Tag: vihet

  • Vihet nën kontroll situata në Gramsh/ Të gjitha vatrat janë fikur, banorët kthehen në banesat e tyre

    Vihet nën kontroll situata në Gramsh/ Të gjitha vatrat janë fikur, banorët kthehen në banesat e tyre

    Vihet nën kontroll situata në Gramsh. Të gjitha vatrat e zjarrit tashmë janë fikur dhe banorët po kthehen në shtëpitë e tyre.
    Strukturat e emergjencave kanë kërkuar që të mbahet nën kontroll çdo vatër, pasi rreziku i riaktivizimit ekziston edhe pas fikjes.
    Roje pylli, zjarrfikës e vullnetarë vijojnë të jenë të shpërndarë në terren për çdo riaktivizim të mundshëm. Nga ana tjetër, po punohet për rikthimin e energjisë elektrike dhe ujit në fshatrat e prekur.

  • 500 turistë u evakuuan/ Beteja me flakët, vihet nën kontroll zjarri te Syri i Kaltër

    500 turistë u evakuuan/ Beteja me flakët, vihet nën kontroll zjarri te Syri i Kaltër

    Zjarri që përfshiu dje zonën turistike të Syrit të Kaltër, ku u evakuuan rreth 500 turistë, është arritur të vihet plotësisht nën kontroll.

    Forcat zjarrfikëse dhe mjetet ajrore kanë ndërhyrë gjatë gjithë ditës së djeshme dhe natës, duke shmangur përhapjen në zonat përreth.
    Aktualisht, vëmendja e emergjencave është përqendruar në dy vatra të tjera aktive, një mbi fshatin Pecë dhe tjetra pranë fshatit Kardhikaq, ku vijon puna për shuarjen e flakëve.

    Top Channel

  • Kapet në flagrancë duke vjedhur një banesë, vihet në pranga 43-vjeçari në Lushnjë

    Kapet në flagrancë duke vjedhur një banesë, vihet në pranga 43-vjeçari në Lushnjë

    U kap në flagrancë, në banesën ku kishte hyrë për të vjedhur, vihet në pranga 43-vjeçari.
    Kjo është vjedhja e dytë që parandalohet gjatë 24 orëve të fundit, si rezultat i reagimit të shpejtë të Policisë së Lushnjës.
    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, menjëherë pas njoftimit se një shtetas po tentonte të vidhte në një banesë në qytet, organizuan punën dhe shkuan në adresën e dhënë.
    Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u arrestua në flagrancë, në këtë banesë, autori, shtetasi J. P., 43 vjeç.
    Vijojnë hetime për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 43-vjeçari.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Emri/ I kërkuar për plagosjen me armë në Sarandë, i vihet tritol makinës së 31-vjeçarit

    Emri/ I kërkuar për plagosjen me armë në Sarandë, i vihet tritol makinës së 31-vjeçarit

    Më datë 21.07.2025, reth orës 23:50, në lagjen nr. 3, Sarandë, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde eksplozive e vendosur në një automjet, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
    Automjeti rezulton në pronësi të shtetasit Klaus Jace 31 vjeç, person i shpallur në kërkim për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, në lidhje me ngjarjen e datës 17.07.2025, ku mbetën të plagosur me armë zjarri dy shtetas.
    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj ligjor.

    Top Channel

  • Rinas/ U kap me lënde narkotike, vihet në pranga 25 vjeçarja belge

    Rinas/ U kap me lënde narkotike, vihet në pranga 25 vjeçarja belge

    U kap në flagrancë, në dalje të Shqipërisë, me një sasi Amphetamine me vete, vihet në pranga 25-vjeçarja belge.
    Shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas sekuestruan gjithashtu lëndë narkotike.
    ‘’Si rezultat i kontrolleve të imtësishëm në hyrje/dalje, me objektiv goditjen e paligjshmërive në kufi, krahas punës për menaxhimin e fluksit në këtë PKK, arrestuan në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, shtetasen belge K. D., 25 vjeçe. Ajo u kap në flagrancë, në tentativë për të dalë nga Shqipëria, me një sasi lënde narkotike Amphetamine, me vete’’, thuhet në njoftim.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
     

  • Mjekët po ikin më pak, Urdhri i Mjekut: Ka mjekë të rinj që rikthehen dhe aplikojnë në spitalet shtetërore

    Mjekët po ikin më pak, Urdhri i Mjekut: Ka mjekë të rinj që rikthehen dhe aplikojnë në spitalet shtetërore

    Frenohet ikja e mjekëve shqiptarë drejt vendeve të Bashkimit Europian për të punuar dhe jo vetëm.

    Në 6-mujorin e parë të këtij vihet re një rënie e numrit të mjekëve që kanë kërkuar tërheqjen e certifikatës së sjelljes së mirë pranë Urdhrit të mjekëve, dokument pa të cilin nuk mund të punësohen në asnjë klinike mjekësore të huaj, jashtë Shqipërisë .

    “Një vit më pare kishte 146 mjekë që kërkuan certifikatën e sjelljes së mirë që presupozohet se e kërkojnë për t’u punësuar në klinika të vendeve jashtë Shqipërisë. Këtë vit ka një rënie. Janë vetëm 46 certifikata të lëshuara për 6-mujorin e parë të vitit”, tha Dritan Trepça, president i Këshillit Kombëtar të Urdhrit të Mjekëve.

    Sipas presidentit të Urdhrit të Mjekut tanimë, vihet re një tjetër trend, ai i kthimit të mjekëve të rinj që janë larguar, për t’u regjistruar në portalin e punësimit të mjekëve për në sistemin shëndetësor publik.

    “Vihet re një kthim i mjekëve të rinj të cilët pasi kanë marrë një farë eksperience jashtë, kthehen dhe aplikojnë në portal për të hyrë në sistemin publik shëndetësor”, u shpreh Trepça.

    Nga ana tjetër ka një shtim të mjekëve të huaj të cilët zgjedhin klinika mjekësore jopublike për të ofruar shërbim shëndetësor në Shqipëri. Fenomeni i largimit te bluzave të bardha mbetet një shqetësim serioz jo vetëm për sistemin shëndetësor shqiptar por dhe për shume vende të Europës dhe jo vetëm.

  • E rëndë në Elbasan/ U vihet zjarri disa varrezave, s’dihen autorët

    E rëndë në Elbasan/ U vihet zjarri disa varrezave, s’dihen autorët

    Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të dielë në qytetin e Elbasanit.

    Persona të paidentifikuar i kanë vënë flakën një parcele në varrezat e Elbasanit, duke dëmtuar një numër të konsiderueshëm të varreve, kryesisht varreza të vjetra ku dyshohet se prehen fëmijë.

    Ende nuk dihet se kush fshihet pas këtij rasti të parecedentë, apo personat që kanë djegur varret.

    Deri më tani nuk ka asnjë reagim institucional nga Bashkia e Elbasanit apo të ketë nisur një hetim për këtë ngjarje të rëndë.

  • I riu nga Tepelena nuk i bindet policisë, vihet nën hetim

    I riu nga Tepelena nuk i bindet policisë, vihet nën hetim

    POLICIA E SHTETIT
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin L. Sh., 20 vjeç, banues në fshatin Turan, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, gjatë vënies së masës administrative. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

  • Vihet nën kontroll zjarri në malin e Krastës në Elbasan

    Vihet nën kontroll zjarri në malin e Krastës në Elbasan

    Pas një pune të pandërprerë të forcave, është arritur të vihet nën kontroll zjarri në malin e Krastës në Elbasan.
    Aktualisht, forcat zjarrfikëse dhe strukturat e përfshira në operacion vazhdojnë punën intensive për izolimin e plotë dhe shuarjen përfundimtare të vatrave të mbetura.
    Sipas tvklan, vijon monitorimi i terrenit për të parandaluar çdo riaktivizim të mundshëm për shkak të erës.
    Në këtë aksion u përfshinë 12 efektivë të FA dhe një mjet zjarrfikës nga Detashmenti i Mbrojtjes Rajonale Mengël, Elbasan.
    Strukturat e mbrojtjes civile, në bashkëpunim me autoritetet vendore dhe në koordinim të plotë me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, janë në gatishmëri në çdo moment në mbrojtje të komunitetit e të pasurive natyrore.