Tag: vitin

  • Buxheti i 2026, Presidenca e kënaqur edhe me 14 milionë lekë më pak. Manja- Financave: Këto që ia morët Presidentit, jepjani Autoritetit të Dosjeve

    Buxheti i 2026, Presidenca e kënaqur edhe me 14 milionë lekë më pak. Manja- Financave: Këto që ia morët Presidentit, jepjani Autoritetit të Dosjeve

    Radhën në komisionin e ‘Ligjeve’ për projektligjin për buxhetin e vitit 2026 e kishte institucioni i Presidencës.

    Përfaqësuesja e institucionit të Presidencës u shpreh se nuk ka kërkesa buxhetore për vitin e ardhshme, edhe posë një vit më parë buxheti u ul me 14 mln lekë.
    Ndërsa ish-ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja iu drejtua përfaqësueseve të ministrisë së Financave duk u thënës ‘këto që ia morët Presidentit, jepjani Autoritetet të Dosjeve (AIDSSH).
    Përfaqësuesja e institucionit të Presidencës: Sa i përket realizmit të buxhetit për vitin 2025, u miratua dhe struktura në dy kategori, gjatë 10 mujorit të parë realizmi i përgjithshëm i shpenzimeve arrit masën 82%. Për vitin 2026, buxheti është parashikuar ne nivel të qëndrueshëm. Parashikimet buxhetore parashikon në shpenzime për pagat e personalit, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore. Institucioni Presidencës nuk ka kërkesa buxhetore për vitin 2026. Planifikimi buxhetor për vitin 2026 synon garantimin e kushteve për ushtrimin e funksioneve institucionale.
    Ulsi Manja: Buxheti i Presidencës vjen me 14 mln lekë ulje. Merr 14 këtu dhe ço 12.6 te AIDSSH.

    Top Channel

  • ‘Merr 14 këtu, ço 12.6 atje’, replika e Manjës që bëri bujë në Komisionin e Ligjeve gjatë ndarjes së Buxhetit 2026

    ‘Merr 14 këtu, ço 12.6 atje’, replika e Manjës që bëri bujë në Komisionin e Ligjeve gjatë ndarjes së Buxhetit 2026

    Radhën në komisionin e ‘Ligjeve’ për projektligjin për buxhetin e vitit 2026 e kishte institucioni i Presidencës.

    Përfaqësuesja e institucionit të Presidencës u shpreh se nuk ka kërkesa buxhetore për vitin e ardhshme, edhe posë një vit më parë buxheti u ul me 14 mln lekë.
    Përfaqësuesja e institucionit të Presidencës: Sa i përket realizmit të buxhetit për vitin 2025, u miratua dhe struktura në dy kategori, gjatë 10 mujorit të parë realizmi i përgjithshëm i shpenzimeve arrit masën 82%. Për vitin 2026, buxheti është parashikuar ne nivel të qëndrueshëm. Parashikimet buxhetore parashikon në shpenzime për pagat e personalit, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore. Institucioni Presidencës nuk ka kërkesa buxhetore për vitin 2026. Planifikimi buxhetor për vitin 2026 synon garantimin e kushteve për ushtrimin e funksioneve institucionale.
    Ulsi Manja: Buxheti i Presidencës vjen me 14 mln lekë ulje. Merr 14 këtu dhe ço 12.6 te AIDSSH.

  • Hamilton: Pas një viti me Ferrari ndjej se jam në një pozicion më të mirë për vitin 2026

    Hamilton: Pas një viti me Ferrari ndjej se jam në një pozicion më të mirë për vitin 2026

    Kampionati botëror për skuadrën Ferrari padyshim nuk shkoi ashtu siç shpresonte ekipi dhe Lewis Hamilton. Piloti britanik, 7 herë kampion bote në Formula 1, nuk priste të kalonte 21 gara i veshur me të kuqe pa pasur kurrë kënaqësinë e përfundimit në podium.
    “Ne nuk po luftojmë për kampionatin, kështu që tani puna jonë është të përpiqemi të marrim rezultatet më të mira për të bërë më të mirën për konstruktorët“, pranoi Lewis Hamilton në një intervistë pas mbërritjes në vendlindje pas garës së Brazilit.
    “Askush nuk interesohet për pozicionin në kampionatin e pilotëve. Nuk më intereson të jem i pesti apo i gjashti apo diçka e tillë. Është më shumë e rëndësishme për ekipin të ruajmë vendin e dytë në kampionatin e konstruktorëve”, shtoi britaniku.
    Piloti anglez reflektoi më pas mbi udhëtimin e këtij viti, duke parë përpara drejt vitit 2026: “Ky ka qenë një vit i vështirë, por sinqerisht, e prisja. Po bashkohem me një ekip të ri dhe një kulturë të re, dhe jam shumë i vetëdijshëm se progresi kërkon kohë”.
    “Pra, është një vit i ndërtimit të themeleve dhe ka qenë i vështirë, por ndiej se po bëjmë përparim. Ndiej se kjo po më vendos në një pozicion të mirë për vitin e ardhshëm, dhe kjo është gjëja më e rëndësishme“, përfundoi Hamilton.

  • Noka përplaset me Drejtoren e SHISH: O zonjë po talleni! Shifrat e buxhetit s’kanë sekrete…

    Noka përplaset me Drejtoren e SHISH: O zonjë po talleni! Shifrat e buxhetit s’kanë sekrete…

    Në komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, deputeti Flamur Noka është ‘përplasur’ me kryetaren e SHISH, pasi kjo e fundit kërkoi që mbledhja të kalonte me dyer të mbyllura.
    “Projekt-buxheti për vitin 2026 është parashikuar një fond prej 3 miliard lekë. Nevojat shtesë për investime që i kemi parashikuar për vitin 2026, kisha kërkuar mirëkuptimin e këtij komisioni për të kaluar në seancë të mbyllur”-u shpreh kryetarja e SHISH Vlora Hyseni.

    “Ne kur kërkuam që buxheti të jetë transparent, nuk është sekret t’u thuash qytetarëve që buxheti i miratuar nga qeveria është kaq dhe kërkesat e shërbimit për të funksionuar normalisht, janë kaq për të mbuluar nevojat tona. Ne po tallemi me qytetarët në rast se do vazhdojmë kështu.
    Unë jam deputet i vjetër, këtu në atë vend janë ulur disa krerë shërbimesh në vend të asaj zonjës. Është hera e parë në 35 vite parlament që terri informativ mbulon këtë komision në raportimin e shërbimit informativ. Tallet zonja me taksapaguesit, kjo është e papranueshme. Nuk i hedhim dot hi syve”-u shpreh Noka.

  • U përdor nga autorët në atentatin ndaj Gilmando Danit, “Toyota” e vjedhur në Greqi në vitin 2023

    U përdor nga autorët në atentatin ndaj Gilmando Danit, “Toyota” e vjedhur në Greqi në vitin 2023

    Makina tip “Toyota” e cila u përdor nga autorët e atentatit të ndodhur në Rinas më 11 nëntor rezulton e vjedhur në Greqi në vitin 2023.
    Ndërsa targat janë vjedhur gjithashtu në shtetin fqinj, në vitin 2024.Lexo edhe :Related Posts
    Disa orë pas atentatit të ndodhur Rinas, mjeti u gjet i djegur në fshatin Halil të Krujës, ndërsa brenda tij u gjetën edhe katër armë tip kallashnikov.

    Si pasojë e të shtënave mbeti i vrër në vendngjarj Gilmando Dani, ndërsa u plagos rëndë punonjësi i AMP, Muçi Sheqeri.
    Vision Plus një ditë më parë publikoi edhe videon e atentatit të rëndë të ndodhur në mes të ditës në një zonë mjaft të populluar.

    /vizionplus.tv

  • OBSH: Tuberkulozi, sëmundja më vdekjeprurëse infektive në botë për 2024-ën

    OBSH: Tuberkulozi, sëmundja më vdekjeprurëse infektive në botë për 2024-ën

    Bota E Enjte, 13 Nëntor 2025 09:35
    Organizata Botërore e Shëndetësisë ka raportuar se më shumë se 1.2 milion njerëz vdiqën nga tuberkulozi në vitin 2024, duke e bërë atë sëmundjen infektive më vdekjeprurëse në botë për një tjetër vit.
    Vdekjet nga tuberkulozi ranë me 3% krahasuar me vitin 2023 dhe numri i rasteve gjithashtu ra, me rreth 2% në nivel global. Rreth 10.7 milionë njerëz u infektuan me tuberkuloz në vitin 2024, 5.8 milionë burra, 3.7 milionë gra dhe 1.2 milionë fëmijë.

    Për herë të parë që nga pandemia Covid-19, e cila ndërpreu shërbimet shëndetësore, rastet dhe vdekjet kanë rënë”, tha Teresa Kasaeva, drejtuese e departamentit të HIV-it, tuberkulozit, hepatitit dhe sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.

    Vitin e kaluar, 5.9 miliardë dollarë ishin në dispozicion për parandalim, diagnostikim dhe trajtim. Kjo shumë është një pjesë shumë e vogël e asaj që nevojitet (22 miliardë dollarë) për të përmbushur nevojat deri në vitin 2027.

    Në vitin 2024, dy të tretat e rasteve ishin të kufizuara në tetë vende: India (25%), Indonezia (10%), Filipinet (6.8%), Kina (6.5%), Pakistani (6.3%), Nigeria (4.8%), Republika Demokratike e Kongos (3.9%) dhe Bangladeshi (3.6%).
    Pesë faktorët kryesorë të rrezikut janë kequshqyerja, infeksioni HIV, diabeti, pirja e duhanit dhe problemet shëndetësore për shkak të konsumit të alkoolit. Tuberkulozi është një sëmundje e shërueshme dhe e parandalueshme. Qasja e shpejtë në trajtim ka shpëtuar 83 milionë jetë që nga viti 2000.

  • Subvencione direkte dhe grante investimi, sa do të përfitojnë fermerët në 2026

    Subvencione direkte dhe grante investimi, sa do të përfitojnë fermerët në 2026

    Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Andis Salla gjatë prezantimit të projektbuxhetit të bujqësisë në Komisionin Parlamentar për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural tha se për vitin 2026 fondet për sektorin janë 16.3 mld lekë, një rritje prej 11.3% ose 11 mln euro më shumë për fermerët, përpunuesit dhe peshkatarët. Ministri Salla tha se me projektbuxhetin 2026 parashikohet që fermerëve t’u shpërndahen 5.2 mld lekë në formën e subvencioneve dhe granteve. Teksa nga kompensimi 10% i TVSh për inputet bujqësore mbështetja për fermerët llogaritet çdo vit në vlerën e 1.5 mld lekëve.
    “Programi i Zhvillimit Rural është boshti i kësaj pakete me 7.7 miliard lekë në 2026 ose 47,5% të buxhetit total të MBZHR. Me këtë program zbatojmë prioritetet 2025–2029 dhe e afrojmë sektorin me KAP deri në 2030. Kjo do të thotë më shumë prodhim, më shumë cilësi, më shumë treg. Në qendër, qëndron Skema Kombëtare e cila ndërtohet mbi rritjen e prodhimit dhe potencialeve të tregjeve. 5.2 miliardë lekë shkojnë për pagesa direkte dhe grante investimi për ferma, për forcimin e zinxhirit të vlerës dhe agroturizmin. Kjo vlerë është 16% më shumë se buxheti fillestar i vitit 2025.
    Thirrja e fundit për investime në ferma, linja përpunimi dhe agroturizëm pati më shumë se 800 aplikime të cilat do të vazhdojnë të zbatohen edhe në vitin 2026. Kështu, kjo skemë do të injektojë në modernizimin e sektorit gjatë vitit në vijim së paku 2 miliardë lekë, dhe investimet janë rritur me 27%. Objektivi ynë është i qartë dhe i bërë publik në planin e qeverisë 2030: Skemë me buxhet deri 100 milion euro në vit, 150,000 përfitues dhe kushtëzime për praktika mjedisore, siguri ushqimore, gjurmueshmëri dhe mirëqenie kafshësh.
    Këtë vit skema shoqërohet nga instrumenti fiskal që e çon rritjen e të ardhurave në çdo fermë, serë, pemëtore, apo stallë blegtorale. Kompensim 10% i TVSH-së së inputeve , i lidhur me shitjet me faturë për çdo fermer me NIPT fermeri. Në praktikë 10% e vlerës së faturës së shitjes i kthehet fermerit si kompensim mbi vlerën e produktit të shitur. Kjo ul kostot e prodhimit, forcon lidhjen prodhim–grumbullim–përpunim, rrit gjurmueshmërinë dhe sigurinë ushqimore për konsumatorin vendas dhe të huaj. Vetëm kjo masë sipas të dhënave paraprake mbështet fermerët dhe bujqësinë me rreth 1.5 miliard lekë çdo vit. Pra ndërtojmë një qasje të re për të gjithë fermerët nëpërmjet parimit: faturo dhe përfito”, u shpreh ai.
    Ministri Salla u ndal edhe te Garancia Sovrane që mundëson aktorëve të sektori kredi me normë interesi 2% si pjesë e fondit të vënë në dispozicion prej 250 milion Euro nga Banka e Shqipërisë. Kjo mbështetje me vlerë 3 miliardë lekë do të rinovohet edhe për vitin 2026 sipas tij. Programi i dytë buxhetor sipas minsitrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural është ai i sigurisë ushqimore i cili ka një vlerë prej 2,9 miliard lekë për vitin 2026 ose një rritje prej 12,1%. “Prioritetet për vitin 2026 janë:
    Forcojmë laboratorin e Referencës Kombëtare (ISUV) dhe 7 laboratorët rajonalë të shëndetit të kafshëve, shëndetit të bimëve dhe sigurisë ushqimore . Rrisim kapacitetet analitike, zgjerojmë gamën e testeve të akredituara, sigurojmë mirëmbajtjen periodike të tyre. Kjo e bën sistemin të besueshëm dhe rrit potencialin eksportues të produkteve bimore duke mundësuar edhe hapjen e tregjeve për produktet shtazore. Rrisim gjurmueshmërinë e produkteve ushqimore brenda në fermë, që nga fara e fidani, trajtimi, ujitja , karenca e deri tek produkti ushqimor për treg të brendshëm apo eksport.
    Rrisim gjurmueshmërinë në të gjithë zinxhirin e tregtimit të produktit sapo del nga ferma deri në tavolinë. Po kështu rrisim gjurmueshmërinë e ushqimeve shtazore që fillon me ushqimin për kafshë, kafshët, produktet dhe nën produkteve të tyre”. Ndër të tjera ministri tha se do të investohet më shumë për të përmirësuar dhe modernizuar ujitjen dhe kullimin dhe për t’u mbrojtur më mirë nga faktorët natyrorë siç është përmbytja. Fondi i investimeve për përmirësimin e kanaleve të ujitjes do të rritet 36%./Monitor.al

  • OBSH: Tuberkulozi, sëmundja më vdekjeprurëre në botë! Shifër rekord infektimesh

    OBSH: Tuberkulozi, sëmundja më vdekjeprurëre në botë! Shifër rekord infektimesh

    Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, tuberkulozi mbetet sëmundja infektive më vdekjeprurëse në botë, teksa raportohet për një shifër rekord infektimesh.
    Sipas raportimeve, tuberkulozi mbetet shkaku kryesor i vdekjes nga një sëmundje infektive në botë, me rreth 1.23 milionë njerëz që vdiqën prej tij vetëm vitin e kaluar. Kështu tha sot Organizata Botërore e Shëndetësisë, duke nënvizuar se sa i brishtë ka qenë progresi në përballimin e sëmundjes.
    Vdekjet nga tuberkulozi ranë me 3% krahasuar me vitin 2023 dhe numri i rasteve ra gjithashtu me rreth 2% në nivel global, sipas raportit vjetor të OBSH-së. Rreth 10.7 milionë njerëz u infektuan me tuberkuloz në vitin 2024: 5.8 milionë burra, 3.7 milionë gra dhe 1.2 milionë fëmijë.
    Tuberkulozi është një sëmundje e parandalueshme dhe e shërueshme. Shkaktohet nga një bakter që zakonisht prek mushkëritë. Përhapet nëpërmjet ajrit, më së shpeshti kur një pacient kollitet ose teshtin.
    Në vitin 2024, dy të tretat e rasteve ishin të kufizuara në tetë vende:

  • Turbekulozi/ Sëmundja infektive më vdekjeprurëse, ja shifrat e të prekurve në 2024-ën

    Turbekulozi/ Sëmundja infektive më vdekjeprurëse, ja shifrat e të prekurve në 2024-ën

    Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vdekjet për shkak të tuberkulozit kanë rënë me 3% krahasuar me vitin 2023, por përsëri mbeten në nivele alarmante.
    Tuberkulozi mbetet shkaku kryesor i vdekjes nga një sëmundje infektive në botë, me rreth 1.23 milionë njerëz që vdiqën prej tij vetëm vitin e kaluar. Kështu tha sot Organizata Botërore e Shëndetësisë, duke nënvizuar se sa i brishtë ka qenë progresi në përballimin e sëmundjes.
    Vdekjet nga tuberkulozi ranë me 3% krahasuar me vitin 2023 dhe numri i rasteve ra gjithashtu me rreth 2% në nivel global, sipas raportit vjetor të OBSH-së. Rreth 10.7 milionë njerëz u infektuan me tuberkuloz në vitin 2024: 5.8 milionë burra, 3.7 milionë gra dhe 1.2 milionë fëmijë.
    Tuberkulozi është një sëmundje e parandalueshme dhe e shërueshme. Shkaktohet nga një bakter që zakonisht prek mushkëritë. Përhapet nëpërmjet ajrit, më së shpeshti kur një pacient kollitet ose teshtin.
    “Për herë të parë që nga pandemia Covid-19, e cila ndërpreu shërbimet shëndetësore, rastet dhe vdekjet kanë rënë”, tha Tereza Kasaeva, drejtuese e departamentit të HIV-it, tuberkulozit, hepatitit dhe sëmundjeve seksualisht të transmetueshme. “Shkurtimet buxhetore dhe epidemia kërcënuan të zhduknin progresin e arritur me mund, por falë angazhimit politik, investimeve dhe solidaritetit ndërkombëtar, ne mund ta ndryshojmë rrjedhën dhe ta eliminojmë këtë plagë një herë e përgjithmonë”, theksoi ajo.
    Financimi për luftën kundër tuberkulozit ka qenë në stanjacion që nga viti 2020. Vitin e kaluar, 5.9 miliardë dollarë ishin në dispozicion për parandalim, diagnostikim dhe trajtim. Kjo shumë është një pjesë e vogël e asaj që nevojitet (22 miliardë dollarë) për të përmbushur nevojat deri në vitin 2027.
    Në vitin 2024, dy të tretat e rasteve ishin të kufizuara në tetë vende:
    India (25%), Indonezia (10%), Filipinet (6.8%), Kina (6.5%), Pakistani (6.3%), Nigeria (4.8%), Republika Demokratike e Kongos (3.9%) dhe Bangladeshi (3.6%).
    Pesë faktorët kryesorë të rrezikut janë kequshqyerja, infeksioni HIV, diabeti, pirja e duhanit dhe problemet shëndetësore për shkak të konsumit të alkoolit. OBSH vlerëson se qasja e shpejtë në trajtime ka shpëtuar 83 milionë jetë që nga viti 2000.

  • Fermerët përfitojnë më shumë, Qeveria rrit me 11% fondet për bujqësinë në 2026

    Fermerët përfitojnë më shumë, Qeveria rrit me 11% fondet për bujqësinë në 2026

    Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Andis Salla gjatë prezantimit të projektbuxhetit të bujqësisë në Komisionin Parlamentar për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural tha se për vitin 2026 fondet për sektorin janë 16.3 mld lekë, një rritje prej 11.3% ose 11 mln euro më shumë për fermerët, përpunuesit dhe peshkatarët.
    Ministri Salla tha se me projektbuxhetin 2026 parashikohet që fermerëve t’u shpërndahen 5.2 mld lekë në formën e subvencioneve dhe granteve. Teksa nga kompensimi 10% i TVSh për inputet bujqësore mbështetja për fermerët llogaritet çdo vit në vlerën e 1.5 mld lekëve.
    “Programi i Zhvillimit Rural është boshti i kësaj pakete me 7.7 miliard lekë në 2026 ose 47,5% të buxhetit total të MBZHR. Me këtë program zbatojmë prioritetet 2025–2029 dhe e afrojmë sektorin me KAP deri në 2030. Kjo do të thotë më shumë prodhim, më shumë cilësi, më shumë treg.
    Në qendër, qëndron Skema Kombëtare e cila ndërtohet mbi rritjen e prodhimit dhe potencialeve të tregjeve. 5.2 miliardë lekë shkojnë për pagesa direkte dhe grante investimi për ferma, për forcimin e zinxhirit të vlerës dhe agroturizmin. Kjo vlerë është 16% më shumë se buxheti fillestar i vitit 2025.
    Thirrja e fundit për investime në ferma, linja përpunimi dhe agroturizëm pati më shumë se 800 aplikime të cilat do të vazhdojnë të zbatohen edhe në vitin 2026. Kështu, kjo skemë do të injektojë në modernizimin e sektorit gjatë vitit në vijim së paku 2 miliardë lekë, dhe investimet janë rritur me 27%.
    Objektivi ynë është i qartë dhe i bërë publik në planin e qeverisë 2030:  Skemë me buxhet deri 100 milion euro në vit, 150,000 përfitues dhe kushtëzime për praktika mjedisore, siguri ushqimore, gjurmueshmëri dhe mirëqenie kafshësh.
    Këtë vit skema shoqërohet nga instrumenti fiskal që e çon rritjen e të ardhurave në çdo fermë, serë, pemëtore, apo stallë blegtorale.
    Kompensim 10% i TVSH-së së inputeve , i lidhur me shitjet me faturë për çdo fermer me NIPT fermeri. Në praktikë 10% e vlerës së faturës së shitjes i kthehet fermerit si kompensim mbi vlerën e produktit të shitur.   Kjo ul kostot e prodhimit, forcon lidhjen prodhim–grumbullim–përpunim, rrit gjurmueshmërinë dhe sigurinë ushqimore për konsumatorin vendas dhe të huaj. Vetëm kjo masë sipas të dhënave paraprake mbështet fermerët dhe bujqësinë me rreth 1.5 miliard lekë çdo vit.   Pra ndërtojmë një qasje të re për të gjithë fermerët nëpërmjet parimit: faturo dhe përfito”, u shpreh ai.
    Ministri Salla u ndal edhe te Garancia Sovrane që mundëson aktorëve të sektori kredi me normë interesi 2% si pjesë e fondit të vënë në dispozicion prej 250 milion Euro nga Banka e Shqipërisë.
    Kjo mbështetje me vlerë 3 miliardë lekë do të rinovohet edhe për vitin 2026 sipas tij.
    Programi i dytë buxhetor sipas minsitrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural është ai i sigurisë ushqimore i cili ka një vlerë prej 2,9 miliard lekë për vitin 2026 ose një rritje prej 12,1%.
    “Prioritetet për vitin 2026 janë:
    Forcojmë laboratorin e Referencës Kombëtare (ISUV) dhe 7 laboratorët rajonalë të shëndetit të kafshëve, shëndetit të bimëve dhe sigurisë ushqimore  .
    Rrisim kapacitetet analitike, zgjerojmë gamën e testeve të akredituara, sigurojmë mirëmbajtjen periodike të tyre.
    Kjo e bën sistemin të besueshëm dhe rrit potencialin eksportues të produkteve bimore duke mundësuar edhe hapjen e tregjeve për produktet shtazore.
    Rrisim gjurmueshmërinë e produkteve ushqimore brenda në fermë, që nga fara e fidani, trajtimi, ujitja , karenca e deri tek produkti ushqimor për treg të brendshëm apo eksport.
    Rrisim gjurmueshmërinë në të gjithë zinxhirin e tregtimit të produktit sapo del nga ferma deri në tavolinë.
    Po kështu rrisim gjurmueshmërinë e ushqimeve shtazore që fillon me ushqimin për kafshë, kafshët, produktet dhe nën produkteve të tyre”.
    Ndër të tjera ministri tha se do të investohet më shumë për të përmirësuar dhe modernizuar ujitjen dhe kullimin  dhe për t’u mbrojtur më mirë nga faktorët natyrorë siç është përmbytja.  Fondi i investimeve për përmirësimin e kanaleve të ujitjes do të rritet 36%./Monitor