Tag: vihet

  • Foto/ Mbledhja në KLP për zgjedhjen e kreu të ri të SPAK, vihet re mungesa e përfaqësuesve gjermanë

    Foto/ Mbledhja në KLP për zgjedhjen e kreu të ri të SPAK, vihet re mungesa e përfaqësuesve gjermanë

    Teksa mbledhja në KLP ka nisur për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, përfaqësues të ambasadës gjermane nuk kanë mbërritur ende, duke lënë vendet bosh.

    Burimet i thanë gazetares Anila Hoxha që pritet të jenë prezentë vetëm gjatë votimit.
    Ndërkohë pjesë në mbledhje po marrin përfaqësues të SHBA, BE, Holandës dhe Britanisë së Madhe.
     

    Top Channel

  • Fuste sende të paligjshme në burg, merr fund arratia e 36-vjeçarit/ Vihet në pranga në pikën kufitare të Kapshticës

    Fuste sende të paligjshme në burg, merr fund arratia e 36-vjeçarit/ Vihet në pranga në pikën kufitare të Kapshticës

    Kapet dhe vihet në pranga një 36-vjeçar i shpallur në kërkim me masë sigurie “Arrest me burg”.

    Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë kanë intensifikuar kontrollet në pikat e kalimit dhe kufirin e gjelbër, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare dhe kapjen e shtetasve në kërkim.
    Në kuadër të kontrolleve dhe intervistimeve të thelluara në PKK Kapshticë, në hyrje për në Shqipëri është ndaluar shtetasi P. N., 36 vjeç, banues në Elbasan.
    Ndaj tij, Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Dëshmi e rremë” dhe “Futja e sendeve të palejuara në IEVP”, i cili po kalonte kufirin në kundërshtim me ligjin.
    Veprimet e mëtejshme procedurale janë kryer nga DVP Elbasan.

    Top Channel

  • I dënuar me burg dhe i shpallur në kërkim, vihet në pranga 36-vjeçari

    I dënuar me burg dhe i shpallur në kërkim, vihet në pranga 36-vjeçari

    Kapet dhe vihet në pranga një 36-vjeçar i shpallur në kërkim me masë sigurie “Arrest me burg”.
    Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë kanë intensifikuar kontrollet në pikat e kalimit dhe kufirin e gjelbër, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare dhe kapjen e shtetasve në kërkim.
    Në kuadër të kontrolleve dhe intervistimeve të thelluara në PKK Kapshticë, në hyrje për në Shqipëri është ndaluar shtetasi P. N., 36 vjeç, banues në Elbasan.
    Ndaj tij, Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Dëshmi e rremë” dhe “Futja e sendeve të palejuara në IEVP”, i cili po kalonte kufirin në kundërshtim me ligjin.
    Veprimet e mëtejshme procedurale janë kryer nga DVP Elbasan.

  • Pezullimi i Ballukut/ Dyrnjaja: SPAK gaboi, hera e parë që Gjykata Kushtetuese vihet në sprovë të tillë…

    Pezullimi i Ballukut/ Dyrnjaja: SPAK gaboi, hera e parë që Gjykata Kushtetuese vihet në sprovë të tillë…

    Analisti Denis Dyrnjaja, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për kërkesën që kryeministri ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese për heqjen e pezullimit ndaj Ballukut.
    Dyrnjaja tha se kjo është hera e parë që GJK vihet në një sprovë të tillë, ndërkohqë që shtoi se SPAK duhet t’i ishte drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit të Ballukut dhe jo ta pezullonte.
    Biseda: 
    Denis Dyrnjaja: Që nga viti 1998, kjo është hera e parë që vihet në sprovë GJK, për interpretime të këtij niveli, të kësaj kategorie. Për analogji, do të ngritja një pikëpyejte si SPAK veproi me dy standard për Veliajn. Jemi para faktit, prishen apo jo provat? Pse SPAK nuk kërkoi pezullimin nga detyra të Veliajt? U lejua ai të vijonte detyrën. Pse për Veliajn? Sepse është i zgjedhur. Ndërsa zonja Balluku e ka të njësuar mandatin e deputetit me funksionin. Ose do të rrimë në standard, pra kjo është sprova e parë. SPAK, normalisht duhet të shkonte në Parlament dhe të kërkonte mandatin, por ka adresuar gabim çështjen.
    Klodiana Lala: Pse ta kërkojë kur vetë GJK ia ka dhënë, në rastin Berisha, e ka konsideruar legjitim. GJK e ka dhënë përgjigjen për këtë çështje. Për rastin Berisha ka thënë se prokuroria mund të kërkojë masa alternative pa kërkuar mandatin e deputetit. I vetmi diskutim për Ballukun mund të jetë a mund të barazohet funksioni me mandatin e deputetit.
    Denis Dyrnjaja: Po mandati është i njësuar.

  • I vihet tritol biznesit në Kuçovë, policia jep detajet

    I vihet tritol biznesit në Kuçovë, policia jep detajet

    Kuçovë/Informacion paraprak
    Gjatë natës, në lagjen Postobllok, Kuçovë, në biznesin në pronësi të shtetasit G. S., dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lënde plasëse, e vendosur pranë derës së biznesit.

    Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nuk ka persona të lënduar.

    Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

  • Lajm i fundit/ I vihet tritol biznesit në Kuçovë

    Lajm i fundit/ I vihet tritol biznesit në Kuçovë

    Kuçovë/Informacion paraprak
    Gjatë natës, në lagjen Postobllok, Kuçovë, në biznesin në pronësi të shtetasit G. S., dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lënde plasëse, e vendosur pranë derës së biznesit.
    Si pasojë janë shkaktuar vetëmvetë dëme materiale. Nuk ka persona të lënduar.
    Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

    Top Channel

  • Për ata që gabojnë/ Kur përdoret pika (.) e kur jo?

    Për ata që gabojnë/ Kur përdoret pika (.) e kur jo?

    Përdorimi i pikës

    Shkruan: Eroll Sejdiu

    Vihet pikë në datat e plota, pas numrave që shënojnë ditën dhe muajin, por nuk vihet pikë pas numrit që shënon vitin:09.04.201709.IV.2017Mirëpo, kur muaji shënohet me fjalë, nuk ndahet nga dita dhe nga viti me asnjë shenjë pikësimi:21 mars 201714 tetor 2017Pika në shkurtimet përdoret:a) pas shkronjës a shkronjave të para të fjalëve që shënojnë titull, gradë, mjeshtëri:dr. (doktor), prof. (profesor), inxh. (inxhinier) etj.;b) pas shkronjës a shkronjave të para të termave të ndryshëm, sidomos termave shkencorë të përdorur në disa fjalorë etj.:p.sh. (për shembull ), etj. (e të tjera), khs. (krahaso), fr. (frëngjisht), ang. (anglisht ), kap. (kapitull ), mjek. (mjekësi), let. (letërsi).c) pas shkronjës a shkronjave të para të emrave të njerëzve:F. S. Noli, H. I. Pedersen, P. I. Çajkovski etj.Nuk përdoret pika:a) te shkurtimet e emërtimeve të njësive të matjeve dhe masave:cm (centimetër), km (kilometër), a (amper), kg (kilogram), t (ton), v (volt) etj.;b) te simbolet e elementeve kimike:H (hidrogjen), Mg (magnez), Cl (klor) etj.;c) te shkronjat që shënojnë pikat e horizontit:L (lindje), P (perëndim), VP (veriperëndim)d) tek akronimet:RK (Republika e Kosovës), RSh (Republika e Shqipërisë), OKB (Organizata e Kombeve të Bashkuara), EKG (elektrokardiogram), FMN (Fondi Monetar Ndërkombëtar), INSTAT (Instituti i Statistikave) etj.;e) te numrat, për të ndarë mijëshet:433 777 000 dhe jo 433.777.000

    ObserverKult

    —————————-

    Lexo edhe:

    KRYENEQËSI APO KRYENEÇËSI? SI DUHET TË SHKRUHET…

  • I vihet flaka natën një autobusi në Kukës, policia në kërkim të autorit

    I vihet flaka natën një autobusi në Kukës, policia në kërkim të autorit

    I vihet flaka një autobusi në Kukës.

    Policia thotë se gjatë natës së djeshme, në autobusin në pronësi të shtetasit R. H., 62 vjeç, banues në Tiranë, ka rënë zjarr, dyshohet nga hedhja e një sasie lënde djegëse benzinë, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
    Vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • I vihet zjarri autobusit në Kukës

    I vihet zjarri autobusit në Kukës

    FOTO ILUSTRUESE

    KUKËS-Njoftimi i policisë:
    Më datë 30.09.2025, gjatë natës, në autobusin në pronësi të shtetasit R. H., 62 vjeç, banues në Tiranë, ka rënë zjarr, dyshohet nga hedhja e një sasie lënde djegëse benzinë, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

  • Me kanabis dhe kokainë në makinë/ Vihet në pranga 41-vjeçari në Vlorë

    Me kanabis dhe kokainë në makinë/ Vihet në pranga 41-vjeçari në Vlorë

    Vihet në pranga një 41-vjeçar në Vlorë, i cili transportonte në automjet lëndë narkotike, me qëllim shitjen e saj në qytetin e Vlorës.
    Sekuestrohen sasi kokaine dhe kanabisi, gati për shitje.
    Në vijim të kontrolleve të intensifikuara dhe bazuar në informacionet e siguruara, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, me ndërhyrjen e menjëhershme të Forcës së Posaçme Shqiponja, organizuan dhe finalizuan goditjen e një rasti të shitjes së lëndëve narkotike. Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi:
    • E. V., 41 vjeç, banues në Lushnjë.
    Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Hyundai”, me drejtues këtë shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis sativa, të ndara në 4 ambalazhime plastike.
    Në përfundim të veprimeve, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.