Tag: vinicius

  • Perez e ka kuptuar lojën e Vinicius dhe ka marrë një vendim

    Perez e ka kuptuar lojën e Vinicius dhe ka marrë një vendim

    16 Maj 2025

    17:02

    Telesport

    Vinicius Junior po negocion ende për rinovimin e kontratës me Real Madridin, por po bën lojë të dyfishtë, sepse agjentët e tij po flirtojnë me Arabinë Saudite.
    Presidenti Florentino Perez e ka kuptuar këtë, sidomos sepse braziliani po rrit pretendimet.
    Klubi madrilen beson se paga e Vinicius nuk duhet të kalojë 20 milionë euro në vit. Sulmuesi aktualisht fiton 17 milionë euro në vit me kontratën që nënshkroi në vitin 2022, një shumë e ngjashme me atë të Kylian Mbappe.
    Perez nuk po nxitohet. Ai mendon se Vinicius në fund do të vendosë të vijojë në “Santiago Bernabeu” dhe nuk ka ndërmend t’i ofrojë aq sa do.

  • Mijatovic “shkund” Real Madridin: Duhet të fillosh të shpenzosh. Shitja e Vinicius? Jo ndonjë problem i madh

    Mijatovic “shkund” Real Madridin: Duhet të fillosh të shpenzosh. Shitja e Vinicius? Jo ndonjë problem i madh

    Pedrag Mijatovic nuk kursen askënd. Ish-sulmuesi i Real Madridit (1996-1999) dhe ish-drejtori sportiv i klubit të bardhë (2006-2009) ka paralajmëruar prej kohësh se “skuadra po i dilte nga duart Ancelottit”.
    Tani që sezoni ka ardhur drejt fundit, me shumë pak kënaqësi për tifozët e “Los Blancos”, serbi e ka shtuar edhe më shumë dozën e kritikës. “Një sezon në të cilin humb 4 herë ndaj Barcelonës është vërtet rast për t’u shqetësuar dhe menduar ndryshime”, – deklaroi ai për “Cadena Ser”.
    Mijatovic i dërgon një mesazh të qartë edhe presidentit Florentino Perez: “Është koha për të shpenzuar para, për të afruar lojtarë të rinj dhe të uritur për sukses, për ta përforcuar grupin e tanishëm. Real Madridi ka nevojë për freski”.
    Ai përshëndet gjithashtu zgjedhjen e Xabi Alonsos si trajner i ardhshëm i merenguesve: “Është një trajner që e di mirë çfarë kërkon, ka personalitet dhe karakter. Ndonjëherë karakteri është më i rëndësishëm sesa taktika”.
    Sa i përket Vinicius Junior, Mijatovic habiti me deklaratën e tij të drejtpërdrejtë: “Ndoshta ka ardhur koha të mendohet për të ardhmen e Vinicius… Nëse largohet këtë verë, nuk do të ishte ndonjë problem i madh.
    Nuk e njoh personalisht, por më kanë thënë që është një djalë i shkëlqyer dhe person fantastik. Sidoqoftë, ju e dini si funksionon në Madrid: nëse luan mirë dhe bën gjithçka siç duhet, qëndron. Përndryshe, të shesin dhe të lënë të largohesh”.
    Mijatovic kujtoi se shumë yje të vërtetë të dekadës së fundit janë larguar nga klubi, edhe pse kishin dhënë shumë: “Në 10 vitet e fundit, shumë lojtarë që kanë bërë diferencën për këtë klub janë larguar”.

  • “Është një turp”, ish-lojtari i Real-it kundër Vinicius: Hiqeni nga fusha

    “Është një turp”, ish-lojtari i Real-it kundër Vinicius: Hiqeni nga fusha

    Ish-mesfushori i Real Madridit, Alvaro Benito, kritikoi ashpër paraqitjen e yllit të klubit Vinicius Jr në humbjen e fundit 4-3 ndaj Barcelona-s në El Clasico.
    Ai madje kërkoi që braziliani të hiqej nga fusha gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë në Cadena SER.
    Benito e etiketoi performancën e Vinicius Jr si ‘të turpshme’, duke e kritikuar gjithashtu atë për refuzimin e tij për të dalë nga fusha pasi kërkoi zëvendësimin.
    “Por gjithsesi… ajo që bëri Vinicius është e papërshkrueshme, është një turp, është një turp. Hiqeni, hiqeni, hiqeni”, tha ai për Tribal Footbal.
    Ish-lojtari vazhdoi të paralajmëronte Xabi Alonson, i cili thuhet se do të zëvendësojë Carlo Ancelottin, se do të duhet të punojë në mentalitetin e disa lojtarëve.
    Ai tha: “Trajneri që vjen ka shumë punë për të bërë, duke ndryshuar mentalitetin e disa lojtarëve. Nuk mund të luash futboll si Vinicius, duke u mbrojtur me sy, duke shmangur kthimet mbrapa, duke mos markuar, duke mos bërë presing…”.

  • The Athletic: Vinicius Junior kërkon pagë më të lartë se Cristiano, kontrata…

    The Athletic: Vinicius Junior kërkon pagë më të lartë se Cristiano, kontrata…

    24 Prill 2025

    17:53

    Telesport

    Ka disa ditë që raportohet se Vinicius Junior e ka pranuar ofertën e Real Madrid për rinovim, por The Athletic, media shumë serioze, skruan të kundërtën.
    Sipas saj, agjenti i Vinicius ka lëshuar sinjale se marrëveshja finale është ende shumë larg dhe kjo prej kërkesave të larta të lojtarit.
    Sulmuesi dhe agjenti po kërkojnë kontratën më të madhe në historinë e Los Blancos. Saktësisht, duan pagë 30 milionë euro në vit, edhe më shumë se Cristiano Ronaldo një herë e një kohë.

  • Real Madrid refuzon çdo ofertë, pranë nënshkrimit të kontratës së re me Vinicius Junior

    Real Madrid refuzon çdo ofertë, pranë nënshkrimit të kontratës së re me Vinicius Junior

    23 Prill 2025

    9:13

    Telesport

    Vinicius Junior është një hap larg rinovimit të kontratës me Real Madrid. Pavarësisht momentit të vështirë, që kulmoi me eliminimin në çerekfinalet e Champions League, “los blancos” po mendojnë për të ardhmen.
    Braziliani është afër nënshkrimit të një zgjatjeje të marrëveshjes së tij aktuale, e cila skadon më 30 qershor 2027, edhe për tre vjet të tjera, deri në 2030-n. Sipas “Cadena Ser”, klubi ka besim total te sulmuesi, kështu që marrëveshja mund të zyrtarizohet në javët në vijim.
    Ka harmoni mes palëve dhe Real Madrid absolutisht nuk dëshiron ta humbasë lojtarin. Ditët e fundit ka pasur disa kontakte me menaxherin e lojtarit. Synimi është që të arrihet një marrëveshje para përfundimit të sezonit. Dëshira për të vazhduar së bashku është e dyanshme.
    Edhe pse nuk mungojnë skuadrat e interesuara, për momentin situata është mjaft e qartë: Vinicius është afër nënshkrimit të një marrëveshjeje të re me “merengues”. Një transferim në Arabinë Saudite, siç ishte hipotezuar javët e fundit, nuk ka gjasa të ndodhë.
    Asnjë ofertë e madhe nuk do ta lëkundë Real Madrid, i cili ka çdo synim për të siguruar një nga pjesët më të vlefshme të skuadrës.

  • “Sjellja e Vinicius e pakuptueshme”, Figo: Ancelotti nuk mund të diskutohet

    “Sjellja e Vinicius e pakuptueshme”, Figo: Ancelotti nuk mund të diskutohet

    Real Madridi mori një fitore të rëndësishme 1-0 në kampionat kundër Bilbao-s, por temat që po diskutohen më shumë shkojnë përtej fushës, nga e ardhmja e Carlo Ancelottit te qëndrimi i Vinicius ndaj tifozëve të tij që e kanë kundërshtuar atë javët e fundit.
    Ish-ylli i Los Blancos, Luis Figo, foli për brazilianin, i cili pasi shënoi – para se goli të anulohej më vonë – nuk festoi në shenjë proteste:
    “Nuk e di se çfarë ndodhi dhe nuk më pëlqen të përzihem në gjëra që nuk i kam parë,” tha ai, siç raportohet nga Marca, “por mendoj se nuk është kurrë mirë të kesh pakënaqësi me tifozët e tu, apo jo? Ajo që dëshiron është që ata të të mbështesin, duhet të luash mirë që njerëzit të jenë të lumtur me ty.”
    Lojtari portugez theksoi rëndësinë e marrëdhënies mes një lojtari dhe tifozëve të tij, duke vënë në dukje se “mund të të mos interesojë për tifozët e tjerë, por dëshiron që të tutë të të duan, apo jo?”.
    Më pas për Ancelottin, ai ndryshoi tonin: “A do të qëndrojë? Kjo është një pyetje për Florentino Perez, por nuk e di. Sinqerisht, unë jam dikush që kam shumë vite në futboll dhe e di që njerëzit kanë memorie të shkurtër dhe se vetëm rezultati i fundit ka rëndësi.
    “Ndoshta sepse është Real Madridi, por mua më duket shumë e çuditshme që po vihet në diskutim një trajner i kalibrit të Ançelotit, nuk e di, më duket shumë e çuditshme që menjëherë pas ndeshjes së Champions League, pyetja e vetme në konferencën për shtyp ishte për të ardhmen e trajnerit.
    “Si dikush që ka fituar gjithçka që ka fituar dhe që dëshmon vlerën e tij si trajner çdo vit, mendoj se në futboll nuk mund të fitosh gjithmonë, kështu që nuk e di, ky është mendimi im. Jam i befasuar nga kjo gjë”.

  • “Ancelotti, trajner fantastik për kombëtaren e Brazilit. Ja kush e meriton ‘Topin e Artë’ këtë vit”

    “Ancelotti, trajner fantastik për kombëtaren e Brazilit. Ja kush e meriton ‘Topin e Artë’ këtë vit”

    21 Prill 2025

    13:01

    Alfred Lleshi

    Legjenda e futbollit brazilian dhe ish-mbrojtësi i Milanit, Cafù, ka dhënë një intervistë për gazetën “Marca”, ku ka folur për kombëtaren braziliane, e cila është ende në kërkim të një trajneri të ri.
    Për Carlo Ancelottin: “Kam pasur mundësinë të punoj me të te Milani për pesë vite, ndaj e di shumë mirë çfarë është i aftë të bëjë. Do të ishte fantastike ta shihja në krye të Brazilit, nëse CBF vendos për të. Çdo lojtar i madh do të dëshironte ta kishte në kombëtare. Shpresoj që drejtuesit tanë të vendosin sa më shpejt”.
    Për “Topin e Artë”: “Raphinha e meriton prej kohësh këtë çmim prestigjioz individual. Këtë vit edhe më shumë, për të gjitha statistikat dhe ato që ka bërë në kampionat, jo vetëm në La Liga, por edhe në Champions League”.
    Për Real Madridin dhe Vinicius: “E shoh situatën te Real Madridi pozitivisht. Edhe pse u eliminua nga Champions League, mbetet një ekip që imponohet dhe të gjithë e kanë frikë. Sezonin tjetër, me siguri do të rikthehet më i fortë. Racizmi ndaj Vinicius? Është një çështje edukimi. Duhet t’i edukojmë njerëzit për të jetuar në një vend ku mbretëron barazia. Këtë po përpiqet të transmetojë Vinicius nëpërmjet futbollit”.

  • Al Nassr ka gati planin për të befasuar botën e futbollit, 400 mln euro për 3 super yje

    Al Nassr ka gati planin për të befasuar botën e futbollit, 400 mln euro për 3 super yje

    18 Prill 2025

    20:05

    Telesport

    Duke parë rëndësinë dhe përfitimet e shumta që solli transferimi i Cristiano ronaldo-s, Al Nassr po përgatitet të surprizojë botën e futbollit me 3 transferimë të mëdha në verën e ardhshme, kosto e të cilëve shkon rreth 400 mln euro.
    Emri i parë në listën e klubit arab është ai ai i Vinicius Junior, i përfolur prej kohësh për një transferim të mundshëm në ligën arabe. Al Nassr është të ofrojë deri në 250 milionë euro për kartonin e brazilianit, shifër tunduese për Real madridin, duke parë ecurinë jo fort të mirë të Vinicius sezonin e fundit dhe mbi të gjitha sjelljet e tij në fushë, ku shpeshherë e tperon me reagimet që bën.
    Emri i dytë është ai i Moises Caicedo, mesfushorit ekuadorin të Chelsea-s, për të cilin Al Nassr ka bërë gati çekun 100 milionë euro. Emri i tretë por jo më pak i rëndësishëm është ai Gabriel Magalhães, brazilianit të Arsenalit, kontrata e të cilit me klubin londinez skadon në vitin 2027. Por, klubi saudit ka filluar tashmë lëvizjet për të joshur qendërmbrojtësin brazilian me një pagë shumë më të lartë se ajo që merr në Angli dhe 50 milionë euro për të bindur Arsenalin.

  • Reali me ‘artileri’ të rëndë, Arsenal për të mbrojtur …kualifikimin

    Reali me ‘artileri’ të rëndë, Arsenal për të mbrojtur …kualifikimin

    Ferri i Bernabeut, për të qenë në gjendje të tentojë një rikthim historik. Pas humbjes në ndeshjen e parë, Real Madridi pret Arsenalin në një përpjekje për të përmbysur humbjen 3-0 në Emirates: pak ndryshime për Carlo Ancelottin, me Rodrygon, Bellingham dhe Vinicius Jr që veprojnë pas Mbappes, i cili nuk ka shënuar një tregolësh kundër Manchester Cityt.

    Arsenali formohet në një shëmbëlltyrë pasqyre, me Odegaardin e lirë të lëvizë në mesfushën sulmuese. Në sulm, hapësirë ​​për Mikel Merinon, për shkak të emergjencës sulmuese Arteta e ka futur në fushë ish-lojtarin e Real Sociedadit.

    REAL MADRID (4-2-3-1): Courtois; Lucas Vazquez, Asencio, Rudiger, Alaba; Valverde, Tchouameni; Rodrygo, Bellingham, Vinicius Jr; Mbappé.A disposizione: Fran Gonzalez, Sergio Mestre, Modric, Arda Guler, Endrick, Vallejo, Ceballos, Fran Garcia, Brahim Diaz.Allenatore: Carlo Ancelotti

    ARSENAL (4-2-3-1): Raya; Timber, Saliba, Kiwior, Lewis-Skelly; Partey, Rice; Saka, Odegaard, Martinelli; Merino.A disposizione: Neto, Setford, Tierney, White, Zinchenko, Trossard, Sterling, Butler-Oyedeji, Gower, Henry-Francis.Allenatore: Mikel Arteta

    Vazhdo leximin

  • Real Madrid – Arsenal, publikohen formacionet zyrtare!

    Real Madrid – Arsenal, publikohen formacionet zyrtare!

    Carlo Ancelotti sonte do të luajë “all in” në sulm për të përmbysur humbjen 3-0 në Londër. Formacioni i Real Madrid kundër Arsenalit sapo u publikua dhe nuk ka surpriza.
    Sulmi është i përhershmi, me Bellingham, Rodrygo, Vinicius dhe Mbappe.
    Real Madrid: Courtois, Vazquez, Asencio, Rudiger, Alaba, Valverde, Tchouameni, Bellingham, Rodrygo, Vinicius, Mbappe
    Arsenal: Raya – Timber, Saliba, Kiwior, Lewis-S – Odegaard, Partey, Rice – Saka, Merino, Martinelli.