Tag: viktimave

  • 30-vjetori i masakrës/ Mijëra pjesëmarrës nisin Marshin e Paqes në kujtim të viktimave të Srebrenicës

    30-vjetori i masakrës/ Mijëra pjesëmarrës nisin Marshin e Paqes në kujtim të viktimave të Srebrenicës

    Në Bosnje e Hercegovinë nisi të martën Marshi i përvitshëm i Paqes, në kujtim të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë. 

    Gjatë tri ditëve të ardhshme, mijëra pjesëmarrës do të përshkojnë rrugën që mijëra qytetarë të Srebrenicës kaluan në verën e vitit 1995, në përpjekje për të shpëtuar nga forcat serbe.

    Pas një rrugëtimi prej rreth 110 kilometrash, që nisi nga fshati Nezuk, pranë Tuzllës, ata do të arrijnë në Qendrën Përkujtimore Potoçari, ku më 11 korrik shënohet 30-vjetori i masakrës.

    Atë ditë, atje do të varrosen mbetjet e shtatë viktimave të masakrës që u gjetën gjatë vitit të kaluar.  Më 11 korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës hynë në Srebrenicë, në zonën që ishte shpallur e sigurt nga Kombet e Bashkuara.

    Në ditët që pasuan, ato vranë mbi 8.000 burra dhe djem boshnjakë, ndërsa trupat e tyre i hodhën në gropa në pyjet përreth.  Krimi u njoh nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës si gjenocid.

    Në tri dekadat e fundit, më shumë se 50 persona u dënuan me rreth 780 vjet burg për gjenocid dhe krime të tjera në Srebrenicë.  Në mesin e të dënuarve me burgim të përjetshëm janë presidenti i kohës së luftës i Republikës Sërpska dhe komandanti i ushtrisë së atij entiteti, Radovan Karaxhiq dhe Ratko Mlladiq.

    Marshi i Paqes mbahet që nga viti 2005 dhe çdo vit numri i pjesëmarrësve rritet.  Qëllimi i kësaj ngjarjeje është të ruajë gjallë kujtimin për viktimat e gjenocidit në Srebrenicë./REL

  • Mijëra pjesëmarrës nisin Marshin e Paqes në kujtim të viktimave të Srebrenicës

    Mijëra pjesëmarrës nisin Marshin e Paqes në kujtim të viktimave të Srebrenicës

    Në Bosnje e Hercegovinë nisi të martën Marshi i përvitshëm i Paqes, në kujtim të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë. Gjatë tri ditëve të ardhshme, mijëra pjesëmarrës do të përshkojnë rrugën që mijëra qytetarë të Srebrenicës kaluan në verën e vitit 1995, në përpjekje për të shpëtuar nga forcat serbe.
    Pas një rrugëtimi prej rreth 110 kilometrash, që nisi nga fshati Nezuk, pranë Tuzllës, ata do të arrijnë në Qendrën Përkujtimore Potoçari, ku më 11 korrik shënohet 30-vjetori i masakrës. Atë ditë, atje do të varrosen mbetjet e shtatë viktimave të masakrës që u gjetën gjatë vitit të kaluar.
    Më 11 korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës hynë në Srebrenicë, në zonën që ishte shpallur e sigurt nga Kombet e Bashkuara. Në ditët që pasuan, ato vranë mbi 8.000 burra dhe djem boshnjakë, ndërsa trupat e tyre i hodhën në gropa në pyjet përreth.
    Krimi u njoh nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës si gjenocid. Në tri dekadat e fundit, më shumë se 50 persona u dënuan me rreth 780 vjet burg për gjenocid dhe krime të tjera në Srebrenicë.
    Në mesin e të dënuarve me burgim të përjetshëm janë presidenti i kohës së luftës i Republikës Sërpska dhe komandanti i ushtrisë së atij entiteti, Radovan Karaxhiq dhe Ratko Mlladiq.
    Marshi i Paqes mbahet që nga viti 2005 dhe çdo vit numri i pjesëmarrësve rritet. Qëllimi i kësaj ngjarjeje është të ruajë gjallë kujtimin për viktimat e gjenocidit në Srebrenicë. REL/

  • Në kujtim të viktimave të Srebrenicës, mijëra pjesëmarrës nisin Marshin e Paqes

    Në kujtim të viktimave të Srebrenicës, mijëra pjesëmarrës nisin Marshin e Paqes

    Në Bosnje e Hercegovinë nisi të martën Marshi i përvitshëm i Paqes, në kujtim të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë.
    Gjatë tri ditëve të ardhshme, mijëra pjesëmarrës do të përshkojnë rrugën që mijëra qytetarë të Srebrenicës kaluan në verën e vitit 1995, në përpjekje për të shpëtuar nga forcat serbe.
    Pas një rrugëtimi prej rreth 110 kilometrash, që nisi nga fshati Nezuk, pranë Tuzllës, ata do të arrijnë në Qendrën Përkujtimore Potoçari, ku më 11 korrik shënohet 30-vjetori i masakrës.
    Atë ditë, atje do të varrosen mbetjet e shtatë viktimave të masakrës që u gjetën gjatë vitit të kaluar.
    Më 11 korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës hynë në Srebrenicë, në zonën që ishte shpallur e sigurt nga Kombet e Bashkuara.
    Në ditët që pasuan, ato vranë mbi 8.000 burra dhe djem boshnjakë, ndërsa trupat e tyre i hodhën në gropa në pyjet përreth.
    Krimi u njoh nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës si gjenocid.
    Në tri dekadat e fundit, më shumë se 50 persona u dënuan me rreth 780 vjet burg për gjenocid dhe krime të tjera në Srebrenicë.
    Në mesin e të dënuarve me burgim të përjetshëm janë presidenti i kohës së luftës i Republikës Sërpska dhe komandanti i ushtrisë së atij entiteti, Radovan Karaxhiq dhe Ratko Mlladiç.
    Marshi i Paqes mbahet që nga viti 2005 dhe çdo vit numri i pjesëmarrësve rritet.
    Qëllimi i kësaj ngjarjeje është të ruajë gjallë kujtimin për viktimat e gjenocidit në Srebrenicë./ REL

  • Tragjedia në Teksas! Thellohet bilanci, shkon në rreth 90 numri i viktimave

    Tragjedia në Teksas! Thellohet bilanci, shkon në rreth 90 numri i viktimave

    Mes kërkimeve për të gjetur të zhdukurit, Teksas përballet me paralajmërime të tjera për stuhi dhe rrebeshe shiu. Autoritetet kanë dhënë alarmin se në rajon priten më shumë stuhi gjatë orëve të ardhshme.

    Numri i viktimave siç raportojnë mediat e huaja ka shkuar në të paktën 89, 75 prej të cilëve janë vetëm në qarkun Kerr.
    Ndërsa kapmi Mystic u godit nga përmbytjet katastrofike, konfirmoi se të paktën 27 vajza dhe anëtarë të stafit ishin mes viktimave.

    Megjithatë autoritetet vazhdojnë përpjekjet e kërkim shpëtimit, ndërsa frika për një rritje të bilancit të numrit të viktimave është e lartë.

  • Përmbytjet në Teksas/ Numri i viktimave shkon mbi 80

    Përmbytjet në Teksas/ Numri i viktimave shkon mbi 80

    Numri i viktimave nga përmbytjet katastrofike në Teksas ka arritur mbi 80. Ndërkohë prej katër ditësh po vijon kërkimi dhe shpëtimi i personave të zhdukur.

    Autoritetet kanë konfirmuar se vetëm në qarkun Kerr janë regjistruar të paktën 75 viktima, ndërsa dhjetëra të tjerë ende rezultojnë të zhdukur.

    Ndërkohë zyrtarët e emergjencave kanë ngritur alarmin për përmbytje të tjera në rajon, pasi reshjet priten në 24-28 orët e ardhshme.

    Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott konfirmoi dërgimin e mbi 1,300 efektivëve dhe 900 mjeteve për ndihmë, kërkim dhe shpëtim.

  • Katastrofa natyrore! Shkon në 82 numri i viktimave në Teksas, 41 të zhdukur

    Katastrofa natyrore! Shkon në 82 numri i viktimave në Teksas, 41 të zhdukur

    PAMJE NGA VENDNGJARJA

    SHBA-Të paktën 82 persona, përfshirë 28 fëmijë, kanë humbur jetën pas përmbytjeve të fuqishme që goditën Teksasin gjatë festimeve të 4 korrikut. Dhjetë vajza dhe një punonjës i kampit janë ende të zhdukur.
    Pjesa më e madhe e viktimave janë në qarkun e Kerr-it, ndërsa të tjerët nga disa qarqe të tjera në Teksas. Ndërkohë nga Camp Mystic vijojnë të jenë të zhdukur dhjetëra të mitur. Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, tha të dielën se autoritetet nuk do të ndalen para asgjëje për t’u siguruar që të gjendet çdo person i zhdukur. Në fokus të kërkimeve ka qenë kampi Mystic, kamp veror i njohur për vajza i vendosur në brigjet e lumit Guadalupe, i cili pësoi dëme të konsiderueshme.
    “Banorët dhe kampistët duhet të NGJITEN MENJËHERË NË VENDE MË TË LARTA! Pritet përmbytje e menjëhershme dhe e rrezikshme për jetën përgjatë lumit. Sensorët automatikë të reshjeve tregojnë se një valë e madhe dhe vdekjeprurëse përmbytjeje po lëviz përgjatë lumit Guadalupe. Përmbytja ka nisur tashmë”, thanë parashikuesit e motit.
    Çfarë ndodhi?
    Në orën 5:34 (ora lokale) më 3 korrik, niveli i lumit u ngrit nga shirat dhe mori para gjithë çfarë kishte. Kur ndodhi kjo, shumë nga banoret e kampit ishin ende në shtrat duke fjetur. Por në realitet, shërbimet meteorologjike kishin paralajmëruar për përkeqësimin drastik të motit në atë që konsiderohet “lugina më e rrezikshme e lumit në Shtetet e Bashkuara”. Megjithatë, paralajmërimi ishte “i pamjaftueshëm”.
    Askush nuk e parashikoi rritjen drastike të nivelit të lumit Guadalupe me 7.9 metra. Ujërat dolën nga shtrati, duke rrëmbyer shtëpi, automjete dhe vila të kampeve verore të ngritura në brigjet e lumit./ZËRI

  • Thellohet bilanci i viktimave nga përmbytjet në Teksas, 41 persona ende të zhdukur

    Thellohet bilanci i viktimave nga përmbytjet në Teksas, 41 persona ende të zhdukur

    Bota E Hënë, 7 Korrik 2025 09:12
    Të paktën 78 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet shkatërruese në Teksasin qendror, ndërsa 41 të tjerë rezultojnë ende të zhdukur, pas reshjeve të rrëmbyeshme që goditën rajonin të premten.
    Qarku Kerr është më i godituri, ku humbën jetën 68 nga viktimat, përfshirë 28 fëmijë, pas përmbytjes së një kampi veror vajzash i vendosur përgjatë lumit Guadalupe.

    Kampi i njohur “Camp Mystic” u përmbyt gjatë natës, ndërsa shumica e vajzave ishin në gjumë. Dhjetë vajza dhe një këshilltare nga kampi rezultojnë ende të humbura.
    Autoritetet paralajmërojnë se numri i viktimave mund të rritet, pasi reshje të tjera priten në 24-48 orët në vijim, çka mund të vështirësojë punën e ekipeve të kërkim-shpëtimit, të cilat tashmë po përballen me baltë, rrënoja dhe edhe gjarpërinj helmues në zonat e përmbytura.
    Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, deklaroi të dielën se do të bëhet gjithçka për të gjetur çdo person të zhdukur. “Ishte tronditëse të shihje çfarë kanë kaluar ato fëmijë të vegjël,” u shpreh ai, pas vizitës në zonën e katastrofës.
    Ndër viktimat është edhe drejtori i kampit, Richard “Dick” Eastland. Dëshmitarë nga vendngjarja raportojnë se sende personale nga kampi janë gjetur deri në 12 kilometra larg, përgjatë lumit.
    Dëmet materiale janë të mëdha edhe në infrastrukturë – rruga që lidh qytetin Kerrville me kampin është e shkatërruar, ndërsa shumë shtëpi janë rrënuar dhe linjat e energjisë elektrike janë dëmtuar rëndë.
    Presidenti Donald Trump ka shpallur gjendje katastrofe natyrore për qarkun Kerr, duke aktivizuar ndihmën federale. “Është një tragjedi e tmerrshme ajo që ndodhi,” tha ai të dielën nga Nju Xhersi.
    Ndërkohë, banorët lokalë dhe vullnetarët po mobilizohen për të ndihmuar të prekurit, duke shpërndarë ushqim, veshje, dhe duke ofruar strehim.
    Ngushëllime kanë ardhur nga e gjithë bota. Në Romë, Papa Leo XIV u lut për viktimat dhe familjet e tyre, duke veçuar në fjalimin e së dielës vajzat e humbura në kampin e përmbytur. “Lutemi për to,” tha Ati i Shenjtë.

  • Rritet bilanci i të vdekurve nga përmbytjet në Teksas, mes viktimave 21 të mitur

    Rritet bilanci i të vdekurve nga përmbytjet në Teksas, mes viktimave 21 të mitur

    Të paktën 69 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve që kanë goditur pjesë të ndryshme të Teksasit qendror, një nga fatkeqësitë më të rënda natyrore që ka prekur rajonin vitet e fundit.

    Sherifi i Qarkut Kerrville, Larry Leitha, ka konfirmuar se 59 nga viktimat janë regjistruar vetëm në këtë qark, përfshirë 21 fëmijë. Më shumë viktima janë raportuar në zona të tjera të shtetit, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë punën në kushte të vështira.
    Ndër më të prekurit është Kampi Mystic, një qendër e njohur kampingu për të rinj, ku 11 kampistë dhe një këshilltar rezultojnë ende të zhdukur. Autoritetet janë duke kërkuar në mënyrë intensive në zonat e përmbytura pranë kampit, ku rrjedha e ujit ka qenë jashtëzakonisht e fuqishme.

    Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, deklaroi se shteti është duke përdorur të gjitha burimet e mundshme për të ndihmuar të mbijetuarit dhe për të gjetur të zhdukurit.
    “Nuk do të ndalemi para asgjëje për të shpëtuar çdo jetë të mundshme,” u shpreh ai gjatë një konference për shtyp.
    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale, duke shprehur ngushëllimet e tij për familjet e viktimave: “Këto familje po përjetojnë një tragjedi të paimagjinueshme. Lutjet tona janë me ta.”
    Autoritetet lokale dhe shtetërore kanë shpallur gjendje emergjente në disa qarqe të goditura nga përmbytjet, ndërsa Shërbimi Kombëtar i Motit paralajmëron për reshje të tjera të dendura në zonat përreth në ditët në vijim.

  • Thellohet tragjedia nga përmbytjet në Teksas, numri i viktimave shkon në 69

    Thellohet tragjedia nga përmbytjet në Teksas, numri i viktimave shkon në 69

    Numri i të vdekurve nga përmbytjet shkatërruese që goditën shtetin amerikan të Teksasit ka arritur në 69, sipas një raporti të ri nga autoritetet amerikane. Midis viktimave janë 21 fëmijë.
    Fatkeqësia ndodhi në festën kombëtare të SHBA-së, 4 korrik, dhe edhe sot ekipet e shpëtimit po kërkojnë njerëz të zhdukur nën rrënoja dhe baltë. Fuqia e ujit madje rrëmbeu shtëpi të tëra, ndërsa niveli i ujit në lumin Guadeloupe u rrit me tetë metra në më pak se një orë. Në fakt, qytetarët ankohen se mesazhi për evakuim mbërriti pas katastrofës.
    Familje të tëra raportohen të zhdukura. Në të njëjtën kohë, 11 vajza përfshirë një udhëheqëse grupi nga kampi i vajzave Camp Mystic, pranë lumit Guadalupe, janë ende të zhdukura, tha sherifi i qarkut Larry Litha gjatë një konference për shtyp.

    Më parë, Donald Trump shpalli një zonë të madhe fatkeqësie për Qarkun Kerr.
    Shpallja e një zone të fatkeqësisë së madhe është për të siguruar që ekipet e ndihmës të kenë burimet që u nevojiten, shpjegoi presidenti i SHBA-së.
    “Këto familje po përjetojnë një tragjedi të pabesueshme, me shumë të vdekur dhe shumë të tjerë të zhdukur”, shkroi ai në një postim në Truth Social.
    Ndërkohë, një paralajmërim i ri për përmbytje u lëshua për pjesë të qarqeve Johnson dhe Tarrant në Teksasin veri-qendror, më shumë se 241 km nga Qarku Kerr.

  • Përmbytjet katastrofike në Texas, shkon në 59 numri i viktimave

    Përmbytjet katastrofike në Texas, shkon në 59 numri i viktimave

    Numri i viktimave nga përmbytjet në Texas ka shkuar në të paktën 59.

    Gurvernatori i qarkut Dan Patrick u shpreh i shqetësuar për situatën duke paralajmëruar se ekziston rreziku që numri i viktimave të vijojë të rritet në orët në vijim.
    Texas ndodhet në një situatë kaotike për shkak të motit të keq stuhive dhe përmbytjeve katastrofike, shkruan BBC.

    Shërbimi Kombëtar i Motit, ka paralajmëruar se parashikohet që të ketë më shumë reshje shiu në zonën qendrore të Teksasit.
    Ndërkohë kërkimet për të zhdukurit vijojnë ende.
    Një reagim lidhur me këtë situatë shqetësuese ka ardhur edhe nga Papa Leoni i XIV, i cili ka shprehur ngushëllimet e tij për familjet që kanë humbur të afërmit e tyre”.