Në zgjedhjet e 14 maj 2025, ishte kryesuese e listës së kandidatëve për deputetë të PS- së për qarkun Shkodër por edhe një nga më të komentuarat në studiot televizive apo rrjetet sociale.
Marjana Koçeku apo Neomalsore siç ka quajtur bujtinën e vet familjare, ka publikuar disa foto të para 13 viteve, ku ajo ishte akoma fëmijë (rreth 12 vjeç) dhe shoqëronte disa të huaj.
“Kta miq francez mi çuen kto foto të para 13 vjetve kur un isha ala fmi i vogel dhe guida e perkthyejsa e turistave ne Koman. Po i ndaj me ju për me rrfye se sa vlerë ka turizmi i bukur e njerezor. Mikpritja jonë asht forca që lidh miqësitë e përjetshme dhe sjell turizëm të qëndrueshëm e me zemer. Çdo investim, i madh a i vogël, ushqen ekonominë tonë, por s’duhet me harru se forca jonë e vërtetë asht zemra e bardhë dhe natyra jonë mikpritëse. Merci Gionata Consagra!”, shkruan deputetja e zgjedhur e PS- së Marjana Koçeku.
Pavarësisht se kanë kaluar disa vite, pavarësisht se dhe fotot janë një pjesë bardh e zi, tiparet e Marjanës dhe fizinomia e fytyrës janë ruajtur dhe lidhja me Neomalsoren sot, bëhet menjëherë. Për më shumë, gjykoni ju vetë nga fotot.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim!









