Pas disa orësh përpjekjesh intensive, zjarri që përfshiu mesditën e sotme një sipërfaqe pyjore në Qeparo është shuar plotësisht.
Flakët morën përmasa të konsiderueshme për shkak të terrenit të vështirë dhe erës së fortë, duke krijuar rrezik të drejtpërdrejtë për banesat dhe një fabrikë vaji. Ndërhyrja e menjëhershme nga toka dhe ajri bëri të mundur neutralizimin e zjarrit dhe shmangien e pasojave më të rënda.
Në operacion u përfshi helikopteri Black Hawk i Forcës Ajrore, i cili luajti një rol kyç në përballimin e vatrës aktive, ndërkohë që në terren ishin të angazhuar mjetet zjarrfikëse, efektivë të MZSH si dhe punonjës të shërbimit pyjor.
Falë bashkërendimit mes strukturave të Mbrojtjes Civile, si në nivel vendor ashtu edhe qendror, u arrit të mbrohej jo vetëm mjedisi, por edhe siguria e banorëve dhe pasuria e tyre.
AKMC dhe Ministria e Mbrojtjes apelojnë për kujdes të shtuar nga qytetarët, sidomos në këto ditë me temperatura të larta dhe erëra të forta. Çdo zjarr, sado i vogël të duket, duhet raportuar menjëherë, në mënyrë që të shmangen situata të rrezikshme për jetën, pronën dhe natyrën.
Tag: vihet
-

Ndërhyrje nga toka dhe ajri, vihet nën kontroll zjarri në Qeparo
-

Vihet nën kontroll zjarri në Qeparo pas ndërhyrjes nga toka dhe ajri
Pas disa orësh përpjekjesh intensive, zjarri që përfshiu mesditën e sotme një sipërfaqe pyjore në Qeparo është shuar plotësisht.
Flakët morën përmasa të konsiderueshme për shkak të terrenit të vështirë dhe erës së fortë, duke krijuar rrezik të drejtpërdrejtë për banesat dhe një fabrikë vaji. Ndërhyrja e menjëhershme nga toka dhe ajri bëri të mundur neutralizimin e zjarrit dhe shmangien e pasojave më të rënda.
Në operacion u përfshi helikopteri Black Hawk i Forcës Ajrore, i cili luajti një rol kyç në përballimin e vatrës aktive, ndërkohë që në terren ishin të angazhuar mjetet zjarrfikëse, efektivë të MZSH si dhe punonjës të shërbimit pyjor.Falë bashkërendimit mes strukturave të Mbrojtjes Civile, si në nivel vendor ashtu edhe qendror, u arrit të mbrohej jo vetëm mjedisi, por edhe siguria e banorëve dhe pasuria e tyre.
AKMC dhe Ministria e Mbrojtjes apelojnë për kujdes të shtuar nga qytetarët, sidomos në këto ditë me temperatura të larta dhe erëra të forta. Çdo zjarr, sado i vogël të duket, duhet raportuar menjëherë, në mënyrë që të shmangen situata të rrezikshme për jetën, pronën dhe natyrën. -

Pas ndërhyrjes nga toka dhe ajri, vihet nën kontroll zjarri në Qeparo
Pas disa orësh përpjekjesh intensive, zjarri që përfshiu mesditën e sotme një sipërfaqe pyjore në Qeparo është shuar plotësisht.
Flakët morën përmasa të konsiderueshme për shkak të terrenit të vështirë dhe erës së fortë, duke krijuar rrezik të drejtpërdrejtë për banesat dhe një fabrikë vaji. Ndërhyrja e menjëhershme nga toka dhe ajri bëri të mundur neutralizimin e zjarrit dhe shmangien e pasojave më të rënda.
Në operacion u përfshi helikopteri Black Hawk i Forcës Ajrore, i cili luajti një rol kyç në përballimin e vatrës aktive, ndërkohë që në terren ishin të angazhuar mjetet zjarrfikëse, efektivë të MZSH si dhe punonjës të shërbimit pyjor.
Falë bashkërendimit mes strukturave të Mbrojtjes Civile, si në nivel vendor ashtu edhe qendror, u arrit të mbrohej jo vetëm mjedisi, por edhe siguria e banorëve dhe pasuria e tyre.
AKMC dhe Ministria e Mbrojtjes apelojnë për kujdes të shtuar nga qytetarët, sidomos në këto ditë me temperatura të larta dhe erëra të forta. Çdo zjarr, sado i vogël të duket, duhet raportuar menjëherë, në mënyrë që të shmangen situata të rrezikshme për jetën, pronën dhe natyrën.Top Channel
-

Autor i disa grabitjeve, vihet në pranga 40-vjeçari në Tiranë
Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas provave të siguruara nga puna hetimore dhe këqyrjes së kamerave të sigurisë, finalizuan operacionin e koduar “Quick Response”.
Në kuadër të të cilit u vu në pranga shtetasi A. D., 40 vjeç, banues në Ksamil, me precedent të mëparshëm penal. Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ka vjedhur shuma parash dhe sende/artikuj të ndryshëm në 5 dyqane, si dhe ka tentuar të vjedhë në 1 dyqan tjetër. Punohet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 40-vjeçari. -

“Skifteri” që boshatiste dyqanet në Tiranë vihet në pranga, 40-vjeçari nuk e kishte për herë të parë
Zbardhen 6 vjedhje/tentativa për vjedhje të dyqaneve, të kryera gjatë muajit prill dhe maj. Identifikohet dhe vihet në pranga 40-vjeçari, i dyshuar si autori i tyre, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.
Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas provave të siguruara nga puna hetimore dhe këqyrjes së kamerave të sigurisë, finalizuan operacionin e koduar “Quick Response”.
Në kuadër të të cilit u vu në pranga shtetasi A. D., 40 vjeç, banues në Ksamil, me precedent të mëparshëm penal.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ka vjedhur shuma parash dhe sende/artikuj të ndryshëm në 5 dyqane, si dhe ka tentuar të vjedhë në 1 dyqan tjetër.
Punohet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 40-vjeçari. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.Top Channel
-

Figo kritikon Real Madridin: E çuditshme të vihet në diskutim një trajner si Ancelotti
Real Madridi fitoi, por pas suksesit 1-0 ndaj Athletic Bilbaos me një gol të mrekullueshëm të Federico Valverdes në fundin e ndeshjes, në fokus janë më shumë çështje jashtë fushës: e ardhmja e Carlo Ancelottit dhe sjellja e Vinicius ndaj tifozëve të vet, të cilët e kanë kritikuar gjatë javëve të fundit.
Ish-ylli i “Los Blancos”, që ka luajtur edhe tek Interi në Itali, Luis Figo, foli për rastin e brazilianit, i cili pasi shënoi një gol (që më pas u anulua), nuk festoi në shenjë proteste: “Nuk e di çfarë ka ndodhur dhe nuk më pëlqen të ndërhyj në gjëra që nuk i kam parë, por mendoj se nuk është kurrë gjë e mirë të jesh në kundërshtim me tifozët e tu. Nëse dëshiron që ata të të mbështesin, duhet të luash mirë që njerëzit të ndihen të lumtur me ty”.
Ish-futbollisti portugez theksoi rëndësinë e marrëdhënies mes lojtarëve dhe tifozëve të tyre, duke shtuar: “Ndoshta nuk të interesojnë tifozët e tjerë, por të tutë duhet të të duan, apo jo?”
Më pas, për Ancelottin, Figo ndryshoi ton: “Nëse do të qëndrojë? Kjo është një pyetje për Florentino Pérez, nuk e di. Për të qenë i sinqertë, unë jam në botën e futbollit prej shumë vitesh dhe e di që njerëzit kanë kujtesë të shkurtër, vlen vetëm rezultati i fundit.
Ndoshta kjo ndodh sepse është Real Madridi, por më duket shumë e çuditshme që një trajner i nivelit të Ancelottit të vihet në diskutim. Nuk e di…, më duket e çuditshme që menjëherë pas një ndeshjeje të Ligës së Kampionëve, e vetmja pyetje në konferencë të ketë qenë për të ardhmen e trajnerit.
Si mund të trajtohet kështu dikush që ka fituar gjithçka dhe që çdo vit tregon vlerat e tij si trajner. Në futboll nuk mund të fitosh gjithmonë. Pra, nuk e di…, ky është mendimi im, u habita shumë”.
-

Vihet në pranga drejtuesi teknik i firmës/ Dëmtohet punëtori gjatë punës në kantier, Durrës
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin B. B., 61 vjeç, banues në Kavajë, drejtues teknik i një firme ndërtimi, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi shtetasi B. Sh., 41 vjeç, banues në Durrës, është dëmtuar duke punuar në një pallat që po ndërtohet nga kjo firmë, në Golem.
I dëmtuari mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën. -

Vihet në prangat e policisë për posedim droge/ Arrestohet shqiptari në Greqi.
Një 31-vjeçar nga Shqipëria është arrestuar në një zonë të Selanikut, nga punonjës policie të Drejtorisë së Policisë Moudania për posedim droge.
Në mënyrë të veçantë, pas veprimeve të koordinuara të policisë, në kontrollin e banesës së tij u gjetën dhe u sekuestruan 2 pako kanabis të papërpunuar, me peshë totale 450 gram, 2 peshore elektronike precize dhe shumën prej 6 650 euro.
I arrestuari me dosjen e ngritur në ngarkim të tij do të dërgohet në Prokurorinë e Shkallës së Parë Selanik.