Analisti Denis Dyrnjaja e krahasoi nisjen e fjalës së Sali Berishës dje në Foltoren përpara kryeministrisë, si një reminishencë me përshëndetjet që vinin në kongreset e PPSH-së, 40 vite më parë nga partia simotra nëpër botë dhe kjo, sipas Dyrnjasë, bëhet për të inkurajuar masat.“Mua mu duk shumë interesante se pashë Berishën të kthyer në origjinën e hershme me përshëndetje nga parti simotra si në kongresin e 8 të të PPSH-së, ku vinin përshëndetje nga Vietnami apo vende të tjera socialiste për t’i dhënë inkurajim masës. Dhe si në 1985 tani në 2025 kthehemi në të shkuarën.Por nuk korresopdon forca e fjalës me atë që ndodh poshtë.Këtu ka një problem disproporcional. Berisha mendon se mund të ketë sukses dhe nuk mund të ketë dyshim se ka marrë 500 mijë vota. Kaq pushtet do Berisha dhe mjafton të jetë aty”- tha Dyrnaja.
Tag: vinin
-

Trondit ish-ambasadori në Sarajevë: Italianët vinin për të vrarë, por askush nuk na tha kush ishin
Intervistë e diplomatit Michael Giffoni për snajperistët italianë në Sarajevë në vitin 1994
“Unë nuk kam problem të tregoj gjithçka që di. Është një histori që atëherë më tronditi shumë. Por duhet të futemi në atë kontekst lufte”.
Në Sarajevën e rrethuar, Michael Giffoni ishte zëvendësshefi i delegacionit diplomatik special (dy vite më vonë u kthye në ambasadë). Një diplomat i ri që më pas u bë ambasadori i parë italian në Kosovë nga 2008 deri më 2013 (në 2014 u përfshi në një hetim gjyqësor nga i cili doli i pafajshëm “sepse fakti nuk ekzistonte”). Dëshmia e tij konfirmon lajmin për italianë mes snajperistëve, që qëllonin nga kodrat.
Na tregoni Sarajevën e vitit 1994?
Ishim vazhdimisht nën shënjestrën e snajperëve. Edhe ne, megjithëse kishim status diplomatik. Fiat Panda ime ishte plot me vrima plumbash. Kontakti me atë që ndodhte në lartësitë përreth, edhe në Grbavica, ishte praktikisht zero. Ishte ‘të gjithë kundër të gjithëve’. Në situata të tilla shpërthen një lumë zërash të pakontrollueshëm.
Për çfarë zërash bëhet fjalë?
Mbaj mend, me emocion edhe sot, kur mbërrita në Sarajevë, në fund të vitit 1994. Menjëherë më thanë: ‘E di, atje lart janë “Safari-t”’. Vinin tufa të tëra të pasanikëve nga të katër anët. Gjuetarë, por edhe biznesmenë. Ushtarë ose paramilitarë, të cilët në atë konflikt kishin shumë fuqi, i çonin në kodra dhe këta paguanin. Më pas gjithçka u sqarua më mirë.
Kur?
Tek funksionarët e Sismi-t mbërriti një informacion nga inteligjenca boshnjake për italianë mes snajperistëve (këtë e përmend edhe kallëzimi i Ezio Gavazzenit, nga i cili nisi hetimi i prokurorisë së Milanos). Edin Subashiç, ish-agjenti boshnjak që e tregon këtë, nuk po shpikte asgjë.
Çfarë raportoi Subashiçi te Sismi?
Që boshnjakët kishin kapur një paraushtarak serb, i cili ‘kishte kënduar’, duke treguar se në kodra vinin të qëllonin edhe të huaj. Rusë, por edhe italianë. I sillnin nga Trieste, me fluturime ose mjete të tjera. Arrinin në Serbi dhe prej andej i çonin në pozicione lartësie. Kështu iu tha Sismi-t.
Keni pasur konfirmime?
Informacionin për snajperistët italianë na e konfirmoi më pas edhe shefi i Subashiçit, Mustafa Hajrulahoviç, i quajtur ‘Talijan’, italiani. Kishim marrëdhënie të mira.
Çfarë ndodhi më pas?
Informacioni iu përcoll drejtuesve të shërbimeve sekrete në Romë. Nga Roma, pas disa muajsh, dy funksionarëve iu komunikuan se pista ishte hetuar, se kishin identifikuar ata që e organizonin dhe se çështja ishte ‘mbyllur’. I siguruan se, të paktën nga Italia, fluksi ishte ndalur. Dhe urdhëruan të përcillej informacioni te boshnjakët.
Kur?
E mësuam këtë në vitin 1994. Por është e sigurt që ‘të këqijat’ kishin ndodhur edhe në 1993.
Si bëheshin komunikimet?
Nuk përdorej shumë shkrimi në atë periudhë.
Çfarë ndodhi më pas?
Pas atij komunikimi, nuk u kërkua dhe as nuk u shtua më asgjë tjetër, përndryshe do ta kisha ditur. Atyre viteve bëmë gjithçka që mund të bënim nga terreni, në një kontekst shpërbërjeje totale.
Ju dhanë emra?
Sikur të kishim pasur një emër, atëherë, do ta kishim ndjekur penalisht. I qëndroj me krenari atyre viteve. Lajmi na tronditi shumë. Edhe sepse Italia në Bosnjë bëri shumë, sidomos me shoqërinë civile. Kam parë dhjetëra mijëra vullnetarë të vinin me kamionë të mbushur me ndihma. Italianët e mbështetën popullin boshnjak me një gjenerozitet dhe afërsi të jashtëzakonshme. Ishte një luftë te porta jonë. Dhe të dije që kishte bashkatdhetarë mes snajperistëve, na dhimbte shumë. -

Vinin baste online, arrestohet administratori i lokalit në Xhamllik dhe 3 klientë/ Në pranga edhe pronari
Policia ka arrestuar në flagrancë administratorin 35-vjeçar të një lokali në kryeqytet dhe 3 persona të tjerë, teksa vinin baste online. Blutë bëjnë me dije se në pranga ra edhe pronari 28vjeçar i lokalit, ku viheshin bastet, me vendodhje në zonën e Xhamllikut. Përveç arrestimeve, policia ka sekuestruar edhe 6 celularë të cilët përdoreshin për vënien e basteve online.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të kontrolleve dhe punës hetimore, të kryera me qëllim konstatimin e ambienteve të përshtatura për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit, finalizuar operacionin “Rezultati”, gjatë të cilit u vunë në pranga shtetasit Nj. P., 28 vjeç, A. Z., 35 vjeç, F. Ç., 41 vjeç, E. Ll., 36 vjeç dhe E. A., 24 vjeç.
Në lokalin në pronësi të 28-vjeçarit, që administrohej nga 35-vjeçari, në rrugën “Sadik Petrela”, u kapën këta të dy dhe 3 të arrestuarit e tjerë, duke vënë baste sportive, me celularë”,- njofton policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. -

Vinin baste nga telefoni, procedohen penalisht dy persona në Lushnje
Policia e Lushnjës ka goditur një rast të ushtrimit të paligjshëm të aktivitetit të basteve sportive, në mënyrë informale dhe në kundërshtim me ligjin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për shtetasit D. H., 47 vjeç dhe L. K., 22 vjeç, të dy banues në Kolonjë, shkruan A2 CNN.
Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se këta shtetas organizuan baste sportive nëpërmjet përdorimit të celularëve, duke shmangur çdo formë të licencimit dhe kontrollit shtetëror.
-

“Makinat e policisë vinin vërdallë, unë e kisha për herë të parë”/ ‘Zbërthehet’ Tafani, tregon si u thur plani nga Laert Haxhiu për vrasjen e biznesmenit
Dëshmon sot në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion, bashkëpunëtori i drejtësisë, Artan Tafani, i cili ka qenë pjesë e bandës së Laert Haxhiut.
Në dëshminë para gjykatësve ai ka treguar njohjen me Haxhiun dhe vrasjen e biznesmenit Çajup Selimit, në 2018 në Tepelenë.
Pjesë nga dëshmia e Tafanit sot në GJKKO për vrasjen e Çajup Selimit:
Tafani: Laertit i thirrin me nofkën “ Alufi” dhe “filja”… Pasi shkova tek pallati, po rrija ngjitur me hyrjen dhe dëgjova një makinë si Benzi që kishte ai, isha ballë për ballë me atë kisha maskë covidi edhe një kapele, po më shikonte dhe pati si dyshim, u fut në hyrje të pallatit, ai u ngjit kat parë, kat 2, unë isha nga mbrapa tij, ishte qeros dhe un dija dhe rrobat që kishte veshur atë ditë, aty e qëllova nga mbrapa, 3 herë e shkrepa e qëllova, një herë në shpatull dhe 2 herë të tjera por se di ku e kapi
Ika me vrap për nga burgu Bënçës, rashë në ca ferra aty si jashtë qytetit, armën e kisha me vete, zastava ose bereta e vogël, me silenciator, s’po gjeja rrugicën që të dilja, sipas planit duhet të dilja tek lumi Vjosa ku do vinte Ligori
Ligorin e takova pas 1-2 orësh tek shtëpia e xhaxhait të Erisianit, sipas planit që kishim bërë me Laertin do na priste xhaxhai i Erisianit, Ligori fiku telefonin, unë u fsheha në një shkëmb, kisha frikë, makinat e policisë vinin vërdallë, unë e kisha për herë të parë…
Lajmi po përditësohet….Top Channel
-

“Ministreshat vinin me aksesorë dhe çanta si princesha!”/ Berisha nuk ndal akuzat: Kanë mashtruar dhe vjedhur
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar sërish ministret për shpenzime të mëdha për aksesorë dhe çanta të shtrenjta, me të cilat janë parë në Kuvend.
“Kanë mashtruar dhe vjedhur”, tha Berisha për ministret, ndërsa shtoi se në Kuvendi nuk është pasarelë mode për to.
“Ministreshat vinin me aksesorë dhe çanta, a thua janë princesha e jo shërbëtore të qytetarëve”, tha Berisha më tej, ndërsa theksoi se rroga që ato marrin, nuk del për shpenzime te tilla.
Sali Berisha: Kanë mashtruar dhe vjedhur, i shihni vetë ato ministret. Gjersa unë ngrita zërin në Parlament, se parlamenti nuk është pasarelë mode, ministreshat vinin me aksesorë dhe çanta, a thua janë princesha e jo shërbëtore të qytetarëve. Gjera si nuk i imagjinon kurrë me rrogën tënde, nuk del rroga. Të gjitha këto do përfundojnë më 11 maj, paratë do u kthehen qytetarëve. -

“Ministret vinin në parlament si princesha, me çanta e aksesorë që…”/ Berisha: E gjithë kjo do të marrë fund në datën 11 maj
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga një takim me qytetarët në Krujë, lëshoi akuza të forta ndaj qeverisë, duke e cilësuar të korruptuar dhe të shkëputur nga realiteti i qytetarëve të zakonshëm.
“Kjo qeveri ka vjedhur,” tha Berisha, duke shtuar se në Parlament ka ngritur zërin jo për pasarela mode, por për të denoncuar pabarazinë dhe luksin që, sipas tij, përfaqësojnë anëtarët e kabinetit qeveritar
“Ministret vinin si princesha, me aksesorë dhe çanta, mos e pyet. Sikur janë princesha, jo shërbëtore të qytetarëve. Gjëra që nuk imagjinohen me rrogë. Nuk del rroga,” u shpreh ai.
Berisha premtoi se më 11 maj, pas zgjedhjeve, një qeveri e drejtuar nga Partia Demokratike do të sjellë një ndryshim rrënjësor në mënyrën si menaxhohen fondet publike.
“E gjithë kjo do të marrë fund në datën 11 maj, paratë do t’u kthehen qytetarëve,” përfundoi ai. -

“Më vinin informacione nga kundërshtarë”/ Tabaku zbulon mesazhet që i vinin në telefon kur kryeministri ishte në…
Deputetja e PD Jorida Tabaku ka zbuluar për herë të parë detaje nga marrja në pyetje e kryeministrit Edi Rama në komisionin hetimor për Inceneratorët në vitin 2022.
Ajo u shpreh se ka marrë mbështetje si nga brenda demokratëve, ndërsa ka theksuar se mesazhe i vinin edhe nga pala kundërshtare, duke e inkurajuar apo edhe dhënë detaje në lidhje me hetimin.
Tabaku ka rrëfyer edhe se si ka kaluar 10 orë marrje në pyetje për kryeministrin, duke nënvizuar se nuk ishte aspak e lehtë.
“E mbaj mend si tani atë ditë, para se të niste komisioni, më ke marrë në telefon dhe më ke thënë bëjmë një lidhje live dhe të kam thënë nuk dua ta bëj si Big Brother, Të nesërmen nisi sulmi i Rrusisë në Ukrainë por diskutimin e bëmë.Në atë komision PD ishte në mes të një diskutimi, fjalë diplomatike kjo sepse sapo kishim kaluar 8 janarin. Detyra ime ishte të kisha bllok opozitën bashkë pavarësisht çdo gjëje dhe këtë rol e kam luajtur më mirë sepse isha grua dhe nëse do të ishte një burrë nuk do ta kishte luajtur.
Dhe së dyti përballjen me kundërshtarin. Ka qenë sfidë sepse të kesh 10 orë përballë kryeministrin sigurisht që nuk është e lehtë.Rama përpiqej të sulmonte dhe anashkalonte pyetjet por e kisha të qartë në mendjen time që nuk do të kisha asgjë që do të më shpërqendronte nga qëllimi kryesor.Ndoshta mund të kem një ndjenjë humori që nuk e kam shfaqur kund por aty në 10 orë mu desh ta shfaqja. Për shembull atë 7X7=313.Atë yllin në ballë aty e thash për herë të parë. Janë shumë gjëra që dolën në mënyrë të natyrshme.Sot kur shkoj tek demokratët dhe bisedoj, kur kanë ndonjë shqetësim më thonë që në shumë vite në politikë ti mund të kesh bërë edhe gabime, por atë që i kë bërë Edi Ramës… Dhe kjo sigurisht që ka një kënaqësi personale.Kjo më është thënë edhe nga kolege edhe nga kundërshtarë.Nuk e kam thënë më parë por e di që në atë periudhë kisha një mori mesazhesh që vinin nga kundërshtari të cilat jepnin informacion, të cilat thonin bravo këtë e kape mirë dhe të cilët inkurajonin për të vazhduar, lere pjesën e administratës publike që çfarë nuk çonte. Më tha një mik i imi në atë periudhë: unë e kuptova që ishte gjë shumë e madhe dhe isha në taksi dhe taksisti ishte live edhe më tha a mund ta dëgjojmë pak sepse është Rama atje.”


