Tag: vijon

  • Elbasani vijon me mot të paqëndrueshëm, ja si paraqitet situata në terren

    Elbasani vijon me mot të paqëndrueshëm, ja si paraqitet situata në terren

    Në qarkun e Elbasanit vijon moti i lagësht, me intervale reshjesh shiu me intensitet të ulët gjatë orëve të para të ditës së sotme.

    Gazetarja e SYRI TV Margarita Mëhillka , raporton se sipas komunikimeve me strukturat e Emergjencave Civile në bashkitë e qarkut, si dhe me sallën operative të Policisë së Shtetit, nuk janë raportuar probleme apo situata të jashtëzakonshme.

    Prurjet e lumenjve dhe përrenjve paraqiten në kuota mesatare dhe deri tani nuk evidentohet rrezik për dalje nga shtrati apo përmbytje.

    Nga HEC Banjë është njoftuar se shkarkimet gjatë ditës së sotme do të jenë në nivelin 100 m³/sek deri në orën 10:30, ndërsa situata do të vlerësohet më tej nga kompania “Devoll Hydropower” për vendime të tjera të mundshme.

    Ndërkohë, raportimet nga terreni tregojnë se shkarkimet aktuale nuk kanë shkaktuar përmbytje në zonën poshtë digës dhe në zonën e Sulovës.

  • Reshjet në Qarkun Korçë/ Rrëshqitje dheu në 3 zona, ja si paraqitet gjendja në 6 bashki

    Reshjet në Qarkun Korçë/ Rrëshqitje dheu në 3 zona, ja si paraqitet gjendja në 6 bashki

    Këtë të shtunë janë evidentuar disa problematika të shkaktuara nga reshjet e vazhdueshme në territorin e Qarkut të Korçës.
    Ja si paraqitet situata sipas bashkive:
    Bashkia Korçë:
    Situata në Njësitë administrative të prekura: Bulgarec, Vithkuq, Drenovë, Mollaj është qetësuar; uji është tërhequr, po vijon puna për normalizimin e plotë.
    Bashkia Kolonjë:
    Janë marrë masa paraprake për devijimin e rrjedhës së lumit, me qëllim parandalimin e dëmtimit të urës së Qinamit. Ura në Novoselë është riparuar dhe qarkullimi vijon normalisht. Nga NJVKSH Kolonjë po kryhet shkarkimi i depos së ujit, pastrimi dhe klorinimi. Janë marrë mostra për analiza. Popullata është njoftuar të mos konsumojë ujin deri në njoftim të dytë.
    Në rrugët rurale vijon të  punohet për neutralizimin e situatës.
    Bashkia Maliq:
    Objekte me prezencë uji rezultojnë 133.
    Rrugë të dëmtuara ku po punohet për rehabilitim: Aksi Mesmal–Velçan–Selcë, Lozhan Fshat, Aksi Desmir–Moçan, Fshati Dolan.
    Rrëshqitje toke (3 zona):
    Dolan – në rrezik 2 banesa, Mesmal – në rrezik 1 banesë, Senisht – në rrezik 2 banesa
    Janë riparuar dëmtimet në argjinaturën e lumit Dunavec, me mbështetjen e Forcave të Armatosura të Repartit Ushtarak 1033 Drenovë. Gjithashtu janë riparuar edhe dëmtimet në argjinaturën e lumit Devoll. Niveli i lumit Devoll ka pësuar ulje me rreth 70 cm, duke përmirësuar situatën e prurjeve.
    Bashkia Pustec:
    Situata paraqitet e qetë.
    Bashkia Devoll:
    Situata paraqitet më e qetë. Ujërat janë tërhequr, vijon puna  për riparimin e dëmeve.
    Bashkia Pogradec:
    Situata po shkon drejt normalizimit. Hidrovori Tushemisht vijon punën normalisht.
    Situata e furnizimit me energji:
    Fideri nr.6 nst Mollas pa energji zona Kurtesh, 11 abonentë rurale. Fideri komunal nr.3 nst Maliq pa energji kabina Qenckë 11 abonentë. Fideri nr.2 nst Ersekë, pa energji zona Zhakaranj, 6 abonentë. Hidrovori Pogradec (Fideri 8–18, N/St Pogradec – Përpunim druri) në punë normale.
    Qarkullimi në akset: Korçë–Ersekë, Zemblak–Goricë dhe Bilisht–Miras paraqitet normal.
    Përjashtim bën ura lidhëse midis fshatrave Qinam–Selenicë, e cila mbetet e bllokuar që nga mbrëmja e djeshme.
    Në segmentin Ersekë–Leskovik–3 Urat, qarkullimi zhvillohet pa probleme. Po kështu, rruga Maliq–Lozhan–Kufi Gramsh është e kalueshme normalisht.
    Në segmentet Korçë/Boboshticë–Dardhë, rruga ka çeduar, nga subjekti u morën masat duke vendosur sinjalistike portative informuese për ngushtim rruge.
    K/Lapidari i Podgories dhe K/Podgorie–Liqenas,  qarkullimi vijon normalisht.
    Strukturat vendore dhe ekipet e emergjencave vijojnë monitorimin dhe ndërhyrjet në të gjitha zonat problematike.

  • “Këmbëarti” Anis Mehmeti prodhon 3 gola për Bristolin

    “Këmbëarti” Anis Mehmeti prodhon 3 gola për Bristolin

    Anis Mehmeti vijon të jetë protagonist në çdo ndeshje për skudarën e tij Bristol Siti në Championshipin anlez, ku edhe këtë javë nga këmbët e tij kanë ardhur të tre golate  fitores.
    Edhe pse duket si i “harruar” totalisht nga trajneri i kombëtares Silvinjo, Anis Mehmeti vijon t’i tregojë botës se sot ai është një nga mesfushorët më në formë, pasi luan në një nga ligat më të forta në Europës.

    Bristol Siti ka fituar pastër 3-0 përballë Suonsit, dhe të tre asistit e golave kanë ardhur pikërisht nga këmbëarti shqiptar Anis mehmeti.

  • Reshjet “pushtojnë” vendin! Shënohet viktima e parë nga moti i keq, gjendet e mbytur 76-vjeçarja në Devoll

    Reshjet “pushtojnë” vendin! Shënohet viktima e parë nga moti i keq, gjendet e mbytur 76-vjeçarja në Devoll

    permbytje

    TIRANË- Reshjet e shiut vijojnë prej disa ditësh dhe situata e përmbytjeve mbetet problematike pothuajsë në të gjithë territorin, ndërsa është konfirmuar viktima e parë nga moti i keq në vend. 76-vjeçarja, Flora Hoxha, është gjetur e mbytur në Devoll. Dyshohet se të moshuarën e mori rrjedha e përroit në fshatin Proger një ditë më parë. Familjarët kishin humbur kontaktet me të që prej mëngjesit të ditës së premte. Sipas familjarëve, e moshuara vuante nga demenca, çka dyshohet të ketë ndikuar në largimin e saj nga shtëpia. Për gjetjen e trupit u angazhuan forcat e policisë, zjarrfikësit dhe emergjencave civile dhe vetëm mëngjesin e sotëm është bërë e mundur gjetja e saj.
    Situata vijon të mbetet problematike edhe në zona të tjera si në Fier, ku lumi Seman ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur disa stalla dhe pemishte në Mbrostar. Ndërsa Lumi Vjosë tregon ulje niveli dhe Lumi Shkumbin është në kuota normale. Lumenjtë Vjosë, Seman dhe Shkumbin po monitorohen nga strukturat vendore pas reshjeve të mëdha.
    Në Berat, situata paraqitet më e qetë nuk ka më problematika, megjithëse në fshatra ka prani të ujit në tokat bujqësore. Në bashkinë Dimal, në disa banesa në lagjen Dafinë ka ende prani të ujit. Në fshatin Çiflik  po ashtu ka ende ujë në tokat bujqësore. Në bashkinë Kuçovë, në fshatin Tapi, ka problematika në tokat bujqësore dhe sera. 
    Në qarkun Gjirokastër, në bashkinë Libohovë, rruga Suhë-Poliçan është ende e bllokuar si dhe dëmtimi i urës së Glinës në Bashkinë Dropull. Në territorin e qarkut ka patur reshje me intensitet të lartë. Ndërkohë në Memaliaj, vijojnë të mbeten pa energji elektrike 20 fshatra.
    Lezha vijon të përballet me një situatë alarmante prej disa ditësh. Situata e krijuar nga përmbytjet në zonën e bregut të Matës në Lezhë vijon të jetë problematikë. Pavarësisht mbylljes se argjinaturës niveli i ujit vijon të jetë i lartë, kryesisht në Barbullojë dhe Myltë. Banorët janë të izoluar dhe nuk kanë mundësi lëvizje, ndërsa nevojë kanë për bazë ushqimore për bagëtitë. Banorët thonë se kanë nën 4 ditë nën ujë./ZËRI

  • Emri/ E moshuara në Devoll humb kontaktet me familjen, vijon puna për kërkimin e saj

    Emri/ E moshuara në Devoll humb kontaktet me familjen, vijon puna për kërkimin e saj

    Në fshatin Proger të Devollit, një grua e moshuar ka humbur kontaktet me familjen, duke ngritur alarmin tek të afërmit dhe autoritetet lokale.

    Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se e moshuara vuan nga probleme të shëndetit mendor, çka ka shtuar shqetësimin për gjendjen e saj. Bëhet fjalë për shtetasen Flora Hoxha, 76 vjeçe.
    Menjëherë pas njoftimit, forcat e policisë, të mbështetura edhe nga efektivë të ushtrisë, kanë nisur kërkimet në zonë për të gjetur gruan e zhdukur. Kontrolli po kryhet në terren dhe në zonat përreth fshatit, ndërsa vijon grumbullimi i informacionit nga banorët lokalë.
    Autoritetet bëjnë apel që kushdo që ka informacion të ndihmojë në gjetjen sa më të shpejtë të së moshuarës. Kërkimet vijojnë.

    Top Channel

  • “Osumi në rrezik”/ Reshjet e ditëve të fundit shkaktojnë përmbytje dhe evakuime, raporton Ministria e Mbrojtjes

    “Osumi në rrezik”/ Reshjet e ditëve të fundit shkaktojnë përmbytje dhe evakuime, raporton Ministria e Mbrojtjes

    Strukturat e emergjencave civile kanë vijuar monitorimin 24 orësh të situatës së krijuar nga reshjet intensive që kanë përfshirë disa qarqe të vendit. Sipas Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, në disa zona situata është stabilizuar, ndërsa në qarqe si Vlora, Lezha dhe Fieri është dashur evakuimi i disa familjeve për shkak të rrezikut nga përmbytjet.
    Qarku Vlorë – Tërhiqen ujërat e Vjosës, 10 familje të evakuuara
    Në pjesën jugore të vendit, lumi Vjosa ka pasur prurje të larta, duke detyruar evakuimin e 7 familjeve në Novoselë dhe tre të tjerave pranë urës së Mifolit. Të gjitha familjet janë sistemuar pranë të afërmve. Në Himarë është hapur rruga mes fshatrave Shën Vasil–Nivicë, ndërsa vijon pastrimi i akseve të tjera. Në Sarandë po monitorohet aksi Sarandë–Delvinë, ndërsa po punohet për forcimin e argjinaturës së lumit Bistricë dhe rikthimin e energjisë në tunelin e Llogarasë. Forcat në terren kanë ndërhyrë gjithashtu në Ksamil, Metoq dhe Vrion për largimin e ujërave.
    Qarku Fier – Prurjet e Vjosës nën vëzhgim të rreptë
    Prurjet e lumit kanë sjellë përmbytjen e 50–60 hektarëve tokë bujqësore në zonat Kashisht–Çervën–Ferras, ku një familje është evakuuar. Ka prezencë uji në 30 oborre banesash, ndërsa si masë paraprake janë stakuar pompat e ujësjellësit në Kafaraj. Në lumin Seman, prurjet janë rritur, por pa rrezik për banesat.
    Qarku Korçë – Fryrja e lumenjve Devoll dhe Dunavec
    Në disa zona si Dërsnik, Bulgarec dhe lagjja nr. 6 po kryhet devijimi provizor i ujërave, ndërsa në Sheqeras ekipet janë në terren për ndërhyrje. Kontraktorët po pastrojnë gurët e rënë në akset Qafë Plloçë–Qukës dhe Pogradec–Qafë Thanë.
    Qarku Lezhë – Rrezik në argjinaturën e Vainit, evakuime me varka
    Në njësitë Shënkoll dhe Zejmen niveli i ujit vijon të rritet për shkak të çarjes së argjinaturës së lagunës së Vainit. Në disa raste është realizuar evakuim me varka, ndërsa punimet për riparimin e argjinaturës vijojnë. Ndërhyrjet vazhdojnë edhe në aksin Skuraj–Gallatë–Vinjollë. Në Mirditë situata është stabilizuar, ndërsa lumi Drin paraqet rënie niveli.
    Qarku Durrës – Situata drejt normalizimit
    Lumenjtë Erzen, Ishëm dhe Zezë nuk paraqesin rritje niveli. Po pastrohen kanalet e Tonës dhe Tarinit, ndërsa lumi Erzen është tërhequr. Në Krujë ka përfunduar forcimi i argjinaturës së lumit të Drojes. Në tokat bujqësore është vërejtur tërheqje ujërash.
    Qarku Dibër – Ndërhyrje në disa zona malore
    Në Bulqizë situata është stabilizuar, ndërsa puna vijon në rrugët e qytetit të vjetër. Ndërhyrje janë kryer në Luzni, Zall Dardhë e Muhur. Me mbështetjen e Forcave të Armatosura është normalizuar situata në Bruç. Në Klos vijon pastrimi pas rrëshqitjeve të dherave.
    Qarku Shkodër – Reshje intensive, ndërhyrje në terren
    Në Fushë-Arrëz po pastrohen rrugët nga prurjet, ndërsa në Malësinë e Madhe ka rritje të prurjeve në përroin e Thatë.
    Qarku Berat – Rrezik në Osum, monitorim i vazhdueshëm
    Niveli i lumit Osum është rritur, duke sjellë rrezik në lagjen Goricë. Ndërhyrjet po kryhen nga UKT në lagjen 28 Nëntori. Në Poliçan ujërat janë tërhequr, ndërsa në Dimal ka ende prani uji në disa zona bujqësore.

  • Vjosa vijon të mbetet në kuotë maksimale, përmbyten 10 banesa

    Vjosa vijon të mbetet në kuotë maksimale, përmbyten 10 banesa

    Kronikë E Premte, 21 Nëntor 2025 09:06
    Situata në lumin Vjosë mëngjesin e kësaj të premteje vazhdon që të jetë kritike.
    Përgjatë mbrëmjes të së enjtes, niveli i Vjosës ka arritur në 8,3 metra, ndërsa tendenca e prurjeve në orët e mëngjesit ka vazhduar në ulje.

    Këtë të premte, niveli është në 8,1 metra ku vazhdon të mbetet në kuotën maksimale.

    Duhen parë prurjet në vazhdimësi nga Memaliaj dhe Përmeti që të vlerësohet situata.

    Janë 10 banesa të cilat janë përmbytur në oborret dhe territorin përreth.
    Banorët e këtyre shtëpive janë evakuuar tashmë.
    Rreziku vijon të jetë ende i lartë.

  • Vijon operacioni për mbylljen e argjinaturës në lagunën e Vainit

    Vijon operacioni për mbylljen e argjinaturës në lagunën e Vainit

    Në lagunën e Vainit vijon operacioni për mbylljen e argjinaturës, e cila pësoi shkarje mbrëmjen e së mërkurës. Sipërfaqja e përmbytur është rritur, ku disa banesa janë izoluar dhe rrugët janë bërë të pakalueshme në zonën e Myltes dhe Barbullonjës. Strukturat e emergjencave civile të Bashkisë Lezhë, ekipet teknike dhe forcat e ushtrisë janë në terren me mjete të rënda dhe kamionë të ngarkuar me gurë e inerte, me synimin për të frenuar depërtimin e ujit drejt zonave të banuara.
    Ndërhyrja po zhvillohet mes vështirësish të mëdha pasi rruga që të çon te argjinatura kalon brenda territorit të mbrojtur të kënetës. Kjo e bën lëvizjen e mjeteve të ngadaltë dhe të rrezikshme, duke vështirësuar ritmin e punimeve.
    Pavarësisht kushteve të vështira, terreni nuk është lënë asnjë çast pa vëzhgim. Krahas ekipeve të bashkisë, ndihmë kanë ofruar edhe disa kompani private që kanë vënë në dispozicion flotën e tyre të mjeteve për të përshpejtuar mbylljen e çarjes, me qëllim shmangien e mëtejshme të përmbytjeve në fshatrat e njësive administrative Shënkoll dhe Zejmen.

  • Moti i keq, situata më e qetë në disa qarqe! Evakuohet një familje në Librazhd. Vijon puna për zhbllokimin e rrugëve

    Moti i keq, situata më e qetë në disa qarqe! Evakuohet një familje në Librazhd. Vijon puna për zhbllokimin e rrugëve

    Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën lidhur me reshjet e shiut me intensitet të lartë që kanë prekur Shqipërinë nga veriu në jug duke shkaktuar përmbytje si dhe problematika të tjera, bllok aksesh e izolime të disa fshatrave. 

    Autoritetet bëjnë me dije se monitorimi i vazhdueshëm i nivelit të lumenjve, argjinaturave dhe infrastrukturës rrugore vijon pa ndërprerje, ndërsa ndërhyrjet në terren po kryhen me intensitet të lartë për garantimin e sigurisë së banorëve në zonat e prekura. 

    SITUATA SIPAS QARQEVE 

    QARKU LEZHË 

    Po punohet me 12 mjete vetëshkarkuese dhe 2 ekskavatorë në argjinaturën e Lagunës së Vainit, Përmbytjet në këtë zonë janë të kufizuara vetëm në toka bujqësore. 

    Në Kurbin vijon puna për riparimin e rrugës Skuraj–Gallatë–Vinjollë dhe mbushja e shpatullave të urave. 

    Në Mirditë po punohet në aksin Rrëshen–Bukmirë me mjete të rënda. 

    Në njësitë Fan dhe Selitë vijon rehabilitimi i rrugëve rurale. 

    Lumi Drin me tendencë rënie; Lumi Mat pa probleme. Ndërsa furnizimi me ujë është normal. 

    QARKU DURRËS 

    Për shkak edhe të reshjeve me intensitet të ulët  lumenjtë Erzen, Ishëm dhe Zezë nuk kanë shënuar rritje niveli. 

    Pastrimi i kanaleve të kullimit në Durrës vijon me mjete të bashkisë dhe Drejtorisë së Ujitjes. 

    Ndërsa kanë përfunduar punimet për forcimin e argjinaturës së lumit Droje në fshatin Dukagjin. 

    Vijojnë ndërhyrjet për pastrimin e kanaleve dhe rrugëve në Borizanë dhe Cudhi 

    Fatmirësisht ka një tendencë uljeje të nivelit të ujit në tokat bujqësore. 

    QARKU FIER 

    Niveli i lumit Lumi Seman është brenda argjinaturave, por ka dalë nga shtrati, gjë që ka sjellë përmbytje në tokat bujqësore në fshatrat Imësht, Seman dhe Suk. 

    Referuar të dhënave të marra mbi prurjet e lumit Vjosa në urën e Memaliaj si dhe nivelit aktual në urën e Mifolit, në bashkëpunim edhe me strukturat e bashkisë Fier janë marrë masat për njoftimin e njësive administrative që shtrihen përgjatë rrjedhës së lumit Vjosa. 

    Akset nacionale dhe rurale janë të kalueshme normalisht. 

    Po monitorohet situate në argjinaturën e Mbrostarit. 

    QARKU VLORË 

    Edhe në Vlorë situate paraqitet më e stabilizuar. 

    Në koordinim me prefekturat fqinje po mbahet në monitorim niveli i ujit në lumin Vjosa. 

    Në mbështetje janë 67 efektivë të FA, 17 mjete, 5 varka dhe 2 pompa thithëse. 

    Në Selenicë po punohet për zhbllokimin e segmentit Selenicë–Rromës. 

    Sarandë: situata e stabilizuar, të gjitha rrugët të kalueshme përveç urës së fermerëve Metoq. 

    Në Finiq gjithashtu po punohet për kalueshmërinë në rrugën Vrion–Aliko. 

    Hidrovorët e Vlorës po punojnë me kapacitet të plotë. 

    QARKU DIBËR 

    Ekipet e emergjencave në terren po punojnë prej orësh punën për riparimin e dëmve të shkaktuara në infrastrukturë, si pasojë e reshjeve të një dite më parë. 

    Në Bulqizë po punohet për zhbllokuar rrugën për në qytetin e Ri. 

    Në Dibër punohet në Luzni, Zall Dardhë e Muhur për hapjen e shtratit të përrenjve. 

    Në Mat gjithashtu ekipet po punojnë për pastrimin e rrugëve pranë spitalit,  në akset Vig-Macukull, Derjan, Prell, Mesuç–Laç, Vinjoll, Gjalish, Karicë, Batërr, Selicë, Stojan etj. 

    FA dhe strukturat vendore po punojnë intensivisht në Rukaj për hapjen e dy përrenjve me rrezik për banesat. 

    Furnizimi me energji dhe ujë është normal dhe rrugët kombëtare të kalueshme. 

    QARKU SHKODËR 

    Me vëmendje maksimale po punohet në Fushë-Arrëz, në Qafë Mali, ku ka patur dëmtime të segmenteve rurale për shkak të rrëshqitjeve dhe gurëve. 

    Ndërhyrje ka në Malësi të Madhe, për shkak të rritjes së prurjeve të përroit të Thatë. 

    QARKU BERAT 

    Niveli i lumit Osum, në Berat ka rënë nga 4 m në 3.65 m, por ka prani uji ende në tokat e Veterrikut dhe Moravës. 

    Në Poliçan ujërat janë tërhequr. 

    Në Dimal, lumi Osum ka përfshirë 13 ha toka bujqësore në Arrës dhe Çiflik. 

    Ndërkohë vijon monitorimi I situatës së strukturave vendore. 

    QARKU KORÇË 

    Situata në përmirësim.  Në Maliq niveli i Devollit dhe Dunavecit është në rënie; ujërat në tokat bujqësore janë të kufizuara. 

    Përmirësim të situatës ka edhe në Pustec, Pogradec dhe Kolonjë. 

    QARKU GJIROKASTËR 

    Niveli i Vjosës në Memaliaj është nën pikën kritike. Në tendëncë rënie është edhe në Përmet. 

    Akset kombëtare janë të gjithë të qarkullueshme. 

    Fiormat kontraktore po punojnë në aksin Kolonjë–Golem, aksin Suhë–Poliçan  dhe në disa rrugë rurale në Tepelenë. 

    QARKU ELBASAN 

    Në Librazhd, për shkak të nivelit të ujit në Urën e Murrashit, do të bëhet evakuimi I një familjeje. 

    QARKU TIRANË 

    Në Rrogozhinë niveli i lumit ka rënë dhe situate është drejt stabilizimit. 

    QARKU KUKËS 

    Akset, ku ka patur rënie gurësh dhe inerte tashmë janë pastruar dhe janë të kalueshëm. 

    Ekipet e OShEE në të gjithë vendin po punojnë pa ndërprerje për të rikthyer furnizimin me energji në disa zona të thella. 

    Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, së bashku me strukturat në varësi mbetet në monitorim të pandërprerë të situatës dhe në kontakt të drejtpërdrejtë me strukturat vendore, ekipet e emergjencës dhe institucionet përgjegjëse për ndërhyrje të menjëhershme në rast përkeqësimi të kushteve atmosferike. 

  • Kreu i emergjencave civile, Haki Çako, në Fier: Situata vijon të mbetet në alert

    Kreu i emergjencave civile, Haki Çako, në Fier: Situata vijon të mbetet në alert

    Kreu i emergjencave civile, Haki Çako, ka inspektuar në terren situatën në urën e Mifolit në zonën e Fierit.
    Situata vijon të mbetet në alert ka pohuar Çako, pasi niveli i prurjeve në urën e Mifolit ka arritur 7 metra dhe prurjet nga Tepelena dhe Përmeti pritet të arrijnë pikun në mesditë.
    “Situata është monitoruar gjatë gjithë natës, por niveli aktual ka një rrisk të shtuar dhe fatmirësisht për momentin nuk ka banesa të prekura. Historiku është i qartë, në rast të daljes nga shtrati , do të ketë evakuime të banorëve dhe për këtë janë marrë të gjitha masat. Apeli është i qartë për të gjithë banorët përgjatë rrjedhës së lumit, përpara gjithçkaje është jeta e qytetarëve”, tha Çako.