Tag: viola

  • Pioli zyrtarizohet te Fiorentina, stafi me 12 personë

    Pioli zyrtarizohet te Fiorentina, stafi me 12 personë

    Lajmi ka qenë i njohur prej javësh, por njoftimin zyrtar, dhe ja ku është: Stefano Pioli është trajneri i ri i Fiorentinës. Pak minuta më parë, klubi Viola lëshoi një deklaratë zyrtare duke njoftuar rikthimin e ish-trajnerit të AC Milan dhe Al Nassr:

    “ACF Fiorentina njofton se Stefano Pioli është trajneri i ri i Ekipit të Parë të Violës.” Pioli, kthehet në Firence pasi veshi fanellën e Fiores si lojtar midis viteve 1989 dhe 1995, dhe stërviti skuadrën nga viti 2017 deri në vitin 2019, ka nënshkruar një kontratë që do ta mbajë atë në Klub deri më 30 qershor 2028.

    Trajneri Stefano Pioli, i cili, së bashku me ekipin e parë, do të përshëndesë tifozët të hënën, më 14 korrik në Viola Carpet, do të takohet me gazetarët të mërkurën, më 16 korrik, në orën 12:00, brenda Qendrës Mediatike Wind Tre në Viola Park.

    Njoftimi për shtyp zbuloi gjithashtu stafin e trajnerëve, i cili do të përbëhet nga 12 persona ku Andrea Taroxi do të jetë asistent i parë i Piolit.

    Vazhdo leximin

  • E do Allegri, Tare vihet në lëvizje për surprizën e sezonit të kaluar

    E do Allegri, Tare vihet në lëvizje për surprizën e sezonit të kaluar

    Milani po lëviz me vendosmëri në merkato për të gjetur një sulmues dhe një emër i nxehtë që po del në pah është ai i Moise Kean. Në orët e fundit, klubi kuqezi thuhet se ka bërë një studim fillestar për sulmuesin e Fiorentina-s, i cili sapo ka mbaruar një sezon të rëndësishëm me fanellën e Viola-s.
    Kërkesa për të sjellë Kean në Milanello vjen direkt nga Massimiliano Allegri, i cili e njeh mirë lojtarin që nga koha e tij në Juventus dhe do të donte ta rikthente atë nën drejtimin e tij.
    Megjithatë, ekziston një çështje thelbësore për t’u zgjidhur: ajo e kontratës së lojtarit. Kean ka një klauzolë lirimi prej 52 milionë eurosh, të vlefshme për dy javët e para të korrikut. Një shifër padyshim e lartë, por që duket se është e negociueshme.
    Milani mund të përpiqet të përfshijë disa lojtarë në marrëveshje, siç është portieri Pietro Terracciano, një profil që Stefano Pioli, trajneri i ardhshëm i Viola-s, e pëlqen, duke e bërë operacionin më të arritshëm.
    Pavarësisht pranisë në skuadër të Gimenez, i cili nuk gëzon besimin maksimal të Allegri-t, Milan-i është i vendosur t’i japë trajnerit të ri një “9 të vërtetë”, siç e kërkoi ai shprehimisht.
    Kjo është arsyeja pse mund të ketë kontakte të reja midis palëve në ditët e ardhshme.
    Kean, nga ana e tij, ende nuk i ka zgjidhur plotësisht rezervat për të ardhmen e tij, por mundësia e bashkimit me Allegri-n – trajnerit me të cilin debutoi në Serie A dhe nën drejtimin e të cilit ai shënoi 22 gola – mund të luajë një rol vendimtar, thekson Sportmediaset.

  • Mashtroi qytetarin duke i marrë miliona para, “ustallesha” përballet me pasojat

    Mashtroi qytetarin duke i marrë miliona para, “ustallesha” përballet me pasojat

    Rreth dy javë më parë në emisionin “Stop” në Tv Klan transmetoi një rast mashtrimi nga ana e shtetases Viola Sterjo ose siç ‘e pagëzoi’ programi, “ustallesha”. Në vitin 2022 Gjykata e Korçës lëshoi urdhër-arresti për Viola Sterjon, pasi u provua se ajo kishte përvetësuar 250 mijë euro nga 3 persona nga Korça dhe Pogradeci. Por po e njëjta gjykatë, më vonë e liroi atë.
    Pas lirimit, Sterjo rinisi mashtrimet. Një qytetar tregoi se dy vjet më parë, do të ndahej nga e shoqja dhe duhet të hapte proces divorci. Viola i th, se do ta ndihmonte se ishte avokate. Për procesin e divorcit, denoncuesit i duhej edhe një akt mjeko-ligjor për gjendjen psikologjike të vajzës, ndaj denoncuesi sipas këshillës së Violës, e çoi vajzën në një klinikë private. Viola i mori zotërisë 70 mijë lekë të reja për vlerësimin mjekësor, 45 mijë për gjykatën dhe 60 mijë lekë borxh. Viola nuk u mjaftua me kaq. Ajo përdori edhe një skemë duke premtuar t’i mbyllte kredinë e keqe e ta fuste në punë në IKMT, me 50 mijë euro.
    “Stop” u interesua pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, ku në emër të zotërisë nuk ishte hapur asnjë proces divorci. Po kështu në klinikën private, nuk ishte bërë asnjë raport mjekësor për vajzën e denoncuesit.
    Të gjitha paratë i kishte marrë Viola Sterjo duke u rikthyer në atë që di të bëjë më mirë, të mashtrojë njerëz në nevojë. Pas këtij publikimi, Krimi Ekonomik nisi procedimin në gjendje të lirë për Sterjon, ndërsa ajo vetë i ktheu qytetarit shumën që i kishte marrë për procesin e divorcit./ Tv Klan

  • “Ustallesha” rifillon mashtrimin pas lirimit, i zhvat para “viktimës” së radhës

    “Ustallesha” rifillon mashtrimin pas lirimit, i zhvat para “viktimës” së radhës

    Në vitin 2022 Gjykata e Korçës lëshoi urdhër-arresti për qytetaren Viola Sterjo, pasi u provua se ajo kishte përvetësuar 250 mijë euro nga 3 persona nga Korça dhe Pogradeci. Por po e njëjta gjykatë, më vonë e liroi Viola Sterjon. Kjo e fundit rinisi mashtrimet.
    Një qytetar tregon se dy vjet më parë do të ndahej nga e shoqja dhe duhet të hapte proces divorci. Viola i tha se do ta ndihmonte se ishte avokate. Për procesin e divorcit, denoncuesit i duhej edhe një akt mjeko-ligjor për gjendjen psikologjike të vajzës, ndaj sipas këshillës së Violës, e çoi vajzën në një klinikë private.
    Viola i mori zotërisë 70 mijë lekë të reja për vlerësimin mjekësor, 45 mijë për gjykatën dhe 60 mijë lekë borxh. Viola nuk u mjaftua me kaq. Ajo përdori edhe një skemë duke premtuar t’i mbyllte kredinë e keqe e ta fuste në punë në IKMT, me 50 mijë euro.
    Denoncuesi: Më the “më lër një javë kohë…,deri të…”
    Viola Sterjo: Po pra, po…
    Denoncuesi: Deri të mërkurën, unë thashë të enjten.
    Viola Sterjo: Deri të enjten, po, shumë mirë…
    Denoncuesi: Tani gjyqi ka mbaruar, çfarë presim nga sekretaria e gjykatës se s’po të marr vesh?
    Viola Sterjo: O Mandi! Më kupto edhe një gjë, se unë budallaqe të flas në telefon nuk jam…
    Denoncuesi: Më ke thënë për Klaudian, qysh kur ka mbaruar gjyqi, që më the e fitove, që kemi ndenjur  4 orë në gjykatë. Lekët e ekspertit që të kam dhënë në fillim. Po tani, 700 mijë lekëshin, a ia ke dhënë atyre?
    Viola Sterjo: Po patjetër që ia kam dhënë se për 700 mijë lekë dhe 400 mijë lekë jam keq unë?! Ajo goca dje më tha, “e ke gati”. Ok! Dërgova unë një nga ato gocat e mia, më tha mua s’e ka çuar akoma tek kancelari. Unë e kam atë (vendimi e divorcit) të  pafirmosur, por ajo s’ka asnjë vlerë…
    Denoncuesi: Si e pafirmosur?
    Viola Sterjo: Unë e kam marrë çfarë ka vendosur gjykata. Unë e kam marrë nga sistemi…
    Denoncuesi: Me këtë sistemin, ma fik punën mua ti…,shkoj tek gjykata atje që çoj letrat përditë, po nuk ke gjë më thotë mua…
    Viola Sterjo: Atëherë e di çfarë shohin ato? Ato shohfin njoftimet e përgjithshme, p.sh, filani në gjyq, në  filan orë, ka gjyq, njoftimet që i hedhin vetë, jo vendimet që hedh gjyqtari, sepse gjyqtari i hedh, vetëm ia çon kancelarit…
    Emisioni “Stop”në Tv Klan interesohet në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë, ku në emër të zotërisë nuk ishte hapur asnjë proces divorci. Po kështu në klinikën private, nuk ishte bërë asnjë raport mjekësor për vajzën e denoncuesit. Të gjitha paratë i ka marrë Viola Sterjo, duke u rikthyer në atë që di të bëjë më mirë, të mashtrojë njerëz në nevojë.
    Viola Sterjo: Atë 700 mijë lekëshin, unë ta kam marrë për ekspertët…
    Denoncuesi: Po pra, por për ekspertët kemi dhënë të dhënat e Klaudias.
    Viola Sterjo: Patjetër, sepse ashtu ka qenë e lidhur që në fillim dhe mua për atë më është dashur, sa të fillohet ajo…
    Denoncuesi: Po letrat (akt-ekspertimi mjeko-ligjor) atje, kush i ka tërhequr?
    Viola Sterjo: Letrat i kam tërhequr unë mo dhe nuk ka bërë një ai, e ka bërë 5 herë. Të parën, që e ke bërë me Klaudian, ka bërë edhe 4 të tjera që i ka bërë më vonë. I kam marrë unë kopjet dhe të kam thënë që ti të gjitha aktet i ke të bashkëngjitur me vendimin, këto kopjet që do të jenë të tuat…  Dëgjo Violën, se ta kam thënë 100 herë, nëse gjëja nuk del ashtu siç them unë, sepse nuk kam ndonjë arsye as për 700, as për 400, as për 5000, 6 000 mijë euro, as për 15 000 mijë euro, as për 30 milionë, nuk i mbahet  tjetrit jeta varur, se kam qenë vetë në këto kushte, sepse kur kam pasur hall, më është dashur t’i mbyll gjërat shpejt e shpejt dhe tjetrit, jeta varur nuk i mbahet, sepse bën sikur ia fut dikujt dhe ‘bam’ ta jep ai lart…