Tag: viktimave

  • Rritet numri i viktimave nga zjarri në Hong Kong, policia fajëson kompaninë e ndërtimit për “neglizhencë”

    Rritet numri i viktimave nga zjarri në Hong Kong, policia fajëson kompaninë e ndërtimit për “neglizhencë”

    Një zjarr i madh është ende aktiv në një kompleks banimi në Hong Kong, teksa numri i viktimave është rritur në të paktën 55 persona, ndërkaq afër 300 të tjerë konsiderohen të zhdukur. Policia tha më 27 nëntor se zjarri u shkaktua nga “neglizhenca e madhe” e një firme ndërtuese që përdori materiale të pasigurta.
    Pothuajse një ditë e plotë pasi nisi zjarri, zjarrfikësit ende nuk po mund të arrijnë te banorët që mund të jenë të bllokuar në katet e larta të kompleksit banesor Wang Fuk Court, për shkak të nxehtësisë së madhe dhe shtëllungave të tymit.
    Policia tha se, përveç faktit që ndërtesat ishin të mbuluara me rrjeta mbrojtëse dhe plastikë që mund të mos i plotësojnë standardet e sigurisë nga zjarri, ata zbuluan se disa dritare që nuk ishte prekur nga zjarri ishin të mbyllura me një material prej shkume, që ishte instaluar nga kompania e ndërtimit që po kryente punime të mirëmbajtjes që një vit.

    “Kemi arsye të besojmë se përgjegjësit e kompanisë kanë qenë jashtëzakonisht neglizhentë, gjë që çoi në këtë aksident dhe bëri që zjarri të përhapej në mënyrë të pakontrolluar, duke shkaktuar viktima të shumta”, tha Eileen Chung nga Policia e Hong Kongut.
    Ajo shtoi se tre persona nga kompania e ndërtimit, dy drejtorë dhe një konsulent i inxhinierisë, janë arrestuar nën dyshime për vrasje nga pakujdesia në lidhje me zjarrin.
    Të enjten në mëngjes, oficerët e policisë kontrolluan kompaninë e mirëmbajtjes së ndërtesave të kompleksit të banimit, duke sekuestruar dokumente që përmendnin Wang Fuk Court, raportuan mediat lokale.
    Kompleksi banesor në qarkun verior Tai Po ka 2.000 apartamente në tetë blloqe, ku jetojnë më shumë se 4.600 persona, në një qytet që po përballet me mungesë kronike të banimit të përballueshëm.
    Të enjten në mëngjes, autoritetet thanë se kishin vënë nën kontroll zjarrin në katër nga shtatë blloqet, ndërsa operacionet vazhdonin në tri blloqet e tjera. Pamjet nga vendngjarja, rreth 22 orë pasi kishte nisur zjarri, tregojnë se flakët po vazhdojnë në të paktën dy kulla 32-katëshe që janë të mbështjella me një rrjet të gjelbër ndërtimi dhe me skelë prej bambuje.
    Skela prej bambuje është një element tradicional i arkitekturës kineze, por ka nisur të hiqet gradualisht në Hong Kong që nga muaji mars, për arsye sigurie.
    Një zjarrfikës është mes 55 të vrarëve, ndërsa 45 persona që janë në spital janë në gjendje kritike, tha policia në Hong Kong në një konferencë për media të enjten.
    “Prioriteti ynë është shuarja e zjarrit dhe shpëtimi i banorëve të bllokuar”, u tha gazetarëve udhëheqësi i Hong Kongut, John Lee.
    “Së dyti, të mbështesim të plagosurit. Së treti, të ofrojmë mbështetje dhe rikuperim. Më pas, do të fillojmë një hetim të plotë”.
    Ai shtoi se rreth 279 persona konsiderohen të zhdukur dhe 900 të tjerë gjenden në tetë strehimore.
    Numri i viktimave nga kjo ngjarje është më i larti i shkaktuar nga zjarri në Hong Kong që nga viti 1948, kur 176 persona u vranë pasi një zjarr shpërtheu në një depo.

  • Avokati i familjarëve të viktimave të “21 Janarit”, Idajet Beqiri: SPAK ka prova materiale të forta dhe dëshmitarë…

    Avokati i familjarëve të viktimave të “21 Janarit”, Idajet Beqiri: SPAK ka prova materiale të forta dhe dëshmitarë…

    Rigels Seliman
    Hetimi mbi vrasjet e “21 Janarit” duket se po hyn në një fazë të re, ndërsa SPAK thuhet se disponon prova të reja materiale dhe dëshmitarë që mund të hedhin më shumë dritë mbi atë që ndodhi atë ditë në Bulevard. Avokati i familjarëve të viktimave, Idajet Beqiri, shpjegon për gazetën “SOT” se një pjesë e këtyre provave janë tashmë në duart e Prokurorisë së Posaçme (SPAK-ut), ndërsa disa të tjera ruhen me kujdes për t’u dorëzuar në momentin e duhur. Ai thekson se materialet përfshijnë edhe prova të siguruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Beqiri tregon gjithashtu se disa elementë, si plumbat e gjetur tek trupat e viktimave, sipas tij, janë trajtuar në mënyrë të dyshimtë, duke ngritur pyetje mbi tentativat për të deformuar hetimin. “Provat kanë ardhur dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. edhe për serverat e të tjera, çfarë gjurmë kanë lënë edhe çfarë deshifrohet prej tyre. Video-regjistrimi që u paraqit në SPAK nga pala akuzuese nëpërmjet gazetarit Artan Hoxha, flet jashtëzakonisht shumë. Kjo provë është ekspertuar sa e vërtetë është, para se ta merrte SPAK-u.
    Kështu që atje ka dhe mjaft prova të tjera të rëndësishme. Madje, ndonjë provë nga ne po mbahet edhe për t’u dhënë në momentin e duhur, ashtu sikurse u shtrëngua fort ajo video-regjistrimi që u çua edhe iu dorëzua vetëm SPAK-ut, se s’kishim besim tek askush tjetër. Ka dhe disa prova të tjera të cilat do të jenë bombë. Po, jo vetëm prova materiale, por edhe dëshmitarë të tjerë. Madje juve dëgjuat para pak ditësh një ndër prokurorët e çështjes që e përjashtoi Ina Rama, dhe i tha: “Ti merru me ato protestuesit, merru me marrjen e përgjegjësive penale të protestuesve që protestuan atje dhunshëm, mos u merr ti me këta që vranë”. Dhe nuk e lanë atë të vazhdonte më tej. Por ai ka dëshmuar që prokurori tjetër që u caktua nga Ina Rama ka shkuar bashkë me ekspertët atje, edhe disa plumba që janë gjetur në trupin e viktimave, i ka çuar tek familja e Sali Berishës që t’i zhduknin e të thoshin: “ja urdhëro, hidhi poshtë” dhe që të mos provohet gjoja ngjarja.
    Dhe ky person është dëshmitar, është prokuror. Edhe ai që e ka bërë këtë veprim atje bashkë me ekspertët ka qenë prokuror. Ka emër e mbiemër ai që ka bërë një veprim të tillë makabër. Nëse s’ka dëshmuar, do ta dëshmojë, por problemi është që këto janë prova që janë me të vërtetë jashtëzakonisht të rënda. Është krim shumë i rëndë. Nuk është problemi se vrave katër veta dhe i vrave për një hakmarrje. Po t’i vrasësh ti në emër të shtetit, të fuqisë së shtetit, e kur të kanë dhënë në dorë fatet e këtyre njerëzve, dhe ti e përdor këtë duke i vrarë! Edhe pastaj dalin disa analistë e marrin edhe në mbrojtje. Është gjak. Edhe ky gjak duhet shpaguar, edhe shpagimi duhet bërë nga drejtësia. Ata presin drejtësi, nuk presin ata që të marrin hak kundër këtij gjakatari. Berisha ka 10,000 gjëra për të shlyer në këtë vend”, tha ndër të tjera avokati.
    Urdhri është dhënë nga Berisha
    Beqiri nënvizon se përgjegjësia e këtij krimi, sipas tij, bie mbi ish-kryeministrin, i cili, në emër të pushtetit, urdhëroi përdorimin e dhunës kundër qytetarëve. “Në fakt, jemi jashtëzakonisht të vonuar për 21 Janarin. Është një krim shtetëror, një krim i padëgjuar, nuk mundet ta përshkruash dot me fjalë, logjika njerëzore nuk e mban dot. Nuk ka ndodhur kurrë ndonjëherë në botë që kryeministri i vendit, ai që i kemi dhënë votëbesimin, ai që mbahet me taksat e shqiptarëve për të qeverisur vendin, ai vret qytetarët e vetë. Pse? Sepse në emër të fjalës së lirë, në emër të demokracisë, në emër të zbatimit të ligjeve, dalin të protestojnë në rrugë kundër aferës korruptive të zëvendëskryeministrit tënd, të cilin e zunë me presh në dorë, me figurë, me zë, në prani edhe të një dëshmitari okular që ishte ministri i tij i ekonomisë së kohës, me korrupsionin që bënte hapur. Nga ana tjetër, dolën për votën e lirë, sepse Saliu i vriste gjithmonë zgjedhjet, i vidhte, i grabiste ato edhe në pushtet. Sa herë ka ardhur, ka ardhur me vota të vjedhura. Asnjëherë s’ka fituar me votim të lirë, dhe qytetarët shprehin vullnetin e tyre. Për këto dy gjëra, ai urdhëron thotë të vriten. Dhe jo vetëm urdhëron të vriten, por e pranon me kërshëri. E thotë madje me zë e me figurë, e dëgjojnë gjithë shqiptarët, që thotë katër snajperë ishin vendosur, tregon dhe pozicionet ku ishin vendosur në Kryeministri, dhe ata kishin marrë urdhër sipas Saliut që të vrisnin edhe 400 në rast se do futeshin tek porta”, u shpreh avokat i njohur, Idajet Beqiri. Sqarim:  Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohetfajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

  • Tronditëse, të zhdukura prej më shumë se një viti, trupat e nënës dhe vajz gjenden brenda frigoriferit

    Tronditëse, të zhdukura prej më shumë se një viti, trupat e nënës dhe vajz gjenden brenda frigoriferit

    Një ngjarje tronidëse ka ndodhur në Innsbruck, të Austrisë, pasi u zbuluan trupat e një gruaje 34-vjeçare dhe vajzës së saj 10-vjeçare, të cilat kishin humbur që nga korriku i vitit 2024.

    Trupat u gjetën të fshehura në një frigorifer, pas mureve të gipsit në një apartament. Viktimat, të dy shtetase siriane, ishin regjistruar si të zhdukura dhe ishin në kërkim prej më shumë se një viti.
    Një anëtar i familjes, që jetonte në Gjermani, kishte njoftuar autoritetet për humbjen e kontakteve dhe për disa transaksione bankare të dyshimta. Hetimet filluan, dhe shumë shpejt u dyshua për vrasje, megjithëse nuk u gjetën trupat. Në qershor 2025, dy vëllezër, 55 dhe 53 vjeç, shtetas austriakë, u arrestuan nën dyshimin se mund të kishin pasur lidhje me zhdukjen e dy viktimave.
    Autoritetet bënë të ditur se trupat u zbuluan në një vend të fshehur, një frigorifer brenda shtëpisë, pas një muri të gipsit. Të dy vëllezërit janë mbajtur në paraburgim, njëri në Innsbruck dhe tjetri në Salzburg, ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbuluar motivin dhe rrethanat e vdekjes. Aktualisht, motivet e mundshme dhe lidhjet mes viktimave dhe të dyshuarve nuk janë bërë publike.
    Rasti ka pasur një jehonë të gjerë, përfshirë edhe rajonin kufitar të Tirolit Jugor, ku ishin aktive kërkimet për viktimat. Ky rast ka ngritur shqetësime mbi mbrojtjen e grave dhe fëmijëve dhe ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar mes autoriteteve të ligjit dhe shërbimeve sociale, veçanërisht në zonat kufitare. Kohëzgjatja e gjatë mes zhdukjes dhe zbulimit ka shtuar pyetje për eficiencën e hetimeve dhe aftësinë për të identifikuar rreziqe serioze në kohë.
    Hetimet janë në vazhdim, me autopsinë e trupave që është ende në zhvillim e sipër. Autoritetet janë përqendruar në përcaktimin e shkakut të vdekjes, lidhjen mes viktimave dhe të dyshuarve, si dhe motivin e mundshëm pas këtij akti kriminal. Prokuroria ka konfirmuar se masat parandaluese ndaj dy vëllezërve do të mbeten në fuqi derisa hetimi të përparojë.

    Top Channel

  • Tragjedi në Arabinë Saudite, 45 të vdekur në aksidentin me autobus që përfshinte pelegrinë indianë

    Tragjedi në Arabinë Saudite, 45 të vdekur në aksidentin me autobus që përfshinte pelegrinë indianë

    Të paktën 45 persona, pothuajse të gjithë pelegrinë indianë, u vranë të hënën në një aksident me autobus pranë qytetit të shenjtë të Medinës, një nga më vdekjeprurësit në Arabinë Saudite prej vitesh.

    Një numër i madh viktimash, të cilat ishin gra dhe fëmijë, vinin nga Hyderabad, në Indinë qendrore. Zyrtarët indianë thanë se në autobus kishte 46 persona, nga të cilët vetëm një mbijetoi. Veçanërisht tragjik është rasti i një familjeje të madhe pelegrinësh që u zhdukën, pasi 18 anëtarë të tyre, përfshirë nëntë fëmijë, janë midis viktimave.

    💢 45 Indian pilgrims killed in bus accident in Saudi Arabia
    ➡️ The bus, carrying Indian nationals, crashed in Medina, leaving dozens dead in one of the deadliest incidents involving pilgrims in the kingdom https://t.co/7KtoUFGiNa pic.twitter.com/OAE3Zf9A5s
    — Anadolu English (@anadoluagency) November 17, 2025

    As many as 45 people have been killed after a bus on its way to Medina collided with a fuel tanker. The bus was carrying Indians, most from Hyderabad, who had come to Saudi Arabia for the Umrah pilgrimage. pic.twitter.com/cjJXfRyjL3
    — Al Jazeera English (@AJEnglish) November 17, 2025

    Mediat indiane raportuan se autobusi u përplas me një kamion cisternë rreth orës 1:30 të mëngjesit të së hënës dhe menjëherë u përfshi nga flakët. Shumica e viktimave ishin në gjumë dhe nuk ishin në gjendje të dilnin nga autobusi.Autoritetet saudite, nga ana e tyre, nuk dhanë asnjë shpjegim ose nuk lëshuan një deklaratë në lidhje me aksidentin.Kryeministri indian Narendra Modi u kishte shprehur ngushëllime familjeve të viktimave, duke thënë se ambasada indiane po bashkëpunonte me autoritetet saudite.

    Top Channel

  • Vodhi 100 mijë portofola kriptovalutash, pranga 38-vjeçarit shqiptar në Greqi

    Vodhi 100 mijë portofola kriptovalutash, pranga 38-vjeçarit shqiptar në Greqi

    Policia greke ka arrestuar një shqiptar të dyshuar për vjedhjen e 100 mijë portofolave kriptovalutash.
    Në pranga ka rënë shtetasi Sotitaq Kolezi, 38 vjeç, nga Bilishti. Ai kishte qasje në më shumë se 100,000 portofola kriptovalutash që u përkisnin këtyre viktimave, vlera e të cilave ka të ngjarë të arrijë në miliona euro.
    Faza më e fundit e operacionit u zhvillua nën koordinimin e selisë së Europolit në Hagë dhe shënjestroi Rhadamanthys, një nga programet më të mëdha të vjedhjes së informacionit, Trojanin me akses në distancë VenomRAT dhe botnetin Elysium, i cili luajti një rol kyç në krimin kibernetik ndërkombëtar.
    Rrjeti që u çmontua ishte përgjegjës për sulme kundër qindra mijëra viktimave në të gjithë botën me software të dëmshëm.
    Operacioni “Endgame”, i koordinuar nga Europol dhe Eurojust, është një përpjekje e përbashkët midis autoriteteve të zbatimit të ligjit dhe atyre gjyqësore në Greqi, Australi, Belgjikë, Kanada, Danimarkë, Francë, Gjermani, Lituani, Holandë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara për të luftuar ata që promovojnë programe keqdashëse.
    Këto veprime të koordinuara çuan në:
    – Një arrestim në Greqi (më 3 nëntor)
    – Kontrolle në 11 lokacione (një në Greqi, një në Gjermani dhe 9 në Holandë)
    – Ndërprerja ose mbyllja e më shumë se 1,025 serverave në të gjithë botën
    – Sekuestrimi i 20 domeneve të internetit.
    Rrjeti i programeve keqdashëse i çmontuar përbëhej nga qindra mijëra kompjuterë të infektuar që përmbanin disa miliona të dhëna të vjedhura. Shumë prej viktimave nuk ishin në dijeni se sistemet e tyre ishin shënjestruar.

  • Europol arreston në Greqi shqiptarin, vodhi 100 mijë portofole kriptovalutash me vlerë miliona euro!

    Europol arreston në Greqi shqiptarin, vodhi 100 mijë portofole kriptovalutash me vlerë miliona euro!

    Policia greke ka arrestuar një shqiptar të dyshuar për vjedhjen e 100 mijë portofolave kriptovalutash.
    Në pranga ka rënë shtetasi Sotiraq Kolezi, 38 vjeç, nga Bilishti.
    Ai kishte qasje në më shumë se 100,000 portofola kriptovalutash që u përkisnin këtyre viktimave, vlera e të cilave ka të ngjarë të arrijë në miliona euro.
    Faza më e fundit e operacionit u zhvillua nën koordinimin e selisë së Europolit në Hagë dhe shënjestroi Rhadamanthys, një nga programet më të mëdha të vjedhjes së informacionit, Trojanin me akses në distancë VenomRAT dhe botnetin Elysium, i cili luajti një rol kyç në krimin kibernetik ndërkombëtar.
    Rrjeti që u çmontua ishte përgjegjës për sulme kundër qindra mijëra viktimave në të gjithë botën me software të dëmshëm.
    Operacioni “Endgame”, i koordinuar nga Europol dhe Eurojust, është një përpjekje e përbashkët midis autoriteteve të zbatimit të ligjit dhe atyre gjyqësore në Greqi, Australi, Belgjikë, Kanada, Danimarkë, Francë, Gjermani, Lituani, Holandë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara për të luftuar ata që promovojnë programe keqdashëse.
    Këto veprime të koordinuara çuan në:
    – Një arrestim në Greqi (më 3 nëntor)
    – Kontrolle në 11 lokacione (një në Greqi, një në Gjermani dhe 9 në Holandë)
    – Ndërprerja ose mbyllja e më shumë se 1,025 serverave në të gjithë botën
    – Sekuestrimi i 20 domeneve të internetit.
    Rrjeti i programeve keqdashëse i çmontuar përbëhej nga qindra mijëra kompjuterë të infektuar që përmbanin disa miliona të dhëna të vjedhura.
    Shumë prej viktimave nuk ishin në dijeni se sistemet e tyre ishin shënjestruar.

  • Emri/ Vodhi 100 mijë portofola kriptovalutash, pranga 38-vjeçarit shqiptar në Greqi

    Emri/ Vodhi 100 mijë portofola kriptovalutash, pranga 38-vjeçarit shqiptar në Greqi

    Policia greke ka arrestuar një shqiptar të dyshuar për vjedhjen e 100 mijë portofolave kriptovalutash.

    Në pranga ka rënë shtetasi Sotitaq Kolezi, 38 vjeç, nga Bilishti. Ai kishte qasje në më shumë se 100,000 portofola kriptovalutash që u përkisnin këtyre viktimave, vlera e të cilave ka të ngjarë të arrijë në miliona euro.
    Faza më e fundit e operacionit u zhvillua nën koordinimin e selisë së Europolit në Hagë dhe shënjestroi Rhadamanthys, një nga programet më të mëdha të vjedhjes së informacionit, Trojanin me akses në distancë VenomRAT dhe botnetin Elysium, i cili luajti një rol kyç në krimin kibernetik ndërkombëtar.
    Rrjeti që u çmontua ishte përgjegjës për sulme kundër qindra mijëra viktimave në të gjithë botën me software të dëmshëm.
    Operacioni “Endgame”, i koordinuar nga Europol dhe Eurojust, është një përpjekje e përbashkët midis autoriteteve të zbatimit të ligjit dhe atyre gjyqësore në Greqi, Australi, Belgjikë, Kanada, Danimarkë, Francë, Gjermani, Lituani, Holandë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara për të luftuar ata që promovojnë programe keqdashëse.
    Këto veprime të koordinuara çuan në:
    – Një arrestim në Greqi (më 3 nëntor)
    – Kontrolle në 11 lokacione (një në Greqi, një në Gjermani dhe 9 në Holandë)
    – Ndërprerja ose mbyllja e më shumë se 1,025 serverave në të gjithë botën
    – Sekuestrimi i 20 domeneve të internetit.
    Rrjeti i programeve keqdashëse i çmontuar përbëhej nga qindra mijëra kompjuterë të infektuar që përmbanin disa miliona të dhëna të vjedhura. Shumë prej viktimave nuk ishin në dijeni se sistemet e tyre ishin shënjestruar.

    Top Channel

  • Të tjera detaje nga krimi në familje/ Dhëndri i familjes vrau dy vëllezërit pasi shkoi në shtëpinë e viktimave për të marrë gruan…

    Të tjera detaje nga krimi në familje/ Dhëndri i familjes vrau dy vëllezërit pasi shkoi në shtëpinë e viktimave për të marrë gruan…

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku janë vrarë me armë zjarri dy vëllezër. Mediat në Kosovë raportojnë se autori është dhëndri i familjes, shtetasi Astrit Isufi. 
    I dyshuari, siç ka thënë Policia, është nga një fshat i Drenasit dhe është shpallur ne kërkim. 
    Në raportin e Policisë thuhet se dy vëllezërit rreth orës 11:30 u dërguan në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kijevë, ku më pas mjekët konstatuan vdekjen e tyre. 
    Viktimat janë të moshave rreth 32 dhe 45 vjeç, të cilët janë qëlluar me armë zjarri para shtëpisë së tyre. 
    Ngjarja dyshohet se ka pasur motiv familjar, i cili kishte filluar më herët mes palëve. 
    Dyshimet për ngjarjen  
    I dyshuari, sipas hetimeve paraprake, ka shkuar në shtëpinë e viktimave për të marrë gruan e tij. Pasi është larguar disa metra, ai është kthyer përsëri dhe ka hapur zjarr ndaj dy vëllezërve që ndodheshin para derës së shtëpisë. 
    Të dy kanë ndërruar jetë si pasojë e të shtënave, njëri në vendin e ngjarjes e tjetri rrugës per ne spital. 
    Dyshohet se edhe vëllai i të dyshuarit kishte pasur konflikte të mëparshme me viktimat. 
     

  • Turqia me dorë të hekurt, 11 të dënuar përjetë pas tragjedisë në resortin malor

    Turqia me dorë të hekurt, 11 të dënuar përjetë pas tragjedisë në resortin malor

    Një gjykatë turke dënoi me burgim të përjetshëm 11 persona, përfshirë pronarin e një hoteli luksoz në resortin malor Kartalkaya, pas zjarrit që shkaktoi vdekjen e 78 personave, mes tyre rreth 30 fëmijë.
    Zjarri shpërtheu më 21 janar në hotelin “Grand Kartal”, në veri të Turqisë, duke përfshirë të gjithë godinën në pak minuta. Hetimet zbuluan se ishin shkelur rregullat e sigurisë dhe se sistemi i alarmit nuk funksiononte natën e ngjarjes.
    Përveç 78 viktimave, 137 persona të tjerë mbetën të plagosur, ndërsa familje të tëra u zhdukën në flakë. Të afërmit e viktimave vendosën fotografitë e tyre përpara palestrës në qytetin e Bolusë, ku u zhvilluan seancat gjyqësore.
    Sipas mediave turke, përveç pronarit të hotelit, dënime me burgim të përjetshëm morën edhe drejtori i hotelit dhe disa anëtarë të bordit drejtues. Një zëvendëskryetar bashkie në Bolu dhe shefi lokal i zjarrfikëses u dënuan gjithashtu me burg, ndërsa vendimi i gjykatës u prit me duartrokitje në sallë.
    Gjykata dënoi gjithsej edhe 18 të pandehur të tjerë, shumica punonjës të hotelit, me dënime nga 12 deri në 22 vjet burg, ndërsa tre persona, përfshirë dy kuzhinierë, u shpallën të pafajshëm.
    “Është një vendim historik që sjell ngushëllim për zemrat e të gjitha familjeve”, tha Bilsay Sarper Arslan, nipi i një prej viktimave.
    Pronari i hotelit, Halit Ergul, mohoi çdo përgjegjësi, duke fajësuar furnizuesin e pajisjeve me gaz.
    “Nuk kam lejuar as fishekzjarre për dasma përpara hotelit, sepse nuk doja të dëmtoheshin zogjtë”, tha ai në gjykatë.
    Zjarri, që shpërtheu në restorantin e hotelit pak para orës 03:30 të mëngjesit, shkaktoi tronditje në mbarë vendin. Dëshmitarë dhe të afërm të viktimave rrëfyen me lot në sy dhimbjen e pamasë që la pas tragjedia.
    “Shkoj çdo ditë në varreza. Asnjë psikolog nuk mund ta lehtësojë këtë dhimbje”, tha Hilmi Altin, i cili humbi bashkëshorten dhe vajzën 9-vjeçare në zjarrin vdekjeprurës.

  • Rinis seanca për dosjen ‘Gërdeci’/ Përplasje të ashpra në gjyq mes palëve: Mos më trego mua se kam 15 vjet që po duroj

    Rinis seanca për dosjen ‘Gërdeci’/ Përplasje të ashpra në gjyq mes palëve: Mos më trego mua se kam 15 vjet që po duroj

    Në Gjykatën e Posaçme ka rinisur seanca për dosjen e Gërdecit, ku i pandehur është ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i akuzuar për shpërdorim detyre lidhur me shpërthimin tragjik të vitit 2008 që shkaktoi 26 viktima, mes tyre edhe fëmijë.
    Seanca u shoqërua me debate të ashpra mes trupës gjykuese, palës mbrojtëse, prokurorisë dhe familjeve të viktimave.
    Shkak u bë kërkesa e Mediut për të revokuar vendimin e gjyqtares Irena Gjoka, e cila kishte pranuar si palë në proces familjen Durda, që humbi djalin e vogël, Edisonin, në shpërthim.
    Avokati i Mediut, Ardian Visha, kërkoi përjashtimin e gjyqtares dhe ndërprerjen e seancës, duke pretenduar se ajo nuk kishte marrë masa ndaj fyerjeve që, sipas tij, kishin ardhur nga pala e viktimave.“Zonja gjyqtare, kërkojmë përjashtimin tuaj nga gjykimi për shkak të sjelljes suaj dhe ndërprerjen e seancës për sot,” – u shpreh Visha.
    Nga ana tjetër, avokati i viktimave, Dorian Matlia, reagoi duke theksuar se vendimi i Gjykatës së Strasburgut e njeh të drejtën e familjeve për të qenë palë në proces.“Gjykata e Strasburgut e ka thënë qartë se ka pasur shkelje procedurale, sepse viktimat nuk janë lejuar të jenë pjesë e gjykimit,” – tha Matlia.
    Gjatë debatit, situata u tensionua në sallë. Ferizan Durda, babai i një prej viktimave, shpërtheu në lot dhe iu drejtua me tone të forta avokatit të Mediut:
    “Mos më trego mua 15 vjet se jam unë që po duroj! Fëmija im do ishte 25 për 26 vjeç sot që flasim!”
    Në vijim, Mediu mori fjalën dhe deklaroi se procesi po tentohet të politizohet:
    “Kjo që po ndodh në këtë sallë bëhet me qëllim për të lidhur shpërthimin e Gërdecit me emrin tim. Kjo nuk është drejtësi. Edhe unë kam të drejtën time për t’u mbrojtur dhe për të shpjeguar pozicionin tim.”
    Prokuroria kërkoi që në proces të administrohen disa prova të reja që lidhen me vendimin e Gjykatës së Strasburgut, ndërsa mbrojtja kërkoi rrëzimin e tyre.
    Pjesë nga diskutimi:
    Mbrojta e Mediut, Visha: Zonja gjyqtare, kërkojmë të na japin audion e seancës së sotme dhe kërkojmë përjashtimin tuaj nga gjykimi i kësaj çështje, për shkak të sjelljes tuaj dhe mos marrjen e masave ndaj viktimës së veprës penale në këtë seancë, po ashtu ndërprerjen e seancës, për ditën e sotme.
    Ligori: Ne nuk mund të vijojmë më, këtu nuk është fyer vetëm trupa mbrojtëse por është fyer e gjithë drejtësia. Ju nuk reaguat për të marrë masat. Ne nuk mund të vazhdojmë.
    Mediu: Nuk mund të kuptoj si mund të vazhdojmë këtë seancë.
    Ligori: Jemi gati teknikisht, por nuk jemi gati moralisht, që një palë në këtë proces i thotë mbrojtës që “nuk ju marrë as për pastrues halesh” nuk mund të vazhdojmë këtë seancë.
    Gjykata: Kërkesa juaj për përjashtimin tim nuk është shkak për mos vijimin e procesit gjyqësor.
    Ligori: Nuk jemi gati për të vijuar seancën pasi ne nuk jemi këtu për të na trajtuar si lekca.
    Prokurori: Sa i takon viktimave për tu legjitimuar në këtë proces, është edhe vendimi i Strasburgut, që ju ka dhënë të drejtë, që nëse duhet të jenë ato të pranishëm. I kërkojmë gjykatës që të administrojë edhe disa provash të reja, të cilat na kanë ardh më vonë, kërkojmë të administrohen një sërë dokumentash. Mbase nuk është ky momenti procedural, por kanë mbërritur me vonesë. Mbi këto shkresa është bazuar edhe vendimi i Gjykatës së Strasburgut. Ne i kërkojmë gjykatës që të lejohen si prova dhe më pas do të japim edhe shpjegimet pse e kemi këtë kërkesë. Në lidhje me kërkesën e mbrojtjes për Aktet nga autoritet e huaja administrohen vetëm pas kërkesës së gjykatës. Dëshmitë e tyre duhet të sillen në gjykata vetëm nëse gjykata do i kishte pranuar si dëshmitar. Për këtë rast i kërkoj gjykatës që të rrëzohet si kërkesë.
    Mbrojta e Mediut: Qëndrimi prokurorisë, nuk ka të bëj me kazusin tonë. Viktima e veprës penal nuk i ka të drejta të barabarta me ne, në këtë proces gjyqësor.
    Dorian Matlia avokati i viktimave:  E nderuar një parantezë, personi do të largohet nga salla. Ne po mundohemi që ta zhvillojmë procesin.
    Geraldo Durda del nga salla, pas përplasjes që pati në sallë me avokatin e Mediut, Ardian Visha.
    Ferizan Durda: Mos më trego mua 15 vjet se jam unë që po duroj. Se fëmija im do ishte 25 për 26 vjeç sot që ne flasim. Shpërthen në lot. Pas tensioneve në sallën e gjykimit.
    Matlia: Gjykata e Strasburgut ka thënë që ka shkelje procedurale në gjykim për shkak të mos lejimit të viktimave që të jenë pjesë e këtij procesi. Gjykata e Strasburgut e ka thënë shumë qartë në vendimin e saj. Strasburgu e ka thënë qartë pjesëmarrje efektive. Do doja nga gjykata që komentet që bëhen nga pala pa patur relevancë nga ky gjykim, s’janë të nevojshme që të bëhen në ketë sallë gjykimi, mund të bëhen jashtë.
    Mediu: Zonja gjyqtare kjo që po ndodh në këtë sallë bëhet mbi një qëllim për të lidhur shpërthimin e Gërdecit me Fatmir Mediun. Kjo nuk është drejtësi, edhe unë kam të drejtën time për të shpjeguar pozicionin tim. Nuk kam asnjë problem me prezencën dhe as nëse ata më pyesin por nuk mund të pranoj që të bëhet politikë me këtë çështje. Kërkesën për dëshmitarët e kam shpjeguar që në krye të herës nëse prokuroria do të donte të bënte drejtësi duhet të kishte hetuar siç duhet. Këta dëshmitar janë shumë të rëndësishëm për ne dhe për mbrojtjen time. Këta gjeneral na kanë mësuar si bëhet demontimi i armëve. Ky vetëm proces nuk është.