Pas zgjedhjes së kreut të ri të SPAK, ambasadori i BE-së Silvio Gonzato ka marrë fjalën ku ka përgëzuar Klodian Brahon, i cili do kryesojë Prokurorinë e Posaçme në tre vitet në vijim.
“Kjo për arsye se SPAK luaj një rol thelbësor në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Dhe ju e dini që kjo është një nga kërkesat kyçe për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Në thamë dje që ajo që ne kërkojmë është një kre të këtij institucioni që do të vijojë punën e tij dhe thamë që ajo që ne kërkonim është një kandidat që të kishte nivele shumë të larta pavarësie, integriteti, rezistence në punë, pra standarte që kanë të bëjnë me përafrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Dua të përgëzoj zotin Braho dhe shprehem se presim bashkëpunimin me të në muajt dhe vitet në vijim.”– u shpreh Gonzato.
Tag: vijim
-

BE përgëzon kreun e ri të SPAK, Gonzato: Presim bashkëpunim të ngushtë
-

LAJM I FUNDIT/ Vdekja tragjike në anijen panameze në Portin e Durrësit, arrestohen kapiteni dhe inxhinieri
Në vijim të informacionit të dhënë më datë 07.12.2025, mbi humbjen e jetës së shtetasit nga Azerbajxhani, J. A., dyshohet pas rënies në kontakt me rrymën elektrike, gjatë punës në anijen ku ishte marinar, informojmë se në vijim të veprimeve procedurale dhe hetimore në lidhje me këtë rast, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan kapitenin dhe inxhinierin e anijes, përkatësisht shtetasin A. Z., banues në Azerbajxhan, dhe shtetasin D. L., banues në Gjeorgji, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Top Channel
-

Rama: Vjen në e-Albania një tjetër shërbim për studentët dhe ish-studentët
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot lajmin se tashmë në e-albania do të ofrohet një tjetër shërbim për studentët dhe ish-studentët nga vitin 2011 e në vijim.
“Dhe me një tjetër shërbim për studentët dhe ish-studentët nga viti akademik 2011–2012 e në vijim, ku përmes e-Albania tani mund të verifikojnë numrin e matrikullimit online, duke ju thjeshtuar procedurat, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetet sociale. -

Fermerët grekë përshkallëzojnë protestat ditën e sotme, pas autostradave, paralajmërojnë bllokimin e porteve
Plani i fermerëve në Greqi për të përshkallëzuar luftën e tyre, që përfshin bllokada kryesisht në rrjetin kombëtar, por edhe veprime të tjera dinamike që do të zhvillohen në periudhën në vijim, filloi të zbatohet dje, të hënën.
Pas bllokimit të Nikaias dhe autostradës E65 jashtë Karditës nga fermerët thesalianë, dje fermerët nga Maqedonia ndoqën rrugën për të bllokuar Malgarin, duke mbyllur përfundimisht rrjedhën për në Athinë dhe duke shkaktuar kaos në trafik.
Është e sigurt se në ditët në vijim do të ketë bllokada të tjera në Beoti dhe Evros , ndërsa fermerët po deklarojnë hapur qëllimin e tyre për të vazhduar me bllokadat e porteve dhe doganave -

Bllokohen 42 mijë euro në Kakavijë, nën hetim një person
POLICIA E SHTETIT
Në vijim të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetasit L. K., ku u gjetën 42 000 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar konform ligjit.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasin L. K., 44 vjeç, banues në Fier. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. -

Deri kur do të zgjasë moti i keq? Ekspertët japin paralajmërimet e papritura për javën në vijim, ja çfarë pritet
Në një lidhje direkte, pedagog në Universitetin Politeknik të Tiranës, dhe meteorologia Rudina Zace, dhanë një panoramë të detajuar mbi situatën e motit dhe parashikimet për ditët në vijim. Shirat intensivë, dëbora në zonat malore dhe ulja e ndjeshme e temperaturave do të mbeten pjesë e realitetit të vendit për disa ditë të tjera.
Sipas meteorologes Zace, reshjet e shiut do të rikthehen, por do të jenë më të dobëta në qarqet Shkodër, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan dhe Fier, ndërsa në zona të tjera të vendit mund të shfaqen shtrëngata lokale. Në veri dhe lindje, mbi kuotën 700 metra, reshjet do të kthehen në dëborë, ndërsa në juglindje kjo pritet të ndodhë mbi 1000 metra lartësi.Temperaturat do të mbeten të ulëta gjatë gjithë javës: në bregdet nga 9–15°C, në zonat e ulëta 7–13°C, ndërsa në ato malore do të luhaten nga 0 deri në 7°C.
Një tjetër efekt i motit të keq është shfaqur në Sarandë, ku banorët janë alarmuar nga ngjyra e turbullt e detit. Depozitime të ndryshme në ujë si pasojë e reshjeve të dendura kanë ndryshuar dukshëm pamjen karakteristike të bregdetit, i njohur për ujin Kristal, sqaruan dy ekspertët.
Nga reshjet e ditëve të fundit janë shënuar edhe dëmtime në disa akse rrugore. Segmenti Qukës–Qafë Plloçë dhe zona të Kurbinin janë prekur nga shembjet, ndërsa probleme raportohen edhe në aksin Kardhiq–Sarandë dhe në tunelin e Elbasanit. Prof. Skrame theksoi se reshjet e shumta e ngopin argjilën me ujë, duke shkaktuar rrëshqitje të shpatit të malit, ndërsa mungesa e studimeve të detajuara e thellon rrezikun. Në lidhje me kontrollin e situatës hidrologjike, në stacionin hidrometrik të Përmetit po funksionon një projekt inovativ i monitorimit të prurjeve të lumenjve në bashkëpunim me Universitetin e Trentos. Sistemi përdor radarë që matin nivelin e ujit dhe dërgojnë të dhëna në kohë reale në shërbimet meteorologjike.
“Nëse niveli i ujit tejkalon kufijtë e sigurisë, autoritetet duhet të marrin menjëherë masa,” u bë e ditur gjatë intervistës. Parashikimi i prurjeve arrin deri në 6–8 orë para, duke ndihmuar në paralajmërimin dhe mbrojtjen nga përmbytjet. Në vijim, planifikohet instalimi i 20 stacioneve të reja në pika strategjike të lumenjve në vend. Moti i keq pritet të vazhdojë, ndërsa ekspertët bëjnë apel për kujdes dhe informim të vazhdueshëm, veçanërisht në zonat më të rrezikuara nga reshjet dhe rrëshqitjet e dherave. -

Vrasja e 36-vjeçarit në Selenicë, zbulohet autori! Policia: Dalan Alliaj u vra nga djali i xhaxhait
Zbulohet autori i vrasjes në Gjormë të Selenicës.
Vlorë/Informacion paraprak në vijim
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më herët, nga veprimet e para hetimore është bërë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit B. A., i cili dyshohet se në fshatin Gjorm ka vrarë me armë zjarri kushëririn e tij, shtetasin D. A.
Pas kryerjes së krimit, shtetasi B. A. është larguar drejt zonës malore përreth, ku dyshohet se fshihet.
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë po vijojnë punën intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, ndërsa nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes. -

Zbulohet ‘shtëpi bari’ në Bilisht, shoqërohen disa persona!
Në qytetin e Bilishtit është zbuluar së fundmi nga policia e Korçës një ‘shtëpi bari’. Në ambientin e mbyllur janë gjetur dhe sekuestruar disa rrënjë kanabisi.
Deri më tani janë shoqëruar në polici disa persona, të cilët mendohen të kenë dijeni apo lidhje me rastin në fjalë. Sakaq, hetimet janë ende në vijim ndërsa priten dhe arrestime.
Akoma nuk dihen se kush janë personat që qëndrojnë pas kësaj ngjarje, ndërsa detaje të reja priten të bëhen me dije në vijim nga vetë policia. -

“Alfabetizime dhe kundrime të reja në albanologji” mbledh studiuesit në tryezë shkencore
Tryeza shkencore “Alfabetizime dhe kundrime të reja në albanologji” solli prezantime të kumtesave të studiuesve, që ishin pjesë e saj. Në ambientet e Bibliotekës së Institutit të Arkeologjisë (ASHSH), Departamenti i Leksikologjisë, Terminologjisë dhe Gjuhësisë së Zbatuar organizoi tryezën shkencore që u hap nga përgjegjësi i departamentit, z. Artur Lama. Në parashtresën e tij me titull “Udhëhapjet e alfabetizimeve të reja si nxitje për më shumë studime bashkëkohore”, Lama argumentoi se alfabetizimet e reja dhe gjuhësia përfaqësojnë një ndërthurje të rëndësishme mes zhvillimeve teknologjike, sociale dhe teorike në mënyrën si kuptojmë, mësojmë dhe përdorim gjuhën sot.
Ndryshe nga alfabetizimi tradicional, që përqendrohet në aftësinë për të lexuar dhe shkruar, alfabetizimet e reja zgjerojnë pikëvështrimin dhe mundësojnë forma të ndryshme komunikimi, si dhe një larushi kompetencash gjuhësore të lidhura me kontekstin digjital, mediatik, vizual dhe kritik. PhD (kandidate) Rafaela Marteta kumtoi me temën “Perspektiva plurale e ligjërimeve: nga gjuha në alfabetizimet e reja”. Prof. dr. Tomorr Plangarica paraqiti kumtesën “Bashkëpunimi mes studiuesve dhe institucioneve shkencore në vendet e Europës Juglindore – premisë për institucionalizimin konjitiv, intelektual dhe social më të shpejtë të dijeve dhe disiplinave shkencore”.
Ndër të tjera Prof. Plangarica theksoi nevojën për krijimin e një departamenti të veçantë në IGJL, të titulluar “Departamenti i Historisë së Gjuhës Shqipe dhe Ballkanistikës”, si një hap strategjik për zhvillimin e studimeve rajonale. Në vijim prof. as. dr. Evalda Paci prezantoi kumtesën “Çështje të njohjes së elementeve përfaqësuese në veprat e letërsisë së vjetër shqipe”, paraqitur në gjuhën frënge në Kongresin XIII të AIESEE-së. Prof. as. dr. Aristotel Spiro kumtoi me temën “Brengat filologjike të motrës së Kostandinit të vdekur në udhëtimin e saj përmes tri gjuhëve -Kënga e Garentinës”. Në vijim prezantuan kumtesat dhe dr. Valbona Sinanaj, akad. prof. dr. Valter Memisha e prof. dr. Artur Lama. Sipas ASH tryeza u mbyll me diskutime dhe propozime për krijimin e njësive të reja shkencore, në kuadër të reformimit dhe perspektivës së Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë për vitet në vijim. -

Fati do trokasë në derën tuaj! Këto janë 3 shenjat e horoskopit që do përjetojnë një ndryshim të madh në ditët në vijim
Lajme të shkëlqyera vijnë për tre shenja të zodiakut, të cilat në ditët në vijim do të ndihen sikur universi më në fund po bashkëpunon me ta. Një periudhë e artë po afron për ta, ku fati, suksesi dhe zhvillimet pozitive do jenë në anën e tyre.
Nëse i përkisni njërës prej tyre, përgatituni për ndryshime të mëdha, nga karriera te jeta personale, gjithçka do të marrë një drejtim krejt tjetër!
Luani
Luani hyn në një nga periudhat më të fuqishme të vitit. Vetëbesimi i tij është në kulm dhe ky energji e brendshme reflektohet edhe jashtë. Çdo vendim që merr tani, është i menduar mirë dhe i saktë. Tani është momenti i shpërblimeve. Mundi juaj po jep frytet dhe suksesi është më i prekshëm se kurrë më parë.
Shigjetari
Për shigjetarin, gjithçka ndryshon në mënyrë pozitive. Energjitë e reja e shtyjnë drejt zgjerimit, si në mendim, ashtu edhe në veprim. Mundësi të reja do shfaqen papritur dhe rrugë të reja do hapen, duke sjellë frymëzim, qartësi dhe një ndjenjë të thellë paqeje të brendshme. Mos i humbisni këto shanse!
Bricjapi
Bricjapi ka punuar gjatë dhe fort, dhe tani është koha për të parë rezultatet. Kjo është periudha ku stabiliteti që ka kërkuar kaq shumë bëhet realitet. Fati është në anën e tij dhe çdo përpjekje do shpërblehet. Asgjë nuk është rastësi, suksesi i tij është ndërtuar me durim dhe disiplinë.