Zjarri në zonën e Llogarasë, në hyrje të tunelit nga ana e Orikumit, vijon të jetë aktiv dhe me intensitet të lartë. Vatra ndodhet në një zonë të vështirë terreni dhe aktualisht përhapja e flakëve po ndikohet nga era e fortë që fryn në rajon.
Zjarri është përmasash të mëdha dhe ka vështirësuar ndërhyrjen nga toka. Ende nuk ka të dhëna për ndonjë rrezik të drejtpërdrejtë ndaj banesave apo jetës së njerëzve, por situata mbetet e paqëndrueshme.
Autoritetet lokale dhe shërbimet zjarrfikëse janë në vendngjarje dhe po punojnë për izolimin e flakëve, ndërsa pritet edhe mbështetje shtesë nga strukturat qendrore për të përballuar emergjencën.
Për shkak të erës dhe terrenit të thyer, ndërhyrja ajrore shihet si një nga mundësitë për të frenuar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.
Tag: vijon
-

Vijon zjarri në hyrje të tunelit të Llogarasë, flakët favorizohen nga era e fortë
-

3 turistë spanjollë bllokohen në kanionin e Nivicës, policia vijon operacionin e shpëtimit
Një grup prej 7 turistësh spanjollë janë bllokuar në kanionin e Nivicës, në jug të Shqipërisë, duke u përballur me rrezik për jetën. Ngjarja ka ndodhur disa orë më parë, kur turistët zbritën me litar në thellësitë e kanionit dhe humbën kontaktet me pjesën tjetër të grupit.
Katër prej tyre janë nxjerrë nga kanioni pa lëndime, ndërsa vijojnë përpjekjet për shpëtimin e 3 të tjerëve, të cilët dyshohet se janë bllokuar në ujvarën e Poshturës.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje janë nisur forcat zjarrfikëse të Tepelenës, të cilat kanë zbritur në kanion për të ndërhyrë. Atyre u janë bashkuar edhe forca policore nga Gjirokastra, të pajisura me dronë, për të lehtësuar kërkimin në terrenin e vështirë dhe për të lokalizuar turistët e mbetur.
Aktualisht nuk dihet gjendja fizike e tre turistëve, ndërsa operacioni i shpëtimit vijon me intensitet në përpjekje për t’i nxjerrë sa më shpejt dhe në siguri nga kanioni. -

Sherr me thika mes adoleshentëve në Peshkopi, një i plagosur
Një konflikt mes të rinjve në Peshkopi ka përfunduar me plagosjen me thikë të një 20-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur pas një përplasjeje për motive të dobëta, ku 19-vjeçari E. E., banues në Peshkopi, dyshohet se ka goditur me thikë të riun, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar dhe po vijon kërkimet për kapjen e tij. Po ashtu, janë proceduar penalisht edhe shtetasit A. P., K. Xh., të dy 19 vjeç, dhe O. E., 20 vjeç, të cilët dyshohet se kanë qenë të pranishëm në momentin e ngjarjes, por nuk kanë kallëzuar rastin.
Grupi hetimor vijon punën për të zbardhur plotësisht rrethanat e incidentit. -

Djegësi i Tiranës/ Këlliçi: Vijon skema e vjedhjes për llogari të Bashkisë së Tiranës e Ramës! Ku kanë shkuar 140 mln euro?!
Djegësi i Tiranës/ Këlliçi: Vijon skema e vjedhjes për llogari të Bashkisë së Tiranës e Ramës! Ku kanë shkuar 140 mln euro?!
Drejtuesi politik i PD në Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi është i bindur se SPAK është një aktor politik, me ngarkesë politike dhe që vepron me skenare të qarta sipas orekseve politike.
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Këlliçi thotë se SPAK përmes prokurorit Dritan Prençi po amniston Erion Veliaj, si përgjegjësi kryesor së bashku me kryeministrin Edi Rama, në dosjen e incineratorit të Tiranës, edhe pse për këtë dosje janë vënë në dispozicion të prokurorit mijëra faqe që dokumentojnë përfshirjen e kryebashkaikut të Tiranës, i arrestuar për afro 1 milion euro shpenzime të bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa.
Edhe pse sipas Këlliçit, është bërë disi hetim për dosjen e incineratorëve, kjo falë edhe ‘presionit’ politik e mediatik, sërish vjedhja vijon ende sot e kësaj dite për llogari të Bashkisë së Tiranës dhe kryeministrit Rama, ndërkohë që nuk është zbuluar se ku kanë shkuar 140 milion euro të djegësit të Tiranës.
Televizionet kombëtare që vihen në shërbim të një incineratori që jo vetëm, s’ezkiston, por para 3-4 vitesh, kur ne thonim po vidhet te incineratori i Tiranës, na u shfaqnin dokumentare në mediat kombëtare që ishte rikthyer kaprolli i egër në landfillin e Sharrës’, ironizoi Këlliçi gjatë bisedës në studion e emisionit ‘Kafe Shqeto’.
SPAK është një aktor politik që ka ngarkesë politike e vepron me skenare të qarta. Në rastin e Veliajt flitej për cenimin e punës së SPAK me median. Kjo PD që është kundër drejtësisë së re që e stigmatizojnë, si zyrtar i PD mund të kem depozituar me mijëra faqe dosje me incineratorin e Tiranës, e di që e kemi ngarkuar shumë prokurorin Dritan Prençi, i cili ka një punë të jashtëzakonshme për dosjen e incineratorit të Tiranës ku janë vjedhur 140 mln euro dhe që po punon për të amnistuar Erion Veliajn, kryebashkiakun e Tiranës.
Nëse ka një dështim ai institucion dhe nëse ka një emër, quhet Dritan Prençi. S’kam asgjë personale, as e njoh, as e kam hasur kurrë askund, është fare e qartë. Ka 5 vite që po hetohet për incineratorin e Tiranës, janë çuar me mijëra faqe për këtë çështje, është bërë kallëzimi në 5 vite. Në 2 vite e gjysmë s’është bërë asnjë veprim hetimor. Falë ‘presionit’ mediatik e politik, pozitiv flasim, është arritur të bëhet një përçapje e vogël, po sot që ne flasim janë zhdukur 140 mln euro, është një ish drejtor i dalë në pension në burg, një ish drejtor tjetër, dhe përfituesit kryesorë vijon skema e vjedhjes, është funksionale. Vidhen lekë për llogari të Bashkisë Tiranë dhe për llogari të kryeministrit Edi Rama dhe askush nuk flet, pastaj ne flasim për presione e ndikime nga politika.
Nëse ka pasur e ka një tezë drejtësia e re, SPAK, ka qenë dhe vijon të mbetet incineratori i Tiranës, që është skema më e madhe korruptive që ka parë ndonjëherë ky vend. Siç keni parë edhe në përgjimet e Erion Veliajt nga qelia e burgut, tronditëse për këdo qytetar, është kuptuar se ku shkojnë këto para. Si blihen mediat, si porositen ushtarë mediatik si Karlo Bollino, se si porositen ushtarë të tjerë mediatikë. Tv kombëtare që vihen në shërbim të një incineratori që jo vetëm s’ekziston, por para 3-4 vitesh , kur ne thonim po vidhet te incineratori i Tiranës, na u shfaqnin dokumentare në mediat kombëtare që ishte riktheyer kaprolli i egër në landfillin e Sharrës.
Janë bërë promo e reklama, paguheshin pedagogët e Universitetit Bujqësor se sa mirë punonte incinetarori i Tiranës, këto çmenduri në këtë rast, SPAK për hir të interesit qytetar duhet të na bënte publike. SPAK godet me regji. SPAK godet sipas humorit të Edi Ramës, dhe ndodhi ajo që ne kemi thënë, që Rama do godiste vetë Erion Veliajn. Nëse SPAK do bënte siç duhej detyrën, Veliaj s’do shkonte në qeli për fustane e rroba trupi, është incineratori e 5D! S’ka njeri në Tiranë që s’e di ça është 5D, vetëm SPAK s’e di, që me paratë e 5D bliheshin votat. Krimi zgjedhor, kam 2 javë e gjysmë që denoncoj asfaltin elektoral, pa tabelë, asgjë nuk ndodh.
-

Vijon puna për ndërtimin e Akademisë së Futbollit Dyrrah City, Rama ndan pamjet nga punimet
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm duke publikuar në rrjetet sociale pamje nga ndërtimi i kompleksit të Akademisë së Futbollit Dyrrah City. Sipas tij ky projekt synon të përmbushë kërkesat e zhvillimit të programit të Manchester City Football School dhe akademisë elitë të futbollit në Shqipëri.
“Mirëmëngjes dhe me punën që vijon për ndërtimin e kompleksit të Akademisë së Futbollit Dyrrah City, për të përmbushur plotësisht të gjithë kërkesat e zhvillimit të programit të Manchester City Football School dhe akademisë elitë, ju uroj një ditë të mbarë!”, shkruan Rama.
Përkohësisht, akademia po zhvillon aktivitetin e saj në Olimpic Park në Durrës, derisa të bëhet gati kampusi sportiv.
Akademia e Futbollit të Dyrrah City la nisur aktivitetin në 2 shtator të vitit të kaluar dhe pjesë e saj janë bërë dhe trajnerët nga Manchester City për zhvillimin e shkollës së futbollit. Teknikët e huaj të “Citizens” do të zhvendosen dhe do të banojnë në qytetin e Durrësit. -

Rama vijon me turin e diasporës, më 13 prill takim me shqiptarët në Milano
Kryeministri Edi Rama do të jetë më 13 prill në Itali në kuadër të turit të diasporës për zgjedhjet e 11 majit.
Në një postim në Facebook, Rama shkruan si më poshtë:“𝗠𝗘 𝗦𝗛𝗤𝗜𝗣𝗧𝗔𝗥𝗘̈𝗧 𝗘 𝗜𝗧𝗔𝗟𝗜𝗦𝗘̈𝗠𝗜𝗟𝗔𝗡𝗢𝟭𝟯 𝗣𝗥𝗜𝗟𝗟 𝟮𝟬𝟮𝟱𝟭𝟱.𝟬𝟬𝗖𝗲𝗻𝘁𝗿𝗼 𝗖𝗼𝗻𝗴𝗿𝗲𝘀𝘀𝗶𝗠𝗮𝗹𝗽𝗲𝗻𝘀𝗮𝗙𝗶𝗲𝗿𝗲𝘃𝗶𝗮 𝗫𝗜 𝘀𝗲𝘁𝘁𝗲𝗺𝗯𝗿𝗲 𝟭𝟲𝗕𝘂𝘀𝘁𝗼 𝗔𝗿𝘀𝗶𝘇𝗶𝗼 (𝗩𝗔)”.
-

Ndërron jetë gjatë orarit të punës/ Ja për çfarë dyshohet vdekja e punëtorit të ujësjellësit
Sot, në fshatin Bërdënesh, Sarandë, ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale (dyshohet arrest kardiak), brenda ambienteve të stacionit të pompave të ujësjellësit, punonjësi i stacionit, shtetasi G. H., 54 vjeç.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.vijon. -

“Bufi në rrjedhje të lirë…”, Rama vijon ironizimet ndaj Berishës
Kryeministri Edi Rama vijon të ironizojë kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Në një videon e postuar nga kreu i qeverisë në llogarinë e tij në Facebook, shihen disa bufa ndërkohë dërgohet “Narkodiktaura ka pasur probleme të shumta. Së pari narkodiktatori i këtij vendi të shëtiste në Europë dhe botë me atlete të bardha të hiqet si sportist apo piktor, ndërkohë që është personi që arrestonte tre lider të opozitë në projektin e tij ‘Shqipëria po opozitë’”.
Përpos videos së postuar, Rama shkruan “Bufi (ikona) në rrjedhje të lirë”.Top Channel
-

Trump vijon me idenë e tij për të marrë Groenlandën: Jeni në rrezik nga Kina dhe Rusia
Zv/presidenti amerikan JD Vance ndodhet në Groenlandë për një vizitë njëditore. Trump nga ana tjetër po vijon me idenë pse Groenlanda duhet t’i kalojë Amerikës.
Ai kujton në një video historinë e anijes amerikane që e shpëtoi nga pushtimi nazist, në vitin 1943.“Por sot, Groenlanda përballet me kërcënime të reja nga agresioni rus dhe ekspansioni kinez”, vazhdon rrëfimtari në video.
“Kjo nuk është vetëm histori. Është fat. Tani është koha për të qëndruar përsëri së bashku. Për paqen, për sigurinë, për të ardhmen. Amerika qëndron me Greonlandën.”
