Tag: vinicius

  • Xabi Alonso shuan “konfliktin” me Vinícius: Kemi një marrëdhënie të shkëlqyer

    Xabi Alonso shuan “konfliktin” me Vinícius: Kemi një marrëdhënie të shkëlqyer

    27 Nëntor 2025

    13:50

    Alfred Lleshi

    Xabi Alonso ka qetësuar zërat për konfliktin me Viníciusin: “Marrëdhënia ime me Vinícius është e shkëlqyer… Ai është një lojtar kyç për ne, kemi besim të ndërsjellë. Flasim para ndeshjeve; ai e di çfarë mendoj unë dhe unë e di çfarë mendon ai. Kjo është mënyra më e mirë për të marrë vendime së bashku”.
    Deklaratat e trajnerit vijnë pas muajsh ulje-ngritje mes tyre; nga përplasjet dhe përjashtimet (uljet në stol) te fjalët e mira. Sipas mediave spanjolle, ditët e fundit ishin përhapur me forcë zëra për një krisje që e kishte shtyrë Vinícius t’i komunikonte Florentino Pérezit se nuk dëshiron të rinovojë kontratën, e cila skadon më 2027.
    Dalja publike e Xabi Alonsos shihet si një tentativë për të qetësuar situatën dhe riafirmuar besimin te ylli brazilian, i konsideruar një nga lojtarët më të rëndësishëm të projektit të Real Madridit.

  • Vinicius ndan mendjen, merr vendimin për të ardhmen

    Vinicius ndan mendjen, merr vendimin për të ardhmen

    Vinicius nuk do rinovojë me Real Madrid. Sulmuesi brazilian ka marrë këtë vendim, për shkak të raporteve jo të mira me trajnerin e skuadrës Alonso.
    Pas një takimi me Presidentin Perez muajin e kaluar, Vinicius ka lënë të kuptohet se vullneti i tij nuk është qëndrimi në Madrid. Mbetet të shihet si do shkojnë gjërat në verë, me Los Blancos që mund të shesë lojtarin, para se t’i përfundojë kontrata në vitin 2027.

  • E BUJSHME NGA SPANJA: Vinicius Junior takon privatisht Perez dhe e njofton për vendimin për kontratën

    E BUJSHME NGA SPANJA: Vinicius Junior takon privatisht Perez dhe e njofton për vendimin për kontratën

    24 Nëntor 2025

    17:23

    Telesport

    Prej kohësh, Real Madrid dhe Vinicius Junior janë në bisedime për një rinovim të mundshëm të kontratës së brazilianit, e cila skadon në qershor të vitit 2027.
    Por, mesa duket braziliani nuk do të rinovojë me klubin madrilen dhe arsyeja nuk ka të bëjë me pagën vjetore që ai ka kërkuar ose bonsuet e tjera, por me diçka tjetër. “The Atletic” raporton se Vinicius Junior ka pasur së fundmi një takim privat direkt me Florentino Perez dhe i ka bërë me dije se nuk pranon të rinovojë kontratën për shkak të situatës së tij me Xabi Alonso-n.
    Braziliani është i pakënaqur me trajnerin bask dhe sipas raportimi në fjalë, ai i ka bëre me dije se në këto kushte nuk mund të rinovojë dot me Real Madridin, pasi nuk do të ishte gjëja më e mirë për karrierën e tij. Për Vinicius Junior ka interes të madh nga disa klube të njohura në Europë dhe në Arabinë Saudite, ai pritet të jetë protagonisti kryesor i merkatos së verës së ardhshme.

  • Real Madrid, zbulohen emrat e pesë yjeve që janë kundër Xabi Alonso-s

    Real Madrid, zbulohen emrat e pesë yjeve që janë kundër Xabi Alonso-s

    24 Nëntor 2025

    13:21

    Telesport

    Sipas Mundo Deportivo, Bellingham është ndër pesë lojtarët që nuk janë të kënaqur me trajnerin Xabi Alonso. Midis tyre janë: Vinicius Jr, Valverde, Rodrygo, Endrick.
    Te Real janë mësuar me ankesat e Vinicius te Reali dhe klubi madje synon ta shesë atë, pasi kanë pasur mjaftueshëm teprime të tij jashtë fushës në periudhën pas çmimit Ballon d’Or 2024 deri më sot.
    Alonso është vetë një ish-lojtar i Real Madrid dhe kishte një reputacion të shkëlqyer si lojtar, ndërsa në kohën e tij të mëparshme te Bayer Leverkusen, ai fitoi gjithashtu një reputacion si trajner.
    Pakënaqësitë e lojtarëve që janë plot ego mund t’i kushtojnë Alonsos vendin e punës së tij në të ardhmen.

  • Vendim kyç për të ardhmen e Vinicius Junior, te Real Madrid nuk presin dot më

    Vendim kyç për të ardhmen e Vinicius Junior, te Real Madrid nuk presin dot më

    20 Nëntor 2025

    22:41

    Telesport

    E ardhmja e Vinicius Junior vazhdon të mbetet ende e pasigurt. Edhe pse janë publikuar raporte të ndryshme javët e fundit që sugjerojnë se lojtari do të largohet nga Real Madridi gjatë verës së ardhshme, drejtuesit e klubit madrilen ende nuk e kanë përjashtuar mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje mes palëve për rinoviminin e kontratës, e cila skadon në qershorin e vitit 2027.
    Sipas “OK Diario”, Real Madridi është ende duke punuar për rinovimin e kontratës së tij. Megjithatë, klubi është i qartë se nuk do të kompromentojë gjendjen financiare në asnjë rrethanë. Prandaj, nuk do ta rrisë pagën e brazilianit përtej asaj që është e arsyeshme dhe as nuk do t’i paguajë një bonus për zgjatjen e kontratës së tij.
    Bordi i Real Madridit është i qartë për këtë gjë dhe ka marrë vendimin e rëndësishëm. Nëse ata nuk arrijnë të sigurojnë një zgjatje të kontratës për brazilianin Vinicius Junior brenda një afati kohor të arsyeshëm me kushtet që ata kanë vendosur, lojtari do të nxirret në shitje.

  • Kroos, kritik ndaj sjelljeve irrituese të Vinicius: Është aq i mirë sa nuk ka nevojë për këtë

    Kroos, kritik ndaj sjelljeve irrituese të Vinicius: Është aq i mirë sa nuk ka nevojë për këtë

    19 Nëntor 2025

    10:40

    Alfred Lleshi

    Toni Kroos, ish-lojtar i Real Madrid (2014–2024), foli për sjelljet e Vinicius në fushë dhe kritikat ndaj tij: “Në disa momente, shpesh i thoja mjaft, sepse duket sikur e gjithë skuadra dëmtohet nga sjellja e tij”. Kroos shtoi: “Është e kuptueshme që ndonjëherë të irriton, qoftë një lojtar kundërshtar, gjyqtarin apo tifozët”.
    Mesfushori shtoi se shpesh përpiqej ta qetësonte Vinicius për të mos humbur përqendrimin: “Vinicius, je aq i mirë sa nuk ke nevojë për këtë”. Ai komentoi edhe polemikën, pas zëvendësimit në “El Clasico”: “Kur luan një ndeshje të jashtëzakonshme, veçanërisht si kjo, nuk je i kënaqur me zëvendësimin… Megjithatë, për t’u treguar i drejtë, unë nuk do të isha larguar direkt në dhomat e zhveshjes”.
    Kroos tha se emocionet e Vinicius mund t’i kuptojë vetëm vetëm lojtarët si ai: “Askush jashtë fushës, përveç atyre aty, nuk mund ta imagjinojë atë ndjesi përballë 80.000 spektatorëve me rezultatin 2-1 ndaj Barcelonës”.

  • Liverpool kërkon Vinicius Junior, por oferta e të kuqve është shumë larg asaj që pret Real Madrid

    Liverpool kërkon Vinicius Junior, por oferta e të kuqve është shumë larg asaj që pret Real Madrid

    18 Nëntor 2025

    19:48

    Telesport

    Pavarësisht se shpenzoi mbi 500 milionë euro merkaton e fundit, Liverpool po punon të jetë sërish aktiv gjatë merkatos së ardhshme dhe të bëjë disa përforcime të tjera të bujshme.
    Duke qenë se Alexander Isak dhe Florian Wirtz nuk po japin rendimentin e duhur, Liverpool ka piketuar një emër të bujshëm ëpr këtë repart siç është ai i Vinicius Junior. Braziliani është drejt largimit nga Real Madridi pasi nuk po gjen gjuhën e përbashkët me drejtuesit e klubit për të rinovuar kontratën e cila skadon në vitin 2027.
    Mediet angleze raportojnë se Liverpool është gati të ofrojë 100 milionë euro për anësorin brazilian, shifër shumë larg pritshmërive të Real Madridit. Klubi madrilen kërkon mbi 150 milionë euro, ndërsa oferta e të kuqve vështirë se mund të merret parasysh prej tyre.

  • “Ajo që bëri Vinicius ishte e shëmtuar, shumë e shëmtuar; tregon mungesë kulture futbolli”

    “Ajo që bëri Vinicius ishte e shëmtuar, shumë e shëmtuar; tregon mungesë kulture futbolli”

    17 Nëntor 2025

    13:33

    Alfred Lleshi

    Javier Clemente, 75 vjeç dhe figurë e njohur e futbollit spanjoll, e komentoi pa dorashka sjelljen e Vinicius ndaj Xabi Alonsos, pas zëvendësimit në “El Clásico”. Në një intervistë për “As”, ai u shpreh se “gjesti ishte i shëmtuar, shumë i shëmtuar, tregonte mungesë kulture futbolli”, duke shtuar se talenti brazilian “vjen nga një vend tjetër, ndoshta me zakone të tjera, por këtu nuk funksionon kështu”.
    Clemente kujtoi se asnjë lojtar nuk ia ka bërë atij kurrë një gjë të tillë, përveç një konflikti me Manolo Sarabian, që lidhej me aktivizimin, jo me zëvendësimet: “Formacionin e bën trajneri”.
    Ai foli edhe për Xabi Alonson, të cilin e aktivizoi te Real Sociedad kur ishte i ri, dhe rekomandoi huazimin e tij tek Eibar për t’u rritur si futbollist. Clemente vlerësoi personalitetin e Xabit dhe shtoi se një trajner “nuk duhet të frikësohet nga sfidat”, as edhe në një klub si Real Madridi, sepse presioni ekziston kudo.

  • Vinicius beson se Brazili do të fitojë Kupën e Botës vitin e ardhshëm me trajnerin Karlo Ançeloti

    Vinicius beson se Brazili do të fitojë Kupën e Botës vitin e ardhshëm me trajnerin Karlo Ançeloti

    Adriatik BALLA
    Brazili futet në kategorinë e “superfuqive” në futboll. Ai ka një skuadër të madhe të aftë dhe me kualitete të larta që mund të bëjnë diferencën në çdo ndeshje. Por problemi i Brazilit gjatë viteve të fundit ka qenë mungesa e një trajneri serioz dhe problemet e brendshme të grupit. ardhja e trajnerit Karlo Ançeloti duket se ka sjellë një situatë tjetër, por kjo pritet të verifikohet në javët e muajt e ardhshëm. Ndërkohë, Vinicius Junior lavdëroi ndikimin e Karlo Ançelotit te Brazili dhe i bëri thirrje ekipit të fitojë Kupën e Botës për t’u siguruar që puna e tij “të marrë vlerësimin që meriton”.
    Ançeloti mori drejtimin e kombëtares së Brazilit në maj, pas largimit nga Real Madridi, ku e kishte stërvitur Viniciusin për katër sezone. Italiani deri tani ka drejtuar gjashtë ndeshje, duke fituar gjysmën prej tyre (1 barazim, 2 humbje), dhe ka ndihmuar Brazilin të sigurojë vendin në Kupën e Botës së vitit të ardhshëm. Megjithatë, pas kualifikimit, ata mundën Korenë e Jugut 5-0 në një miqësore përpara se të pësonin një humbje befasuese 3-2 ndaj Japonisë. Seleçao vazhdon përgatitjet me miqësore kundër Senegalit dhe Tunizisë, dhe Vinicius beson se do të jenë mundësi të tjera për të parë se si Brazili po ndërton mbi udhëzimet që u ka dhënë Ançeloti. “Me Ançelotin, ne po evoluojmë dhe po ndërtojmë një identitet të qartë loje,” tha Vinicius për kanalet zyrtare të CBF-së. “Gjetja e atij balanci para Kupës së Botës do të jetë vendimtare. Të gjithë duhet të futemi në mentalitetin e Kupës së Botës dhe të kuptojmë se mundësia jonë ka ardhur.”
    Brazili e ka fituar Kupën e Botës pesë herë, por triumfi i fundit në këtë kompeticion erdhi në vitin 2002. Në Katar, ata u eliminuan në çerekfinale nga Kroacia pas penalltive, por Vinicius thotë se Brazili tani ka besim të rinovuar – dhe e gjitha kjo falë Ançelotit. “Ai ka bërë të njëjtën gjë kudo që ka shkuar – ka sjellë besim dhe ka nxjerrë më të mirën nga çdo lojtar në pozicionin e tij ideal,” shtoi Vinicius. “Ai gjithmonë thotë se ëndrra e tij është t’i bëjë njerëzit brazilianë të lumtur, t’i rikthejë futbollit tonë gëzimin që na karakterizon, dhe të fitojë Kupën e Botës. “Ai na jep qetësi dhe besim. Na kujton se ne tashmë kemi pasionin dhe intensitetin për të veshur këtë fanellë – dhe ky është pjesa më e vështirë. Ne thjesht duhet të fitojmë që puna e tij të marrë vlerësimin që e meriton”, theksoi më tej sulmuesi brazilian i Realit të Madridit, i cili ka pasur edhe vetë probleme tek klubi spanjoll.
     

  • “Vinicius nuk ka qenë kurrë në nivelin maksimal me Brazilin. Neymar? Duhet të rikuperojë formën”

    “Vinicius nuk ka qenë kurrë në nivelin maksimal me Brazilin. Neymar? Duhet të rikuperojë formën”

    13 Nëntor 2025

    10:57

    Alfred Lleshi

    Carlo Ancelotti po shijon qetësinë si trajner i Brazilit, larg zhurmës së përditshme të Real Madridit: “Këtu puna është më shumë vëzhguese se ndërhyrëse. Po adaptohem me kulturën e futbollit brazilian dhe pasionin e njerëzve. Është një përvojë e mrekullueshme”.
    Ai ka zgjedhur të vlerësojë edhe lojtarët e “Brasileirãos”, jo vetëm ata që luajnë në Europë, duke thënë se kampionati brazilian është shumë konkurrues me ekipe si Palmeiras dhe Flamengo. Nga të ftuarit e grumbullimit të fundit, 7 janë nga kampionati vendas. Pasioni i tifozëve, sipas tij, do të jetë një forcë në Botëror.
    Ndër lojtarët kryesorë janë Casemiro, lider i pakundërshtueshëm, dhe trioja madridiste Militao, Vinicius dhe Rodrygo: “Militao është në maksimum. Vinicius ende nuk e ka treguar në kombëtare nivelin që ka te Reali, por po rritet. Rodrygo ka kaluar momente të vështira, por tani është i qetë dhe i motivuar”.
    Për Endrick dhe Neymar, saktësoi: “Endrick është talent, por nuk duhet të largohet nga Reali. Neymar? Nuk ka dyer të mbyllura për të; vetëm duhet të rikuperojë formën”.