Tag: villarreal

  • Ndodh në Spanjë! Ngatërrojnë himnin e Champions League me atë të Europa League (video)

    Ndodh në Spanjë! Ngatërrojnë himnin e Champions League me atë të Europa League (video)

    10 Dhjetor 2025

    19:14

    Telesport

    Në “Estadio de la Ceramica”, Villarreal po përballet me Copenhagen për javën e gjashtë të Champions League. Në fillim të ndeshjes ndodhi një incident i vogël.
    Në vend të himnit të Champions League, në stadium u vendos himni i Europa League dhe sigurisht që momenti nuk vonoi të bëhej viral. Përsa i përket rezultatit, danezët gjetën golin që në minutën e 2-të me Mohamed Elyounoussi.
    Në rast se në La Liga, Villarreal po bën mjaft mirë këtë sezon, ku renditet në vendin e tretë, në Champions League ka vetëm 1 pikë deri tani.

    They’ve just played the Europa League tune rather than the Champions League one.
    Might be taken with more humour if Villarreal were coasting through to the knockouts. pic.twitter.com/CxfzPFfPxH
    — Ruairidh Barlow (@RuriBarlow) December 10, 2025

  • Champions-i tregon të vërtetën, Premier League është në avantazh 5-1 ndaj La Liga-s

    Champions-i tregon të vërtetën, Premier League është në avantazh 5-1 ndaj La Liga-s

    22 Tetor 2025

    11:37

    Alfred Lleshi

    Përballjet mes Premier League dhe La Liga po tregon nga anon “peshorja”. Pas tri xhirove (javëve) në Champions League, ekipet angleze dhe spanjolle janë përballur 6 herë. La Liga ka 5 humbje dhe vetëm 1 fitore minimale të Barcelonës ndaj Newcastle (1-0). Në xhiron e tretë, Villarreal humbi 2-0 ndaj Manchester City, ndërsa Atletico Madridi u turpërua 4-0 nga Arsenali.
    Problemi i La Liga-s nuk janë vetëm humbjet, por edhe dominimi i ekipeve angleze. Arsenali triumfoi thellë ndaj Athletic dhe Atletico Madridit; Manchester City kaloi me lehtësi Villarreal, Liverpool mposhti Atletico Madridin, ashtu si Tottenham ishte i fortë ndaj Villarreal. Akoma mbeten 4 përballje direkte midis këtyre dy ligave kryesore.
    Real Madridi do vizitojë Liverpool në “Anfield”, Athletic do të ndeshet me Newcastle, ndërsa Chelsea e pret Barcelonën në “Stamford Bridge”. Më pas, “Bernabeu” do presë Real Madrid-Manchester City. Pas fazës së parë, nga 10 përballje Premier League-La Liga, ekipet spanjolle kanë humbur 5 herë, kanë fituar vetëm një ndeshje, me 13 gola kundër dhe 4 pro.

  • E BUJSHME! Villarreal-Barcelona në Miami anulohet për shkak të protestave

    E BUJSHME! Villarreal-Barcelona në Miami anulohet për shkak të protestave

    22 Tetor 2025

    8:38

    Alfred Lleshi

    Skandal në Spanjë, ndeshja e La Liga-s midis Villarreal dhe Barcelona, e parashikuar më 20 dhjetor në Miami, është anuluar. La Liga njoftoi se projekti për një ndeshje zyrtare të kampionatit spanjoll në SHBA është pezulluar për shkak të pasigurisë politike dhe institucionale që ka karakterizuar javët e fundit. Organizimi i ndeshjes ishte parë si mundësi e jashtëzakonshme për internacionalizimin e futbollit spanjoll, për ta rritur vizibilitetin global të klubeve, për të promovuar lojtarët dhe konsoliduar brandin e kampionatit iberik në një treg kyç si ai i Amerikës së Veriut.
    La Liga theksoi se projekti ishte në përputhje me rregullat federative dhe nuk cenonte integritetin e garës, por kundërshtimi erdhi për arsye jashtë sportit. Anulimi i ndeshjes kufizon mundësinë e klubeve për të gjeneruar të ardhura të reja, investuar dhe konkurruar globalisht. La Liga falenderoi klubet për mbështetjen dhe konfirmoi angazhimin për një vizion modern dhe global të futbollit.
    Protestat erdhën nga lojtarët e Villarreal dhe Barcelona, të cilët qëndruan të palëvizur 15 sekonda, pas fillimit të ndeshjeve të tyre si shenjë simbolike për mungesën e dialogut me La Liga-n.Real Madridi kishte kritikuar më parë, duke thënë se “luajtja në Miami do të falsifikonte kampionatin”.

  • Carvajal del kundër luajtjes së Barça-Villarreal në Miami: Është shtrembërim i qartë i konkurrencës

    Carvajal del kundër luajtjes së Barça-Villarreal në Miami: Është shtrembërim i qartë i konkurrencës

    21 Tetor 2025

    11:35

    Alfred Lleshi

    Pas deklaratave të Xabi Alonso, edhe kapiteni i Real Madridit, Dani Carvajal, kritikoi vendimin e La Liga-s për ta zhvilluar ndeshjen Barça–Villarreal në Miami. Në një intervistë për RTVE, ai foli për “manipulim të qartë të garës”, duke shtuar se “nuk konkurrojnë të gjitha klubet në të njëjtat kushte”, ndaj kërkoi reflektim të përbashkët: “Është thelbësore që lojtarët, klubet dhe liga të angazhohen për një futboll më të drejtë, por aktualisht nuk është kështu”.
    Carvajal komentoi edhe performancën e Real Madridit në Champions, ku skuadra ka vetëm fitore ndaj Marseille dhe Kairat Almaty: “Qëllimi është të përfundojmë në tetëshen e parë, sepse na jep avantazh në kalendarin vijues”.
    Ai vlerësoi ekuilibrin në Europë: “Real Madridi nuk frikësohet nga askush. Është pozitive që nuk ka dominim absolut të një skuadre”. Për “El Clásicon” e së dielës ndaj Barcelonës: “Janë vetëm 3 pikë, por përballja me rivalin kryesor është gjithmonë speciale. Fitorja do të rriste besimin”.

  • 4 gola të shënuar në “Bernabeu”, Real Madrid dhe Villarreal lënë gjithçka për në pjesën e dytë (video)

    4 gola të shënuar në “Bernabeu”, Real Madrid dhe Villarreal lënë gjithçka për në pjesën e dytë (video)

    Real Madrid ka fituar 3-1 ndaj Villarreal, në sfidën e luajtur në “Santiago Bernabeu”, e vlefshme për javën e 8-të në La Liga.
    Përveç 4 kartonëve të verdhë, nga dy për secilën skuadër, në pjesën e parë nuk apti asnjë gol. Gjithçka ndodhi në pjesën e dytë. Në fillim të pjesës së dytë, Vinicius Junior zhbllokon rezultatin në minutën e 47-të.
    Braziliani bën vetë gjithçka bukur në krah dhe dërgon topin në rrjetë, i ndihmuar edhe nga devijimi i një mbrojtësi të Villarreal. Në minutën e 67-të, Vinicius pengohet në zonë, arbitri jep penallti. Ishte vetë braziliani që u tregua i saktë nga 11-metrat dhe dyfishoi shifrat.
    Në minutën e 72-të, Villarreal ngushton shifrat me golin e Mikautadze, i cili shënoi me një goditje të fuqishme në kufijtë e zonës së rreptësisë. Në minutën e 77-të, Villarreal mbetet me 10 lojtarë, pasi uruguaiani Santiago Mourino merr kartonin e dytë të verdhë dhe largohet nga fusha.
    Duke përfituar edhe nga epërsia numerike, në minutën e 80-të, Real Madrid shënon golin e tretë. Jude Bellingham fiton me plot meritë një top në zonën kundërshtare dhe pason për Mbappe, i cili pasi kombinon bukur me Brahim Diaz, dërgon topin në rrjetë.
    Dy minuta më pas, sulmuesi francez lë fushën e lojës i dëmtuar dhe në vend të tij futet Rodrygo. Real madrid fiton 3-1 dhe kryeson momentalisht me 21 pikë.
    SHIKOGOLAT

  • Barcelona gjen një super sulmues për vetëm 10 milionë euro dhe ka një plan të veçantë për të

    Barcelona gjen një super sulmues për vetëm 10 milionë euro dhe ka një plan të veçantë për të

    25 Gusht 2025

    19:57

    Telesport

    Barcelona duket se do të bëjë një goditje të bujshme në sulm dhe mbi të gjitha për një shifër thuajse qesharake. Katalanasit do tentojnë këto ditë të mbetura të merkatos verore transferimin e Karl Etta Eyong nga Villarreal.
    Sulmuesi kamerunas, 20 vjeç, ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha, por dëshira e tij është të transferohet te Barcelona. Klubi katalanas nuk dëshiron ta humbë këtë mundësi dhe po shqyrton mundësinë e pagesës së klauzolës së lirimit të tij, e cila çuditërisht është rreth 10 milionë euro ose diçka më pak.
    Sipas “Sport”, Barcelona pasi të paguajë klauzolën e kartonit dhe ai të jetë përfundimisht lojtar i tyre, do të dërgohet në huazim brenda La Ligës. Nga njëra anë, Barcelona është ende subjekt i kufizimeve të fair-play financiar dhe nuk do të ishte në gjendje ta regjistronte atë lehtësisht. Nga ana tjetër, huazimi te një ekip tjetër do bënte që ai të fitonte më shumë përvojë dhe të mos ndjejë direkt presionin e fanellës te katalanasit.
    Në sezonin e kaluar, kamerunasi ka shënuar 20 gola dhe ka dhënë 6 asiste për Villarreal B, ndërsa këtë evrë është bërë pjesë e ekipit të parë të “Nëndetëses” dhe ka shkëlqyer në dy ndeshjet e para në La Liga si dhe në testet miqësore gjatë verës.

  • Hansi Flick ka një të preferuar në merkato dhe luan në La Liga

    Hansi Flick ka një të preferuar në merkato dhe luan në La Liga

    25 Gusht 2025

    16:17

    Telesport

    Barcelona po shfaq interes për sulmuesin e talentuar të Villarreal, Karl Etta Eyong, i cili është duke tërhequr vëmendjen pas paraqitjeve të mira këtë sezon.
    21-vjeçari kamerunas shkëlqeu sezonin e kaluar me Villarreal B dhe drejt fundit të kampionatit u bë pjesë e ekipit të parë, ku shënoi një gol të rëndësishëm ndaj Gironës që siguroi pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për skuadrën e tij.
    Këtë sezon, Eyong ka qenë titullar në të dy ndeshjet e para nën drejtimin e trajnerit Marcelino, duke shënuar edhe në debutim ndaj Real Oviedo.
    Sipas të përditshmes Sport, Barcelona është duke shqyrtuar mundësinë për ta blerë sulmuesin përmes klauzolës së lirimit prej vetëm 10 milionë eurosh, me planin që ta huazojë menjëherë për sezonin aktual.