Tag: viktimës

  • Autori ishte kthyer sot nga Anglia/ Qëlloi 8 herë me plumba 34-vjeçarin, motra e viktimës i dhunoi prindërit

    Autori ishte kthyer sot nga Anglia/ Qëlloi 8 herë me plumba 34-vjeçarin, motra e viktimës i dhunoi prindërit

    Autori Ylber Jaku ka qëlluar me 8 plumba në drejtim të 34-vjeçarit Ryshyt Sallahu.

    Viktima ka qenë në automjetin e tij në momentin e atentatit, duke shkaktuar edhe përplasjen me një kanal anësor të rrugës, më pas ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
    Autori Ylber Jaku ka qenë në Angli dhe sot është kthyer në Has. Këtë mëngjes, autori 41-vjeçar e zuri viktimën në pritë afër banesës dhe e qëlloi me pushkë.

    Ndërkohë konflikti mes familjes Jaku dhe familjes Sallahu ka ardhur për shkak të një prone që pretendonin të dy familjet, sipas banorëve që nuk flasin para kamerave, konflikti është i përfshirë prej disa vitesh.
    Konflikti, pohojnë banorët, ka zgjatur prej 20 vitesh, për shkak të pretendimit të pronësisë së një rruge.
    Vendi ku u gjet viktima, pak metra nga banesa e tij.
    Motra e viktimës goditi me shkop prindërit e autorit një ditë më parë, sipas gazetarit të Top Channel, Bekim Lekica.
    Sot policia e arrestoi 21-vjeçaren, motrën e viktimës, por konfliktin e la të hapur, duke mos e parandaluar ngjarjen tragjike.
    Ajo goditi prindërit e autorit të vrasjes, A. J., 65 vjeç dhe V. J., 60 vjeçe, ku babai mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa gruaja V. J. vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.
    “Në vijim të informacionit të dhënë dje, për një konflikt për motive pronësie në fshatin Pla, bëjmë me dije se në vijim të veprimeve hetimore për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Has arrestuan në flagrancë shtetasen: A. S., 21 vjeçe, banuese në fshatin Pla, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.
    Nga veprimet hetimore dyshohet se gjatë konfliktit për motive pronësie, kjo shtetase ka goditur me mjete të forta, shtetasit A. J., 65 vjeç dhe V. J., 60 vjeçe (bashkëshortë). Shtetasi A. J. mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasja V. J. vijon të jetë në kujdesin e mjekëve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme”, shkruhet në njoftimin e policisë të një dite më parë.

    Top Channel

  • Mbi 20 kallëzime në polici/ Zbardhet e plotë ngjarja në Has, motra e viktimës rrahu prindërit e autorit. Përfunduan te Trauma…

    Mbi 20 kallëzime në polici/ Zbardhet e plotë ngjarja në Has, motra e viktimës rrahu prindërit e autorit. Përfunduan te Trauma…

    Zbardhen detaje të reja nga vrasja në Has, ku një person mbeti i vdekur si pasojë e një konflikti që dyshohet ka nisur për motive pronësie.
    Gazetarja e News24, Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se dy ditë më parë, Artjola Sallahu, motra 21-vjeçare e viktimës Rushit Sallahu, që u vra sot nga Ylber Jaku në fshatin Pla në qarkun e Kukësit, ka dhunuar fizikisht dy prindërit e autorit të krimit.
    Si pasojë e dhunës, të dy të moshuarit janë shtruar në spitalin e Traumës, ku nëna e autorit Ylber Jaku ka thyerje të legenit.
    Për këtë konflikt, motra e viktimës është arrestuar një ditë më parë dhe ndodhet në burg.
    Policia e Kukësit njoftoi dje (e marte 6 maj) se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Has arrestuan në flagrancë shtetasen A. S., 21 vjeçe, banuese në fshatin Pla, e cila dyshohet se gjatë konfliktit për motive pronësie, kjo shtetase ka goditur me mjete të forta, shtetasit A. J., 65 vjeç dhe V. J., 60 vjeçe (bashkëshortë).
    Gjatë ditës së sotme, autori Ylber Jaku 41-vjeç ka vizituar të moshuarit në spital dhe duke parë gjendjen e tyre të rëndë shëndetësore si pasojë e dhunës, ka rrëmbyer armën dhe ka vrarë në fshat vëllain e vajzës që dhunoi të moshuarit.
    Gazetari i News24, Igli Çelmeta raporton se familja Jaku ka bërë mbi 20 kallëzime ndër vite për konfliktin.
    Kallëzimet janë bërë nga babai i autorit i cili u kërkonte institucioneve zgjidhjen e konfliktit.
    Nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Pla, humbi jetën Rushit Sallahu 34 vjeç, ndërsa autori është identifikuar si Ylber Jaku 41 vjeç. Ky i fundit është prangosur nga policia, ndërsa është sekuestruar edhe arma e krimit.

  • Detaje nga vrasja në Has/ Motra e viktimës goditi me shkop prindërit e autorit një ditë më parë, 41-vjeçari i zuri pritë afër banesës

    Detaje nga vrasja në Has/ Motra e viktimës goditi me shkop prindërit e autorit një ditë më parë, 41-vjeçari i zuri pritë afër banesës

    Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në fshatin Plan në Has.

    Motra e viktimës goditi me shkop prindërit e autorit një ditë më parë, sipas gazetarit të Top Channel, Bekim Lekica.
    Këtë mëngjes, autori 41-vjeçar e zuri viktimën në pritë afër banesës.
    Ylber Jaku është autori i vrasjes së Ryshyt Sallahut. Sherri me sende të forta mes familjes Sallahu dhe Jaku ndodhi për motive pronësie.
    Sot policia e arrestoi 21-vjeçaren, motrën e viktimës, por konfliktin e la të hapur, duke mos e parandaluar ngjarjen tragjike.
    Ajo goditi prindërit e autorit të vrasjes, A. J., 65 vjeç dhe V. J., 60 vjeçe, ku babai mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa gruaja V. J. vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.
    “Në vijim të informacionit të dhënë dje, për një konflikt për motive pronësie në fshatin Pla, bëjmë me dije se në vijim të veprimeve hetimore për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Has arrestuan në flagrancë shtetasen: A. S., 21 vjeçe, banuese në fshatin Pla, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.
    Nga veprimet hetimore dyshohet se gjatë konfliktit për motive pronësie, kjo shtetase ka goditur me mjete të forta, shtetasit A. J., 65 vjeç dhe V. J., 60 vjeçe (bashkëshortë). Shtetasi A. J. mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasja V. J. vijon të jetë në kujdesin e mjekëve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme”, shkruhet në njoftimin e policisë të një dite më parë.

    Top Channel

  • Dalin pamjet e makinës së përdorur në vrasjen e Gjovalin Prendit

    Dalin pamjet e makinës së përdorur në vrasjen e Gjovalin Prendit

    Ky është automjeti tip “Rover” që përdorën autorët e vrasjes së Gjovalin Prendit, mbrëmjen e së enjtes në Pllanë të Lezhës.Foto e siguruara është fiksuar nga kamerat e disa bizneseve në zonën ku u ekzekutua 64-vjeçari.
    Burime pranë grupit të hetimit i thanë Tv Klan se ky automjet ka ardhur nga ura e Milotit dhe sapo kanë mbërritur përpara bar kafes në pronësi të viktimës, kanë zbritur dy persona prej tij dhe vetëm njëri prej tyre ka qëlluar.64-vjeçari, ka qenë në pjesën e verandës së lokalit duke shkruar në telefon, ndërsa në brendësi të bar kafes ndodheshin 5 persona, 1 prej tyre bashkëshortja e viktimës.
    Pasi kanë qëlluar me breshëri ndaj Gjovalin Prendit, vrasësit që dyshohet se ishin 3 persona janë larguar nga e njëjta rrugë që kanë ardhur, në drejtim të Fushë Gjormës, aty ku dhe kanë djegur automjetin, që rezultoi i vjedhur në Peqin më 13 Mars të këtij viti. Deri në këtë fazë të hetimit policia dhe prokuroria ende nuk kanë rënë në gjurmët e vrasësve, teksa vijon analizimi i pamjeve të shumta filmike. Ndërkohë po në funksion të hetimit, hetuesit kanë ushtruar dhjetëra kontrolle banesash kryesisht tek persona me të cilët ka patur konflikte djali i viktimës, Sidorel Prendi, njohur ndryshe si Roan Brahimi. Ky i fundit i dyshuar për një seri ngjarjesh të rënda kriminale, i ekzekutuar në 9 Maj 2024 në Athinë të Greqisë. Tv Klan

  • Ekzekutimi i 19-vjeçari shqiptar në Francë, autori në kërkim, identiteti i viktimës ende i panjohur

    Ekzekutimi i 19-vjeçari shqiptar në Francë, autori në kërkim, identiteti i viktimës ende i panjohur

    Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e së dielës qytetin Clermont-Ferrand në Francë, ku një i ri shqiptar, vetëm 19 vjeç, u vra me armë zjarri në rrugë, në zonën pranë stacionit të trenit SNCF, konkretisht në Avenue Charras.

    Sipas raportimeve të mediave franceze, i riu është qëlluar nga një automjet në lëvizje. Autori, ende i paidentifikuar, ka qëlluar në drejtim të viktimës dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Policia dhe shërbimet emergjente mbërritën menjëherë në vend, ku bënë përpjekje për ta reanimuar të riun, por ai u shpall i vdekur nga mjekët pak para orës 20:30.

    Burime nga hetimi kanë bërë të ditur se viktima nuk rezulton të ketë pasur precedentë penalë dhe nuk ishte i njohur më parë për autoritetet franceze. Pavarësisht kësaj, vrasja ka ngritur dyshime se mund të jetë e lidhur me aktivitet kriminal, për shkak të afërsisë me një zonë të njohur për shpërndarje të lëndëve narkotike.

    Hetimin për ngjarjen e ka marrë në dorë Divizioni për Kriminalitet të Organizuar dhe të Specializuar (DCOS), ndërsa autoritetet janë vënë në ndjekje të autorit dhe po analizojnë kamerat e sigurisë për të ndihmuar në zbardhjen e plotë të rrethanave.

    Identiteti i viktimës nuk është bërë ende publik nga autoritetet franceze.

    Ngjarja ka shkaktuar tronditje të thellë në komunitetin shqiptar në Francë, ndërsa presioni publik për identifikimin dhe arrestimin e autorit sa vjen e rritet, duke qenë se vrasja ndodhi në një zonë shumë të frekuentuar dhe në orar të ditës me lëvizshmëri të lartë.

  • Shqiptari u ekzekutua një vit më parë, lirohet autori! Dëshmon vëllai i viktimës: Ja çfarë iu thamë fëmijëve

    Shqiptari u ekzekutua një vit më parë, lirohet autori! Dëshmon vëllai i viktimës: Ja çfarë iu thamë fëmijëve

    Mbi një vit pas vrasjes së Bledar Dedjas, një 39-vjeçar shqiptar që u gjet i pajetë në një pyll në Paderno del Grappa më 21 janar 2024, familja e tij ka pwrjetuar dhimbjen edhe një herë.
    Shkak është bërë lajmi për lirimin nga burgu të të riut 19-vjeçar që kishte pranuar autorësinë e krimit.
    “Është sikur vëllain tim e kanë vrarë për herë të dytë. Kanë kaluar vetëm pak më shumë se 12 muaj dhe vrasësi është tashmë jashtë. Thonë se do të qëndrojë në një komunitet si pjesë e një prove. Kjo nuk është drejtësi”,  shprehet me zemërim dhe dëshpërim Antim Dedja, vëllai i madh i viktimës.
    Trupi i Bledarit u gjet mëngjesin e së dielës, më 21 janar 2024, në zonën e pyllëzuar të Via Dei Carpini.
    “Të gjithë ishim shumë të shqetësuar. Gruaja e tij na telefonoi dhe na tha që nuk ishte kthyer në shtëpi. Herën e fundit që e pashë ishte të shtunën pasdite. Më tha se do të shkonte në punë. Për ne, ai ishte një baba i përkushtuar, një punëtor i ndershëm që me djersën e ballit kishte blerë një shtëpi. Kohët e fundit kishte disa debate me bashkëshorten, e cila mendonte të kërkonte divorc, por ne nuk dinim çfarë po ndodhte saktësisht”, rrëfen Antimi.
     “Ne ndërpremë edhe abonimin në TV me pagesë të prindërve tanë në Shqipëri që të mos mësonin të vërtetën. Nëna jonë është e shkatërruar, merr ilaçe, nuk fle dhe qan çdo natë. Unë jam në Australi me të tani dhe nuk di më çfarë të bëj”, shtoi ai.
    Adoleshenti që pranoi vrasjen u lirua nga burgu dhe është vendosur në një qendër rehabilitimi për shkak të problemeve të shëndetit mendor dhe historisë së dhunës në familje.
    “Nëse kishte probleme, duhej të shkonte në polici. Edhe sikur vëllai im të kishte bërë gabime në jetën e tij private, nuk e meritonte të vritej. Dhe tani, vrasësi është i lirë, ndërsa Bledari nuk mund të flasë për veten. Nuk është e drejtë”, deklaroi vëllai i viktimës.
    “Fëmijëve të Bledarit u thamë se babai i tyre kishte një aksident. Ata nuk dinë asgjë për atë që ndodhi me të vërtetë. Dhe unë shpresoj që kurrë të mos e mësojnë,” përfundon Antim.

  • Shqiptari u ekzekutua një vit më parë, lirohet autori! Dëshmon vëllai i viktimës:  Sikur e kanë vrarë për herë të dytë, ja çfarë iu thamë fëmijëve

    Shqiptari u ekzekutua një vit më parë, lirohet autori! Dëshmon vëllai i viktimës: Sikur e kanë vrarë për herë të dytë, ja çfarë iu thamë fëmijëve

    Itali– Mbi një vit pas vrasjes së Bledar Dedjas, një 39-vjeçar shqiptar që u gjet i pajetë në një pyll në Paderno del Grappa më 21 janar 2024, familja e tij ka pwrjetuar dhimbjen edhe një herë.
    Shkak është bërë lajmi për lirimin nga burgu të të riut 19-vjeçar që kishte pranuar autorësinë e krimit.
    “Është sikur vëllain tim e kanë vrarë për herë të dytë. Kanë kaluar vetëm pak më shumë se 12 muaj dhe vrasësi është tashmë jashtë. Thonë se do të qëndrojë në një komunitet si pjesë e një prove. Kjo nuk është drejtësi”,  shprehet me zemërim dhe dëshpërim Antim Dedja, vëllai i madh i viktimës.
    Trupi i Bledarit u gjet mëngjesin e së dielës, më 21 janar 2024, në zonën e pyllëzuar të Via Dei Carpini.
    “Të gjithë ishim shumë të shqetësuar. Gruaja e tij na telefonoi dhe na tha që nuk ishte kthyer në shtëpi. Herën e fundit që e pashë ishte të shtunën pasdite. Më tha se do të shkonte në punë. Për ne, ai ishte një baba i përkushtuar, një punëtor i ndershëm që me djersën e ballit kishte blerë një shtëpi. Kohët e fundit kishte disa debate me bashkëshorten, e cila mendonte të kërkonte divorc, por ne nuk dinim çfarë po ndodhte saktësisht”, rrëfen Antimi.
     “Ne ndërpremë edhe abonimin në TV me pagesë të prindërve tanë në Shqipëri që të mos mësonin të vërtetën. Nëna jonë është e shkatërruar, merr ilaçe, nuk fle dhe qan çdo natë. Unë jam në Australi me të tani dhe nuk di më çfarë të bëj”, shtoi ai.

    Adoleshenti që pranoi vrasjen u lirua nga burgu dhe është vendosur në një qendër rehabilitimi për shkak të problemeve të shëndetit mendor dhe historisë së dhunës në familje.
    “Nëse kishte probleme, duhej të shkonte në polici. Edhe sikur vëllai im të kishte bërë gabime në jetën e tij private, nuk e meritonte të vritej. Dhe tani, vrasësi është i lirë, ndërsa Bledari nuk mund të flasë për veten. Nuk është e drejtë”, deklaroi vëllai i viktimës.
    “Fëmijëve të Bledarit u thamë se babai i tyre kishte një aksident. Ata nuk dinë asgjë për atë që ndodhi me të vërtetë. Dhe unë shpresoj që kurrë të mos e mësojnë,” përfundon Antim.
    /vizionplus.tv

  • Jo vetëm nëna/ Shokët e Mark Samson të përfshirë në vrasjen e studentes shqiptare

    Jo vetëm nëna/ Shokët e Mark Samson të përfshirë në vrasjen e studentes shqiptare

    Një hetim i thelluar po zhvillohet lidhur me vrasjen tragjike të 22-vjeçares shqiptare, Ilaria Sula, në Romë. Hetuesit kanë zbardhur detaje të reja që sugjerojnë se jo vetëm nëna e Mark Samson, autori i krimit, por edhe dy shokët e tij mund të kenë ndihmuar në fshehjen e krimit dhe asgjësimin e trupit të viktimës.
     
    Sipas informacioneve të fundit, nëna e Mark Samson ka pranuar rolin e saj në krim, duke fshirë gjurmët e gjakut në banesën ku ndodhi vrasja dhe duke fshehur trupin e Ilaria Sula. Ajo ndodhet nën hetim për bashkëpunim në fshehjen e kufomës. Ndërkohë, dy shokët e Mark Samson janë marrë në pyetje nga autoritetet dhe kanë mohuar çdo akuzë lidhur me krimin. Megjithatë, dyshimet rreth tyre janë rritur pas zbulimit të qelizave telefonike që lidhin celularin e viktimës me vendndodhjen e dy të dyshuarve, pas vdekjes së Ilaria Sula, kur Mark Samson vazhdonte të dërgonte mesazhe mashtruese për miqtë dhe familjen e saj.
    Për më tepër, hetuesit kanë hasur vështirësi në përpjekjen e Mark Samson për të treguar vendin e saktë ku ka hedhur trupin e Ilaria Sula, një fakt që ka ngritur dyshime për mundësinë e mbulimit të krimit. Gjithashtu, gjyqtari hetues ka shkruar në raportin e tij se ekziston rreziku që Samson të ndikojë në provat e hetimit, pasi telefoni i viktimës ende nuk është gjetur dhe dinamika e fshehjes së trupit mbetet e paqartë.
    Një detaj tjetër që ka tërhequr vëmendjen është refuzimi i Mark Samson për të shpjeguar postimin që u bë në profilin e Instagram të Ilaria Sula më 31 mars 2025. Postimi, i cili u publikua pas vrasjes, shkruante: “Jam mirë. Ju faleminderit të gjithëve”, duke krijuar dyshime për përpjekjen e tij për të mashtruar të afërmit dhe miqtë e viktimës.
     
    Në dëshminë e tij, Mark Samson ka treguar se marrëdhënia me Ilaria Sula kishte pasur ulje-ngritje, dhe për një kohë ai kishte pasur vështirësi për të pranuar kërkesat e saj. Ai shpjegoi se një problem kryesor ishte kërkesa e Ilaria-s për të parë notat e provimit të universitetit, që e shqetësonte shumë, pasi Samson kishte një traumë nga periudha e shkollës për performancën e tij para prindërve. Samson ka pranuar se, për shkak të presionit të Ilaria-s, ai kishte nisur një debat që përfundoi tragjikisht me vrasjen e saj.
     
    Ky hetim po vazhdon, dhe autoritetet janë të angazhuara për të zbardhur plotësisht ngjarjen dhe për të identifikuar çdo person tjetër që mund të ketë pasur përfshirje në këtë krim të rëndë.
     

  • Vrau Ilaria Sulën dhe trupin e futi në valixhe, filipinasi u ndihmua edhe nga dy shokë të tij, ja roli i tyre në krim

    Vrau Ilaria Sulën dhe trupin e futi në valixhe, filipinasi u ndihmua edhe nga dy shokë të tij, ja roli i tyre në krim

    Jo vetëm nëna e tij Nors Marlapz, por edhe dy shokë të Mark Samson mund ta kenë ndihmuar 23-vjeçarin në fazat pas vrasjes së Ilaria Sulës. Ndërkohë që e ëma e vrasësit ka pranuar rolin e saj në krim duke fshirë gjurmët e gjakut në banesë dhe është nën hetim për bashkëpunim në fshehjen e kufomës, ka dyshime se dy shokët e Mark mund të kenë kontribuar në asgjësimin e trupit studentes shqiptare, ose e kanë ditur për krimin dhe kanë mbrojtur 23-vjeçarin filipinas.
    Gjëja e parë që ngre dyshime janë qelizat telefonike me të cilat është lidhur celulari i viktimës pas vdekjes së saj, kur Mark vazhdonte të dërgonte mesazhe për të mashtruar të afërmit dhe miqtë e Ilarias. Qelizat e celularit të saj përputhen me vendbanimin e dy të dyshuarve të cilët tashmë janë marrë në pyetje nga hetuesit dhe kanë mohuar të gjitha akuzat. Por janë edhe vështirësitë që ka hasur Marku për t’u treguar efektivëve vendin e saktë se ku e kishte hedhur trupin e viktimës ajo që ngre dyshime.
    Së fundi, ekziston hipoteza e mbulimit të krimit. Gjyqtari hetues shkruan: “Ekziston rreziku konkret që Samson mund të ndikojë në tek provat, telefoni i vajzës nuk është gjetur ende dhe dinamika e fshehjes së trupit të Ilarias s’është e qartë gjithashtu për shkak të rolit të një personi të tretë”.
    Dhe gjyqtari shtoi: “Gjatë marrjes në pyetje, megjithëse pranoi se kishte dërguar një sërë mesazhesh te miqtë dhe babai i Ilaria-s, Samson në mënyrë të pashpjegueshme refuzoi të përgjigjej për postimin e publikuar në profilin e Ilaria-s në Instagram më 31 mars 2025”. Përpjekja e fundit për të mashtruar: “Jam mirë. Ju faleminderit të gjithëve”., shkruhej në postimin në rrjetin social të viktimës. Ndërkohë hetimet janë duke u zhvilluar.

  • Vrau Ilaria Sulën dhe valixhen me trupin e saj e hodhi nga shkëmbi, Samson u ndihmua edhe nga dy shokë,  u ‘tradhtuan’ nga qelizat e celularit të viktimës

    Vrau Ilaria Sulën dhe valixhen me trupin e saj e hodhi nga shkëmbi, Samson u ndihmua edhe nga dy shokë, u ‘tradhtuan’ nga qelizat e celularit të viktimës

    Jo vetëm nëna e tij Nors Marlapz, por edhe dy shokë të Mark Samson mund ta kenë ndihmuar 23-vjeçarin në fazat pas vrasjes së Ilaria Sulës.

    Ndërkohë që e ëma e vrasësit ka pranuar rolin e saj në krim duke fshirë gjurmët e gjakut në banesë dhe është nën hetim për bashkëpunim në fshehjen e kufomës, ka dyshime se dy shokët e Mark mund të kenë kontribuar në asgjësimin e trupit studentes shqiptare, ose e kanë ditur për krimin dhe kanë mbrojtur 23-vjeçarin filipinas.

    Gjëja e parë që ngre dyshime janë qelizat telefonike me të cilat është lidhur celulari i viktimës pas vdekjes së saj, kur Mark vazhdonte të dërgonte mesazhe për të mashtruar të afërmit dhe miqtë e Ilarias.

    Qelizat e celularit të saj përputhen me vendbanimin e dy të dyshuarve të cilët tashmë janë marrë në pyetje nga hetuesit dhe kanë mohuar të gjitha akuzat. Por janë edhe vështirësitë që ka hasur Marku për t’u treguar efektivëve vendin e saktë se ku e kishte hedhur trupin e viktimës ajo që ngre dyshime.

    Së fundi, ekziston hipoteza e mbulimit të krimit. Gjyqtari hetues shkruan: “Ekziston rreziku konkret që Samson mund të ndikojë në tek provat, telefoni i vajzës nuk është gjetur ende dhe dinamika e fshehjes së trupit të Ilarias s’është e qartë gjithashtu për shkak të rolit të një personi të tretë”.

    Dhe gjyqtari shtoi: “Gjatë marrjes në pyetje, megjithëse pranoi se kishte dërguar një sërë mesazhesh te miqtë dhe babai i Ilaria-s, Samson në mënyrë të pashpjegueshme refuzoi të përgjigjej për postimin e publikuar në profilin e Ilaria-s në Instagram më 31 mars 2025”.

    Përpjekja e fundit për të mashtruar: “Jam mirë. Ju faleminderit të gjithëve”., shkruhej në postimin në rrjetin social të viktimës. Ndërkohë hetimet janë duke u zhvilluar.