Këtë mbrëmje Sali Berisha është ndalur në Pogradec, aty ku po prezanton kandidatët për zgjedhjet e 11 majit, si edhe po tregon premtimet. Sipas Berishës, në pretimet e Ramës janë vetëm fjalët si këneta dhe tavalla. Kurse drejtuesi politik i PD-së për Korçën Ivi Kaso tha se ”për 12 vite me radhë Edi Rama i ka zhytur shqiptarët në një rrugë të errët pa dalje dhe Evropa është bërë një iluzion gjithnjë e më i largët”.
Tag: vijon
-

Berisha vijon turin në njësinë 11 dhe premton: Rroga minimale në Shqipëri rritet në 500 euro
Sali Berisha vijon turin e takimeve, ku sot u ndal edhe në degën nr.11 Tiranë, ku paraqiti programin për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Berisha u ndal tek propozimi i fundit i qeverisë për paqen fiskale të cilin e cilësoi parajsë për botën e krimit dhe ndëshkim për qytetarët. ”Dy vite më parë filloi reklamoi me të madhe amnistinë fiskale, kur nuk kishte asnjë synim tjetër veçse të sillte paratë e drogës, të klaneve mafioze, të vinin në Shqipëri dhe të ndërtoheshin kulla siç po ndërtohen”,-u shpreh Berisha.
Kreu i PD tha se motoja e kësaj partie do të jetë: legalizim dhe pastaj urbanizim, duke siguruar mbështetësit se nuk i harron betejat e tyre për shtëpitë e shembura. ”Çdo shqiptar, çdo pensionist, çdo i papunë, çdo person në ndihmë ekonomike, çdo student me bursë, çdo fëmijë me një prind, do kenë minimumin jetik 200 euro. Rroga minimale në Shqipëri rritet në 500 euro”. Në lidhje me të rinjtë, Berisha tha se beteja është të kthehet kombi në moshën e rinisë, pasi të rinjtë vetëm po ikin.”Ju garantoj se do bëjmë çdo përpjekje që i riu të shkollohet, të punësohet në Shqipëri duke paguar qeveria 1 vit sigurime shoqërore për çdo të ri që punësohet. Gratë dhe vajzat do kenë mbështetje të fuqishme për bizneset e tyre. Ne do bëjmë gjithçka që familja shqiptare të forcohet. Familja shqiptare dhe familja në tërësi, në këto vitet e fundit, iu nënshtruan një agresioni të paparë të ekstremizmit të majtë marksist dhe post-marksist”, tha Berisha.
-

Bëri për spital punonjësen e OSHEE, 38-vjeçari ende në arrati, polica prangos bashkëpunëtorin: E ndihmoi të…(EMRI)
Vijon puna për kapjen e 38-vjeçarit që goditi me sende të forta punonjësen e OSHEE-së, në lokalin në posedim të tij, në rrugën “Artan Lenja”. Sekuestrohet automjeti i 30-vjeçarit, me të cilin u largua autori.
Njoftimi i PolicisëNë vijim të veprimeve për ngjarjen e ndodhur ditën e sotme, në rrugën “Artan Lenja”, ku mbeti e dëmtuar me sende të forta shtetasja R. H., 37 vjeçe, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan në flagrancë shtetasin J. S., 30 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzim krimi”.
Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas ka ndihmuar autorin e ngjarjes, shtetasin Spartak Cara, 38 vjeç, të largohej nga vendi i ngjarjes. Vijon puna intensive për kapjen dhe ndalimin e 38-vjeçarit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale. -

Rama vijon ironitë me Sali Berishën, publikon video-montazhin me kreun e PD-së dhe bufin
Kryesocialisti Edi Rama ka vijuar me ironitë ndaj kundërshtarit të tij politik, Sali Berisha.
Në një postim në rrjetet sociale, ai ka shpërndarë një deklaratë të Berishës, i cili duket se ngatërrohet gjatë fjalimit të tij në një prej fushatave elektorale.
Kjo nuk është hera e parë që Rama zgjedh të ironizojë kryedemokratin, ku dhe kësaj here ka zgjedhur ta krahasojë me “bufin e kënetës”.Top Channel
-

VIDEO/ Vijon gallata në takimet e Berishës, demokrati i Himarës: Kam qenë 30 herë në psikiatri dhe…
Nuk mbarojnë gallatat e kësaj fushates elektorale, e cila duket më kolorite se kurrë. Në takimin që ka zhvilluar Berisha në Himarë, është prezantuar një militant, në një “tërmet” të shkallës së 7 Rihter nga alkolo me gotë rakie në dorë dhe thotë se e simpatizon shumë Sali Berishën. Ai thotë ndër të tjera se në këto 30 vjet ka qenë i shtuar 30 herë në psikiatri, domethënë njëherë në vit.
-

Drejtësia politike vijon, me urdhër të Ramës, zvarritet vendimi për pushimin e çështjes ndaj liderit të opozitës
Drejtësia politike vijon sulmin ndaj liderit të opozitës me urdhër të Ramës
Vazhdon zvarritja politike me urdhër të Ramës e çështjes së Sali Berishës. As sot gjyqtarja Flojera Davidhi nuk ka dhënë vendim lidhur me dosjen ‘Partizani’ duke deklaruar se do ta shpallë nesër në orën 13:00.
-

Vijon operacioni policor i koduar “Vakumi”/ Arrestohet në Tiranë 36-vjeçari në kërkim, transportoi 34 kg drogë në…
Në kuadër të operacionit “Vakumi”, policia ka vënë në pranga një 36-vjeçar nga Lezha, i cili ishte shpallur në kërkim për trafikim droge. I dyshuari, së bashku me një person tjetër që u arrestua në flagrancë pesë ditë më parë, akuzohet se transportonte rreth 34 kg lëndë narkotike të dyshuar si kanabis sativa. I arrestuari, Mir Ndoj, u kap në Tiranë teksa udhëtonte me taksi, falë bashkëpunimit mes policisë së Lezhës dhe Komisariatit Nr. 3 në kryeqytet.
Ai kishte arritur të largohej gjatë ndërhyrjes së parë të forcave të rendit në fshatin Balldre, duke përfituar nga errësira dhe njohja e terrenit.Dy personat e përfshirë dyshohet se janë pjesë e një grupi kriminal që merrej me kultivimin, prodhimin dhe shitjen e drogës në zonën e Lezhës. Policia bën me dije se vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë të këtij grupi. Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Lezhë/Vijon operacioni policor i koduar “Vakumi”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. 5 ditë më parë, në fshatin Balldre, transportonte rreth 34 kg kanabis, në bashkëpunim me një shtetas tjetër (i arrestuar), kapet në Tiranë dhe vihet në pranga 36-vjeçari.
Këta 2 shtetas, pjesëtarë të një grupi kriminal që kultivonte, prodhonte dhe shiste kanabis, në Lezhë. Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Vakumi”, kanë bashkëpunuar me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, Tiranë, për lokalizimin dhe kapjen e tij. Si rezultat, u kap në Tiranë ndërkohë që udhëtonte me taksi dhe u vu në pranga shtetasi:
Mir Ndoj, 36 vjeç, banues në Lezhë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se 5 ditë më parë, në rrugën e fshatit Balldre, në bashkëpunim me shtetasin D. N. (i cili u arrestua në flagrancë), po transportonte rreth 34 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, por gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, duke përfituar nga errësira dhe nga njohja e terrenit, ka mundur të largohet. Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim në vijim të këtij operacioni. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme. -

Vijon zvarritja e gjykimit për Berishën/ Shtyhet sërish seanca në GJKKO për dosjen ‘Partizani’, ja data e caktuar
Gjykimi i ish kryeministrit Sali Berisha vijon të zvarritet. GJKKO ka shtyrë sërish sot seancën për dosjen Partizani. Seanca e radhës, në të cilën do të vendoset për kërkesën e SPAK, për kalimin ose jo për gjykim të dosjes në fjalë, është parashikuar të mbahet më datë 23 prill, ora 13:00
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar që çështja e privatizimit të ish klubit sportiv Partizani të kalojë për gjykim. Në këto rrethana. GJKKO ka tre alternativa në tavolinë, të pranojë kërkesën e SPAK, të rikthejë sërish dosjen për plotësim hetimesh në prokurori apo të vendosë pushimin e saj. Për këtë çështje janë marrë të pandehur pesë persona Sali Berisha, Jamarbër Mallezi, Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe Andia Pustina. -

Rama vijon me deklaratat absurde: Dënojini të afërmit që votojnë për Berishën
Me një deklaratë që në një vend demokratik normal do të cilësohej absurd pa asnjë ekuivok, kryeministri Edi Rama u bëri thirrje mbështetësve të tij që të distancohen nga njerëzit e tyre të dashur që nuk votojnë për Partinë Socialiste, madje duke i quajtur ata që mbështesin kundërshtarët politikë si votues të “bufit të kënetës” (metaforë me të cilën i refererohet Berishës).
“Nëse ata (të dashurit) janë të lëkundur tolerojini, nëse thonë se do votojmë për bufin e kënetës, lërini, mos i shihni me sy, dënojini, mos ja varni fare. Pastaj po qe se i doni aq shumë sa të ktheheni prapë tek ata lërini ca kohë të pendohen dhe kthehuni kur t’ju japin fjalën që nuk do ta përsërisin më atë gabim,” – u shpreh Rama gjatë një takimi elektoral me të rinj në Tiranë.
Kjo deklaratë vjen si një tjetër shembull i toneve të pazakonta që Rama ka përdorur në komunikimin e tij politik, veçanërisht në prag zgjedhjesh.
Më herët, ai ka bërë thirrje që qytetarët të mos marrin pjesë në zgjedhje, një qëndrim që interpretohet gjegjësisht si i papajtueshëm me parimet e Kushtetutës dhe demokracisë përfaqësuese.
Po gjatë kësaj fushate elektorale, ai u ka bërë apel mbështetësve të opozitës të bojkotojnë zgjedhjet, duke dalë hapur kundër normave kushtetuese të përfshirjes qytetare në vendimmarrje.
Dhe me deklaratën absurde të kësaj të mërkure, repertori vijon të mbushet me deklarata që një kryeministri nuk i shkojnë aspak për shtat.

