime më të mira shëndetësore’, Sala: Buxheti nis të adresojë problematikat

    Ministrja e Shëndetësisë Evis Sala ka prezantuar në Kuvend buxhetin e vitit 2026 për shëndetësinë dhe deklaroi se ky buxhet synon adresimin e sfidave dhe problemeve.
    Sala tha se për vitin 2026 për shëndetësinë ka një buxhet 109 miliardë lekë ku fokusi është lufta kundër kancerit me një fond prej 15 milionë eurosh dhe programi për kujdesin social 27.7 miliardë lekë.
    Ministrja deklaroi se për hërë të parë në vitin 2026 do të ofrohen trombektomia, rikonstruksioni i gjirit dhe transplant i kornesë., vaksinimi HPV për djemtë, vaksinimi falas kundër gripit për gratë shtatzëna, fëmijët, të moshuarit.
    “Buxheti i vitit 2026 për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale është udhëhequr nga një parim i vetëm: Forcimi i sistemit të kujdesit shëndetësor dhe mirëqenies sociale, me në qendër pacientin, qytetarin dhe çdo individ në nevojë.
    Qëllimi ynë është i thjeshtë dhe i panegociueshëm: shërbime më të mira shëndetësore dhe një sistem më i fortë, mirëqenie sociale për çdo shqiptar.
    Sot jemi vendi me mesataren e jetëgjatësisë më të lartë, me 79 vjeç përkundrejt 75 të rajonit.
    Mortaliteti i fëmijëve nën 5 vjeç ka rënë ndjeshëm: nga 20 për 1000 lindje në vitin 2005 në 9 për 1000 lindje në vitin 2023.
    Për të njëjtën periudhë, mortaliteti i nënave gjatë lindjes është përgjysmuar, nga 12 në 7 për 100 000 lindje.
    Gjatë dekadës së fundit qeveria ka bërë përmirësime të dukshme në rritjen e pagave, në infrastrukturën spitalore.
    Ka edhe sfida pasi rritja e moshës së popullsisë ka rritur sëmundjet kardiovaskulare, pulmonare, tumorale.
    Buxheti i vitit 2026 fillon të adresojë një sërë problemesh: rritja e pagave të mjekëve, transpalnti i kornesë, infrastruktura spitalore etj.
    Ka rritje më 22% të fondit social.
    Duke u ndalur në shifrat konkrete, buxheti prej 108.8 miliardë lekësh për vitin 2026 financohet nga:
    buxheti i shtetit në masën 75% (ose 82.5 miliardë lekë)
    kontributet e sigurimeve shëndetësore në masën 25% (ose 26.3 miliardë lekë)
    Ky buxhet zë 12.3% të buxhetit të shtetit ose 3.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe ka një rritje prej afro 4.2% krahasuar me vitin 2025.
    Lufta kundër kancerit mbetet sfida më e madhe përmes një fondi prej 15 milionë eurosh shtesë, nga depistimi deri të trajtimi i avancuar. Po i mundësojmë çdo pacienti një dosje online për të rritur cilësinë e shërbimit.
    Shqipëria do të ketë Institutin e Kancerit.
    Përmes buxhetit të vitit të ardhshëm për herë të parë do të ofrohet trombektomia, rikonstruksioni i gjirit dhe transplant i kornesë.
    Do të trajtohen 320 mijë pacientë në spitale qendrore dhe rajonale.
    Check Up falas, vaksinimi HPV për djemtë për herë të parë, vaksinimi kundër gripit falas për gratë shtatzëna, të moshuarit dhe fëmijët.
    Do të përmirësohet shërbimi i urgjencës me pajisje të reja spitalore.
    Do të kemi një skemë transparente të kontributeve shëndetësore.
    Çdo spital do të ketë autonominë e vet”, tha Sala.
    Në fokus të buxhetit të qeverisë do të jenë edhe burimet njerëzore dhe për vitin 2026 do të ketë rritje pagash për 19 mijë profesionistë dhe do të punohet për të sjellë profesionistë shqiptarë nga jashtë.
    “Asnjë nismë dhe program qeveritar nuk mund të jetë sukses pa mjekët dhe personelin, në vitin 2026 do të rrisim pagat për 19 mijë profesionistë.
    Në vitin 2026 do të punojmë për një mekanizëm për të sjellë profesionistë shqiptarë nga jashtë.
    Krahas shëndetësisë do të konsolidojmë mbrojtjen sociale dhe integrimin pjesë e kapitullit të “Themelorëve”.
    33% e zë program i kujdesit social. Programi për kujdesin social është 27.7 miliardë lekë.
    Buxheti 2026 nuk është grup shifrash por investim të dinjiteti, modernizimi, mbështetje e profesionistëve, përafrimi me standardet e BE-së”, deklaroi ministrja.

  • Astrologët: Për këto 3 shenja të horoskopit nisin 30 ditët më me fat të vitit

    Astrologët: Për këto 3 shenja të horoskopit nisin 30 ditët më me fat të vitit

    Tre shenja të zodiakut po hyjnë në periudhën e tyre më të favorshme të vitit. Astrologët thonë se për këto shenja nis tani një dritare 30-ditore ku energjia hapet, rrethanat përputhen dhe fati duket se punon në favor të tyre. 
    Gjatë kësaj kohe, Dielli ndriçon pikën më të fortë të hartës së tyre astrologjike, duke rritur qartësinë, besimin dhe potencialin. Rezultatet vijnë më shpejt, vendimet marrin formë dhe jeta rrjedh me lehtësi. 
    Megjithatë, ekspertët nënvizojnë se fati funksionon vetëm kur e ndjekim. Kjo periudhë shihet si moment ideal për të marrë vendime të rëndësishme, për të kërkuar atë që ju takon, për të hapur rrugë të reja dhe për të bërë hapat që janë shtyrë prej kohësh. 
    Shenjat që do të përjetojnë 30 ditët më me fat të vitit 
    Dashi 
    Për Dashin, nis një fazë ku pengesat zhbëhen njëra pas tjetrës. Dielli ngrihet në pikën më të fuqishme të hartës së tyre, duke sjellë energji që përkthehet në rezultate të prekshme. Planet e vonuara marrin jetë, mundësitë shfaqen papritur dhe njerëzit e duhur dalin në skenë në momentin ideal. Vetëbesimi forcohet, ndërsa prania e tyre shoqërore bëhet më e dukshme se kurrë. Një vendim i vogël impulsiv mund të ndryshojë rrjedhën e muajve në vijim.
    Gaforrja 
    Gaforrja e përjeton fatin në mënyrë të qetë, por të thellë. 30 ditët e ardhshme sjellin qartësi emocionale dhe një lloj freskie që i jep kuptim situatave të mjegullta. Marrëdhëniet zbuten, intuita forcohet dhe vendimet bëhen më të sigurta. Çështjet familjare, shtëpia, financat dhe stabiliteti personal gjejnë zgjidhje që deri dje dukeshin të vështira. Kjo periudhë premton paqe, rikthim të ekuilibrit dhe stabilizim të rrugës përpara. 
    Shigjetari 
    Shigjetari hyn në një cikël plot ritëm, ide të reja dhe mundësi të papritura. Energjia rritet ndjeshëm, duke sjellë hapje profesionale, bashkëpunime, udhëtime apo ndryshime që i japin drejtim të ri jetës së tyre. Tridhjetë ditët e ardhshme kërkojnë vetëm një gjë: t’i besojnë instinktit dhe të thonë “po” aty ku më parë hezitonin. Edhe një hap i vogël mund të hapë kapitull të ri plot përvoja dhe përparim. 

  • Nga falja e mbi 1 mld euro detyrime tek marrëveshja për tatimin../ Ja si do të funksionojë paketa e paqes fiskale?

    Nga falja e mbi 1 mld euro detyrime tek marrëveshja për tatimin../ Ja si do të funksionojë paketa e paqes fiskale?

    Dy projektligjet e ‘paqes fiskale’, që po debatohen më së shumti në seancën plenare, parashikojnë përveç fshirjes së borxheve më të vjetra se 10 vjet, lehtësohen detyrimet më të reja, si dhe do të negociohet fitimi mes biznesit dhe tatimeve. 
    Projektligji i hartuar nga Ministria e Financave për “Marrëveshjen e Paqes Fiskale”,  ku përfitues do të jenë të gjitha bizneset e mëdha, që nuk përfitojnë nga normat e reduktuara tatimore, nuk kanë detyrime të papaguara dhe nuk janë të dënuar me vendim të formës së prerë dhe nuk janë subjekt hetimi nga administrata tatimore. 
    SI DO TË FUNKSIONOJË ‘TATIMI I DAKORDËSUAR” i parashikuar në projektligjin e “Marrëveshjes së Paqes Fiskale”? 
    Të gjitha bizneseve të mëdha me fitime mbi 14 milionë lekë që plotësojnë kriteret e sipërcituara, tu jepet mundësia që të bëjnë një marrëveshje me tatimet, dhe të përfitojnë lehtësi fiskale. 
    “Këta tatimpagues, nëpërmjet një marrëveshjeje të veçantë me administratën tatimore, do të kenë mundësi të përcaktojnë paraprakisht bazën e tatueshme dhe detyrimin përkatës tatimor për një vit, me mundësi rinovimi deri në dy vite të tjera”, thuhet në relacion. 
    Në nenin 5 të projektligjit thuhet se gjatë ‘Paqes Fiskale’, tatimpaguesit, mund të aplikojnë në e-filing për lidhjen e marrëveshjes së paqes fiskale. Ndërsa tatimi do të dakordësohet mbi një formulë, bazuar në fitimet e deklaruara dhe një marzh fitimi ekstra. 
    “Fitimi i tatueshëm i vlerësuar është fitimi i tatueshëm i vitit të mëparshëm i rritur me 18% në krahasim me fitimin e tatueshëm të vitit të paraardhës tatimor. Për çdo fitim të tatueshëm që tejkalon vlerën e parashikuar sipas pikës 2 të këtij neni, zbatohet norma tatimore prej 5%”, thuhet në nenin 5. 
    Pra mbi fitimin e deklaruar të një biznesi do të shtohet një marzh 18%, dhe çdo fitim që kalon pragun prej 18% do të tatohet me 5%. 
    Praktikisht një biznes me fitim 15 milionë lekë, këtë vit, i shtohet një marzh prej 18% ose 2.7 milionë lekë vitin tjetër, duke e çuar fitimin në 17.7 milionë lekë, që tatohet me 15%. Ndërsa çdo lekë mbi 17.7 milionëshin tatohet me 5%. 
    Tatimet pasi të bëjnë këtë llogari, do ua dërgojnë bizneseve që kanë pranuar marrëveshjen për të marrë aprovimin e tyre. 
    “Administrata tatimore,  përcakton  fitimin   e   tatueshëm   të  vlerësuar   në marrëveshje i cili është fitimi i tatueshëm i vitit të mëparshëm i rritur me 18% si marzh rritje i periudhës. Nëse fitimi i tatueshëm i subjektit do të rezultojë më i lartë sesa fitimi i parashikuar në marrëveshje, tejkalimi i fitimit të tatueshëm do të tatohet me normën 5%”, thuhet në relacionin e projektligjit. 
    KUR NDËRPRITET MARRËVESHJA E PAQES? 
    Marrëveshja me tatimet mund edhe të përfundojmë nëse tatimpaguesi nuk realizon rritjen me mbi 18% të fitimit të tatueshëm, pezullon aktivitetin, është në proces riorganizimi, nuk përmbush detyrimet ose kryen shkelje të përsëritura të detyrimeve tatimore. 
    Në projektligj thuhet se ‘Paqja Fiskale’ do të jetë në fuqi nga 1 janari 2026 deri në fund të vitit 2028. Përveç se do të synohet rritja e deklarimit të fitimeve, në projektligj specifikohet që bizneset amnistohet edhe nga kontrollet. 
    “Qëllimi i këtij ligji është të nxisë përmbushjen vullnetare të detyrimeve për tatimin mbi të ardhurat e korporatave ose tatimin mbi të ardhurat personale nga biznesi, përmes një marrëveshjeje njëvjeçare, kundrejt mos ushtrimit të kontrollit tatimor për këtë tatim gjatë vitit tatimor të marrëveshjes”, thuhet në nenin 2 të projektligjit. 
    SA BORXHE TË BIZNESEVE DO TË FSHIHEN? 
    Projektligji i dytë, pjesë e paketës së ‘Paqes Fiskale’, është ai “Për fshirjen e detyrimeve”, në varësi të vjetërsisë së tyre. Detyrimet e krijuara deri në 31 dhjetor 2014 fshihen automatikisht, me përjashtim të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Nga përllogaritjet rezulton se janë 1 miliardë euro borxhe që falen me vjetërsi mbi 10 vite, pa përfshirë detyrimet për sigurimet shoqërore. 
    Ndërsa borxhet e krijuara si doganore ashtu edhe tatimore nga 2015-2024 do të lehtësohen vetëm nëse paguhen detyrimet. 
    “Për detyrimet e periudhës nga 1 janar 2020 deri në 31 dhjetor 2024, fshirja e gjobave dhe kamatëvonesave është e kushtëzuar me pagesën e plotë të detyrimit brenda datës 31.12.2026”, thuhet në relacion. 
    Borxhi prej janarit të vitit 2015 deri më 31 dhjetor të vitit 2024, që arrin në vlerën e 84,4 miliardë lekë ose 844 milionë euro bashkë më gjobat e kamatëvonesat, pa përfshirë sigurimet shoqërore. 
    Për këto detyrime të kësaj periudhe, do të falet 50% e detyrimit nëse pjesa e mbetur paguhet me një këst brenda qershorit të 2026-ës. Kur ky kusht nuk realizohet do të falet 25% e borxhit nëse pjesa e mbetur prej 75% paguhet me këste mujore deri në fund të dhjetorit të vitit 2026. Në të dyja këto raste gjobat dhe kamatëvonesat thuhet në projektligj do të fshihen. 
    Kategoria tjetër me borxhe nga 1 janari 2020 e deri në fund të dhjetorit 2024, do të përfitojnë falje të gjobave dhe kamatave nëse i paguajnë të gjitha detyrimet tatimore brenda vitit 2026. Në total pas përfshirë detyrimet e papaguara të sigurimeve shoqërore, arrijnë në 51,5 miliardë lekë ose 515 milionë euro, bashkë me gjobat e kamatat. 
    Nga ky projektligj përfitojnë afro 207 mijë biznese, dhe në total borxhet tatimore dhe doganore që do të përfshihen në këtë skemë lehtësie arrin në rreth 211 miliardë lekë ose 2.1 miliardë euro. 
    Në projektligj është parashikuar që të gjithë bizneset që janë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë ose janë në proces gjyqësor apo hetimi për vepra penale në fushën tatimore ose doganore nuk do të përfitojnë nga fshirja e detyrimeve.