Nga: Viktor Hygo
(Les Contemplations, Libër i Katërtë, xv)
Tani që shkova nga Parisi i vështirëMermer, tavane, truall, mjegull nukë shoh,Tani jam nënë lisa, nënë deg’ i shtrirë,Dhe bukuri’ e qjellit mëndjen po m’a ngroh.Tani nga zia që më çthuri si gërmadhëI zbet’ i gjallë dal,Më hyn në zëmër paqja e natyrës madheDhe qetësi më fal.
Tani me valat det’ i gjerë më gostit,Më prek i qeti, madhështori horizont;Tani të thellat të vërteta po nxonit,Dhe lulet e lëndinës syri m’i gëzon.
Tani, o Perëndi, po gjenj fuqinë sterrëTë shoh me syt’ e zesTë shkretin gur nënë të cilin vajz’ e mjerëFle gjumin pa mëngjes.
Nga pamjet perëndore mëndja m’u –ndriçua,Nga fushat, pyjet, brigjet, lumi i kulluar,Shoh vogëlinë time dhe çudit’ e tua,Mbleth mëndjen, di që je ti i math i pambaruar.
Ja ku të vinj, o Atë që besonj, o Zot,Të sjell përunjësishtZëmrën që m’a ke mbushur me lavdi, dhe sotM’a theve plotërisht.
Ja ku të vinj, o Zot, dhe prokllamonj që jeI mir’ i ëmbl’ i dhëmpshur, Perëndi i Jetës,I vetëm që di se ç’bën edhe përse.Njeriu është kallm i shëmbur i kënetës.
Të thom që varri, kur të vdekurin mbulon,Portën e qjellit hap,Që jeta jonë tatëpjetë kur mbaronPërpjetë nis me vrap.
Je i pasosur, absollut, dhe i vërtetëT’i vetëm, At i lartë e pranonj mi gju;Pranonj që ësht’ e mirë, ësht’ e drejtëQë zëmra m’u –përgjak, se Zoti e deshi ashtu.
Më s’kundërshtonj për asnjë gjë që po më ther,Se ashtu deshe Ti;Shpirti nga zi në zi, edhe nga vrer në vrerShkon në përjetësi.
S’po shohim kurr’ asgjë përveçse nga një anë,Tjatr’ anë mbytet në mister e në furtunë;Njeriu vuan nënë zgjedh’ e s’e di shkaknë,Çdo gjë i fluturon, asgjë s’i hyn në punë.
O Zot, përherë na rethon me shkretëtinëMe pranga dhe me fre;S’ke dashur kurrë të na japësh shigurinëDhe gazin përmi dhe.
Sa shohim një të mirë, fati na e tret,S’na dhe asgjë në jetën rot’ edhe rodhanQë të qëndronjë dhe të thomi, mor aman:Kam një shtëpi, një arë, dhe një dashuri.
Çdo gjë e shohim për një çast të kufizuarDhe mplakemi pa shtek;Kështu na qënka, ashtu ka për të vazhduar.Pranonj edhe s’e prek.
Kjo botë, o Zot, kjo harmoni e pandryshuarPërbëhet me vajtime edhe me kremtime;Bërthama jemi në tufan të pambaruar,Të mirët hipin, dhe të liqtë zhyten në mundime.
E di, o Zot, ke punë shumë, dhe s’ke ngePër ne të bëhesh vrer;Për nënën vdekj’ e foshnjës djek si një rufe,Po ty s’të bën qeder.
E di që pema bie kur i fryn një erë,Zogut i bie pënda, lulja shkunt aromën;Kriesa është rot’ e madhe si poterë,Dhe sillet rotull dyke shtypur udhës llomën.
Se ditët, muajt, valet, sytë që vajtojnëKalojnë pa pushim,Se bari do të mbinj, foshnjat do të shkojnë,E di, o Zoti im.
Në qjellin tënt përsipër reve të vështira,Në kaltësirën e patundur madhështorePo mbrun e po gatit kush e di ç’mirësiraKu hyn si pjes’ e duhur dhëmbja njerëzore.
Për pllanet e panumërta që po përmbanTë duhet pa dyshimTë mbytësh bukurit’ e dheut në tufan,Në zi, dhe në mjerim.
Kanunet që hartojnë fatin njerëzorNukë tronditen, nukë zbuten asnjë herë,Se s’munt, o Zot, t’a çthurësh rendin botërorI shtyrë nga mëshira për njerin’ e mjerë.
O Zot i math, të lutem, hith një sy mi mua,Shëroj-e shpirtin tim;I ëmbël, i përunjur posi foshnj’ e gruaTë vinj me adhurim.
Kujto, o Zot, që kam punuar që në krye,Që jam përpjekur, jam mejtuar, kam lëftuar,Natyrën kam shpjeguar plot me arësye,Çdo gjë me kthjellësinë tënde e kam ndriçuar.
Detyrën time e mbarova besërishtPërballa zëmërim,Pra nukë prisnja me të drejt’ e natyrishtNga ty këtë çpërblim. Nuk e parëshikonja kurrë që dhe tiMe krahun tënt të më goditnje munt mi kokëDhe mua që kam patur rallë prokopiTë m’a varrosnje bijën kaq shpejt në tokë.
Me zëmrën të plagosur kaq rënd’u –drodha.Të nëma me furiSi foshnjë, edhe kundër teje nofta hodhaNjë gur në det të zi.
Kujto, o Zot, njeriu po dyshon kur vuan,Se syri që po qan verbohet n’errësirë,Se në bodrum ku është nukë çpuanS’të sheh, e s’të përfill, e s’të kërkon mëshirë.
Njeriu që fundoset thellë në greminëNë pis’ e në katran,Nuk ësht’ e mundur të gëzonjë qetësinëTë yjeve në mejdan.
Sot unë, që si nënë isha i dobësuar,Në këmbë të përunjem nënë qjell të lirë,Nga hidhërim’ i egër ndjenj që jam ndriçuarDyke shikuar gjithësinë ca më mirë.
O Zot, e di që jam i çmëndur pa kufiKur murmurit e shanj;Pra hesht, e s’mallkonj, e s’akuzonj, po nem liriTë çirem e të qanj.
Më ler me kuj’ e lot, me vaj e vrer të ngrysemPosa njerin’ e bëre për litar dhe hu;Mi këtë gur të ftohtë ler-më të përmbysemDhe të pyes: Moj bijë, a e di që jam këtu?
Më ler t’i unjem mbrëmane mi varr t’i flasKur bota rreth pushon,Se nofta ëngjëlli në qjell, kur të bërtas,Çel syt’ e më dëgjon.
Ajme, për kohën e kaluar kam zili;Tani asgjë në botë ngushëllim s’më sjell;Përherë atë çast me sy e shoh taniKur hapi krahët edhe fluturonj në qjell.
Nuk e harronj gjer sat ë vdes çastin e zi;Ç’të qava, o çast, më kot!Bërtita: o Zot, qëparthi e kisha, dhe taniS’e kam! dhe qanj me lot .
Zot, mos u –zëmëro që sillem si i egër;Kjo plagë pikon gjak, dhe s’ka asnjë shërim;Sa vete helmi ashpërohet ca më tepër;Jam i përunjur, po s’kam më aspak durim.
Zot, mos u –zëmëro, faqen m’a dhe për hall,Syrin m’a dhe për lot.Po forcë dhe takat s’më dhe që t’i përballëZullumet bot e bot.
Shiko, fëmijët po na duhen pa dyshim,O Zot; se fati na përmbyti n’errësirë,Na thuri me andralla, helm e hidhërim,Po një mëngjes na zbarth me hir edhe mëshirë.Një foshnjë lint, një kok’ e dashur dhe e shtrenjtë,E vogël, gas përhap,E bukur sa beson që dor’ e saj e shenjtë,Portën e qjellit hap.
E pashë lulen që Imzot në kopsht më mbolli,U –rrit me hir, me ëmbëlsi, dhe kthjellësi,E dashura nga nata në mëngjes na solli,Na ndriti si një diell zëmër dhe shtëpi.
Vazhdoj me vjete si i vetëmi gëzimQë munda t’ëndërronj;Tani, o Zot i math, kupton se ç’hidhërimPo ndjenj që s’e shikonj.
E përktheu: Fan S. Noli(DIELLI, Maj 31, 1961)ObserverKult
—————–
Lexo edhe:
VIKTOR HYGO: AJO U RRËZUA PA NDJENJA MBI KALLDRËM…









