Tag: vitin

  • BE nuk shkëputet dot nga Rusia, importoi 18 për qind më shumë gaz në vitin 2024

    BE nuk shkëputet dot nga Rusia, importoi 18 për qind më shumë gaz në vitin 2024

    Pavarësisht luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, BE importoi më shumë gaz nga Rusia vitin e kaluar, sipas një raporti të cituar nga mediat gjermane. Rritja ishte 18 për qind krahasuar me vitin 2023, siç llogaritet nga grupi i ekspertëve të ekonomisë, shkruan A2 CNN. Kjo përfshin si gazin që ka hyrë në BE nëpërmjet tubacioneve, ashtu edhe gazin natyror të lëngshëm.
    Pas sulmit rus ndaj Ukrainës në shkurt 2022, BE vendosi sanksione të shumta kundër burimeve ruse të energjisë si qymyri dhe nafta. Komuniteti ndërkombëtar synon të ndalojë importin e gazit nga Rusia deri në vitin 2027, por ky plan nuk është ligjërisht i detyrueshëm, shkruan A2 CNN. Që nga fillimi i vitit, Ukraina ka ndaluar së lejuari kalimin e gazit natyror rus dhe ka bllokuar tranzitin përmes tubacioneve nëpër territorin e saj.
    Sipas raportit të cituar nga Die Welt, Italia, Republika Çeke dhe Franca në veçanti kanë importuar gjithnjë e më shumë gaz nga Rusia. Importet do të vazhdojnë të rriten në vitin 2025, theksoi më tej grupi i ekspertëve. Megjithatë, kjo nuk është e nevojshme. Sepse kërkesa në BE nuk është rritur fare. Përveç kësaj, çmimet e gazit do të rriten me pothuajse 60 për qind në vitin 2024, thuhet në dokument.
    “Është një skandal që BE-ja ende po importon gaz rus”, thotë Pawel Czyzak nga grupi i ekonomistëve gjerman. “Në vend që të investojnë në alternativa reale si energjia e rinovueshme dhe efikasiteti për të parandaluar importet ruse, vendet anëtare po djegin para për kapacitete të shtrenjta LNG që as nuk po përdoren.” Ember parashikon një tepricë deri në vitin 2030.
    Gazi natyror i lëngshëm nga Rusia do të vazhdojë të importohet në BE. Ndalohen vetëm investimet në projektet e LNG në ndërtim në Rusi dhe eksportet për këto projekte. Portet e BE-së gjithashtu nuk mund të përdoren për të transportuar LNG-në ruse në vendet e treta.

  • Juventusi në “dietë”, pronarët “mbyllin rubinetat”. Në verë, një lojtar i madh duhet të sakrifikohet

    Juventusi në “dietë”, pronarët “mbyllin rubinetat”. Në verë, një lojtar i madh duhet të sakrifikohet

    12 muaj më parë, në këtë periudhë, në letrën e tij drejtuar aksionarëve, John Elkann fliste për “vitin zero” te Juventusi dhe rilindjen e klubit. Detyra këto që ia besoi Giuntolit. Këtë vit, megjithatë, në letrën e zakonshme të pranverës, “Zonja e Vjetër” nuk është përmendur fare.
    Një mesazh shumë i qartë nga presidenti i “Exor” për drejtuesit e Juventusit, të cilët, sipas “Corriere dello Sport”, kur të trokasin për burimet ekonomike të disponueshme për merkaton e verës, do t’i gjejnë “rubinetat” mbyllur. “Exor”, që nga viti 2019 ka investuar pothuajse 600 milionë euro te Juventusi, ndaj tani kërkon vetëmbështetje dhe qëndrueshmëri.
    Kjo do të thotë se në verë, të paktën një nga yjet e skuadrës do të sakrifikohet. Nevojitet medoemos një shitje e bujshme në treg. Te Juventusi ka nevojë për një shitje të rëndësishme, jo vetëm për të forcuar skuadrën, por edhe për të lehtësuar bilancin financiar.
    Kjo do të jetë e nevojshme veçanërisht nëse humbjet e 25 milionë eurove nga mos arritja e çerekfinaleve të Ligës së Kampioneve, 70 milionët e angazhuar tashmë për shpërblimet e lojtarëve dhe 15 milionët e shpenzuara për shkarkimin e Thiago Motta, do të shtohen me mungesën e të ardhurave nga edicioni i ardhshëm i kompeticionit të rëndësishëm europian.
    Kjo është arsyeja pse, ndërsa po presin të shohin nëse do të arrijnë vendin e katërt dhe të njohin të ardhmen e Tudor, drejtuesit e Juventusit po i vendosin lojtarët e tyre në treg. Gatti, Cambiaso, Vlahovic dhe Yildiz janë më të diskutuarit. Në veçanti, fati i serbit është i lidhur me atë të Tudor, sepse sesioni i ardhshëm do të jetë mundësia e fundit për ta shitur sulmuesin serb, i blerë për 70 milionë euro më 2022 te Fiorentina dhe me kontratë deri në vitin 2026, për një çmim ende të rëndësishëm.
    Ndryshe është rasti për Yildiz, i cili duke qenë një nga talentët e “NextGen” mund të sjellë një fitim të madh. Jorge Mendes ka kohë që po sondon mundësinë e klubeve të interesuara, Juventusi kërkon 100 milionë, por ndjesia është se do të mjaftonte shumë më pak për të hapur tryezën e negociatave.
    Janë disa klube të interesuara për Gatti, i cili ka kontratë deri në vitin 2028. Newcastle ka provuar të bëjë një ofertë 25 milionë euroshe në janar, mund të rikthehet për ta blerë mbrojtësin e kombëtares italiane, për të cilin së fundmi ka kërkuar informacion edhe Napoli. Juventusi kërkon 30-35 milionë euro për të.
    Sirena nga Premier League ka edhe për Cambiaso, që vlerësohet mes 50 dhe 60 milionë euro. Zërat për interesin e Manchester City në janar nuk u materializuan në ofertën që priste Giuntoli, por qershori është afër. Edhe Liverpool, Bayern Munich, Real Madridi po e ndjekin me kujdes.

  • Marta Kos: Shqipëria, pararojë e integrimit! I mbyll negociatat me BE në vitin 2027

    Marta Kos: Shqipëria, pararojë e integrimit! I mbyll negociatat me BE në vitin 2027

    Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos është shprehur sërish me nota pozitive për integrimin e vendit tonë në Bashkimin Europian.
    Në një intervistë për Radio Televizionin Slloven ajo ka deklaruar se Shqipëria në vitin 2027 do të mbyllë procesin e negociatave.
    “Dy shtete nga Ballkani Perëndimor janë në pararojë të procesit të anëtarësimit në BE. Mali i Zi që renditet në krye, vend me të cilin negociatat mund të përfundojnë deri në fund të vitit 2026. Shqipëria është në vendin e dytë dhe besoj se mund të kalojë vijën e finishit për ti mbyllur negociatat në fund të vitit 2027. Vendimi përfundimtar do të merret nga shtetet anëtare të BE-së. Jam e vetëdijshme për rëndësinë e jashtëzakonshme të komunikimit sepse nuk mund ta imagjinoj që pasi të kenë përfunduar të gjitha negociatat, shteti anëtar do të thoshte jo, ne nuk e duam atë vend në Bashkimin Europian, prandaj jam optimiste për të dyja shtetet pararojë, Shqipërinë dhe Malin e Zi”, u shpreh Marta Kos.

  • 21-vjeçari nga Tepelena nuk di të shkruajë dhe të lexojë: Më ndihmoni, dua të mësoj!

    21-vjeçari nga Tepelena nuk di të shkruajë dhe të lexojë: Më ndihmoni, dua të mësoj!

    Në fshatin Mezhgoran të Sipërm të Tepelenës jeton 21-vjeçari Klajdi Danaj i cili është një analfabet funksional. Edhe pse e ka kryer zyrtarisht arsimin 9-vjeçar, nuk lexon dhe shkruan. Nëpërmjet një shoku te tij ai dërgoi një mesazh në redaksinë e emisioni ‘Fiks Fare’ ku kërkonte që të mësonte të shkruante dhe të lexonte.
    Ai u përpoq të shkruar emrin e tij dhe të fshatit me gema kapitale , pasi gërmat e vogla të shtypit nuk i njeh fare, por nuk mundej. Emrin e tij e shkruajti ‘KLADI’ kurse emrin e fshatite shkruajti ‘MEHGORAN’.
    Ndërkohq që arrinë të përdorë rrjetin social ‘Tik-Tok’ pasi është vizulisht dhe me audio, ndërkohë që FB apo Instagram nuk i përdorë për shkak se nuk di të lexojë dhe shkruajë. Edhe përsa i përket veprimeve matematikore edhe në këtë rast nuk di as mbledhje as zbritje.
    Dëshira e tij e është që të mësojë të lexojë dhe të shkruajë me gërma e t’i lidh ato. Për fat të keq në fshatin Mezhgoran jetojnë shumë pak njerëz dhe nuk mund të marr askush përsipër mësimin e tij.
    Fiks Fare u interesua për problemin e 21-vjeçarit Klajdi Danaj pranë Zyrës Vendore të Arsimimit Parauniversitar Tepelenë-Memaliaj.
    Sipas drejtuesit të kësaj zyre, zotit Shkëlqim Merja, ai e ka nisur arsimin fillor në vitin 2009 dhe e ka përfunduar në vitin 2015, duke përsëritur një vit me mirëkuptimin e prindit. Më pas ka vazhduar dhe 9 vjeçaren të cilën e ka përfunduar në vitin 2020.
    Drejtoria e shkollës gjatë këtyre viteve ka konstatuar se ky nxënës kishte nevoja specifike në procesin e të mësuarit dhe kishte nevojë për mësues ndihmës. Sipas drejtorit të ZVA-së, bashkëpunimi i prindit, i cili është i domosdoshëm për trajtimin e veçantë të fëmijës, ka qenë i pamjaftueshëm dhe i paformalizuar.
    Mësuesi ndihmës i asaj shkolle, i cili mbulonte edhe shkolla të tjera, ka shkuar edhe në shtëpinë e nxënësit në fjalë për ta integruar dhe asistuar.
    Edhe pse në shkollën “Xhafer Bani” në Mezhgoran, nxënësit e arsimit të mesëm të ulët e kryejnë mësimin në klasa kolektive, në ato vite kur ka qenë nxënës Klajdi , ka patur mësues specialistë për lëndët bazë dhe mësuesit e kanë patur komoditetin për të punuar individiualisht me nxënësit për shkak të numrit të vogël në klasa.
    ZVA për rastin e këtij nxënësi përgjegjësinë ia lë prindërve të tij, të cilët, sipas saj, nuk kanë patur impenjimin e duhur që fëmija e tyre të frekuentonte shkollën rregullisht.
    ZVA e Tepelenë Memaliaj thotë se nuk ka patur asnjëherë asnjë ankesë nga prindërit e këtij nxënësi për problemet e procesit mësimor, por edhe vetë ky institucion nuk ka matur nivelin e njohurive të tij, përmes Provimeve Kombëtare të Arsimit Bazë. Kjo për shkak të pandemisë “Covid-19 “, për vitin shkollor 2019-2020, këto provime nuk u kryen.
    ZVA thotë se ky shqetësim vjen për herë të parë tek ata,5 vite pasi nxënësi ka përfunduar arsimin 9 vjeçar. Dhe ai tani është gati 22 vjeç, duke pamundësuar ofrimin e shanseve brenda institucioneve arsimore.
    Megjithatë ZVA Tepelenë Memaliaj shprehet e gatshme për të shfrytëzuar çdo hapësirë ligjore për t’i ardhur në ndihmë Klajdit. Ajo merr përsipër që t’i ofrojë Klajdit mësimin në distancë, sipas programeve të dedikuara ose t’i ofrojë seanca mësimore jashte orarit mësimor të zakonshëm në shkollën e fshatit Mezhgoran. /Marrë nga Top Channel

  • “Airbnb nuk e kërcënon ende hotelerinë në Shqipëri”, Rama: Vitin që vjen sjellim një zgjidhje dixhitale

    “Airbnb nuk e kërcënon ende hotelerinë në Shqipëri”, Rama: Vitin që vjen sjellim një zgjidhje dixhitale

    Kryeministri Edi Rama, në një takim me sipërmarrësit e rinj në Shkodër, tha se Airbnb nuk ka ende kapacitet konkurrues për hoteleritë në vendin tonë. Sipas kreut të qeverisë, ashtu sikurse me hoteleritë, vitin që vjen do të sjellin një zgjidhje që synon edhe Airbnb.
    “Akoma nuk jemi në fazën që të kemi kapacitet konkurrues për Airbnb, nuk është akoma faza që Airbnb kërcënojnë hoteleritë. E dyta, e kemi lënë që njerëzit të mund të fitojnë ca lekë. Të mos fillojmë historira me inspektorë e kontrolle deri nëpër shtëpia dhe ndërkohë këtë vit fillojmë fazën e re, në radhë të parë me hotelet se e dini shumë mirë se nuk i deklaroni të gjitha siç duhet të gjitha ato që fitoni. Në deklarimin e shtretërve, hotelet nuk e thonë të vërtetën. Ajo që do të bëjmë këtë vit që të fillojmë, ne kemi TVSH më të ulët në Evropë dhe rajon, 6 përqind për hotelet, dhe e kemi bërë qëllimisht për t’u dhënë mundësinë hoteleve. Për të fituar keni fituar, për të formalizuar akoma jemi larg. Këtë vit, duke filluar nga maji, është një program që sipas dëshirës kush nuk do asnjë kontroll apo problem, dhimbje koke me historira kontrollesh tatimore, duhet të bjerë dakord që të bëjë një marrëveshje me tatimet edhe të paguajë 65 përqind nga maji-shtator. Vitin e ardhshëm po punojmë për një solucion dixhital që do të përfshirë edhe Airbnb, Italia, Spanja ka pasur problem të madh, edhe Kroacia.”, u shpreh Rama.

  • Elon Musk: Do të doja të vdisja në Mars, qëndrimi në Tokë është rrezik real

    Elon Musk ka bërë shumë deklarata të çuditshme, por kjo mund t’i paraprijë të gjithave: “Do të doja të vdisja në Mars.”
    Ai e tha për herë të parë në vitin 2013 në South by Southwest dhe më shumë se një dekadë më vonë, ai është ende serioz për këtë.
    Obsesioni i Musk për mbijetesën ndërplanetare shkon përtej arratisjes nga një fatkeqësi e largët kozmike – ka të bëjë me formësimin e një të ardhmeje që ia vlen të pritet, shkruan Yahoo News.
    Siç e shprehu ai në faqen e internetit të SpaceX: “Ju dëshironi të zgjoheni në mëngjes dhe të mendoni se e ardhmja do të jetë e mrekullueshme – dhe kjo është ajo që nënkupton të qenit një qytetërim hapësinor.”
    Ai vazhdoi: “Ka të bëjë me besimin në të ardhmen dhe të mendosh se e ardhmja do të jetë më e mirë se e kaluara. Dhe nuk mund të mendoj asgjë më emocionuese se të dal atje dhe të jem mes yjeve.
    Por, kjo nuk është vetëm fantazi e një miliarderi – SpaceX po punon në mënyrë aktive për ta realizuar atë.
    Së fundmi, Musk njoftoi se Starship do të niset për në Mars deri në fund të vitit të ardhshëm, duke mos bartur asgjë tjetër përveç robotit humanoid të Teslës, Optimus.
    Dhe nëse ky mision shkon mirë? Njerëzit mund ta shkelin Planetin e Kuq në vitin 2029-2030.
    Megjithatë, Musk nuk po flet për të vizituar Marsin. Ai flet për të jetuar atje. Argumenti i tij?
    Qëndrimi në Tokë është rrezik real. Fatkeqësitë klimatike, ndikimet e asteroideve, kontrolli i Inteligjencës Artificiale.
    Në mendjen e tij, Marsi nuk është thjesht një plan rezervë – është mbijetesë.
     

  • Barrierat tregtare dhe pasiguria, si frena të rritjes ekonomike

    Barrierat tregtare dhe pasiguria, si frena të rritjes ekonomike

    Ekonomia globale do të rritet me një ritëm të qëndrueshëm këtë vit dhe vitin e ardhshëm, parashikon Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), duke theksuar ndër rreziqet pengesat për tregtinë dhe një kuadër të pasigurt politik që po pengon investimet dhe konsumin e familjeve.
    Aktiviteti global do të rritet me 3.1 për qind këtë vit, që do të thotë se do të ngadalësohet vetëm pak në krahasim me vitin 2024, kur u rrit me 3.1 për qind. Në vitin 2026, rritja duhet të ngadalësohet sërish në mënyrë margjinale – në 3.0 për qind, sipas llogaritjeve të OECD-së të cituara nga Reuters.
    Shumë vende vazhdojnë të vuajnë nga “presionet inflacioniste”, vëren OECD. Nëse rritja e çmimeve i kalon pritshmëritë, bankat qendrore mund të shtrëngojnë politikën monetare dhe tregjet financiare mund të rregullojnë çmimet dhe të shkaktojnë “përçarje”.
    Aspekti më shqetësues, megjithatë, është fragmentimi i mundshëm i mëtejshëm i ekonomisë botërore, theksojnë ata, me barrierat tregtare të ngritura në disa ekonomi të G20 dhe një kornizë të pasigurt politike. Kushtet e tilla pengojnë investimet e kompanisë dhe konsumin e familjes. Marrëveshjet për uljen e tarifave, megjithatë, mund të jenë një stimul për rritjen ekonomike, shtojnë ata.
    Barrierat tregtare
    Ekonomia amerikane do të ngadalësohet këtë vit, me një normë rritjeje të parashikuar prej 2.2 për qind, krahasuar me 2.8 për qind të vitit të kaluar, tregojnë vlerësimet e reja të OECD. Në vitin 2026, aktiviteti në ekonominë më të madhe në botë pritet të rritet me 1.6 për qind.
    Uashingtoni ka rritur tarifat për importet e çelikut dhe aluminit, dhe gjithashtu ka rritur taksat për importet nga Kina, me Pekinin duke iu përgjigjur njëlloj. Duke filluar nga prilli, SHBA planifikon të vendosë tarifa më të larta për importet nga Kanadaja dhe Meksika dhe Otava synon të hakmerret me të njëjtën masë. Uashingtoni synon të përfundojë analizën e tij të masave të shpallura deri në ditët e para të prillit.
    OECD i mbështet parashikimet e saj në supozimin se tarifat do të vendosen, duke vënë në dukje se ato do të rrisin të ardhurat buxhetore të qeverive që i vendosin ato, por gjithashtu do të ngadalësojnë aktivitetin ekonomik global dhe të ardhurat e rregullta tatimore.
    Kostot e tregtisë do të rriten gjithashtu, dhe kështu çmimet e mallrave të importuara për konsumatorët dhe kostot e inputeve për kompanitë.
    “Një marrëveshje që do të lehtësonte tensionet tregtare dhe ndoshta do të ulte barrierat aktuale tregtare do të ishte e dëshirueshme dhe do të lehtësonte pasigurinë e politikave dhe do të përmirësonte perspektivat e rritjes,” vuri në dukje OECD.
    Ekonomia e Eurozonës do të rritet, por vetëm pak
    Ekonomia e eurozonës pritet të rritet me një për qind këtë vit, pak më e fortë se vitin e kaluar, mes pasigurisë së shtuar, vëren OECD.
    Vitin e ardhshëm, rritja duhet të përshpejtohet vetëm pak – në 1.2 për qind, mes pasigurisë së shtuar.
    Sipas OECD, Gjermania do të shënojë rritjen më të dobët këtë vit – me vetëm 0.4 për qind. Në vitin 2025, ritmi duhet të përshpejtohet në 1.1 për qind.
    Kina duhet të mbetet nën nivelin pesë për qind këtë vit dhe vitin e ardhshëm, dhe deri tani rritja më e fortë midis grupit të ekonomive të mëdha në zhvillim parashikohet nga OECD për Indinë – rreth 6.5 për qind. /tesheshi.com/

  • “Dhëndri u akuzua për pastrim parash”, raporti i DASH: Berisha korrupsion për interesa të familjes së tij

    “Dhëndri u akuzua për pastrim parash”, raporti i DASH: Berisha korrupsion për interesa të familjes së tij

    Departamenti Amerikan i Shtetit vlerëson punën e Shqipërisë në luftën ndaj korrupsionit dhe pastrimit të parave. Në raportin për vitin 2024, DASH thekson se Shqipëria vazhdon të bëjë përparime, por bën thirrje për zbatimin e plotë të reformave.

    “Shqipëria heton dhe ndjek penalisht korrupsionin në nivele të larta”! Kështu thekson Departamenti i Shtetit, i cili vlerëson punën e Prokurorisë së Posaçme në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit, por kërkon zbatim të plotë të reformave. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Në raportin për vitin që lamë pas, DASH sjell në vëmendje edhe masën ndaj Sali Berishës dhe dhëndrit të tij, për dosjen “Partizani”.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    “SPAK rriti numrin dhe kompleksitetin e hetimeve për pastrimin e parave dhe konfiskimet dhe kreu paralelisht hetime financiare dhe të aseteve kur dyshonte për asete të paligjshme; megjithatë, ndjekjet penale mbeten të ulëta. Në vitin 2023, SPAK sekuestroi asete me vlerë 43 milionë dollarë dhe, në vitin 2024, vazhdoi arrestimet dhe konfiskimin e aseteve të ish-zyrtarëve të lartë.

    Në shtator të vitit 2024, SPAK akuzoi ish-kryeministrin dhe të përcaktuar sipas “Aktit të Ndarjes Buxhetore të Departamentit të Shtetit, Operacioneve të Jashtme dhe Programevë të Ndërlidhura, 2021” me 7031 (c) Sali Berisha për korrupsion për veprime zyrtare për veprime zyrtare në dobi të interesave të familjes së tij. SPAK akuzoi edhe dhëndrin e tij për korrupsion dhe pastrim parash. SPAK sekuestroi pasuri të paluajtshme, llogari bankare dhe aksionet e dhëndrit në kompanitë e lidhura me korrupsionin”, theksohet në raport.

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • Ndahet nga jeta muzikanti i talentuar fierak, Vasillaq Zahariu

    Ndahet nga jeta muzikanti i talentuar fierak, Vasillaq Zahariu

    Vasillaqi ka lindur në 05.05.1938 në qytetin e Fierit. Në vitin 1945, kryen shkollën fillore në Rrërëz të Patosit. 

    Në vitin 1952 kryen shkollën mesme në Liceun Artististik “Jordan Misja” në Tiranë, në degën “Teori Muzike”. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Në vitin 1966 filloi studimet ne Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë, në degën e Kulturës. Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Në vitin 1969 u emërua drejtor i Shtëpisë së Pionierit “Llambi Bego” në Fier. 

    Në vitin 1971 u emërua drejtor në Shtëpinë e Kulturës, në Fier. Ishte i pari specialist në qytetin e Fierit për kulturën, që ishte i shkolluar me arsim të lartë.

    Me emërimin e Vasillaqit në Shtëpinë e Kulturës, lëvizja artistike në Fier, pësoi një ndryshim shumë të madh. Në Shtëpinë e Kulturës, ai filloi të krijojë kurse për instrumente të ndryshme për të mësuar të rinjtë fierakë në mësimin e kitarës, mandolinës, fisarmonikës, klarinetës, baletit etj. Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Përpjekja kryesore e Vasillaqit ishte krijimi i orkestres frymore (Banda e qytetit). Ajo që i jepte prioritet Vasillaqit për të zhvilluar gjithë këto përpjekje në krijimin e këtyre kurseve, ishte se ai njihte shumë mirë disa instrumente muzikore. 

    Vasilaqi luante në kitarë, në mandolinë, në kontrabas dhe në fisarmonikë. Vasillaqi rikrijoi Ansamblin e këngëve dhe valleve fierake, të cilat kishin stopuar aktivitetin e tyre që prej disa vitesh, deri në ardhjen e tij si drejtor dhe së bashku me udheheqësin artistik, dirigjentin e Shtëpisë së Kulturës, kompozitorin Simon Gjoni dhe koreografin Bajo Toto, e përfaqësuan qytetin e Fierit në konkurrimin kombëtar të ansambleve popullore të rretheve. 

    Në vitin 1974 u emërua si udhëheqës artistik i Shkollës së Mesme Bujqësore “Rakip Kryeziu”, ku në festivale të ndryshme, në konkurrimet e shkollave të mesme në shkallë rrethi, është nderuar gjithmonë me çmime të ndryshme. Vasillaqi ka marrë pjesë aktive në shumë premira të Estradës profesioniste me instrumentin e kitarës bas dhe të kontrabasit në Kompleksin Vokal – Instrumental të Këngës Popullore Qytetare Fierake, që në krijimin e saj në vitin 1976 – 1986, pranë Estradës. 

    Pas ndryshimit të sistemit, së bashku me familjen, e lanë Shqipërinë dhe shkuan në drejtim te Greqisë, në Athinë dhe më pas në drejtim të Amerikës, në Filadelfia. 

    U nda nga jeta në 18.03.2025 nga një pushim zemre, duke lënë në pikëllim të thellë bashkëshorten Irinin, djemtë dhe miqtë e afërt. Drejtoria e Artit dhe Kulturës i shpreh ngushëllime familjes dhe të afërmëve të tij!

    T’i ndrijë shpirti në parajsë artistit fierak, Vasillaq Zahariu🕯💐!

    Informacioni: Rik Hoxha

  • Zbulohen gdhendje 30,000-vjeçare dhe mbetje njerëzore të fshehura në një shpellë

    Zbulohen gdhendje 30,000-vjeçare dhe mbetje njerëzore të fshehura në një shpellë

    Në zemër të Francës jugperëndimore , arkeologët kanë hyrë në një shpellë të paprekur nga prania njerëzore për dhjetëra mijëra vjet – një dhomë e fshehur e mbyllur që nga Paleoliti i Sipërm. Vendi, Grotte de Cussac , ka mbetur i mbyllur për publikun dhe i kufizuar fort për studiuesit që nga zbulimi i tij në vitin 2000. Tani, puna e re shkencore e detajuar nga Phys.org dhe e mbështetur nga autoritetet e ruajtjes ka filluar të zbulojë një vend të përshkruar si një vend i shenjtë dhe një enigmë parahistorike, i mbuluar me heshtje për më shumë se 30,00 vjet .
    E arritshme vetëm përmes korridoreve të ngushta shkëmbore dhe masave paraprake ekstreme, shpella besohet se mban disa nga shprehjet më të hershme simbolike të Homo sapiens në Evropë, së bashku me të dhëna se si njerëzit e hershëm mund të kenë përjetuar vdekjen, mitin dhe kujtesën.
    Hyrja në Grotte de Cussac u vendos për herë të parë nga Marc Delluc , një speleolog amator, në vitin 2000. Delluc, i cili vdiq në vitin 2017, kishte ndjerë një rrymë që frynte nga brenda faqes së shkëmbit dhe e ndoqi atë përmes gurit gëlqeror të ashpër për gati 100 metra përpara se të dilte në një botë të paparë nga sytë modernë.
     
    Më vonë ai e kujtoi momentin me një përzierje nderimi dhe frike. “E kuptova privilegjin që më ishte dhënë, të hyja në një vend që ishte shenjtëruar që nga agimi i kohës,” tha ai. “Vrullimi i adrenalinës” e goditi atë ndërsa shikonte figurat e lakuara dhe siluetat e gdhendura në shkëmbin sipër.
    Intuita dhe vendosmëria e tij çuan në rizbulimin e një vendi kaq të ruajtur saqë shumë nga gjurmët e tij të lashta mbetën të paprekura dhe të patrazuara , të fshehura pas shtresave të kolapsit gjeologjik që e kishin mbrojtur atë nga drita, ajri dhe ndotja.