Tag: vijon

  • Numërohen 72 nga 493 kuti në Durrës, PS kryeson me mbi 10 mijë vota

    Numërohen 72 nga 493 kuti në Durrës, PS kryeson me mbi 10 mijë vota

    Në qarkun Durrës vijon numërimi i kutive të votave.

    Nga 493 kuti janë numëruar 72 deri tani.
    PS ka marrë 10631 vota, PD 8142, dhe Shqipëria Bëhet 451 vota dhe Mundësia 457 vota.

    Top Channel

  • Vijon procesi i numërimit të votave, PD kryeson në veri të vendit

    Vijon procesi i numërimit të votave, PD kryeson në veri të vendit

    Procesi i numërimit të votave vijon ende në shumicën dërrmuese të Komisioneve Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ) në të gjithë vendin.

    Sipas të dhënave të fundit nga gazetarët e Syri të vendosur në qëndrat e numërimit,  ritmi i numërimit ka qenë i pandërprerë gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit.

    Sipas të dhënave më të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Partia Demokratike është në avantazh në qarqe veriore të vendit: Shkodër e Kukës.

    Në këto zona, kutitë e numëruara deri tani tregojnë një epërsi të qëndrueshme të PD-së ndaj Partisë Socialiste, ndërsa forcat e tjera kanë mbetur në shifra më të ulëta.

     

  • Pustec, nis numërimi i votave, procesi vijon qetësisht dhe pa incidente

    Pustec, nis numërimi i votave, procesi vijon qetësisht dhe pa incidente

    Foto ilustruese

    KORCE- Pas mbylljes së qendrave të votimit, ka nisur menjëherë procesi i numërimit të votave në njësinë administrative të Pustecit. Komisionerët dhe vëzhguesit janë të pranishëm në ambientet ku po zhvillohet numërimi, duke ndjekur nga afër çdo hap të procedurës.
    Sipas autoriteteve zgjedhore, janë marrë të gjitha masat për të garantuar një proces të rregullt, transparent dhe në përputhje me standardet. Deri më tani, numërimi po vijon në mënyrë të qetë dhe pa asnjë incident të raportuar.
    Rezultatet paraprake pritet të publikohen gjatë orëve në vijim./ZËRI

  • Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi vijon ende, në disa QV ka akoma qytetarë që po votojnë

    Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi vijon ende, në disa QV ka akoma qytetarë që po votojnë

    Në orën 19:00 është mbyllur zyrtarisht procesi i votimit në të gjithë vendin, për zgjedhjen për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë.
    Ndërkohë po vijon procesi i votimit, sipas rregullores, në ato qendra ku kishte ende qytetarë në pritje deri në orën 19:00.
    Në zgjedhjet e 11 majit u ftuan për të votuar 3,713,761 shtetas shqiptarë, brenda e jashtë vendit, nga të cilët 114,642 të rinj votuan për herë të parë.
    Gjithashtu, edhe 3 027 persona, të dënuar dhe të paraburgosur mund të ushtronin të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar në 21 institucione të ekzekutimit të vendimeve penale.
    Në këtë proces zgjedhor, për herë të parë u bë e mundur përfshirja e emigrantëve shqiptarë në mënyrë që ata të ushtronin të drejtën e votës përmes postës nga shteti ku kanë vendqëndrimin pa pasur detyrim të vijnë në Shqipëri.
    Në zgjedhjet e sotme parlamentare kishin mundësi të votonin edhe ata qytetarë të cilëve u kanë skaduar dokumentet e identifikimit.
    Në total janë prodhuar 3 534 792 fletëvotimi për zgjedhësit brenda vendit duke i shtuar 2% mbi numrin e zgjedhësve.
    Për këto zgjedhje janë regjistruar 53 parti politike si subjekte zgjedhore, mes tyre dhe disa parti të reja dhe 3 koalicione.

  • ZGJEDHJET 2025/ Celibashi raporton problematikat: Procesi vijon normalisht

    ZGJEDHJET 2025/ Celibashi raporton problematikat: Procesi vijon normalisht

    Kryekomisioneri Ilirian Celibashi në një deklaratë për mediet ka dhënë detaje lidhur me ecurinë e procesit zgjedhor deri në orën 11:00.
    Celibashi bëri me dije se të gjitha qendrat zgjedhore janë të hapura dhe procesi po vijon rregullisht. Ai vuri në pah edhe disa problematika.
    “Më lejoni tu përcjell disa informacione. Nuk kemi për momentin asnjë qendër të bllokuar. Nga përpunimi i informacionit janë 8% e qendrave të hapura me vonesë të cilat janë hapur ndërmjet orës 07:00 deri në orën 08:00. 5% e QV rezulton se nuk kanë qenë të pranishëm anëtarët e KZAZ. Vlen të theksot se në momentin kur procesi është hapur, në të gjitha qendrat kanë qenë prezentë vëzhduesit e partive politike dhe të tjerë. 5% e QV janë shkaktuar vonesa nga anëtarët, apo nga njerëz që nuk janë dashur të jenë aty. Ka ndërhyrë KQZ dhe pastaj situata është normalizuar. Kemi një raportim të personave me aftësi të kufizuar. Kemi 21% të rasteve ku këta persona nuk janë asistuar sipas procedurave të KQZ. Pasi ka filluar procesi kemi patur në 6% të QV ndërprejreje të procesit. Situata është stabilizuar me ndërhyrjen e inspektorëve të KQZ. Kemi një raportim se në 5% të QV kemi mos respektim të distancës, duke qendruar rreth e qark ambinteve. Ështët një informacion i para 40 minutash. Sa i përket idnetifikimit elektronik na rezulton vetëm 4 QV pa operator në Dropull. Në përgjithësi rezulton se tejet problematikave të orës së parë, ku tashmë jemi mësuar me debatet pavlerë, procesi vlerësohet se ka filluar normalisht dhe vijon normalisht. Ak një rast ku pretendohet ëpr presion dhe intimidim, ka disa raportime edhe nga stafi ynë në terren, të të dy krahëve mbi prezencë të kandidatëve për deputetë në QV. Dikush edhe për të vëzhduar. Ne kemi adresuar thirrjen publike që kandiatët për deputetë nuk mund të jenë vëzhgues gjatë votimit, e kanë këtë të drejtë gjatë numërimit. Sa i përket votimit elektronik, rqaportimetq ë kemi marrë prej orës 07:00 tregon se procesi po vijon normalisht”, tha Celibashi.

    Lidhur me kërkesën e PS Vlorë për shtyrje të afatit të votimit për shkak të “Giro d’Italia”, Celibashi tha se i takon komisionit rregullator ta vendosë.
    “Kemi marrë një kërkesë. Është kompetencë e komisionit rregullator për të vendosur këtë kërkesë. Nëse ata vlerësojnë se duhet shtyrë afatin e vendosin ata”, tha Celibashi. 

  • Numër i ulët votuesish në Fushë Krujë! Procesi vijon pa problematika

    Numër i ulët votuesish në Fushë Krujë! Procesi vijon pa problematika

    Në qendrën e votimit numër 1301/ 00 ka nisur procesi i votimit, deri më tani kanë votuar 4 persona.

    Ndërsa në qendrën e votimit numër 1292/00 kanë votuar 11 individë. Procesi vijon normalisht pa problematika.
    Në qendrën e votimit 1301/00 janë 880 votues, ndërsa në qendrën 1292/00 janë 868 votues.
     
     

    Top Channel

  • Vijon operacioni i kërkim-shpëtimit në Klos për 29-vjeçarin e zhdukur pas çarjes së rezervuarit të ujit

    Vijon operacioni i kërkim-shpëtimit në Klos për 29-vjeçarin e zhdukur pas çarjes së rezervuarit të ujit

    Prej dy ditësh, vijon pa ndërprerje operacioni i kërkim-shpëtimit për 29-vjeçarin Ardit Beshiri, i cili rezulton i zhdukur pas një incidenti të rëndë pranë fabrikës së përpunimit të kromit në zonën e Qafë-Burrelit, në Klos. Ngjarja ndodhi pasi një rezervuar i mbushur me ujë dhe rërë u ça papritur, duke shkaktuar një vërshim të fuqishëm që përfshiu zonën ku ndodhej Beshiri, i cili po punonte me një eskavator.Reklama në FieriWeb – “SONDAZH QARKU FIER”

    Pamjet e siguruara nga BalkanWeb tregojnë momentin dramatik të çarjes së rezervuarit dhe përmbytjes së zonës, ndërsa deri më tani ekipet e kërkimit kanë arritur të gjejnë vetëm disa pjesë të mjetit, pa ndonjë gjurmë të të riut.

    Në vendngjarje janë angazhuar një numër i madh forcash kërkim-shpëtimi, përfshirë forcat zjarrfikëse, policinë, ushtrinë, si dhe banorë të zonës dhe familjarë të Beshirit. Terreni malor dhe sasia e madhe e materialit të zhvendosur e kanë bërë operacionin shumë të vështirë, ndërsa familjarët kërkojnë shtimin e forcave dhe intensifikimin e kërkimeve.

    Shpresat për gjetjen e tij gjallë po zbehen me kalimin e orëve, ndërsa autoritetet vijojnë punën pa ndërprerje. Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik, ndërsa pritet një hetim i plotë mbi shkaqet e incidentit dhe sigurinë e strukturave në zonën industriale. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

  • Oltion Çaçi: Vijon rehabilitimi i fasadave të shkollave në njësitë administrative të Sarandës

    Oltion Çaçi: Vijon rehabilitimi i fasadave të shkollave në njësitë administrative të Sarandës

    Bashkia Sarandë po vijon punën për rehabilitimin e fasadave të institucioneve arsimore në njësitë Cukë, Berdenesh, Metoq dhe Gjashtë. Ky investim synon përmirësimin e mjedisit mësimor dhe krijimin e kushteve më të denja për nxënësit.
    Kryetari i Bashkisë, Olti Caci, theksoi se ky projekt është pjesë e angazhimit të bashkisë për të investuar në infrastrukturën arsimore dhe për të siguruar një ambient më të ngrohtë dhe funksional për fëmijët.
    “Janë ndërhyrje të domosdoshme që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e mësimdhënies dhe mirëqenien e fëmijëve tanë,” u shpreh z. Caci.
    Punimet pritet të përfundojnë brenda afateve të përcaktuara, duke u ardhur në ndihmë komuniteteve lokale dhe sistemit arsimor të qytetit.

  • Java vijon me mot të qëndrueshëm, temperaturat arrijnë deri në 26 gradë Celsius

    Java vijon me mot të qëndrueshëm, temperaturat arrijnë deri në 26 gradë Celsius

    Java do të vijojë me mot të qëndrueshëm me diell.

    Kjo e martë do të ketë temperatura të larta, të cilat do të arrijnë deri në 26 gradë Celsius. Vlerat minimale këtë mëngjes u shënuan 6 gradë.
    Era do të fryjë me shpejtësi mbi 35 km/h, duke shkaktuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

    Top Channel

  • SYRI TV/ Fantazma e Sharrës, 1.5 mln € në tre ditë nga e besuara e Ramës, Ristani vijon traditën e Ve

    SYRI TV/ Fantazma e Sharrës, 1.5 mln € në tre ditë nga e besuara e Ramës, Ristani vijon traditën e Ve

    Duke shfrytëzuar paprekshmërinë e krimeve intelektuale që i quan kru i SPAK Altin Dumani, kryebashkiakja e komanduar e Tiranës Anuela Ristani, vijon traditën e Erion Veliajt me pagesat prej miliarda lekësh, për inceneratorin që nuk ekziston.

    E besuara e Edi Ramës ka kryer dy pagesa drejt kompanisë që menaxhon landfillin e Sharrës për një vlerë totale mbi 1.4 miliardë lekë të vjetra ose rreth 1.5 milionë euro. Ndërkohë që SPAK ka arritur të ngrejë akuzë vetëm për disa zyrtarë të nivelit dytësor administrative, ndonëse prej 9 vitesh, miliarda lekë të qytetarëve shqiptarë, shkojnë në drejtim të paditur.

    Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme SPAK, Altin Dumani, e konsideron aferën e inceneratorit të Sharrës një krim intelektual, të vështirë për t’u hetuar dhe, rrjedhimisht, edhe të pamundur për të ndalur hemoragjinë e miliona eurove të qytetarëve drejt një shërbimi që nuk kryhet.

    Mbi këtë garanci paprekshmërie, Bashkia e Tiranës vijon e pashqetësuar të paguajë faturat mujore qindra mijëra euro për kompaninë koncesionare “Integrated Energy bv”.

    Në mesin e muajit Prill, brenda vetëm tre ditësh, Anuela Ristani, drejtuesja e caktuar nga kryeministri Edi Rama për të drejtuar Bashkinë e Tiranës pas arrestimit të Erion Veliajt, ka kryer dy pagesa drejt kompanisë që menaxhon landfillin e Sharrës për një vlerë totale mbi 1.4 miliardë lekë të vjetra ose rreth 1.5 milionë euro.

    Në 16 Prill 2025, Bashkia e Tiranës ka paguar një faturë në vlerë prej 650 milionë lekë të vjetra. Vetëm dy ditë më pas, në 18 Prill, Anuela Ristani i ka dhënë drejtim një tjetër fature, në shumën e mbi 750 milionë lekëve të vjetra.

    Prokuroria e Posaçme, SPAK, e cila po heton prej gati 5 vitesh aferën qindra milionë euro të inceneratorit fantazmë të Sharrës, ka arritur të vendosë para drejtësisë vetëm disa zyrtarë të nivelit të rëndomtë administrativ, pa guxuar të shkojë tek drejtuesit e lartë qeveritarë, të cilët ishin ideatorët dhe urdhëruesit e një prej skandaleve më të rënda financiare në historinë e pluralizimit shqiptar.

    Në shtator të vitit 2016, qeveria shqiptare nënshkroi marrëveshjen koncesionare për ndërtimin e landfillit dhe inceneratorit të Tiranës me një kompani anonime, ‘Integrated Energy bv”.

    Pas më shumë se 9 vitesh nga kjo kontratë me kosto koncesionare 128 milionë euro dhe me kosto reale disa herë më të lartë, inceneratori nuk ekziston, megjithëse Bashkia e Tiranës vijon të paguajë këtë shërbim të pakryer.