Tag: vitin

  • 10 vite inovacione të Samsung që riformësojnë standardet e cilësisë së imazhit

    10 vite inovacione të Samsung që riformësojnë standardet e cilësisë së imazhit

    Pikat kuantike janë një material i gjeneratës së ardhshme me përdorim të gjerë në ekrane, pajisje mjekësore dhe panele diellore. Në vitin 2015, Samsung Electronics komercializoi me sukses teknologjinë e parë në botë të pikave kuantike pa kadmium me televizorët SUHD. Duke ndjekur inovacionet e tij, Samsung vazhdoi trashëgiminë e mjeshtërisë së pikave kuantike me lançimin e televizorëve QLED në vitin 2017. Samsung Newsroom po shfrytëzon këtë moment për të rikthyer vëmendjen tek këto dhjetë vite dhe për të eksploruar sesi pikat kuantike po e çojnë teknologjinë e ekraneve të Samsung në një nivel tjetër.

    Pikat kuantike: Gjenerata e re e inovacionit në ekrane
    Pikat kuantike janë grimca gjysmëpërçuese ultra të imëta, dhjetëra mijëra herë më të holla se një fije floku. Që nga krijimi i tyre, karakteristikat fizike që u mundësojnë të ofrojnë saktësinë më të lartë të ngjyrave dhe ndriçimin më të lartë ndër materialet ekzistuese i kanë pozicionuar për të revolucionarizuar teknologjinë e ekraneve.

    Kur përdoren në ekrane, pikat kuantike mbështesin një gamë të gjerë ngjyrash që përputhet me perceptimin e syrit të njeriut dhe mundësojnë rregullimin e ndriçimit në nivel piksesh për nivele më të sakta të së zezës. Duke emetuar dritë në të gjitha drejtimet, ato sigurojnë ndriçim të njëtrajtshëm dhe ngjyra të qëndrueshme nga çdo kënd shikimi, duke reduktuar ekspozimin ndaj dritës blu për një përvojë shikimi më të rehatshme.
    Çfarë i veçon televizorët QD të Samsung: Përmbajtja, cilësia e filmit dhe teknologjia pa kadmium

    Industria e televizorëve vazhdon kërkimet dhe zhvillimin për komercializimin e pikave kuantike, pasi ky material po bëhet një faktor kyç në teknologjinë e ekraneve. Për këtë arsye, një gamë e gjerë televizorësh me pika kuantike ka dalë së fundmi në treg, duke ofruar shumë opsione për konsumatorët.
    Megjithatë, dallimet kryesore midis televizorëve me pika kuantike qëndrojnë në mënyrën sesi implementohet teknologjia dhe cilësinë e përgjithshme të ekranit.Për të siguruar një përvojë premium shikimi, duhet të merren parasysh faktorë të tillë si sasia e përmbajtjes së pikave kuantike, cilësia e filmit me pika kuantike dhe përdorimi inovativ i materialeve pa kadmium.
    Përmbajtja e pikave kuantike
    Cilësia e vërtetë e një televizioni me pika kuantike (QD) përcaktohet nga përmbajtja e tij me. Për të arritur cilësinë e jashtëzakonshme të figurës dhe shprehjen e pasur të ngjyrave, për të cilat janë të njohur ekranet QLED, nevojiten përqendrime më të larta të pikave kuantike në shtresën QD.
    Filmi me pika kuantike
    Ekranet me pika kuantike kanë një strukturë më të thjeshtë dhe më efikase krahasuar me ekranet LCD. Televizorët Samsung QLED eliminojnë nevojën për një shtresë fosfori, pasi vetë shtresa QD, në kombinim me ndriçimin e pasmë blu, rrit ndriçimin dhe ofron ngjyra më të gjalla.
    Një ekran QD-OLED, i cili përbëhet nga një shtresë tranzistorësh me film të hollë (TFT)[1], një burim drite vetëemetuese dhe një film me pika kuantike që përdor dritën e emetuar nga burimi, e çon edhe më tej cilësinë e figurës. Në të dy rastet, një film i dedikuar me pika kuantike, që përmban një sasi të mjaftueshme të tyre, është thelbësor për të ofruar cilësi të lartë të figurës dhe jetëgjatësi maksimale të ekranit.

    Pa kadmium
    Në fazat e hershme të zhvillimit të televizorëve me pika kuantike, kadmiumi konsiderohej materiali më efikas për prodhimin e pikave kuantike dhe ishte thelbësor për përfitimet kryesore të kësaj teknologjie, si riprodhimi i ngjyrave dhe raporti i kontrastit.
    Megjithatë, toksiciteti dhe ndikimi mjedisor i kadmiumit u bënë një pengesë e madhe për komercializimin e teknologjisë së pikave kuantike. Përdorimi i kadmiumit në pajisjet elektronike të konsumit lejohet, por është subjekt i rregullave të rrepta, pasi ky material është i kufizuar me ligj në BE[2]. Kjo e bën të vështirë përdorimin e gjerë të tij, pavarësisht efikasitetit të lartë në implementimin e teknologjisë së pikave kuantike.
    Për t’iu përgjigjur këtij sfidimi, Samsung zhvilloi materialin e parë në botë me pika kuantike pa kadmium në vitin 2014 dhe e komercializoi me sukses këtë teknologji me televizorët SUHD vitin pasues, duke hapur një epokë të re për televizorët me pika kuantike. [Deri më sot, Samsung mbetet e vetmja markë kryesore e televizorëve që ka sjellë këtë teknologji në treg.]
    10 vite inovacion dhe lidership në teknologjinë e pikave kuantike
    Samsung ishte një kompanitë e para që njohu potencialin e teknologjisë së pikave kuantike dhe ka udhëhequr inovacionin në tregun global të ekraneve gjatë dekadës së fundit përmes kërkimeve dhe investimeve të vazhdueshme.
    Samsung filloi kërkimet dhe zhvillimin e teknologjisë së pikave kuantike në vitin 2001, në një kohë kur kishte shumë pak studime mbi materialet pa kadmium. Për të arritur ngjyra të gjalla, ishte e nevojshme që grimcat nano të kishin një madhësi uniforme, por mungesa e teknologjisë dhe kërkimeve e bënte prodhimin në masë jashtëzakonisht sfidues.
    Pavarësisht këtyre pengesave, Samsung arriti të krijojë një material nanokristal pa kadmium në vitin 2014. Që atëherë, kompania ka grumbulluar ekspertizë të gjerë—duke regjistruar mbi 150 patenta—dhe ka punuar vazhdimisht për përparimin e teknologjisë. Siç u përmend më lart, një vit më vonë, në 2015, Samsung solli një tjetër inovacion duke prezantuar televizorët e parë në botë SUHD me teknologjinë e pikave kuantike pa kadmium.
    Duke mos dashur të ndalej, Samsung e përsosi më tej këtë teknologji me prezantimin e linjës së parë QLED në vitin 2017, duke vendosur një standard të ri për televizorët premium. Duke aplikuar teknologjinë e pikave kuantike metalike, Samsung arriti standardin e ngjyrave DCI-P3 të Digital Cinema Initiative dhe, për herë të parë, 100% vëllim ngjyrash—duke ofruar një shprehje të pashembullt të ngjyrave[3]. Gjithashtu, përdorimi i teknologjisë inorganike të pikave kuantike mbrojti ekranet nga efektet e burn-in[4], duke siguruar cilësi të qëndrueshme të figurës me kalimin e kohës.
    Pas suksesit në zhvillimin e një elementi që lëshon dritë të kuqe për ekranet në vitin 2019, Samsung përmirësoi efikasitetin ndriçues të QLED-ve vetëemetuese blu—të cilat konsiderohen më sfidueset për t’u implementuar nga tre ngjyrat kryesore të QLED[5]—duke arritur një efikasitet rekord prej 20.2% në industri[6].
    “Zbulimi i një materiali blu për QLED vetëemetuese dhe demonstrimi i performancës më të lartë në nivel pajisjeje ishin arritje të rëndësishme të këtij hulumtimi,” tha Dr. Eunjoo Chang, studiues në Samsung Advanced Institute of Technology. “Teknologjia unike e pikave kuantike e Samsung ka kapërcyer edhe një herë barrierat teknike.”
    Këto përparime revolucionare çuan në lançimin e televizorëve QD-OLED, të cilët bënë histori në CES 2022, duke fituar çmimin Best of Innovation për integrimin e teknologjisë së pikave kuantike me ekranet OLED.
    Modelet më të fundit Neo QLED e çojnë inovacionin edhe më tej duke zëvendësuar LED-të standarde me një numër më të madh mini-LED-ësh, duke ofruar më shumë detaje, ndriçim dhe ngjyra të gjalla. Këto modele janë madje të disponueshme edhe me rezolucion 8K. Dhe, natyrisht, përveç përmirësimeve harduerike, Samsung integron edhe softuerin më të fundit, përfshirë AI Upscaling, optimizimin me inteligjencë artificiale dhe tani edhe Vision AI[7].
    Samsung mbetet i përkushtuar në avancimin e teknologjisë së pikave kuantike përmes inovacionit të vazhdueshëm. Kompania vazhdon të investojë në teknologjinë udhëheqëse të ekraneve — nga QLED tek QD-OLED dhe Neo QLED — duke ofruar ndriçim të lartë, saktësi ngjyrash dhe frekuencë të lartë. E drejtuar nga inovacionet e pakonkurueshme të Samsung në fushën e pikave kuantike, e ardhmja e teknologjisë së ekraneve është më e ndritur se kurrë.
    ###
    Rreth Samsung Electronics
    Samsung frymëzon botën dhe formëson të ardhmen me ide dhe teknologji transformuese. Kompania po ripërcakton botën e televizorëve, telefonave inteligjentë, pajisjeve të veshura, tabletave, pajisjeve shtëpiake, sistemeve të rrjetit dhe kujtesës, sistemit LSI, fonderit dhe zgjidhjeve LED, dhe po ofron një përvojë të lidhur pa probleme përmes ekosistemit të saj SmartThings dhe bashkëpunimit të hapur me partnerët. Për të rejat më të fundit, ju lutemi vizitoni “Samsung Newsroom” në https://www.samsung.com/al/.
    [1] Një qark elektronik që rregullon dhe kontrollon shtresat që lëshojnë dritë.
    [2] Direktiva për kufizimin e substancave toksike (RoHS) 2002/95 kufizon përdorimin e kadmiumit në 100 ppm për materialet që përdoren për shumicën e produkteve.
    [3] Vëllimi i ngjyrës: Çfarë është dhe pse ka rëndësi për TV-në: http://bit.ly/2masnPw
    [4] Kjo ndodh kur një imazh statik shfaqet për një kohë të gjatë, duke shkaktuar distorsione të ngjyrave ose imazhe fantazmë që mbeten në ekran.
    [5] E kuqe, e gjelbër dhe blu.
    [6] https://news.samsung.com/global/samsung-electronics-develops-industry-leading-blue-qled-technology
    [7] Samsung Vision AI | CES 2025 | GLOBAL

  • Samsung Soundbar kryeson shitjet globale për vitin e 11-të radhazi

    Samsung Soundbar kryeson shitjet globale për vitin e 11-të radhazi

    Samsung Electronics, lideri global në inovacionin e televizorëve për 19 vitet e fundit, njoftoi sot se ka mbajtur pozitat si marka kryesore e soundbar-ve në botë për vitin e 11-të radhazi. Sipas kompanisë kërkimore të tregut FutureSource Consulting, Samsung ka arritur një pjesë të tregut global prej 20.1% në të ardhura dhe 18.4% në vëllimin e shitjeve në vitin 2024, duke forcuar edhe më tej lidershipin e tij në industrinë e audio-s premium që nga viti 2014.

    Suksesi i vazhdueshëm i Samsung në treg është i nxitur nga përvoja imersive e tingullit që ofrojnë soundbar-ët e tij dhe integrimi i pandërprerë me televizorët Samsung. HW-Q990D, model i lançuar në vitin 2024, është pritur posaçërisht mirë, duke ofruar teknologjinë Q-Symphony që rrit sinergjinë ndërmjet soundbar-it dhe televizorëve Samsung, si dhe funksione të optimizimit të tingullit të drejtuara nga AI për një përvojë unike të argëtimit në shtëpi.
    Ky angazhim për inovacion ka sjellë njohje të gjerë nga ekspertët e industrisë dhe mediat globale të teknologjisë. Newsweek e ka nderuar HW-Q990D me çmimin prestigjioz të Editors Choice, duke e cilësuar si “soundbar-in më të mirë Dolby Atmos që mund të blini në 2024.” Gjithashtu, HW-S800D, soundbar-i elegant lifestyle i Samsung, u emërua Editor’s Choice nga Techlicious, i cili e përshkroi si “zgjedhjen e përsosur për ata që duan të përmirësojnë tingullin e televizorit të tyre pa sakrifikuar stilin ose hapësirën.”

    Duke ndërtuar mbi këtë momentum, Samsung vazhdon të shtyjë kufijtë e teknologjisë audio për shtëpi. Linja e soundbar-ëve për vitin 2025 e kompanisë sjell tinguj surround të përmirësuar nga AI, lidhshmëri të përmirësuar dhe përpunim audio të rafinuar, duke konfirmuar angazhimin e saj për të ofruar përvoja audio superiore për konsumatorët në mbarë botën.
    “Jemi krenarë që njihemi si lideri global në soundbar për 11 vitet radhazi dhe besojmë se ky nder është një dëshmi e angazhimit tonë për të ofruar përvoja audio premium,” tha Hun Lee, Zv. President Ekzekutiv i Biznesit të Ekspozitave Vizuale në Samsung Electronics. “Do të vazhdojmë të çojmë përpara inovacionin, duke përmirësuar si cilësinë e tingullit ashtu edhe përdorshmërinë për të krijuar një përvojë akoma më të natyrshme dhe imersive të argëtimit në shtëpi.”

    Rreth Samsung Electronics
    Samsung frymëzon botën dhe formëson të ardhmen me ide dhe teknologji transformuese. Kompania po ripërcakton botën e televizorëve, telefonave inteligjentë, pajisjeve të veshura, tabletave, pajisjeve shtëpiake, sistemeve të rrjetit dhe kujtesës, sistemit LSI, fonderit dhe zgjidhjeve LED, dhe po ofron një përvojë të lidhur pa probleme përmes ekosistemit të saj

  • Plazhet më të mira në botë për vitin 2025, sipas Tripadvisor

    Plazhet më të mira në botë për vitin 2025, sipas Tripadvisor

    Nëse jeni në kërkim të një pushimi në një plazh të ngrohtë dhe të qetë, lista vjetore e Tripadvisor për plazhet më të mira në botë është një udhëzues i shkëlqyer për vitin 2025. Këtë vit, lista përfshin mbi 100 plazhe nga 50 vende në të gjashtë kontinentet, duke reflektuar diversitetin e mrekullueshëm të bregdeteve të botës.
    Plazhi më i mirë për vitin 2025 është Elafonissi Beach në ishullin Kretë, Greqi. I njohur për rërën e tij rozë dhe ujin e pastër kristal, ky plazh është një destinacion ideal në muajt maj dhe shtator, kur turmat janë më të pakta.
    Në vendin e dytë renditet Banana Beach në Phuket, Tajlandë, i cili ofron mundësi për sporte ujore si parashutizmi dhe zhytja. Në vendin e tretë është Eagle Beach në Oranjestad, Aruba, një plazh i famshëm për rërën e bardhë dhe ujin e qetë.
    Lista vazhdon me Siesta Beach në Florida, SHBA, në vendin e katërt, i njohur për rërën e butë si pluhur, dhe Praia da Falésia në Algarve, Portugali, në vendin e pestë, i rrethuar nga shkëmbinjtë dramatikë të bregdetit.

  • Epokës së “Skype” i vjen fundi, “Microsoft” zbulon muajin kur do të mbyllet

    Epokës së “Skype” i vjen fundi, “Microsoft” zbulon muajin kur do të mbyllet

    “Microsoft” njoftoi se “Skype”, shërbimi i thirrjeve video që kishte miliona përdorues do të mbyllet në muajin Maj.
    “Skype” ishte dikur një nga aplikacionet më të njohura në botë pasi lejonte që njerëzit të flisnin me njëri-tjetrin përmes thirrjeve video në të gjithë globin falas.
    Ajo nuk ishte kompania e parë apo e vetme që ofronte këtë shërbim, por duke lejuar publikun të bënte thirrje kompjuter-kompjuter falas, u bë një nga platformat më të përdorura.
    I lëshuar për herë të parë në vitin 2003, “Skype” u ble nga gjiganti i teknologjisë “Microsoft” në vitin 2011 për 8.5 miliardë Dollarë, blerja e tij më e madhe ndonjëherë në atë kohë.
    Siç theksoi dikur “Microsoft”, “Skype” u integrua edhe me produktet e tjera të kompanisë si pajisjet “Xbox” dhe “Windows”.
    Komentatori i industrisë së teknologjisë “Om Malik” e quajti atë në Dhjetor 2010, një nga aplikacionet kryesore të web-it modern, kur pësoi një ndërprerje globale dy-ditore.
    Por, çfarë ndodhi?
    Kur “Microsoft” bleu “Skype”, aplikacioni ishte shkarkuar 1 miliard herë dhe kishte qindra-miliona përdorues. Por ndërsa “WhatsApp” dhe “Facebook Messenger” u rritën në popullaritet, “Skype” po zbehej.
    Në vitin 2017, “Microsoft” ridizajnoi “Skype” me disa veçori që dukeshin shumë si rivali “Snapchat”. Por përdoruesit nuk ishin të kënaqur me këtë ndryshime.
    Në Qershor të vitit 2021, vazhduan spekulimet se ky ishte fillimi i fundit për “Skype”. Pas rreth 4 vitesh, rezultoi se këto spekulime qëndronin pasi Maji i 2025-ës po i jep fund epokës së “Skype”.

  • Mbi 11 mijë të huaj të punësur në treg, 5 mijë vende pune të lira edhe për emigrantët

    Mbi 11 mijë të huaj të punësur në treg, 5 mijë vende pune të lira edhe për emigrantët

    Zyrtarisht në vitin që lamë pas mbi 11 mijë shtetas të huaj u bënë pjesë e tregut të punës në Shqipëri. Shifra i korrespondon lejeve unike që jepen për të huajt, që është leje qëndrimi dhe leje pune.
    Në dy vitet e  fundit ka një trend të rritje të punësimit të të huajve, për shkak edhe të emigrimit, kryesisht në zonat rurale.
    Por bizneset ankohen se produktiviteti i tyre është i ulët, ndaj kthimi i emigrantëve është një nevojë emergjente për tregun e punës, konsumin, skemën e sigurimeve shoqërore.
    Për mazhorancën panaritet e ndërkombëtare të punës janë një faktor që ndikojnë pozitivisht në rekrutimin e emigrantëve.
    “Ne shohim që në vitin që lam pas patëm 11 224 leje pune të dhëna për shtetasit e huaj. Kjo shifër është me e lartë se viti 2023. Konkretisht në 2023 u dhanë 9825 leje për të huajt, që u punësuan në tregun vendas, një shifër kjo gati 14 % më e lartë”, -tha Olta Manjani gjatë një interviste me gazetaren Rajmonda Lajthia në Vizion Plus
    Panari i punës i zhvilluar në Athinë dhe një tjetër që do të pasohet në Itali janë një mundësi që punëdhënësit të përballen me punëkërkuesit. Ndërkohë që janë me mijëra vendet e lira të punës që kërkojnë punonjës në këtë prag sezoni turistik
    “Nga ajo çfarë ne ofruam në panarin e Athinës në fillim të këtij muaji me prezencën e gati 120 biznesve shqiptare, na rezulton se në Agjencinë Kombëtare të Punës kemi gati 5000 vende të lira bosh që kërkojnë të plotësohen për sektorë të ndryshëm të ekonomisë, por më së shumti fokusuar tek shërbimet, që janë dhe derivat i sektorit kryesor, turizmit“, u shpreh më tej Manjani.
    Përveç panaireve, qeveria ka miratuar edhe paketën e maleve, si një mundësi që emigrantët të vijnë dhe të investojnë pa taksa, ndërsa pronën ta marrin me 1 euro.

  • Gerôme, piktori i dashuruar me arnautët e fustanellës

    Gerôme, piktori i dashuruar me arnautët e fustanellës

    Në 30 tetor të këtij viti (2019), në Christi’s të Nju Jorkut do të nxirret në ankand një nga tablotë e piktorit francez të shekullit XIX, Jean-Léon Gérôme, e vlerësuar midis 2.800.000 dhe 3.800.000 dollarë. Eshtë tabloja që ai krijoi për Marko Boçarin, në studion e tij në Paris, në vitin 1874, pas udhëtimeve të tij në Egjipt dhe Greqi. Shqiptari i sotëm, menjëherë mund të pyesë se cili është ky piktor dhe pse kjo lidhje e tij me shqiptarët?

     

    Në historinë e artit të pikturës është e rrallë që një piktor i njohur t’i jetë drejtuar me aq pasion dhe adhurim shqiptarëve. Leon Gerôme (Zherom), në pikturën franceze të gjysmës së dytë të shekullit XIX, njihet si një piktor akademik dhe realist, që ka bërë aq shumë nudo („nu“) të njohura në temën erotike franceze, si dhe temën biblike dhe greko-romake. Por, ajo që ka mbetur si një gjurmë dalluese dhe e pashlyeshme dhe që është arritja e tij më e mirë pikturale, janë personazhet e tij arnautë, shqiptarët që ai i pikëtakoi në udhëtimet e tij në Egjipt. Eshtë e çuditshme, se ky piktor mund të ishte mjaftuar me dhjetëra tablo që pikturoi gjatë apo pas udhëtimit të tij të parë në Egjiptin modern të Mehmet Ali Pashës, por ato portrete e personazhe, veshur me fustanella të bardha, të hedhura aty si nga një dorë qiellore, midis piramidave, mamlukëve, beduinëve dhe koptëve të vjetër, e kishin tërhequr me një fuqi të pashpjegueshme. Ndoshta ishte dhe vetë enigma se përse ata njerëz me fizionomi të skalitur dhe të prerë, që qëndronin natyrshëm në sfonde shkëmbore e malesh, gjendeshin tashmë në ato toka rrafshore, mes shkretëtirës dhe duhive të erës që sillnin vetëm rërë./Konica.al
     

     

     

     
    Jean Léon Gerôme lindi në Vesoul të Francës, më 11 maj të vitit 1824, në një familje artizanësh, ku i jati vazhdonte traditën e argjendarit. Që në adoleshencë, Gerome pëlqente pikturën dhe studimet e para i bëri pranë atelierit të piktorit të njohur të asaj kohe në Paris, Paul Delaroche. Më pas shkoi në Itali për të njohur nga afër traditën e pasur të pikturës italiane, siç ndodhte shekuj me radhë kur piktorë francezë, anglezë, nordikë, flamandë apo gjermanikë, shkonin të shihnin Mikelanxhelon, Da Vinçin, Rafaelon, Ticianin, afresket e Sikstinës dhe piktorët e „Quatroçentos“, apo ata të mëvonshmit. Por pikëtakimi me Egjiptin do të ishte ai që, jo vetëm do të linte gjurmë në pikturën e tij, por do të përbënte një nga sukseset më të mëdha të pikturës së tij. Në mesin e shekullit XIX, Egjipti ishte kthyer në një vend pelegrinazhi artistik, apo vend i një itinerari ekzotik për të gjithë artistët francezë, për faktin edhe sepse dinastia e Mehmet Aliut i nderonte dhe i sajdiste këta udhëtarë të dijes e të kulturës. Madje, ata i prisnin në audienca të veçanta në pallatin e mbretit, i ruanin me arnautë trima dhe i shoqëronin deri në burimet e Nilit.

    Udhëtimin e tij të parë, ai e ndërmori në vitin 1856 dhe në ekipin e tij kishte me vete dramaturgun Emil Augier, dy piktorët Leon Belly dhe Narcisse Berchère si dhe skulptorin August Bartholdi, autorin e statujës së mëvonshme të Lirisë, që do të ngrihej shumë kohë më vonë në New York. Ai do të ishte dhe fotografi i këtij ekipi. Ata qëndruan në Egjipt tetë muaj, ku katër muaj udhëtuan përgjatë Nilit, nëpër qytezat e ndryshme arkeologjike dhe katër muaj të tjerë qëndruan në Kajro, në shtëpinë e mikut të tyre, francezit Octave Sevès, i cili për besnikëri ndaj Mehmet Aliut ishte kthyer në musliman dhe tashmë quhej Sulejman Pasha. Pikerisht të kësaj periudhe janë dhe një sëri pikturash që Gerome i prezantoi në sallonin e pikturës së Parisit në vitin 1957. Oficeri arnaut me pushkën e gjatë në qafë do të lerë mbresa ndër kolegët e tij artistë si dhe amatorët e artit, ashtu si dhe tabloja tjetër Rekrutët egjiptianë në shkretëtirë (64×109 cm), ku shquhen shqiptarët me fustanellat e bardha dhe pushkët e gjata në krahë, duke u prirë rekrutëve të mbledhur nëpër shkretëtirë. Katalogët e veprave të Gerôme-i, shkruajnë dhe për një vepër tjetër të kësaj natyre, ku shquhet një kalorës shqiptar mbi kalë duke udhëhequr rekrutët, por kjo pikturë sot është zhdukur. Por akoma më impresionante është tabloja Lutja tek një prijës arnaut (66X95,25), që sot gjendet në një galeri londoneze. Personazhet e tij arnautë dhe skena nga jeta e Kajros, ai i paraqet edhe në sallonin e pikturës së Parisit të vitit 1859, i cili hapej çdo vit. Siç duket, ajo bën pjesë në vizatimet e shumta që ai kishte bërë në Kajro dhe buzë Nilit dhe që në atelierin e tij parizian kishte marrë ngjyrat e vërteta. Eshtë fjala për tablonë Arnautë që luajnë shah (43×29 cm), një tjetër tabllo e mrekullueshme e tij. Qyteti i Kajros në atë kohë vazhdonte të mbetej i rrethuar me porta guri, që ruheshin përgjithësisht nga arnautët e armatosur dhe garda besnike e dinastisë së Mehmet Aliut. Dhe padyshim, këta shqiptarë të habitshëm ai i ka fiksuar në portat e qytetit, siç është tabloja e njohur e tij Roje arnautë në Kajro (50×37,5 cm), apo tabloja tjetër që i paraqet arnautët e armatosur e me fustanellat e bardha në portën e famshme Bab-el-Nasar. Në peizazhin e larmishëm të kostumeve të popujve që përbënin Egjiptin në atë kohë, dy ishin kostumet më me ngjyra dhe variacion artistik: kostumi i shqiptarëve, me jelekët, xhamadanët dhe qostekët e tyre dhe ai i grekëve, të cilët ishin të paktë dhe mbanin dhe ata fustanellën e shqiptarëve. Në Kajro, arnautët ishin kudo, siç i gjejmë ata dhe në tablonë tjetër të Gerôme Një kafene në Kajro, ku mes kafenesë shquhen jo vetëm shqiptarët, por dhe dy shqiptarë me fustanella që hedhin valle shpatash.

     
     
     

     
     
    Arnautët e kësaj periudhe ishin mjaft tërheqës për udhëtarët e huaj që shkelnin Egjiptin. Udhëtari anglez Georg Schweinfurth, një natyralist i njohur dhe që i njihte gjuhët e afrikanëve, në kohën e sundimit të Ismail Pashës kishte udhëtuar drejt Kartumit dhe Nilit të Bardhë dhe pastaj ishte kthyer drejt liqenit të Çadit, mespërmes kanibalëve të Kongos. Siç shkruan ai, për udhëtimet e tij (1868-1875)[1], mes të tjerash, ai kishte takuar atje „pigmetë“ dhe mbretin e tribusë Mambutos, „i cili ndiqej pas nga një rresht vajzash që ishin gratë e tij si dhe shoqëruesi Abd-es-Samate“. Ky i fundit, siç e përshkruan Schweinfurth, „mbante uniformën e bukur të një prijësi të trupave shqiptare“…Imagjinoni për një çast se deri ku kishin depërtuar shqiptarët në Afrikë, të cilët, dhe në vëndet e kanibalëve mbaheshin atëhere si luftëtarë të rreptë por trima. Lidhur me shqiptarët, shkrimtari i njohur aglez Wiliam Thackery, gjatë udhëtimit të tij në Kajro më 1844 (Notes of a Journey from Cornhill to Grand Cairo), na lë mbresat e një skene të jashtëzakonëshme, e cila tregon për natyrën kryeneçe dhe herë herë të mbrapshtë të disa shqiptarëve që pikaseshin atë kohë në gjithë Egjiptin. Madje Mehmet Aliu ndaj bashkëpatriotëve të vet kishte vendosur ligje të forta për t’i disiplinuar ata. Ja çfarë shkruan ndër të tjera ai: «Një ditë më parë një nga anëtarët e ekipit tonë e kishte parë shqiptarin e vrarë në cepin e hotelit, në kohën kur po e sillnin një tufë ushtarësh të cilët e kishin arrestuar. Gjithë lecka të grisura e me këmbët e lidhura, ai përpiqej të çlirohej. Trupi i tij i xhveshur që përdridhej, i ngjante një modeli mjaft tërheqës. Ky njeri, pak kohë më parë, duke shëtitur nëpër rrugët e qytetit kishte pikasur një grua të bukur dhe e kishte ndjekur atë. Duke ja mbathur vrapit, ajo ishte futur në një kazermë policësh që fatmirësisht ishte aty pranë. Por pa u trëmbur, shqiptari e ndoqi atë deri tek policët. Njëri nga ta u ngrit dhe donte ta ndalonte, por ai nxorri pistoletën dhe e vrau atë. Ai vrau kështu nja tri-katër prej tyre, deri sa më në fund kishin munduar ta mbërthenin. Arnauti e dinte se e priste vdekja, se nuk do ta shtinte kurrë në dorë atë grua dhe se nuk mund ti rezistonte një gjysëm regjimenti policësh. Por ndjenja e fortë dhe instikti i vrasjes ishin më të forta te ai. Në mëngjesin e ditës tjetër, ai e la veten qetësisht që ti prisnin kokën, i rrethuar nga shokët e tij që kishin ardhur aty për të qënë të pranishëm. Ai as që shqetësohej nga vdekja, madje u gjunjëzua dhe gjakftohtë i la ata ti prisnin kokën, sikur të shihte ceremoninë mortore të një tjetri. Sapo koka ra dhe gjaku vërshoi në tokë, një grua doli nga turma dhe filloi të përlyente trupin me gjakun e shqiptarit. Lyerja me gjakun e një vrasësi konsiderohej si një mjet shërimi për gratë që nuk lindnin. Por njëri nga shqiptarët që ishte ngjitur me të, i u drejtua asaj: «Pra, ti e dashke gjakun? Pa të shohim sesi do të mpikset gjaku tënd me gjakun e shokut tim». Dhe duke nxjerrë pistoletën ai e qëlloi në vend mes gjithë atyre policëve që ishin të pranishëm. Sigurisht ata e kapën dhe të nesërmen edhe atij do t’i pritej koka. Do të ishte interesant të shkruhej një kapitull «Vdekja e arnautit»…
     
     

     
     
     
    Ngjarje rrënqethëse e skena të pabesueshme sot për epokën tonë. Prerja e një koke përballohej atëhere në mënyrë sfiduese dhe Gerôme e ka paraqitur një skenë të tillë, por jo me një kokë shqiptari. Një pjesë e trupës së shqiptarëve ishte vërtet e ashpër në një mjedis të tillë të panjohur për ta dhe në një gjëndje të përherëshme lufte me mamlukët, të cilët do të shfaroseshin gjithnjë e më shumë gjersa më në fund ata pranuan nënshtrimin. Ishte një ekzistencë për jetë a vdekje. Sigurisht, në fillim askush nga shqiptarët nuk mendonte të qëndronte përjetësisht në Egjipt, e akoma më shumë në viset e largëta të Nilit gjer në Nubi, Asuan e kufijtë e Sudanit. Siç thoshte populli, ata kishin ikur « nizam » në Misir apo shkretëtirat e Arabisë. Dekadat shkonin dhe pinjollët e gjeneratave të shumta prisnin kthimin e atyre që s’do të ktheheshin më kurrë.
    Një tjetër skenë interesante përshkruan Chateaubriand gjatë udhëtimit të tij të parë me anije nëpër Nil. Më 1806, ai është veçse 38 vjeçar dhe shoqërohej në anije nga një grup luftëtarësh shqiptarë. « Me zhurmën më të vogël, shqiptarët merrnin pushkët dhe shkonin në bordurat e anijes. Ata ngjanin sikur luftonin me armiq imagjinarë. Gjysma e atyre shqiptarëve ishin muslimanë dhe gjysma tjetër të krishterë. Të gjithë thërrisnin « Muhamet » apo « Shën Mëri». Ata hidhnin gllënka vere duke klithur në frëngjisht ca fjalë të rënda dhe duke qëlluar në ajër…»
    Në vitin 1861, në sallonin e pikturës së Parisit ai ekspozon tablonë e madhe I burgosuri (45×78 cm), ku duket një varkë e gjatë që shket mbi Nil e drejtuar nga shqiptarë që mbartin një të burgosur turk. Kjo tablo është cilësuar nga kritika e kohës si kryevepra e periudhës egjptiane të Gerôme, dhe sot ajo gjëndet në Muzeun e Arteve të Bukura të Nantes, në veri të Francës. Në vitin 1862, Gerôme ndërmori dhe një udhëtim tjetër drejt Egjiptit por për një kohë të shkurtër. Në kthim ai u fejua me vajzën e një tregëtari të njohur pikturash, Adolph Goupil, i cili do të tregëtojë më vonë pikturën e tij në galeritë e Amerikës, Anglisë, Austrisë, Italisë, etj. Kjo martesë për pak do të prishej si pasojë e një flirti tjetër të Gerôme në prag të martesës. Atëherë Gerôme kërkoi një duel dhe madje u plagos, por kjo nuk e pengoi të martohej me të fejuarën e tij. Ekspedita e tij e tretë do të fillojë në vitin 1868. Kësaj rradhe udhëtimi do të jetë më i gjatë dhe më i vështirë, një „safari“’ i vërtetë. Bashkë me miqtë e tij Albert Goupil, Leon Bonnat, Ernest Journault, Jean-Richard Goubie dhe Paul-Marie Lenoir, ata lanë Marsejën dhe në 9 janar të atij viti u nisën drejt Aleksandrisë, qytetit hijerëndë të perandorit të famshëm Aleksandrit të Madh. Më pas shkojnë në Kajro ku i pret vetë kedivi, mbreti i Egjiptit, Ismaili, i cili kishte studjuar në Paris, djali i Ibrahimit dhe nipi i Mehmet Ali Pashës. Arnautët jane kudo : në gardën e afërt të pallatit mbretëror, në portat e qytetit, në kazermat, në portet dhe rrugët kryesore. Pasi vizitojnë xhamitë e mëdha të qytetit, ata nisen në Gizeh për të parë nga afër piramidat dhe pasi kthehen andej marrin udhën drejt Suezit, kalojnë në shkretëtirë, shkojnë drejt Jaffa-s buzë Mesdheut dhe pastaj në Jeruzalem, nga ku më vonë do të kthehen drejt Marsejës. Gerôme kthehet në Paris me shumë piktura, por dhe me qindra vizatime që ka bërë gjatë udhëtimit në Egjipt. Madje dhe në Siri, ai nuk ka munguar të pikturojë shqiptarët që ka gjendur atje, si në tablonë ….
     
     

     
     
     
    Në Paris, në sallonet e pikturës së atyre viteve, arnautët shfaqen vazhdimisht me hiret e tyre. Kuptohet menjëherë se Gerôme është i impresionuar nga tiparet dhe fizionomia e tyre: fytyra të mprehta dhe hijerënda, here-herë të vrazhda, por të urtë dhe tepër miqësorë kur të pranojnë si mikun e tyre. Në Paris, ai prezanton tablonë Arnaut me fustanellë, ku duket një arnaut shtatlartë me fustanellën e bardhë ulur në minder, i cili çuditërisht ka një kapuç jeshil në kokë. Tabloja tjetër që ai paraqet është Skenë rruge në Kajro (23,33×36,5 cm) e vitit 1870, ku para një hani shquhen shqiptarët me fustanella. Në vitin 1874, Leon Gerôme ndërmerr fillimin e një tabloje që s’ka lidhje me shqiptarët e Egjiptit. Kësaj radhe bëhet fjalë për Marko Boçarin, heroin e Revolucionit grek të rënë në Mesallongj, i cili kishte frymëzuar për disa tablo dhe piktorin e famshëm Eugène Delacroix, ashtu siç kishte frymëzuar për poemat dhe elegjitë e tyre lord Byron (Bajron) dhe Victor Hugo-në. Në tablonë Markos Botsaris e vitit 1874 (27,56×21,26 cm), që sot ndodhet në Amerikë në një koleksion privat (e blerë në Londër), shquhet figura e Boçarit ulur në një poltron hijerëndë dhe me shpatën ngjeshur. Një tablo e panjohur nga ne shqiptarët e sotëm e cila padyshim na intrigon se në çfarë imazhi është mbështetur Gerôme për të krijuar portretin e tij. Në vitin 1869, Gerôme do të marrë përsëri udhën drejt Egjiptit, por kësaj rradhe është qeveria franceze që e dërgon bashkë me disa artistë të tjerë për inagurimin e Kanalit të Suezit. Në këtë periudhë, piktura e Gerôme është bërë mjaft e njohur, aq sa kritiku Hamerton thoshte për të se „Pikturat e Gerôme janë për artin e pikturës siç janë romanet e Flobert për letërsinë“. Katalogu i veprave të Gerôme na tregon dhe për dy vepra të tjera që sot quhen të humbura. Eshtë tabloja Vallja e shpatave në një kafene dhe Vallja e shpatave tek një pasha. Nuk dihet gjithashtu dhe për tablonë tjetër Shqiptari dhe qeni i tij, e vitit 1883 apo Vallja pirike e vitit 1878 (81x65cm), e cila u prezantua po atë vit në Ekspozitën Universale të Parisit. Dhe kuptohet që Franca të prezantohej me një tablo të tillë, ajo duhej të ishte tepër e veçantë. Ndërkohë Gerôme vazhdon të punojë me ngulm për temën shqiptare, siç e shohim në tablonë simpatike Arnauti që i hedh qenit tymin e duhanit  (jo rrallë e gjejmë dhe me titullin Qeni që nuk i pëlqen duhani) apo Valle me shkop, ku duket një valltare, që atëhere quheshin « almé », shpesh kirkize, e cila hidhte vallen për të dëfryer një grup shqiptarësh. Më 1881 ai ekspozon në Paris tablonë Prijës arnaut (25,4×20 cm), ku pranë një arnauti ulur në minder është dhe qeni i tij. Një tjetër tablo është dhe Arnaut me dy qen whippets, e vitit 1870-1871, e cila sot është një koleksion privat në Beverly-Hills të Kalifornisë. Ka ende shumë vepra të Gerôme që sot nuk dihet ku janë apo konsiderohen si të humbura, siç është edhe tabloja Arnauti që luan me një qen e vitit 1890, ose Arnauti në hyrje të një dyqani (40,6×31,7cm) e shitur në Sotheby’s të Londrës në vitin 1975.
     
     
     

     
     
    Pasuria pikturale e temës shqiptare të Gerome dhe të shumë piktorëve të tjerë të huaj që kanë piktakuar shqiptarët në Shqipëri apo gjetkë, na ngre sot një problem kulturor për administratën shqiptare që merrret me promovimin e trashëgimisë kulturore. Këto vepra shiten në ankandet e artit apo në galeritë e mëdha përmes katalogësh të caktuar dhe shumat e tyre nuk janë aq të mëdha, aq sa mund të përballohen normalisht nga një buxhet i Ministrisë së Kulturës, dhe njohës dhe ekspertë të kësaj fushe ka, siç mund të ishte Ferit Hudhri që e ka qëmtuar këtë fushë. Kjo do të sillte që Shqipëria të grumbullonte në Galerinë Kombëtare apo në një muze të posaçëm për „Veprat e autorëve të huaj me temë shqiptare“, veprat e këtyre artistëve të shpërndara sot në të gjithë botën. Ky mund të ishte dhe një vektor i veçantë brënda strategjisë së zhvillimit të turizmit kulturor, për ta bërë Shqipërinë tërheqëse për vizitorin e huaj edhe përmes trashëgimisë artistike./Konica.al
     
     
    Luan Rama
     
     
     
     
     
    [1] Voyages de découvertes en Afrique, Alain Ricard, Anthologie, Edition Robert Lafont, 2000, Paris.