Tag: viktimat

  • Si u kthye Shqipëria në një qendër të industrisë globale të mashtrimit

    Si u kthye Shqipëria në një qendër të industrisë globale të mashtrimit

    E gjitha filloi me një kërkim të thjeshtë në Google me fjalët: “mundësi investimi”.
    Një pasdite të zakonshme qershori në vitin 2019, Carina Christine Breunig dhe bashkëshorti i saj, Christoph regjistruan të dhënat e tyre në një platformë online investimesh të quajtur Globalix.
    Brenda pak minutash ra telefoni. Në linjë ishte një burrë me zë të qetë dhe të sigurt që u prezantua si Adrian Ross, menaxheri i tyre i investimeve. Ross e ndihmoi zotin Breunig për verifikimin e llogarisë së tij si klient dhe fillimisht ai i transferoi 250 dhe 750 euro. Më pas, shumë më tepër.
    Gjatë muajve që pasuan, Adrian Ross e nxiste që të kryente vazhdimisht depozita, duke i thënë se vetëm në këtë mënyrë do të mundej të kapte pozicione më të mira tregtare fitimprurëse. Christoph e ndiqte ecurinë e investimeve nga kompjuteri i tij, duke parë në ekran grafikë që ngjiteshin, fitime që rriteshin dhe bonuse që akumuloheshin  – kohë gjatë së cilës ai i transferoi platformës 995 mijë euro në total.
    Megjithëse ishte investitor me eksperiencë dhe pronar i një biznesi, Christoph nuk e dinte se ato që i shfaqeshin përpara syve nuk ishin kontrata të vërteta dhe se në anën tjetër të linjës telefonike, pas pseudonimit Adrian Ross fshihej një i ri shqiptar, operator në një call-center në Tiranë.

    Një vit më vonë, pas një serie të dështuar përpjekjesh për t’i tërhequr fondet, Christoph kuptoi se kishte rënë viktimë e një skeme mashtruese dhe iu drejtua policisë.
    Historia e çiftit Breuning nga zona e Aschaffenburg, një qytet rreth 40 kilometra në lindje të Frankfurtit në skajin veriperëndimor të landit të Bavarisë në Gjermani, nuk është e izoluar. Autoritetet policore kundër krimit kibernetik në Bavari morën një duzinë kallëzimesh të ngjashme mes viteve 2019-2021 nga qytetarë të mashtruar nga të paktën 5 platforma investimesh online.
    Hetimet e mëtejshme zbuluan se pas platformave qëndronte një grup i strukturuar kriminal që operonte nëpërmjet disa call centar-ash në Izrael, Serbi dhe Shqipëri – e quajtur “Blue Energy Call”.
    Ndërsa viktimat shtriheshin edhe në Greqi apo Mbretërinë e Bashkuar, vetëm në Gjermani kjo skemë mashtruese, bazuar në rastet e raportuara, ka shkaktuar miliona euro dëm financiar ndaj 105 individëve. Megjithatë, prokurorët gjermanë besojnë se numri i rasteve të paraportuara nga viktimat është i konsiderueshëm dhe vlera e dëmit në të gjithë botën është shumë më e lartë.
    Zyra Qendrore Bavareze për Ndjekjen e Krimeve Kibernetike e ka vëzhguar këtë industri mashtruese dhe zhvillimin e saj prej disa vitesh, veçanërisht që nga viti 2019. Prokurori i lartë publik pranë kësaj zyre, Dr. Nino Goldbeck, i tha BIRN se pavarësisht disa sukseseve në hetime dhe operacione gjatë viteve të fundit, situata mbetet kritike.
    “Platformat mashtruese të investimeve online vazhdojnë të përbëjnë një treg fitimprurës, ku jo një apo dy, por disa grupe të krimit të organizuar shkaktojnë dëme të mëdha jo vetëm në Gjermani, por edhe në shumë vende të tjera të Europës,” tha ai.
    Sipas Goldbeck, është e vështirë të përllogaritet shuma e saktë e dëmit, por vetëm në Gjermani ai arrin në qindramilionë euro çdo vit.
    “Në Bavari, humbjet tejkalojnë 100 milionë euro në vit – dhe kjo vetëm nga rastet e raportuara,” theksoi ai në një përgjigje me shkrim.
    Kërcënim global 
    Në një botë të ndërlidhur dhe të digjitalizuar, mashtrimi nëpërmjet skemave të investimeve është një nga format më të përhapura të krimit financiar.
    Sipas Interpolit, midis viteve 2022 dhe 2023, 85% e njoftimeve ndërkombëtare për arrest (red notices) lidheshin me raste mashtrimi dhe vetëm në vitin 2023, Qendra Korrupsion dhe Krimit Financiar mbështeti më shumë se 700 hetime për raste mashtrimi me vlerë 1.2 miliard USD (1 miliardë euro). Një nga dy format kryesore të mashtrimit ishte ajo nëpërmjet investimeve të rreme.
    Autorët e këtyre skemave përdorin taktika të ndryshme për manipulimin e viktimave – nga premtimet për fitime të mëdha te krijimi i një ndjenje urgjence për të investuar, dhe në disa raste, ato mund të marrin formën e skemave “Ponzi’ ose piramidale.
    Ata i rekrutojnë viktimat e tyre nëpërmjet reklamave në rrjetet sociale, faqeve dhe aplikacioneve mashtruese, si dhe përmes  telemarketingut nga call center-at, ku operatorët bëjnë thirrje të paautorizuara dhe ushtrojnë presion psikologjik ose përdorin teknika manipuluese të inxhinierisë sociale ndaj viktimave, për t’i nxitur të investojnë në skema financiare mashtruese.
    Përdorimi i gjerë i kriptovalutave ka krijuar gjithashtu hapësira të reja për grupet kriminale të përfshira në skemat e krimit financuar nëpërmjet investimeve mashtruese.
    Sipas prokurorit Nino Goldbeck, hapi më i rëndësishëm për mashtruesit është sigurimi i të dhënave të kontaktit të personave të interesuar për të investuar në platforma tregtare, të cilat mblidhen kryesisht përmes fushatave të mëdha reklamuese të zhvilluara nga kompani të specializuara marketingu në rrjete sociale.
    “Kompanitë vendosin reklama mashtruese ose të manipuluara në rrjete sociale si Facebook, në faqe lajmesh apo platforma të tjera,” tha ai.
    Goldbeck theksoi se një nga taktikat më të përdorura është përdorimi i reklamave që pretendojnë se platformat janë rekomanduar në emisione të njohura televizive ose nga figura publike.
    Gjatë pesë viteve të fundit, Tirana, me popullatën e saj poliglote dhe relativisht të re në moshë, është kthyer një nyje të rëndësishme për call center-at në shërbim të skemave mashtruese.
    Megjithëse janë ndërmarrë dhjetëra operacione policore për shkatërrimin e aktivitetit të tyre, hetimet e suksesshme numërohen me gishtat e njerës dorë, dhe janë regjistruar kryesisht nga Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK), si pjesë e grupeve hetimore të përbashkëta të koordinuara nga Eurojust dhe Europol.
    Modus operandi
    Skemat mashtruese shpesh kamuflohen si biznese reale, ndërsa operatorët përdorin gjuhë të ngjashme me këshilltarët e investimeve për t’i manipuluar viktimat e tyre.
    E vendosur në katin e dytë dhe të tretë të Qendrës Condor në rrugën e Kavajës në Tiranë, “Blue Energy Call” ngjante në pamje të parë si çdo kompani tjetër telemarketingu, me rreshta të gjatë tavolinash ku dhjetëra operatorë kryenin telefonata në gjuhë të huaj me klientë të ndryshëm jashtë Shqipërisë.
    Por sipas hetuesve gjermanë nga Prokuroria e Përgjithshme Bamberg, pas fasadës fshihej një grup i strukturuar kriminal, i cili nëpërmjet platformave ‘cybertrading’ mashtronte njerëz të zakonshëm në të gjithë Europën.
    Më 16 mars 2022, rreth 50 oficerë të policisë shqiptare, 11 oficerë nga Departamenti i Hetimeve Kriminale i Bayreuth-it dhe Departamenti i Hetimeve Kriminale të Franconisë së Epërme në Gjermani, si dhe një prokuror nga Zyra Qendrore Bavareze për Krimin Kibernetik, të udhëhequr nga kolegët e tyre shqiptarë të SPAK dhe të koordinuar nga Eurojust, bastisën zyrat e kompanisë në Tiranë, si dhe një kompani IT.
    Hetuesit verifikuan dhjetëra persona dhe hetuan lidhjet e tyre me organizatën kriminale. Në shumë raste, kërcitën prangat. Mes 15 të arrestuarve ishin dhe dy nga të dyshuarit si organizatorë kryesorë të skemës – Erion Kasmi dhe Xhulian Xhafa. Sipas prokurorëve, Kasmi ishte drejtuesi ‘de facto’ i call center-it “Blue Energy Call” dhe kompanisë IT-së ‘Cleartech’ shpk, ndërsa Xhafa merrej me menaxhimin e rrjetit kompjuterik, për të cilin përdorte programin Deepfreeze për të fshirë provat.
    Për të ruajtur provat digjitale të krimit, tetë specialistë udhëtuan nga Bayreuth në Shqipëri, posaçërisht për të marrë masa në funksion të ekspertizës shkencore. Ata përdorën laboratorin e avancuar ‘Paladin’ dhe sekuestruan kompjuterë, serverë dhe telefona të zgjuar.
    Sipas Fabian Zhillës, ekspert mbi krimin kibernetik me Iniciativën Globale Kundër Krimit të Organizuar Transnacional, ky ka qenë një nga momentet më të kritike të hetimit, pasi provat digjitale mund të fshihen me një klikim.
    “Ruajtja e të dhënave digjitale kërkon një shpejtësi të jashtëzakonshme dhe një sekret hetimor të nivelit të lartë, sepse është shumë e lehtë të dëmtohen,” tha Zhilla për BIRN.
    “Blue Energy Call” përdorte sistemin Panda TS, një program kompjuterik i prodhuar nga një kompani izraelite për ndërmjetës (broker) të Forex dhe CFD-ve (kontrata për derivativët financiarë).  Panda TS është një platformë tregtimi ‘ëhite-label’, që mund të personalizohet me logo, ngjyra dhe emra të ndryshëm, si Globalix dhe Brokerz.
    E pyetur nga BIRN, kompania Panda Trading Systems nuk i përgjigj një kërkese për koment të dërguar nëpërmjet postës elektronike.
    Përveç platformave Globalix dhe Brokerz, kompania “Blue Energy Call” ka përdorur dhe faqe të tjera, të cilat, sipas Xhulian Xhafës “hapeshin dhe mbylleshin për 6 muaj ose një vit maksimumi,” pasi merrnin raportime negative në internet dhe humbiste besueshmëria.
    Sipas tij, numrat e qytetarëve evropianë të mashtruar merreshin nga sistemi Panda CRM, i cili menaxhohej nga shtetas izraelitë, të cilët komunikoni kryesisht me Erion Kasmin. Sipas Xhafës, sistemin e kanë ngritur shtetas nga Izraeli dhe “të dhënat bankare apo lëvizjet e tjera menaxhoheshin nga ata.”
    Viktimat shpesh manipuloheshin të shkarkonin programin ‘Anydesk’, duke u dhënë mashtruesve qasje në kompjuterat e tyre.
    Arben Gramo, një avokat shqiptar, i cili përfaqëson disa nga viktimat në çështjen penale kundër Blue Energy Call, përfshirë çiftin Breuning, i tha BIRN se forma e mashtrimit e përdorur nga Kasmi dhe agjentët e tij ishte e sofistikuar.
    “Kjo më parë bëhej me telefonata – ‘Alo, alo jam Leonardo DiCaprio’,” tha ai me një buzëqeshje të lehtë, duke iu referuar filmit të njohur Ujku i Wall Street, ku aktori hollivudian portretizon Jordan Belfort, një broker amerikan që manipulonte qytetarë të zakonshëm nëpërmjet telefonit për t’i bindur që të blinin aksione pa vlerë.
    Sipas Gramos, format moderne të mashtrimit kanë evoluar përtej “oratorisë” së brokerëve mashtrues – një metodë që sot konsiderohet e tejkaluar, duke përdorur programe të sofistikuara që krijojnë një realitet të rremë për viktimën.
    “Kjo mënyrë sot është pak e vjetër dhe ata nuk e besojnë më,” shpjegoi ai. “Por kur njerëzit shikojnë emrin e tyre në ekran, e fusin në kompjuter dhe dëgjojnë: ‘shiko ku je ti këtu, shiko si lëvizin vlerat’, ata fillojnë ta besojnë.”
    “Këtu qëndron mashtrimi,” theksoi Gramo.
    Në mars 2025, Zyra Qendrore e Krimit Kibernetik në Bavari ngriti akuza edhe kundër një shtetasi 42-vjeçar nga Izraeli, i cili konsiderohet si truri i kësaj skeme. I dyshuari, që besohet të ketë qenë një nga menaxherët kryesorë të grupit kriminal, u arrestua në Qipro në korrik 2024 dhe më vonë u ekstradua në Gjermani. Ai është ngarkuar me 6 akuza për mashtrim si pjesë e një grupi kriminal.
    Në korrik 2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Tiranë e dënoi Erion Kasmin me 11 vjet heqje lirie dhe Xhulian Xhafën me 10 vjet, për mashtrim kompjuterik si pjesë të grupit të strukturuar kriminal, ndërsa 11 të pandehurit të tjerë u shpallën të pafajshëm. Gjykata gjithashtu urdhëroi sekuestrimin e dhjetëra pronave dhe llogarive bankare, por në prill 2025, Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi ta kthente çështjen për rigjykim në shkallën e parë.
    Kosto njerëzore
    Për shkak të natyrës së krimit të mashtrimit, numri global i viktimave është i vështirë të përllogaritet.
    Në Mbretërinë e Bashkuar për shembull, nëse një numër i konsiderueshëm e raportojnë mashtrimin tek banka e tyre, me shpresën së do t’i marrin mbrapsht paratë, vetëm 5% i drejtohen me kallëzim policisë.
    Simon Miller, drejtor ekzekutiv për Politikat, Komunikimin dhe Strategjinë në CIFAS, organizatë që ofron shërbime për parandalimin e mashtrimeve në Mbretërinë e Bashkuar, shpjegoi se raportimi nuk është një hap i lehtë për njerëzit që kanë rënë viktimë e mashtrimeve.
    “Ka një ndjenjë turpi që shoqëron faktin e të qenit viktimë e një krimi mashtrimi,” tha ai.  “Ne flasim për njerëzit që bien viktimë dhe gjithmonë, mendoj, ekziston një supozim i nënkuptuar se ata janë treguar të pangopur ose të trashë, gjë që krijon këtë ndjenjë turpi rreth raportimit,” shpjegoi Miller.
    Sipas tij, vetëm në Mbretërinë e Bashkuar ka 43 forca të ndryshme policore që kanë përgjegjësi për trajtimin e mashtrimeve dhe njerëzit shpesh nuk e dinë se ku duhet të raportojnë.
    “Ndikimi i mashtrimeve tek individët është domethënës, edhe kur bëhet fjalë për skema të vogla,” theksoi ai, ndërsa shtoi se në shumë raste viktimat humbasin kursimet e jetës, por edhe besimin tek të shoqëria.
    “Statistikat tregojnë një numër befasues njerëzish që i japin fund jetës si pasojë e mashtrimeve ndaj tyre,” shtoi Miller.
    Nino Goldbeck, prokuror publik në Bavari, konfirmoi se autoritet në Gjermani janë përballur me raste kur viktima e skemave mashtruese janë vetëflijuar, ndërsa shumë prej tyre kanë prishur fondet e pensionit ose kanë marrë kredi për të bërë investime.
    “Është shumë e rëndësishme të theksohet se paratë e investuara dhe të humbura nuk janë thjesht “para bixhozi” për viktimat,” tha ai.  “Sigurisht, ka edhe viktima të pasura që arrijnë ta përballojnë humbjen financiare, por për shumicën, bëhet fjalë për kursimet e jetës që janë zhdukur,” shtoi ai.
    Miller theksoi se nuk duhet harruar që shpesh, edhe autorët e këtyre skemave janë viktima, pasi detyrohen të kryejnë mashtrime në kushte të ngjashme me skllavërinë – veçanërisht në Azinë Juglindore dhe Afrikën Perëndimore.
    Ky nuk është rasti shqiptar, por kjo nuk do të thotë se të rinjtë në Shqipëri të përfshirë në skema mashtruese nuk vuajnë gjithashtu pasoja.
    “Pagesat e larta bëjnë që të [rinjtë] të tekrutohen fillimisht pa njohur mirë procesin, dhe me pas, si të “zënë në kurth” janë përpara dy zgjedhjeve – lënies së nje rroge të mire ose vazhdimit duke mbyllur një sy për atë që bejne,” tha kriminologu Fabian Zhilla.
    “Problemi më i madh që ka ky lloj aktiviteti kriminal është kriminalizimi i të rinjve në një moshë shumë të hershme,” shtoi ai.
    400 euro çdo minutë
    “Blue Energy Call” është vetëm një nga dhjetëra call center-at e goditur nga policia shqiptare që nga viti 2021. Të dhënat e mbledhura nga njoftimet e Policisë së Shtetit listojnë dhjetëra operacione dhe të arrestuar. Megjithatë, të dhënat e mbledhura nga BIRN nëpërmjet kërkesave për të drejtë informimi, tregojnë se çështjet e dërguara për gjykim nga Prokuroria ishin disa herë më të vogla në numër.
    Pjesa më e madhe e tyre i përkasin SPAK.
    Prokuroria e Posaçme i tha BIRN se në vitin 2024 kishte 11 çështje nën hetim për mashtrim nëpërmjet call center-ave si pjesë e grupeve të strukturuara kriminale, dhe gjatë viteve 2021-2024 kishte dërguar për gjykim katër çështje penale.
    Një prej çështjeve më të dëgjuara të hetuara nga SPAK lidhet me të ashtuquajturin Milton Group – një organizatë kriminale me aktivitet në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Ukrainë dhe Gjeorgji.
    Sipas të dhënave të mbledhura nga një grup i përbashkët hetimor, i përbërë nga SPAK dhe autoritetet gjyqësore të Spanjës, Gjermanisë, Suedisë, Finlandës, Letonisë, Ukrainës, Gjeorgjisë dhe Maqedonisë së Veriut, të koordinuar nga Eurojust, kjo organizatë kriminale ishte përgjegjëse për dhjetëra platforma mashtruese, aktive gjatë viteve të fundit.
    Në një operacion të përbashkët në shtator 2022 kundër Milton Group, të koordinuar në të njëjtën kohë në 10 shtete, SPAK arrestoi 4 persona dhe ndërmori kontrolle në 15 call center-a.
    Sipas Fabian Zhillës, fakti që këto grupe kriminale operojnë nga juridiksione të ndryshme e bën të vështirë dhe komplekse punën hetimore.
    “Serveri që mban të dhënat e platformës mund të jetë në një juridiksion ku nuk ke bashkëpunim fare,” tha ai. “Mund të jetë në një gjuhë të huaj, ku duhet të përgatitësh kërkesa specifike ose të formosh grupe hetimore të përbashkëta,” shtoi ai, ndërsa theksoi se “ato mund të jenë edhe zona lufte ose vende autoritare.”
    Vetëm në Spanjë, kjo organizatë kriminale dyshohet se shkaktonte më shumë se 50 milionë euro dëm financiar tek viktimat çdo tre muaj, ose 400 euro në minutë. Sipas autoriteteve hetimore spanjolle, numri i viktimave arrin në 17 mijë, dhe që nga fillimi i hetimeve në vitin 2018 e deri në goditjen e organizatës në vitin 2022, ajo vlerësohet se mund të ketë përfituar 2.4 miliardë euro.
    Dëmi i shkaktuar në Spanjë mund të jetë vetëm maja e një ajsbergu gjigand. Sipas të dhënave të prezantuara nga autoritete spanjolle në një letër porosi të dërguar për këtë çështje në Shqipëri, viktimat potenciale në të gjithë Europën vlerësohen në 235 mijë, nga të cilat numri i madh u tyre dyshohet se është në Gjermani (82,533).
    Nga 173 kallëzime për mashtrim të hetuara nga prokurorët në Bavari, dëmi i shkaktuar nga 5 platforma mashtruese të lidhura me këtë grup kriminal vlerësohet në 6.1 milionë euro. Përveç rajonit të Bavarisë ku janë regjistruar këta të dëmtuar, edhe shumë prokurori të tjera publike në Gjermani kanë ankesa për të dëmtuar të tjerë në këto platforma, kështu që dëmi i përgjithshëm supozohet të jetë shumë më i lartë. Sipas prokurorëve gjermanë, dëmi vlerësohet në më shumë se 100 milionë euro.
    Një nga personat kyç të këtij grupi kriminal në Shqipëri ishte Amant Josifi, ish këshilltar Ministrisë së Mbrojtjes, i cili është arratisur në Dubai.
    Josifi kontrollonte disa kompani call center në Shqipëri, me 200-300 të punësuar, të cilat përdorin metoda të inxhinierisë sociale për të mashtruar viktima në të gjithë Europën.
    SPAK ka sekuestruar rreth 2.2 milionë euro në llogaritë bankare të Josifit dhe të afërmeve të tij, ndërsa autoritetet spanjolle dhe ato shqiptare kanë lëshuar urdhra arresti.
    Operacioni “Pandora” 
    Kur një grua kërkoi të tërhiqte 100 mijë euro në cash nga një bankë në qytetin gjerman të Freiburgut më 19 dhjetor 2023, punonjësi i sportelit u bë dyshues dhe më pas kuptoi se klientja kishte rënë viktimë e një “mashtrimi me një polic të rremë”. Ai njoftoi policinë e vërtetë, e cila ndaloi që viktima t’ua dorëzonte paratë mashtruesve.
    Në vend që të merrnin shumën e madhe të parave, kriminelët e dërguar për të mbledhur shumën në dorë u arrestuan nga oficerët e Policisë së Freiburgut, ndërsa numrat e telefonit që ishin përdorur për të bërë mashtrimin u vendosën në përgjim. Gjatë hetimit të këtij rasti, hetuesit kuptuan shpejt se numrat telefonikë të përdorur nga autorët mund lidheshin me mbi 28 mijë telefonata mashtruese brenda 48 orëve.
    Ndërsa hetimi u zgjerua, ai iu kalua Zyrës së Policisë Kriminale të Landit Baden-Württemberg, e cila u mbështet gjatë gjithë operacionit nga Zyra Federale e Policisë Kriminale. Gjetjet e para treguan se autorët, të vendosur në vende të ndryshme, kryenin të gjitha format e mashtrimeve telefonike.
    Telefonuesit mashtrues hiqeshin si të afërm të ngushtë, punonjës banke, agjentë shërbimi ndaj klientit apo oficerë policie. Duke përdorur një sërë taktikash manipulimi, ata trondisnin dhe mashtronin viktimat për t’ua marrë kursimet.
    Nga premtimet e rreme për fitime në lotari, mundësi investimi, kërkesa për shlyerje borxhesh, mashtrime me karta të parapaguara, e deri te “telefonatat e shokut”, mashtruesit synonin pa pushim viktimat e tyre të ardhshme.
    Telefonatat vinin nga qendra thirrjesh në vende të ndryshme. Mashtrimet me mbledhjen e borxheve kryheshin kryesisht nga Bosnje-Hercegovina, telefonatat mashtruese për ‘bankingun online’ vinin nga Kosova. Mashtruesit për skema investimesh telefononin kryesisht nga Shqipëria, ndërsa autorët e specializuar në mashtrime me karta të parapaguara vepronin nga zyra në Liban.
    Për të parandaluar mashtrimet nëpërmjet call center-ave, policia e Landit Baden-Württemberg hapi vetë një call center me dhjetëra oficerë policie, e cila dëgjonte telefonatat mashtruese dhe paralajmëronte viktimat.
    “Ideja ishte të parandalonim të gjitha këto krime dhe në të njëjtën kohë të bënim hetime kundër call center-ave,” tha Oliver Hoffman, kreu i Departamentit Kundër Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit në policinë e Baden-Württemberg.
    “Ne filluam me 30 oficerë duke parandaluar krimet dhe pastaj e zgjeruam strukturën, një call-center e jona, një kundër call-center me policë,” shtoi ai në një intervistë për BIRN.
    Kjo ishte dhe pikënisja e operacionit Pandora, një nga goditjet më të mëdha kundër skemave mashtruese kibernetike në Europë.
    Nga dhjetori 2023 e në vazhdim, call-center-i u rrit deri në 100 oficerë policie, të cilët punonin të ndarë në turne dhe përgjuan më shumë se 1.3 milionë telefonata mashtruese. Kur policët kuptonin se dikush mund të binte preh e mashtrimit, ata e kontaktonin për të parandaluar krimin.
    Në total, call-centeri i policëve përgjoi rreth 7500 telefonata që përbënin vepër penale gjatë një periudhe 4-mujore duke parandaluar 80% të krimeve për një vlerë të llogaritur në 10 milionë euro.
    Sipas komisarit Hoffman, vlera e këtij operacioni nuk qëndron vetëm të parandalimi i dëmit, por edhe te informacioni që u mblodh për taktikat e ndryshme të mashtrimit, duke identifikuar tetë forma të ndryshme për të cilët u përgatitën fushata ndërgjegjësimi për publikun.
    Në fund të hetimeve, autoritetet kishin identifikuar mbi 700 persona që kishin shërbyer si operatorë në skemat mashtruese. Shumë prej tyre qëndronin vetëm një ditë, pasi dështonin të bindnin viktimat dhe zëvendësoheshin menjëherë nga të tjerë. Me kalimin e kohës, secili zhvillonte metodologjinë e vet për t’ua drejtuar personave në telefon.
    “Ishte si një thesar, sepse kurrë nuk kemi pasur një gjë të tillë, mijëra telefonata, dhe ne mund të kuptonim se kush ishte skenari i tyre,” tha Hoffman.
    “Kupton edhe momentin kur shfaqet prirja për të dorëzuar ose dërguar para, dhe pikërisht në atë moment ne ndërhynim, – jo në të njëjtën bisedë, por duke telefonuar viktimën me një numër tjetër dhe duke e informuar që të ndalojë, sepse është një mashtrim,” shtoi ai.
    Anatomia e mashtrimit
    Përpara se policia e Baden-Württemberg mund të ndërhynte dhe të përgjonte telefonat mashtruese nga call center-at në Shqipëri dhe vende të tjera, hetuesit fillimisht u përballën me pyetjen se si do ta realizonin operacionin.
    Pasi u përcaktua strategjia, ata kaluan javë të tëra duke analizuar infrastrukturën teknike për të kuptuar mënyrën se si transferoheshin thirrjet në internet, lidhjet e serverëve dhe gjithë rrjetin mbështetës.
    “Për të vënë në funksion një skemë të tillë nevojitet një platformë tregtare, një call center dhe më pas menaxherë – persona që rekrutojnë stafin, firmosin kontratat dhe administrojnë të gjithë procesin,” shpjegoi Hoffman.
    Ai shtoi se gjatë operacionit Pandora, për herë të parë hetuesit patën një pasqyrë të plotë të këtyre skemave mashtruese, duke zbuluar se përqindja e telefonatave të suksesshme ishte shumë e ulët.
    “Duhen bërë rreth 200 telefonata për të pasur një telefonatë të suksesshme, pra një rast ku arrijnë të mashtrojnë dikë,” tha ai. “Pra, shkalla e suksesit është rreth 0.5 %,” shtoi Hoffman.
    Hoffman shpjegoi se ngritja e një skeme mashtrimi nuk kërkon domosdoshmërisht investime të mëdha apo njohuri të ndërlikuara. “Në thelb, mjafton të kuptosh si funksionon sistemi dhe të kesh listat me ‘klientë’,” tha ai. Pjesa tjetër, si infrastruktura teknike dhe softuerët, mund të blihet me kosto të ulët, ndërsa pajisjet bazë dhe një kontratë interneti janë të mjaftueshme për të nisur aktivitetin.
    Ai theksoi se hetimet e zhvilluara në kuadër të operacionit i dhanë autoriteteve një tablo të qartë që tregon se këto rrjete nuk njohin kufij. Në të kaluarën, call center-at funksiononin me dhjetëra apo qindra persona në një sallë të vetme; sot, skemat operojnë nga apartamente me 3 deri në 5 persona përballë një kompjuteri.
    “Në krye të kësaj ndërmarrjeje qëndrojnë zakonisht ata që sigurojnë platformat dhe softuerët, ndërsa në krah kanë rrjetet e tyre të pastrimit të parave,” tha Hoffman. “Kjo [strukturë] ndjek modelin e ‘krimit si shërbim,” shtoi ai.
    Në rastin e operacionit Pandora, këto shërbime ofroheshin nga një grua 50 vjeçare greke me banim në Hagen, e cila u arrestua në shkurt 2025, dhe konsiderohet si drejtuesja e rrjetit në Gjermani.
    E pandehura akuzohet se ka lidhur kontrata me ofrues telefonikë gjermanë, duke siguruar kapacitet të mjaftueshëm telefonik për kryerjen e veprave mashtruese, si dhe për hapjen e llogarive për transferimin e të ardhurave të përfituara në mënyrë të paligjshme.
    Ajo dyshohet se ka ngritur kompani fiktive me ndihmën e personave “fasadë”, ka nënshkruar kontratat telefonike në emër të këtyre kompanive, ka paguar faturat e prapambetura dhe ka paraqitur ankesa në rast ndërprerjesh të shërbimit.
    Duke përdorur këtë infrastrukturë, mashtruesit telefonikë kanë kryer një numër të madh thirrjesh mashtruese në Gjermani, Austri, Zvicër dhe vende të tjera të BE-së.
    Zyra e Krimeve të Landit Baden-Württemberg vlerëson se vetëm përmes infrastrukturës së krijuar nga e dyshuara e arrestuar është shkaktuar një dëm prej rreth 1.35 milionë eurosh.
    Sipas hetuesve, gruaja ka vepruar pothuajse në anonimat. Ajo kishte qenë jashtëzakonisht e kujdesshme dhe për ta identifikuar si personin kryesor përgjegjës për organizimin e gjithë skemës u desh një hetim i thelluar që zgjati gati një vit.
    “Ajo nuk punonte askund tjetër,” tha Hoffman. “Jetonte me ndihmë sociale në Gjermani, merrte rreth 500 euro në muaj nga shteti – nga ne, në fakt, dhe kohën e saj ia kushtonte kësaj veprimtarie.”
    I pyetur nëse kjo ishte një mbulesë perfekte për organizatoren e skemës, polici gjerman u përgjigj me ironi.
    “Deri diku po, por nuk i doli për mirë,” tha ai. “Tani fjala i takon gjykatës.”/Reporter.al

  • Vrasja në Kalamata, shqiptari punonte kujdestar në kamping, u qëllua në shpinë me armë gjahu

    Vrasja në Kalamata, shqiptari punonte kujdestar në kamping, u qëllua në shpinë me armë gjahu

    Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e dyfishtë që ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Greqi, në zonën e Messinia ku viktimat janë pronari grek i një kampingu, 70-vjeç dhe një mik i tij, kujdestar në kamping, afërsisht 50 deri në 55 vjeç i cili dyshohet të jetë shqiptar.
    Mediat lokale shkruajnë se një sulmues i panjohur hyri në recepsionin e kampingut dhe qëlloi 70-vjeçarin, i cili ndodhej aty në atë kohë, duke e plagosur për vdekje.
    Krimi ndodhi në sy të 55-vjeçarit, i cili u përpoq të arratisej, ku sulmuesi i panjohur qëlloi edhe atë, duke e vrarë.
    Menjëherë më pas, autori i krimit u largua nga vendi i ngjarjes. Policia u njoftua nga fqinjët dhe ka gjetur në vendngjarje dy viktimat të mbuluar me gjak në recepsion. Besohet se arma e autorit të krimit ishte një pushkë gjahu .
    Oficerët e policisë së nëndrejtorit të Hetimit dhe Ndjekjes Penale të Krimit në Messinia po mbledhin të gjitha provat për të arritur te autori i krimit të dyfishtë, ndërsa sipas informacioneve duket se autori dhe viktimat njiheshin me njëri-tjetrin.
    Sipas informacioneve ekskluzive nga MessiniaLive , pak kohë më parë, në verë, mes tyre kishte ndodhur një incident i rëndë, por pa asnjë pasojë.
    gijotina.com/

  • Sulmi ndaj sinagogës në Manchester – Dy nga viktimat dyshohet se u qëlluan aksidentalisht nga policia britanike

    Sulmi ndaj sinagogës në Manchester – Dy nga viktimat dyshohet se u qëlluan aksidentalisht nga policia britanike

    Policia britanike deklaroi se mund të ketë qëlluar aksidentalisht dy nga viktimat, përfshirë një që humbi jetën, ndërsa oficerët iu përgjigjën të enjten sulmit në një sinagogë në Mançester, kur dhjetëra besimtarët ishin mbledhur për ditën më të rëndësishme të kalendarit hebraik, festën e Yon Kippurit.
    Shefi i Policisë Stephen Watson tha se ekspertët kishin përcaktuar paraprakisht se një nga personat që u vra duket se ka marrë një plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit, ndërsa bëri me dije se sulmuesi nuk kishte armë zjarri me vete dhe të vetmet të shtëna ishin nga oficerë të autorizuar për të përdorur armë zjarri. “Kjo tregon se ajo  plagë mund të jetë shkaktuar aksidentalisht nga veprimet e shpejta dhe të domosdoshme të oficerëve për të ndalur sulmin e dhunshëm”, tha Watson.
    Ai shtoi se personi i dytë që u plagos nga të shtënat me armë zjarri, nuk ishte në rrezik për jetën. Këto deklarata erdhën ndërsa kryeministri Keir Starmer vizitoi vendin, ku një ditë më parë policia qëlloi për vdekje sulmuesin, të quajtur Jihad al-Shamie, një shtetas britanik me prejardhje siriane, pak minuta pasi iu përgjigj thirrjeve se një makinë ishte përplasur me njerëzit dhe një roje sigurie ishte goditur me thikë. Ndërkohë zv.kryeministri britanik David Lammy u prit me kritika  të ashpra në një ceremoni përkujtimore për viktimat e sulmit në Mançester.

  • Nga plaga te shpresa: një rrëfim për traumat dhe rimëkëmbjen në “Pranverat që ikin”

    Nga plaga te shpresa: një rrëfim për traumat dhe rimëkëmbjen në “Pranverat që ikin”

    Vështrim librit: “Pranverat që ikin”, i autorit Imer Topanica

    Shkruan: Albinot Maloku

    Romani “Pranverat që ikin” i autorit Imer Topanica është një vepër letrare e fuqishme që trajton temat e dhimbjes, vuajtjes dhe rimëkëmbjes. Ndërsa e vë në qendër të vëmendjes përdhunimin si mjet lufte – bashkë me pasojat e tij afatgjata për viktimat, ofron një rrëfim shumë dinamik e me plot skena dramatike. Ky roman është një përpjekje e thellë për të eksploruar natyrën e pasojave të luftës, si dhe mënyrat se si individët dhe shoqëritë mund të përballen me plagët që ajo lë, duke ofruar perspektiva shumëdimensionale mbi temën.

    Përdhunimi si akt i dhunshëm përveç ndikimit të menjëhershëm, ka pasoja të gjata e të thella për viktimat dhe shoqëritë që përjetojnë këtë krim. Përmes dy personazheve kryesore, Mejremit dhe Petras, autori çelë një dritare ku shpërfaqen jetët e individëve të prekur nga dhuna seksuale gjatë dhe pas periudhave të luftërave. Dy linjat, njëra nga perspektiva e viktimës dhe tjetra nga këndvështrimi i një hulumtueseje që kërkon drejtësi, manifeston një ndër aspektet më të fuqishme të romanit, që u falë lexuesve mundësinë të kuptojnë thellësinë dhe kompleksitetin e traumës, si dhe procesin e rimëkëmbjes.

    Topanica, përmes personazhit të hulumtueses kroate, e trajton kërkimin e drejtësisë dhe të vërtetës jo vetëm si një proces gjyqësor, por edhe si një akt shpirtëror e moral. Ky aspekt është thelbësor në roman, pasi Petra i jep viktimave një mundësi për t’u përballur me të kaluarën dhe për të kërkuar jo vetëm dënimin e kriminelëve, por gjithashtu njohjen dhe respektimin e dhimbjes së tyre. Kërkimi për drejtësi, ashtu siç është paraqitur në këtë vepër, është një akt i shenjtë, një angazhim që shkon përtej këndvështrimit të normave, ligjeve, përkatësisht gjykimit në bazë të tyre, duke kulmuar me humanizmin dhe moralin.

    Autori trajton rimëkëmbjen psikologjike dhe shoqërore pas dhunës, duke e lënë të nënkuptohet se ky proces është një rrugë e gjatë, e vështirë dhe e mbushur me sfida. Përpjekja për të krijuar mbështetje për viktimat është një nën-temë në vetvete. Rimëkëmbja nuk është e lidhur vetëm me vënien e drejtësisë, por edhe me nevojën për mbështetje emocionale, psikologjike dhe shoqërore. Në këtë kuadër, figura e Petra-s si hulumtuese dhe mbështetëse, është një simbol i shpresës dhe i mundësisë për shërim, një mundësi për t’u larguar nga një e kaluar e mbushur me dhimbje dhe për të ndërtuar një të ardhme më të shëndetshme.

    Romani në një mënyrë provokon një temë që shpesh cilësohet si tabu në shoqëritë e pasluftës. Përdhunimi dhe dhuna seksuale si krime lufte, në shumë raste mbeten të fshehura e për rrjedhojë edhe të padënuara. Këto lloje krimesh u shkaktojnë viktimave jo vetëm dhimbje fizike, por edhe një ndjenjë të thellë të fajësisë dhe ndjeshmërisë. Kësisoj ato veç që kanë ndikim të menjëhershëm, lënë pasoja edhe afatgjata në psikikën e individëve dhe të shoqërive që i përjetojnë.

    Edhe shoqëria kosovare si shumë shoqëri të tjera që kanë kapërcyer përvoja kaq të hidhura, ka provuar ta shmangë, e më pas i është qasur me një lloj ndrojtje, duke e lënë atë një plagë të fshehur, por të pambyllur për do kohë. “Pranverat që ikin” është një hap përpara për të thyer këtë heshtje dhe për të nxjerrë në dritë të vërtetën e këtij krimi. Në këtë kontekst, gjetja e së vërtetës është një akt i guximit dhe i rezistencës ndaj mohimit.

    Përdhunimi nuk mund të mohohet, prandaj viktimave duhet t’u epet mundësia të flasin dhe të kërkojnë njohjen e dhimbjes së tyre. Personazhi i Efendi Bilallit, një figurë e autoritetit fetar, e fuqizon këtë mesazh, duke u mbështetur në argumentin se viktima e përdhunimit nuk ka asnjë faj dhe se ajo ka të drejtën të jetojë me nder, pa pësuar stigma nga rrethi shoqëror. Ky është një mesazh i rëndësishëm që pasuron filozofinë e romanit dhe e lidh me parimet morale të dinjitetit dhe respektit për çdo individ.

    Në fund, romanin e Imer Topanicës mund ta shohim si një reflektim në proceset e rimëkëmbjeve që ndodhin pas çdo cikli dhune. Rrëzimi dhe vuajtjet janë të pandashme në jetën e viktimave, por fuqia për t’u ngritur është ajo që bën të mundur riparimin e qenies së tyre. Ky është një roman që trajton pasojat e luftës, por që gjithashtu ofron një mesazh të shpresës dhe këndelljes. Të lexuarit e këtij romani mund të thellojë të kuptuarit e kompleksitetit të traumës, rëndësinë e mbështetjes shoqërore dhe psikologjike për viktimat, si dhe nevojën për të vënë drejtësi qoftë edhe të vonë. Kjo përfundimisht është rruga e vetme e cila e çon një shoqëri të bëhet më e shëndetshme dhe më e drejtpërdrejtë.

    “Pranverat që ikin” është një thirrje për veprim, një apel për të trajtuar problemet e paadresuara të së kaluarës, si dhe një mundësi për të ndihmuar në rimëkëmbjen e atyre që kanë përjetuar tragjedi të paimagjinueshme.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    IMER TOPANICA: KAM ME TË DASHTË

  • “Shteti ka dështuar”/ Raporti i fundit i DASH, reagon PL: Papërgjegjshmëri dhe bashkëpunim i hapur me krimin

    “Shteti ka dështuar”/ Raporti i fundit i DASH, reagon PL: Papërgjegjshmëri dhe bashkëpunim i hapur me krimin

    Zv. Presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho deklaroi gjatë ditës së sotme se, “në raportin e fundit, Departamenti Amerikan i Shtetit për Trafikimin e Qenieve Njerëzore në vitin 2025 nxjerr në pah një realitet alarmant për Shqipërinë, vendi ynë nuk përmbush ende standardet minimale për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore”.
    Erisa Xhixho:
    Në raportin e fundit, Departamenti Amerikan i Shtetit për Trafikimin e Qenieve Njerëzore në vitin 2025 nxjerr në pah një realitet alarmant për Shqipërinë, vendi ynë nuk përmbush ende standardet minimale për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore.
    Dështimi i thellë i institucioneve tona është pasojë e qeverisjes së papërgjegjshme dhe bashkëpunimit të hapur me krimin.
    Sot, Partia e Lirisë denoncon me forcë këtë situatë dhe kërkon përgjegjësi të plotë nga qeveria.
    Hetime të dobëta, drejtësi që nuk vepron
    Raporti tregon qartë se policia dhe prokuroria në nivel lokal nuk kanë kapacitet për të trajtuar rastet e trafikimit. Minimizimi i akuzave, shpeshherë i qëllimshëm, i shpëton trafikantët nga ndëshkimi i merituar. Një drejtësi që i shërben krimit dhe ndëshkon viktimat nuk mund të jetë kurrsesi drejtësi.
    Gratë dhe vajzat bëhen dy herë viktima për shkak të deformimit të cështjeve të tyre. Janë identifikuar raste ku gra dhe vajza të trafikuara janë ndjekur penalisht për prostitucion, pa u pyetur kush i shfrytëzoi dhe kush përfitoi nga dhuna ndaj tyre. Kjo është një padrejtësi e dyfishtë.
    Kaos institucional dhe mungesë koordinimi
    Shteti ka dështuar në mbrojtjen e viktimave. Zyra e Koordinatorit Kombëtar dhe Mekanizmi i Referimit nuk mblidhen, nuk marrin vendime dhe nuk mbajnë përgjegjësi. Dështimi institucional i hap rrugën trafikimit, që lulëzon në heshtje.
    Prej tre vitesh, asnjë fond nga asetet e sekuestruara të krimit nuk janë vënë në funksion të përmirësimit të jetës së viktimave. Qeveria nuk ofron shërbime afatgjata, bashkitë nuk garantojnë strehim, dhe viktimat, sidomos nënat me fëmijë, mbeten në mëshirë të fatit. Sepse shteti nuk mbron jetën njerëzore.
    Gjykatat refuzojnë kompensimin dhe viktimat detyrohen të dëshmojnë disa herë, duke përjetuar traumën e tyre edhe më keq. Asnjë gjykatë nuk ofron kushte të sigurta për dëshmitarët. Në disa raste, prokurorët kanë refuzuar të ndërhyjnë edhe kur prindërit shfrytëzojnë fëmijët e tyre.
    Shteti shqiptar nuk ka hetuar dhe as ndëshkuar ndonjë zyrtar të përfshirë në trafikim. Ndërsa të fortët me lidhje pushteti nuk dalin para drejtësisë, korrupsioni dhe bashkëpunimi i heshtur me rrjete kriminale vazhdojnë pa asnjë frenim. Kjo tregon jo vetëm paaftësi, por edhe bashkëfajësi.
    Një vend ku shteti mbron trafikantët dhe dënon viktimat as nuk mund ta çojë nëpër mend integrimin në BE, as në 2030 dhe as ndonjëherë.

  • Shqipëria nuk përmbush standardet minimale në luftën kundër korrupsionit dhe trafikimit të qenieve njerëzore, DASH…

    Shqipëria nuk përmbush standardet minimale në luftën kundër korrupsionit dhe trafikimit të qenieve njerëzore, DASH…

    Vetëm pak ditë pas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) mbi klimën e investimeve, i cili theksoi korrupsionin dhe kapjen politike si pengesat kryesore për zhvillimin ekonomik, një tjetër dokument i rëndësishëm nga Uashingtoni vendos sërish qeverinë shqiptare nën lupë. Raporti vjetor për Trafikun e Qenieve Njerëzore e mban Shqipërinë në nivelin “Tier 2”, duke theksuar se vendi ynë nuk i përmbush standardet minimale për eliminimin e këtij fenomeni. Në dokument thuhet qartë: “Qeveria e Shqipërisë nuk i përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit, por po bën përpjekje të rëndësishme në këtë drejtim. Krahasuar me periudhën e mëparshme të raportimit, qeveria ka treguar një rritje të përgjithshme të përpjekjeve; për këtë arsye, Shqipëria mbeti në Tier 2.” Raporti njeh disa hapa përpara, si rritjen e numrit të hetimeve dhe dënimin e trafikantëve për herë të parë që nga viti 2021, rritjen e fondeve për strehëzat shtetërore dhe ato të OJQ-ve, si dhe ofrimin e ndihmës ligjore për më shumë viktima.
    Gjithashtu, përmendet miratimi dhe financimi i Planit Kombëtar të Veprimit 2024-2025. Por pavarësisht këtyre, Departamenti i Shtetit thekson se qeveria shqiptare nuk ka arritur të përmbushë standardet në disa fusha thelbësore. Në raport nënvizohet: “Policia lokale dhe prokurorët e rretheve nuk kishin përvojën dhe kapacitetin e nevojshëm për të hetuar dhe ndjekur penalisht rastet e trafikimit dhe shpesh i trajtonin ato si vepra me dënime më të lehta, si ‘shfrytëzim prostitucioni’. Qeveria nuk siguroi personel apo burime financiare të mjaftueshme për njësitë e lëvizshme të identifikimit të viktimave të menaxhuara nga OJQ-të, pavarësisht se ato identifikojnë shumicën e viktimave çdo vit.” Një nga akuzat më të rënda është fakti se viktimat janë ndëshkuar për akte të kryera vetëm si pasojë e trafikimit.
    Raporti thekson: “Autoritetet ngarkuan në mënyrë të papërshtatshme viktimat e trafikimit për shfrytëzim seksual me akuza penale për akte të kryera si rezultat i drejtpërdrejtë i trafikimit. Po ashtu, për shkak të zbatimit të pamjaftueshëm të procedurave standarde të identifikimit të viktimave, qeveria nuk mori masa efektive për të parandaluar penalizimin e gabuar të viktimave potenciale.” Një tjetër problem madhor është mungesa e shërbimeve afatgjata për viktimat dhe pasiviteti i strukturave zyrtare: “Qeveria nuk kishte burime për të ofruar shërbime afatgjata për viktimat, dhe koordinatori kombëtar dhe Zyra Kombëtare Kundër Trafikimit rrallë mblodhën mekanizmat e koordinimit për zbatimin efektiv të procedurave të identifikimit dhe referimit të viktimave.”
    Pjesa më e rëndë e raportit lidhet me korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë e zyrtarëve shtetërorë. Departamenti i Shtetit shënon: “Qeveria nuk raportoi asnjë hetim, ndjekje penale apo dënim të punonjësve shtetërorë të përfshirë në krime të trafikimit të qenieve njerëzore; megjithatë, korrupsioni dhe bashkëpunimi i zyrtarëve në trafikim mbeten shqetësime serioze.” Ky pasazh ekspozon dështimin e Tiranës për të çuar para drejtësisë zyrtarë të përfshirë në krime kaq të rënda, duke treguar se korrupsioni nuk është thjesht problem i klimës së investimeve, por edhe i sigurisë dhe të drejtave të njeriut. Në rekomandimet prioritare, Uashingtoni kërkon që Shqipëria të hetojë dhe ndëshkojë seriozisht të gjitha rastet e trafikimit, përfshirë zyrtarët e korruptuar, të rrisë bashkëpunimin me strehëzat dhe OJQ-të, të forcojë trajtimin e viktimave me shërbime afatgjata dhe të trajnojë gjyqtarë, prokurorë e policë për t’i qasur rastet me një perspektivë të ndjeshme ndaj viktimave.
    PJESË NGA RAPORTI I DASH
    Dobësi në hetim dhe ndjekje penale
    Një shqetësim i madh është se policia vendore dhe prokurorët e rretheve nuk kanë përvojën dhe kapacitetin e nevojshëm për të hetuar dhe ndjekur penalisht çështjet e trafikimit. Shpesh ato trajtohen si vepra me dënime më të lehta, si “shfrytëzim prostitucioni” në vend që të trajtohen si trafikim. Kjo ndodh sepse këto akuza kërkojnë më pak specializim dhe kohë, ose për shkak të besimit të gabuar se trafikimi duhet të ketë patjetër element ndërkombëtar. Në disa raste, autoritetet akuzojnë të pandehurit për “akte të turpshme ndaj të miturve,” “ngacmim seksual” ose “marrëdhënie seksuale me dhunë” në vend të trafikimit. Mungesa e personelit dhe burimeve financiare, si edhe lëvizja e shpeshtë e punonjësve të rendit, krijojnë pengesa shtesë për hetimin e rasteve të trafikimit, përfshirë edhe mungesën e mjeteve për hetimin e krimit të organizuar.
    Identifikimi i viktimave dhe bashkëpunimi
    Njësitë lëvizëse për identifikimin e viktimave (MIUs), që identifikojnë shumicën e viktimave çdo vit, nuk marrin personel dhe financime të mjaftueshme nga qeveria. Në vitin 2024 ato identifikuan 98 viktima të mundshme (55% e totalit), por qëndrueshmëria e tyre mbetet e pasigurt për shkak të mungesës së burimeve. Policia nuk merr pjesë rregullisht në MIU, megjithëse ka firmosur një marrëveshje për pjesëmarrjen e saj. Forcat e rendit rrallë nisin hetime kur shoqëria civile identifikon një viktimë të mundshme. Policia kufitare nuk ka burime, përkthyes dhe njohuri për të zbatuar procedurat standarde për migrantët dhe azilkërkuesit. Një problem serioz është se Policia e Shtetit nuk kontrollon individët në aktivitetin e prostitucionit për shenja të trafikimit gjatë operacioneve policore. Autoritetet shpesh i justifikojnë rastet e shërbimit të detyruar shtëpiak dhe punës së detyruar në martesa të imponuara në komunitetet Rome dhe Egjiptiane Ballkanike si zakone tradicionale.
    Penalizimi i viktimave
    Autoritetet shpesh akuzojnë gabimisht viktimat e trafikimit seksual për vepra të prostitucionit të kryera vetëm si pasojë direkte e trafikimit. Për shembull, policia dhe strehat identifikuan pesë viktima të mundshme që u ndoqën penalisht për prostitucion. Për shkak të zbatimit jo të plotë të procedurave të identifikimit, autoritetet arrestojnë ose dëbojnë viktima të paidentifikuara, përfshirë gra në prostitucion, migrantë dhe azilkërkues, për akte të paligjshme të kryera si rezultat i trafikimit. Vëzhguesit raportuan raste kur autoritetet dëbuan viktima të mundshme pavarësisht kërkesave për t’i kontrolluar për shenja trafikimi.
    Koordinimi dhe mbledhjet
    Koordinatori kombëtar dhe Zyra e Koordinatorit Kombëtar kundër Trafikimit (ONAC) rrallë thërrasin mbledhje për Mekanizmin e Referimit Kombëtar (NRM) dhe Autoritetin Përgjegjës. Raportohet mungesë përpjekjesh koordinuese nga ONAC. Mbledhjet që janë zhvilluar kanë qenë joefikase, me pjesëmarrje të ulët dhe pa diskutuar vendosjen e viktimave në kujdes. NRM u mblodh vetëm tri herë në vitin 2024, kundrejt gjashtë herëve në 2023. Komiteti Shtetëror kundër trafikimit, i përbërë nga përfaqësues të ministrive përkatëse, nuk është mbledhur që nga viti 2021.
    Shërbimet dhe strehimi
    Qeveria nuk ka burime për të ofruar shërbime afatgjata për viktimat, sidomos për meshkujt, fëmijët dhe viktimat me fëmijë. Pavarësisht rritjes së financimit për pagat e stafit, strehat e drejtuara nga OJF-të vazhdojnë të përballen me vështirësi financiare, përfshirë kostot në rritje për avokatë, siguri dhe ndihmë afatgjatë. Qeveria nuk ka ndarë asnjë burim nga fondi i aseteve të sekuestruara kriminale për mbështetje viktimash tri vite me radhë. Bashkitë rrallë sigurojnë strehim për viktimat për shkak të kritereve të shumta, ndërsa ofruesit e shërbimeve përballen me pengesa për të marrë me qira apartamente afatshkurtra, pasi pronarët kërkojnë kontrata afatgjata.
    Mbrojtja e dëshmitarëve dhe procedurat ligjore
    Komisariatet dhe gjykatat e rretheve nuk kanë dhoma të sigurta për marrje në pyetje apo pajisje për intervista dhe dëshmi në distancë. Disa prokurorë nuk i përgjigjen kërkesave ose nuk e kryejnë detyrën për të ofruar ndihmë viktimave dhe dëshmitarëve. Për shembull, një OJF që përfaqësonte viktima kërkoi mbrojtje dëshmitarësh për disa raste, por gjykatat e refuzuan ose e shtynë vendimin pasi prokurori nuk u paraqit në seancë. Në vitet e mëparshme, prokurorët nuk iu përgjigjën kërkesës për t’u hequr prindërve të drejtën prindërore kur shfrytëzonin fëmijën e tyre. Vëzhguesit raportuan vështirësi për gjetjen e përkthyesve dhe raste kur ata refuzuan të paraqiteshin në gjyq për shkak të tarifave të ulëta dhe vonesave në pagesa. Avokatët nuk kanë gjithmonë njohuri mbi të drejtat e viktimave, gjykatat nuk përdorin gjithmonë metoda të përshtatshme dhe qeveria shpesh nuk siguron dokumentet ligjore të nevojshme për viktimat.
    Kompensimi dhe inspektimet e punës
    Gjykatat zakonisht mohojnë dëmshpërblimin në procedurat penale. Paditë civile kërkojnë që viktimat të japin sërish dëshmi, duke shkaktuar rikujtim traumash. Gjykatat civile kanë hedhur poshtë ose mbyllur padi civile nëse gjykatat penale e kanë pushuar çështjen ose kanë shpallur të pafajshëm të pandehurin. Gjykatat kanë dhënë kompensim vetëm për dy viktima, në vitin 2010 dhe 2018, por ende nuk e kanë shpërndarë. Inspektorët e punës nuk kanë autoritet të kontrollojnë aktivitetet e punës informale, përfshirë bizneset e paregjistruara, ku vazhdojnë të ekzistojnë rreziqe për trafikim.
    Korrupsioni
    Qeveria nuk raportoi ndonjë hetim, ndjekje ose dënim të punonjësve shtetërorë të përfshirë në trafikim. Megjithatë, korrupsioni dhe bashkëpunimi i zyrtarëve me krimet e trafikimit mbeten shqetësime të vazhdueshme. Këto mangësi tregojnë se, pavarësisht disa përparimeve, qeveria shqiptare duhet të forcojë ndjeshëm kapacitetet institucionale, të rrisë burimet për identifikimin dhe mbrojtjen e viktimave dhe të sigurojë që viktimat e trafikimit të mos ndëshkohen për akte të kryera si pasojë e shfrytëzimit.
     

  • Horror në Argjentinë! 3 vajza bien pre e kartelit të drogës, torturohen dhe vriten ‘live’ në Tik-Tok

    Horror në Argjentinë! 3 vajza bien pre e kartelit të drogës, torturohen dhe vriten ‘live’ në Tik-Tok

    viktimat

    ARGJENTINË-Një përdhunim, torturë dhe vrasje e tmerrshme e tre vajzave u transmetua drejtpërdrejt në TikTok në Argjentinë. Një nga viktimat, Lara Gutierrez, ishte vetëm 15 vjeç. Dy të tjerat janë identifikuar si Brenda del Castillo, 20 vjeç, dhe Morena Verdi, 21 vjeç.
    Ministri i Sigurisë së Buenos Airesit, Javier Alonso, ka konfirmuar se trupat e pajetë të Brenda del Castillo, Morena Verdi dhe Lara Gutiérrez, të cilat ishin raportuar të zhdukura të premten, janë gjetur të groposura në oborrin e një shtëpie në një zonë periferike të kryeqytetit, raportojnë mediat e huaja.
    Vajzat u akuzuan për vjedhje kokaine nga një bandë droge. Policia beson se ato u joshën si të ftuara për një “festë’ dhe shkuan në një shtëpi në periferi të Buenos Aires, kryeqytetit të Argjentinës, rreth 20 milje larg shtëpive të tyre. Automjeti me të cilin u morën vajzat ndodhej 100 metra larg shtëpisë, i ishte vënë flaka dhe ishte djegur plotësisht.
    Më pas tre të rejat iu nënshtruan u torturuan dhe u vranë në atë që po etiketohet si një “vrasje hakmarrjeje”, që dyshohet se është orkestruar nga kreu i bandës. Bosi i krimit, i identifikuar si një shtetas peruan i cili mendohet se është larguar nga vendi, thuhet se urdhëroi vrasjen e tyre si një “paralajmërim” për të tjerët. Deri më tani janë arrestuar katër persona. /ZËRI

  • Horror në Argjentinë! 3 vajza bien pre e kartelit të drogës, torturohen, përdhunohen dhe vriten ‘live’ në Tik-Tok

    Horror në Argjentinë! 3 vajza bien pre e kartelit të drogës, torturohen, përdhunohen dhe vriten ‘live’ në Tik-Tok

    viktimat

    ARGJENTINË-Një përdhunim, torturë dhe vrasje e tmerrshme e tre vajzave u transmetua drejtpërdrejt në TikTok në Argjentinë. Një nga viktimat, Lara Gutierrez, ishte vetëm 15 vjeç. Dy të tjerat janë identifikuar si Brenda del Castillo, 20 vjeç, dhe Morena Verdi, 21 vjeç.
    Ministri i Sigurisë së Buenos Airesit, Javier Alonso, ka konfirmuar se trupat e pajetë të Brenda del Castillo, Morena Verdi dhe Lara Gutiérrez, të cilat ishin raportuar të zhdukura të premten, janë gjetur të groposura në oborrin e një shtëpie në një zonë periferike të kryeqytetit, raportojnë mediat e huaja.
    Vajzat u akuzuan për vjedhje kokaine nga një bandë droge. Policia beson se ato u joshën si të ftuara për një “festë’ dhe shkuan në një shtëpi në periferi të Buenos Aires, kryeqytetit të Argjentinës, rreth 20 milje larg shtëpive të tyre. Automjeti me të cilin u morën vajzat ndodhej 100 metra larg shtëpisë, i ishte vënë flaka dhe ishte djegur plotësisht.
    Më pas tre të rejat iu nënshtruan u torturuan dhe u vranë në atë që po etiketohet si një “vrasje hakmarrjeje”, që dyshohet se është orkestruar nga kreu i bandës. Bosi i krimit, i identifikuar si një shtetas peruan i cili mendohet se është larguar nga vendi, thuhet se urdhëroi vrasjen e tyre si një “paralajmërim” për të tjerët. Deri më tani janë arrestuar katër persona. /ZËRI

  • 3 vajza të reja torturohen, përdhunohen dhe më pas ekzekutohen nga karteli i drogës. Ngjarja horror transmetohet live në TikTok

    3 vajza të reja torturohen, përdhunohen dhe më pas ekzekutohen nga karteli i drogës. Ngjarja horror transmetohet live në TikTok

    Tre vajza të reja janë vrarë në mënyrë brutale nga një grup kriminal i trafikut të drogës në Argjentinë, pasi u rrëmbyen dhe iu nënshtruan torturave dhe përdhunimit — një pjesë e të cilave u transmetua drejtpërdrejt në TikTok, duke tronditur opinionin publik. 
    Ngjarja makabre është cilësuar nga autoritetet si një “akt hakmarrjeje” nga një bandë narkotrafikantësh, e cila besohet se mashtroi viktimat duke i ftuar në një “event”, për t’i çuar në një vend ku do t’i ekzekutonin me metoda çnjerëzore. 
    Viktimat janë identifikuar si: 
    Lara Gutierrez, 15 vjeç, më e reja mes tyre 
    Brenda del Castillo, 20 vjeç 
    Morena Verdi, 21 vjeç 
    Sipas mediave lokale, dy nga viktimat ishin akuzuar për vjedhjen e katër kilogramëve kokainë nga grupi kriminal – një veprim që mendohet se çoi në hakmarrjen e përgjakshme. 
    Hetuesit kanë zbuluar detaje të tmerrshme nga vendi i ngjarjes: 
    Lara Gutierrez kishte humbur të gjitha gishtat e dorës së majtë përpara se të ekzekutohej. 
    Brenda del Castillo kishte plagë të rënda në kokë dhe barku i ishte çarë. 
    Morena Verdi ishte asfiksuar me një qese plastike të vendosur në kokë. 
    Trupat e tyre u gjetën të groposur në një kopsht pesë ditë pasi ishin shpallur të zhdukura. Sipas ministrit të sigurisë së Buenos Aires, Javier Alonso, vendi i krimit ishte një shtëpi e përdorur nga grupi si bazë operacionale. 
    “Vajzat u panë për herë të fundit duke hipur në një automjet me dëshirë, pasi mendonin se po shkonin në një event. Në fakt, kishin rënë në kurthin e një bande ndërkombëtare të trafikut të drogës, e cila kishte planifikuar vrasjen e tyre,” – deklaroi Alonso. 
    Sipas autoriteteve, udhëheqësi i bandës që urdhëroi vrasjet është një shtetas peruan, i cili besohet se ka ikur nga vendi. Deri më tani janë arrestuar katër persona në lidhje me rastin. 
    Ngjarja ka shkaktuar tronditje të thellë në Argjentinë dhe më gjerë, ndërsa autoritetet kanë nisur një hetim të plotë për të zbuluar të gjithë të përfshirët dhe për të çmontuar rrjetin kriminal pas krimit. 
     

  • Sulmi i 11 shtatorit në SHBA/ Berisha: Terrorizmi, armik i popujve të lirë! Shqipëria do vijojë të kontribuojë në luftën globale

    Sulmi i 11 shtatorit në SHBA/ Berisha: Terrorizmi, armik i popujve të lirë! Shqipëria do vijojë të kontribuojë në luftën globale

    Në një mesazh përkujtimor me rastin e 11 Shtatorit, lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kujtuar viktimat e sulmeve terroriste të vitit 2001 në SHBA, duke e cilësuar atë si ‘sulmin më të madh terrorist në histori’. Nëpërmjet një statusi në FB, Berisha theksoi se organizata Al Qaeda ishte përgjegjëse për aktin barbar që mori jetën e afro 3 mijë njerëzve të pafajshëm dhe solli një reagim të fuqishëm nga SHBA dhe aleatët e saj, përfshirë Shqipërinë.

    Postimi i plotë i kreut të PD:

    Të dashur miq.

    Sot kombi i madh amerikan, miqtë e tij në mbarë botën kujtojnë viktimat e sulmit terrorist me avionë pasagjerësh mbi kullat binjake në New York, Pentagonin në Washington më 11 shtator 2001. Organizata terroriste Al Qaeda ishte organizatore dhe sponsore e këtij sulmi terrorist, më i madhi në histori, që pati pothuaj 2977 viktima.

    Ky sulm barbar solli reagimin e fuqishëm të SHBA dhe aleatëve e partnerëve të tyre në Europë dhe në botë, ndër të cilët edhe Shqipëria, kundër Al Qaedës dhe regjimeve terroriste në Afganistan dhe Irak, duke u dhënë atyre ndëshkimin e merituar.

    Viktimat e 11 shtatorit bëjnë apel të mos harrohet kurrë se terrorizmi islamist dhe i çdo ngjyre është armik i egër i njerëzve dhe popujve të lirë. Shqipëria ka dhënë dhe do të japë edhe në të ardhmen kontributin e saj në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar.