Tag: vijon

  • “S’tërhiqemi nga kërkesa për pagat”/ 16 ditë grevë e protestë, ‘Bankers’ ende hesht…

    “S’tërhiqemi nga kërkesa për pagat”/ 16 ditë grevë e protestë, ‘Bankers’ ende hesht…

    Paralelisht me grevën e urisë që vijon prej 16 ditësh në zyrat e sindikatës, këtë të enjte naftëtarët e Patos-Marinzës zhvilluan një protestë para zyrave të kompanisë “Bankers Petroleum” në Fier.
    Me pankarta në duar dhe thirrje si “Ju nuk e meritoni këtë vendburim” dhe “Ju nuk e meritoni sakrificën e këtyre punonjësve”, protestuesit kërkuan që kompania të plotësojë kërkesat e tyre, pasi deri tani është ofruar vetëm dieta ushqimore.
    Grevisti Malvin Goxhaj deklaroi se protesta nuk do të ndalet, ndërsa Dorjan Dylmishi theksoi se, edhe pse numri i grevistëve është reduktuar, rezistenca do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave.
    Në të njëjtën linjë, kreu i Sindikatës, Dritan Shahu, e cilësoi papërgjegjshmëri heshtjen e kompanisë dhe mungesën e ndërhyrjes për negociata nga institucionet shtetërore.
    “Ata e kanë marrë vendburimin për ta zhvilluar, por në fakt po e shfrytëzojnë atë dhe bashkë me të edhe punonjësit. Çdo vit ka ulje të fuqisë punëtore dhe amortizim të asaj që është ndërtuar ndër vite,” u shpreh Shahu.
    Aktualisht, në grevë urie kanë mbetur 7 naftëtarë nga 10 që ishin në fillim, ndërsa punën e kanë bojkotuar mbi 20 punonjës. Pavarësisht grevës dhe protestave, kompania kineze “Bankers Petroleum” vijon normalisht aktivitetin në fushën naftënxjerrëse të Patos-Marinzës.

  • Manastirliu vijon takimet me banorët: Plani ynë Tirana 2030, i prekshëm për çdo komunitet

    Manastirliu vijon takimet me banorët: Plani ynë Tirana 2030, i prekshëm për çdo komunitet

    Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, vijon takimet me banorët e kryeqytetit, duke u ndalur këtë herë në Njësinë 2.
    Gjatë takimeve me banorë dhe me zanatçinj e sipërmarrës në zonën e “Pazarit të Ri”, në rrugët “Tefta Tashko Koço”, “Luigj Gurakuqi” e “Hoxha Tahsin”, Manastirliu bashkëbisedoi me ta për përmirësimet që do të bëhen në çdo lagje të qytetit, me planin e zhvillimit “Tirana 2030”.

    “Lagje më lagje, rrugë më rrugë, për të dëgjuar qytetarët dhe për të folur se si mund ta bëjmë Tiranën edhe më të mirë bashkë, një Tiranë që kujdeset për njerëzit”, u shpreh Manastirliu. Ajo theksoi se me programin “Tirana 2030” do të ketë zhvillim të qëndrueshëm në çdo njësi të kryeqytetit dhe kujdes social për çdo grupmoshë.

    “Plani ynë Tirana 2030 do të jetë i prekshëm për çdo komunitet dhe do të shkojë në çdo lagje të qytetit.”, tha Manstirliu. Ajo vijon takimet në çdo lagje, për të dëgjuar banorët dhe për të folur për planin e saj Tirana 2030, një qytet që kujdeset për fëmijët, të moshuarit dhe çdo familje.

  • “‘Gjakderdhja’ financiare e aferave korruptive vijon ende”/ Komiteti Parlamentar, reagon Blushi: Arrestimet e…

    “‘Gjakderdhja’ financiare e aferave korruptive vijon ende”/ Komiteti Parlamentar, reagon Blushi: Arrestimet e…

    Kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, mbajti sot fjalën në takimin e 20 të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit Shqipëri-Bashkimi Europian.
    Gjatë fjalës së tij Blushi komentoi situatën e institucioneve në vendin tonë, që sipas tij janë nën kontrollin e kryeministrit Edi Rama. Blushi u ndal te arrestimet e anëtarëve të kabinetit qeveritar, duke i cilësuar ato si “gjoja arrestime”.
    “Gjoja arrestimet e anëtarëve të kabinetit qeveritar, janë thjesht statistikë, sa kohë gjakderdhja financiare e aferave të tyre korruptive ende vijon. Siç është rasti i inceneratorit të Tiranës që nuk ekziston, por që vijon të paguhet me 90 mijë euro në ditë, pa harruar faktin se ishte Kryeministri ai që i dha bonusin 8% kompanisë kur ajo nuk ekzistonte as në letër e ndërkohë asnjë hetim real ndaj tij nuk ka nisur”, tha Blushi.
    Tedi Blushi:
    Kjo reflektohet qartë në pandëshkueshmërinë e Kryeministrit Edi Rama, autorit të shkatërrimit të saj. Edhe gjoja arrestimet e anëtarëve të kabinetit qeveritar, janë thjesht statistikë, sa kohë gjakderdhja financiare e aferave të tyre korruptive ende vijon.
    Siç është rasti i inceneratorit të Tiranës që nuk ekziston, por që vijon të paguhet me 90 mijë euro në ditë, pa harruar faktin se ishte Kryeministri ai që i dha bonusin 8% kompanisë kur ajo nuk ekzistonte as në letër e ndërkohë asnjë hetim real ndaj tij nuk ka nisur.
    Shqiptarët e kanë humbur tërësisht besimin te drejtësia sepse kanë humbur të drejtën themelore të një procesi ligjor të drejtë, që zhvillohet në përputhje me ligjet dhe brenda një kohe të arsyeshme.
    Urdhri publik i Edi Ramës më 7 maj 2022 nga tribuna e Asamblesë së Partisë Socialiste, për arrestimin e dy liderëve kryesorë të opozitës, Sali Berisha dhe Ilir Meta, ishte njëherazi edhe asgjësim përfundimtar i SPAK si institucion i pavarur.

  • Bardhi: Balluku nën hetim nga SPAK për milona Euro, por vijon të jetë numri dy i qeverisë

    Bardhi: Balluku nën hetim nga SPAK për milona Euro, por vijon të jetë numri dy i qeverisë

    Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka deklaruar se zëvendës kryeministrja Belinda Balluku vijon të mbetet numri 2 i qeverisë “Rama” edhe pse është zyrtarisht person nën hetim nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera.
    Në vijim të Takimit të 20-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri – Bashkimi Europian, ku po zhvillohen punimet e Sesionit të II-të, Bardhi ka kujtuar edhe takimet në Aruba dhe lidhjet e krimit me mazhorancën në pushtet.
    “Në 23 shtator një investigim i media italiane përshkruan takime të fshehta në ishullin Aruba ku sipas dokumenteve të antimafias italiane kanë marrë pjesë biznesmenë, eksponentë të krimit dhe përfaqësues të qeverisë shqiptare. Është folur në lidhje me ndërtimin e kullave në Tiranë dhe ndërtime strategjike.
    Në qendër të lidhjes së krimit të organizuar me qeverinë ishte Artur Shehu. Në 2022, vetëm 2 vite pas takimit në Aruba, rezulton se në Shqipëri kompania e tij ka marrë me firmën të Ramës disa leje ndërtimi në Vlorë.
    Sot qeveria shqiptare ka nr. 2 të saj, zv kryeministrja Belinda Balluku një person nën hetim për milionë euro shkelje të barazisë në tendera. Edhe pse është nën hetim vijon të jetë në krahë të Ramës dhe numri 2 i qeverisë”, tha ai.

  • “Balluku nën hetim nga SPAK”/ Reagon ashpër Bardhi: Shkelje në tenderë miliona euroshe, por vijon të jetë, krah Ramës

    “Balluku nën hetim nga SPAK”/ Reagon ashpër Bardhi: Shkelje në tenderë miliona euroshe, por vijon të jetë, krah Ramës

    Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka deklaruar se zëvendës kryeministrja Belinda Balluku vijon të mbetet numri 2 i qeverisë. Rama edhe pse është zyrtarisht person nën hetim nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera.
    Në vijim të Takimit të 20-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri – Bashkimi Europian, ku po zhvillohen punimet e Sesionit të II-të, Bardhi ka kujtuar edhe takimet në Aruba dhe lidhjet e krimit me mazhorancën në pushtet.
    “Në 23 shtator një investigim i media italiane përshkruan takime të fshehta në ishullin Aruba ku sipas dokumenteve të antimafias italiane kanë marrë pjesë biznesmenë, eksponentë të krimit dhe përfaqësues të qeverisë shqiptare. Është folur në lidhje me ndërtimin e kullave në Tiranë dhe ndërtime strategjike. Në qendër të lidhjes së krimit të organizuar me qeverinë ishte Artur Shehu.
    Në 2022, vetëm 2 vite pas takimit në Aruba, rezulton se në Shqipëri kompania e tij ka marrë me firmën të Ramës disa leje ndërtimi në Vlorë. Sot qeveria shqiptare ka nr. 2 të saj, zv kryeministrja Belinda Balluku një person nën hetim për milionë euro shkelje të barazisë në tendera. Edhe pse është nën hetim vijon të jetë në krahë të Ramës dhe numri 2 i qeverisë”, tha ai.

  • Dinamo përplaset me FSHV për çështjen e gjinisë së lojtares dhe liston parregullistë e kryera nga Federata

    Dinamo përplaset me FSHV për çështjen e gjinisë së lojtares dhe liston parregullistë e kryera nga Federata

    Vijon debate në lidhje me çështjen e volejbollistes braziliane Nayara Ferreira, që luan me Dinamon në Superligë, por është e pezulluar prej gati 3 javësh nga FSHV. Kjo e fundit i kërkon lojtares 32-vjeçare që të bëjë testin e gjinisë, pas ankesës së dy klubeve të tjera të kampionatit.
    Klubi Dinamo, përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale, vijon të akuzojë FSHV-në për diskriminim. “Një kërkesë absurde dhe cënuese ndaj dinjitetit të një lojtareje me karrierë 15-vjeçare ndërkombëtare, të federuar zyrtarisht nga FIVB dhe pjesëmarrëse në kampionate të njohura në Evropë, Amerikë, Bashkimin Europian dhe madje edhe në vendet e Lindjes së Mesme”, thuhet në deklaratë.
    Klubi publikon një listë parregullsish të kryera nga FSHV: “Ne kërkojmë reflektim prej saj dhe kemi shprehur në mënyrë të argumentuar qëndrimin tonë se veprimet dhe vendimet e ndërmarra lidhur me rastin në fjalë:
    1-janë të pabazuara ligjërisht dhe tejkalojnë kompetencat statutore të Bordit të FSHV-së;
    2-janë marrë në shkelje të procedurave, pa garanci për konfidencialitetin dhe privatësinë e sportistes;
    3-cenojnë dinjitetin dhe integritetin personal të sportistes dhe të klubit;
    4-mbështeten në një arsyetim të papranueshëm, sipas të cilit, për shkak se kampionatet ndahen në “meshkuj” dhe “femra”, federata mund të urdhërojë analiza për përcaktimin e gjinisë;
    5-legjitimojnë një praktikë të papranueshme, si moralisht ashtu edhe ligjërisht: hetimin e një sportisteje për “verifikim gjinor” mbi bazë thashethemesh, në funksion të një qëllimi të dukshëm për ta dekurajuar sportisten dhe dëmtuar klubin Dinamo;
    6-dhe nxisin gjuhën e përjashtimit e të urrejtjes në sport.
    Më tej, deklarata vijon: “Klubi Dinamo shpreh vlerësim për angazhimin publik të FSHV-së, e cila në deklaratën e saj thekson se “do të veprojë me transparencë të plotë në çdo hap të ndërmarrë gjatë këtij procesi”. Besojmë dhe shpresojmë që ky zotim të materializohet në vijim, si mënyra më e mirë për të rikuperuar mungesat e deritanishme të transparencës dhe shkeljet e rënda që kanë shoqëruar trajtimin e këtij rasti”.

  • AKU vijon inspektimet për tregtimin e Produkteve me Bazë Bimore në qarkun Fier

    AKU vijon inspektimet për tregtimin e Produkteve me Bazë Bimore në qarkun Fier

    Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka intensifikuar inspektimet në terren për të garantuar zbatimin e ligjit në tregtimin e Produkteve me Bazë Bimore (PMB).Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Kontrollet e fundit janë zhvilluar në qarqet Lezhë dhe Fier, ku janë verifikuar disa subjekte tregtare.  Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Nga 8 inspektime të kryera, katër kanë rezultuar në përputhje me kërkesat ligjore, ndërsa ndaj disa subjekteve janë marrë masa administrative për shkelje, përfshirë gjoba dhe bllokim aktiviteti.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Njoftimi i AKU:Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Tregtimi i PMB-ve, AKU vijon inspektimin në qarqe të ndryshme të vendit

    Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në vijim të transparencës dhe informimit të publikut, bën me dije se po vijon inspektimet në qarqe të ndryshme të vendit, në subjekte që tregtojnë PMB, përkatësisht në qarqet Lezhë dhe Fier.

    Trupat inspektuese të AKU-së kanë kryer 8 inspektime, nga të cilat 4 inspektime kanë rezultuar pa shkelje të kërkesave ligjore, 2 inspektime në të cilat u mor masa “paralajmërim”.

    Në njërin nga subjektet u vendos masë administrative “gjobë”, për shkak të ushtrimit të aktivitetit pa licencë, ndërsa në subjektin i cili kryente aktivitetin e riambalazhimit te PMB-ve u vendos masa administrative “gjobë”, për shkak të tregtimit të PMB-ve në shkelje të kërkesave ligjore, si dhe u krye bllokimi i aktivitetit, i cili do të pasohet me propozimin për revokim të licencës së subjektit.

    AKU vazhdon kontrollet në të gjithë vendin dhe siguron konsumatorët dhe biznesin ushqimor qëinstitucioni vijon punën konform legjislacionit në fuqi dhe në garantim të sigurisë ushqimore.

  • Irena Gjoka e dënuar në shtetin grek, pse vijon ende punën? Dumani: Çështja po hetohet, në dorë të prokurorit të çështjes nëse ka ose jo vepër penale

    Irena Gjoka e dënuar në shtetin grek, pse vijon ende punën? Dumani: Çështja po hetohet, në dorë të prokurorit të çështjes nëse ka ose jo vepër penale

    Kreu i SPAK, Altin Dumani, iu është përgjigjur këtë të hënë pyetjeve të deputetëve lidhur me punën e bërë nga institucioni që ai drejton mbi vitin e kaluar.
    I pyetur nga deputeti i PD, Belind Këlliçi, se gjyqtarja Irena Gjoka rezulton e dënuar në Greqi, dhe ajo ende vijon punën, Dumani tha se kjo është një çështje në hetim dhe tashmë është prokurori i dosjes ai që vendos nëse ka vepër penale ose jo.
    Këlliçi: Edhe pse sipas dokumenteve shtetërore greke gjyqtarja Irena Gjoka rezulton e dënuar, por ajo vijon të punojë si gjyqtare?

    Dumani: Përgjigja që i dhashë edhe deputetes Hoti, çështja është në hetim, është në dorën e prokurorit të vërtetojë nëse ka ose jo vepër penale. Sa kohë është çështja në hetim, nuk mund të jap asnjë shpjegim.

  • FIER/ Vijon sistemimi i ndriçimit në rrugën “Shenjt Leonardo Murialdo”

    FIER/ Vijon sistemimi i ndriçimit në rrugën “Shenjt Leonardo Murialdo”

    VIDEO

    Bashkia e Fierit, në bashkëpunim me Ndërmarrjen e Shërbimeve Publike, po vijon punimet për sistemimin e ndriçimit publik në rrugën e Unazës Jugore, “Shenjt Leonardo Murialdo”.

    Ky investim synon përmirësimin e infrastrukturës ndriçuese dhe rritjen e sigurisë për qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve gjatë natës.

    Punimet janë pjesë e programit të modernizimit të ndriçimit publik në qytetin e Fierit, ku po zëvendësohen shtyllat e vjetra me ndriçues të rinj efikasë dhe ekonomikë.Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

  • Vijon merkato/ PS Sarandë merr për nëkryetare bashkie ish-drejtuesen e PD-së

    Vijon merkato/ PS Sarandë merr për nëkryetare bashkie ish-drejtuesen e PD-së

    Manjola Nikollo, ish-kryetarja e Partisë Demokratike në Sarandë është emëruar si nënkryetare e bashkisë së qytetit bregdetar.
    Raportohet se emërimi i saj ka ndodhur ditën e djeshme.
    Emërimi i saj vjen në vazhdën e kalimeve të disa përfaqësuesve nga radhët e demokratëve drejt atyre të Partisë Socialiste.
    Pritet që në ditët e ardhshme të ketë emërime të ngjashme edhe në Gjirokastër.