Gjykata e Elbasanit ka lënë në qeli Nevzat Spahon, i cili akuzohet si bashkëpunëtor në ekzekutimin e biznesmenit Mondi Mëhalla alias Edmond Hyka, krim i ndodhur mbrëmjen e 30 Nëntorit pranë karburantit të viktimës.
Seanca me dyer të mbyllura nisi në orën 10:30, ndërsa Prokuroria e Elbasanit kishte kërkuar lënien pas hekurave të tij, e cila u aprovua nga togat e zeza.
Avokati mbrojtës dhe vetë i hetuari Nevzat Spaho kundërshtuan masën e sigurisë, duke kërkuar një masë më të lehtë dhe duke pretenduar se ndalimi ishte i pabazuar, por gjykata i rrëzoi këto argumente, duke theksuar se provat e administruara deri tani justifikojnë mbajtjen e tij në qeli.
Ky vendim vjen një ditë pas seancës së gjatë, po ashtu me dyer të mbyllura, ku gjykata vendosi “arrest me burg” për:
• Xhino Agon, i akuzuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Mëhallës;
• Kujtim Pishën, roje karburanti, i akuzuar për moskallëzim të krimit.
Seanca e djeshme (5 Dhjetor) zgjati mbi dy orë, ku palët u njohën me aktet dhe dëshmitë e dosjes. Burime nga salla bënë të ditur se një element që ka tërhequr vëmendje, ishin deklarimet e familjarëve të Mondi Mëhallës, të cilët pretenduan se kishin lidhje miqësore të ngushta me familjen Ago, e cila u pohua edhe nga të afërmit e ortakut të viktimës, që ndodheshin jashtë gjykatës.
Prokuroria ka lidhur ortakun e viktimës, Xhino Agon me ngjarjen përmes automjetit të përdorur ditën e atentatit, makinë e cila i përkiste një kompanie të drejtuar nga viktima dhe i dyshuari, ndërsa ky i fundit ia kishte dhënë për përdorim personave të tretë.
Sa i përket Kujtim Pishës, mbrojtja kërkoi lirimin e tij duke pretenduar se roja i karburantit ndodhej duke konsumuar darkë në momentin e vrasjes, por ky argument nuk u mor në konsideratë nga gjyqtari Elis Dine.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se seanca për Nevzat Spahon shihet si kyçe për vijimin e hetimeve, pasi ai konsiderohet një hallkë e rëndësishme në zbardhjen e plotë të vrasjes së biznesmenit.
Ndërkohë, policia vijon punën për arrestimin e dy personave të tjerë të shpallur në kërkim. Mondi Mëhalla u ekzekutua me tre plumba dy në kokë dhe një në trup mbrëmjen e 30 nëntorit.
Ekzekutori pasi e qëlloi brenda mjetit tip Range Rover u largua me një automjet tip Audi në drejtim të Librazhdit.
Tag: viktimës
-

“Jemi miq”/ Gjykata jep vendimin për Spahon ç’ndodhi gjatë seancës për ish-ortakun e biznesmenit, familja e viktimës…
-

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, babai i viktimës reagon pas lirimit të dy bashkëpunëtorëve: Jemi të shkatërruar, ngushëllimin e kishim te drejtësia
Disa muaj pas vrasjes së 15 gushtit të këtij viti, ku mbeti i vrarë 14-vjeçari Erald Xhejo nga bashkëmoshatari i tij, Enedio Guri, Gjykata e Apelit Tiranë ka nxjerrë nga qelia babanë dhe xhaxhanë e autorit, Edison Guri dhe Roland Guri, të cilët ishin të akuzuar për fshehje të krimit.
Gjykatësja e Gjykatës së Apelit, Lutfije Celami, ka ndryshuar masën e sigurisë për të dy këta shtetas nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”. Ndërkohë, familjarët e viktimës e kanë konsideruar këtë një padrejtësi nga ana e gjykatës dhe kërkojnë kthimin e tyre në qeli.
Edison Xhejo, babai i viktimës, tha se janë të shkatërruar dhe se të vetmin ngushëllim e kishin te drejtësia.
“Kur ishte bërë gjyqi një nga personat e arrestuar ka qenë Florian Çela i cili ka qenë me autorin në makinë dhe nuk e parandaloi ngjarjen, që ishte i pari, kryesori ka qenë ky. Kur ishte bërë gjyqi, gjykata e ka lënë me arrest shtëpie. Nuk kemi dashur të japim intervista se sa herë flasim nuk durojmë dot. Para pak ditësh mësuam që kishte dalë edhe xhaxhai edhe i ati, i ka nxjerrë apeli. Ne kërkojmë drejtësi, deri dje kishim besim tek drejtësia por nuk e di se cfarë mund të bëhet. Nuk e di argumentin, nuk ka dalë vendimi akoma, thjesht një gjyqtare nga Tirana i ka nxjerrë. Avokati tha që për 5 ditë del vendimi ndërkohë kanë kaluar 10 ditë dhe akoma. As ne nuk e dimë përse i ka liruar. Prokuroria kërkoi në fillim burg për të tre këta persona kur tani marrim vesh që ishin liruar, kishin bërë kërkesë në gjykata e apelit në Tiranë. Si mund ta ndjekim këtë çështje?! Vetëm me ligj, me drejtësi, nëqoftëse ka drejtësi. Ju bëjmë apel institucioneve ne sa të kemi jetë me këtë çështje do meremi. Ne kemi besim tek drejtësia por edhe shumë jo. Duam të merren institucionet sepse po ndodhin shumë gjëra, si rasti i djalit tonë po ndodhin shumë, ndodhi edhe ajo në Durrës, kanë ndodhur edhe të tjera.
Djali kishte dalë me shokët, vajti për t’u qethur në Pirg dhe rrugës ishin ndeshur me autorin me makinë. Me ç’më thanë shokët e djalit, i kishin fishkëllyer dhe aty ishin përleshur. Nuk besoj të ishte sherr i paralajmëruar, nuk kishin çfarë ndanin, ishin fëmijë. Jo, asnjë njeri nuk ka ardhur (nga familja e autorit), s’janë munduar. Edhe sikur të kenë dashur, çfarë do kërkojnë?
Jemi shumë të shkatërruar. Të vetmin ngushëllim e kishim në drejtësia, por siç po ndodhin gjërat… nuk dimë më se ku të kemi besim dhe çfarë mund të bëhet! I ati me xhaxhain (e autorit) që fshehën armën e krimit, kishin marrë thikën, e kishin larë, nuk e di si i lirojnë këta njerëz të tillë! Ç’janë këta gjyqtarë? Nuk e di. Ne duam vetëm drejtësi, që mos i ndodhë asnjeriu kjo që na ndodhi ne. Krahas ngjarjes, më shumë i ka tronditur edhe fakti që u liruan këta të dy. Nuk e beson asnjë njeri, gjithë rrethi jonë shoqëror thonë “si ka mundësi?”, tha ai.Top Channel
-

VIDEO e atentatit në Elbasan: Autori shkon i vetëm pranë makinës së viktimës
Ka dalë videoja e atentatit ku u ekzekutua biznesmeni 43-vjeçar Edmond Mëhalla, të dielën në mbrëmje në qytetin e Elbasanit.
Pamjet tregojnë momentin kur autori afrohet i vetëm pranë makinës së viktimës dhe qëllon disa herë. Personi i armatosur mban një kapuç në kokë për të shmangur identifikimin nga kamerat e sigurisë.
Vrasja ndodhi në lagjen “Emin Matraxhiu”. Viktima sapo kishte dalë nga zyra dhe u fut në makinën e tij “Range Rover”, kur u qëllua me 6 plumba, dy prej të cilëve në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Sipas policisë, pasi u sigurua se objektivi kishte ndërruar jetë, autori u largua me një makinë “Audi” të zezë në drejtim të rrugës Elbasan–Librazhd. Automjeti i marrë me qira u gjet të nesërmen i djegur në fshatin Mirakë. Qitësi mbetet ende i paidentifikuar.
Arrestimet dhe të kërkuarit
Hetimi çoi në arrestimin e Xhino Agos, ish-ortak i viktimës, banues në Elbasan, i dyshuar si bashkëpunëtor në krim. Ai akuzohet për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Ai është personi që dyshohet se i dha autorit makinën e përdorur në krim.
Në pranga u vu edhe Kujtim Pisha, 52 vjeç, roje në një karburant, i cili akuzohet për “moskallëzim krimi”.
Autoritetet kanë shpallur në kërkim dy persona: Marselo Arani, 32 vjeç, banues në Elbasan, i cili ndodhej nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për një tjetër vepër penale dhe Armando Kola, 35 vjeç, banues në Laç, i dyshuar për veprat “Vrasje me paramendim, kryer në bashkëpunim”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve”, dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”
Policia ka vënë në pranga këtë të mërkurë një tjetër bashkëpunëtor në ngjarje. Ai është Nevzat Spaho, 29 vjeç nga Prrenjasi. I riu me precedent penalë ka pranuar se makina e ortakut të viktimës iu dha disa lezhjanëve para ngjarjes.
Burime pranë hetimit thonë se viktima dhe personat e dyshuar si autorë ishin të njohur mes tyre. Dyshohet se Mëhalla kishte pasur konflikte të zgjatura me disa prej tyre lidhur me borxhe të pashlyera, të dhëna me fajde, dhe se tensionet kishin agravuar prej muajsh.
Mësohet viktima kishte ushtruar presion dhe më herët kishte pasur konflikte verbale e fizike me disa prej personave të përfshirë, çka mund të ketë ndikuar për atentatin. Dyshohet se vrasja është kryer në kushtet e një hakmarrjeje të menjëhershme pas një konflikti, por rolet e secilit prej personave të arrestuar dhe të kërkuar mbeten për t’u përcaktuar nga policia dhe hetimi do përcaktojë autorësinë e secilit. -

VIDEO e atentatit në Elbasan: Autor shkon i vetëm pranë makinës së viktimës

Vrasja e biznesmenit, “Audi” i autorëve ishte në emër të kompanisë së viktimës
mondi mehalla-vendngjarja-makina e dyshuar e autoreve
ELBASAN- Detaje të reja janë zbuluar nga ekzekutimi i biznesmenit 43-vjeçar Edmond Mëhalla në Elbasan, i cili u qëllua pranë biznesit të tij sapo hipi në makinë, mbrëmjen e së dielës. Autorët, të cilët sipas hetuesve, njëri ka qenë qitësi dhe tjetri ka drejtuar makinën me të cilën janë larguar nga vendi i ngjarjes, vazhdojnë të mbeten mister.
Ndërkohë, burime për mediat kanë zbuluar se makina e autorëve të dyshuar të krimit, tip “Audi” ngjyrë e zezë, ka qenë në pronësi të vetë kompanisë së biznesmenit. Automjeti në fjalë u gjet i djegur paraditen e sotme në afërsi të fshatit Mirakë.Mondi Mëhalla u ekzekutua mbrëmen e të dielës në mjetin e tij Range Rover, i cili gjendej i parkuar pranë karburantit “Xhaxhi Oil” në pronësi të tij, ndërsa autorët janë larguar në drejtim të Librazhdit.
Hetimet janë përqendruar në konfliktet e mundshme që 43 vjeçari Mëhalla ka pasur kohët e fundit, pasi disa prej te shoqëruarve dhe të afërm të viktimës kanë dhënë deklarimet e tyre para grupit hetimor. Mëhalla ka qenë i skeduar më herët për shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje, ndërkohë që në vitin 2020, Prokuroria e Elbasanit ka nisur një hetim pasuror ndaj tij për pastrim parash./ZËRI -

Çudia e vrasjes së Elbasanit, makina e djegur e autorëve rezulton në pronësi të viktimës
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e biznesmenit Edmond Mëhalla mbrëmjen e djeshme në Elbasan.
Raportohet se makina e djegur, tip “Audi”, që autorët përdorën në ngjarje, rezulton të jenë në pronësi të viktimës.
Burime bëjnë me dije se automjeti, i gjetur mëngjesin e sotëm i djegur në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, para kthesave të Murrashit, është në pronësi të një subjekti që jepte makina me qira, pronari i së cilës është vetë Edmond Mëhalla.
Brenda automjetit të shkrumbuar u gjet edhe një pistoletë tip “Berreta”, që besohet se është përdorur për të shtënë mbi Mëhallën, i cili ndërroi jetë brenda mjetit të tij tip “Range Rover”, pasi mori 7 plumba. -

Aksident me vdekje në Tiranë
Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Tiranë, në zonën e ish-Sheshit Shqiponja, ku një automjet tip BMW ka përplasur një këmbësor.
Përplasja ka qenë fatale, duke i marrë jetën viktimës në vend.
Policia ndodhet aktualisht në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës, si edhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Pritet një raportim zyrtar nga uniformat blu për detaje të tjera.
-

Vrasja e biznesmenit në Elbasan, momenti kur familjarët e viktimës mbërrijnë në vendngjarje
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Elbasanin, ku ka mbetur i vdekur Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla.
Sipas informacioneve paraprake, 43-vjeçari ndodhej në makinën e tij, kur u qëllua me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.
Në pamjet e publikuara në media, shihet momenti i rëndë kur familjarët e viktimës mbërrijnë në vendngjarje. -

Pamje të rënda/ Vrasja e biznesmenit në Elbasan, momenti kur familjarët e viktimës mbërrijnë në vendngjarje
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Elbasanin, ku ka mbetur i vdekur Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla.
Sipas informacioneve paraprake, 43-vjeçari ndodhej në makinën e tij, kur u qëllua me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.
Në pamjet e siguruara nga Top Channel, shihet momenti i rëndë kur familjarët e viktimës mbërrijnë në vendngjarje.Top Channel
-

E rëndë/ Ish-bashkëshorti godet gruan me sëpatë, dyshohet se…
Një ngjarje e rëndë është shënuar sott në Kosovë. Një grua është goditur me sëpatë në Gadime të Ulët të Lipjanit,
Raportohet se i dyshuari është ish-bashkëshorti i viktimës.
Policia e Kosovës është në kërkim të të dyshuarit.
“Sot në stacionin policor të Lipjanit, është iniciuar një rast vrasje në tentativë. Hetuesit policorë në koordinim me Prokurorinë, kanë nisur veprimet hetimore e procedurale, ndërkohë që personi i lënduar femër është dërguar për tretman mjekësor”, tha për Radion Evropa e Lirë Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës.
Nuk dihet se cila është gjendja shëndetësore e viktimës.