Tag: vijon

  • Prishtina vijon të jetë në kaos, qytetarët humbasin punën, transporti publik vijon grevën

    Prishtina vijon të jetë në kaos, qytetarët humbasin punën, transporti publik vijon grevën

    Për të dytën ditë radhazi mijëra qytetarë të Prishtinës janë përballur me ndërprerjen totale të transportit publik.
    Për shkak të bllokadës financiare në Komunën e Prishtinës, i gjithë sistemi i autobusëve si ai publik ashtu edhe ai privat, ka ndaluar funksionimin duke lënë stacionet e qytetit të zbrazëta.
    Që nga orët e para të mëngjesit, qytetarët që zakonisht kanë si zgjidhje vetëm autobusin për të shkuar në punë, shkollë apo për nevojat e tyre të përditshme, janë detyruar të kërkojnë alternativa të tjera.

    Në shenjë proteste, punëtorët e transportit kanë bllokuar disa nga rrugët kryesore të Prishtinës me autobusë, duke kërkuar zgjidhje të menjëhershme të situatës.
    Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama ka akuzuar Ministrinë e Financave në lidhje me këtë kaos, pasi sipas tij ka bllokuar fondet.
    Por nga ana tjetër, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës në mungesë të kauzave të saj politike ka vendosur ta marrë peng kryeqytetin.
    Ai është shprehur se ajo që po ndodh është një betejë politike që lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vendosur ta bëjë në kurriz të qytetarëve./vizionplus.tv

  • Vijon operacioni i RENEA-s në Fushë Arrëz, 34- vjecari: Nuk dorëzohem, kërkojnë të më vrasin

    Vijon operacioni i RENEA-s në Fushë Arrëz, 34- vjecari: Nuk dorëzohem, kërkojnë të më vrasin

    Vijon që prej mëngjesit të sotëm aksioni i forcave RENEA-s në Fushë-Arrëz për neutralizimin e 2 personave të armatosur.
    Në banesë ku qëndrojë dy personat ka shkuar vëllai i njërit nga personat dhe motra e personit tjetër, por asnjëri prej tyre s’ka pranuar që t’i përgjigjet thirrjeve të policisë për tu dorëzuar.
    Forcat e policisë kanë përdoru megafon për t’i bërë thirrje që të dorëzohen, ndërsa Julian Çumraku u ka thënë policisë se unë nuk dorëzohet pasi duan që ta vrasin.
    Personi tjetër qe shfaqet ne foto eshte Arben Hamza Uka, ish punonjës ushtarak, prej kohësh në vëzhgim nga Antiterrori.
    gijotina.com/

  • Vijon operacioni i RENEA-s në Fushë Arrëz, 34- vjecari: Nuk dorëzohem, kërkojnë të më vrasin/ Dërgohet motra e një prej të izoluarve…

    Vijon operacioni i RENEA-s në Fushë Arrëz, 34- vjecari: Nuk dorëzohem, kërkojnë të më vrasin/ Dërgohet motra e një prej të izoluarve…

    Vijon që prej mëngjesit të sotëm aksioni i forcave RENEA-s në Fushë-Arrëz për neutralizimin e 2 personave të armatosur. 
    Burime për mediat bëjnë me dije se në banesë ku qëndrojë dy personat ka shkuar vëllai i njërit nga personat dhe motra e personit tjetër, por asnjëri prej tyre s’ka pranuar që t’i përgjigjet thirrjeve të policisë për tu dorëzuar.
    Forcat e policisë kanë përdoru megafon për t’i bërë thirrje që të dorëzohen, ndërsa Julian Çumraku u ka thënë policisë se unë nuk dorëzohet pasi duan që ta vrasin. 
    Personi tjetër i armatosur dyshohet Hamza Uka, ish punonjës ushtarak, prej kohësh në vëzhgim nga Antiterrori. 
    Strukturat antiterror i kishin ata nën vëzhgim prej një kohe të gjatë.  Aktualisht, policia po përpiqet të zhvillojë negociata duke dërguar motrën e njërit prej tyre, pasi më herët kishte tentuar me vëllain e njërit prej tyre. 

  • Operacioni në Orosh dalin detaje të reja: Dy të rrethuarit, të sapo kthyer nga Siria?

    Operacioni në Orosh dalin detaje të reja: Dy të rrethuarit, të sapo kthyer nga Siria?

    Tension i lartë vijon në Orosh të Fushë-Arrëzit, ku forcat e Policisë së Pukës dhe RENEA-s kanë rrethuar një banesë të braktisur ku dy persona me rrezikshmëri të lartë dyshohet se janë fshehur prej orëve të paradites.
    Burime nga vendngjarja konfirmojnë se personi i dytë i ngujuar është Arben  Uka, i cili ka qenë më herët në ndjekje nga strukturat e antiterrorit. Paralelisht, policia ka shoqëruar edhe vëllain e Julian Cumrakut, 24-vjeçarit të identifikuar si personi tjetër i ngujuar në banesën e braktisur.
    Sipas informacioneve operative, të dy të kërkuarit dyshohet se kanë qenë më herët në Siri, dhe hetimet paraprake po i trajtojnë si të mundshëm pjesëtarë të grupeve terroriste. Këto dyshime kanë shtuar nivelin e sigurisë dhe masat e ndërhyrjes nga forcat speciale.
    Operacioni vijon ende, ndërsa pritet që policia të publikojë informacione të tjera zyrtare në orët në vijim.

  • “Maratona” e rrethimit të banesës në Orosh vijon, policia merr vëllanë e një prej të kërkuarve për t’a bindur të dorëzohet

    “Maratona” e rrethimit të banesës në Orosh vijon, policia merr vëllanë e një prej të kërkuarve për t’a bindur të dorëzohet

    Vijon prej më shumë se 5 orësh rrethimi i banesës së braktisur në Orosh, ku po fshihen dy persona të kërkuar, të cilët janë të armatosur rëndë.

    Gazetari i Top Channel Klodian Zhivani bën me dije se policia ka marrë vëllanë e një prej tyre, Julian Cumrakut, për t’i bërë thirrje dhe për ta bindur atë të dorëzohet.
    Brenda në banesë dyshohet se ndodhen dy persona të kërkua,  Juljan Cumrraku,  dhe Arben Uka, i njohur si Hamza Uka. Të dy ketë persona dyshohet se kanë qenë më herët në Siri, dhe dyshohet si pjesë e grupeve terroriste.

    Top Channel

  • Delvinë, vijon puna në Rusan, Xhermëhallë dhe Vllahat për pastrimin e zonës nga pasojat e përmbytjeve

    Delvinë, vijon puna në Rusan, Xhermëhallë dhe Vllahat për pastrimin e zonës nga pasojat e përmbytjeve

    Vijon puna në Rusan, Xhermëhallë dhe Vllahat për pastrimin e zonës nga pasojat e përmbytjeve.
    Ekipet në terren po punojnë për pastrimin e rrugëve, kanaleve kulluese dhe hapësirave të dëmtuara nga prurjet e ujit.
    Qëllimi është rikthimi sa më i shpejtë i qarkullimit, sigurisë dhe normalitetit për banorët e zonës.

  • Theu arrestin e shtëpisë për të vjedhur, arrestohet 29-vjeçari në Durrës, shpallen në kërkim bashkëpunëtorët

    Theu arrestin e shtëpisë për të vjedhur, arrestohet 29-vjeçari në Durrës, shpallen në kërkim bashkëpunëtorët

    Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe kryente vjedhje në lokale, në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë; identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 29-vjeçari.
    Në pranga edhe njëri nga bashkëpunëtorët e tij, ndërkohë që vijon puna për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit tjetër.
    Sekuestrohet një automjet dhe veshjet që këta dy shtetas përdornin për t’u maskuar kur kryenin vjedhje.
    Gjithashtu, në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga këta shtetas.
    Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Masa”, identifikuan, lokalizuan dhe ndaluan shtetasit:
    A. T., 29 vjeç, banues në lagjen nr. 4 Durrës, i dënuar më parë dhe aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi” për një aksident rrugor me pasojë jetën, i ndodhur në vitin 2022.
    M. Ç., 30 vjeç, banues në lagjen nr. 8 Durrës.
    Ndalimi i këtyre dy shtetasve u bë pas një pune intensive të ndjekur nga ana e specialistëve të Hetimit të Krimeve, ku ka rezultuar se këta dy shtetas, në bashkëpunim edhe me një shtetas tjetër ende të paidentifikuar, më datë 18.11.2025, gjatë natës, në lagjen nr. 18 Durrës, në lokalin e shtetasit L. K., kanë vjedhur sende të ndryshme brenda lokalit, me vlerë 3 000 000 lekë të vjetra.
    Në vijim të operacionit, u bë e mundur gjetja e automjetit që këta shtetas kishin përdorur për të transportuar sendet e vjedhura, si dhe rrobat që autorët kanë përdorur në vjedhje.
    Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin e bashkëpunëtorit të tyre, zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga këta shtetas.
    Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

  • Moti i keq goditi juglindjen, ja si paraqitet situata në terren

    Moti i keq goditi juglindjen, ja si paraqitet situata në terren

    Reshjet intensive që kanë rënë në qarkun e Korçës gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar një sërë problematikash në disa bashki, ndërsa strukturat vendore dhe ekipet e emergjencave kanë vijuar punën pa ndërprerje për normalizimin e situatës.
    Korça – prurje të rritura dhe ndërhyrje në disa zona
    Në njësinë Voskopojë ka vazhduar sistemimi i rrugës që të çon drejt varrezave, ndërsa në Bulgarec vijon pastrimi i tombinove në zonën e Çifligut. Po monitorohen prurjet e lumit të Kamenicës dhe degëzimet në Dvoran, ndërsa në Voskop po riparohen argjinaturat e dëmtuara. Ekipet po punojnë edhe për hapjen e aksit Tudas–Lavdar–Bozdovec–Mazrekë.
    Kolonja – lumi i devijuar për të shpëtuar urën
    Në Kolonjë, ndërhyrje kritike u kryen në urën e Qinamit, ku u devijua rrjedha e lumit për të shmangur rrezikun në këmbët e saj. Në Starje u larguan ujërat problematike, ndërsa në Prodan u punua në shtratin e lumit. Zjarrfikësit pastruan pusetën qendrore të ujit në Ersekë, me NJVKSH që konfirmon se uji është i pijshëm.
    Maliq – argjinatura të çara, punime me mbështetje shtetërore
    Në Bashkinë Maliq janë duke u mbyllur çarjet në argjinaturat e lumenjve Dunavec dhe Devoll, me ndihmën e subjekteve private dhe Ministrisë së Mbrojtjes. Puna nisi që në orët e para të mëngjesit dhe vijon ende.
    Pustec – situata e qetë
    Bashkia Pustec raporton situatë të normalizuar dhe pa problematika.
    Devoll – tokë bujqësore e përmbytur, ndërhyrje të menjëhershme
    Në Progër janë sistemuar zonat ku lumenjtë kishin çarë pritat dhe është çakulluar rruga e dëmtuar. Në Hoçisht u punua për sistemimin e lumit të Borshit, ku çarja kishte përmbytur një sipërfaqe të gjerë tokash.
    Pogradec – 62 familje me dëme, ndihma ushqimore dhe rrëshqitje dherash
    Komisionet e verifikimit kanë evidentuar dëme në 62 familje, të cilave u janë shpërndarë ndihma ushqimore. Problematika është konstatuar përgjatë lumit të Verdovës, Rëmenjit dhe pranë gurores, ku ekipet kanë ndërhyrë për menaxhimin e rrjedhjeve.Në Dardhas janë pastruar katër akse rrugore, ndërsa në qytet vijon pastrimi i pusetave dhe rrugëve.
    Në aksin Pogradec–Bucimas, pranë Gështenjasit, ka ceduar rreth 50 metra nga korsia e biçikletave.Në rezervuarin Stropskë 2 është regjistruar një rrëshqitje dherash prej 4 dynymësh, me ekipet që vijojnë vlerësimin.Hidrovori i Tushemishtit funksionon normalisht.
    Energjia – vetëm një zonë pa furnizim
    Sipas OSHEE, pa energji mbetet zona Kurtesh në fiderin 6 të N/St Mollas, me vetëm 11 abonentë. Të gjithë fiderat e tjerë, përfshirë ata që furnizojnë objektet kritike, funksionojnë plotësisht.
    Qarkullimi rrugor – inerte në Qafë Plloçë–Qukës
    ARRSH njofton se në aksin Qafë Plloçë–Qukës po pastrohen inertet nga shtrati i rrugës, ndërsa qarkullimi është normalizuar falë hapjes së një rruge sekondare.

  • Nga Korça në Pogradec, të prekura dhjetëra familje/ Vijon monitorimi i prurjeve të lumenjve

    Nga Korça në Pogradec, të prekura dhjetëra familje/ Vijon monitorimi i prurjeve të lumenjve

    Qarku i Korçës është prekur nga përmbytjet, pas reshjeve të dendura të shiut që shoqëruan vendin gjatë gjithë javës.

    Bashkia Korçë:
    Në Voskopojë ka vijuar puna për sistemimin dhe pastrimin e rrugës që të çon drejt varrezave. njësia administrative Bulgarec ka vijuar puna në fshatin Çiflig, ku po kryhet pastrimi i tombinove me ekskavator përgjatë unazës.
    Po monitorohen prurjet në lumin e Kamenicës dhe degëzimet mbi Dvoran dhe po punohet në riparimin e argjinaturave të dëmtuara në Voskopojë.
    Vijojnë punimet për hapjen dhe funksionalizimin e rrugës Tudas–Lavdar–Bozdovec–Mazrekë.
    Bashkia Kolonjë:
    Këtu është ndërhyrë në devijimin e rrjedhës së lumit për të shmangur rrezikun ndaj këmbëve të urës së Qinamit.
    Punimet vijojnë në lagjen Kaskollare, fshati Starje, për largimin e ujërave. Janë zhvilluar punime në Prodan, në shtratin e lumit.
    Bashkia Maliq:
    Po punohet për mbylljen e çarjeve në argjinaturat e lumit Dunavec dhe të lumit Devoll, me angazhimin e subjekteve private dhe mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes. Puna filloi që në orët e para të mëngjesit.
    Bashkia Devoll:
    Në fshatin Progër është punuar për sistemimin e lumit në zonat ku ishin çarë pritat, si dhe për çakullimin e rrugës në segmentet e dëmtuara nga erozioni i ujit.
    Në Njësinë Administrative Hoçisht është ndërhyrë për sistemimin e lumit të Borshit, pasi nga çarja e tij ishin përmbytur një sipërfaqe e konsiderueshme tokash bujqësore.
    Bashkia Pogradec:
    Komisionet e verifikimit kanë vijuar punën dhe kanë konstatuar dëme në 62 familje, për të cilat janë mbajtur procesverbalet përkatëse. Janë shpërndanë ndihma ushqimore për familjet e prekura nga fatkeqësia, ndërkohë që po vijon monitorimi dhe identifikimi i rasteve të reja.
    Problematikë është evidentuar përgjatë lumit të Verdovës, lumit të Rëmenjit dhe në grykëderdhjen pranë gurores, ku është ndërhyrë për menaxhimin e rrjedhjeve.
    Në njësinë administrative Dardhas janë pastruar 4 akse rrugore, të cilat aktualisht janë të kalueshme.
    Në aksin Pogradec–Bucimas, pranë fshatit Gështenjas, ka ceduar rreth 50 metra nga korsia e biçikletave.
    Në rezervuarin Stropskë 2 është konstatuar shkarje dherash në një sipërfaqe prej rreth 4 dynymësh, ekipi i emergjencave civile vijon vlerësimin në terren.
    Hidrovori Tushemisht vijon punën normalisht.
    OSHEE-Situata e furnizimit me energji Qarku Korçë:
    -Fideri 6 N/St Mollas pa energji zona Kurtesh (11 abonentë ruralë).
    Të gjitha fiderat që furnizojnë objektet e rëndësisë së veçantë janë në punë të plotë.
    Hidrovori Pogradec (Fideri 8-18, N/St Pogradec) punon normalisht.
    Drejtoria Qendër-Lindje ARRSH:
    Në aksin Qafë Plloçë- Qukës nga subjekti vijojnë punimet për largimin e inerteve nga shtrati I rrugës, qarkullimi vijon normalisht pasi është hapur rrugë sekondare.
    Strukturat vendore dhe ekipet e emergjencave vijojnë monitorimin dhe ndërhyrjet në të gjitha zonat problematike.

    Top Channel

  • Reshje shiu dhe rënie gurësh, si paraqitet situata e motit të keq në qarkun e Korçës

    Reshje shiu dhe rënie gurësh, si paraqitet situata e motit të keq në qarkun e Korçës

    Bashkia Korçë:
    Në aksin Boboshticë–Dardhë kanë nisur reshjet e borës, kontraktori vijon punën për pastrimin e rrugës.Situata paraqitet pa problematika.
    Bashkia Kolonjë:Situata vijon drejt normalizimit.
    Është ndërhyrë në Tac Poshte për largimin e ujërave nga parcelat.
    Në fshatin Qinam është kryer devijimi i lumit për mbrojtjen e këmbëve të urës, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Rrugëve Rurale, Qarku Korçë.
    Gjatë natës ka patur reshje, të cilat në zonat mbi 1500 m kanë qenë në formë bore.
    Bashkia Maliq:
    Niveli i lumit Devoll ka pësuar ulje me rreth 1.30 cm, duke përmirësuar situatën e prurjeve.
    Vijon ndarja e ndihmave të vëna në dispozicion nga Rezevat Materiale të Shtetit për 100-150 familje të dëmtuara nga përmbytjet.
    Bashkia Pustec:Gjatë natës reshjet kanë qenë të dobëta. Uji i akumuluar në katet e poshtme (bodrume) të disa banesave është larguar plotësisht.Nuk raportohen problematika.
    Bashkia Devoll:
    Nuk ka problematika të reja. Vijon puna për zgjidhjen e problematikave të shfaqura gjatë ditëve të kaluara.
    Bashkia Pogradec:
    Gjatë natës situata në Bashkinë Pogradec ka qenë e qetë, pa raportime të reja problematikash.Dje u sistemuan rrëshqitjet e dheut në Gurras dhe Dardhas.
    Në Njësinë Administrative Bucimas u krye pastrimi i disa kanaleve kulluese.
    Grupet e terrenit kanë përfunduar akt-konstatimet, bazuar në informacionet e mbledhura nga kryepleqtë dhe burime të tjera lokale.
    Ndihmat e ardhura nga Rezervat e Shtetit u magazinuan dje dhe sot nis shpërndarja për familjet e prekura.Hidrovori Tushemisht vijon punën normalisht.
    OSHEE: situata e furnizimit me energji Qarku Korçë:
    -Fideri Komunal 3 – pa energji zona Qenckë (11 abonentë ruralë).-Fideri 6 N/St Mollas pa energji zona Kurtesh (11 abonentë ruralë).-Fideri 2 N/St Ersekë pa energji zona Zharkanj (6 abonentë ruralë).Të gjitha fiderat që furnizojnë objektet e rëndësisë së veçantë janë në punë të plotë.Hidrovori Pogradec (Fideri 8-18, N/St Pogradec) punon normalisht.
    Drejtoria Qendër-Lindje ARRSH:
    Qarkullimi në akset:
    Në aksin Boboshticë–Dardhë kanë nisur reshjet e borës. Kontraktori është në terren dhe po kryen pastrimin e rrugës dhe kriposjen.
    Në akset Korçë–Ersekë, K.6 Zemblak–Goricë, dhe Bilisht–Miras ka reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar. Qarkullimi vijon normalisht. Të gjitha akset po monitorohen në të gjithë gjatësinë e tyre.
    Aksi Ersekë–Leskovik–3 Urat reshjet janë me intensitet të ulët dhe qarkullimi është normal.
    Aksi Maliq–Lozhan–Kufi Gramsh ka patur reshje gjatë natës. Janë evidentuar rënie gurësh dhe inertesh, dhe aktualisht po punohet për pastrimin e akseve.
    Strukturat vendore dhe ekipet e emergjencave vijojnë monitorimin dhe ndërhyrjet në të gjitha zonat problematike.

    Top Channel