Tag: vijojnë

  • FOTO-LAJM/ Plazh në tetor, turistët e huaj vijojnë të shijojnë detin në Durrës

    FOTO-LAJM/ Plazh në tetor, turistët e huaj vijojnë të shijojnë detin në Durrës

    Edhe pse jemi në mesin e muajit tetor dhe sezoni turistik mund të konsiderohet i mbyllur, duket se turistët e huaj vijojnë të shijojnë rrezet e diellit dhe plazhet e Durrësit.
    Disa turistë huaj kanë marrë rreze dielli, teksa po ashtu edhe janë larë në ujërat e detit Adriatik.
    Ndërsa po ashtu, disa pushues të tjerë lëvizin në bregdet. Duket se bregdeti i Adriatiku është tërheqës për turistët e huaj edhe në vjeshtë.

  • Vijojnë protestën minatorët e Spaçit, asnjë përgjigje nga kompania

    Vijojnë protestën minatorët e Spaçit, asnjë përgjigje nga kompania

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • “Kushte më të mira pune”/ Minatorët e Spaçit vijojnë protestën: Nuk kemi patur dialog me njeri, kërkojmë…

    “Kushte më të mira pune”/ Minatorët e Spaçit vijojnë protestën: Nuk kemi patur dialog me njeri, kërkojmë…

    Punonjësit e nëntokës të minierës së Spaçit në Mirditë vijojnë protestën e tyre edhe këtë të mërkurë. Që prej orëve të para të mëngjesit ata janë mbledhur në hyrjen kryesore të kompanisë, duke kërkuar që të merren parasysh kërkesat e tyre për kushte më të mira pune, paga më të larta dhe nënshkrimin e kontratës kolektive me sindikatën e krijuar prej tyre.
    Ndërkohë ka shtim të forcave policore, por fatmirësisht nuk janë regjistruar incidente. Nga ana tjetër, deri tani nuk ka pasur dialog mes palëve, pasi kompania pretendon se sindikata që i përfaqëson nuk plotëson kriteret ligjore.
    Rreth 70 minatorë të minierës së Spaçit në Mirditë kanë ndërprerë punën dhe janë ngritur në protestë që prej datës 8 tetor, duke kërkuar njohjen e sindikatës dhe nënshkrimin e kontratës kolektive të punës, e cila, sipas tyre, do të garantonte të drejtat dhe sigurinë në vendin e punës.

  • SYRI TV/ Vijojnë negociatat e PD me partitë aleate, takim midis opozitës për kandidatin e Tiranës

    SYRI TV/ Vijojnë negociatat e PD me partitë aleate, takim midis opozitës për kandidatin e Tiranës

    Konsultimet për emrin e kandidatit të që do përfaqesojë opozitën në për zgjedhjet e pjesshme në Tiranë kanë në fokus të takimit mes Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Flamur Noka, dhe homologut të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi. Në mbylljet të takimit, Blushi u shpreh se kandidatura e opozitës do të jetë gjithëpërfshirëse dhe e fokusuar në luftën kundër korrupsionit, ndërsa Noka deklaroi se emri do të shpallet së shpejti, pas konsultimeve që do të vijojnë edhe në ditët e ardhshme.

    Partia Demokratike ka vijuar  konsultimet me partitë aletae për të përcaktuar kandidatin që do të përfaqësojë opozitën në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Tiranës.Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, zhvilloi nje takim me homologune  tij, në partinë e Lirisë, Tedi Blushin. Në takim u diskutuan kriteret që duhet të plotësojë kandidati që do të përballet me Ogerta Manastirliun, në garën për bashkinë e kryeqitetit. Në mbyllje të takimit,sekretari I përgjithshem I partisë së lirisë, Tedi Blushi theksoi se kandidatura e opozitës do të jetë gjithëpërfshirëse dhe do te luftoje korrupsionin e insitaluar nga mazhoranca në bashkinë e kryeqytetit

    Sekretari I përgjithshëm I partisë demokratike, Flamur Noka, deklaroi se konsultimet do të vijojnë dhe brenda pak ditësh, opozita do të  zyrtarizojë, emrin e kandidatit te saj. Sink Noka

    Noka theksoi se Partia Demokratike është e gatshme të bashkëpunojë me të gjitha forcat opozitare parlamentare, duke përjashtuar vetëm Lëvizjen Bashkë të Arlind Qorrit.

     

  • Ende asnjë gjurmë nga turisti çek i humbur në Durrës disa ditë më parë, vijojnë kërkimet

    Ende asnjë gjurmë nga turisti çek i humbur në Durrës disa ditë më parë, vijojnë kërkimet

    Vijojnë pa rezultat kërkimet për turistin çek, Pavel Pospisil, 68 vjeç, i cili prej disa ditësh rezulton i zhdukur në zonën e plazhit të Durrësit. Sipas policisë, po kryhen kërkime intensive, ndërsa në ndihmë janë angazhuar që nga dita e parë dhe familjarët e tij.
    Një ditë më parë, ambasada çeke në Tiranë iu drejtua publikut me një thirrje për ndihmë, duke kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve në gjetjen e Pospisil.
    Sipas familjes, ai u pa për herë të fundit më 12 shtator, të premten e kaluar, rreth orës 11:00, teksa largohej nga hoteli ku po qëndronte për një shëtitje. Por që prej atij momenti ka humbur çdo kontakt me bashkëshorten dhe vajzën e tij. Një ditë më pas, ai u shpall zyrtarisht i humbur dhe policia nisi kërkimet.
    Ambasada dhe familja ndërkaq i bëjnë thirrje qytetarëve që për çdo informacion të mundshëm të kontaktojnë menjëherë me policinë shqiptare, për të ndihmuar në gjetjen e 68-vjeçarit.

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 15 shtator 2025…

    MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 15 shtator 2025…

    Pjesa e parë e ditës në Shqipëri do të sjelli dominim të kthjellimeve në të gjithë territorin e vendit.
    Ndërsa orët e pasdites parashikohet të sjelli shfaqje të vranësirave të pakta në zonat e thella malore, por mundësia për reshje është thuajse zero. Sërish vija bregdetare dhe pjesa më e madhe e qyteteve të zonës së ulët do të vijojnë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta.
    Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por vijojnë njësoj në mesditë duke u luhatur nga 12°C temperatura më e ulët deri në 31°C vlera më e lartë në rang vendi.
    Era do të fryjë mesatare deri e fortë; duke arritur shpejtësinë 45 km/h nga drejtimi veriperëndimor, kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 3 ballë.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Emigrantët vijojnë mbajnë Shqipërinë me para: Prurje rekord nga remitancat

    Emigrantët vijojnë mbajnë Shqipërinë me para: Prurje rekord nga remitancat

    Paratë që emigrantët sjellin tek familjet e tyre në Shqipëria po vijojnë të kenë një tendencë rritjeje, ndonëse në gjysmën e parë të këtij viti po shfaqin shenja ngadalësimi.

    Të dhënat e Bankës së Shqipërisë në bilancin e pagesave bënë të ditur se të ardhurat nga emigrantët ishin 532 milionë euro në janar-qershor 2025, me një rritje prej 4.3% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

    Ky është niveli më i ulët i rritjes, që nga viti 2020, kur fluksi u ndikua nga pandemia e Covid-19. Në të njëjtën periudhë të një viti më parë, remitancat ishin zgjeruar me 14.5%. Që nga viti 2013, paratë që emigrantët sjellin në Shqipëri janë rritur vazhdimisht (shiko grafikun), duke reflektuar një cikël të ri emigracioni, që nisi kryesisht pas vitit 2015.

    Pas një rënieje në vitin 2020, si efekt i pandemisë, tendenca rritëse u përshpejtua dukshëm. Në 6 muajt e parë të 2024-s, për herë të parë u tejkalua kufiri prej 500 milionë eurosh. Sipas të dhënave të Eurostat, vetëm në 2022-2023 u dhanë gjithsej 154 mijë leje qëndrimi për herë të parë. Që nga viti 2008, kur Eurostat raporton të dhënat kanë marrë leje qëndrimi për herë të parë rreth 920 mijë shtetas shqiptarë, të cilët janë një potencial për të dërguar para tek të afërmit që kanë lënë në Shqipëri.

    Aktorët e tregut pohojnë se kanalet kryesore vijojnë të mbeten vendet tradicionale ku ka emigracione, si Greqia e Italia, por vitet e fundit ka pasur rritje dhe nga destinacionet e reja si Anglia dhe Gjermania Remitancat llogariten nga Banka e Shqipërisë si pjesë e llogarisë korrente në bilancin e pagesave, sipas standardeve të FMN-së (BPM6).

    Ato përfshijnë të gjitha prurjet monetare që emigrantët dërgojnë drejt familjeve dhe individëve rezidentë në Shqipëri, si përmes kanaleve formale (bankat, institucionet financiare dhe operatorët e transfertave), ashtu edhe përmes vlerësimeve të prurjeve informale.

    Për këtë qëllim, Banka përdor të dhënat e sistemit bankar, raportimet periodike të subjekteve të licencuara dhe anketa specifike tek familjet përfituese, duke synuar të kapë tërësinë e flukseve reale të remitancave në ekonomi./Monitor.al

  • Iku vapa me gushtin? Meteorologia Porja: Temperaturat e larta vijojnë edhe në shtator, ja kur do jetë stuhia e radhës

    Iku vapa me gushtin? Meteorologia Porja: Temperaturat e larta vijojnë edhe në shtator, ja kur do jetë stuhia e radhës

    Sinoptikania Lajda Porja nga “Meteoalb” u shpreh se pavarësisht se jemi në shtator temperaturat e larta të vijojnë edhe gjatë këtij muaji. Porja tha se këtë fundjavë temperaturat do shkojnë në 35 gradë.
    Rreth datës 14 shtator do të ketë një stuhi vjeshte me reshje, dhe pas saj do të rikthehen temperaturat e larta pas kësaj date. Pra, do kemi temperatura komode për të vijuar plazhin edhe gjatë këtij muaji.
    Deti nuk do të ketë dallgë të paktën deri në mesditë dhe pas orës 12 do ketë valëzime.Pra do të kemi kushte shumë të favorshme për të bërë plazh pasi temperaturat do jenë optimale deri në 33 gradë”, tha Porja.

  • Moti ekstrem godet kryeqytetin/ Erë e fortë dhe shi shkaktojnë dëme, 20 persona të plagosur

    Moti ekstrem godet kryeqytetin/ Erë e fortë dhe shi shkaktojnë dëme, 20 persona të plagosur

    Moti i keq ka përfshirë vendin. Era e fortë dhe reshjet e shiut  vijojnë prej më shumë se një orë në Tiranë. Ndërsa disa pemë janë thyer për shkak të stuhisë.
    Po ashtu, të paktën 20 persona janë paraqitur tek “Trauma”, ndërsa 10 të tjerë vijojnë të qëndrojnë në spital ku edhe po marrin trajtim mjekësor. Mësohet se këta shtetas kanë marrë dëmtime, për shkak të stuhisë së fortë përfshiu vendin këtë të shtunë.
     
     
     

  • ‘Situata me zjarret’/ 4 vatra ende aktive, flakët rrezikojnë zona të banuara në Tiranë dhe Devoll

    ‘Situata me zjarret’/ 4 vatra ende aktive, flakët rrezikojnë zona të banuara në Tiranë dhe Devoll

    Gjatë 24 orëve të fundit, vendi është përfshirë nga një tjetër valë zjarresh, me 26 vatra të evidentuara në disa qarqe.

    Sipas të dhënave zyrtare, 4 prej tyre vijojnë ende aktive, duke përfshirë zona të banuara dhe sipërfaqe pyjore në Tiranë, Devoll dhe Krujë.

    Pavarësisht angazhimit në terren, situata mbetet e ndjeshme në disa bashki, ndërsa qytetarët përballen sërish me rrezikun nga flakët në kulmin e verës.

    Njoftimi i Ministrisë: 

    Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile (QKOEC) në AKMC, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar gjithsej 26 vatra zjarri, prej të cilave:

    • 21 vatra janë shuar
    • 4 vatra vijojnë aktive
    • 1 vatër është në monitorim

    Vatra të izoluara dhe të shuara

    Është bërë izolimi i plotë dhe shuarja e zjarreve në:
    Havalehas (Kuçovë), Krutje (Lushnjë), Rubjek (Shijak), Lagjja nr.10 (Korçë), Drobonik (Berat), Kotë (Selenicë), Kameras (Durrës), Martalloz (Memaliaj), Stadiumi dhe puset e naftës (Kuçovë), Fushë Milot (Kurbin), “Gjëmbi” (Selenicë), Lanabreges (Tiranë), Bogovë (Skrapar), Durisht (Tiranë), Barbullush (Vau Dejës), Bogiç-Palvar (Malësi e Madhe), Katundi i Ri (Durrës), Mjull Bathore (Tiranë), Hamallaj (Durrës), Parku Natyror Gërmenj (Kolonjë), si dhe midis fshatrave Nivicë, Salari e Dhëmblan (Tepelenë).

    Vatra aktive

    Aktualisht vijojnë të jenë aktive 4 vatra zjarri:

    • Në fshatin Pezë Helmës, bashkia Tiranë, ku janë të pranishme disa vatra të izoluara që po mbahen në monitorim nga zjarrfikësit.
    • Në fshatin Fage, bashkia Tiranë, ku zjarri është aktiv dhe në monitorim nga zjarrfikësit, forcat bashkiake dhe vullnetarët.
    • Në fshatin Miras, bashkia Devoll, ku ka prani tymi në disa zona dhe rreth 100 forca janë angazhuar për shuarjen e flakëve.
    • Në lagjen Boje, bashkia Krujë, ku dy vatra po përfshijnë sipërfaqe pyjore me pisha në zonë të mbrojtur.

    Ndërkohë, vatra e zjarrit në fshatin Delisuf, bashkia Vlorë, është nën monitorim, ndërsa situata është e qetë dhe pa prani tymi.

    Strukturat e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura vijojnë punën në terren në bashkëpunim me autoritetet vendore.