Tag: vitin

  • Importi i birrës në rritje gjatë vitit 2024, prodhuesit vendas në vështirësi për të konkuruar

    Importi i birrës në rritje gjatë vitit 2024, prodhuesit vendas në vështirësi për të konkuruar

    Rritja e konsumit të birrës si pasojë e fluksit të lartë të turistëve në Shqipëri nuk ka përfituar prodhuesit vendas, por ka nxitur rritjen e importeve. Sipas të dhënave nga doganat, në vitin 2024 u konsumuan 95 mijë tonë birrë, nga të cilat 59 mijë tonë, ose 62% e totalit, ishin birrë e importuar.
    Tendenca e rritjes së importeve është bërë më e dukshme vitet e fundit. Në vitin 2021, birra e importit përbënte 55.5% të konsumit, ndërsa para pandemisë ky raport ishte edhe më i ulët, me vetëm 50% të tregut. Ekspertët e industrisë theksojnë se birra e importit ka fituar terren për shkak të kostove më të ulëta të prodhimit, duke e vënë në vështirësi konkurruese prodhimin vendas.
    Një faktor tjetër që ka ndikuar negativisht është rritja e akcizës për birrën vendase. Nga janari 2023, prodhuesit vendas po paguajnë dyfishin e akcizës, duke sjellë një rritje prej 22% në kostot e tyre. Kjo, së bashku me shtrenjtimin e lëndës së parë, ambalazhit dhe rrogave të punonjësve, ka ulur prodhimin me 8-10% për secilin operator në vitin 2024.
    Për pasojë, disa fabrika kanë pezulluar përkohësisht aktivitetin, ndërsa në fund të 2024-s, fabrika e birrës Stela, e themeluar në vitin 1994, u shit te kompania e importit të pijeve “Eurolab Internacional Grup” për shkak të vështirësive financiare.
    Edhe pse sezoni turistik sjell rritje të konsumit, prodhuesit vendas nuk janë në gjendje të përballojnë konkurrencën e importeve për shkak të diferencës në çmime. Në supermarkete, një kanoçe birrë vendase kushton 95-100 lekë, ndërsa birrat e importit shiten nga 79 deri në 89 lekë. Kjo tendencë bën që një pjesë e madhe e të ardhurave nga turizmi të shkojë jashtë vendit për blerjen e produkteve të importuara, në vend që të mbështesë industrinë vendase.

  • Platformat e prenotimeve online arritën rekorde të reja në 2024

    Platformat e prenotimeve online arritën rekorde të reja në 2024

    Në vitin 2024, udhëtarët kaluan 854.1 milionë net në akomodime me qira afatshkurtër në Bashkimin Europian, të rezervuara përmes Airbnb, Booking, Expedia Group ose TripAdvisor. Kjo përfaqëson një rritje 18.8% krahasuar me vitin 2023 (719.0 milionë netë), duke vendosur një rekord të ri të lartë.Me përjashtim të muajit prill, çdo muaj në 2024 regjistroi një numër më të lartë të netëve të kaluara në akomodime afatshkurtra krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2023. Rritjet më të mëdha relative krahasuar me vitin 2023 u regjistruan në mars (+48.0%), maj (+31.7%), gusht (+21.6%) dhe nëntor (+21.5%).Rezultati i pazakontë në mars dhe në prill (një rënie 1.8%) ka të ngjarë të ketë qenë për shkak të festave të Pashkëve, në mars të vitit 2024, ndërsa në 2023 ato ishin në prill.Netët e qëndrimit të rezervuara përmes platformave online në BE, 2023 dhe 2024Destinacioni kryesor në verën e 2024: Jadranska HrvatskaRajonet më të njohura për strehim me qira afatshkurtra të rezervuara nëpërmjet platformave online në tremujorin e tretë të vitit 2024 ishin Jadranska Hrvatska në Kroaci (25.2 milionë netë, +6.0% krahasuar me tremujorin e tretë të 2023), Andalucía në Spanjë (17.2 milionë netë, +23.1 milionë netë, +23.1 milionë netë, +23.1 milionë netë, Provinca Franceze 15-Az milion netë, +26.2%).Në të njëjtin tremujor, ndër 20 rajonet më të mira, gjashtë ishin në Francë, pesë në Spanjë dhe Itali, dy në Greqi dhe nga një rajon në Kroaci dhe Portugali.Netët e qëndrimit të rezervuara përmes platformave online (korrik-shtator 2024) Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Raporti për 2024, SPAK: Presion nga krimi dhe politika, qartësoni çfarë do bëhet me prokurorët pas mandatit 5-vjeçar

    Raporti për 2024, SPAK: Presion nga krimi dhe politika, qartësoni çfarë do bëhet me prokurorët pas mandatit 5-vjeçar

    Është zbardhur raporti i SPAK-ut për vitin 2024 të depozituar në Kuvend. Janë 10 problematike të ngritura nga SPAK. Në krye renditet presionet që SPAK thotë se kanë pasur nga krimi i organizuar, aktorë politikë dhe mediatik. Po ashtu, ndër pikat e rëndësishme që kërkojnë adresim sipas SPAK është edhe qartësimi i kuadrit ligjor në lidhje me statusin e prokurorëve të posaçëm pas përfundimit të mandatit të tyre 5-vjeçar.
    Pjesë nga raporti i SPAK

    Prokuroria e Posaçme, ka paraqitur disa problematika, që i ka hasur në punën e saj, të cilat përkthehen në propozime të mundshme për të kryer ndryshimet e nevojshme ligjore, qoftë në ligjin organik nr. 95/2016, “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, të ndryshuar, apo dhe në ligje të tjera, të cilët do të ndikonin në cilësinë dhe mbarëvajtjen e punës së Prokurorisë së Posaçme. Edhe për vitin 2024, disa nga problematikat e paraqitura vijojnë të mbeten. Ndërkohë janë shfaqur edhe disa problematika të tjera, të cilat së bashku paraqiten, si më poshtë:
    1-Presioni i jashtëm ndaj SPAK nga krimi i organizuar, aktorë politikë dhe mediatik, i cili cenon pavarësinë e tij kushtetuese dhe efektivitetin në hetime. Ndërhyrjet e jashtme rrezikojnë gjithashtu, integritetin e prokurorëve dhe të procesit hetimor. Për të garantuar pavarësinë e SPAK-ut, si dhe mbështetje për prokurorët në çështje të ndjeshme, nevojitet një reagim më i koordinuar dhe në kohë i të gjitha institucioneve, të cilat kanë përgjegjësinë e mbrojtjes së integritetit të SPAK.
    2-Vijimi i mungesës së përcaktimit të qartë ligjor në lidhje me statusin e prokurorëve të posaçëm pas përfundimit të mandatit të tyre. SPAK konstaton se, kjo problematikë nuk është adresuar ende dhe thekson se mos përcaktimi i qartë i këtij statusi mund të cenojë vijimësinë e ruajtjes së standardeve të larta profesionale të hetimit, të kërkuara nga publiku, Kuvendi, Këshilli i Ministrave dhe institucionet ndërkombëtare. Siç është nënvizuar edhe në raportin vjetor të SPAK për vitin 2023, nga mungesa e një statusi të qartë të prokurorëve të posaçëm do të cenohej gjithashtu dhe vazhdimësia e hetimeve të rëndësishme të kryera nga SPAK.
    3-Vijimi i mos adresimit të akordimit të këshilltarëve ligjor pranë Prokurorisë së Posaçme. Cilësojmë në mënyrë të përsëritur se, mungesa e këtij standardi burimi njerëzor vë në vështirësi cilësinë e hetimit dhe prapësimeve të SPAK në ndjekjen e çështjeve në të gjitha shkallët e gjykimit dhe në Gjykatën Kushtetuese.
    4-Vijon ende të ngelet problematike numri i ulët i referimeve nga institucionet publike, përfshirë policinë e shtetit në lidhje me veprat penale në kuadër të korrupsionit dhe krimit të organizuar.
    5-Përfundimi i ngritjes së sistemit të administrimit të çështjeve (Case Management System) mbetet një prioritet për Prokurorinë e Posaçme. Sistemi ka një ndërtim modular dhe në dhjetor 2024 ka përfunduar zhvillimi/ndërtimi i moduleve. Për shkak të përfundimit të projektit mbështetës të ICITAP, ky proces është pezulluar dhe pritet të përmbyllet brenda vitit 2025, me fonde të BE-së.
    6-Ngritja e njësisë së analizës së SPAK që do të shpërbejë për të mbështetur hetimet komplekse, matjet e riskut, dhe raportimet në kuadër të negociatave me BE, Moneyval dhe raportime në kuadër të strategjive kombëtare të ndryshme, ngele një sfidë. Po bashkëpunohet me ekspertë ndërkombëtarë për të përshtatur një model sipas kërkesave dhe funksionimit të SPAK.
    7-Vijon të mbetet problematike statusi i specialistit Ndërlidhës në Sektorin e Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Hetimet e Përbashkëta, i cili trajtohet si nëpunës civil bazuar në ligjin nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, të ndryshuar dhe në ligjin nr. 152/2013 “Për Nëpunësin Civil”, të ndryshuar. Kjo situatë është në kundërshtim me funksionet, që duhet të kryejë Specialisti Ndërlidhës sipas ligjit nr. 95/2016, siç është argumentuar në raportin vjetor të SPAK, për vitin 2023.
    8-Vijon të ngelet e pa adresuar mungesa e kompetencës për shqyrtimin e kërkesave të autoriteteve të huaja lidhur me njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve penale të huaja në Shqipëri në ngarkim të shtetasve shqiptarë për veprat penale, për të cilat Prokuroria e Posaçme ka në kompetencë, sipas nenit 75/a të Kodit të Procedurës Penale. Po kështu, paraqitja e kërkesave për njohjen dhe ekzekutimet e vendimeve penale të Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar nga një shtet i huaj, si dhe realizimi &procedurës të ekstradimit për jashtë të shtetasve shqiptarë.
    9-Mungesa e kompetencës lëndore e Gjykatave të Posaçme për shqyrtimin e kërkesave në fazën e ekzekutimit të vendimit penal për subjektet e posaçme sipas parashikimeve të nenit 135, pika 2, të Kushtetutës dhe nenit 75/a, të Kodit të Procedurës Penale. Aktualisht këto kërkesa shqyrtohen nga gjykatat e juridiksionit të përgjithshëm penal, siç është argumentuar në raportin vjetor të SPAK, për vitin 2023.
    10-Vazhdon dhe mbetet problematike çështja e mos ekstradimit të shtetasve shqiptarë të lokalizuar apo arrestuar në Emiratet e Bashkuara Arabe, siç është argumentuar në raportin vjetor të SPAK për vitin 2023.

  • Nga goditjet ndaj krimit te arrestimi i zyrtarëve të lartë, SPAK publikon raportin vjetor 2024: Numri i personave nën hetim është rritur me 21.6%, problematikë mbeten…

    Nga goditjet ndaj krimit te arrestimi i zyrtarëve të lartë, SPAK publikon raportin vjetor 2024: Numri i personave nën hetim është rritur me 21.6%, problematikë mbeten…

    Prokuroria e Posaçme ka publikuar sot raportin vjetor të punës së saj për vitin 2024. SPAK ka renditur si suksese në ushtrimin e funksioneve goditjet ndaj krimit të organizuar, arrestimi i zyrtarëve të lartë të përfshirë në vepra korruptive.
    844 persona janë nën hetim nga kjo prokurori, 328 janë procedime të reja, 412 janë hetuar me masë sigurimi arrest me burg. SPAK thekson se në gjykatë janë dërguar rreth 34% e të hetuarve.
    43 procedime për krime zgjedhore dhe 29 për vepra terroriste.
    SPAK evidenton se ka përdorur përgjime për 163 procedime penale, ndërsa gjatë vitit 2024 janë përgjuar 3096 telefona. “Krahasuar me 2023, numri i përgjimeve më i ulët”, thuhet në raport.
    Pjesë nga raporti
    “SPAK ka ruajtur të njëjtin trend pozitiv edhe në qasjen pro aktive të hetimeve. Gjatë vitit 2024 janë regjistruar 65 hetime të nisura kryesisht, edhe pse krahasuar me vitin 2023, vihet re një rënie në masën rreth 7,1% e interceptimit të pajisjeve fundore. Po kështu, evidentohet rritje e kërkesave për ndihmë juridike në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar me 45,8% për ato të ardhura nga jashtë vendit dhe me 34,7%, për ato drejtuar autoriteteve të huaja. Nga ana tjetër ky trend pozitiv, tregon për një rritje të nivelit të bashkëpunimit dhe të besueshmërisë të autoriteteve të huaja ligj zbatuese ndaj Prokurorisë së Posaçme.
    Lufta kundër krimit të organizuar edhe për këtë vit, krahasuar me vitin paraardhës, ka shënuar arritje të rëndësishme me një rritje prej rreth 18,8% të regjistrimeve të këtyre procedimeve penale. Po kështu, është rritur edhe numri i personave të cilët janë nën hetim për këto procedime me rreth 21,6%, krahasuar me vitin 2023. Nga ana tjetër, ka një rënie me rreth 7,3% të çështjeve të dërguara për gjykim për shkak të volumit dhe kompleksitetit të tyre.
    Për sa i përket luftës kundër korrupsionit, Prokuroria e Posaçme ka ndjekur një qasje aktive duke hetuar një numër të konsiderueshëm zyrtarësh të lartë. Gjatë vitit 2024, rezultojnë të jenë nën hetim 33 – ish zyrtarë të lartë (ku dy prej tyre janë të regjistruar në dy procedime të ndryshme secili), nga të cilët 19 zyrtarë janë dërguar në gjykatë me kërkesë për gjykim. Nga numri total i ish- zyrtarëve të lartë nën hetim, 19 prej tyre janë dërguar në gjykatë, që përfaqëson 52,9% të rasteve.
    Bashkëpunimi nga institucionet publike në lidhje me referimet e ardhura prej tyre ka nevojë ende të përmirësohet. Kështu numri i procedimeve të filluara nga referimet e përcjella nga institucionet publike mbetet i ulët, duke zënë vetëm 15,1% të totalit të referimeve të dërguara pranë SPAK nga të gjitha subjektet publike dhe private. Është për t’u theksuar se, referimet e ardhura nga policia e shtetit, krahasuar me vitin 2023, kanë shënuar gjithashtu një rënie shqetësuese me 53,8%.”

  • U testua në vitin 2018, por Bayern nuk e bleu! Gjermanët sot pendohen për yllin e sulmit

    U testua në vitin 2018, por Bayern nuk e bleu! Gjermanët sot pendohen për yllin e sulmit

    2 Prill 2025

    15:21

    Telesport

    Kingsley Coman dhe Leroy Sane vështirë se do të jenë lojtarë të Bayern pas qershorit. Klubi ka vendosur t’i largojë. I pari do të shitet, kurse i dyti do të lihet i lirë (parametra zero).
    Mediat gjermane kanë zbuluar një emër që Bayern po studion për t’i zëvendësuar. Bëhet fjalë për Luis Henrique, i cili luan për Marseille.
    Braziliani mund të përdoret në të dyja krahët e sulmit dhe vlera e tij në treg është e ulët, rreth 18 mln euro. Bayern do ta merrte menjëherë me këtë shifër.
    Kontrata e tij aktuale skadon në vitin 2028. Këtë sezon ai ka shënuar 7 gola dhe ka dhënë 5 asiste në kampionatin francez. Në vitin 2018, ai u ftua për një provë në Mynih, por në fund transferimi nuk u konkretizua.

  • Raporti i SPAK për 2024: Presion nga grupet kriminale e politika! U sekuestruan 2.8 mld lekë, 3096 telefona të përgjuar

    Raporti i SPAK për 2024: Presion nga grupet kriminale e politika! U sekuestruan 2.8 mld lekë, 3096 telefona të përgjuar

    TIRANË-Prokuroria e Posaçme SPAK ka publikuar raportin për vitin 2024. 
    SPAK ka ruajtur të njëjtin trend pozitiv edhe në qasjen pro aktive të hetimeve. Gjatë vitit 2024 janë regjistruar 65 hetime të nisura kryesisht, edhe pse krahasuar me vitin 2023, vihet re një rënie në masën rreth 7,1% e interceptimit të pajisjeve fundore. Po kështu, evidentohet rritje e kërkesave për ndihmë juridike në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar me 45,8% për ato të ardhura nga jashtë vendit dhe me 34,7%, për ato drejtuar autoriteteve të huaja. Nga ana tjetër ky trend pozitiv, tregon për një rritje të nivelit të bashkëpunimit dhe të besueshmërisë të autoriteteve të huaja ligj zbatuese ndaj Prokurorisë së Posaçme.
    Lufta kundër krimit të organizuar edhe për këtë vit, krahasuar me vitin paraardhës, ka shënuar arritje të rëndësishme me një rritje prej rreth 18,8% të regjistrimeve të këtyre procedimeve penale. Po kështu, është rritur edhe numri i personave të cilët janë nën hetim për këto procedime me rreth 21,6%, krahasuar me vitin 2023. Nga ana tjetër, ka një rënie me rreth 7,3% të çështjeve të dërguara për gjykim për shkak të volumit dhe kompleksitetit të tyre.
    Për sa i përket luftës kundër korrupsionit, Prokuroria e Posaçme ka ndjekur një qasje aktive duke hetuar një numër të konsiderueshëm zyrtarësh të lartë. Gjatë vitit 2024, rezultojnë të jenë nën hetim 33 – ish zyrtarë të lartë (ku dy prej tyre janë të regjistruar në dy procedime të ndryshme secili), nga të cilët 19 zyrtarë janë dërguar në gjykatë me kërkesë për gjykim. Nga numri total i ish- zyrtarëve të lartë nën hetim, 19 prej tyre janë dërguar në gjykatë, që përfaqëson 52,9% të rasteve.
    Bashkëpunimi nga institucionet publike në lidhje me referimet e ardhura prej tyre ka nevojë ende të përmirësohet. Kështu numri i procedimeve të filluara nga referimet e përcjella nga institucionet publike mbetet i ulët, duke zënë vetëm 15,1% të totalit të referimeve të dërguara pranë SPAK nga të gjitha subjektet publike dhe private. Është për t’u theksuar se, referimet e ardhura nga policia e shtetit, krahasuar me vitin 2023, kanë shënuar gjithashtu një rënie shqetësuese me 53,8%.”

  • Zbardhet atentati ndaj dy shqiptarëve në Greqi, u porosit nga burgu! Disa të arrestuar

    Zbardhet atentati ndaj dy shqiptarëve në Greqi, u porosit nga burgu! Disa të arrestuar

    pamje nga vendngjarja

    GREQI-Policia greke ka arritur të zbardhë një atentat të ndodhur në 23 shtator të një viti më parë në Athinë, ku mbetën të plagosur me armë dy shtetas shqiptarë. Hetimet e policisë zbuluan se atentati ishte porositur nga burgu nga 48-vjecari shqiptar Klod Cara alias Klodian Lekocaj, i burgosur prej vitesh si autordhe porositës i disa vrasjeve dhe ngjarjeve të rënda në Greqi.
    Dy shqiptarët, Kristjanis Stefa, 35 vjeç nga Elbasani dhe Florian Bajraktari, 37 vjeç nga Tirana, të dy me precedentë penalë, janë qëlluar nga një fuoristradë Nissan Qashqai, duke i lënë të plagosur. Në vendngjarje policia ka gjetur 7 gëzhoja ndërsa autorët janë larguar në drejtim të panjohur.
    Pas 5 muaj hetime, policia greke arriti të zbulojë personat e përfshirë në atentat. Top Channel shkraun se nga kqyrja e kamerave të sigurisë dhe dëshmitë, policia zbuloi se personi që hapi zjarr ishte Ledjon Çela, 34 vjeç, nga Korça. Ditën e ngjarjes, ela, në bashkëpunim me persona ende të paidentifikua, ka vjedhur në rrugën “Ipiro 190” në Koridhalo të Athinës, automjetin tip “Nissan” Qashqai të cilin e parkoi në rrugën “Kritis” në Athinë.

    Si ndodhi vrasja
    Një orë para ngjarjes, pranë mjetin “Nissan” ka mbërritur një automjet “Citroen” C1, nga ku ka zbritur shtetasi Mateo Nunaj, 23 vjeç, nga Lushnja, i cili ka hipur në vendin e shoferit të mjetin “Nissan” dhe është larguar me të. 45 minuta më pas, Ledjon Cela, Mateo Nunaj dhe 24-vjecari Aleksandër Baki kanë lëvizur si këmbësorë në zonë, pranë vendit ku ishte parkuar mjeti “Nissan”. Pas kësaj janë futur sërish në mjet, Nunaj si shofer, Baki në vendin e parë dhe Çela si pasagjer nga pas. Duke lëvizur me mjet, ata janë afruar në vendin ku ndodhej Stefa dhe Bajraktari dhe nga dritarja e mjetit, Cela ka hapur zjarr duke plagosur dy personat. Pas të shtënave, mjeti tip “Nissan” është larguar drejt rrugës “Delijorgji” dhe ndaloi më tutje. Pasagjerët kanë zbritur më pas dhe janë larguar në këmbë.
    Në 31 mars, policia ka shoqëruar Aleksander Bakin, i cili rrëfeu ngjarjen dhe përfshirjen e tij. Sipas tij, ngjarja ka ndodhur për “larje hesapesh” mes Klodian Lekocaj dhe Kristjanis Stefa. Për këtë, Lekocaj ka urdhëruar Ledjon Çelen që të kryente atentatin. Dy të fundit njiheshin me njëri-tjetrin në burg. Policia ka arritur të vendosë në pranga Aleksandër Bakin, Klodian Lekocajn dhe Ledjon Çelen. Dy të fundit ndodhen të burgosur, përkatësisht në burgun e Malandrinos dhe të Hios. Sipas dëshmisë së Bakit, Mateo Nunaj rezulton se është larguar drejt Shqipërisë.
    Dy viktimat e atentatit, rezultojnë persona me precedentë penalë. Kristjanis Stefa rezulton i arrestuar në prill 2024 pas një operacioni në Greqi, si pjesë e një grupi që merrte sende të vjedhura. Ndërsa Florian Bajraktari rezulton i arrestuar në Greqi në vitin 2006 për vrasjen me pagesë të shqiptarit Niko Demo, për të cilën ishte liruar me kusht në 2018, ndërsa në 2020 rezulton i arrestuar sërish për lojra fati në Greqi.
    Kush është Klod Cara alias Klodian Lekocaj, shqiptari famëkeq i “Mafia e Burgjeve”
    Klod Cara alias Klodian Lekocaj, 48 vjeç, një personazh kontrovers është kthyer në qendër të viteve të fundit për shkak të etiketimit nga media greke si Kreu i familjes së “Mafia e Burgjeve”. Se sa realisht ai është i tillë, kjo nuk dihet, pasi vetë ai në daljet publike në media e konsideron “të varfër”, “të pafajshëm”, “të mos disponojnë” grekë që faktet, dëshmitë dhe përgjimet që janë në politikën greke të çojnë drejt mendimit se realisht Lekocaj ka pasur dhe ka ende një rol në botën e tyre të grupeve kriminale shqiptare.
    Lekocaj shpesh nëpër përgjime e dëshmi ka dalë se ka lidhje me grupin e kriminalitetit duke u vene ose atyre ose vetes në lidhje me këtë krim. I tillë ishte dhe rasti i 14 shtatorit 2022 kur policia greke arrestoi rastësisht dy shqiptarët Viktor Çala 39 vjeç dhe Andi Beqiri 23 vjeç. Ata u kapen në Athinë, pasi në automjetin e tyre u gjetën të fshehura 2 Kallashnikovë dhe 1 thukë, ndërsa në banesë 1 pistoletë.
    Hetimi i policisë zbuloi se Çala ishte autori i vrasjes së një greku dhe tentatives se vrasjes së një shqiptari, te dy incidentet të ndodhura në muajin korrik 2022. Kështu, “Klod”, i cili njihet në kartelet greke edhe si “Luli” ose “Ilia”, u akuzua më pas me një tjetër akuzë pas akuzave të mëparshme për urdhërimin e vrasjeve të avokatit grek Mixalis Zafiropoulos, të burgosurit Arbër Bako, të burgosurit Bardhyl Tusha, përfshirje në tentativën e vrasjes së pakistanezit, gjoba të vendosura për ish-ministrin grek, Dimitri Tsovardo. etj Në fakt, Klod përveç urdhrave ka edhe precedentë si autor i drejtpërdrejtë.
    Ai u arrestua fillimisht në vitin 1997 për vjedhje. Në vitin 2003 është arratisur nga burgu i Volosit, ndërsa në vitin 2005 në Agio Pantaleimona ka qëlluar dhe plagosur në bark një shqiptar dhe më pas në të njëjtin vend në vitin 2006 së bashku me dy shqiptarë ka goditur me thikë një bashkëkombas të tij.
    Në vitin 2013, ai u arrestua për trafik droge dhe vjedhje dhe u dërgua në burgun e Korfuzit, ku pasi mori leje, u arratis në vitin 2014 dhe pak ditë më vonë, së bashku me Arbër Bakon, mori pjesë në një tentativë grabitjeje që rezultoi në plagosjen e një egjiptiani, ndërsa më 31 tetor 2014, së bashku me Arbërl Bako dhe një vrasës në Polgio, në Olti.
    Lekocaj u arrestua përfundimisht në nëntor 2014 në Sepolia, nën shoqërinë e Dhimo Mecit, një gjirokastrit i përfshirë në disa vrasje me pagesë në Greqi dhe i cili ishte person në kërkim në momentin e arrestimit. Arrestimi i tyre erdhi pas ngjarjes në Mikrolimano ku Arbër Bako plagosi me kallashnikov disa klientë të një lokali në zonë. Klodian Lekocaj përmendet gjithashtu se kishte lidhje me shqiptarët Elvis Bogdani dhe Ari Papa, të ekzekutuar më parë në Greqi. Në vitin 2019, Lekocaj akuzohej se kishte rekrutuar një vrasës me pagesë nga Shqipëria për të ekzekutuar një pakistanez, ndërsa në mars të 2023, Lekocaj u akuzua për zhvatjen e 100 mijë eurove nga një biznesmen grek.

  • Miliarderi i Heshtur i Ballkanit

    Miliarderi i Heshtur i Ballkanit

    Nga Albanian Post
    Nga errësira në dritë, nga stagnimi në transformim, epokat e reja shpesh lindin jo prej brohoritjeve publike, por prej hapave të qetë të vizionarëve të palodhur. Në agun e viteve ’90, kur Shqipëria po zgjohej nga një gjysmë shekulli izolimi ideologjik, një njeri nga Korça, i heshtur, në Tiranë, po ëndërronte përtej kufijve të mundësive të kohës.
    Ai nuk kërkoi vëmendje as lavdi; përkundrazi, me këmbëngulje stoike dhe një besim filozofik se veprat flasin më shumë se fjalët, nisi të ndërtojë gur pas guri rrugën e vet drejt suksesit. Rrëfimi i tij është një mozaik ambiciesh dhe sakrificash, një histori moderne që fillon mes rrugicave të kalldrëmta të një qyteti provincial dhe përfundon në majat e biznesit ndërkombëtar.
    Lindur në fundin e viteve ’60 në një familje të thjeshtë korçare, ai përjetoi fëmijërinë nën hijen e regjimit komunist dhe u brumos me vlerat e punës e të dijes. Si student në Universitetin e Tiranës, ndoqi studimet për gjeologji, por historia mori kthesë kur në vitin 1991 sistemi u shemb dhe horizontet u hapën. Si mijëra të rinj shqiptarë, edhe ai u nis drejt Perëndimit në kërkim të një jete më të mirë, duke mbërritur në Vjenë si emigrant politik pas rënies së diktaturës.
    Vjena e priti me krahë hapur, por jo me begati. I riu korçar gjeti punë modeste si përkthyes për të siguruar jetesën , ndërsa në xhep kishte veçse kursimet simbolike të kohës. “Unë e nisa me 100 dollarë,” do të kujtonte ai vite më vonë , shifër që flet shumë për vështirësitë e fillimit të një ëndrre të madhe. Në metropolin e huaj ai përjetoi kontrastin mes tregut të lirë dhe mungesës së gjithçkaje në atdhe, një përvojë që do t’i zgjonte etjen për sipërmarrje.
    Në Vjenë, krahas punës si përkthyes, ai gjeti kohë të bluante një ide të thjeshtë por gjeniale, atë të tregtisë së lirë mes dy botëve. Shqipëria e asaj kohe vuante mungesën e mallrave më bazike, siç ishin televizorët, frigoriferët dhe pajisjet elektroshtëpiake, ndërsa në Vjenë këto gjëra gjendeshin me shumicë.
    I pajisur me intuitën e tregtarit, i riu nisi të blejë pajisje elektronike me çmime të lira në tregjet austriake dhe t’i transportojë për t’u shitur në Tiranë, ku kërkesa ishte e etur dhe e gatshme të paguante disa herë më shumë.
    Çdo televizor i shitur, çdo frigorifer i shpërndarë, ishte një fitore e vogël në rrugën e gjatë të suksesit. Ishte një fillim modest, i shoqëruar me udhëtime të gjata me kamionë dhe sfida logjistike në një Ballkan ende të trazuar, por ai nuk u zmbraps.
    Ky djalosh korçar quhej Samir Mane. Në vitin 1993, ende veç 26 vjeç, hodhi hapin e parë të guximshëm drejt formalizimit të vizionit të tij. Ai themeloi në Vjenë kompaninë Alba-Trade, ndërsa njëkohësisht hapi në Tiranë dyqanin e parë “Neptun”, të specializuar në pajisje elektronike.
    Neptuni i parë, i mbushur me magnetofonë, televizorë me ngjyra e pajisje shtëpiake, u bë shpejt sinonim i modernitetit për familjet shqiptare të dala nga izolimi. Brenda pak vitesh, “Neptun” u rrit në rrjetin më të madh elektronik në vend , dhe Samir Mane nisi të shihet si pionieri i një epoke të re tregtie.
    Ambicia e tij nuk njihte kufij. Në fund të viteve ’90, ai zgjeroi aktivitetin edhe në tregjet fqinje post-komuniste, fillimisht në Maqedoni e më pas në Kosovë , duke e shndërruar Neptun-in në rrjetin e parë elektronik që shtrihej në disa shtete të Ballkanit Perëndimor.
    Me hyrjen në mijëvjeçarin e ri, vizioni i Mane u zgjerua përtej tregtisë së elektronikës. Ai e kuptoi se Shqipëria kishte nevojë të rindërtohej edhe fizikisht, me hapësira moderne për tregti dhe argëtim.
    Në vitin 2005 ai hapi dyert e Qendrës Tregtare Univers (QTU), qendra e parë e mirëfilltë tregtare në Shqipëri. Për herë të parë, qytetarët shqiptarë përjetuan konceptin e një qendre bashkëkohore, me dyqane markash, kinema, kafene dhe hapësira çlodhëse, një risi që revolucionarizoi mënyrën e të bërit pazar.
    Po atë vit, Mane hodhi një tjetër hap strategjik duke themeluar rrjetin e parë të supermarketeve në vend, Euromax , i cili brenda pak kohësh u rrit dhe u bë më i madhi në treg, duke sjellë kulturën e blerjeve ushqimore në shkallë të gjerë.
    Falë këtyre nismave, fundjavat e shqiptarëve nisën të zhvendosen drejt qendrave tregtare, duke ndryshuar shijen urbane të kryeqytetit dhe qyteteve kryesore. Vetë Mane do të shprehej se ndihej krenar që bizneset e tij “u kanë ndryshuar stilin e jetesës shqiptarëve”, teksa shihte familjet të kalonin orët e lira në hapësirat e krijuara prej tij.
    Suksesi i QTU-së i hapi oreksin për projekte edhe më madhore. Në vitin 2011, Mane inauguroi Tirana East Gate (TEG), qendrën tregtare më të madhe që kish parë vendi deri atëherë, duke sjellë dhjetëra marka ndërkombëtare për herë të parë në tregun shqiptar.
    Me TEG-un, ai vendosi një standard të ri luksi dhe shërbimi, duke konsoliduar famën si njeriu që po modernizonte jetën urbane. Ndërkohë, vizioni i tij kapërceu kufijtë kombëtarë. Në vitin 2012, BALFIN Group i Samir Mane investoi në Maqedoninë e Veriut me ndërtimin e Skopje City Mall, qendrës më të madhe tregtare në atë vend.
    Ky hap e shndërroi Mane-n në një lojtar rajonal, duke provuar se modeli i tij i suksesit mund të transplantohej me sukses edhe jashtë Shqipërisë. Pas disa vitesh në operim të mbarë, ai ia shiti këtë aset një grupi investitorësh ndërkombëtarë në vitin 2017 , një lëvizje që tregoi zgjuarsinë e tij për të kthyer vlerën e krijuar në kapital për aventura të reja.
    Ndërsa rritej si “mbret” i tregtisë dhe pasurive të paluajtshme, Mane hodhi sytë edhe drejt sektorëve strategjikë të ekonomisë. Në vitin 2013 ai u fut në industrinë nxjerrëse dhe metalurgjike duke blerë kompaninë AlbChrome , e cila zotëronte minierat e kromit në Bulqizë, zemrën minerare të Shqipërisë.
    Nën drejtimin e BALFIN Group, AlbChrome njohu ringjallje, teksa prodhimi u rrit dhe kompania u bë ndër prodhuesit kryesorë të ferro-kromit në Evropë. Pas një dekade suksesi në këtë fushë, Mane realizoi një prej transaksioneve më të bujshme duke shitur AlbChrome te një konglomerat turk në vitin 2022, një dalje strategjike që siguroi kthimin e investimit në fitime të mëdha.
    Po ashtu, ai nuk nguroi t’i futej një aventure të ngjashme matanë kufirit. Kombinati i feronikelit në Drenas të Kosovës, dikur krenaria industriale e atij vendi, po rrënohej nën barrën e borxheve. Në vitin 2018, BALFIN Group bleu NewCo Ferronikeli, duke marrë përsipër ringritjen e tij.
    Me injektim kapitali dhe menaxhim vizionar, uzina rifilloi prodhimin dhe brenda pak vitesh Ferronikeli u shndërrua sërish në një nga kompanitë lidere të eksportit në Kosovë. Ky ishte një tjetër shembull ku Mane u shfaq si shpëtimtar i industrive të vështira, duke i kthyer ato në histori suksesi.
    Shtrirja e perandorisë së tij nuk la pa prekur as sektorin financiar. Në vitin 2019, BALFIN Group u bë aksioneri kryesor i Tirana Bank, bankës së parë private në Shqipëri, duke shënuar hyrjen e grupit në tregun bankar. Tashmë imperiumi i Samir Mane përfshinte gjithçka, nga qendrat tregtare te minierat, nga supermarketet te bankat, duke krijuar një ekosistem të plotë biznesi.
    Grupi i tij numëron mbi 50 kompani dhe operon në dhjetë vende të Evropës dhe Amerikës , me mbi 5 mijë të punësuar, një peshë që reflekton ndikimin e jashtëzakonshëm në ekonominë rajonale. Viti 2025 i solli edhe një kurorëzim simbolik. Revista prestigjioze Forbes e përfshiu Samir Mane në listën e miliarderëve botërorë, si shqiptarin e parë në histori që arrin këtë status.
    Pasuria e tij e vlerësuar prej afro 1.4 miliardë dollarësh e konfirmoi atë si njeriun më të pasur të Ballkanit Perëndimor, kuptohet pa Turqinë dhe Greqinë brenda, një epitet që ai e mban me modesti, duke ia atribuar suksesin vizionit afatgjatë dhe punës së palodhur.
    Gjurmët e vizionit të Samir Mane tashmë kanë kapërcyer oqeanet. Disa vitet e fundit, ai ka zgjeruar portofolin e investimeve drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke themeluar degën “BALFIN Americas” për projekte të pasurive të paluajtshme përtej Atlantikut.
    Në qytete të ndryshme amerikane, grupi i tij po investon në zhvillimin e rezidencave dhe qendrave tregtare, një hap që dëshmon se ambicia e Mane nuk njeh kufij gjeografikë. Po kështu, BALFIN Group është shtrirë edhe në Kanada me projektet e para imobiliare , duke e shndërruar kompaninë shqiptare në një aktor me praninë e vet edhe në tregjet e Amerikës së Veriut.
    Megjithatë, zemra e sipërmarrësit mbetet e lidhur fort me Shqipërinë, veçanërisht me bregdetin magjepsës të saj. Ai ka marrë përsipër të realizojë disa prej projekteve më të mëdha turistike që ka njohur vendi. Në brigjet e detit Jon, në plazhet e virgjëra të jugut, Mane ka ndërtuar Green Coast Resort, një fshat turistik luksoz në Gjirin e Palasës.
    Ky resort, i konceptuar me vila elegante, apartamente pushimi dhe hotele me pesë yje, përfaqëson investimin turistik më ambicioz në Shqipëri, me vlerë mbi 1 miliard euro. Green Coast po sjell standarde të reja në turizmin elitar, duke tërhequr vëmendjen e revistave ndërkombëtare të arkitekturës dhe udhëtimeve. Jo më kot vetë Samir Mane e cilëson këtë kompleks si “parajsën personale”, madje ka pohuar se Green Coast është vendbanimi i tij i zemrës, ku gjen qetësinë dhe frymëzimin larg zhurmës urbane.
    Më në veri, në zemër të gjirit të Vlorës, po merr formë një tjetër kryevepër e vizionit të tij, të quajtur Vlora Marina. Punimet për marinën më të madhe dhe më moderne në Shqipëri kanë filluar në vitin 2022, dhe projekti parashikon një port jahtesh me 438 vende akostimi , i rrethuar nga hotele, rezidenca luksoze dhe hapësira argëtimi buzë detit.
    Vlora Marina, e vendosur përgjatë shëtitores së re “Lungomare”, pritet ta shndërrojë qytetin e Vlorës në një pikë referimi për turizmin mesdhetar, duke e integruar Shqipërinë në hartën e destinacioneve për jahte dhe pushime luksoze. Ky investim, së bashku me transformimin urban që ka pësuar Vlora vitet e fundit, tregon besimin e Mane se sektori privat dhe vizioni i tij mund të ecin krah për krah me shtetin në zhvillimin e qëndrueshëm të zonave bregdetare.
    Në jetën e përditshme, Samir Mane shquhet për modesti dhe vendosmëri. Nuk e kërkon protagonizmin publik, por fokusohet te puna dhe rezultatet. Ditët e tij ndahen mes zyrave në Tiranë dhe atyre në Vjenë, ku ai ndërthur dinamizmin e një kryeqyteti ballkanik me elegancën e metropolit austriak.
    Familjar i përkushtuar, ai gjen kohë të çlodhet mes miqsh, por vëmendjen kryesore ia kushton perandorisë që ka ngritur gur mbi gur. Takimet e tij zgjasin orë të gjata dhe çdo detaj i projekteve merr vëmendje, sepse ai beson te rëndësia e strukturës dhe e disiplinës. “Sa më e madhe të bëhet kompania, aq më pak vend ka për të fshehur apo për të improvizuar,” shprehet ai, duke nënvizuar se strukturat e forta janë ajo që mban në këmbë një biznes të madh.
    Në fakt, Mane e konsideron shtetin si një lloj ortaku pasiv në biznes, pasi kompania e tij paguan rreth 40 milionë euro në vit taksa në arkat e shtetit , dhe sipërmarrësi thotë se është e drejtë që “një pjesë të madhe të fitimit e merr shteti dhe kjo është normale”.
    Ai nuk i trembet transparencës fiskale. “Sa më shumë rritesh, aq më e vështirë është të fshihesh”, pohon me bindje. Dhe përpiqet të kultivojë një kulturë korrekte pagimi detyrimesh në të gjithë grupin. Marrëdhënia e tij me institucionet shtetërore është ajo e respektit reciprok.
    Shteti përfiton nga aktiviteti i BALFIN Group në formën e taksave dhe vendeve të punës, ndërsa kompania gjen një mjedis ku mund të rritet e lirë, pa u mbështetur në favore apo monopole.
    Si njeri me ndikim të jashtëzakonshëm ekonomik, Samir Mane e sheh veten edhe me përgjegjësi ndaj shoqërisë. Ai ka themeluar “Mane Foundation” për të bashkërenduar nismat e përgjegjësisë sociale të korporatës , duke ndihmuar në fusha si arsimi, shëndetësia, mjedisi dhe lufta kundër varfërisë. Për të, roli i biznesit në shoqëri nuk kufizohet vetëm te krijimi i fitimit, por edhe te dhënia pas mbrapsht e diçkaje komunitetit që e ka mbështetur në këtë rrugëtim. Kjo filozofi është rrënjosur fort në kulturën e BALFIN Group, që sot është model suksesi për bizneset e reja shqiptare.
    Rruga e Samir Mane nga Korça e fëmijërisë deri te majat e financës globale është dëshmi e fuqisë së vizionit dhe punës. Ai nisi si një i ri i panjohur me një trastë shpine në një vend të huaj dhe u shndërrua në një prej njerëzve që po formësojnë epokën e re ekonomike të Shqipërisë.
    Me qetësinë e tij karakteristike dhe larg zhurmës së kotë, Mane ka treguar se ndryshimet më të mëdha ndodhin kur fjalët lihen mënjanë dhe nis puna e vërtetë. Në një rajon ku shpesh zhurma e politikës ka dominuar mbi veprimin, ai po ndërton një epokë të re përtej fjalës publike. Një epokë ku ndërtesat, bizneset dhe institucionet që ka ngritur flasin vetë për vizionin dhe trashëgiminë e tij.
    Raportet e tij me politikën nuk janë as të nxehta, as të ftohta. Ai ka kuptuar se në një vend si Shqipëria, nëse je shumë pranë pushtetit, trash aromën e tij. Por nëse je shumë larg, nuk e prek dot realitetin që dëshiron ta ndryshosh.
    Prandaj ka zgjedhur një marrëdhënie të matur. As konflikt. As komoditet. Sepse e di që në këtë vend, afërsia e tepruar me politikën ta lë mbi supe edhe dështimin e saj. Ndërsa largësia e skajshme të heq mundësinë për të ndërtuar vizionin që kërkon të lërë pas. Ai ka kuptuar se ndikimi i vërtetë nuk matet me zyrat që frekuenton, por me projektet që qëndrojnë edhe kur zyrat ndryshojnë.
    Burimi: https://albanianpost.com/miliarderi-i-heshtur-i-ballkanit/

  • Si u kthye Samir Mane, në miliarderin e parë shqiptar

    Si u kthye Samir Mane, në miliarderin e parë shqiptar

    Prandaj ka zgjedhur një marrëdhënie të matur. As konflikt. As komoditet. Sepse e di që në këtë vend, afërsia e tepruar me politikën ta lë mbi supe edhe dështimin e saj. Ndërsa largësia e skajshme të heq mundësinë për të ndërtuar vizionin që kërkon të lërë pas. Ai ka kuptuar se ndikimi i vërtetë nuk matet me zyrat që frekuenton, por me projektet që qëndrojnë edhe kur zyrat ndryshojnë. (Albania Post)

  • Pasaporta europiane mashtrimi i radhës i Edi Ramës, qeveria shqiptare nuk ka plotësuar asnjë standard, kryeministri…

    Pasaporta europiane mashtrimi i radhës i Edi Ramës, qeveria shqiptare nuk ka plotësuar asnjë standard, kryeministri…

    Kryeministri Edi Rama po përdor procesin e integrimit në BE si kartë elektorale, duke u bërë thirrje qytetarëve që të votojnë Partinë Socialiste si e vetmja forcë sipas tij që mund ta fusë vendin në BE, duke premtuar në mënyrë të njëanshme edhe përfundimin e negociatave në vitin 2027. Një gjë e tillë është e pamundur dhe më poshtë do të renditen të gjitha faktet që demaskojnë propagandën e Ramës me pasaportën e BE. Madje do të shihni se edhe disa kritere të Brukselit që mund t’i plotësonte lehtësisht, Rama nuk i ka realizuar pasi i rrezikonin karrigen e pushtetit. Me standardet Noc Rrokut as në 2050 nuk ka anëtarësim.
    Mashtrimet e Ramës dhe realiteti
    Disa nga kushtet e imponuara nga BE janë afërmendësh: psh., vendi duhet të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar, të respektojë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut apo të kujdeset që të ketë matje të besueshme të cilësisë së ajrit. Disa të tjera janë jo fort të lehta për t’u arritur për shkak se kërkojnë investime të konsiderueshme në infrastrukturë, investime të cilat nuk janë të mundura të bëhen brenda ditës dhe që shpesh kërkojnë burime ekonomike që thjeshtë nuk janë të disponueshme për momentin. Këto janë të tilla si ndalimi i derdhjes së ujërave të zeza në lumenj apo krijimi i infrastrukturës moderne të transportit.
    Disa nga kushtet janë thjeshtë punë vullneti. Kërkohet të ndryshohen ligje, të cilat mundet të ndryshohen në parlament, pa ndonjë pasojë as në buxhetin e shtetit dhe as në situatën e përgjithshme politike të vendit. Të tilla janë kushtet për të eliminuar vendimet diskrecionare në prokurimet publike apo heqja e shpifjes dhe fyerjes nga Kodi Penal. Dhe disa nga kushtet, të tilla si krijimi i një administrate profesionale, të departitizuar, e cila shpërblehet dhe jep llogari në varësi të punës që bën, këto janë kushte që kërkojnë vullnet politik, pasi bien ndesh pikërisht me pushtetin politik të kryeministrit. Me pak fjalë, në mënyrë që vendi të plotësojë kushtet për integrim evropian, disa nga kriteret kërkojnë që Rama të ketë më pak pushtet.
    Analiza
    BIRN analizoi të dhënat e një dekade të Raporteve të Progresit, raportet që përgatiten nga ekspertët e Brukselit dhe që vlerësojnë progresin e vendeve anëtare vit pas viti. Në vitin 2015, Komisioni Evropian filloi të zbatojë një metodologji që përdoret edhe sot, e cila e bën të lehtë matjen e gjendjes së një vendi në një fushë të caktuar dhe njëkohësisht, matjen e progresit në krahasim me vitin e kaluar. Krahasimi mes vitit 2024, i cili është raporti i fundit, me vitin 2015, i cili është raporti i parë me këtë metodologji, sugjeron se në fakt, interesi i Tiranës zyrtare nuk ka qenë fort i lartë për të realizuar shumë nga kushtet e progresit drejt anëtarësimit, as ato kushte që janë të vështira, as ato që kërkojnë si kurban për t’u realizuar pushtetin e kryeministrit dhe, ajo që është më surprizuese, as ato të cilat nuk duket se cënojnë pushtetin e tij dhe as nuk kërkojnë ndonjë stërmundim financiar nga buxheti i shtetit. Me pak fjalë, progresi në një dekadë ka qenë më së shumti në vendnumëro, me ndryshime të pakta dhe tërësisht të pamjaftueshme të sjella nga Reforma në Drejtësi. Ndonëse jo me shumë bujë, raportet e progresit kanë shënuar hapa pas në disa fusha teknike, të tilla si politika e konkurrencës apo lëvizja e lirë e mallrave.
    Kapitujt
    Janë gjithsej 35 kapituj që përfshijnë çështje ekonomike, çështje të Shtetit të së Drejtës, çështje të të drejtave të njeriut, çështje sociale, mjedisore e të tjera. Në vitin 2015, Shqipëria kishte 7 nga të 35 kapitujt në të cilat vlerësohej se gjendej në situatën “early stage”, pra në hapat e parë me notën 1. Në nëntë kapituj, gjendja vlerësohej me “some level of preparation”, pra me “nivel të paktë përgatitjeje” ose nota 2. Në gjashtëmbëdhjetë kapituj, vlerësimi ishte “mesatarisht i përgatitur,” ose nota 3. Vetëm në një kapitull, atë të Politikës së jashtme, të mbrojtjes dhe të sigurisë, vendi merrte notën 4, vlerësohej se gjendja e përgatitjes ishte “e mirë”. Në asnjë nga kapitujt Shqipëria nuk vlerësohej në gjendjen “e përparuar”, gjendja ku duhet të jetë para se të anëtarësohej. Situata nuk është e përmirësuar në mënyrë dramatike në vlerësimin e vitit 2024.
    Në njërin kapitull Shqipëria vijon të mbetet në “hapat e parë”, ky është vlerësimi për kapitullin 22, i cili trajton çështjen e Mbrojtjes së konsumatorit dhe të shëndetit. Në plot një dekadë mes vlerësimit të vitit 2015 dhe atij të vitit 2024, nuk ka bërë ndonjë përparim në këtë fushë, e cila normalisht që është shumë e rëndësishme edhe sikur mundësia për t’u integruar në Bashkimin Evropian të mos ekzistonte fare. Ky është kapitulli që ka të bëjë me mbrojtjen e konsumatorëve nga sjelljet abuzive të bizneseve me fuqi të ndjeshme në treg, nga kredidhënësit spekulantë, apo nga monopolet, qofshin këto publike, si energjia elektrike apo uji, qofshin private. Në tetë kapituj të tjerë, vlerësimi më 2024 ishte “nivel i paktë përgatitjeje” ndërsa në dy kapituj të tjerë, nota ishte e ndërmjetme. Në terminologjinë zyrtare Shqipëria u vlerësua me notën “mes pasjes së një niveli të ulët përgatitjeje dhe pasjes së një niveli të mesëm”, pra, si të thuash, nota është 2.5.
    Në pesëmbëdhjetë kapituj, vlerësimi është “mesatar” ndërsa në pesë kapituj, nota sërish është e ndërmjetme. Termi zyrtar thotë: “mes nivelit mesatar dhe nivelit të mirë të përgatitjes”. Nëse integrimi do të ishte shkollë dhe do të zbatonte sistemin shkollor shqiptar të notave, kjo do të ishte nota 7 nga dhjetë të mundshme. Në vetëm një kapitull, Shqipëria vlerësohet me nivelin “mirë”, korrespondente me notën 8. Në asnjë fushë nuk ka nënta apo dhjeta, nota që nevojitet për t’u integruar. Në mënyrë kyçe, krahasimi mes viteve 2015 dhe 2024, tregon se në dymbëdhjetë kapituj, trembëdhjetë fusha të rëndësishme në të cilat Shqipëria normalisht duhet të bëjë hapa para çdo ditë e çdo muaj e çdo vit, sipas vlerësimit të Komisionit Evropian nuk ka pasur përparime. Vlerësimi në këto fusha në vitin 2024 është i njëjtë me atë që ka qenë në vitin 2015.
    Në tetëmbëdhjetë fusha të tjera, përmirësimi ka variuar nga gjysmë grade në dy gradë. Vetëm në dy kapituj, kapitulli i peshkimit dhe ai i Drejtësisë, lirive dhe sigurisë, vlerësimi është përmirësuar me dy shkallë. Te të dyja, Shqipëria ka kaluar nga shkalla e parë në shkallën e tretë ndërsa nuk duhet të harrojmë se synimi final duhet të jetë shkalla pesë. Nëse vlerësimet vendosen në shkallë nga një në pesë, vlerësimi mesatar i vitit 2015 ishte 2.3 ndërsa vlerësimi mesatar i vitit 2024 ishte 2.8. Përmirësimi, përgjatë një dekade, rezulton vetëm 0.45 pikë. Me këtë ritëm, në mënyrë që vlerësimi mesatar të arrijë në, fjala vjen, shkallën 4.5, do të nevojiten edhe së paku tre dekada.
    Pushteti përballë integrimit
    Arsyeja kryesore se pse plotësimi i kushteve të integrimit ecën kaq ngadalë duket se qëndronte konflikti mes pushtetit politik të kryeministrit dhe partisë së tij, pavarësisht se kush është kryeministri, dhe shtetit të së drejtës që kërkohet nga BE. Për shembull, BE kërkon që institucione të caktuara të jenë të pavarura. Radiotelevizioni publik është një nga institucionet që kërkohet të jetë i pavarur, profesional, i departitizuar. Ndryshe nga kjo, tashmë që prej dy dekadash, konkretisht që nga marrëveshja Nano-Berisha e vitit 2003, i kanë konceptuar institucionet jo si të pavarura por si të ndërvarura. PD dhe PS, dhe me raste, partitë më të vogla, kanë një sistem informal kuotash në të cilat, anëtarët e bordeve të institucioneve të pavarura i ndajnë mes tyre, me emërtime që, larg të qenit profesionalë dhe jopartiakë, janë në fakt përfaqësues të këtyre partive në këto institucione.
    Hera e fundit kur të dy palët politike patën mundësinë të hidhnin themelet, për herë të parë në historinë e vendit, për një media publike profesionale dhe jopartiake, ishte vetëm pak javë më parë. Të dyja palët, përfshirë kryeministrin që flet për integrim brenda katër viteve, e humbën shansin pasi e mbushën bordin e RTSH-së me këshilltarë politikë, të cilët, me gjasa, do t’i shërbejnë partisë përkatëse dhe jo publikut, siç kanë bërë edhe më parë. Dhe së paku për kriterin e medias, problemet e së cilës përfshihen në kapitullin dhjetë, standardet e BE-së nuk do të mund të arrihen së paku për pesë vitet e ardhshme, për aq sa vazhdon mandati i këshilltarëve politikë të deleguar në bordin e transmetuesit publik. Raste të tilla janë të shumta dhe vështirë se i shpëtojnë vëmendjes së ekspertëve të Brukselit, pavarësisht se zyrtarët e BE-së rregullisht përpiqen të mos kritikojnë, nga frika se kritikat mund të ushqejnë forcat radikale të vendeve anëtare kundër zgjerimit, si dhe për shkak se përmes përqasjes konstruktive, shpresojnë të ndihmojnë sa më shumë Shqipërinë që të përafrohet.
    Megjithatë, ka pasur dy fusha përgjatë dekadës së fundit, në të cilat, sipas vlerësimit, Shqipëria ka bërë hapa pas dhe në njërën prej tyre, preferenca politike për të emërtuar njerëz të pëlqyer politikisht dhe jo profesionalisht ka shkaktuar rënien në vlerësim. Bëhet fjalë për kapitullin 8, Politika e konkurrencës, si dhe për kapitullin 9, Shërbimet financiare. Vlerësimi në vitin 2015 ishte se Shqipëria ka qenë “mesatarisht e përgatitur”. Vlerësimi në vitin 2024 është që Shqipëria gjendet në këtë fushë mes nivelit “pak i përgatitur” dhe “mesatarisht i përgatitur”. Komenti përkatës në raportin e progresit, me përqasjen e zakonshme pozitive të BE-së, tregon se çfarë duhet bërë për progres. Raporti thotë se rekomandimet e vitit të mëparshëm “janë zbatuar pjesërisht” dhe se Shqipëria duhet “të sigurojë pavarësinë operative të Komisionit të Konkurrencës” si dhe të rrisë “në mënyrë domethënse” kapacitetet e sekretariatit.
    Në një kapitull tjetër të rëndësishëm, Prokurimet Publike, Shqipëria merr notën mesatare. Por BE kërkon që, në mënyrë që Shqipëria të bëhet gati për anëtarësim, duhet që të mos shkelë rregullat e BE-së me mjetet e parapëlqyera të qeverisë aktuale për të dhënë kontrata publike, atë të koncesioneve pa garë. Vlerësimi negativ nga Brukseli nuk e ka ndaluar qeverinë që të japë kontrata qindramilionë euroshe me prokurime të drejtpërdrejta, siç është rasti i kontratës për “smart cities”, ndërkohë që nga ana tjetër pretendon se “Shqipëria është lider për prokurimet publike”.
    Shpifja
    Rasti më flagrant i moskokëçarjes për integrimin me gjasa është një kërkesë e kahershme e BE-së për të dekriminalizuar shpifjen dhe fyerjen. Në çdo raport përgjatë dekadës së fundit, kjo kërkesë përsëritet. Kërkesa vjen jo vetëm nga Brukseli, por edhe nga raportet e OSBE-ODIHR për zgjedhjet. Shfuqizimi i dy neneve të Kodit Penal nuk është ndonjë punë e komplikuar teknikisht, mjafton që qeveria ose një nga 140 deputetët ta propozojë në parlament dhe që 84 deputetë ta votojnë.
    Nëse bëhet, Shqipëria merr një pikë shtesë në rrugën e integrimit ndërsa në Shqipëri nuk ndryshon ndonjë gjë e madhe për shkak se proceset gjyqësore civile për shpifje dhe fyerje duket se janë më të preferuara sot se sa proceset penale, në të cilat kallëzuesi mund të marrë dënim penal me gjobë për shkelësin, por jo dëmshpërblim për dëmin e pësuar. Dhe megjithatë kjo nuk bëhet, duke demonstruar interesin jashtëzakonisht të paktë të qeverisë për të punuar konkretisht për integrimin dhe për të mbështetur me vepra ato që i thonë shpesh me fjalë.