Tag: viteve

  • Sot 50 vite më parë u themelua Microsoft

    Sot 50 vite më parë u themelua Microsoft

    Pesëdhjetë vite më parë, Micro-Soft u themelua nga dy miqtë Bill Gates dhe Paul Allen.

    Siç edhe emri sugjeron, Microsoft ishte fillimisht i përqendruar tek mikroprocesorët dhe softueri, dhe Gates dhe Allen krijuan një kompani për të zhvilluar softuerë për Altair 8800, një kompjuter personal i hershëm.
    Themeluar më 4 Prill 1975, Microsoft nënshkroi një marrëveshje me IBM për të ofruar softuerin e parë për kompjuterët në 1980. U bë gurthemeli i MS-DOS, që dominoi kompjuterët IBM të viteve 80.

    Suksesi i hershëm i Microsoft në zhvillimin e softuerit për kompjuterët personalë i hapi rrugë versionit të parë të Windows në 1985. Ndërfaqja e hershme e Windows mbi MS-DOS bëri progres të shpejtë duke u shndërruar në një sistem operativ më i aftë me lançimin e Windows 95.

    Versioni i shumëpritur i Windows debutoi në mesin e natës ku fansat u rreshtuan pas dyerve të dyqaneve për të blerë kutitë e kopjeve të Windows 95 që më pas instalohej në kompjuterët e tyre.
    Windows 95 prezantoi shumë komponentë dhe pjesë të Windows-it që sot jemi shumë të njohur me ta si File Explorer, My Documents dhe Recycle Bin.
    Ndërsa me çdo version Microsoft përmirësonte më tutje Windows, gjithashtu zhvilloi një varietet aplikacionesh produktive përgjatë 1980 që së shpejti do të shndërrohej në suitën Office.
    Lançuar fillimisht në 1989 për Mac, Office u bë pjesë integrale e Windows ndërsa sot operon edhe në shfletues. Suksesi i Microsoft me Windows dhe Office i ka hapur rrugë zgjerimit të kompanisë në shumë drejtime përgjatë 50 viteve, përfshirë lançimin e konsolës së lojërave Xbox në 2001 apo Azure Cloud në 2008 e madje Bing Search në 2009.
    Microsoft ka eksperimentuar me disa harduerë përgjatë viteve, por linja më e suksesshme e pajisjeve ka ardhur në formën e Surface që u lançua në 2012-ën krahas Windows 8. Surface shërbeu si mjet i Microsoft për të demonstruar më të mirën e Windows dhe Office.
    /PCWord Albanian

  • Bill Gates: Brenda 10 viteve AI do të zëvendësojë shumicën e mjekëve dhe mësuesve

    Bill Gates: Brenda 10 viteve AI do të zëvendësojë shumicën e mjekëve dhe mësuesve

    Bill Gates

    SHBA-Gjatë dekadës së ardhshme, përparimet në inteligjencën artificiale do të nënkuptojnë që njerëzit nuk do të nevojiten më “për shumicën e gjërave” në botë, thotë Bill Gates. Miliarderi dhe bashkëthemeluesi i Microsoft ka parashikuar se përparimet në Inteligjencën Artificiale (AI) do të zvogëlojnë ndjeshëm rolin e njerëzve në shumë profesione, përfshirë mjekësinë dhe arsimin.
    Gjatë një interviste të fundit në emisionin “The Tonight Show” me Jimmy Fallon, Gates përshkroi një të ardhme ku AI do të kryejë shumicën e detyrave që aktualisht kërkojnë aftësi të specializuara njerëzore.
    “Në ditët e sotme, ekspertiza në fusha si mjekësia dhe arsimi është e rrallë, sepse kërkon një mjek ose një mësues të shkëlqyer. Por brenda 10 viteve, këshillat mjekësore dhe mësimdhënia cilësore do të jenë falas dhe të aksesueshme për të gjithë,” tha Gates.
    Në një bisedë me profesorin e Harvardit, Arthur Brooks, Gates e përshkroi këtë epokë të re si “inteligjencë falas”, duke theksuar se AI do të integrohet gjithnjë e më shumë në jetën e përditshme. Ai parashikon që teknologjia të revolucionarizojë sektorë si kujdesi shëndetësor dhe arsimi, duke bërë të mundur që mësuesit dhe mjekët të zëvendësohen nga AI në shumë raste.
    “Është një ndryshim i madh dhe madje paksa i frikshëm, sepse po ndodh shumë shpejt dhe pa ndonjë kufi të qartë,” tha ai.
    Pavarësisht sfidave të mundshme, Gates mbetet optimist për përfitimet që AI do të sjellë, veçanërisht në trajtimin e sëmundjeve dhe aksesin universal në arsim.
    Megjithatë, ai pranon se disa aktivitete do të mbeten ekskluzivisht njerëzore, si argëtimi dhe krijimtaria.
    “Do të ketë gjëra që do t’i ruajmë për veten tonë,” tha ai, duke shtuar se prodhimi, transporti dhe bujqësia do të jenë në të ardhmen probleme të zgjidhura nga AI.

  • “Karnavalet” rikthehen në Teatrin e Operas dhe Baletit! Opereta e kompozitorit Avni Mula na kthen pas në Korçën e viteve ’30

    “Karnavalet” rikthehen në Teatrin e Operas dhe Baletit! Opereta e kompozitorit Avni Mula na kthen pas në Korçën e viteve ’30

    Merr një maskë me vete dhe eja të shijosh Karnavalet. Është kjo ftesa që vjen nga artistët e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

    Opereta e kompozuar nga Avni Mula rikthehet në skenë në datat 24-26 mars me regjinë e vajzës së tij, Inva Mulës dhe nën dirigjimin e Elda Laros.
    Nga qyteti i zanafillës, aty ku la gjurmë të thella në kulturën artistike korçare, Karnavalet do të gjallërojnë kryeqytetin me linjën e bukur të dashurisë dhe“pazaret e krushqisë” që na çojnë pas në vitet 30, falë skenografisë dhe kostumografisë së pasur.
    Me një humor të hollë që premton të argëtojë artdashësit, kjo operetë vjen nën interpretimin e Vikena Kamenicës, Solen Allës, Klodjan Kaçanit, Dorina Selimajt, Ivana Hoxhajt e shumë artistëve të tjerë.
    “Kjo operetë sjell vërtet mentalitetin e atyre viteve. Olimbinë gjatë gjithë jetës sime e kam parë në shumë qoshka të mëhallës në Korçë. Ky rol vjen për mua me shumë natyralitet dhe me shumë dashuri padiskutim”, shprehet mezzo sopranoja, Vikena Kamenica.
    “Loni është një rol që nxjerr në pah njerëzit materialist, që shohin vetëm interesat e veta, që lidhen me një politikë të korruptuar. Madje, ka një moment ku Loni e flet hapur mendimin e tij për familjen Samarxhi dhe për këta lloj njerëzish. ‘Korça nuk jeni ju, sot që Korça vuri maskat për dëfrim, ju i hoqët maskat tuaja”, thotë tenori Klodjan Kaçani.

    Top Channel