Tag: viteve

  • Pse Gen Z është magjepsur pas 1999-ës?

    Pse Gen Z është magjepsur pas 1999-ës?

    Screenshot

    Ndonjëherë është e vështirë të besohet që ndërrimi i mijëvjeçarit ndodhi një çerek shekulli më parë. Në shumë kuptime, jeta atëherë ndihej shumë ndryshe—interneti ishte ende në fillesat e tij, telefonat përdoreshin për të bërë telefonata dhe “X” ishte thjesht një shkronjë në alfabet.

    Ishte një epokë përpara telefonave të mençur dhe rrjeteve sociale, përpara se të fillonte “lufta kundër terrorit”, dhe ekonomitë globale nuk ishin prekur ende nga kriza financiare.

    Ato ditë duken shumë larg, dhe megjithatë Y2K ka parë një rikthim të fuqishëm mes gjeneratave të reja. Qoftë në modë, filma, televizion apo muzikë, shumë njerëz nga Gjenerata Z (ata të lindur mes viteve 1997 dhe 2012) po i rikthehen asaj epoke dhe po e bëjnë përsëri trendin e momentit.

    Rikthehen këtë verë filma të rinj nga seritë si Happy Gilmore, Jurassic Park dhe Freaky Friday, ndërsa seriale të dashura si Friends dhe The O.C. tërheqin shikues më të rinj në platformat e transmetimit online.

    Muzika nga ajo epokë po kthehet gjithashtu në preferenca, me këngën e Nirvana “You Know You’re Right” që shfaqet në The Last of Us, grupin britanik Oasis që mban koncerte ribashkimi në stadiume të mbushura plot dhe grupin amerikan Creed, hiti i të cilëve “Higher” është bërë përsëri i preferuar në aktivitete sportive, dhe do të jetë kryefjala e serisë së koncerteve Summer of ’99 and Beyond Cruise pranverën e ardhshme.

    Markat e modës që lidhen me fillimin e viteve 2000—si Von Dutch dhe Ed Hardy—janë bërë sërish pjesë e domosdoshme, kapëset për flokë në formë fluture dhe syzet e vogla janë të kudogjendura, dhe grimet me ngjyra të forta janë rikthyer. Madje edhe Tamagotchis—kafshët dixhitale të vogla të fëmijërisë Y2K—janë kthyer, duke i kthyer çantat e shpinës së Gen Z në kapsula nostalgjie të fillim-shekullit.

    Në të njëjtin valë, Britney Spears ka gjetur një popullaritet të ri mes Gen Z gjatë viteve të fundit, duke e arritur kulmin këtë maj, kur The Singles Collection qëndroi shumë javë në renditjen e albumeve në Mbretërinë e Bashkuar.

    Gjenerata X mund të jetë një grupim relativisht i vogël krahasuar me popullatat më të mëdha të baby boomers dhe millennial-ëve, por ndikimi i kohës së tyre të artë ka kapur imagjinatën e Gen Z. Raven Baker, përgjegjës për çështje sociale dhe komunitare në Adolescent Content, që studion zakonet e Gen Z, i tha Newsweek se për këtë brez që jeton në mënyrë të vazhdueshme në një botë dixhitale, ka diçka të re dhe të arritshme tek Y2K.

     “Mendoj se është pjesërisht një formë arratisjeje, sepse ata mund të shpërqendrohen nga shqetësimet e sotme, qofshin ato shkolla, punë, miqësi apo prindër. U lejon të zhyten në diçka që është kaq ndryshe nga e sotmja,” – thotë Baker.

    A ishte jeta më e mirë atëherë?

    Një raport i Shoqatës Amerikane të Psikologjisë zbuloi se të rinjtë janë të mbingarkuar nga stresi, dhe shumë prej tyre pohojnë se përjetojnë nivele stresi shumë më të larta sesa brezat e mëparshëm. Pra, a është për t’u habitur që duan të kthehen pas në atë që duket si një kohë më e thjeshtë?

    Ndihmon edhe fakti që shumë prej gjërave ikonike të asaj epoke janë lehtësisht të arritshme sot—qoftë seriale të tëra në platformat streaming, apo foto të famshme të asaj kohe që bëhen virale në TikTok. Lily Todos (@lilytodos) ndan veshje të frymëzuara nga vitet 2000 dhe ripërkthen skena ikonike nga filmat në platformë. Todos, 25 vjeçe, nga Mbretëria e Bashkuar, i tha Newsweek se moda “retro” është bërë një “formë arratisjeje” për të, sepse bota dukej si një “vend më i mirë atëherë” – stilet e modës ishin më të ndryshme, cilësia ishte më e mirë dhe njerëzit “po jetonin jetën e vërtetë,” gjë që krijonte ndjenjën e vërtetësisë, tha Todos.

    Gjenerata Z është rritur në një epokë të rrjeteve sociale, ku çdo hap që bëjnë kapet dhe ndahet për një audiencë. Sipas mendimit të Baker, ata ndjejnë mall për një kohë kur njerëzit mund të bënin gabime dhe të eksperimentonin pa frikën se do të bëheshin viralë, apo edhe më keq, që do të “asgjësoheshin” nga publiku.

     “Mendoj se ekziston një dëshirë për të qenë të çliruar, për të mos u ndjerë të gjykuar dhe për të mos e pasur çdo veprim të regjistruar përgjithmonë në gjurmët dixhitale të dikujt,” tha Baker.

    “Po jetojmë në një epokë mbikëqyrjeje, ku edhe miqtë mund të të monitorojnë dhe të shohin çfarë po bën. Nëse dikush të kap duke bërë diçka të keqe, instinkti është ta postojë online. Ndërsa njerëzit e shijojnë fillimin e viteve 2000 sepse atëherë nuk kishte fare nga këto gjëra.”

    Ndërsa gjeneratat e reja e shohin periudhën Y2K përmes filtrit të mediave, është e lehtë të romantizohet dhe ndoshta të zbukurohen ato vite. Por ajo kohë nuk ishte vetëm xhinse të ulëta, sandale xheli dhe takime për kafe në Central Perk.

    Ben Lisle, profesor i asociuar i studimeve amerikane në Colby College në Maine, është i kujdesshëm që të mos fshihen vështirësitë e asaj kohe. Ai i tha Newsweek se të shikosh fillimin e viteve 2000 si një epokë të artë do të nënkuptonte një “fshirje historike” të asaj që po ndodhte realisht.

    Para vitit 2000, kishte shumë pritshmëri rreth asaj që do të sillte ndërrimi i mijëvjeçarit, dhe ndonëse ai solli përparime teknologjike – si iPod-i në 2001 dhe Facebook-u në 2004 – ishte gjithashtu një kohë e errët për shumë njerëz. Jetët u ndryshuan përgjithmonë nga lufta kundër terrorizmit pas 11 shtatorit, cunami në Oqeanin Indian në dhjetor 2004, dhe uragani Katrina në 2005, përpara se kriza financiare globale e dhjetorit 2007 të çonte në Recesionin e Madh.

    Lisle i tha Newsweek se shpesh është “i habitur nga sa pak” dinë studentët e tij për ngjarje kaq të mëdha historike.

    Për Lisle, ky është një shembull i konceptit të filozofit Fredric Jameson për pastiche-in, që i referohet imitimit dhe kopjimit që nderon stilet apo gjuhën e së kaluarës. Lisle argumenton se ne jemi bërë disi të shkëputur nga e kaluara dhe lidhja jonë me të “është shndërruar në një stilizim të zbrazët.”

    Çfarë tregon kjo për shoqërinë e sotme?

    Ashtu si brezat që erdhën para tyre, Gjenerata Z po mëson të orientohet në botë dhe po përpiqet të kuptojë çfarë të ardhmeje dëshiron. Por, ndryshe nga paraardhësit, ata po e bëjnë këtë në një epokë të mbingarkesës me informacion, me barrën e rrjeteve sociale dhe inteligjencës artificiale.

    Ndërkohë që shëndeti dhe financat janë shqetësimet kryesore për të rinjtë, ata gjithashtu po përballen me shqetësime për sigurinë personale, të drejtat e njeriut, vetminë dhe ndryshimet klimatike, ndërsa ankthi dhe depresioni janë ndër problemet më të përhapura të shëndetit mendor, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit në SHBA.

    As kur shikojmë drejt të ardhmes nuk është më mirë – më shumë se gjysma e njerëzve mendojnë se ëndrra amerikane nuk është më e mundur, sipas një sondazhi të ABC/Ipsos.

    A duhet të çuditemi që të rinjtë shpenzojnë kaq shumë kohë duke parë nga e kaluara?

    Shumë nga kërkimet që Baker ka bërë për Adolescent Content kanë treguar se Gjenerata Z vuan nga “ankth i lartë”, që shkakton mungesë të theksuar besimi në vetvete. Të mos ndihesh i sigurt për atë që je, kjo i bën të tërhiqen drejt së kaluarës, sugjeron Baker.

    Ajo i tha Newsweek: “Kjo gjeneratë ka qenë gjithmonë online. Ata ishin foshnjat e iPad-it dhe kishin smartphone që në moshë të vogël. Të qenët gjithmonë online krijon mungesë vetëbesimi, sepse gjithmonë po e krahasojnë veten me të tjerët. Si mund të gjesh individualitetin tënd të vërtetë nëse je vazhdimisht duke pyetur ‘Kush jam unë në të vërtetë?’”

    Megjithë ndikimet negative, 36% e adoleshentëve amerikanë thonë se kalojnë shumë kohë në rrjete sociale, dhe 54% thonë se do ta kishin të vështirë të hiqnin dorë prej tyre, sipas një sondazhi të Pew Research Center, transmeton ObserverKult.

    Gjenerata Z jo vetëm që është rritur online, por ata janë rritur edhe në një kohë të “kulturës së anulimit” (cancel culture). Sipas Baker, kjo shënon një ndryshim të rëndësishëm që ka futur frikën mes të rinjve se mos ekspozohen apo gjykohen publikisht. “Gjatë pandemisë, kur të gjithë ishin mbyllur brenda dhe shikonin njerëzit që dënoheshin publikisht, pushoheshin nga puna apo turpëroheshin online, u dha një mesazh i qartë për Gen Z: Mos e thuaj mendimin tënd të sinqertë dhe mos u trego i hapur me të tjerët në internet,” thotë Baker.

    Pse kaq shumë magjepsje?

    Todos sigurisht që nuk është e vetmja që ka krijuar një numër të madh ndjekësish në rrjetet sociale duke rikrijuar stile nga vitet 2000. Në fakt, hashtag-u #Y2K ka më shumë se 4.1 milionë postime vetëm në TikTok.

    Ajo që Todos pëlqen më shumë te rrobat e asaj kohe është detajimi (si shkëlqimi, rruazat dhe diamantet). Ajo i tha Newsweek se mendon që tani njerëzit po kërkojnë “më shumë detaje në veshjet e tyre”, pas shumë vitesh minimalizmi.

    Rikthimi i stileve Y2K nuk është edhe aq i habitshëm, sipas historianit të modës dhe autorit Robert Ossant, që shpjegon se tendencat shpesh përsëriten çdo 20 vjet. Ajo që e bën këtë trend kaq të kapshëm është ndoshta prirja për të idealizuar të afërmen, por edhe paralelizmat mes asaj kohe dhe sot.

    Ossant i tha Newsweek: “Fillimi i viteve 2000 ishte një periudhë optimizmi dhe ankthi për shkak të teknologjive në zhvillim. Sot, me inteligjencën artificiale, njerëzit ndihen njësoj – a do të ndihmojë teknologjia në ndërtimin e karrierës apo do të krijojë një të ardhme ku të rinjtë do të jenë të tepërt? Stilet dhe ankthi janë të njëjtë.”

     “Të gjitha tendencat që rikthehen luajnë me nostalgjinë, kështu që gjeneratat e reja e shohin Y2K me sy idealist. Ata mund ta preferojnë atë epokë më shumë sesa kohën e tyre dhe përpiqen ta jetojnë përmes stilit të veshjes”, vazhdon ai.

    Ossant beson se moda Y2K ka origjinën, nga stilisti Marc Jacobs në vitin 1992 te Perry Ellis. Ai mbështeti stilin rinor dhe u frymëzua nga grunge-i. Shumë shpejt, moda e rrugës filloi të ndikonte edhe pasarelat, pasi siç tha Ossant, ai e çoi kulturën e të rinjve “nga skajet në qendër”.

    Nuk kishte më të bënte vetëm me atë që të pasurit po vishnin. Ndërsa dinamika vazhdoi të evoluonte në fillimin e viteve 2000, moda kishte të bënte tërësisht me atë drejt të cilës të rinjtë po gravitonin.

     “Stili ishte: bëhu i madh ose shko në shtëpi – ngjyra të forta, orë plastike të mëdha, pantallona të fryra parachute me bluza pa mëngë. Ata zinin hapësirë dhe shfaqnin vetëbesim të lartë,” – tha Ossant, transmeton ObserverKult.

    Sot, marka si Von Dutch dhe Juicy Couture janë rikthyer dhe janë rikonfirmuar si emra të rëndësishëm në modë.

    Miss Sixty, e njohur për pantallonat capri dhe kombinimet me xhinse të dyfishta, zgjodhi supermodelen Bella Hadid si fytyrën e linjës pranverë/verë 2025 – një sukses i madh për një markë që dukej sikur kishte dalë nga moda. Ossant sugjeroi se Gen Z po përdor modën nostalgjike për të dërguar një mesazh. “Është Gen Z që kërkon të duket, dhe përderisa ata vazhdojnë të ndihen të shpërfillur, po përqafojnë stilet e zhurmshme Y2K,” thotë Ossant.

    Si po e ushqen media këtë fenomen?

    Filmat dhe serialet po i ofrojnë gjithashtu brezit Gen Z referenca ikonike nga Y2K, të cilat janë ende të rëndësishme edhe sot. Platformat streaming kanë prezantuar audienca të reja me seriale të vjetra.

    Marina Riekkinen, 21 vjeç, është ndikuar fuqishëm nga serialet Gossip Girl dhe Sex and the City nga vitet 2000, duke i thënë Newsweek se i pëlqente fakti që personazhet kishin stilin e tyre unik në atë kohë.

    Këto seriale mund të kenë përfunduar, por Riekkinen shpesh rikrijon veshje që do të mbeten gjatë në kujtesë.

    Faqja e saj në TikTok (@marinariekkinen) është e mbushur me kombinime që edhe Serena van der Woodsen do t’i kishte pëlqyer. “Epoka Y2K vinte theksin tek individualiteti, guximi dhe shprehja përmes modës, dhe kjo është ajo që më prek më shumë,” tha influencerja finlandeze.

    “Nuk kishte të bënte me përshtatjen, por me dallimin nga të tjerët.”

    Një pjesë e tërheqjes së këtyre serialeve është se të rinjtë mund t’i shohin dhe të “shkundin peshën e botës së sotme”, sipas gazetareve të argëtimit dhe ekspertes së kulturës pop, Tatyana Arrington.

    Shumë nga fillimi i viteve 2000 reflekton realitetin e Gen Z, duke e bërë atë të duket më i prekshëm dhe më autentik.

    Arrington, nga SHBA, thotë: “Ndërsa mendojnë se bota është kaq e errët dhe ka kaq shumë urrejtje, ata duan të gjejnë pika gëzimi. Ata i shohin këto seriale si premtimin e një të ardhmeje që duhet të ishte e tyrja, por nuk është.”

    Ajo nuk beson se është rastësi që Y2K është sërish në modë. Jo, ajo mendon se është një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj “seriozitetit të botës së sotme.”

    Ka një dëshirë mes audiencave për të përqafuar fillimin e viteve 2000, dhe kjo nuk vjen vetëm nga përmbajtjet e reja, por edhe nga rikthimi i përmbajtjeve të vjetra. Aktualisht, seriali më i transmetuar në anglisht në Netflix është Wednesday, që bazohet te personazhi gotik nga filmi i vitit 1991 The Addams Family.

    Në vitin 2024 u njoftua se komedia shumë e dashur Malcolm in the Middle nga viti 2000 do të ribëhet, ndërsa Freaky Friday, një vazhdim i filmit të vitit 2003, do të dalë këtë verë.

    Anne Hathaway gjithashtu po rikthen një nga rolet më ikonike të saj si Princesha Mia në The Princess Diaries 3, më shumë se 20 vjet pas pjesës së parë.

    Nëse kjo nuk mjafton, adhuruesit e serialit hit të vitit 2004 Desperate Housewives u gëzuan nga lajmi për një serial të ri spinoff të titulluar Wisteria Lane.

    Ashtu si shumë të tjerë, Arrington e adhuron rishikimin e klasikëve dhe kujton “kohët e arta”. Ato janë seriale komode me një arsye, dhe ndonëse Gen Z nuk ka qenë aty në atë kohë, ata e romantizojnë atë përmes këtyre formateve.

    “Epoka Y2K ishte e këndshme dhe argëtuese, dhe u jep mundësinë të futen në një botë ku ndihen të mirëpritur dhe të pranuar,” i tha Arrington Newsweek.  “Ishte një kohë e gëzueshme, dhe ata thjesht po përpiqen të sjellin një pjesë të saj në botën ku jetojmë sot.”

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    Toka po rrotullohet më shpejt këtë verë, si ndikon kjo në jetët tona

  • Sipas një burimi bullgar të viteve 927-1014, arbërishtja ishte ndër gjuhët e njohura europiane të asaj kohe!

    Sipas një burimi bullgar të viteve 927-1014, arbërishtja ishte ndër gjuhët e njohura europiane të asaj kohe!

    Jahja Drancolli

    Krahas kronikave të Raguzës, të cilat njoftojnë fuqishëm praninë e arbërve në territoret e tyre etnike gjatë shekujve V-XI, një njoftim tjetër për të njëjtin problem është burimi që fshihet në një tekst të vjetër bullgar, që daton nga koha e Pjetrit, Borisit ose Samuilit, perandorë bullgarë (927-1014). Dokumenti në fjalë është riprodhuar edhe në një dorëshkrim cirilik të shekullit të 17-të (1628). Në fakt, është një fragment i marrë nga një legjendë e periudhës së perandorëve bullgarë të përmendur më sipër, ku autori përpiqet në formë pyetje-përgjigje të shpjegojë origjinën e popujve dhe gjuhëve të Europës së asaj kohe. Së këtejmi, autori i këtij burimi të rrallë edhe për historinë tonë të lashtë, e kishte ndarë qytetërimin botëror dhe në veçanti atë europian në shtatëdhjetë e dy gjuhë dhe tre kategori fetare: 1. Ortodoksë, 2. Gjysmë besimtarë dhe, 3. Jobesimtarë. Sipas burimit, dallohen pesë gjuhë ortodokse: greqisht-bizantine, bullgarishtja, siriane, ibero-gjeorgjishtja dhe rusishtja. Tre prej tyre zotërojnë gjithashtu alfabetin ortodoks: greko-bizantin, bullgar dhe ibero-gjeorgjian. Ndërsa, në rangun e popujve të quajtur gjysmëbesimtarë ose romano-katolikë, ata veçuan dymbëdhjetë gjuhë, të cilat i flisnin:

    1. Alamanët, 2. Frëngët, 3. Hungarezët, 4. Indoeuropianët, 5. Jakobitët (Skocezët. ), 6. Armenët, 7. Saksonët, 8. Leçet (Lekët), 9. Arbërorët, 10. Kroatët, 11. Hizetët dhe 12. Gjermanët.

    Burimi: Copëz nga faksimili i dokumentit të viteve 927-1014, riprodhim i shekullit XVII!

    Ilustrimi për postim është realizuar nga MA. sc. Ermal Gashi!

  • Bruce Lee dhe miti që jehon edhe 50 vjet pas vdekjes së tij

    Bruce Lee dhe miti që jehon edhe 50 vjet pas vdekjes së tij

    Nga: Steve Rose / The GuardianPërkthimi: Telegrafi.com

    Triumfi në çmimet Oscar i filmit Everything, Everywhere All At Once, në fillim të këtij viti, është përkujtim, 50 vjet pas vdekjes, se çfarë shtegu ka hapur Bruce Lee. Lee e hapi derën e përfaqësimit aziatik pothuajse i vetëm, edhe pse vdiq shumë shpejt për të qenë përfitues i asaj fame.

    Lee është nga yjet e rralla që është më i madh se filmat e vet. Pavarësisht se la një pjesë të vogël të punës – vetëm katër filma të plotë – praktikisht e krijoi një zhanër të tërë dhe e shkroi librin për aksionin e Hollivudit. Lee e përshkon ADN-në e kulturës globale: videolojëra, hip-hop dhe arte të përziera marciale, për të mos përmendur ngritjen e përgjithshme të idealit fizik mashkullor, me zero dhjam në trup. Fakti që vdiq i ri, në rrethana çuditërisht banale (nga reagimi ndaj një ilaçi kundër dhimbjeve) vetëm sa e shton mitin për të.

    Reklama

    Lee ndërtoi gjithashtu një personazh unik – intensiv, të disiplinuar, fizik por edhe cerebral – vite dritë larg stereotipave perëndimore të maskulinitetit aziatik, kur ai u fut për herë të parë në lojë në Hollivudin e mesit të viteve 1960. Lindi në San Francisko, më pas u rrit në Hong-Kong, përpara se të kthehej në ShBA në moshën 18-vjeçare. Ishte një kohë kur burrat aziatikë lindorë përshkruheshin si shërbëtorë, zuzar të këqij ose bufonë me dhëmbë (shpesh të luajtur nga aktorët e bardhë, si aktori Mickey Rooney në filmin Breakfast at Tiffany’s). Lee u zemërua kur u përdorur si ndihmës i nënshtruar në serialin televiziv The Green Hornet. Pavarësisht se në artet marciale ka trajnuar një listë të aktorëve të famshëm (përfshirë emrat Steve McQueen, James Coburn dhe Sharon Tate), Lee kuptoi se ShBA-ja nuk ishte gati të pranojë një lider aziatik.

    Reklama

    Fyerja e fundit erdhi me serialin televiziv të viteve 1970, Kung Fu. Është e kontestuar përfshirja e tij në zhvillimin e serisë që ndoqi një murg Shaolin në Perëndimin e Vjetër. Sido që të jetë, kaloi në audicion për rolin kryesor, për t’u mundur nga David Carradine i cili nuk kishte as prejardhje kineze dhe as njohuri për artet marciale.

    Pas kthimit në Hong-Kong në vitin 1971, Lee krijoi katër filma në dy vjet dhe shpërtheu si yll global. Përveç shfaqjes së aftësive të tij fizike, filmat e tij ishin tregime të rezistencës. Qëndroi pranë punëtorëve të shtypur të fabrikës dhe kundër korrupsionit kriminal në The Big Boss; në Fist of Fury e nisi një kryqëzatë kundër shtypjes koloniale në Shangain e viteve 1920 (dhe, si rrjedhojë, në Hong-Kongun e viteve 1970 të sunduar nga Britania), duke i detyruar kundërshtarët japonezë të hanë fjalët e veta kur e përshkruan Kinën si “Njeriu i sëmurë i Azisë Lindore”. Te The Way of the Dragon e shpëton restorantin e familjes dhe ai ballafaqohet me Chuck Norrisin në Koloseum. Nuk kishin vetëm audienca vendase; Lee u bë simbol universal i sfidës: një burrë me ngjyrë që kërkonte të shprehej me mjetet që kishte në dispozicion. Kur studentët e Hong-Kongut rezistonin autoritarizmin kinez më 2019, e adoptuan maksimën e tij: “Bëhu ujë”.

    Suksesi i këtyre filmave e tërhoqi më në fund vëmendjen e Hollivudit, por, edhe me klasikun e tij Enter The Dragon (që u shfaq një muaj pas vdekjes së tij), atij nuk iu besua ta mbante një film si i vetëm, kështu që u shoqërua nga Jim Kelly dhe John Saxon. Mania e kung-fusë e viteve 1970 përfshiu gjithçka, nga stripat (Stan Lee i Marvel-it dikur e përshkroi si “superhero pa kostum”) deri te muzika pop. Në atë kohë, Lee kishte rigjallëruar edhe industrinë e filmit në Hong-Kong, që ka dërguar një fluks të aktorëve drejt Perëndimit: Jackie Chan, Jet Li, Donnie Yen, Maggie Cheung dhe, natyrisht, Michelle Yeoh. Për të mos përmendur një rrymë të aktorëve të arteve marciale, nga Jean-Claude Van Damme te Jason Statham.

    Reklama

    Po aq i rëndësishëm ishte eksporti i krijuesve të filmave aksion, si John Woo dhe Yuen Wo Ping – ky i fundit ia dha ngjyrimin e veçantë filmave Matrix. Në shekullin XXI, aksioni me shije të Hong-Kongut u bë përbërës i domosdoshëm i aksionit dhe i tillë ka mbetur që atëherë. Mund të vizatoni një linjë të drejtpërdrejtë nga Lee te, le të themi, Mission: Impossible me aktorin Tom Cruise (Woo bëri regjinë e pjesës së dytë), Shang-Chi të Marvel-it (stripi fillimisht u frymëzua nga Lee) ose te John Wick me Keanu Reevesin (ylli dhe regjisori i të cilit, Chad Stahelski, punuan në The Matrix).

    Dhe, të mos e harrojmë Quentin Tarantinon që huazoi me shumicë nga kinemaja e Hong-Kongut (Reservoir Dogs ndërlidhet me narrativën e Ringo Lamit te City on Fire) dhe në Kill Bill, Uma Thurman vesh tuta të verdha të stilit Bruce Lee, duke u përballur me … David Carradinen. Tarantino bëri pak për t’ia kthyer nderin në Once Upon a Time in Hollywood, ku Lee përshkruhej (i luajtur nga Mike Moh) si “burrë i vogël me një gojë të madhe” – sipas fjalëve të Brad Pittit i cili pothuajse e rrahu në një përleshje. U konsiderua si një karikaturë fyese nga shumë njerëz, përfshirë vajzën e Leesë, Shannon. “Nuk kishin nevojë ta trajtonin atë në mënyrën se si e trajtonte Hollivudii i bardhë kur ai ishte gjallë”, tha ajo.

    Problemet nuk janë zhdukur plotësisht, sa i përket “zbardhjes” së përmbajtjes aziatike, stereotipizimit dhe nënpërfaqësimit. Por, ka pasur përparim, dhe Lee duhet të falënderohet. Përtej kësaj, është ende emocionues për ta parë në ekran. Shumë prej filmave të tij tani duken të tejkaluar, por fiziku dhe prania janë ende mahnitëse. Ai ishte njeri i përsosur, i krijuar nga vetja, por edhe njeri i popullit. Nuk është çudi që ai ende jehon. /Telegrafi/

  • Muzika më e mirë rock dhe pop që ka dalë nga Evropa – Një udhëtim përmes ikonave muzikore

    Muzika më e mirë rock dhe pop që ka dalë nga Evropa – Një udhëtim përmes ikonave muzikore

    Evropa ka qenë djep i disa prej rrymave më me ndikim në historinë e muzikës moderne. Që nga shpërthimi i parë i grupeve beat dhe rock në vitet 1960 deri te eksperimentet elektronike të viteve 2000.
    Boney M. – Boney M. ishin në majë të epokës së diskos në fund të viteve 1970 dhe sollën një sërë këngësh jashtëzakonisht të suksesshme në pistën e vallëzimit, duke përfshirë ‘Daddy Cool’, ‘Ma Baker’ dhe ‘Rasputin’. Në të vërtetë, ata ishin një nga grupet më të mëdha muzikore të epokës.

    Maneskin – Grupi italian i rokut Måneski u bë i njohur pasi u shfaq në versionin italian të ‘X Factor’. Ata fituan Festivalin e Këngës në Eurovision në vitin 2021.
    Kraftwerk – Të konsideruar gjerësisht si inovatorë dhe pionierë të muzikës elektronike, Kraftwerk u formua në vitin 1970 në Dusseldorf. Grupi u bë i njohur për një sërë albumesh inovative, duke përfshirë ‘Autobahn’ (1974), ‘Trans-Europe Express’ (1977), ‘The Man-Machine’ (1978) dhe ‘Computer World’ (1981).
    The Cardigans – Cardigans fituan njohje ndërkombëtare në vitin 1996 me këngën ‘Lovefool’, e përfshirë në kolonën zanore të filmit të vitit 1996 ‘Romeo dhe Zhuliet’ me protagonistë Leonardo DiCaprio dhe Claire Danes. Që atëherë, grupi suedezë ka bërë turne të shumta.

    Rammstein – I formuar në Berlin në vitin 1994, grupi gjerman Rammstein mbetet një nga grupet më të njohura të rokut në të gjithë Evropën dhe më gjerë. Rammstein janë të famshëm për performancat e tyre live, të cilat pa ndryshim përmbajnë piroteknikë verbuese.
    U2 – Irlanda ka prodhuar disa grupe muzikore të klasit botëror, më i madhi padyshim është U2. Grupi muzikor i Dublinit është renditur nga Rolling Stone si ndër 100 Artistët më të Mëdhenj të të Gjitha Kohërave.
    Air – Dyshja franceze muzikore e përbërë nga Nicolas Godin dhe Jean-Benoît Dunckel, u bënë të njohur me albumin e tyre debutues “Moon Safari”, i cili u vlerësua shumë nga kritika, i publikuar në vitin 1998. Kënga “Sexy Boy” ishte një hit ndërkombëtar. Dyshja ka shkruar gjithashtu kolona zanore për filma dhe në vitin 2016 publikuan albumin e shumëpritur “Twentyears”, një nga hitet më të mëdha.
    David Guetta – DJ dhe producenti muzikor francez David Guetta është një nga DJ më të suksesshëm në botë, me mbi 10 milionë albume dhe 65 milionë këngë të shitura në nivel global dhe një shifër marramendëse prej mbi 10 miliardë dëgjimesh.

    ABBA – Grupi më i madh që ka dalë nga Evropa dhe një nga grupet muzikore më të njohura dhe të suksesshme të të gjitha kohërave, janw ABBA. Ata u nominuan për katër çmime Grammy kohët e fundit në vitin 2023 për albumin e tyre ‘Voyage’. Dhe e gjithë kjo pasi grupi suedez fitoi konkursin e këngës në Eurovision në vitin 1974.
    Scorpions – Grupi gjerman i rokut Scorpions ekziston që nga viti 1965. Balada e vitit 1990 e grupit, “Wind of Change”, shërbeu si një himn simbolik i ndryshimeve politike në Evropën Lindore në fund të viteve 1980 dhe fillim të viteve 1990, dhe mbetet një nga këngët e tyre më të njohura.
    Golden Earring – Hiti i tyre ndërkombëtar i vitit 1973, “Radar Love”, i dha grupit holandez Golden Earring famë botërore.

  • FT: Kina po ngre qytete për veten, jo për botën

    FT: Kina po ngre qytete për veten, jo për botën

    Dikur, qytetet si New York, Londra, Parisi apo Hong Kong përfaqësonin idealin e globalizmit, metropole me karakter kombëtar, por të përziera me njerëz, ide dhe kapital nga e gjithë bota. U ringritën fuqishëm pas krizës së viteve ’70, duke u bërë simbol i rritjes së pandalshme ekonomike dhe të përfshirjes globale.
    Në fillim të viteve 2000, kjo ishte panorama e së ardhmes: një botë e lidhur përmes rrjeteve digjitale dhe transportit ajror, që do të krijonte gjithnjë e më shumë “qytete globale”.
    “Kësaj liste iu bashkuan edhe gjigantët aziatikë si Shangai, Shenzhen, Pekini, Mumbai dhe Bengaluru. Por me krizën financiare të vitit 2008, lidhja mes rritjes dhe tregtisë u shkëput”, shkruan Financial Times.
    Tregtia globale u ngadalësua, bankat u tërhoqën, ndërsa pandemia e viteve 2020-2022 i dha goditjen përfundimtare globalizmit të pakufizuar.
    Në Kinën e sotme, realiteti është ndryshe. Në vend të qyteteve globale kozmopolite, shfaqen megaqytete me dhjetëra milionë banorë, me teknologji të avancuar dhe infrastrukturë moderne, por me pjesëmarrje pothuajse zero të të huajve. Në Pekin, të huajt përbëjnë vetëm 0.3% të popullsisë, ndërsa në Chengdu, një qytet me 20 milionë banorë, kjo përqindje zbret në 0.08%.
    Kjo tregon se ndikimi i globalizmit u mbivlerësua dhe se qytetet e mëparshme u formësuan nga trashëgimia e perandorive dhe rrjetet gjuhësore perëndimore, anglishtja, frëngjishtja, spanjishtja dhe portugalishtja. Këto rrjete nuk ekzistojnë më të njëjtën mënyrë…
    Gjuha kineze përbën një pengesë të madhe për të huajt, por krijon një identitet të përbashkët për më shumë se 1/8-ën e njerëzimit. Migrimi masiv brenda vendit e ka bërë Pekinin dhe Bengaluru-n qytete gjigante, por jo të hapura ndërkombëtarisht.
    Për më tepër, jeta digjitale në Kinë është e ndarë nga pjesa tjetër e botës, e mbyllur brenda “Great Firewall”. Edhe me VPN-në, vështirë se ndokush jashtë këtij sistemi do të mund të ndjekë këtë botë alternative.
    Vizioni i “qarkullimit të dyfishtë” që Kina shpalli në vitin 2020, zhvillim i tregut të brendshëm paralelisht me tregtinë ndërkombëtare, duket gjithnjë e më shumë si realitet, jo thjesht strategji.
    Në vend të përzierjes së botës në një enë të vetme, Kina po ndërton një univers ekonomik dhe kulturor që bashkëvepron me botën, por gjithmonë në distancë.

  • Italia do të humbasë një të pestën e fuqisë punëtore brenda 25 viteve

    Italia do të humbasë një të pestën e fuqisë punëtore brenda 25 viteve

    Popullsia në moshë pune në Itali pritet të bjerë me më shumë se një të pestën gjatë 25 viteve të ardhshme, paralajmëroi agjencia kombëtare e statistikave Istat, duke theksuar sfidat e thella demografike me të cilat përballet vendi.Italia po përballet me një normë lindshmërie në rënie dhe me një popullsi që po zvogëlohet. Vitin e kaluar, lindjet e reja ranë në nivelin më të ulët historik, me rreth 370,000 fëmijë të lindur, ndërsa popullsia e përgjithshme u tkurr me 37,000 persona, duke zbritur në 58.93 milionë, një tendencë që ka vazhduar për më shumë se një dekadë.Në parashikimin më të fundit demografik, Istat vlerësoi se numri i njerëzve në grupmoshën 15–64 vjeç do të bjerë nga 37.4 milionë në vitin 2024 në 29.7 milionë në vitin 2050, duke e ulur përqindjen e tyre në popullsinë totale nga 63.5% në 54.3%.Në të njëjtën periudhë, përqindja e banorëve mbi moshën 65 vjeç pritet të rritet në 34.6% të totalit, nga 24.3% që është aktualisht, ndërsa pjesa e fëmijëve deri në moshën 14 vjeç do të bjerë në 11.2% nga 12.2%.Rënia e gjatë e normës së lindshmërisë konsiderohet një emergjencë kombëtare në Itali. Por pavarësisht premtimeve të kryeministres Giorgia Meloni dhe paraardhësve të saj për të trajtuar këtë krizë, askush deri më tani nuk ka arritur të ndalë këtë rënie.Istat vlerësoi se popullsia rezidente e Italisë do të bjerë në 54.7 milionë deri në vitin 2050, edhe pse shtoi se parashikimi i saj përmban një nivel të lartë pasigurie dhe variabiliteti, veçanërisht në varësi të tendencave të emigracionit.Në një raport të publikuar vitin e kaluar, agjencia e vlerësimit Scope Ratings deklaroi se treguesit demografikë të Italisë janë më të këqijtë në Europë për sa i përket potencialit të rritjes ekonomike mes viteve 2023 dhe 2040, duke theksuar se një popullsi që plaket me ritme të shpejta përbën kërcënim për financat publike tashmë të tendosura të vendit. / Reuters  Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Legjendë e wrestling dhe një nga personazhet më të dashur për shqiptarët/ Ndahet nga jeta në moshën 71-vjeçare ikona e WWE, Hulk Hogan

    Legjendë e wrestling dhe një nga personazhet më të dashur për shqiptarët/ Ndahet nga jeta në moshën 71-vjeçare ikona e WWE, Hulk Hogan

    Një nga figurat më ikonike të sportit dhe showbiz-it amerikan, Hulk Hogan, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare, sipas raportimeve nga TMZ Sports.

    Ekipet e emergjencës janë thirrur në shtëpinë e tij në Clearwater, Florida, në orët e para të mëngjesit të së enjtes, ku ai pësoi një arrest kardiak, të cilit nuk arriti t’i mbijetonte.
    Me një karrierë që shtrihet për mbi katër dekada, Hulk Hogan (emri i vërtetë: Terry Gene Bollea) u bë një nga fytyrat më të dashura dhe të njohura të kulturës pop amerikane. Ai ishte një prej figurave kyçe që transformoi WWE-në (atëherë WWF) nga një produkt sportiv i thjeshtë në një fenomen global gjatë viteve ’80 dhe ’90.
    Hogan fitoi titullin WWE për herë të parë në vitin 1984, duke mposhtur The Iron Sheik dhe duke nisur një epokë të re – “Hulkamania”. Me karizëm unike, muskuj të fryrë dhe fjalë të thjeshta por të fuqishme si “Train, Say Your Prayers and Eat Your Vitamins”, ai u bë hero për miliona fëmijë dhe të rritur në mbarë botën.
    Ka qenë kampion botëror 6 herë në WWE dhe 6 herë në WCW, përfshirë dhe momentin famëkeq ku u kthye në “heel” me krijimin e fraksionit legjendar nWo (New World Order) në WCW.
    Në Shqipëri, gjatë viteve ’90 dhe fillim 2000, kur WWE transmetohej përmes kanaleve ndërkombëtare, Hulk Hogan ishte një prej personazheve më të pëlqyer dhe më të imituar. Bashkë me emra si The Undertaker, Stone Cold Steve Austin dhe The Rock, ai ishte pjesë e formimit kulturor të një brezi të tërë që u rrit mes emocioneve të WWE.
    Shumë shqiptarë e mbajnë mend me nostalgji figurën e tij me bandanën e kuqe, mustaqet e bardha dhe hyrjet madhështore në ring nën tingujt e “Real American”.

    Top Channel

  • “Patos-Marinza, një pallat me 48 kate naftë”

    “Patos-Marinza, një pallat me 48 kate naftë”

    Fatmir Xhehu inxhinier nafte njëkohësish zv/ministër i energjetikës para viteve ’90 nga studio e emisionit “E-ZONE” e krahasoi fushën naftëmbajtëse të Patos-Marinzës si një pallat me 48 kate naftë.
    Sipas tij kjo fushë është pasuria më e madhe e këtij vendi.
    “Fusha e naftëmbajtëse mund të krahasohet si një pallat me 48 kate. Këto kate janë me naftë, apo siç i themi ne ekspertët “petrodollar”. Është fusha më e madhe jo vetën në vend, por dhe më gjerë. Ka gati një sipërfaqe sa qyteti i Fierit. Deri tani në mënyrë figurative mund të jenë shfrytëzuar gati 5-6 kate. Imagjinon këtë pasuri publike ta përdorin të tjerët. Nuk i falet shtetit që këtë pasuri që ka mbajtur ekonominë  e vendit para viteve ‘90 t’ia japë privatit”, sqaroi Shehu.

    Eksperti thotë se gabimi është bërë që në fillim me nënshkrimin e kontratës dhe përmbajtjen e saj. Ndaj sipas tij shteti është fajtori i parë i kësaj situate ku ndodhemi, ku paratë që gjenerohen nga pasuria kombëtare kalojnë kufijtë dhe shpenzohen në vende të tjera.
    “Nëse qeveria e ka seriozisht që do të ndërhyjë në sektorin e hidrokarbureve, duhet që të mbyllë ciklin e këtij sektori brenda vendit. Pra të nisë me nxjerrjen, përpunim dhe shitjen. Nëse ky cikël do të jetë i ndarë atëherë përfitimet brenda vendit nuk do t’i ndjejnë qytetarët”, tha Shehu në Vizon Plus.
    Kontrata konçensionare ka një afat 25-vjeçar, pra kanë mbetur edhe 5 vite. Ende nuk dihet se çfarë rrjedhe do të marrin hetimet dhe procesi gjyqësor, por kjo kontratë rrezikon të përfundojë sërish në arbitrazh, në qoftë se dosja e akuzës është kopsitur  mirë me fakte.

  • Peruja zbulon qytetin e shenjtë të Caralit të fshehur për gati 4,000 vjet

    Peruja zbulon qytetin e shenjtë të Caralit të fshehur për gati 4,000 vjet

    Peñico, një vendbanim i ri arkeologjik i zbuluar në zonën e shenjtë të Caral në Peru, po cilësohet si një nga zbulimet më të rëndësishme të viteve të fundit për historinë e qytetërimeve para-kolumbiane. Pas tetë vitesh gërmimesh dhe konservimi, autoritetet arkeologjike njoftuan se Peñico kishte shërbyer si një “qytet i integrimit shoqëror” për popullsitë e luginave Supe dhe Huaura, rreth viteve 1800-1500 para Krishtit. Gjetja e shtëpive të shumta, ndërtesave publike dhe objekteve ceremoniale dëshmon për një qytet të zhvilluar, i cili ruante lidhje të ngushta me komunitete të tjera në Peru.

    Qyteti Peñico ndodhet rreth 600 metra mbi nivelin e detit, në një tarracë gjeologjike që mbikëqyr lumin Supe, më pak se 200 kilometra në veri të Limës. Ai është ndërtuar nga shoqëria karalane, një nga qytetërimet më të vjetra në Amerikën para-hispanike, të cilët patën kulmin midis viteve 3000 dhe 1800 para Krishtit. Megjithëse Peñico u zhvillua pak më vonë, ai ruan trashëgiminë dhe ndikimin e kësaj kulture të lashtë. Ekspertët theksojnë se zgjedhja e kësaj vendndodhjeje u ndikua nga faktorë të shumtë, përfshirë mbrojtjen natyrore dhe rëndësinë strategjike për shkëmbimin kulturor dhe ekonomik.

    Një nga elementët më të spikatur të gjetur në sit është një sallë ceremoniale monumentale me paradhoma të zbukuruara me friza që paraqesin “pututus” – instrumente muzikorë të krijuar nga guaska deti, të përdorura për ceremoni dhe komunikim. “Këto objekte janë dëshmi e qarta e lidhjeve të forta të Peñico me popullsitë e tjera në Perunë veriore,” deklaroi Mauro Ordóñez, drejtues i sitit arkeologjik.

    Më 12 korrik, autoritetet do të organizojnë për herë të parë festivalin Peñico Raymi, një ngjarje që do të rikrijojë ceremonitë tradicionale andine për të përuruar këtë sit të ri. Kultura karale, e cila njihet për organizimin e saj kompleks, monumentalitetin arkitektonik dhe rëndësinë e shkëmbimeve ndërkomunitare, vazhdon të zgjerojë horizontet tona mbi lashtësinë dhe zhvillimin e qytetërimeve amerikano-jugore.

    Zbulimi i Peñico-s jo vetëm që i shton një gur të çmuar kurorës së qytetit të shenjtë Caral – tashmë pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s – por edhe rikonfirmon rolin udhëheqës të kësaj kulture në ndërtimin e rrjeteve të hershme sociale, ekonomike dhe kulturore në rajon.

  • Pronat dhe shqiptarët, Valdrin Pjetri: Problemet më të mëdha i kemi pasur me dokumentat e pas viteve ’90

    Pronat dhe shqiptarët, Valdrin Pjetri: Problemet më të mëdha i kemi pasur me dokumentat e pas viteve ’90

    Valdrin Pjetri

    TIRANË- Valdrin Pjetri, ish-kreu i Hipotekës së Tiranës ka diskutuar sot për çështjen e pronave. I ftuar në emisionin “Log.”, i ftuar për çështjen “Shqiptarët dhe pronësia”, Pjetri ka diskutuar për eksperiencën e tij si drejtues i një prej institucioneve më të rëndësishme në vend për regjstrimin e pronës. Në fjalën e tij, teksa në studio diskutohej lidhur me çështjen e pronës që në kohën e monarkisë deri në demokrati, Pjetri është shprehur se problemet më të mëdha me dokumentacionin e kanë pasur me periudhën post-komunizëm, pra pas viteve ’90.
    Eksperti theksoi se problemi thelbësor nisi me ligjin 7501, i cili shpërndau tokën bujqësore pas viteve ’90, por sipas tij, nuk e riktheu pronën tek i zoti.
    “Deri në vitet ’45-’91 dokumenti i pronësisë ka ardhur i plotë dhe i saktë. Prona, edhe pse ishte sekuestruar nga reforma agrare pas vitit ’45, nuk ishte tjetërsuar realisht. Përjashto rastet kur ishte ndërtuar ndonjë shkollë, vepër publike apo spital. Problemet kryesore me pronat fillojnë pas vitit ’91. Ligji AMTP 7501 (Akti i Marrjes së Tokës në Pronësi) për mendimin tim nuk e çoi pronën te i zoti. Ai krijoi një konflikt të ri dhe e thelloi më tej problemin e trashëgimisë dhe pronësisë. Edhe në diktaturë dokumentat janë ruajtur me fanatizëm. Problem ishte 7501 që pronën nuk e çoi tek i zoti. Ne në ASHK i dhamë shumë përparësi zyrës së ankesave. Në rast kur toka shitej nga Komuniteti Ekzekutiv, ne parashikuam në 2019 që këto prona t’i kalonim në pronësi të Bashkive. Kur konstatohet falsifikimi i një dokumenti të pasurisë, prokurori e kthen pronën shtet dhe asgjesohet dokumenti i falsifikuar,”-tha ndër të tjera në fjalën e tij, Pjetri. 
    Aktualisht, Pjetri është ekspert i trajtimit të pronave nëpërmjet kompanisë së tij “VP Consulting”./ZËRI