Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas protestës së thirrur këtë mbrëmje nga Partia Demokratike para Kryeministrisë.
Në një postim në rrjetet sociale, Balla ka zgjedhur ta shoqërojë reagimin me nota ironie.
“Si mos më keq dasma këtë javë. Edhe më keq duket se do shkojë dhe ki parasysh që ishte dhe 8 Dhjetor. Po mirë të paktën që foli i pari dasmës për gjeneratën Z. Më thoni një emër që fillon me këtë shkronjë”, shkroi Balla në rrjetet sociale.
Tag: vijon
-

“Matrapiku’ Rama, nuk ndalet/ Vijon aksioni për çlirimin e hapësirave publike
Në të gjithë territorin e vendit, po vijon puna për lirimin e hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme.
Lirimi i hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme i paraprin zbatimit të programit “Rilindja Urbane 2.0”, i cili synon të kthejë ligjshmërinë në territor duke sjellë zhvillim për komunitetet.
Edi Rama përcolli sot në rrjetet sociale, pamje nga një tjetër ndërhyrje e forcave të IKMT-së në Hanin e Hotit dhe thekson se po vijon puna për të liruar hapësirat publike të zaptuara.
Qeveria ka ashpërsuar masat për forcimin e kontrollit mbi territorin, mbrojtjen e hapësirave publike, zbatimin cilësor të lejeve të ndërtimit dhe ndëshkimin e ndërtuesve që i shkelin ato.
-

Plagosje me thikë në Durrës, 41-vjeçari përfundon në spital, autori në kërkim (EMRAT)
FOTO ILUSTRUESE
DURRËS-Një plagosje me thikë raportohet të ketë ndodhur në Durrës. Haxhi Shehu raportohet të jetë goditur dy herë me thikë nga Egzon Sinani, pas një konflikit për motike të dobëta. 41-vjeçari është dërguar në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndësa autori është shpallur në kërkimi. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
U konfliktua fizikisht dhe plagosi me mjet prerës një 41-vjeçar, shpallet në kërkim autori dhe vijon ndjekja për kapjen e tij.
Rreth orës 16:50, në fshatin Qerret, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. S. ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin H. Sh., 41 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë po punojnë intensivisht për kapjen e autorit.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
/ZËRI -

“Pena e Shkodrës” vijon rrugëtimin, del në librari volumi i 10- të jubilar, i mbështetur nga Bashkia Shkodër
Nga dita e sotme, “Pena e Shkodrës”, një botim voluminoz dhe shumë serioz për letërsinë shqiptare, është në libraritë e qytetit të Shkodrës. Tashmë në volumin e 10- të të saj, “Pena e Shkodrës” është rreshtuar me dinjitet në lëminë e botimeve të fushës.
Në këtë numër jubilar, i cili është mbështetur nga Bashkia e Shkodrës, do të mund të gjeni krijimtarinë e emrave të mirënjohur si Alfred Çapaliku, Ridvan Dibra, Stefan Çapaliku, Xhabir Tabaku, Kolec Traboini, Namik Dokle, Xhahid Bushati, Zija Çela, Enkel Demi, Frano Kulli e shumë e shumë autorë.
Ashtu siç edhe volumet e tjera, nga numri 3 e deri më sot, antologjia periodike “Pena e Shkodrës” vijon të publikohet nën kujdesin e kryetarit të Shoqatës së Shkrimtarëve të Shkodrës, Zija Vukaj. Pas mbylljes së pakuptimtë të revistës “Gegnia”, “Pena e Shkodrës” është e vetmja që vijon të rezistojë në treg, me dëshirën e shpresën e vazhdimësisë.
Në fund, një thirrje miqësore për institucionet shtetërore- publike por edhe biznese e dashamirës të letërisë: ti afrohen dhe ta mbështesin këtë iniciativë, e cila po mbahet në këmbë me shumë sakrifica. Është një sherbim që i bëhet jo vetëm Shkodrës por edhe letërsisë shqiptare në përgjithësi për sot e sidomos për vitet që do të vijnë. /ShkodraWeb/Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim!Post navigation
-

Vazhdon aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama: Vijojmë punën
Aksioni për lirimin e hapësirave publike të zaptuara nga subjektet private po vijon në të gjithë vendin.
Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga një ndërhyrje në terren, duke theksuar se operacioni “vijon pa pushim”.
Nisma është pjesë e programit “Rilindja Urbane 2.0” dhe synon rritjen e cilësisë së shërbimeve, funksionalitetit urban dhe respektimin e standardeve të mikpritjes në çdo qytet të Shqipërisë.
Aksioni, i nisur në korrik, është konceptuar si ndërhyrje e përhershme dhe mbetet prioritet i pushtetit vendor dhe qendror.
Qeveria ka forcuar kontrollet mbi territorin dhe ka ashpërsuar masat në Kodin e ri Penal për goditjen e ndërtimeve pa leje. Gjithashtu, pritet miratimi i Rregullores së re Kombëtare, e cila do të përcaktojë qartë hapësirat që bizneset mund të përdorin ligjërisht.
Përmes portalit “Hapësira ime publike”, qytetarët kanë raportuar deri tani 16 231 raste shkeljesh. Nga këto, 12 436 janë zgjidhur, ndërsa 3 795 raste janë në proces shqyrtimi. -

Sekuestrohen edhe 2 automjete të tjera me vlerë rreth 105 000 euro në Tiranë, u vodhën jashtë shtetit dhe u sollën në Shqipëri
Vijon operacioni policor i koduar “Stolen Line”, i finalizuar një ditë më parë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Tiranë, në vijim të operacionit policor “Stolen Line” si rezultat i punës hetimore për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të trafikimit të automjeteve luksoze, kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasit:
-V. M(L)., i cili dyshohet se ka trafikuar automjetin tip “Audi A6” me qëllim shitjen në Shqipëri, i cili rezulton i vjedhur në Gjermani;
-J. C., i cili dyshohet se ka trafikuar automjetin tip “Audi A5” me qëllim shitjen në Shqipëri, i cili rezulton i vjedhur në Bullgari;
Dy automjetet, prodhime të viteve të fundit, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Operacioni policor i koduar “Stolen Line” vijon ndërsa materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.Top Channel
-

Pogradec/ Prezencë uji në katet e para në lagjen “1 Maji”, reagon bashkia
Në Bashkinë e Pogradecit vijon puna në terren për evidentimin e problemeve të shkaktuara nga përmbytjet. Sipas njoftimit të mëposhtëm, po kryhet hartimi i proceseve verbale pranë familjeve të prekura, ku janë evidentuar raste të reja.
Njoftohet se në tre familje, mmjetet e rënda nuk kanë akses për dërgimin e ndihmave, për shkak të problemeve të shkaktuara në lumin e Verdovës dhe të Rremenjit. Bëhet me dije se në qytet ka pasur prezencë uji në katet e para të pallateve në zonën “1 Maji”
Njoftimi i Bashkisë Pogradec:
Vijon puna intensive në terren.
Po kryhet hartimi i proceseve verbale pranë familjeve të prekura, ku janë evidentuar raste të reja. Problematika në Lumin e Verdovës dhe të Rremenjit, në tre familje ku mjetet e rënda nuk kanë akses.
Po punohet me mini-fadromë 3.5 T të firmës private “REI shpk”, në bashkëpunim me njësitë administrative. Sipas njoftimeve të deritanishme, akset rrugore në territor janë të kalueshëm.
Në qytet janë evidentuar probleme me prezencë uji në katet e para të pallateve në zonën “1 Maji”. Është depozituar kërkesë pranë SHGjSH për ekspertizë lidhur me rezervuarin Grunjas.
Është konstatuar masiv shkëmbor me risk potencial në hyrje të qytetit të Pogradecit janë marrë masat për sigurinë e zonës.
Nga inspektimi në terren u konstatua se subjekti “2T” vijon punën intensive për pastrimin e masivit shkëmbor nga shtrati i rrugës në aksin Qafë Plloçë – Qukës, me qëllim mundësimin e kalueshmërisë së sigurt dhe pa problematika. -

Qarku Korçë / Si paraqitet situata pas përmbytjeve nga reshjet e shiut
Prefektura e Korçës ka dhënë përditësime lidhur me situatën në bashkitë e qarkut. Sipas informacioneve, reshjet e shiut në këtë qark vijojnë me intensitet të ulët deri mesatar.
Bëhet me dije se në terren vijonb puna për sistemimin dhe normalizimin e akseve të dëmtuara. OSHEE gjithashtu ka njoftuar se në territorin e këtij qarku nuk raportohen problematika dhe se furnizimi me energji elektrike vijon normalisht.
NJOFTIMI I PLOTË
Raport mbi situatën në territor ora 18:30
Reshjet e shiut vijojnë me intervale, intensitet të ulët deri mesatar në territorin e qarkut.
Bashkia Maliq
Gjatë inspektimit në terren, në aksin Lozhan–Mesmal vijon pastrimi i masivit nga shtrati i rrugës, me synim mundësimin e kalueshmërisë për katër fshatrat: Velçan, Selcë, Mesmal dhe Niçë.
Paralelisht, po kryhen punime për grumbullimin e inerteve në urat e lumit Devoll, me qëllim predispozimin e tyre pranë zonës së dëmtuar.
Po punohet gjithashtu ne fshatrat Sovjan, Klocë dhe Vashtëmi.
Pas ndërprerjes së reshjeve, do të ndërhyhet në çarjen e argjinaturës, për stabilizimin e saj.
Bashkia Kolonjë
Vijojnë ndërhyrjet në këto zona:
Fusha e Rehovës (Bllanjë) ndërhyrje për stabilizimin e terrenit.
Ura e fshatit Taç – punimet janë në vijim.
Ura e fshatit Qinam ndërhyrje nga kontraktorët e firmës.
Bashkia Pogradec
Vijon puna intensive në terren.
Po kryhet hartimi i proceseve verbale pranë familjeve të prekura janë evidentuar raste të reja.
Problematika në Lumin e Verdovës dhe të Rremenjit, në tre familje ku mjetet e rënda nuk kanë akses. Po punohet me mini-fadromë 3.5 T të firmës private “REI shpk”, në bashkëpunim me njësitë administrative.
Sipas njoftimeve të deritanishme, akset rrugor në territor janë të kalueshëm.
Në qytet janë evidentuar probleme me prezencë uji në katet e para të pallateve në zonën “1 Maji”.
Është depozituar kërkesë pranë SHGjSH për ekspertizë lidhur me rezervuarin Grunjas.
Është konstatuar masiv shkëmbor me risk potencial në hyrje të qytetit të Pogradecit janë marrë masat për sigurinë e zonës.
Nga inspektimi në terren u konstatua se subjekti “2T” vijon punën intensive për pastrimin e masivit shkëmbor nga shtrati i rrugës në aksin Qafë Plloçë – Qukës, me qëllim mundësimin e kalueshmërisë së sigurt dhe pa problematika.
Bashkia Devoll
Po punohet për çakullimin e segmenteve rrugore në fshatrat Vranisht, Pilur, Bitinckë dhe Tren.
Vijon riparimi i urës së fshatit Çetë.
Nivelet e rezervuarëve paraqiten në kuota normale dhe nuk raportohen problematika.
Bashkia Pustec
Vijon puna për pastrimin e përroit të fshatit Goricë.
Po punohet për sistemimin e rrugës Lajthizë–Pustec.
ARRSH – Drejtoria Qendër–Lindje
Nuk raportohen problematika të reja.
Vijon puna për sistemimin dhe normalizimin e akseve të dëmtuara.
OSHEE
Nuk raportohen problematika.
Furnizimi me energji elektrike vijon normalisht.
Strukturat përgjegjëse vijojnë të monitorojnë situatën dhe të raportojnë në kohë reale për çdo zhvillim të ri në territor. -

FOTO / Vijon riparimi i argjinaturave, Rama ndan pamje nga punimet në terren
Kreu i qeverisë, Edi Rama, përmes një postimi në rrjete sociale, njofton se po vijon riparimi i argjinaturave dhe infrastrukturës ujitëse e mbrojtëse në zonat e rrezikuara nga përmbytjet.
Në terren ndodhen ekipet e Drejtorisë së Ujitje-Kullimit, së koordinim me Emergjencat Civile, Forcat e Armatosura dhe institucionet lokale, për të garantuar sigurinë e komuniteteve dhe zonave të prekura.
“Vijon riparimi i argjinaturave dhe infrastrukturës së rëndësishme ujitëse e mbrojtëse në zonat e rrezikuara nga përmbytjet si pasojë e reshjeve intensive të ditëve të funditEkipet e Drejtorisë së Ujitje-Kullimit janë në bashkërendim të plotë me Emergjencat Civile, Forcat e Armatosura dhe institucionet lokale, për të garantuar sigurinë e komuniteteve dhe zonave të prekura”, shkruan Rama në rrjete sociale, teksa ka ka ndarë dhe pamje nga punimet në terren.

