Tag: vitaminën

  • Përfitoni vitaminën C nga fruti më i preferuar i stinës, zbuloni çfarë efektesh sjell konsumi i mandarinave

    Përfitoni vitaminën C nga fruti më i preferuar i stinës, zbuloni çfarë efektesh sjell konsumi i mandarinave

    Mandarina përmbajnë shumë antioksidant, përfshirë vitaminën C, që luan rol të rëndësishëm për sistemin imunitar, duke ulur inflamacionin.
    Mandarina nuk ka yndyrë, përmban kalori të shumta të shëndetshme, karbohidrate, sheqer natyral, fibra, pak proteinë dhe më e rëndësishmja përmban 72mg vitaminë C.
    Kjo sasi e vitaminës që gjendet në mandarinë, përmbush 60% të nevojave të organizmit në baza ditore.
    Vitamina C ndihmon kundër kancerit, nxit prodhimin e kolagjenit, duke mundësuar një lëkurë të mirë e pa rrudha e ndihmon organizmin për të absorbuar më mirë hekurin nga ushqimi.
    Përveç këtyre të mirave, mandarinat ndihmojnë një person të humbë peshë pasi nuk përmban kalori të dëmshme.
    Për shkak të ëmbëlsisë që ka, mund të zëvendësojë shumë ushqime të tjera të ëmbla e të dëmshme që njerëzit priren t’i konsumojnë. Si për shembull biskota të ndryshme që blihen e që përmbajnë shumë sheqer e ëmbëltues artificialë.
    Mandarina ndihmon kundër formimit të gurëve në veshkë pasi përmban citrat, një agjendë që mbron formimin e këtyre gurëve.

  • Nëse përjetoni këto simptoma, ndoshta keni mungesë të vitaminës D

    Nëse përjetoni këto simptoma, ndoshta keni mungesë të vitaminës D

    Trupi ka nevojë për vitaminën D, në mënyrë që kockat të jenë më të forta dhe më të shëndetshme. Në të njëjtën kohë, vitamina D e ndihmon trupin të përthithë kalciumin, luan një rol të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e qelizave, si dhe zvogëlon rreziqet e inflamacionit.

    Kur kjo vitaminë mungon, trupi dërgon disa sinjale, të cilat nëse po i has, mund të kesh mungesë të vitaminës D.

    Po djersin më shumë seç duhet

    Djersa, veçanërisht në periudhën e dimrit mund të lidhet me mungesën e vitaminës D. Kjo ndodh sepse ndërkohë që aktiviteti i trupit vijon të jetë i njëjtë, temperatura e trupit ngrihet, edhe nëse mjedisi përreth nuk është aq i nxehtë.

    Në mënyrë të papritur ndihesh i/e lodhur

    Mungesa e vitaminës D përkthehet me ndjesinë e lodhjes, edhe kur ke bërë mjaftueshëm gjumë. Studimet tregojnë se mungesa e kësaj vitamine shkakton edhe marrje mendsh.

    Mund të ndihesh i/e trishtuar

    Shumë gjëra të trishtojnë, ama, një arsye tjetër mund të jetë edhe vitamina D. Studimet tregojnë se ekziston një lidhje mes depresionit dhe mungesës së vitaminës D, pasi kjo e fundit ndikon në disa sfera të trurit, duke aktivizuar edhe hormonet pozitive si: dopamina dhe serotonina.

    Mund të ndiesh dhimbje në kocka dhe muskuj

    Është vënë re se në disa persona të diagnostikuar me artrit, ka mungesë të vitaminës D dhe kjo shkakton dhimbje në muskuj dhe kocka. Nëse gjatë kohëve të fundit, ke ndjerë dhimbje apo bezdi në kyçe, ndoshta është momenti të masësh nivelin e vitaminës D.

    Por, si ta furnizosh trupin me vitaminë D?

    Që të marrësh vitaminën D, duhet të ekspozohesh në diell, por në të njëjtën kohë, të duhet të mbrohesh nga dielli me SPF, për shkak se ylli më i afërt me Tokën, është gjithashtu edhe ndër faktorët kryesorë për kancerin e lëkurës.

    Pra, të duhet që vitaminën D ta ndërthurësh me dietën ushqimore. Sugjerohet të konsumosh: salmon, sardele, ton, vezë, djathë, kërpudha, qumësht, kos, si dhe drithëra dhe lëng portokalli.

    Gjithashtu, vitamina D merret edhe përmes medikamenteve specifike, për të cilat duhet të konsultohesh me mjekun.

  • Një gotë lëng shege në ditë mund të zvogëlojë rrezikun e bllokimit të arterieve deri në 30%

    Një gotë lëng shege në ditë mund të zvogëlojë rrezikun e bllokimit të arterieve deri në 30%

    Një studim i botuar në “American Journal of Clinical Nutrition” zbuloi se pirja e një gote lëng shege çdo ditë mund të zvogëlojë bllokimet e arterieve deri në 30%.

    Ndër përfitimet e shegës janë, aftësia e saj për të ulur presionin e gjakut dhe për të parandaluar akumulimin e yndyrave në bark, dy gjendje që mund të përfaqësojnë një faktor rreziku kardiovaskular.

    Shega është gjithashtu një antioksidant i fuqishëm, që ndihmon në luftimin e radikaleve të lira dhe parandalimin e plakjes qelizore.

    Ajo përmban sasi të konsiderueshme të vitaminës C: një shegë e vetme siguron gati 20% të kërkesës ditore të një të rrituri.

    Shegët përmbajnë gjithashtu vitaminën K, vitaminën B, proteina dhe karbohidrate, fenole natyrale, kalium, vitaminën A, vitaminën E dhe acid folik, të gjitha substanca antikancerogjene.

    Ky frut ka një efekt të fuqishëm antitumor duke zvogëluar radikalet e lira.

    Farat dhe lëngu i shegës mund të shkatërrojnë qelizat kancerogjene dhe gjithashtu të mbrojnë nga dëmtimi nga rrezet UV, një shkak kryesor i kancerit të lëkurës.

    Shega mund të konsumohet e gjallë, mundësisht me stomak bosh për të përthithur të gjitha lëndët ushqyese.

    Është gjithashtu e rëndësishme të mbani mend se konsumimi i këtij fruti – si ushqimet e tjera që konsiderohen të dobishme për shëndetin – duhet të jetë pjesë e një diete më të gjerë, të ekuilibruar dhe të plotë për të sjellë dobi në trup. 

  • Ju lehtësojnë stresin, vitaminat që duhet t’i konsumoni patjetër

    Ju lehtësojnë stresin, vitaminat që duhet t’i konsumoni patjetër

    Nëse dëshironi të çliroheni nga stresi, tashmë e keni përgjigjen. Ky fenomen shkakton ndryshime në relacionet metabolike si dhe zvogëlon kompleksin e vitaminave B dhe vitaminën C.
    Mungesa e vitaminës B shkakton nervozë dhe zemërim. Disa komplekse të vitaminave B përmbajnë edhe vitaminën C, prandaj përdorimi i tyre është ideal për lirimin nga stresi dhe rregullon ekuilibrin shëndetësor, shkruan EO.
    Përveç kësaj, vitaminat B (B1, B2, B6, B9, B12) janë të nevojshme për lirimin e energjisë që e marrim me anë të ushqimit, prandaj janë të rëndësishme dhe duhet marrë rregullisht.

    Shumica e njerëzve e njohin vitaminën C për dobitë e saj në forcimin e imunitetit
    Por, vitamina C mund gjithashtu të ndihmojë nëse vuan nga stresi kronik apo stresi i tepruar.
    Kjo vitaminë posedon përbërës anti-stresues dhe mund të ndihmojë trupit tuaj në prodhimin e serotonit, një neurotransmetues që ka efekt qetësues.

  • Pse fytyra juaj ka nevojë çdo ditë për vitaminën C?

    Pse fytyra juaj ka nevojë çdo ditë për vitaminën C?

    Vitamina C është një përbërës shumë i rëndësishëm për kujdesin e lëkurës. Vitamina C ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga dëmtimi i shkaktuar nga radikalet e lira dhe faktorët mjedisorë, si ndotja dhe rrezet UV, të cilat mund të përshpejtojnë plakjen e lëkurës. Stimulon prodhimin e kolagjenit. Kolagjeni është një proteinë thelbësore që ndihmon në mbajtjen e lëkurës të fortë dhe elastike.

    Vitamina C luan një rol kyç në sintezën e kolagjenit, duke ndihmuar në zvogëlimin e rrudhave dhe vijave të imëta. Ndihmon në ndriçimin e lëkurës. Përdorimi i vitaminës C ndihmon në minimizimin e njollave të errëta dhe hiperpigmentimit, duke i dhënë fytyrës një ton më të ndritshëm dhe të njëtrajtshëm. Ajo ka veti anti-inflamatore, duke qetësuar lëkurën e irrituar dhe ndihmuar në zvogëlimin e skuqjes apo shenjave të akneve.

    Megjithëse vitamina C nuk është një mbrojtës diellor i plotë, ajo ndihmon në reduktimin e dëmeve të shkaktuara nga dielli, si njollat dhe plakja e parakohshme. Për rezultate më të mira, është e rekomanduar të përdoret vitamina C në formë serumi për lëkurën, pasi përthithet më shpejt dhe në mënyrë më efektive.

    Ndërkaq, niacinamidi është i tretshëm në ujë dhe përdoret në shumë produkte. Së bashku me acidin hialuronik, aloe verën, vitaminën C dhe retinolin, niacinamidi luan një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në kujdesin e lëkurës. Nëse po pyesni se çfarë ndihmon kundër papërsosmërive të lëkurës, puçrrave, madje edhe njollave të moshës dhe hiperpigmentimit, përgjigjja është e thjeshtë, niacinamidi.

    Bëhet fjalë për vitaminën B3, një përbërës i fuqishëm që vitet e fundit është sërish në fokus të industrisë së kozmetikës, edhe pse prej kohësh përdoret në prodhimin e produkteve kozmetike. Niacinamidi është i tretshëm në ujë dhe përdoret në shumë produkte emulsione, tonikë, kremra.  Së bashku me acidin hialuronik, aloe vera, vitaminën C dhe retinolin, niacinamidi luan një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në kujdesin e lëkurës dhe është një përbërës i vlefshëm në produktet e kujdesit të lëkurës me cilësi të lartë. Ky përbërës ofron përfitime të shumta për lëkurën.

  • Vitaminën që duhet ta marrim të gjithë duke filluar nga tetori, sipas ekspertes shëndetësore

    Vitaminën që duhet ta marrim të gjithë duke filluar nga tetori, sipas ekspertes shëndetësore

    Me ardhjen e ditëve më të ftohta, një mjeke e përgjithshme britanike ka dhënë këshilla të rëndësishme për qytetarët: tani është koha e duhur për të marrë vitaminën D, e cila luan një rol kyç në forcimin e trupit dhe rezistencën ndaj infeksioneve sezonale, siç janë ftohja dhe gripi, shkruan Express.

    Dr. Shireen, një mjeke nga Shërbimi Kombëtar Shëndetësor Britanik (NHS), e cila shpesh ndan këshillat e saj në TikTok, theksoi se shumica e njerëzve nuk mund të marrin mjaftueshëm vitaminë D nga burimet natyrore gjatë muajve të dimrit, veçanërisht nga rrezet e diellit.

    Kjo është arsyeja pse ajo rekomandon marrjen e suplementeve për të mbrojtur trupin gjatë sezonit të gripit.

    Pse është kaq e rëndësishme vitamina D?

    Sipas Dr. Shireen, vitamina D është suplementi i vetëm ushqimor që të gjithë duhet ta marrin pa përjashtim. “Shumica prej nesh e marrin vitaminën D nga ekspozimi në diell. Por nga tetori deri në mars, ditët janë më të shkurtra dhe dielli është më i dobët, kështu që edhe nëse jeni jashtë gjithë ditën, nuk do të merrni mjaftueshëm nga kjo vitaminë”, shpjegoi ajo.
    Ajo shtoi se marrja e vitaminës D është e rëndësishme për të gjithë, pavarësisht nga mosha apo stili i jetesës.

    Mungesa e saj zvogëlon rezistencën e trupit, gjë që rrit rrezikun e sëmundjeve, veçanërisht në dimër. Mund të shkaktojë gjithashtu efekte anësore të pakëndshme, të tilla si lodhje kronike, dhimbje muskujsh dhe kyçesh, si dhe një ndjenjë të përgjithshme rraskapitjeje.

    Ajo theksoi gjithashtu se shumë njerëz nuk janë të vetëdijshëm se kanë mungesë të kësaj vitamine. Ajo theksoi veçanërisht se njerëzit që kalojnë pjesën më të madhe të ditës brenda duhet të marrin vitaminë D gjatë gjithë vitit.

  • Pse kemi mungesë të vitaminës D, edhe pse ekspozohemi mjaftueshëm në diell? Ja arsyeja

    Pse kemi mungesë të vitaminës D, edhe pse ekspozohemi mjaftueshëm në diell? Ja arsyeja

    Me kalimin e viteve, aftësia e lëkurës për të sintetizuar vitaminën D zvogëlohet ndjeshëm…
    Vitamina D njihet si “vitamina e diellit”, sepse trupi e prodhon natyrshëm kur lëkura ekspozohet ndaj rrezeve UVB. Megjithatë, në të gjithë botën, rreth një miliard njerëz vuajnë nga mungesa e vitaminës D dhe gjysma e popullsisë ka nivele jo të mjaftueshme, sipas të dhënave të Cleveland Clinic. Një arsye kryesore është pigmentimi i lëkurës. Melanina, që i jep ngjyrën lëkurës, vepron si një filtër natyral ndaj rrezeve UVB. Sa më e errët lëkura, aq më pak vitaminë D prodhon trupi. Këtë e ka vërtetuar një studim i botuar në Journal of Clinical Endocrinology & Metabolism nga profesor Neil Binkley dhe kolegët e tij, ku theksohet se personat me lëkurë të errët mund të vuajnë nga mungesa e vitaminës D edhe kur jetojnë në zona me shumë diell.

    Me kalimin e viteve, aftësia e lëkurës për të sintetizuar vitaminën D zvogëlohet ndjeshëm. Cleveland Clinic shpjegon se personat mbi 65 vjeç kanë rrezik më të lartë për mungesë, pasi lëkura e tyre nuk është më aq efikase në shndërrimin e rrezeve UVB në vitaminë D aktive. Edhe obeziteti ka ndikim. Si vitaminë liposolubile, vitamina D grumbullohet në indin dhjamor. Kjo bën që te personat obezë ajo të mbetet e bllokuar dhe të qarkullojë më pak në gjak, gjë që shpesh kërkon doza më të larta suplementesh për të arritur nivele optimale.
    Në vendet larg ekuatorit, gjatë dimrit dielli është me kënd më të ulët dhe rrezet UVB nuk janë të mjaftueshme për prodhim. Ekspozimi i moderuar gjatë muajve të ngrohtë mund të sigurojë nivele të mjaftueshme, por në muajt e ftohtë shumë njerëz kanë nevojë për ushqime të fortifikuara ose suplemente. Një tjetër element është përdorimi i kremrave solarë. Ndërsa ata janë të domosdoshëm për mbrojtjen e lëkurës nga djegiet dhe kanceri, aplikimi i kremrave me faktor të lartë mbrojtës kufizon ndjeshëm prodhimin e vitaminës D në lëkurë.
    Fibroza cistike, sëmundja e Crohn-it dhe celiakia e kufizojnë thithjen e saj nga zorrët, sidomos kur janë të patrajtuara. Ndërkohë, sëmundjet e mëlçisë dhe veshkave reduktojnë prodhimin e enzimave të nevojshme për të kthyer vitaminën D në formën e saj aktive, duke e bërë atë joefikase në trup. Edhe kirurgjitë për humbje peshe, si bypass gastrik, ndikojnë negativisht. Disa ilaçe gjithashtu e ulin nivelin e vitaminës D si kortikosteroidet, barnat kundër kolesterolit, disa antiepileptikë, rifampicina apo orlistati. Kjo është arsyeja pse mjekët këshillojnë që pacientët që përdorin këto barna të monitorohen rregullisht.
    Mungesa e vitaminës D nuk është gjithmonë e dukshme, por me kalimin e kohës mund të çojë në lodhje, dhimbje kockash, dobësi muskulore dhe madje depresion. Edhe pse dielli është burimi kryesor, ekspertët paralajmërojnë se nuk është i mjaftueshëm për shumë persona. Peshqit e yndyrshëm si salmoni, toni dhe sardelja, trofta, mëlçia e viçit, kërpudhat dhe të verdhat e vezëve janë burime të pasura natyrale. Vitamina D gjendet në dy forma; D2, që vjen nga bimët dhe merret me recetë, dhe D3, që vjen nga kafshët dhe është e disponueshme pa recetë. Studimet tregojnë se D3 përthithet më lehtë nga trupi.

  • Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D për përthithje maksimale, sipas ekspertëve të shëndetit

    Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D për përthithje maksimale, sipas ekspertëve të shëndetit

    Vitamina D, e njohur si “vitamina e diellit”, është thelbësore për shëndetin e përgjithshëm, ndihmon sistemin imunitar, funksionimin e muskujve dhe nervave, përthithjen e kalciumit dhe më shumë. Megjithatë, rreth 25% e amerikanëve vuajnë nga mungesa e saj, për shkak të ekspozimit të kufizuar ndaj diellit dhe burimeve të pakta ushqimore që e përmbajnë.

    Doza e rekomanduar për të rriturit është 20 mikrogramë (800 IU) në ditë. Ushqimet si salmoni, trofta, e verdha e vezës dhe qumështi i pasuruar përmbajnë sasi të ndryshme të vitaminës D, por për shumicën e njerëzve është e vështirë të sigurojnë sasinë e nevojshme vetëm përmes ushqimit. Prandaj, shumë persona zgjedhin të marrin suplemente.

    Kur është koha më e mirë për ta marrë?

    Ekspertët pajtohen se nuk ka rëndësi ora, mëngjes apo darkë, për sa kohë që e merrni rregullisht. Zgjedhja e një kohe të qëndrueshme ndihmon në kujtesë. Përthithja nuk ndikohet ndjeshëm nga momenti i ditës, por ka disa faktorë që duhen marrë parasysh.

    Merreni me ushqim

    Vitamina D është e tretshme në yndyrë, prandaj rekomandohet të merret gjatë një vakti që përmban yndyrna të shëndetshme, si arra, gjalpë kikiriku, vaj ulliri apo produkte bulmeti. Kjo ndihmon përthithjen maksimale. Nëse zakonisht hani mëngjes me tost dhe gjalpë bajamesh, apo darkë me sallatë dhe arrorë, këto janë raste të mira për të marrë suplementin.

    Gjendja shëndetësore dhe përthithja

    Disa sëmundje si osteoporoza, sëmundjet e zorrëve, depresioni apo problemet me veshkat mund të ndikojnë në nivelin e vitaminës D dhe mënyrën se si trupi e përthith. Për këta persona, është e rëndësishme që doza dhe koha e marrjes të përcaktohen nga një mjek.

    Forma e vitaminës D

    Ekzistojnë dy forma: D2 dhe D3. Vitamina D3 është më efektive dhe përthithet më mirë nga trupi. Zakonisht, suplementet rekomandohen në formën D3, për rezultate më të mira.

    Përfundimi

    Koha më e mirë për të marrë vitaminën D është ajo që përputhet më mirë me rutinën tuaj ditore. Sigurohuni që ta merrni me ushqim që përmban yndyrna të shëndetshme për përthithje më të mirë. Nëse keni sëmundje të caktuara ose dyshoni për mungesë, konsultohuni me mjekun për dozën dhe formën e duhur. / Eating Well – Syri.net

  • Grupet që Kanë më Shumë Nevojë për Vitaminë D

    Grupet që Kanë më Shumë Nevojë për Vitaminë D

    Vitamina D quhet ndryshe edhe vitamina e Diellit. Ajo është një element i rëndësishëm për shëndetin kockor dhe jo vetëm.Trupi jonë e siguron vitaminën D nëpërmjet ekspozimit në diell dhe dietës ushqimore.
    Por ka disa kategori njerëzish që kanë më shumë nevojë për vitaminën D.
    Ndonëse kjo vitaminë është shumë e rëndësishme  për të gjithë njerëzit, ajo thotë se fëmijët deri në 1 vjeç, gratë shtatzënë dhe ato në periudhën e menopauzës e kanë më të nevojshme.
    Shumica e njerëzve drejtohen me opinionin e tyre për të marrë suplementin e vitaminës D, pa u konsultuar me mjekët. Por nëse tejkalohet sasia sigurisht që nuk të bën mirë. Kategioritë që duhet të marrin suplement fëmijët deri në moshën 1 vjeç, nënat shtatzënë dhe gratë në periudhën e menopauzës dhe burrat që shfaqin defiçensë.
    Është e rëndësishme që kjo vitaminë të mos merret me pilula në rastet kur nuk është e këshilluar nga mjeku./AgroWeb.org