Tag: vinte

  • Hetimet për dosjen 5D, dëshmon ekonomistja: Mariglen Qaton e njoh, vinte tek zyrat e kompanisë

    Hetimet për dosjen 5D, dëshmon ekonomistja: Mariglen Qaton e njoh, vinte tek zyrat e kompanisë

    Mariglen Qato

    TIRANË- Pranvera Shahinasi ka dhënë dëshminë e saj në kuadër të dosjes “5D” në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në kuadër të hetimeve për çështjen është marrë në pyetje punonjësja në sektorin e financës, e cila ka ushtruar detyrën përgjatë viteve 2016-2019. Sipas saj, fillimisht kompania “Igor Elektrik” ishte nën drejtimin e administratorit Eduart Meta, i cili më pas u zëvendësua nga Nestor Muhametllari. Po ashtu, në dëshminë e saj, dëshmitarja ka përmendur edhe emrin e Mariglen Qatos, por ka shtuar se nuk kishte dijeni nëse ai ishte një ortak i shoqërisë.
    Megjithatë, ka pohuar se e njeh si një person që ka frekuentuar zyrat e shoqërisë dhe ka pasur kontakte me administratorin.
    Pranvera Shahinasi: Jam financiere. Shahinasi është mbiemri i burrit. Unë mbaj edhe mbiemrin Mema, të babait. Kam punuar në 2016-2019 si ekonomiste në shoqërinë “Igor Elektrik”. Detyrat na i caktonte administratori Eduart Meta. Më pas u ndërrua me Nestor Muhametllari. Unë kam aplikuar në faqet e punësimit. Nestorin e pata parë edhe me herët në shoqëri. Kur vinte ai takonte administratorin Meta. Në merreshim me punime elektrike, kryesisht. Ne mbanim mandat pagesa në shoqëri. I firmoste edhe administratori. Para cash në zyrë unë nuk kam mbajtur. Pjesën e arkës nuk e kisha unë. Dokumente me përshkrimin “honorar” nuk është se mbaj mend. Ka kaluar edhe shumë kohë. Më kanë pyetur për këtë edhe më herët në prokurori.
    Po, e kam parë në dokumente të shoqërisë. Mund të kenë qenë lekë që mund të jenë dhënë për dikë. Ishin pagesa për shërbime. Mariglen Qaton e njoh. Ka qenë person që ka ardhur në zyrat e shoqërisë. E kam parë më shumë se një herë. Kur vinte takonte administratorin. Nuk mund ta them nëse Mariglen Qato ishte ortak i shoqërisë. Në QKB ortak ishte Eduardi. E-mailin e shoqërisë e ka përdorur me herët edhe bashkëshortja e Eduardit, pasi ishte ekonomiste. Kur më kanë dhanë direksione për të dërguar e-maile e kam bërë. Edhe mundet t’i kem dërguar e-mail Mariglen Qatos.
    Zyrtarët e Bashkisë së Tiranës Bashkisë akuzohen nga Prokuroria e Posaçme, se kanë lehtësuar një skemë korrupsioni që ka mundësuar përfitimin e dhjetëra tenderave publikë nga një kompani private, që dyshohet se zotërohet “de facto” nga Redi Molla dhe Mariglen Qato, i pari ish-drejtor i Ujësjellësit të Tiranës dhe i dyti ish-drejtues i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, aktualisht administrator i ndërmarrjes së Bashkisë, Tirana DC. SPAK përfundoi hetimet paraprake më 8 janar të këtij viti për fraksionin e dytë të dosjes ‘5D’, duke marrë të pandehur 9 zyrtarë të bashkisë së Tiranës të akuzuar për “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të kryer në bashkëpunim.
    SPAK pretendon se ka provuar se anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, nuk kanë ushtruar në përputhje me ligjin detyrën e tyre për vlerësimin dhe klasifikimin e ofertave, por kanë vlerësuar dhe klasifikuar në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik bashkimin e operatorëve ekonomikë “V.A.S Konstruksion” sh.p.k dhe “Rroku Guest”, të cilët kanë qenë të paracaktuar për t’u shpallur fitues nga e pandehura Eglantina Zere ku përfitues të tenderave ishin drejtorët e bashkisë, njëherësh pronar faktik të kompanisë “5D”./ZËRI

  • Lorde rrëfen krizën që gati i dha fund karrierës: Mendova se muzika ishte pas meje

    Lorde rrëfen krizën që gati i dha fund karrierës: Mendova se muzika ishte pas meje

    Lorde ka zgjedhur të flasë pa filtra për periudhën më të errët të jetës së saj, duke treguar se në fillim të vitit 2023 ishte pranë largimit përfundimtar nga muzika. Në një intervistë për BBC Radio 1, këngëtarja 28-vjeçare tha se ishte e zhytur në një boshllëk emocional, ku e gjithë vëmendja e saj ishte përqendruar obsesivisht tek ushqimi, pesha dhe stërvitja, deri në atë pikë sa krijimtaria u zhduk plotësisht.
    “Nuk më vinte më asnjë ide. Nuk mendoja më për këngë. Ishte si të humbisja lidhjen me vetveten,” rrëfeu ajo.
    Por gjithçka nisi të ndryshonte kur ajo vendosi të çlirohej nga kjo mënyrë e pashëndetshme jetese. “Sapo lashë pas këtë fiksim, muzika nisi të më vinte natyrshëm,” tha Lorde, duke reflektuar mbi një proces të gjatë shërimi që e riktheu në skenë, më e qartë, më e fuqishme dhe më e vërtetë se kurrë më parë.

  • Zelenskyy: Lufta do të mbyllej në Ankara, por Putin kishte frikë të vinte

    Zelenskyy: Lufta do të mbyllej në Ankara, por Putin kishte frikë të vinte

    Zelenskyy

    Zelenskyy: Faleminderit shumë, faleminderit shumë Shqipërisë që n aka mirëpritur. Shqipëria është një vend që beson tek Evropa, një vend që vazhdon të luftojë për të qenë pjesë e BE-së.  E vlerësoj faktin që e kuptoni njësoj situatën tonë dhe mendoni që lufta duhet të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur dhe në mënyrë të drejtë. Ju e dini që këtë javë ne patëm mundësinë, të ndërmerrnim hapa për ta mbyllur luftën, nëse Putini nuk do të kishte pasur frikë të vinte në Turqi. Unë isha në Ankara dhe u prita nga Erdogan. Unë isha i gatshëm për një takim të drejtpërdrejtë me Putinin si në Ankara apo në Stamboll. Jo thjesht për një takim, por për të zgjidhur të gjitha çështjet e rëndësishme. Ai nuk ra dakord për asgjë. Shihej qartë se delegacioni rus që erdhi në Stamboll ishte i një niveli shumë të ulët dhe askush nga ata që erdhën nuk mund të merrnin vendime në Rusi.

  • A do i vinte keq po mos merrte mandatin? Alimehmeti përgjigjet në Quo Vadis

    A do i vinte keq po mos merrte mandatin? Alimehmeti përgjigjet në Quo Vadis

    Kandidati i PD, Ilir Alimehmeti në një lidhje me Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj, tha se rezultati i këtyre zgjedhjeve erdhi si pasojë e blerjes dhe intimidimit të votuesve.
    I pyetur nga moderatorja Borakaj se a do t’i vinte keq që të mos hynte ai në parlament dhe të hynte dikush nga aleatët edhe spe nuk ka bërë fushatë. Alimehmeti tha se të bësh opozitë nuk do të thotë mendosh për mandatin.
    Pjesë nga biseda:

    Borakaj: PD aktualisht në qarkun e Tiranës ka 13 mandate, ju jeni më i votuari për momentin. Nëse rrezikoni mandatin e 13-të, a do ju vinte keq që keni bërë një fushatë kaq qytetare, ndërkohë që Mesila Doda që vjen nga PDIU ka një listë të sigurtë, a ju vjen keq?
    Alimehmeti: Sa i përket qendrimeve të mia, i kemi folur. Mua nuk më vjen keq për kontributin që kam dhënë për opozitarizmin. PD ka opozitën reale që mund të bëjë në Shqipëri. Ju e patë se si ra ai bastion aq i madh. Opozitarizmi nuk është vetëm merr apo nuk merr mandatin.
    Borakaj: Ju thoni që ka rënë bashkia e Tiranës, por ndërkohë që PS ka kryetarin në burg, ka 19 mandate?
    Alimehmeti: Janë dy gjëra të palidhura me njëra-tjetrën, njëra është abuzime. Raporti i OSBE ishte i qartë ku thuhej që kanë dëshmuar shkelje të procesit zgjedhor.  Më vjen keq që vendi im nuk mund të bëjë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nëse nuk dalim nga cirku vicioz, duhet të flasim për njerëzit. Shumatorja e këtij parlamenti të dobët është largimi i 1 milionë shqiptarëve nga vendi.
    Borakaj: E kishin mudnësinë të ëprfaqësoheshin nga vota e diasporës?
    Alimehmeti: Po ua kemi bërë dëmin.
    Borakaj: E kishin mundësinë të reagonin në këto zgjedhej?
    Alimehmeti: Unë kujtoj diçka që qeveritarët kanë për të qeverisur këtë vend këtu. Nëse dikush ka marrë zgjedhje të parevokueshme për veten e vet, pra ata nuk duan të të shohin më, është faji i qeverisjes.
     

  • “6 mln euro për nongratën e Berishës”, Rama nga Vlora: Na thanë se do e hiqte kur të vinte Trump, ku u gjetën ato para?

    “6 mln euro për nongratën e Berishës”, Rama nga Vlora: Na thanë se do e hiqte kur të vinte Trump, ku u gjetën ato para?

    Kryeministri Edi Rama po zhvillon takimin e radhës elektoral me gra dhe vajza në Vlorë. Rama e nisi fjalimin duke ironizuar ‘damkën e Berishës’ siç e quajti ai non-gratën e vendosur nga SHBA, për të cilën tha se do paguhen 6 milionë euro.

    “Ku u gjetën ato para. Si për hallin e një njeriu të paguhen më shumë para sesa shteti shqiptar jep për partitë politike. Është e çuditshme kur mendon se ne na u tha se sa të vinte Trump do ikte nongrata, tani u dashkan edhe 6 mln Euro me shpresën se do ikte non grata.
    Edhe sikur të rrijë apo të ikë, kjo nuk është çështja e shumicës dërrmuese shqiptarë që duhet të marrin  një vendim historik“-tha Rama.
    Teksa u kërkoi votën vlonjatëve, Rama tha se 11 maji vendos fatin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
    “Nuk është një zgjedhje mes dy kampeve politike, është një zgjedhjes me Shqipërinë në BE, Europë dhe interesit kombëtar të një populli të tërë dhe hallit privat të një 80 e kusur vjeçari që vazhdon të bëjë çorap Shqipërinë”-u shpreh Rama.
     

    Top Channel

  • Rama: Më vinte plasja që nuk fitoja në Shkodër, sepse kam dhe gjyshen shkodrane

    Rama: Më vinte plasja që nuk fitoja në Shkodër, sepse kam dhe gjyshen shkodrane

    Edi Rama ka zhvilluar pasditen e kësaj të premte një miting në Shkodër në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
    Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se i vinte plasja që fitonte në të gjithë Shqipërinë dhe nuk fitonte dot në Shkodër, duke iu referuar fitores në zgjedhjet lokale të vitit 2023.
    “Këtu e kam pas edhe kunjin më të madh se fiton në të gjithë Shqipërinë, hajde këtu humb, dhe duke qenë se kam dhe gjyshen shkodrane katolike, më vinte plasja dhe thosha: çfarë kanë këta me mua?”, – tha Rama.
    Rama hodhi akuza edhe drejt kundërshtarit të tij politik, Sali Berisha, duke i kujtuar postin e sekretarit të partisë, në komunizëm.
    “Këta më thonë mua komunist dhe mbajnë në krah bufin sekretar partie, që ka persekutuar dhe internuar njerëz, i ka shërbyer edhe partisë së punës! Ku e la Shkodrën, në prapambetje. Tani Shkodra është ndryshe, ajo që bëmë ne për Shkodrën, nuk e di për ata burrat demokratë të PD-së këtu se çfarë mendojnë, teksa gjysmat e burrave këtu i kemi.” – tha Rama.

  • Parashqevi Simaku feston Pashkët, rrëfen kujtimet më të bukura të fëmijërisë

    Parashqevi Simaku feston Pashkët, rrëfen kujtimet më të bukura të fëmijërisë

    Showbiz E Diel, 20 Prill 2025 21:21
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, ka ndarë sot me ndjekësit e saj një kujtim të veçantë nga fëmijëria, teksa ka festuar Pashkët. Përmes një videoje të publikuar në Facebook, artistja ikonë ka rrëfyer emocionet e saj lidhur me këtë festë dhe figurën e dashur të gjyshit.
    “Kujtimet më të mira që kam të fëmijërisë është kur vinte gjyshi im me një bastun që jetoi 105 vjeç. Babai im ndante një qengj me vëllain e tij, se ata ndiqnin delet si çoban dhe e kishin për gjynah të hanin një qengj një djalë dhe një qengj një tjetër. E ndanin në gjysme. Ne nuk hanim kurrë mish qengji veç Pashkëve. Gjyshi im vinte me bastun, 2-3 orë ecte, vinte në shtëpi dhe hante mish qengji dhe byrek me qumësht, i dridheshin duart dhe këndonte këngët e bukura.”, shprehet këngëtarja.

  • “I vinte turp njerëzve të thonin jemi nga Bathorja”/ Rama: Ishte njësoj si të jetonin në kënetë, sot kjo është një e shkuar

    “I vinte turp njerëzve të thonin jemi nga Bathorja”/ Rama: Ishte njësoj si të jetonin në kënetë, sot kjo është një e shkuar

    Kreu i PS, Edi Rama ka vijuar takimet për zgjedhjet e 11 majit, në një takim të zhvilluar me gratë në qytetin e Kamzës.Ai deklaroi se më parë njerëzve i vinte turp njerëzve të thonin se ‘jemi nga Bathorja’, ndërsa sot është ndryshe, pasi Kamza zgjodhi rrugën e të ardhmes.
    Sipas Ramës, qytetarët e përdornin Bathoren për të fyer sepse ishte njësoj si të të thonin jeton në kënetë.“I vinte turp njerëzve që të thoshin jam nga Bathorja sepse e përdorin për të fyer sepse ishte njësoj si të thoshte ti jeton në kënetë dhe sot kjo është një e shkuar sepse me guxim Kamza zgjodhi rrugën e të ardhmes dhe mendoni sikur ta zgjidhte më parë ku do të ishte sot.
    Dhe sot është një ditë e bukur për PS kjo që unë shoh tani është një pamje e bukur për PS sepse ne për të ardhur deri këtu kemi bërë rrugë të gjatë me disa nga zonjat që janë këtu, kur hyje në organizatat e partisë së Kamzës nuk gjeje asnjë vajzë vetëm disa burra.
    Partia Socialiste kur ne e nisëm këtë kishte 12 për qind gra dhe ishte si bashkia e kamzes filloi që të rritej dhe sot kemi 40 për qind gra është më mirë se 12 por nuk është mjaftë, duhet që të behni 50 për qind”, tha Rama.

  • “Buffon vendoste baste në Serinë C. Kur luaja për Juventusin, ai…”

    “Buffon vendoste baste në Serinë C. Kur luaja për Juventusin, ai…”

    18 Prill 2025

    17:56

    Telesport

    Felipe Melo është një nga ata lojtarë që di të bëjë zhurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe jashtë saj. Braziliani është tërhequr në fillim të këtij viti nga futbolli i luajtur, por sërish gjen mënyrën për të qenë aktiv, sidomos kur bën deklarata të forta.
    I ftuar së fundmi në “SportTV”, Melo ka zbuluar disa prapaskena nga koha kur luante me Juventusin, 2009-2011. Braziliani ka treguar që portieri i Juventusit, Gianluigi ishte i varur nga bastet.
    “Ne shkonim në qendër tregtare, ai vinte baste. Shkonim në kinema, ai vinte baste. Ulje para kompjuterit ose iPad-it të tij dhe vinte baste. Një ditë më pyeti “Shoku, çfarë mendon për këtë ndeshjen në Serie C braziliane. Ai vuri bast dhe mbaj mend që fitoi shumë para, por pastaj i humbi ë gjitha. Ai nuk ishte lojtari i vetëm që luante baste, kishte edhe të tjerë te Juventusi”, tha Melo.

  • U mundua të krijonte lidhje të re pasi vrau Ilaria Sulën, rrëfehet vajza me të cilën flirtoi Mark Samson: Donte të vinte në shtëpinë time dhe…

    U mundua të krijonte lidhje të re pasi vrau Ilaria Sulën, rrëfehet vajza me të cilën flirtoi Mark Samson: Donte të vinte në shtëpinë time dhe…

    Vrasja makabre e Ilaria Sulës nga ish i dashur i saj, Mark Antony Samson, vijon të jetë në qendër të mediave italiane, me detaje të reja që dalin çdo ditë.

    Pasi vrau studenten shqiptare, 23-vjeçari me origjinë nga Filipinet u duk se kërkoi të niste një jetë të re, kështu vazhdoi të njihej me vajza të tjera.
    Njëra prej tyre, ka rrëfyer në “Rai 3” se Samson i dërgonte mesazhe para dhe pas vrasjes së Ilarias.
    Filipinasi i kishte thënë vajzës se kërkonte të njihte njerëz të rinj, pasi po kalonte një periudhë të vështirë pas ndarjes me studenten shqiptare.
    “Ai më pyeti nëse qëndroja me dikë në shtëpi dhe më 25 mars (një ditë përpara vrasjes së Ilarias) po kërkonte me ngulm që të më takonte. Një mbrëmje, ai kërkoi që të vinte në shtëpinë time dhe të sillte alkool. Por unë refuzova duke thënë se i dashuri im ndodhej në shtëpi, vetëm e vetëm që ai mos të vinte”, u shpreh e reja.

    Në datën 27 mars, kur të gjithë kërkonin Ilarinë, Marku vazhdoi t’i shkruante studentes, ndërkohë që përdorte telefonin e viktimës për t’u dërguar mesazhe të afërmve dhe miqve të shqiptares. Më pas, e reja ka marrë një mesazh nga një mikeshë e cila i ka treguar se Marku ishte ish-i dashuri i Ilaria Sulës. “Gjëja e parë që më erdhi në mendje ishte: ‘Kjo mund të më kishte ndodhur mua’”, tha ajo, duke kujtuar momentin kur kuptoi të vërtetën.

    Top Channel