Tag: vijojnë

  • Prej 3 majit nën dhe, vijojnë kërkimet për 29-vjeçarin Ardit Beshiri

    Prej 3 majit nën dhe, vijojnë kërkimet për 29-vjeçarin Ardit Beshiri

    Vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të pajetë të 29-vjeçarit Ardit Beshiri i cili u zu poshtë nga një masiv dheu, teksa ishte duke punuar me eskavator. Ngjarja ndodhi ditën e shtunë rreth orës 14:30, në vendin e quajtur “Qafa e Burrelit”, në ambientet e fabrikës së përpunimit të kromit që ndodhet në territorin e bashkisë Klos, ndodhi një rrëshqitje masive dheu. Punonjësi i kompanisë u zu poshtë së bashku me mjetin e punës tip eskavator, i cili operon në shfrytëzimin e mineraleve në këtë zonë.
    Menjëherë pas ngjarjes, janë angazhuar forca të shumta në përpjekje për të gjetur dhe nxjerrë trupin e punonjësit të zhdukur. Në operacionin janë përfshirë: Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi i bashkisë Klos, Forcat e Policisë, Punonjës të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera (AKSEM), Ekip mjekësor me autoambulancë, Forca vullnetare nga komuniteti, Efektivë të Forcave të Armatosura me pajisje për detektimin e metaleve, Punonjës të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore.
    Rrëshqitja përfshin një masë të konsiderueshme dheu, me përmasa rreth 500 metra gjatësi, 20 metra gjerësi dhe mbi 4 metra thellësi. Terreni në zonën e prekur mbetet i paqëndrueshëm, çka ka sjellë vështirësi të mëdha në ndërhyrjen me mjete të tjera të rënda, për shkak të rrezikut të rrëshqitjeve të mëtejshme. Për këtë arsye, ndërhyrjet po kryhen me kujdes, për të shmangur çdo rrezik shtesë për forcat e angazhuara në operacion. Pavarësisht përpjekjeve të pandërprera, deri në këto momente nuk është bërë e mundur lokalizimi apo nxjerrja e trupit të punonjësit të ekskavatorit.

  • Burrel/ Vijojnë kërkimet për 29-vjeçarin e zhdukur në fabrikën e përpunimit të kromit

    Burrel/ Vijojnë kërkimet për 29-vjeçarin e zhdukur në fabrikën e përpunimit të kromit

    Prej më shumë se 48 orësh, në zonën e Qafës së Burrelit vijojnë pa ndërprerje kërkimet për gjetjen e 29-vjeçarit Ardit Beshiri, i cili u zhduk të shtunën teksa punonte me eskavator në një fabrikë përpunimi të kromit. I riu u zuri poshtë një masiv i madh dheu dhe rëre pas çarjes së një rezervuari në objektin industrial.
    Sipas burimeve nga vendngjarja, në momentin kritik, Beshiri ndodhej në anën e poshtme të terrenit, ku pritet të ketë qenë më i ekspozuar ndaj përmbytjes së menjëhershme nga uji dhe materiali i akumuluar gjatë procesit të përpunimit të kromit. Deri tani, nuk është gjetur asnjë gjurmë e trupit të tij, ndërsa janë identifikuar vetëm disa pjesë të mjetit eskavator që ai po përdorte.
    Në operacionin e kërkimit janë angazhuar forcat e kërkim-shpëtimit të AKSEM-it, forcat e Armatosura, Policia e Shtetit, banorë të zonës si dhe familjarët e 29-vjeçarit, të cilët apelojnë për shtimin e kapaciteteve dhe burimeve në këtë operacion, duke theksuar vështirësitë që sjell terreni malor dhe prania e madhe e materialit të rrëshqitur.
    Autoritetet lokale ende nuk kanë dhënë një afat për përfundimin e kërkimeve, ndërsa situata mbetet kritike dhe e ndjeshme për familjen e të riut.

  • Japoni/ 1 person përplas me makinë nxënësit e shkollës, vijojnë hetimet për ngjarjen

    Në qytetin japonez të Osakës është regjistruar një ngjarje e rëndë, ku një burrë është arrestuar pasi ka përplasur me makinën e tij disa nxënës shkolle.
    Sipas autoriteteve japoneze 7 prej nxënësve mbetën të plagosur, ndërkohë që e kanë cilësuar incidentin si një sulm të qëllimshëm.
    “Fëmijët, të cilët po ktheheshin në shtëpi në momentin e ngjarjes, janë plagosur dhe janë dërguar me urgjencë në spital. Fatmirësisht, ata kanë qenë të vetëdijshëm gjatë gjithë kohës dhe nuk raportohen në rrezik për jetën”, raportojnë mediat vendase.
    Autori i sulmit, identiteti i të cilit nuk është bërë ende publik, ka rrëfyer gjatë marrjes në pyetje se e ka kryer qëllimisht aktin. Ai është arrestuar nga policia me akuzën e tentativës për vrasje.
    Hetimet për ngjarjen vijojnë, ndërsa autoritetet po punojnë për të zbardhur motivet e këtij sulmi tronditës.

  • Tendera sekretë dhe të mbyllur për mjekësinë, 2 milionë Euro pa garë vetëm për mirëmbajtje sistemi, plas skandali…

    Tendera sekretë dhe të mbyllur për mjekësinë, 2 milionë Euro pa garë vetëm për mirëmbajtje sistemi, plas skandali…

    Skandalet me tendera sekretë dhe procedura të mbyllura vijojnë të tronditin sistemin shëndetësor shqiptar, duke ngjallur shqetësime për abuzime me fondet publike. Së fundmi, është zbuluar një kontratë prej rreth 2 milionë eurosh për mirëmbajtjen e një sistemi informacioni në QSUT, e cila është dhënë pa garë dhe me negocim të mbyllur. Kjo praktikë rikthen në vëmendje periudhën e pandemisë, kur tenderat sekrete ishin të zakonshëm, por tashmë, në mungesë të emergjencës, ngritja e dyshimeve është e pashmangshme.
    Në të njëjtën kohë, spitalet, si Onkologjiku dhe Pediatria, përballen me mungesë medikamentesh dhe kushte të vështira, duke e bërë kontrastin me fondet e shpërdoruara edhe më të fortë. AKSHI, institucioni që menaxhon këto tendera, duket se ka ndjekur një model të përsëritur të mos-transparencës dhe mungesës së përgjegjësisë. Por ky rast ngre pikëpyetje serioze mbi mënyrën se si trajtohet shëndetësia dhe prioritetet që vendosen në ndarjen e buxhetit shtetëror. Në mungesë të transparencës dhe llogaridhënies, qytetarët janë ata që paguajnë çmimin më të lartë, jo vetëm me para, por edhe me shëndetin e tyre.
    Detajet
    Konkretisht tenderat sekretë dhe të mbyllur vijojnë për mjekësinë, edhe pse pandemia e Covid 19 ka disa kohë që nuk është më zyrtarisht. Në atë kohë, Ministria e Shëndetësisë, Spitalet Universitarë, Rajonalë apo Lokalë realizuan qindra procedura sekrete, vetëm me negocim për materiale apo shërbime të ndryshme. Por, edhe në ditët e sotme kur gjithçka ka kaluar, institucionet shtetërore vijojnë të akordojnë miliona euro me procedura tepër të dyshimta. I tillë është rasti i ndjekur nga AKSHI, një institucion që prokuron dhjetëra miliona euro në muaj, me disa sisteme kompjuterike të institucioneve. Këto para’ hidhen “lumë”, ku arsyetohet se krijohen dhe mirëmbahen sisteme, por gjendja në realitet e mjekësisë lë shumë për të dëshiruar, sidomos te Onkologjiku apo edhe në pavijone të tjera. Madje, edhe te Pediatria, ku mungojnë vazhdimisht ilaçe për fëmijët e sëmurë rëndë.

    Faksimile: Njoftimi i tenderit nga AKSHI për sistemin e mirëmbajtjes së informacionit
    Sipas dokumenteve që ka analizuar “VoxNews”, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), ka bërë një procedurë tjetër të mbyllur, me negocim pa shpallje. Ose më saktë, është negociuar me firmën se sa para do për të mirëmbajtur. Objekti i tenderit është “mirëmbajtja e sistemit të informacionit të Shëndetit Publik për Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’”, thuhet në këto dokumente. Vlera totale përfundimtare e kontratës është plot 194.400.000 lekë me TVSH, ose rreth 2 milionë euro. Këto para do t’i jepen firmës ONI SHPK, me adresë në lagjen “Vasil Shanto” në qytetin e Shkodrës.
    Firma zotërohet nga Fatjon dhe Reshat Koçkiçi. Mësohet se paratë i janë dhënë aforfe kësaj firme, teksa është nënshkruar edhe kontrata në datë 20 mars 2025. Mësohet se ka dyshime se e gjitha kjo shumë është një shtesë fondi për këtë projekt, teksa nuk jepen të dhëna se përse kjo shumë e majme me një procedurë të mbyllur. Dy janë mundësitë, ose fondi dhe specifikimet e tenderit të mëparshëm janë bërë gabim, ose këto para’ po i jepen firmës si “shpërblim”. Në të dyja rastet, zyrtarët e spitalit apo edhe të AKSHI-t janë përgjegjës, por koha e ka treguar se ata gjithmonë “amnistohen” nga institucionet ligjzbatuese, aq sa marrin guximin dhe vijojnë të bëjnë kontrata dhe shtesa kontratash sekrete

  • FSHF organizon më 28 qershor seleksionime në SHBA, aplikimet vijojnë të jenë të hapura

    FSHF organizon më 28 qershor seleksionime në SHBA, aplikimet vijojnë të jenë të hapura

    Më 28 qershor 2025, Federata e Futbollit do të organizojë për të tretin vit radhazi seleksionime me futbollistë shqiptarë të talentuar, vajza dhe djem, që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada.
    Seleksionimet do të zhvillohen në kompleksin “Hudson Sports Complex, Warwick NY” dhe do të fokusohen te lojtarët e lindur në vitet 2009, 2010, 2011, 2012 dhe 2013.
    Përgjegjësi i skautizmit në FSHF, Ardi Behari, do të ndjekë nga afër të gjithë procesin me futbollistët shqiptarë të talentuar që jetojnë në SHBA dhe Kanada. Synimi i këtij seleksionimi është identifikimi i talenteve të reja që mund të jenë potencial i vlefshëm për ekipet kombëtare të moshave, si për vajzat ashtu edhe për djemtë.
    Aplikimet për t’u bërë pjesë e seleksionimit vijojnë të jenë të hapura. Të interesuarit duhet të dërgojnë të dhënat e tyre në adresën e e-mailit: [email protected] , duke specifikuar: emrin, mbiemrin, datëlindjen, klubin ku aktivizohen, pozicionin në fushë, uebfaqen zyrtare të klubit, pasaportën që zotërojnë, si dhe një numër kontakti.

  • Ja kush janë tre fermerët e tjerë që vijojnë rrugëtimin në Ferma VIP 2

    Ja kush janë tre fermerët e tjerë që vijojnë rrugëtimin në Ferma VIP 2

    Pas Albës, Big Basta dhe Elinarës, ishte radha e Ron, Kejsit dhe Nur që të vijojnë qendrimin në Ferma Vip 2.
    Tashmë nga tetë konkurentë, gjashtë prej tyre kanë shpëtuar. Ethet vijojnë për dy të tjerë.
    “Fermeri i katërt që do të vijojë rrugëtimin e tij në Ferma VIP 2 është Ron. Fermeri i pestë që do të vazhdojë rrugëtimin e tij në Ferma VIP 2  është Nur. Fermeri i gjashtë që do të vijojë rrutgëtimin e tij në Ferma Vip 2 është Kejsi”, lexoi Luana zarfin me verdiktin e publikut.

  • Efektet e tarifave të Trump, tregjet globale të aksioneve vijojnë rënien

    Efektet e tarifave të Trump, tregjet globale të aksioneve vijojnë rënien

    Vijojnë të bien tregjet globale të aksioneve në mbarë botën që kur Presidenti i SHBA Donald Trump njoftoi tarifa të reja për importet nga pothuajse të gjitha ekonomitë.

    Aksionet e Azisë-Paqësorit nga Shangai në Tokio dhe Sidnei në Hong Kong ranë të hënën nga nivelet që nuk janë parë në dekada.

    Në Evropë, stoqet më të mëdha vazhduan të bien – siç është rasti në SHBA, ku tregtimi është ende i hapur.

    Ndikimi në FTSE 100 të Mbretërisë së Bashkuar, S&P 500 të Amerikës, Dax të Gjermanisë dhe Nikkei të Japonisë ka qenë i gjerë.

    Përmbledhja:

     

  • Me biçikleta drejt Strasburgut, studentët serbë vijojnë tubimin ne metropolet europiane

    Me biçikleta drejt Strasburgut, studentët serbë vijojnë tubimin ne metropolet europiane

    Dhjetëra studentë serbë vijojnë udhëtimin dyjavor me biçikleta drejt Strasburgut për të tërhequr vëmendjen e BE-së për korrupsionin në vendin e tyre.
    Ata kanë mbërritur në Budapest, ndërsa pritet të vijojnë tubimin në disa metropole, ku synojnë që krahas Brukselit, të sensibilizojnë edhe diasporën serbe në këto vende.
    Studentët protestojnë prej afro pesë muajsh duke kërkuar përgjegjësinë për tragjedinë në Novi Sad.

    Më 1 nëntor të vitit të kaluar, humbën jetën 16 persona dhe dy të tjerë u plagosën nga shembja e stacionit të trenit.
    Protesta ka përfshirë të paktën 63 fakultete të pesë universiteteve shtetërore, disa institucione private të arsimit të lartë, si dhe shkolla profesionale.
    /vizionplus.tv

  • Parashikimi i motit për ditën e sotme, 5 Prill 2025

    Parashikimi i motit për ditën e sotme, 5 Prill 2025

    Orët e paradites do të vijojnë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta në bregdet dhe pjesërisht zonat e ulëta, por me kthjellime dhe vranësira të dendura do të paraqiten zonat malore.Parashikohet që orët e pasdites; t’i bëjnë më të dukshme vranësirat në pjesën më të madhe të territorit duke sjellë reshje të pakta shiu si edhe reshje të izoluara dëbore në zonat e thella malore.
    Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat minimale, por vijojnë konstante maksimalet duke u luhatur nga 2°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 21°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet në qarkun e Vlorës.Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 35 km/h nga drejtimi; kryesisht Veriperëndimor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 5 prill 2025…

    MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 5 prill 2025…

    Orët e paradites do të vijojnë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta në bregdet dhe pjesërisht zonat e ulëta, por me kthjellime dhe vranësira të dendura do të paraqiten zonat malore.
    Parashikohet që orët e pasdites t’i bëjnë më të dukshme vranësirat në pjesën më të madhe të territorit duke sjellë reshje të pakta shiu si edhe reshje të izoluara dëbore në zonat e thella malore.
    Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat minimale, por vijojnë konstante maksimalet duke u luhatur nga 2°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 21°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet në qarkun e Vlorës.
    Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 35 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni: Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!