Tag: viktimave

  • Vrasjet në shkollën në SHBA, Trump urdhëron uljen e flamujve në gjysmë shtizë për nder të viktimave

    Vrasjet në shkollën në SHBA, Trump urdhëron uljen e flamujve në gjysmë shtizë për nder të viktimave

    Presidenti Donald Trump ka nënshkruar një dekret presidencial në nder të viktimave të të shtënave të sotme në një shkollë në Minesota të SHBA-ve.
    Sipas mediave të huaja, Presidenti, i cili i përshkruan të shtënat si “akte të pakuptimta dhune”, ka urdhëruar gjithashtu që flamujt në Shtëpinë e Bardhë dhe në të gjithë SHBA-në të ulen në gjysmështizë.
    Flamujt në ambasadat, bazat ushtarake dhe anijet amerikane do të ulen gjithashtu në gjysmë-shtizë.
    Sipas shpalljes, mësohet se Urdhri do të mbetet në fuqi deri në perëndim të diellit, më 31 gusht 2025.

  • Të shtënat me armë gjatë meshës në një shkollë katolike në Minneapolis, dy fëmijë 8 dhe 10 vjeç mes viktimave!

    Të shtënat me armë gjatë meshës në një shkollë katolike në Minneapolis, dy fëmijë 8 dhe 10 vjeç mes viktimave!

    Dy fëmijë, tetë dhe dhjetë vjeç, janë mes viktimave nga të shtënat me armë që ndodhi në shkollë katolike në Minneapolis.

    17 persona të tjerë mbetën të plagosur, 14 prej tyre fëmijë. Dy prej tyre janë në gjendje kritike, sipas autoriteteve.
    Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 08:30. Mes viktimave, është edhe autori, por ende nuk dihet nëse është vetëvrarë apo qëlluar nga policia.

    Top Channel

  • Sulmi ajror në spitalin e Khan Yunis, kush janë 5 gazetarët e vrarë nga Izraeli

    Sulmi ajror në spitalin e Khan Yunis, kush janë 5 gazetarët e vrarë nga Izraeli

    Pesë gazetarë humbën jetën gjatë një sulmi ajror izraelit mbi spitalin Nasser në Khan Yunis, në jug të Rripit të Gazës, ndërsa raportonin mbi ofensivën ushtarake.
    Mes viktimave ishte Hossam al-Masri, bashkëpunëtor i agjencisë Reuters, i cili po transmetonte drejtpërdrejt sulmin kur pamjet u ndërprenë papritur. Reuters konfirmoi gjithashtu se një tjetër bashkëpunëtor i saj, fotografi Hatem Khaled, mbeti i plagosur.
    Hossam al-Masri
    “Jemi të tronditur nga humbja e Hussam al-Masri dhe po kërkojmë informacion urgjent mbi gjendjen e Hatem Khaled. I kemi kërkuar autoriteteve të Gazës dhe Izraelit të mundësojnë ndihmë mjekësore sa më shpejt,” deklaroi agjencia.
    Edhe Al Jazeera konfirmoi vrasjen e fotoreporterit të saj, Mohammed Salama, ndërsa NBC humbi reporterin Moaz Abu Taha.
    Mohammed Salama
    Moaz Abu Taha
    Mes viktimave ishte edhe Mariam Abu Daqa, 33-vjeçare, që bashkëpunonte me mediat Associated Press dhe Independent Arabic. Ajo ishte nënë e një djali 12-vjeçar, i evakuuar nga Gaza në fillim të luftës.
    Mariam Abu Daqa
    Përmes rrjeteve sociale, Abu Daqa kishte dokumentuar vazhdimisht realitetin e konfliktit dhe, së fundmi, kishte raportuar mbi përpjekjet e mjekëve në spitalin Nasser për të shpëtuar fëmijët nga uria.
    Sipas agjencisë AFP, viktimë e sulmit ishte edhe Ahmad Abu Aziz, i cili punonte për media palestineze dhe ndërkombëtare.
    Ahmad Abu Aziz
    Sindikatat e gazetarëve palestinezë dënuan ashpër sulmin, duke e quajtur “një masakër të re ndaj shtypit”. Në deklaratën e tyre thuhet se “ushtria izraelite ka shënjestruar qëllimisht zërin e lirë dhe dëshmitarët e agresionit në Gaza, duke vrarë gazetarë që po kryenin detyrën e tyre profesionale”, raporton La Repubblica.
    Përveç viktimave, disa gazetarë u plagosën, mes tyre fotografi Hatem Omar (Reuters) dhe Jamal Badah (Palestine Today).
    Me këta emra, numri i gazetarëve dhe punonjësve të medias të vrarë në Gaza që nga fillimi i ofensivës izraelite kalon 244, duke e bërë këtë konflikt një nga më vdekjeprurësit për profesionin e gazetarit në historinë moderne.

  • Sulmi izraelit ndaj spitalit në Gaza, shkon në 20 numri i viktimave, dhjetëra të tjerë të plagosur

    Sulmi izraelit ndaj spitalit në Gaza, shkon në 20 numri i viktimave, dhjetëra të tjerë të plagosur

    Ushtria izraelite ka shënjestruar spitalin Nasser në Gazën jugore këtë të hënë duke vrarë rreth 20 persona.

    Mes viktimave janë 5 gazetarë dhe punonjës mediash.
    Sipas raportimeve, një sulm fillestar ndodhi gjatë orëve të paradites në pjesën e sipërme pranë taracës së spitalit.

    a strike targeted the Vocational Training floor in Nasser Hospital in Khan Yunis, the Vocational Training floor located in the southern part of the Nasser Medical Complex was known to be the floor of Hamas’s Ministry of Internal Affairs in Gaza. pic.twitter.com/L3x7Q373li

    — Ph.Gritti (@Philipp27960841) August 25, 2025

    Ndërkohë që  reporterët dhe fotografët kishin mbërritur për të dëshmuar ngjarjen një sulm Ii dytë në të njëjtin vend i la të vdekur në vend.
    Përveç viktimave, dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur.
    Pamjet e publikuara treguan çantat, mikrofonët dhe paisjet që gazetarët kishin lënë pas si dhe kaosin e shkaktuar nga bombardimi.
    Ushtria izraelitke ka konfirmuar sulmin mbi spital por ka mohuar të kishte për shënjestër civilët.

    ⚠️⚠️⚠️UNPRECEDENTEDTargeting Civil Defence officers and paramedics by Israeli jets while evacuating casualties following Israeli bombing of Nasser Hospital! pic.twitter.com/dVgOvDqsXo
    — Mr. Alam (@sarware47763) August 25, 2025

    Autoritetet kanë urdhëruar nisjen e hetimit për zbardhjen e rrethanave.
    Sulmi është dënuar nga organizatat ndërkombëtare ndërsa numri i punonjësve të mediave të vrarë gjatë luftës në rripin e Gazës ka shkuar në mbi 200.
    Gjatë natës ushtria izraelite shënjestroi edhe Jemenin ku vrau 6 persona dhe plagosi dhjetëra të tjerë.

    🚨 Breaking News 🚨Journalists have been killed in today’s terrorist attack on Nasser Hospital, Gaza:
    • Hossam El-Masry — Reuters• Mohamed Salama — Al Jazeera• Mariam Abu Daqqa — Independent Arabic & AP• Moaz Abu Taha — NBC
    Silencing the truth is terrorism.#Gaza pic.twitter.com/WNolU6Xr86
    — Mohammad Helles (@Mohammadhelles8) August 25, 2025

    Këto sulme vijnë vetëm disa ditë pasi rebelët jemenas, të mbështetur nga Irani  gjuajtën municione thërrmuese drejt Izraelit.

  • Dhuna në familje, viktimat nuk njoftohen për daljen nga burgu të dhunuesit

    Dhuna në familje, viktimat nuk njoftohen për daljen nga burgu të dhunuesit

    Shtatë gjykata në vend u monitoruan për zbatimin e legjislacionit penal, procedural dhe material si dhe të legjislacionit të posaçëm lidhur me veprat penale që kanë të bëjnë me dhunën në familje dhe dhunën me bazë gjinore.
    Problemi më kyç i konstatuar është mosnjoftimi i viktimave për lirimin e dhunuesit nga burgu.
    “Viktimat takohen rastësisht në rrugë apo në banesën e përbashkët me dhunuesit që e ekspozon përpara një dhune potenciale që mund t’i kanos jetën dhe shëndetin në çdo moment”, u shpreh avokatja Lirie Dina.
    Tjetër problem mbetet mosnjohja e viktimës me të drejtat procedurale, ndërsa shumë pak prej tyre kërkojnë ndihmë juridike falas.
    “Sugjerohet që të kemi një unifikim të praktikës së gjykatave të njoftimit të letrave të të drejtave të viktimës. Mungesa e informimit sjell dhe e vendos viktimën në një pozitë procedurale të dobët, duke i pamundësuara saj pjesëmarrjen aktive në procese dhe gjithë përfshirjen. Një numër shumë i ulët i viktimave të dhunës në familje apo me bazë gjinore kanë aplikuar për të përfituar ndihmë juridike dytësore falas, viktimat janë të pambrojtura dhe të pa përfaqësuara në proceset gjyqësore”, tha Dina.
    Ndryshimi i qëndrimit të viktimave përballë dhunuesve mbetet fenomen i përhapur.
    “34% e viktimave ndryshojnë qëndrimin e tyre nga qëndrimi fillestar kur kanë bërë kallëzimin”, tha ajo.
    Shërbimet mbështetëse vijojnë të mbeten sfidë ndërsa në aktet e dhunës është vërejtur edhe vepra penale e armëmbajtjes pa leje nga dhunuesit.
    “Është e rëndësishme edhe zgjerimi i gamës së shërbimit, ku përfshihet rehabilitimi, riintegrimi, shërbimet mbështetëse jo vetëm për viktimat e dhunës por përfitues të jenë edhe vetë autorët dhe dhunuesit. Kemi përsëritje të dhunës në familje”, tha avokatja.
    Ky monitorim u realizua nga Qendra për Nisma Ligjore dhe Qytetare lidhur me zbatimin e të drejtave të viktimës në proces penal në bashkëpunim me UN Women.

  • Aksidenti i rëndë në SHBA, autobusi turistik kishte 50 pasagjerë, një prej viktimave është fëmijë

    Aksidenti i rëndë në SHBA, autobusi turistik kishte 50 pasagjerë, një prej viktimave është fëmijë

    Një aksident ku u përfshi një autobus dhe një kamion në shtetin e Nju Jorkut mbylli të gjitha korsitë e autostradës, një prej viktimave është fëmijë.

    Policia u tha mediave se në autobusin turistik kishte më shumë se 50 persona kur u rrëzua. Disa nga pasagjerët ishin fëmijë.
    Numri i të vdekurve dhe të plagosurve është ende i panjohur, dhe shumë prej tyre mbeten të bllokuar në rrënoja, thonë autoritetet.
    Të paktën një fëmijë është midis viktimave të aksidentit të autobusit, tha një polic për mediat.
    “Ndërsa po përparojmë në këtë situatë, për fat të keq po humbasim më shumë njerëz”, thotë ai.
    “Shumica e njerëzve në autobus nuk kishin rripin e sigurimit”
    “Kishte disa fëmijë në bord dhe disa mund të jenë ende të bllokuar poshtë mjeteve”, u shpreh ai.

    Rescue efforts were underway along a highway in New York after a tour bus was involved in a crash Friday, New York Gov. Kathy Hochul announced. https://t.co/1kToTPMzSy pic.twitter.com/RDuXaX4n4n
    — KFOX14 News (@KFOX14) August 22, 2025

    A rescue is underway along a highway in New York after a tour bus was involved in a crash, New York Gov. Kathy Hochul announced.https://t.co/I6E25gXWud
    — CBS2 News (@CBS2Boise) August 22, 2025

    Top Channel

  • Përkujtohet masakra e Qafës së Valmirit

    Përkujtohet masakra e Qafës së Valmirit

    Në Mirditë u përkujtua 76-vjetori i Masakrës së Qafës së Valmirit, ku u dënuan me vdekje 14 burra prej dyerve të fisme të kësaj treve, në shenjë hakmarrjeje pas vrasjes së Sekretarit të Parë të Mirditës nga Komiteti i Maleve, një formacion i armatosur që ishte kundër regjimit komunist dhe që kërkonte bashkimin e Shqipërisë me Kosovën.
    Familjarë të viktimave, përfaqësues të ish-të përndjekurve politikë dhe deputetë të Partisë Demokratike, bënë homazhe pranë memorialit të ngritur në nderim të viktimave. Të afërmit e cilësuan 17 gushtin e vitit 1949 si një ditë të zezë për Mirditën.
    “U bëj thirrje të gjithë bashkëvuajtësve tanë, duhet të bashkohemi sa më shumë, të jemi sa më të fuqishëm dhe të përballojmë çdo të keqe që kemi.”

    Masakra e Qafës së Valmirit është një prej ngjarjeve më të dhimbshme për Mirditën, pasi pas saj nisi një valë terrori, ku qindra persona u burgosën, 400 familje u internuan dhe u çarmatos popullsia me dhunë nga forcat e ushtrisë.
    Klan News

  • Rëndohet bilanci viktimave nga përmbytjet e rënda në Pakistan! Konfirmohen mbi 300 humbje jete, dhjetëra shtëpi të shkatërruara

    Rëndohet bilanci viktimave nga përmbytjet e rënda në Pakistan! Konfirmohen mbi 300 humbje jete, dhjetëra shtëpi të shkatërruara

    Të paktën 307 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve të mëdha dhe rrëshqitjeve të dheut të shkaktuara nga shirat e dendura musonike që kanë goditur veriperëndimin e Pakistanit dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani.

    Autoritetet paralajmërojnë se numri i viktimave mund të rritet më tej. Shumica e viktimave në Khyber Pakhtunkhwa.
    Pjesa më e madhe e vdekjeve është regjistruar në Khyber Pakhtunkhwa, një provincë malore pranë kufirit me Afganistanin, ku të paktën 74 shtëpi janë dëmtuar rëndë. Një helikopter shpëtimi M-17 u rrëzua për shkak të motit të keq gjatë operacionit në rajonin Bajaur, duke vrarë pesë anëtarë të ekuipazhit.
    Në Kashmirin e administruar nga Pakistani, autoritetet raportuan nëntë viktima, ndërsa pesë persona të tjerë humbën jetën në Gilgit-Baltistan.
    Në pjesën e Kashmirit të administruar nga India, një përmbytje e papritur në një fshat në Himalaje vrau të paktën 60 persona dhe zhduku dhjetëra të tjerë.
    Në Bajaur, banorët u mblodhën për të ndihmuar ekipet e shpëtimit që po gërmonin kodrat me ekskavatorë. Ceremonitë mortore nisën në një kullotë aty pranë, ku trupat e viktimave ishin vendosur nën batanije.
    Shërbimi Meteorologjik i Pakistanit paralajmëron për reshje të dendura deri më 21 gusht, ndërsa disa zona në veriperëndim të vendit janë shpallur zona katastrofe.
     

    Top Channel

  • Mbytja e varkave me emigrantë, shkon në 27 numri i viktimave, vazhdojnë kërkimet

    Mbytja e varkave me emigrantë, shkon në 27 numri i viktimave, vazhdojnë kërkimet

    Kërkimet për personat e zhdukur në fundosjen e anijes së djeshme në brigjet e Lampedusës rifilluan në agimin e ditës së sotme (14 gusht).
    Anijet e Guardia di Finanza, Rojës Bregdetare dhe Frontex po kërkojnë midis 10 dhe 17 personave të zhdukur në ujë. Nuk është e qartë nëse 97 apo 105 emigrantë u nisën nga brigjet libiane me dy anije. Informacioni përfundimtar është se 60 persona u shpëtuan dje dhe 27 vdekje janë konfirmuar.
    Epiqendra e detit që po kontrollohet nga njësitë detare dhe ajrore është vendi i fundosjes, 13 milje në jugperëndim të Ishujve më të mëdhenj Pelagie, informon “La Repubblica”.
    Stafi i Kryqit të Kuq Italian ka filluar tashmë intervistimin e të mbijetuarve, të cilët janë ndarë në grupe gjuhësore. Aktualisht, po intervistohen pakistanezët, të ndjekur nga egjiptianët dhe sudanezët, dhe së fundmi somalezët. Rrëfimet e tyre do të ndihmojnë në rindërtimin e detajeve të asaj që ndodhi para dhe gjatë fundosjes së dy anijeve. Duke intervistuar të mbijetuarit, forcat e rendit do të përpiqen të mbledhin emrat e viktimave dhe të të zhdukurve.
    Tre anije të tjera të ngarkuara me njerëz që niseshin nga bregu libian u shpëtuan mbrëmë. Një total prej 156 migrantësh zbarkuan në skelën Favaloro. Dy anijet e para transportonin 62 shtetas bangladeshas dhe egjiptianë që niseshin nga Khoms në Libi, dhe 23 shtetas etiopianë, somalezë dhe malajzianë (gjashtë gra) që niseshin nga Sabratha.

  • 6 betejat më vdekjeprurëse të Luftës së Parë Botërore

    6 betejat më vdekjeprurëse të Luftës së Parë Botërore

    Beteja e Parë e Marnës (6 – 9 shtator 1914)

    Numri i viktimave: 150000

    Një nga betejat e para me shumë viktima të zhvilluara në Luftën e Parë Botërore u zhvilluar në Francën verilindore, rreth luginës së lumit Marne, disa javë pasi gjermanët kishin pushtuar Belgjikën. Tashmë në tokë franceze, gjermanët përparuan pa u sfiduar dhe arritën 30 milje larg Parisit.

    Por francezët e përçanë me sukses vijën e trupave gjermane për të krijuar një boshllëk që u mbush me shpejtësi nga përforcime. Gjermanët u detyruan të tërhiqen mbi 50 milje në veri, ku gërmuan vijën e parë të llogoreve, duke krijuar një precedent për pjesën tjetër të luftës.

    Beteja e Verdunit (21 shkurt – 18 dhjetor 1916)

    Numri i viktimave: 330,000

    Verduni konsiderohet si beteja më e gjatë në historinë moderne. Ishte e përgjakshme, rraskapitëse dhe në fund … e pakuptimtë. Pasi gjermanët vendosën se mënyra më e mirë për të mposhtur britanikët ishte të mposhtnin aleatët e tyre, ata sulmuan qytetin e kalasë së Verdunit, që ishte bosh. Qyteti ishte i vendosur strategjikisht në verilindje të Francës në lumin Meuse dhe gjermanët filluan të merrnin kontrollin e nëntëmbëdhjetë kalave kryesore të tij.

    Deri në qershor, dukej sikur ata do të kishin sukses, por shirat e verës ngadalësuan përparimin. Një kundërofensivë e strukturuar nga aleatët, e cila përfshinte njësi luftarake me turne për të kufizuar lodhjen e betejës, i detyroi gjermanët të tërhiqeshin pothuajse deri në pikën në të cilën kishin filluar fushatën e tyre katastrofike.

    Beteja e Somme (1 korrik – 18 nëntor 1916)

    Numri i viktimave: 300,000

    Ndoshta beteja më famëkeqe në historinë moderne ushtarake ndodhi në Francën Veriore në mes të luftës. Plani ishte që anglezët dhe francezët të përfitonin nga Beteja e vazhdueshme e Verdunit, ku ishte përqendruar një pjesë e konsiderueshme e ushtrisë gjermane. Megjithatë, mbrojtja gjermane ishte nënvlerësuar shumë.

    Vetëm ditën e parë u vranë një numër rekord prej 19,240 trupash britanike. Ajo që pasoi ishte një luftë e ashpër, ndërsa të dyja palët gërmuan në llogore: në 141 ditët që zgjati, aleatët fituan jo më shumë se shtatë milje tokë. Në kohën kur Beteja e Sommes kishte përfunduar, mbi një milion personel nga të dyja palët ishin ose të vdekur, ose të plagosur.

    Beteja e Arrasit (9 prill – 16 maj 1917)

    Numri i viktimave: 285,000

    Ideja e fushatës ishte që francezët të goditnin fort gjermanët në rajonin Aisne, ndërsa britanikët do të sulmonin mbrojtjen gjermane rreth qytetit të bukur të Arras në Francën Veriore. Në të njëjtën kohë, kanadezët përqendruan divizionet e tyre në sigurimin e Ridge Vimy, rreth pesë milje në veri të qendrës së qytetit. Kanadezët morën me sukses kreshtën dhe britanikët bënë një fillim të mirë në linjat gjermane pasi i goditën fort me mbi 2.5 milionë predha.

    Por në vend që të përfitonin nga avantazhet e hershme, gjermanët shpejt i kthyen në një ngërç të përgjakshëm dhe francezët pësuan aq shumë viktima, saqë mungesa e moralit çoi në shpërbërjen e ushtrisë. Fushata dështoi.

    Beteja e Passchendaele (31 korrik – 6 nëntor 1917)

    Numri i viktimave: 585,000

    Beteja e Tretë e Ypres, siç njihet, ishte ndoshta beteja më vdekjeprurëse e Luftës së Parë Botërore. Sir Gjenerali Douglas Haig ishte njeriu përgjegjës për urdhërimin e granatimeve fillestare masive të linjave gjermane në një përpjekje për të dëbuar gjermanët njëherë e përgjithmonë. Por gjermanët nuk ishin aq të dobët sa supozohej, dhe rezultati ishte një gjakderdhje e paprecedentë.

    1917 pa një vëllim të jashtëzakonshëm reshjesh në zonë duke krijuar moçal dhe duke mbytur njerëz, kuaj dhe pajisje në të. Pasi pretenduan fitoren në nëntor, aleatët kishin fituar jo më shumë se pesë milje. Një vit më vonë, fushëbeteja u braktis.

    Ofensiva e Pranverës (21 mars – 17 korrik 1918)

    Numri i viktimave: 328,000

    Gjithmonë ka diçka prekëse kur shikon shifra të pakuptueshme viktimavsh, pak para se të shpërthejë paqja. Kjo ndjenjë është tipike në një nga betejat e fundit të Luftës së Parë Botërore, Ofensiva e Pranverës. Pasi Gjermania mundi Rusinë në lindje, gjeneralët vendosën të dërgonin trupat e mbetura gjermane, 48 divizione, për të larguar aleatët në frontin perëndimor.

    Pasi i bombarduan me predha, trupat gjermane goditën vijën e armikut, madje duke rimarrë Sommen. Por pa furnizime jetike, morali i trupave u shemb. Ndërsa shifrat e viktimave u rritën, francezët nisën një kundërsulm të egër që do të shënonte fillimin e fundit të luftës që mori jetën e rreth 20 milionë njerëzve.