Ish-komandanti i Forcave të Armatosura, Artur Meçollari ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama, gjatë prezantimit elektoral të PS-së, ku u shpreh ndër të tjera se flota detare e Republikës së Shqipërisë do të bëhet me një super anije luftarake, përveç disave të tjera të vogla.
Këtë deklaratë të Ramës, Meçollari e ka cilësuar si një mashtrim. Ish-komandati i Forcave të Armatosura thotë se pej 11 vitesh Qeveria Shqiptare gënjen kompaninë DAMEN Shipyard për bashkëpunim në kantierin e Pashalimanit, kompani që ndërtoi anijet patrulluese dhe Qeveria Hollandeze pagoi si grant 35% të vlerës së tyre prej 32 milionë euro.
Meçollari shton se PAZH i vitit 2016 parashikonte blerjen deri në vitin 2025 të dy korvetave, 6 anijeve patrulluese, një anije shumëfinksionëshe hidrografike dhe polumbare dhe një rimorkiatori. Sipas tij edhe pse Forca Detare i ka bërë të gjitha letrat deri në vitin 2024 nuk u financuan asnjë nga 10 anijet.
Ish-komandanti thotë se në 2024 u miratua PAZH-i i ri, ku u ripërsëritën anijet e pafinancuara në PAZH-in e vjetër, por tashmë jo më 10, por 8, edhe pse kërcënimet janë rritur nga lufta në Ukrainë. PAZH-i i ri i 2024-2033 ka hequr nga plani një korvetë dhe rimorkiatorin, si dhe korveta parashikohet të blihen në vitin 1932-1933.
Teksa liston disa nga mangësitë e punës së qeverisë në sektorin e Forcave Detare, Meçollari thotë se deklaratat e kryeministrit Rama janë sipas tij mashtrim i radhës, pasi në gjithë këto vite nuk ka realizuar asnjë nga premtimet që ka thënë për këtë sektor.
Postimi i plotë i Meçollarit
Mashtrimi i radhës
KM Rama ka deklaruar se “Shqipëria do të marrë një super anije luftarake”.Një mashtrim spektakolar. Sipas Planit të Zhvillimit të FA (PAZH) të miratuar me ligj në vitin 2024 parashkohet blerja e një korvete në vitin 2032-2033, pasi të kemi hyrë në BE. KM mos e ka fjalën për anijen muze që do na fali Italia së shpejti. Flitet për një anije patrulluese të klasit “Cassiopea” në shërbim prej të paktën 34 vjetësh, në këmbim të dhënies së Kantierit të Pashalimanit një kompanie Italiane.
Prej 11 vitesh Qeveria Shqiptare gënjen kompsninë DAMEN Shipyard për bashkëpunim në kantierin e Pashalimanit, komoani që ndërtoi anijet patrulluese dhe Qeveria Hollandeze pagoi si grant 35% të vlerës së tyre prej 32 mion euro. Kam qënë dëshmitar në zyrën e KM Rama më 5 prill 2019 kur i premtoi pronarit të kompanisë DAMEN bashkëpunim me kantierin detar të Pashalimanit.
PAZH i vitit 2016 parashikonte blerjen deri në vitin 2025 të dy korvetave, 6 anijeve patrulluese, një anije shumëfinksionëshe hidrografike dhe polumbare dhe një rimorkiatori. Edhe pse Forca Detare i ka bërë të gjitha letrat deri në vitin 2024 nuk u financuan asnjë nga 10 anijet. Në 2024 u miratua PAZH-i i ri, ku u ripërsëritën anijet e pafinancuara në PAZH-in e vjetër, por tashmë jo më 10, por 8, edhe pse kërcënimet janë rritur ngs lufta në Ukrainë. PAZH-i i ri i 2024-2033 ka hequr nga plani një korvetë dhe rimorkiatorin, si dhe korveta parashikohet të blihen në vitin 1932-1933.
Ja disa nga sukseset e Z. Rama në Forcat Detare:
SIVHD, sipstemi i vëzhgimit të hapësirës detare prej vitit 2020 pa mirëmbejtje.SIVHD në vitin 2016 u nxorr jashtë funksionit duke favorizuar trafikun.Kantieri detar nga 180 punëtor (2014) sot ka 43 vetë, së bashku me administratën, dhe nuk bënë riparim të anijeve.Kompania DAMEN prej 2014 kërkon bashkëpunim me kantierin detar për interes të Forcës Detare dhe prodhim për të tretët.Të gjitha pronat e FD gati për oligarjët.Baza detare e Sarsndës dhe Shëngjinit, gjithësej 70 ha nën sekuestro preventive, etj, etj.Prej katër vitesh NATO studion bazën e Pashalimanit dhe Gjirin e Vlorës si bazë të NATO-s, me kërkes të Qeverisë Shqiptare, por në shtator 2025 parashikohet që 80 ha (nga postoblooku aktual tek i Uzinës) të dalin nga plani i FD për interes të oligarkëve.
Anija Patrulluese e Marinës Ushtarake Italiane e klasit “Cassiopea”Mbas 34 vite sherbimi, përpara se ti nxjerri nga shërbimi, Italia do ia dhurojë njëren prej tyre një vendi mik.Anija Patrulluese e Marinës Ushtarake Italiane e klasit “Cassiopea” nisi të prodhohej në vitin 1987. Katër anijet e këtij klasi nisën të hynë në shërbim midis viteve 1989 dhe 1991: Cassiopea (P-401) më 21 tetor 1989, Libra (P-402), Spika (P-403) dhe Vega (P-404) më 23 prill 1991.
Partulluesest e klasit Cassiopea kanë një tonazh prej 1500 tonë, gjatësi 79,8 m gjerësi 11,8 m dhe peshkim 3,6 m. Shpejtësia mesatare 17 nyje, maksimale 20 nyje dhe autonomi 3200 milje detare. Ekuipazhi 60 vetë, nga të cilët 6 oficerë. Është e pajisur me një top 76 mm dhe dy mitralozë 20 mm.Anija Libra (P-402) së fundmi ka hyrë dy herë në Portin e Shëngjinit për të transportuar emigrantë për kampin e Gjadërit.
Tag: vitin
-

“Shqipëria do të marrë një super anije luftarake”/ Meçollari reagon pas deklaratës së Ramës: Mashtrimi i radhës
-

Rama prezanton programin e PS-së/Nga pagat, punësimi, arsimi, shëndetësia, infrastruktura e mbrojtja, ja pikat kryesore
Kryeministri Edi Rama, njëherësh dhe kryetari i Partisë Socialiste, prezantoi sot programin e forcës së tij politke për “Shqipërinë 2030” me të cilën u kërkon votën e shqiptarëve në zgjedhjet e 11 majit. Thelbi i programit socialist mbetet anëtarësimi në Bashkimin Europian.
Rama tha se më 11 maj shqiptarët t’u japin mandatin por njëkohësisht do t’u japin një mesazh shumë të fortë të gjitha vendeve të BE-së duke votuar, sipas tij, masivisht për anëtarësimin dhe për pasaportën europiane. Pragrami i Partisë Socialiste i shpalosur sot nga Rama u detajua gjatë prezantimit të tij në pika të tilla si pagat dhe ekonomia, punësimi dhe pensionet, biznesi dhe taksat, arsimi, shëndetësia, infrastruktura, energjia, uji, kadastra dhe turizmi.
PROGRAMI I PARTISË SOCIALISTE:
Paga
Të ardhurat për frymë do të pesëfishohen deri në vitin 2030 (nga 3324 euro në 10342 euro dhe më pas në 15,000 euro). Paga mesatare në sektorin publik është rritur nga 372 euro në 1000 euro dhe do të arrijë 1200 euro deri në vitin 2030. Paga minimale ka kaluar nga 157 euro në 400 euro dhe do të rritet në 500 euro deri në janar 2026. Prodhimi i Brendshëm Bruto është rritur nga 9.6 miliardë euro në 25 miliardë euro, me synim 35 miliardë euro deri në vitin 2030.
Punësimi dhe Pensionet
Në vitin 2030, papunësia do të arrijë nivelin e mesëm të BE-së (6%). Pensioni mesatar do të arrijë 400 euro në vitin 2030. Janë nënshkruar marrëveshje për njohjen e pensioneve me shtete të tjera, përfshirë Italinë. Brenda mandatit të katërt, të mbyllin marrëveshjen me Greqinë. Do të vazhdojë regjimi me taksë 0% për bizneset e vogla dhe taksë 15% për bizneset e mëdha. Propozohet një “Paqe Fiskale” për biznesin, ku tatimi mbi fitimin do të lidhet me rritjen ekonomike dhe kontrolli për bizneset do të ndalet. Eksportet do të mbështeten me kredi dhe garanci shtetërore për bizneset.
Arsimi
Paga mesatare e mësuesve do të arrijë 1250 euro në vitin 2030. Plan për 200 shkolla të tjera deri në fund të mandatit. Laboratorët inteligjentë do të arrijnë 1000 deri në fund të mandatit të katërt. Programi i ushqimit në shkolla dhe transport falas për nxënës nga shtëpia në shkollë. Do të dyfishohet numri i nxënësve në arsimin profesional dhe do të investohen 60 milionë euro në shkolla profesionale.
Shëndetësia
Buxheti për shëndetësinë do të arrijë 1 miliardë euro deri në vitin 2025. Janë rindërtuar 400 qendra shëndetësore dhe ambulanca, dhe do të përfundojnë të gjitha deri në vitin 2030. Programi i shëndetësisë përfshin mbështetje për rinovimin dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.
Mbrojtja Sociale
40 shërbime të reja sipas nevojave në territor. Do të rrisin aksesin në programin aktiv të punësimit, duke krijuar 20 ndërmarrje të reja sociale, ku do të punësojnë dhe mbështesin kategoritë në nevojë.
Bujqësia
Do ta çojnë në afro 500 milionë vlerën totale të investimeve në bujqësi dhe synojnë të arrijnë objektivin e 1 miliardë euro eksporteve. ‘Paketa e Maleve’, 500 sipërmarrësit e parë zero taksë e TVSH
Infrastruktura
Brenda mandatit të katërt 700 km të reja rrugë. Rruga e bregut, Dhërmi-Sarandë, do të vazhdojë atë nga tuneli i ri i Llogarasë, deri në Dhërmi. Tiranë-Krujë, rruga Berat-Çorovodë do të jetë një rrugë e parametrave dhe standardeve europiane. Ura e Leklit Përmet- Çarshovë, pra do të jenë të lidhura bashkë të gjitha. Ersekë- Leskoviku, Rrëshen Burrelit, Vau i Dejës- Pukë- Fushë Arrëz, Rruga e Vjetër Tepelenë-Vlorë, Ura mbi lumin Vjosë-Selenicë.
Skrapar- Gramsh, Skrapar- Përmet, Gjirokastër- Libohovë, Poliçan- Zagori, pra, siç shihet, ose kryqëzimi i llixhave Elbasan – Gramsh të gjitha këto segmente janë segmente që tani më nuk bëjnë lidhjen nga pika A tek pika B, por janë A-B-C-D dhe krijohen arterie të brendshme që lehtësojnë shumë lidhjen midis qyteteve tona turistike dhe kur shkohet në Korçë, do mund të shkohet në Përmet e në Gjirokastër pa pasur nevojë që të kthehesh dhe t’i biesh prapë nga Tirana.
Brenda 2026 përfundon faza e parë dhe e dytë e superstradës Tiranë-Durrës. Përfundon edhe Kombinat- Ndroq – Plepa. Maqellarë- Peshkopia përfundon këto ditë, Qukës- Qafë Plloçë, Berat – Ballaban përfundon po këtë vit. Brenda vitit 2025 hyn në funksion Qendra Kombëtare e Monitorimit të Trafikut. Porti i ri tregtar në Durrës do ketë krahun ushtarak të NATO-s. Pagëzimi i pistës së aeroportit të Vlorës.
Energjia
Në mandatin e katërt, Shqipëria do të bëhet e pavarur energjetikisht dhe do të mund të eksportojë energji. 10% e prodhimit është fotovoltaik, dhe pritet që deri në vitin 2030 kjo të arrijë në 30%
Uji
Brenda mandatit të katërt 90% do të ketë ujë 24 orë, për zonat e largëta malore që përbëjnë 10% të rasteve e pamundur zgjidhja
Turizmi e mjedisi
Deri në 2030 shkojmë në 20 mln turistë, kemi mbi 50 kontrata me hotele me pesë yje. Iinteresimi nga brendet ndërkombëtare për të investuar është rritur. 22% e territorit të Shqipërisë është tani zonë e mbrojtur dhe është zhvilluar një legjislacion i ri evropian për menaxhimin e këtyre zonave.
Kadastra
Deri në vitin 2026, do të përfundojë plotësisht digjitalizimi i kadastrës. Regjistrimi fillestar i të gjitha pasurive do të përfundojë brenda vitit 2028. Brenda 2028 do tw mbyllet i gjithë procesi i legalizimit
Mbrojtja
Do të kemi kampusin modern të Akademisë së Forcave të Armatosura në Tiranë, ku ka filluar ndërtimi, një pjesë edhe e kemi treguar për publikun. Flota detare e Republikës së Shqipërisë do të bëhet me tre anije luftarake të reja. Flota ajrore duke filluar nga kjo verë, janë bërë marrëveshjet dy avionë zjarrfikës në dispozicion në gatishmëri për ne, papritur që të vijë nga një vend apo nga një vend tjetër.
Rendi
Brenda vitit 2026 do të pajisin çdo shtetas shqiptar, edhe me kartën e identitetit digjital, e cila do të jetë në të njëjtën kohë, me përgatitjet që po bën edhe Bashkimi Europian për Kartën Europiane të Identitetit Dixhital
Brenda vitit 2026, 12 qytetet qendër qarku do të jenë të futura në programin e monitorimit me kamera inteligjente që do ta ngrenë rrjetin e integruar të sigurisë në një nivel krejt tjetër, si asnjëherë më parë, duke shpeshtuar parandalimin, duke shpejtuar kohën e reagimit ndaj keqbërësve dhe identifikimin e tyre. -

Rama vazhdon të kopjojë paturpësisht programin e opozitës, tani është radha e pensioneve dhe pagës mesatare
Një ditë më parë, Edi Rama u tha shqiptarëve se nuk ka program sepse ai i fiton zgjedhjet.
Para disa ditësh u tha se nuk ka nevojë për program sepse programi i tij është integrimi në BE.
Kurse sot u shfaq para shqiptarëve, duke vazhduar të kopjojë programin e opozitës.
Pas premtimit për pagën mesatare 500 euro, tani ishte premtimi për pensionet dhe pagën mesatare.
Kujtojmë se opozita ka premtuar vendosjen e minimumit jetik prej 200 euro sapo të vijë në pushtet. Kjo do të thotë se ccdo pension do jetë së paku 200 euro. Ndërkohë paga minimale do jetë 500 euro dhe ajo mesatare 1200 euro.
“Në janar 2026, paga minimale do të jetë 500 euro. Pensioni mesatar 400 euro për të gjithë ata që kanë paguar sigurime të plota, ndërkohë pensioni minimal për të gjithë të tjerët 200 euro”, tha Rama.
Ai u shpreh se në vitin 2030, mësuesit do të kenë një pagë mesatare 1250 euro.
“Sot, në vlerësimin e fundit të pavarur të bërë nga INSTAT-i të konfirmuar nga organizatat financiare ndërkombëtare, paga mesatare për vitin 2024 në sektorin publik u mbyll 1 mijë euro, ndërsa në Shqipërinë 2030, do të jetë të paktën 1200 euro.
Pagën mesatare të përgjithshme e rritëm më shumë se 2 herë e gjysmë dhe do ta rrisim të paktën 30% më shumë.
Kjo ishte paga mesatare. Kjo është paga mesatare. Paga mesatare e sektorit publik dhe privat bashkë, pra paga mesatare në Republikën e Shqipërisë. Kjo do të jetë paga mesatare të paktën 1 mijë euro.
Vazhdojmë me pagën minimale në vitin 2013, kur ne e morëm detyrën, paga minimale ishte 157 euro. Sot, 2024 u mbyll me pagën minimale 400 euro dhe duke filluar nga janari 2026 me një vendim që do të merret pas zgjedhjeve kur do të bëhet edhe akti normativ i qershorit, paga minimale do të jetë 500 euro.
Për të mbështetur punonjësit që do të përfitojnë nga kjo rritje e shpejtë e pagës minimale, sipërmarrësit do të jenë detyruar të rrisin pagën minimale, por ne do t’u japim një lehtësi që gjatë 18 muajve pas pagës së parë, shteti atyre nuk do t’u kërkojë asnjë detyrim tatimor mbi shtesën prej 100 eurosh”, tha Rama.
-

Telefonat Android shiten me 9% më shumë se iPhone
Sipas një studimi të fundit nga International Data Corporation (IDC), pritet që shitjet globale të smartfonëve të rriten me rreth 5.8% në vitin 2024, duke arritur 1.23 miliard njësi.
Ajo që ka habitur më shumë analistët është rritja e madhe e produkteve me sistem operativ Android, veçanërisht në tregjet në zhvillim dhe në Kinë.
Shitjet e këtyre smartfonëve pritet të rriten me 7.1% në vitin 2024, afërsisht 9 herë më shpejt se iPhone-ët me sistem operimi iOS, të cilët pritet të kenë një rritje vjetore prej 0.8%.Është e rëndësishme të theksohet se Android ka avantazhin e madh në krahasim me iOS-in, duke qenë i instaluar në një gamë të gjerë pajisjesh nga marka të ndryshme, gjë që ndihmon natyrshëm në rritjen e të dhënave të shitjeve në përgjithësi.
Megjithatë, kjo shifër i referohet vetëm rritjes së shitjeve në bazë vjetore, dhe nuk do të thotë domosdoshmërisht që iPhone-ët janë shitur pak, por që thjesht vëllimi i shitjeve ka qenë i ngjashëm me vitin e kaluar.
Sipas analistëve, viti 2025 mund të jetë një vit më i favorshëm për Apple. Me daljen në treg të iPhone 16 dhe implementimin e inteligjencës artificiale gjenerative, shitjet mund të kenë një rritje prej 4%. -

“New York Times”: Shqipëria mes destinacioneve mahnitëse evropiane për t’u vizituar në 2025
Eksperti i udhëtimeve, Simon Calder ka zbuluar destinacionet e fshehta evropiane “mahnitëse” për të vizituar në vitin 2025 – përpara se ato të pushtohen nga turistët ndërkombëtarë, shkruan David Landsel në gazetën e përditshme amerikane “New York Times”.
“Amerikanët thyen rekordet e udhëtimeve në vitin 2024 – ku 1 dhjetori u shënua si dita më e ngarkuar ndonjëherë në aeroportet e vendit”, sipas TSA.
“Mbi 20,2 milionë turistë amerikanë vizituan Evropën në vitin 2023”, sipas Zyrës Kombëtare të Udhëtimeve dhe Turizmit në SHBA – miliona turistë më shumë krahasuar me periudhën para pandemisë – ku u regjistruan 17,3 milion vizitorë në 2019.
Nëse vizitoni Spanjën, Francën apo Italinë, merrni masa drastike – pasi për shembull, mund të tarifoheni për nje “selfie” në shatërvanin Trevi në Romë, apo të merrni parasysh pezullimin e Airbnbs në Barcelonë.
Ekzistojnë dy destinacione evropiane që gazetari dhe eksperti i udhëtimeve, Simon Calder rekomandon dhe i vlerëson si vende magjepsëse dhe të paprekura nga turizmi masiv.
“Të gjitha indikacionet që kemi parë, për shembull, numri i turistëve që qarkullojnë në aeroporte dhe shifrat e fundit nga kompanitë e udhëtimeve tregojnë se ekziston “një oreks i pangopur” për udhëtime. Dhe viti 2025 do të jetë fantastik për të ofruar alternativa të shumta”, tha gazetari dhe eksperti i udhëtimeve, Simon Calder për “Daily Express”.Eksperti i udhëtimeve ka sugjeruar Shqipërinë dhe Bullgarinë si dy destinacionet kryesore evropiane për të vizituar në vitin 2025 – në një përpjekje për të nxitur turistët e huaj të zgjedhin vende që nuk janë prekur ende nga turizmi masiv, dhe të cilat i vlerëson si ideale për pushime verore.
Shqipëria
Shqipëria është shtëpia e shumë resorteve bregdetare në detin Adriatik – dhe disa prej tyre janë krahasuar me Maldivet – falë ujërave të pastra kristal. Ky vend mesdhetar konsiderohet si një nga destinacionet më të përballueshme për pushime në Evropë.
“Shqipëria është një nga vendet më buxhetore në Evropë. Unë e shoh Shqipërinë si destinacionin e ardhshëm turistik”, tha Calder.
“Plazhe fantastike, njerëz miqësorë dhe çmime të përballueshme”, shtoi ai.
Shqipëria është shtëpia e vargmaleve të ndryshme malore, plazheve mahnitëse të konsideruara si “Maldivet e Evropës”, me një kryeqytet të gjallë dhe rrënoja të mrekullueshme në atraksionet e përfshira në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Në vitin 2023, 10 milionë turistë të huaj vizituan Shqipërinë për të kaluar pushimet. Numri i vizitorëve në Shqipëri pritet të rritet në vitet në vijim. -

Nga 2026, në Shqipëri pagat e atyre që punojnë në shtet do të rriten aq sa do të shtrenjtohen çmimet
Pagat e atyre që punojnë në shtet, nga viti 2026 do të rriten aq sa do të shtrenjtohen çmimet. Për këtë qëllim qeveria ka parashikuar një fond prej 4.3 miliardë lekësh.
Kjo shumë është sa 0.2 përqind e Prodhimit të Brendshëm Bruto.
“Pra duhet parë inflacioni në vitin2025, ai inflacion do të merret për bazë për indeksimin e pagave në sektorin publik në vitin 2026. Sigurisht që kjo është një shifër minimale dhe në parim fuqi blerëse mbetet po e njëjtë. Pra një punonjës i administratës publike, pas indeksimit merr të njëjtën gjë”, tha për A2 CNN, eksperti për ekonominë, Eduart Gjokutaj.
Ndërkohë pas objektivit për “pagë mesatare 900 euro”, qeveria duket se ka hequr dorë nga reforma të ngjashme. Për vitet 2025 dhe 2026 nuk është parashikuar asnjë fond për politika të reja pagash nga 11 miliardë lek lekë këtë vit.“Në radhë të parë pagat duhet të rriten çdo vit, pra jo të grumbullohet rritja dhe të bëhet në një vit të caktuar kur vjen situata ekonomike apo njerëzit largohen. Nuk duhen bërë ndryshimet kur jemi keq. Ndryshimet duhet të bëhen paraprakisht”, nënvizoi Gjokutaj.
Me gjithë retorikën e madhe për rrite pagash, një shqiptar pavarësisht nëse është rrogëtar në shtet apo privat, merr mesatarisht 3.6 euro në orë. Një orë punë në Shqipëri vlerësohet më pak se në çdo vend tjetër të Ballkanit Perëndimor, me përjashtim të Kosovës.
“Paga jepet për sa paguhet një punë në treg. Nëse një punë në treg paguhet X, aq duhet të paguhen edhe punët e ngjashme me të. Kush pastaj ka performancë më të lartë, do të duhet të marrë diçka më shumë”.
Kriza e veçanërisht tre viteve të fundit, ktheu vëmendjen e bizneseve dhe qeverisë si kurrë më parë te punonjës. Për të frenuar disi emigracionin, qeveria nisi vitin e shkuar reformën e pagave në administratën publike. -

Milani shpalos projektin e stadiumit të ri “San Siro”, do të ketë 71.5 mijë vende dhe kushton 1.2 miliard euro
Adriatik BALLA
Italia ka një prej 3 ligave më të forta në botë. Dy dekada më parë kampionati italian ishte më i forti në botë, por ra disi ndjeshëm në cilësi pas skandalit”Calciopoli” në vitin 2006. Më tej disa klube janë përmirësuar, sikurse ndodhi me Interin dhe Napolin, por pas vitin 2007 ka rënie të Milanit dhe Juventusit, si dhe klubeve të tjera që nuk po arrijnë të rivalizojnë për trofe në Europë. Gjithsesi, futbolli italian mbetet sërish ndër më të mirët në botë dhe një futboll tërheqës. Ndërkohë, operacioni për ndërtimin e stadiumit të ri të Milanos në zonën e “San Siro”-s kap vlerën e 1.2 miliardë eurove. Një objekt që do të ketë një kapacitet prej afërsisht 71,500 vendesh dhe do të funksionojë 365 ditë në vit. Kështu thuhet në dosjen e paraqitur nga Interi dhe Milani në Bashki dhe që në 250 faqe shpjegon se si do të transformohet zona pas blerjes nga klubet.
Vetëm ndërtimi i stadiumit, i cili sipas projektit do të nisë të funksionojë në vitin 2031, kap vlerën e rreth 700 milionë eurove. Vlerësohet se zonat ndihmëse (restorante, dyqane, palestra) do të hyjnë në funksion mes viteve 2033 dhe 2035. Stadiumi do të ndërtohet në perëndim të zonës, ndërsa në lindje do të mbetet një pjesë e “San Siro”-s aktuale, e cila do të ripërdoret. Rizhvillimi i pjesshëm i objektit përfshin heqjen e plotë të çatisë, tribunave të unazës së tretë dhe të parë, një pjesë të stendave të unazës së dytë dhe afërsisht 70% të rampave që karakterizojnë fasadën ekzistuese. Sa i përket Milanit, mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë me terrenin e blerë pak muaj më parë për 15 milionë euro në një zonë në periferi të Milanos, ku duhej të ndërtohej edhe impianti i ri, nëse nuk gjendej një akord me Bashkinë e qytetit. Ndërkohë, trajneri i përkohshëm kroat i Juventusit që e zëvendësoi Thiago Motën, Igor Tudor, është shprehur shumë i lumtur që ka nisur punën te “zonja e vjetër” dhe ka bërë shaka duke thënë se do të dëshironte kontratë 10-vjeçare.
Tudori e zëvendësoi Motën të dielën, ndërsa puna e tij me futbollistët nisi menjëherë të hënën. Ndërkohë, konferencën e parë për shtyp, Tudori e mbajti të enjten dhe i falënderoi të gjithë punonjësit e klubit për pritjen që i është bërë. “Ka shumë emocione natyrisht. Të gjithë duan të jenë trajnerë të Juves. Por më e rëndësishmja është që kemi një punë për të bërë, një punë që duhet bërë mirë dhe kemi synime për t’i arritur”, ka deklaruar Tudori. Tekniku ka karrierë së fundmi si trajner ka bërë te Lacio, ndërsa ka udhëhequr edhe disa skuadra tjera të njohura. Një nga lajmet më të rëndësishme nga konferenca e parë për shtyp e Tudor ishte konfirmimi i kapitenit të ri të skuadrës.
Mota ishte kritikuar për vendimin e tij për të ndarë shiritin e kapitenit mes disa lojtarëve të ekipit të parë, gjë që sipas disa kritikëve dëmtoi vazhdimësinë dhe hierarkinë brenda ekipit. Për të shmangur të njëjtat gabime, Tudor e bëri të qartë se Lokateli do të jetë kapiteni kryesor i Juventusit në të ardhmen. “Të gjithë duhet të marrin përgjegjësi. Kapiten do të jetë Lokateli. Do të caktojmë edhe dy ose tre të tjerë në ditët në vijim. Manuel është një djalë i ndershëm dhe i përkushtuar. Ai ka cilësitë e duhura për ta bërë këtë detyrë,” u shpreh Tudor. -

Banka e Shqipërisë bleu një rekord prej 933 milionë eurosh vitin e kaluar
Banka e Shqipërisë bleu afërsisht 933 milionë euro në tregun e brendshëm valutor në 2024. Të dhënat finale të publikuara nga banka qendrore treguan se blerjet e valutës vitin e kaluar arritën vlerën më të larta historike. Sasia e valutës së blerë është rritur me 249% krahasuar me një vit më parë.Vlera e përgjithshme e blerjeve përfshin ato të planifikuara, me qëllim rritjen e rezervës valutore, por edhe ato të lidhura me ndërhyrjet direkte në treg, me qëllim për të penguar rënien e mëtejshme të kursit të këmbimit.Blerjet e planifikuara, në funksion të rritjes së rezervës valutore, në fakt përbënin vetëm një pakicë të shumës së përgjithshme të blerë. Ato vitin e kaluar arritën vlerën e 283.8 milionë euro, në rritje me 14% krahasuar me një vit më parë.Ndërkohë, blerjet direkte, me synim moslejimin e rënies së mëtejshme të kursit Euro-Lek arritën shumën rekord prej 649 milionë eurosh. Për herë të parë vitin e kaluar, Banka e Shqipërisë ndërmori një ndërhyrje afatgjatë në tregun valutor, me objektiv moslejimin e forcimit të mëtejshëm të monedhës vendase.Blerjet direkte nisën qysh në muajin maj dhe vazhduan deri në muajin dhjetor, me një ndërprerje të përkohshme në muajin shtator. Muaji me vlerën më të lartë të blerjeve ishte tetori, kur Banka Qendrore bleu 169.4 milionë euro në tregun e brendshëm valutor.Publikimi i shifrave të detajuara të Bankës së Shqipërisë mbi ndërhyrjet në tregun valutor jep një tablo më të qartë të ndikimit të bankës qendrore në kursin e këmbimit. Në mungesë të këtyre ndërhyrjeve, rënia e euros në kursin e këmbimit me lekun do të kishte qenë edhe më e madhe.Kursi mesatar i këmbimit euro lek vitin e kaluar pësoi një rënie me 7.4% krahasuar me vitin 2023. Gjatë muajit nëntor 2024, kursi i euros regjistroi nivelin më të ulët historik në vlerën e 98.11 lekëve, ndërsa e mbylli vitin 2024 shumë afër kësaj vlere.Nëse në vitin 2023 forcimi i lekut mund të shpjegohej me përmirësimin e ndjeshëm të deficitit të llogarisë korrente, për vitin 2024 ky faktor zor se e shpjegon forcimin e lekut në këto përmasa. Deficiti i llogarisë korrente u përkeqësua vitin e kaluar dhe sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, deficiti arriti vlerën e 607 milionë eurove, në rritje me 157% krahasuar me vitin 2023.Deficiti në llogarinë korrente vazhdon të mbulohet nga flukset hyrëse në llogarinë financiare dhe kryesisht investimet e huaja direkte. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë ato shënuan vlerën e 1.58 miliardë eurove, në rritje me 5.6% krahasuar me një vit më parë.Për vitin 2025, Banka e Shqipërisë ka parashikuar gjithsej 22 ankande të blerjes së valutës, mes muajve shkurt dhe dhjetor. Shuma e parashikuar e blerjeve parashikohet në intervalin midis 270 dhe 350 milionë eurove. Megjithatë, kjo shumë nuk përfshin ndërhyrje të mundshme direkte në kursin e këmbimit, të cilat nuk mund të parashikohen.Burimi: Banka e Shqipërisë Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Kriza e vezëve në tre kontinente, edhe Gjermania nën kërcënim
Problemi i mungesës së vezëve po shfaqet në tre kontinente, ndërsa ndihet fort edhe në Gjermani.
Shumë blerës që kohët e fundit kanë qëndruar përpara një rafti me vezë dhe kanë menduar “pse është kaq bosh?” – Problemi nuk ekziston vetëm në Gjermani. Në SHBA dhe Itali, furnizimet po mbarojnë gjithashtu. Gjermanisë iu desh të importonte më shumë se një të katërtën e vezëve të saj nga jashtë deri në vitin 2023.
Çdo vit, miliona zogj shtegtarë fluturojnë mbi Gjermani: ata shkojnë në jug në vjeshtë dhe kthehen në pranverë. Kur fluturojnë, sjellin gripin e shpendëve me vete. Viruset më pas përfundojnë te shpendët përmes feces.
Nëse disa kafshë bien në kontakt me virusin, pasojat janë fatale. I gjithë stoku duhet të shkatërrohet si masë paraprake. Dhe në Poloni, më shumë se një milion pula duhej të vriteshin në janar.
Pulat e reja më pas duhet të sigurojnë një zëvendësim: por duhen shtatë deri në tetë muaj derisa të rriten plotësisht. Kjo shkakton mungesë të vezëve.
Rritja e kërkesës për vezë
“Kërkesa për vezë në Gjermani aktualisht tejkalon shumë ofertën. Shkak për situatën e tensionuar në treg është bërë gripi i shpendëve”, tha Wolfgang Schleicher, drejtor i përgjithshëm i Shoqatës Qendrore të Industrisë Gjermane të Shpendëve (ZDG).
Ulja e ofertës kompensohet nga rritja e kërkesës.
“Vezët kanë një imazh gjithnjë e më pozitiv sot,” shpjegoi Schleicher, duke përmendur zbulimet e fundit shkencore. “Për disa kohë, vezët janë parë gjithnjë e më shumë si një superushqim dhe jo një faktor rreziku në debatin për kolesterolin.”
Statistikat zyrtare për vitin 2024 nuk ekzistojnë ende. “Bazuar në informacionin që kemi në dispozicion brenda industrisë, konsumi për frymë u rrit me tetë në 244 vezë vitin e kaluar”.
Unioni Gjerman i Vezëve (DEU), një kompani e shitjes së cilës i përkasin më shumë se 20 prodhues të vezëve ose organizatat e tyre të marketingut me më shumë se dhjetë milionë pula vezore, madje paralajmëron për kufizime.
“Racionimi në blerje tani duket i imagjinueshëm,” thotë raporti i tregut DEU për javën e dytë të shkurtit. “Duhet gjithçka në dispozicion për të ofruar shërbimin më të mirë të mundshëm për klientët ekzistues. Vezët nuk mund të blihen as me një çmim të lartë.” /tesheshi.com/ -

Komisionerja Marta Kos: Shqipëria mbyll negociatat me BE në vitin 2027
Qeveria ”Rama 3” e ka si kalin e betejës zgjedhore çështjen e Integrimit të Shqipërisë në BE. Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos është shprehur sërish me nota pozitive. Në një intervistë për Radio Televizionin Slloven ajo ka deklaruar se Shqipëria në vitin 2027 do të mbyllë procesin e negociatave.
”Dy shtete nga Ballkani Perëndimor janë në pararojë të procesit të anëtarësimit në BE. Mali i Zi që renditet në krye, vend me të cilin negociatat mund të përfundojnë deri në fund të vitit 2026.Shqipëria është në vendin e dytë dhe besoj se mund të kalojë vijën e finishit për ti mbyllur negociatat në fund të vitit 2027. Vendimi përfundimtar do të merret nga shtetet anëtare të BE-së.
Jam e vetëdijshme për rëndësinë e jashtëzakonshme të komunikimit sepse nuk mund ta imagjinoj që pasi të kenë përfunduar të gjitha negociatat, shteti anëtar do të thoshte jo, ne nuk e duam atë vend në Bashkimin Europian, prandaj jam optimiste për të dyja shtetet pararojë, Shqipërinë dhe Malin e Zi”,-tha Kos.