Tag: viktoria

  • Plani për riarmatosjen e BE-së i jep edhe një shans “Fabrikës së Stalinit” në Ruma

    Plani për riarmatosjen e BE-së i jep edhe një shans “Fabrikës së Stalinit” në Ruma

    Në rrëzë të malit Fagaras të Rumanisë, ndodhet një fabrikë e madhe kimike që u themelua më 1938, si pjesë e gjigantit të armëve, Rheinmetall, për të prodhuar barut për Gjermaninë naziste. Ky objekt vazhdon të jetë sot e kësaj dite, por është i ndryshkur dhe i papërdorur. Tani, kompania e armëve Rheinmetall e Gjermanisë po rikthehet.
    Ajo planifikon të ndërtojë një fabrikë të re për prodhimin e barutit, që banorët lokalë shpresojnë se do të ringjallë fatin e qytetit Viktoria, në rajonin qendror të Transilvanisë.
    Planet për ndërtimin e fabrikës së barutit në vlerë prej 535 milionë eurosh në Viktoria janë pjesë e një fushate të gjerë të Brukselit për riarmatosje për shkak të luftës së Rusisë kundër Ukrainës.
    Plani për riarmatosjen e Evropës ka gjallëruar disa qyteza industriale në mbarë Evropën përmes marrëveshjeve që parashohin investime prej qindra miliona eurosh për të pajisur përsëri ushtritë e shteteve anëtare. Rumania pritet të përfitojë 16.7 miliardë euro nga ky fond, kryesisht për projekte që kanë në fokus riindustrializimin për mbrojtje.

    Ioan Muntean

    Ioan Mutean ka punuar për 50 vjet në Kompleksin Kimik Viktoria, i cili tani është jashtë funksionit. Ai e përmbledh historinë e ndërlikuar të fabrikës gjatë Luftës së Dytë Botërore me një fjali të vetme, teksa ecën nëpër fabrikën kur dikur punonte. “Deri në vitin 1994, të burgosurit rusë punonin këtu, pastaj nga viti 1944 punuan të burgosurit gjermanë”.
    Pasi Rumania ndryshoi aleancë në fund të asaj lufte, vendi u pushtua nga trupat sovjetike dhe fabrika në Viktoria u bë “Fabrika Kimike Stalin”, emër që e mbajti deri pak pas vdekjes së udhëheqësit sovjetik më 1953.
    Nën udhëheqjen e diktatorit komunist rumun, Nicolae Ceausescu, fabrika në Viktoria prodhonte metanol dhe formaldehid, përveç produkteve të tjera industriale.
    Në vitet ’50, fabrika punësonte afër 2.700 persona, por nisi një rënie të ngadaltë gjatë epokës komuniste, rënie që u përshpejtua pas revolucionit të vitit 1989 që rrëzoi Ceausescun.

    Muntean shtriu dorën dhe preku disa nga tubat në këtë fabrikë të heshtur. “I njoh të gjitha këto përmendësh”, tha ai. “I njoh në detaje”. Pasi u ngjit në platformën e njërës prej kullave të fabrikës, ish-punonjësi tregoi komponentë të ndryshëm të saj, që ngadalë po mbulohen nga barishtet.
    Përtej ndërtesës së fabrikës, duket qyteti i punëtorëve Viktoria, që u ndërtua përreth fabrikës. Popullsia e Viktorias ka rënë ndjeshëm, duke ndjekur edhe ngadalësimin e prodhimit të fabrikës. Nga 10.000 banorë sa kishte më 1992, numri i popullsisë më 2021 ra në 6.500.

    Udhëheqësi i atëhershëm rumun, Nicolae Ceaușescu (djathtas), dhe bashkëshortja e tij, Elena, vizitojnë Fabrikën Kimike Viktoria në gusht të vitit 1982.

    Në rrugët e pastra, por të zbrazëta të Viktorias, banori Doru Cioata tha se: “Në fund të viteve 1990 shumë njerëz u larguan për në Itali dhe Spanjë. Një brez i tërë banorësh u zhduk”. Ky pronar i biznesit shtoi se tani pothuajse është e pamundur gjetja e punëtorëve për ndonjë ndërmarrje lokale.
    Fabrika e planifikuar gjermane e barutit pritet të sjellë një kthesë në fatin e qytetit. Fabrika planifikon të punësojë rreth 700 persona, shumë prej të cilëve do të vijnë me familjet e tyre, që do të thotë se qindra të tjerë mund të zhvendosen në Viktoria.
    Ndërsa zbriti nga platforma përsëri në tokë, Muntean lëshoi një ofshamë lehtësimi.
    Ndërsa tani ka shpresë për qytetin, gjendja e fabrikës që ai e njeh aq mirë ka të ngjarë që të vazhdojë të përkeqësohet. Ajo u mbyll plotësisht në fillim të vitit 2025, pas vitesh debate mbi fatin e saj.

    Një cisternë hekurudhore në territorin e fabrikës Viktoria.

    Fabrika e re e kompanisë Rheinmetall do të ndërtohet në tokën në pronësi të fabrikës historike, por nuk do të përdorë infrastrukturën e Kompleksit Kimik Viktoria. Kjo hapësirë ka një furnizim të cilësisë së lartë me ujë, i domosdoshëm për prodhimin e barutit, por Rheinmetall ka zgjedhur të ndërtojë një objekt të ri nga e para rrëzë malit.
    Ndërtimi i fabrikës së re, që do të quhet Fabrika e Barutit Eksploziv Viktoria, pritet të fillojë në vitin 2026 dhe të zgjasë tre vjet. Rheinmetall ka njoftuar gjithashtu për disa projekte të tjera të planifikuara në Rumani, përfshirë një “qendër ekselence”, ku fuqia punëtore lokale do të trajtohet për prodhim./REL

  • Plani për riarmatosjen e BE-së i jep edhe një shans “Fabrikës së Stalinit” në Rumani

    Plani për riarmatosjen e BE-së i jep edhe një shans “Fabrikës së Stalinit” në Rumani

    Bota E Diel, 2 Nëntor 2025 17:19
    Në rrëzë të malit Fagaras të Rumanisë, ndodhet një fabrikë e madhe kimike që u themelua më 1938, si pjesë e gjigantit të armëve, Rheinmetall, për të prodhuar barut për Gjermaninë naziste. Ky objekt vazhdon të jetë sot e kësaj dite, por është i ndryshkur dhe i papërdorur. Tani, kompania e armëve Rheinmetall e Gjermanisë po rikthehet.
    Ajo planifikon të ndërtojë një fabrikë të re për prodhimin e barutit, që banorët lokalë shpresojnë se do të ringjallë fatin e qytetit Viktoria, në rajonin qendror të Transilvanisë.

    Planet për ndërtimin e fabrikës së barutit në vlerë prej 535 milionë eurosh në Viktoria janë pjesë e një fushate të gjerë të Brukselit për riarmatosje për shkak të luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

    Plani për riarmatosjen e Evropës ka gjallëruar disa qyteza industriale në mbarë Evropën përmes marrëveshjeve që parashohin investime prej qindra miliona eurosh për të pajisur përsëri ushtritë e shteteve anëtare. Rumania pritet të përfitojë 16.7 miliardë euro nga ky fond, kryesisht për projekte që kanë në fokus riindustrializimin për mbrojtje.

    Ioan Muntean
    Ioan Mutean ka punuar për 50 vjet në Kompleksin Kimik Viktoria, i cili tani është jashtë funksionit. Ai e përmbledh historinë e ndërlikuar të fabrikës gjatë Luftës së Dytë Botërore me një fjali të vetme, teksa ecën nëpër fabrikën kur dikur punonte. “Deri në vitin 1994, të burgosurit rusë punonin këtu, pastaj nga viti 1944 punuan të burgosurit gjermanë”.
    Pasi Rumania ndryshoi aleancë në fund të asaj lufte, vendi u pushtua nga trupat sovjetike dhe fabrika në Viktoria u bë “Fabrika Kimike Stalin”, emër që e mbajti deri pak pas vdekjes së udhëheqësit sovjetik më 1953.
    Nën udhëheqjen e diktatorit komunist rumun, Nicolae Ceausescu, fabrika në Viktoria prodhonte metanol dhe formaldehid, përveç produkteve të tjera industriale.
    Në vitet ’50, fabrika punësonte afër 2.700 persona, por nisi një rënie të ngadaltë gjatë epokës komuniste, rënie që u përshpejtua pas revolucionit të vitit 1989 që rrëzoi Ceausescun.
    Kullat për distilim në Kompleksin Kimik Viktoria.
    Muntean shtriu dorën dhe preku disa nga tubat në këtë fabrikë të heshtur. “I njoh të gjitha këto përmendësh”, tha ai. “I njoh në detaje”. Pasi u ngjit në platformën e njërës prej kullave të fabrikës, ish-punonjësi tregoi komponentë të ndryshëm të saj, që ngadalë po mbulohen nga barishtet.
    Përtej ndërtesës së fabrikës, duket qyteti i punëtorëve Viktoria, që u ndërtua përreth fabrikës. Popullsia e Viktorias ka rënë ndjeshëm, duke ndjekur edhe ngadalësimin e prodhimit të fabrikës. Nga 10.000 banorë sa kishte më 1992, numri i popullsisë më 2021 ra në 6.500.
    Udhëheqësi i atëhershëm rumun, Nicolae Ceaușescu (djathtas), dhe bashkëshortja e tij, Elena, vizitojnë Fabrikën Kimike Viktoria në gusht të vitit 1982.
    Në rrugët e pastra, por të zbrazëta të Viktorias, banori Doru Cioata tha se: “Në fund të viteve 1990 shumë njerëz u larguan për në Itali dhe Spanjë. Një brez i tërë banorësh u zhduk”. Ky pronar i biznesit shtoi se tani pothuajse është e pamundur gjetja e punëtorëve për ndonjë ndërmarrje lokale.
    Fabrika e planifikuar gjermane e barutit pritet të sjellë një kthesë në fatin e qytetit. Fabrika planifikon të punësojë rreth 700 persona, shumë prej të cilëve do të vijnë me familjet e tyre, që do të thotë se qindra të tjerë mund të zhvendosen në Viktoria.
    Ndërsa zbriti nga platforma përsëri në tokë, Muntean lëshoi një ofshamë lehtësimi.
    Ndërsa tani ka shpresë për qytetin, gjendja e fabrikës që ai e njeh aq mirë ka të ngjarë që të vazhdojë të përkeqësohet. Ajo u mbyll plotësisht në fillim të vitit 2025, pas vitesh debate mbi fatin e saj.
    Një cisternë hekurudhore në territorin e fabrikës Viktoria.
    Fabrika e re e kompanisë Rheinmetall do të ndërtohet në tokën në pronësi të fabrikës historike, por nuk do të përdorë infrastrukturën e Kompleksit Kimik Viktoria. Kjo hapësirë ka një furnizim të cilësisë së lartë me ujë, i domosdoshëm për prodhimin e barutit, por Rheinmetall ka zgjedhur të ndërtojë një objekt të ri nga e para rrëzë malit.
    Ndërtimi i fabrikës së re, që do të quhet Fabrika e Barutit Eksploziv Viktoria, pritet të fillojë në vitin 2026 dhe të zgjasë tre vjet. Rheinmetall ka njoftuar gjithashtu për disa projekte të tjera të planifikuara në Rumani, përfshirë një “qendër ekselence”, ku fuqia punëtore lokale do të trajtohet për prodhim.
    Përgatiti: Mimoza Sadiku/ REL

  • UEFA Europa League, Enea Jorgji drejton të enjten sfidën Viktoria Plzen – Malmö

    UEFA Europa League, Enea Jorgji drejton të enjten sfidën Viktoria Plzen – Malmö

    Të enjten zhvillohen ndeshjet e raundit të dytë në UEFA Europa League dhe takimi Viktoria Plze? – Malmö do të gjykohet nga arbitri shqiptar Enea Jorgji.
    Në krah të tij do të jenë asistentët Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj, ndërsa Florian Lata është përzgjedhur arbitër i katërt. Në dhomën e VAR-it, Jorgjin do ta mbështesë gjyqtari italian Luca Pairetto, së bashku me shqiptarin Kreshnik Barjamaj në rolin e AVAR.
    Ndeshja do të luhet të enjten, më 2 tetor, në orën 18:45, në stadiumin “Stadion m?sta Plzn?”.
     
     

  • Miti i rremë: Ferdinand Magelani nuk udhëtoi vërtet rreth e përqark botës

    Miti i rremë: Ferdinand Magelani nuk udhëtoi vërtet rreth e përqark botës

    Midis eksploruesve të epokës moderne, Ferdinand Magelani që vdiq 500 vjet më parë, kujtohet së bashku me Kristofor Kolombin, Amerigo Vespuçin dhe Vasko da Gamën si një nga më të rëndësishmit. Arsyeja është pretendimi se ai ishte i pari që udhëtoi përreth botës midis viteve 1519–1522.

    Por në të vërtetë Magelani vdiq gjatë kohës që ndodhej në Filipine, për shkak të një përleshje të armatosur me një fis vendas më 27 prill 1521, pra saktësisht 500 vjet më parë. Prandaj, edhe pse ai udhëhoqi ekspeditën gjatë gjysmës së Botës se Re të pashkelur, dhe e rrethoi për herë të parë Amerikën, nuk u kthye dot kurrë në pikën e tij të nisjes, Spanjë.

    Udhëtimin e përfundoi kapiten Elkano. Por sipas disa dëshmive, personi i parë që përfundoi teknikisht rrethrrotullimin rreth globit, ishte një skllav me origjinë filipinase që u largua nga vendlindja bashkë me ekspeditën. Ferdinand Magelani lindi me emrin Fernao de Magalhaesnë një familje fisnike portugeze në vitin 1480.

    Kur qe i ri ai ishte pjesë e oborrit mbretëror të Lisbonës, por shumë shpejt preferoi që t’i përkushtohej udhëtimeve të gjata dhe të rrezikshme në Afrikë dhe Lindje, ku eksploruesit portugezë ishin në kërkim të një produkti që në atëkohë garantonte fitime të mëdha:erëzat.

    I akuzuar për tregti të paligjshme, Magelani u largua nga Portugalia pasi debatoi me mbretin Manuel I dhe gjeti strehë në Spanjën e Karlit V, që ishte dhe rivali kryesor i Portugalisë në ekspeditat detare. Ideja për të ndërmarrë një udhëtim kaq të kërkuar, u nxit nga nevoja për të gjetur një rrugë të re drejt Indisë por që kalonte nga Perëndimi.

    Shpresohej që ajo të ishte më e shkurtër dhe më e sigurt se sa ajo që rrethonte Afrikën, e ngjashme me atë të planifikuar nga Kolombi para se të zbulonte rastësisht një kontinent të ri. Karli i dha mundësinë që ta provojë duke i vënë në dispozicion 5 anije, të cilat u larguan nëvitin 1519 nga qyteti Andaluzian Sanlukar de Barrameda.

    Por ekspedita do të shoqërohej që në fillim me probleme, ndër to më kryesori ishin anijet portugeze, të dërguara nga Manuel I për të mbajtur nën vëzhgim misionin spanjoll, dhe çdo rrugë të zbuluar prej tyre. Për një farë kohe ata arritën që të qëndronin pas anijeve të Magelanit, por më pas i humbën nga sytë.

    Problemi i dytë ishte një stuhi e madhe që shkaktoi një vonesë në kalendarin e udhëtimit, dhe për pasojë imponoi një racionim të rezervave ushqimore. Dhe së fundmi ishte marrëdhënia e tensionuar midis Magelanit dhe shumicës së ekuipazhit.

    Marinarët në bord ishin kryesisht spanjollë, ish të dënuar që kishin dalë nga burgu, që ranë dakord të merrnin pjesë në ekspeditë në këmbim të parave, ose njerëz që ishin arratisur për shkak të borxheve. Por pak prej tyre ishin të lumtur që komandoheshin nga një portugez.

    Sidomos Juan de Kartagjena, që drejtonte një nga pesë anijet atë “San Antonio”, e kritikoi hapur Magelanin, që reagoi duke e arrestuar dhe futur në burg në bordin e një anijeje tjetër të quajtur“Vikstorias”.

    Por Kartagjena nuk u dorëzua. Në prillin e vitit 1520 ai arriti të arratisej nga anija “Viktoria”dhe të kthehej në bordin e anijes “San Antonio”, duke arritur të nxisë rebelimin e ekuipazhit kundër Magelanit. Atij iu bashkuan edhe kapitenët e anijeve “Konsepsion” dhe “Viktoria” , duke e lënë Magelanin në pakicë.

    Kryengritësit i dërguan një letër Magelanit, që ndodhej në bordin e anijes “Trinidad”, ku e urdhëruan që të pranonte humbjen. Magelani u kundërpërgjigj duke dërguar një njeri që qëlloi me thikë kapitenin e anijes “Viktoria”, Luiz Mendoza. Pas këtij akti ekuipazhi besnik i Magelanit shkoi në fjetoren e anijës “Viktoria” dhe i neutralizoi rebelët.

    Kapitenit të “Konsepsion”, Kaspar de Kesada, iu pre koka dhe trupi i tij u copëtua për t’ubërë një shembull për të gjithë ata që synonin të rebeloheshin. Ndërkohë anija “Kartagjena” u la mbytej në mesin e Paqësorit së bashku me një prift, që ishte gjithashtu një nga kryengritësit.

    Në tetor ekspedita humbi një pjesë tjetër. Kur anija “San Antonio”po ndahej nga anija “Trinidad” për të eksploruar të dyja anët e një ishulli, anëtarët e ekuipazhit e detyruan kapitenin që të dezertonte dhe të rikthehej në Spanjë.

    Përfundimisht, synimi për të anashkaluar kontinentin amerikan, midis territorit të sotëm të Kilit dhe arkipelagut Tierra del Fuego në atë që njihet ende sot si ngushtica Magelan, u arrit nga anijet e mbetura vetëm më 28 nëntor, pas shumë përpjekjesh.

    Nga ana tjetër, kushtet e motit ishin aq të favorshme sa që Magelani, kapiteni i parë evropian që mbërrinte atje, e quajti atë që ai mendonte të ishte një det siç njihet edhe sot “Deti Paqësor”. Në mars ata arritën në ishullin e Guamit, ku më në fund arritën të grumbullonin furnizimet e duhura, dhe më pas u nisën për në arkipelagun e Filipineve, ku Magelani nisi procesin e konvertimit në Krishtërim të popullatave lokale.

    Një udhëheqës lokal që ishte konvertuar në të krishterë, Humabon, i kërkoi mbështetje Magelanit për të luftuar kundër kreut të një fisi në ishullin Maktan, Lapu–Lapu, që kishte refuzuar të konvertohej. Magelani pranoi dhe sulmoi fisin Lapu–Lapu me rreth 60 burra, kundër rreth 1500 vendasve, duke besuar në epërsinë e armëve të tyre.

    Gjatë luftës, ai u godit nga një shtizë bambuje, dhe më pas u godit nga luftëtarët e tjerë që e vranë. Trupi i tij u braktis nga pjesa tjetër e ekuipazhit. Pas vdekjes së Magelanit, ekspedita vazhdoi, por pa të. Anija “Viktoria” arriti të kthehej në Spanjë vetëm në vitin 1522. / Il Post – Bota.al

    ObserverKult

    ——————-

    LEXO EDHE:

    Misteri që lidh piramidat e Egjiptit me qytetërimin e Majave