Një dron i Forcave paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) sudaneze sulmoi një kopsht fëmijësh në qytetin e Kalugës në Sudanin qendror, duke vrarë 50 persona, përfshirë 33 fëmijë, tha një grup mjekësor.
Në njoftim thuhet se ndihmësit mjekësorë që erdhën në vendngjarje për të ndihmuar të plagosurit ishin objekt i “një tjetër sulmi të papritur”, raporton AP.
Numri i viktimave pritet të jetë më i lartë, por ndërprerjet e komunikimit në zonë e kanë bërë të vështirë raportimin e viktimave.
“Vrasja e fëmijëve është një shkelje e tmerrshme e të drejtave të fëmijëve. Fëmijët nuk duhet të paguajnë kurrë çmimin e konfliktit”, tha në një deklaratë përfaqësuesi i UNICEF-it në Sudan, Sheldon Jett.
Ai tha se UNICEF-i u bën thirrje të gjitha palëve “që t’i ndalojnë menjëherë këto sulme dhe të lejojnë qasje të sigurt dhe të papenguar në ndihmë humanitare për ata që kanë nevojë urgjente për të”.
Tag: viktimave
-

Sulm me dron ndaj kopshtit të fëmijëve, 50 viktima të raportuara, 33 të mitur
-

Shkon në 146 numri i viktimave nga zjarri në Hong Kong
Numri i viktimave nga zjarri që përfshiu këtë javë një kompleks banesor në Hong Kong është rritur në 146, njoftoi policia të dielën, më 30 nëntor.
Zyrtarët e Njësisë së Identifikimit të Viktimave të Fatkeqësive gjetën trupa të tjerë, teksa zgjeruan kërkimin në tri blloqe të tjera të kompleksit të ndërtimit Wang Fuk Court, që u përball me zjarrin më vdekjeprurës në ndonjë ndërtesë banimi në botë që nga viti 1980.
“Që nga ora 16:00 [sipas kohës lokale], bilanci i fundit i viktimave është 146. Nuk mund të përjashtojmë mundësinë e viktimave të tjera”, tha në një konferencë për media shefja e kësaj njësie, Tsang Shuk-yin.Mbi 1.000 njerëz nga e gjithë qyteti kinez u mblodhën të dielën në kompleksin banesor në distriktin Tai Po, në veri të Hong Kongut, për të nderuar viktimat e zjarrit.
Autoritetet kanë krijuar një grup të përbashkët hetimor për të zbuluar shkakun e zjarrit. Njësia kundër korrupsionit e Hong Kongut ka arrestuar 11 persona në lidhje me zjarrin, tre prej të cilëve janë arrestuar po ashtu nga policia për vrasje nga pakujdesia.
Konsullata indoneziane në Hong Kong tha se të paktën shtatë shtetas indonezianë kanë vdekur nga zjarri. Një punëtore filipinase jashtë gjithashtu humbi jetën në zjarr, tha të shtunën Konsullata e Manilës.
Departamenti i Ndërtesave të Hong Kongut ka urdhëruar pezullimin e përkohshëm të punimeve në 30 projekte private ndërtimi në të gjithë qytetin. -

Thellohet bilanci nga zjarri në Hong Kong, shkon në 146 numri i viktimave
Numri i viktimave nga zjarri që përfshiu këtë javë një kompleks banesor në Hong Kong është rritur në 146, njoftoi policia të dielën, më 30 nëntor.
Zyrtarët e Njësisë së Identifikimit të Viktimave të Fatkeqësive gjetën trupa të tjerë, teksa zgjeruan kërkimin në tri blloqe të tjera të kompleksit të ndërtimit Wang Fuk Court, që u përball me zjarrin më vdekjeprurës në ndonjë ndërtesë banimi në botë që nga viti 1980.
“Që nga ora 16:00 [sipas kohës lokale], bilanci i fundit i viktimave është 146. Nuk mund të përjashtojmë mundësinë e viktimave të tjera”, tha në një konferencë për media shefja e kësaj njësie, Tsang Shuk-yin.
Mbi 1.000 njerëz nga e gjithë qyteti kinez u mblodhën të dielën në kompleksin banesor në distriktin Tai Po, në veri të Hong Kongut, për të nderuar viktimat e zjarrit.
Autoritetet kanë krijuar një grup të përbashkët hetimor për të zbuluar shkakun e zjarrit.
Njësia kundër korrupsionit e Hong Kongut ka arrestuar 11 persona në lidhje me zjarrin, tre prej të cilëve janë arrestuar po ashtu nga policia për vrasje nga pakujdesia.
Konsullata indoneziane në Hong Kong tha se të paktën shtatë shtetas indonezianë kanë vdekur nga zjarri.
Një punëtore filipinase jashtë gjithashtu humbi jetën në zjarr, tha të shtunën Konsullata e Manilës.
Departamenti i Ndërtesave të Hong Kongut ka urdhëruar pezullimin e përkohshëm të punimeve në 30 projekte private ndërtimi në të gjithë qytetin. /relTop Channel
-

Numri i viktimave nga zjarri në Hong Kong rritet në 146
Bota E Diel, 30 Nëntor 2025 13:37Një burrë reagon pasi tregon se bashkëshortja e tij gjendet brenda kompleksti banesor të përfshirë nga flakët në Hong Kong. 26 nëntor 2025.
Numri i viktimave nga zjarri që përfshiu këtë javë një kompleks banesor në Hong Kong është rritur në 146, njoftoi policia të dielën, më 30 nëntor.
Zyrtarët e Njësisë së Identifikimit të Viktimave të Fatkeqësive gjetën trupa të tjerë, teksa zgjeruan kërkimin në tri blloqe të tjera të kompleksit të ndërtimit Wang Fuk Court, që u përball me zjarrin më vdekjeprurës në ndonjë ndërtesë banimi në botë që nga viti 1980.“Që nga ora 16:00 [sipas kohës lokale], bilanci i fundit i viktimave është 146. Nuk mund të përjashtojmë mundësinë e viktimave të tjera”, tha në një konferencë për media shefja e kësaj njësie, Tsang Shuk-yin.
Mbi 1.000 njerëz nga e gjithë qyteti kinez u mblodhën të dielën në kompleksin banesor në distriktin Tai Po, në veri të Hong Kongut, për të nderuar viktimat e zjarrit.
Autoritetet kanë krijuar një grup të përbashkët hetimor për të zbuluar shkakun e zjarrit.
Njësia kundër korrupsionit e Hong Kongut ka arrestuar 11 persona në lidhje me zjarrin, tre prej të cilëve janë arrestuar po ashtu nga policia për vrasje nga pakujdesia.
Konsullata indoneziane në Hong Kong tha se të paktën shtatë shtetas indonezianë kanë vdekur nga zjarri.
Një punëtore filipinase jashtë gjithashtu humbi jetën në zjarr, tha të shtunën Konsullata e Manilës.
Departamenti i Ndërtesave të Hong Kongut ka urdhëruar pezullimin e përkohshëm të punimeve në 30 projekte private ndërtimi në të gjithë qytetin.
REL -

Sot sërish protestohet në Koçan për viktimat nga zjarri në diskotekën ‘Pulse’
Një tjetër “Marsh për Engjëjt” do të mbahet në Koçani këtë pasdite. Prindërit e viktimave në tragjedinë “Pulse” u bëjnë thirrje qytetarëve t’u bashkohen atyre.
Marshi do të fillojë në orën 14:05 nga Parku i Revolucionit dhe është paralajmëruar si një tubim paqësor dhe dinjitoz, kushtuar viktimave dhe si një kujtesë se pas çdo vendimi gjyqësor ka jetë të vërteta njerëzore dhe familje që ende presin drejtësinë që meritojnë.
Gjyqi për rastin “Pulse” ka filluar në sallën e gjyqit në Burgun e Idrizovës, në të cilin akuzohen 35 individë dhe tre persona juridikë.
Disa nga avokatët e të pandehurve kanë kërkuar shtyrje, pasi nuk e kanë marrë aktakuzën e integruar, kështu që nuk mund të bëjnë deklarata hapëse.
Një seancë e re dëgjimore është planifikuar për të martën.
-

Zjarri në Hong Kong ndër vite/ 8 të arrestuar, mes tyre edhe drejtorë të kompanive
Numri i viktimave nga zjarri në një kompleks banesash në Hong Kongut ka arritur 128, ndërsa rreth 200 persona rezultojnë të zhdukur.
Sipas CNN, tetë persona janë arrestuar lidhur me ngjarjen, përfshirë drejtorë kompanish ndërtimi, menaxherë projektesh dhe nënkontraktorë, ndërsa tre të tjerë u arrestuan më parë për neglizhencë të rëndë.
Zjarri përfshiu tetë ndërtesa publike dhe u përhap me shpejtësi, duke bllokuar banorët brenda. Alarmet e zjarrit nuk funksiononin dhe ndërtesat ishin duke u rinovuar, me skela dhe rrjetë mbrojtëse prej bambuje. Polistireni i ndezshëm në dritare përshpejtoi përhapjen e flakëve, ndërsa temperatura brenda ndërtesave arrinte mbi 500°C.
Shkaku i zjarrit nuk është përcaktuar ende dhe hetimet pritet të zgjasin tre deri në katër javë. Familjet e viktimave do të marrin kompensim nga qeveria, ndërsa autoritetet po bashkëpunojnë me konsullatat për riatdhesimin e punëtorëve të huaj të mbijetuar. -

Rritet bilanci tragjik nga zjarri në Hong Kong, shkon në 128 numri i viktimave
Numri i viktimave nga zjarri më i madh në dekada në Hong Kong ka arritur në 128, teksa autoritetet njoftuan për përfundimin e operacioneve për fikjen e zjarrit.
Sipas BBC, familjarët e dhjetëra personave që po konsiderohen të zhdukur pas zjarrit po kërkojnë të afërmit e tyre nëpër spitalet e qytetit.
Flakët u përhapën me shpejtësi në kompleksin e banesave Wang Fuk Court në distriktin Tai Po të mërkurën pasdite, duke u shpërndarë nëpër tetë ndërtesat e larta.
Pas më shumë se 40 orësh djegieje, zjarri u “shua kryesisht” në orën 10:18 të mëngjesit, sipas kohës lokale, më 28 nëntor, njoftuan zjarrfikësit të cilët thanë se kanë përfunduar operacionet.
Autoritetet në Hong Kong po hetojnë se çfarë e shkaktoi zjarrin, përfshirë edhe ekzaminimin e skelave prej bambuje dhe rrjetës plastike që mbështillte kompleksin, si pjesë e një rinovimi të madh.
Shumë persona vazhdojnë të konsiderohen të zhdukur, megjithëse numri i saktë i të zhdukurve nuk dihet pasi të dhënat nuk janë përditësuar që nga mëngjesi i së enjtes.
Ky ishte zjarri më vdekjeprurës në Hong Kong që nga viti 1948, kur një shpërthim, që u pasua nga një zjarr, vrau të paktën 135 persona.Top Channel
-

Rritet bilanci i viktimave nga zjarri në Hong Kong, 83 viktima, 250 ende të zhdukur
Numri tragjik i viktimave nga zjarri në kompleksin rezidencial në Hong Kong po rritet edhe më shumë, teksa autoritetet që tani thonë se 83 persona kanë vdekur dhe 75 janë plagosur.
Numri i personave të zhdukur është gjithashtu jashtëzakonisht i lartë, deri tani të paktën 250.
Të paktën një zjarrfikës ka humbur jetën dhe 11 të tjerë janë plagosur në përpjekjet për shuarjen e zjarreve.
Më shumë se një ditë pasi shpërtheu zjarri në zonën Tai Po, autoritetet thonë se është “në thelb nën kontroll” pasi vetëm disa zjarre kanë mbetur në ndërtesa.
Konkretisht, katër nga tetë ndërtesat në kompleks janë shuar dhe shuarja e zjarreve po vazhdon në tre prej tyre. Ndërtesa e tetë nuk u prek nga zjarri.
Detyra e shuarjes së zjarrit ishte jashtëzakonisht e vështirë për shkak të materialeve të ndezshme dhe ngarkesës së madhe të nxehtësisë në ndërtesa.
Qindra njerëz janë zhvendosur në strehimore të përkohshme.
Ndërkohë, vëmendja e Autoriteteve është përqendruar në shkaqet e zjarrit, të cilat mbeten të panjohura për momentin.
Kompleksi banesor po rinovohej dhe jashtë ishin ngritur skela prej bambuje dhe rrjete, të cilat ishin të ndezshme dhe duket se kanë kontribuar në përhapjen e shpejtë të zjarrit.
Tre drejtues të kompanisë së ndërtimit janë arrestuar me dyshimin për vrasje të paqëllimshme dhe “pakujdesi të rëndë”. -

Zjarri në pallatet, shkon në 83 numri i viktimave. Raportohet për rreth 250 të zhdukur
Bota E Enjte, 27 Nëntor 2025 18:47
Shkon në 83 numri i viktimave nga zjarri që përfshiu pallatet shumëkatëshe në Hong Kong. Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare, rreth 250 persona rezultojnë të zhdukur.
Ndërsa 75 persona janë plagosur. Qindra njerëz të tjerë janë zhvendosur në vende të sigurta përkohësisht, ndërsa vëmendja e autoriteteve është përqendruar në hetimet dhe zbulimet e shkaqeve të zjarrit.
Tre drejtues të kompanisë së ndërtimit u arrestuan për vrasje të paqëllimshme dhe neglizhencë të rëndë. -

Rritet numri i viktimave nga zjarri në Hong Kong, rreth 300 persona rezultojnë të zhdukur
Numri i viktimave nga zjarri që përfshiu pallatin shumëkatësh ditën e djeshme në Hong Kong ka shkuar në 75, raporton AP.
Autoritetet bëjnë me dije se gati 300 persona janë ende të zhdukur, ndërkohë 3 persona nga një kompani ndërtimi janë arrestuar.
“Ekipet e shpëtimit po luftojnë me temperaturat e larta dhe po shkojnë me kujdes kat më kat, duke kërkuar me kujdes dhe duke synuar të shpëtojnë njerëzit sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Ëong Ka-wing, zëvendësdrejtor i shërbimeve të zjarrfikësve. “(Ne) nuk e përjashtojmë mundësinë e shpëtimit të më shumë personave të plagosur”, shtoi ai./vizionplus.tv