Tag: vietnam

  • Thellohet bilanci,  shkon në 90 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Vietnam

    Thellohet bilanci, shkon në 90 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Vietnam

    Përmbytjet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm të kohëve të fundit në Vietnam kanë vrarë të paktën 90 persona brenda një jave, sipas një bilanci të ri të publikuar nga Ministria e Mjedisit të hënën.

    Më shumë se 60 nga 90 personat që vdiqën ishin në provincën malore qendrore të Dak Lak, ku dhjetëra mijëra shtëpi u përmbytën, tha ministria. Një bilanci i mëparshëm, fliste për 55 të vdekur.
    Pjesët jugore dhe qendrore të vendit të Azisë Juglindore janë goditur nga shirat e rrëmbyeshëm që nga fundi i tetorit, duke shkaktuar përmbytje të përsëritura që kanë përmbytur destinacione turistike dhe vende historike.
    Lagje të tëra u përmbytën në qytetin bregdetar jugor të Nha Trang javën e kaluar. Ndërkohë, rrëshqitjet e dheut goditën kodrat përreth Da Lat (jug), i cili është veçanërisht i popullarizuar tek turistët.
    Sot, shumë pjesë të autostradave mbetën të pakalueshme për shkak të përmbytjeve ose rrëshqitjeve të dheut, sipas Ministrisë së Mjedisit, e cila sqaroi se e njëjta gjë vlen edhe për disa pjesë të rrjetit hekurudhor.
    Në të njëjtën kohë, më shumë se 129,000 klientë mbetën pa energji elektrike, nga deri në një milion qytetarë që pësuan ndërprerje të energjisë javën e kaluar.
    Ministria e Mjedisit vlerëson se dëmi ekonomik për shkak të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut në pesë provinca arrin në rreth 300 milionë euro.
    Ngjarje ekstreme të motit të përsëritura
    Vietnami zakonisht përjeton shira të rrëmbyeshëm nga qershori deri në shtator. Megjithatë, shkencëtarët thonë se ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu po i bëjnë ngjarjet ekstreme të motit më të shpeshta, më vdekjeprurëse dhe më shkatërruese.
    Çdo gradë Celsius më e ngrohtë do të thotë që atmosfera mund të mbajë 7% më shumë lagështi, duke i bërë reshjet më intensive, paralajmërojnë ekspertët.
    Midis janarit dhe tetorit, fatkeqësitë natyrore lanë 279 persona të vdekur ose të zhdukur në Vietnam dhe shkaktuan dëme prej 1.7 miliardë eurosh, sipas shifrave zyrtare.
    Në fillim të tetorit, vendi u godit nga dy tajfunë vdekjeprurës dhe në fillim të nëntorit, një i tretë vrau gjithashtu shumë njerëz.
    Në fund të tetorit, qyteti i Hue (qendror), një destinacion turistik që tërheq shumë njerëz, veçanërisht falë monumenteve të tij perandorake, theu rekordin kombëtar të reshjeve që daton që nga viti 1999: regjistroi 1.7 metra reshje në 24 orë.

    Top Channel

  • Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Vietnam rritet në 35

    Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Vietnam rritet në 35

    Të paktën 35 persona kanë vdekur në Vietnam këtë javë, për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet rekord të shiut. Pesë persona të tjerë rezultojnë të zhdukur, njoftoi të dielën agjencia e menaxhimit të fatkeqësive. Të enjten, autoritetet raportuan dhjetë të vdekur. Viktimat ndodhën në provincat Hue, Da Nang, Lam Dong dhe Quang Tri.

    Shirat e rrëmbyeshëm kanë përmbytur rajonin bregdetar qendror të Vietnamit që nga e diela. Mijëra njerëz janë evakuuar nga zonat e përmbytura. Sipas agjencisë së menaxhimit të fatkeqësive, më shumë se 16,500 shtëpi dhe më shumë se 5,300 hektarë tokë bujqësore janë përmbytur. Më shumë se 40,000 kafshë ferme janë rrëmbyer nga ujërat e përmbytjeve.

    Vietnami shpesh përjeton mot të ashpër gjatë sezonit të shirave midis qershorit dhe nëntorit. Ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu po i bëjnë ngjarjet ekstreme të motit më të shpeshta dhe intensive. Në nëntë muajt e parë të vitit, 187 persona në Vietnam u vranë ose u raportuan të zhdukur, për shkak të fatkeqësive natyrore, kryesisht stuhive, përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës. / Der Standard.

  • Përmbytje dhe rrëshqitje dheu në Vietnam, tetë të vdekur dhe disa të zhdukur

    Përmbytje dhe rrëshqitje dheu në Vietnam, tetë të vdekur dhe disa të zhdukur

    Të paktën 8 persona humbën jetën, ndërsa 5 të tjerë rezultojnë të zhdukur në Vietnam, pasi tajfuni “Matmo” shkaktoi përmbytje dhe rrëshqitje dheu, sipas raporteve të mediave.
    Tre persona humbën jetën nga rrëshqitjet e tokës, katër në përmbytje të menjëhershme dhe një nga një goditje rrufeje, raportoi “Gazeta e Ushtrisë Popullore”, duke cituar një raport nga Ministria e Bujqësisë dhe Mjedisit.
    Gazeta drejtohet nga Komisioni Qendror Ushtarak i Partisë Komuniste të Vietnamit dhe Ministria e Mbrojtjes Kombëtare.

    Ajo raportoi se 15.762 shtëpi u përmbytën, ndërsa 402 shtëpi pësuan dëme.
    Përmbytjet janë të pranishme në 33 komuna dhe 5.455 familje në Thai Nguyen, dhe tre komuna dhe 1.034 familje në Lang Son. Ndërkohë janë përmbytur dhe dëmtuar rreth 15 mijë hektarë me oriz dhe të mbjella.
    Kryeministri vietnamez, Pham Minh Chinh ka ndarë 140 miliardë VND (5.3 milionë dollarë) nga fondi i emergjencës i buxhetit qendror të vitit 2025 për të ndihmuar katër provincat veriore të prekura nga përmbytjet.

  • Ky është shteti më i lirë në botë për të jetuar… një litër benzinë kushton vetëm 0,71 €

    Ky është shteti më i lirë në botë për të jetuar… një litër benzinë kushton vetëm 0,71 €

     

    Për të pestin vit me radhë, Vietnam është shpallur vendi më i lirë në botë për të jetuar, sipas raportit të InterNations.

    Ky vlerësim nuk vlen vetëm për vendasit, por edhe për turistët e huaj apo të huajt që zgjedhin të jetojnë e punojnë aty.

    Sipas të dhënave, 89% e punonjësve ndërkombëtarë të vendosur në Vietnam shprehen të kënaqur me koston e ulët të jetesës, ndërsa 87% pohojnë se të ardhurat e tyre janë më se të mjaftueshme për një jetë komode.

    Vendi është kthyer në një destinacion të preferuar për historinë, kuzhinën e pasur dhe peizazhet e larmishme. Po ashtu, konsiderohet një shtet i sigurt dhe i qëndrueshëm, duke u renditur i 38-ti mes 163 vendeve në Indeksin Global të Paqes.

    Çmimet në Vietnam janë dukshëm të ulëta: Një vakt në restorant ekonomik kushton vetëm 1,61 €, ndërsa një darkë për dy persona rreth 23 €. Një kilogram banane shitet 0,87 €, ndërsa litri i benzinës kushton vetëm 0,71 €.

    Abonimi mujor i transportit publik është 6,90 €, ndërsa një udhëtim me taksi për 1 km kushton vetëm 0,46 €.

    Ky raport e vendos Vietnamin në krye të listës së 10 vendeve më të lira për të jetuar, ndjekur nga Kolumbia, Panama, Kina, Tailanda, Indonezia, Filipinet, Meksika, Malajzia dhe Brazili.

  • Video/ Të paktën tre të vdekur në Vietnam pas goditjes nga tajfuni Katziki

    Video/ Të paktën tre të vdekur në Vietnam pas goditjes nga tajfuni Katziki

    Tajfuni Katziki ka vrarë të paktën tre persona dhe ka plagosur 10 të tjerë në Vietnam, thanë autoritetet të martën, duke paralajmëruar se shirat e rrëmbyeshëm mund të shkaktojnë përmbytje dhe rrëshqitje të tjera toke.

    Stuhia shkatërroi gati 7,000 shtëpi, përmbyti 28,800 hektarë fusha orizi dhe shkuli rreth 18,000 pemë, tha qeveria. Ai gjithashtu rrëzoi 331 shtylla të energjisë elektrike, duke shkaktuar ndërprerje të gjera të energjisë elektrike në provincat Thanh Hoa, Nghe An, Ha Tinh, Thai Nguyen dhe Phu Tho.
    Rrugët e kryeqytetit Hanoi ishin kaotike, ndërsa shirat e rrëmbyeshëm të martën në mëngjes shkaktuan përmbytje të mëdha, duke paralizuar trafikun. Makina u panë të zhytura në ujë deri në çati. Ujërat rrethuan gjithashtu zonat e banuara të qytetit, i cili po përgatitet të presë paradën më të madhe të Ditës Kombëtare javën e ardhshme, duke festuar 80 vjetorin e themelimit të shtetit.

    This morning, heavy rainfall from Typhoon Kajiki caused severe flooding in Hanoi, Vietnam.
    August 26, 2025 🇻🇳 pic.twitter.com/XeY5w0TRCH
    — Weather Monitor (@WeatherMonitors) August 26, 2025

    Videot e transmetuara nga mediat shtetërore treguan nivelin e Liqenit Perëndimor, liqenit më të madh të Hanoit, duke u derdhur ndërsa shiu vazhdonte. Sipas raporteve shtetërore, disa fshatra në provincën Bac Ninh janë izoluar për shkak të përmbytjeve.

    🚨Typhoon #Kajiki Emergency: 586,000+ evacuated from Vietnam’s central coast (Thanh Hoa, Quảng Trị, Huế, Đà Nẵng).
    Airports closed, schools shut, sea travel banned.
    Winds at 166 km/h, may reach 180 km/h before landfall.#Vietnam #CZEGOR #Fantástico pic.twitter.com/v2HBiDX7O0
    — Thats Our Voice (@ThatsOurVoice) August 25, 2025

    Tajfuni Katjiki goditi bregdetin veri-qendror të Vietnamit të hënën pasdite dhe më pas u dobësua në një stuhi tropikale ndërsa po shkonte drejt Laosit të martën në mëngjes, tha agjencia kombëtare meteorologjike.
    Agjencia paralajmëroi se shirat e rrëmbyeshëm do të vazhdojnë në disa zona të Vietnamit verior, me disa pjesë që pritet të marrin deri në 150 milimetra shi në gjashtë orë, të cilat mund të shkaktojnë përmbytje të menjëhershme dhe rrëshqitje toke.
    Përpara se të godiste Vietnamin, Katjiki përshkoi bregdetin jugor të ishullit Hainan të Kinës të dielën, duke e detyruar qytetin e Sanyas të mbyllë bizneset dhe transportin publik.

    Top Channel

  • “Shkuam në Vietnam ku luftuam kundër amerikanëve”, Dëshmia e kolonelit shqiptar: Pasi u stërvitëm në bazat sekrete në Dragot e Tale të Lezhës

    “Shkuam në Vietnam ku luftuam kundër amerikanëve”, Dëshmia e kolonelit shqiptar: Pasi u stërvitëm në bazat sekrete në Dragot e Tale të Lezhës

    Në kohën kur Vietnami luftonte kundër Amerikës, ai quhej populli vëlla vietnamez nga propaganda komuniste. Vendi ynë u rreshtua me shtetet të cilat ishin krah vietnamezëve, sikurse ishin Bashkimi Sovjetik, Kina, Korea e Veriut si dhe të gjithë vendet e Europës Lindore. Në ato vite, Ushtria Shqiptare, në bazë të marrëveshjes me Ushtrinë Vietnameze, dërgoi në vendin aziatik një grup zbuluesish, të cilët do të shikonin nga afër veprimet luftarake dhe do të merrnin pjesë konkretisht së bashku me zbuluesit vietnamezë, në aksione dhe veprime diversioniste. Grupi i përbërë nga dymbëdhjetë ushtarakë, që ishin 9 zbulues, 2 xhenierë dhe 1 kimist. Ata qëndruan gati një vit në xhunglat e Vietnamit dhe përjetuan nga afër veprimet luftarake, panë tmerret e luftës por edhe morën pjesë në të. Dy prej ushtarakëve shqiptarë mbetën të plagosur, në aksione të ndryshme luftarake. Njëri prej ushtarakëve që shkoi në Vietnam, është edhe Novruz Zejnati, kolonel në pension, Doktor i Shkencave Ushtarake. Tashmë që po i afrohet të tetëdhjetave, kolonel Zejnati rrëfen aventurën e dymbëdhjetë zbuluesve shqiptarë, në tokën vietnameze.

    Nga Artur Korriku

    Rrëfimi i kolonel Novruz Zejnatit   

    Kolonel Zejnati thotë se: “Sindroma e Vietnamit ka ngacmuar për disa dhjetëra vjeçar popullin amerikan. Në shumë libra, dokumentarë, filma artistikë të Hollivudit, gjejmë dhe shikojmë këtë sindromë. Shumë tragjedi vietnameze dhe amerikane pushtuan subjektet e letërsisë artistike dhe natyrisht edhe të letërsisë dokumentare. Unë kam qenë dëshmitar okular i kësaj lufte që ka mbetur e pashlyer në memorien time, por edhe të shokëve të mi. Ajo ka shkaktuar edhe trauma fizike dhe psikike te disa prej tyre”.  Vietnami ishte një shkollë e dytë për ushtarakët shqiptarë. Ja si e kujton Kolonel Zejnati aventurën vietnameze:

    Urdhri i shërbimit për në Vietnam

    “Në vitin 1966 lufta në Vietnam ishte në kulmin e saj. Unë isha oficer i ri dhe sapo isha kthyer nga fushimi dimëror që ne zbuluesit bënim në Bizë të Martaneshit. Kishim kaluar tre muaj larg familjeve në stërvitje dimërore malore në kushtet e fushimit. Ende pa u çmallur mirë me familjen më thirrën në ministri, pranë Drejtorisë së Zbulimit. Ishte Drejtori i Zbulimit të Ushtrisë, gjeneral-major Andon Sheti, që më priti në kabinetin e tij. Ai ishte një ushtarak serioz, i ditur dhe vitet e shërbimit jashtë shtetit, e kishin bërë mjaft të matur dhe të manifestonte një sjellje të kulturuar. ‘Të kam thirrur për të të falenderuar në emër të Drejtorisë së Zbulimit, për raportin që keni përgatitur dhe punën që keni bërë me efektivët e Zbulimit të njësisë tuaj në Bizë të Martaneshit.  Ne si Drejtori ju kemi caktuar juve si dhe disa oficerë zbulimi, që të shkoni për eksperiencë në luftën e Vietnamit’, vazhdoi ai. Siç e kërkonte detyra dhe betimi ushtarak, u përgjigja: “si urdhëron”, por befasia ishte e madhe e po ashtu edhe droja nga e panjohura që na priste, në vendin ku luftohej ashpër dhe ku përdoreshin armët më moderne të kohës. Plani ishte që ne, grupi prej 12 ushtarakësh, fillimisht do të stërviteshim me intensitet për tre muaj në Dragot të Tepelenës, me një program që aplikonin zbuluesit vietnamezë.

    Një ditë më pas punova në ministri ku përgatita gjithçka më duhej dhe të nesërmen u grumbulluam të dymbëdhjetë në Tiranë. Fillimisht patëm edhe një takim me Drejtorin e Zbulimit, Andon Sheti. Kam mbajtur shënime të hollësishme nga ky shërbim i pazakontë që zgjati më shumë se një vit, duke llogaritur edhe stërvitjen në Dragot.

    Gjeneral Sheti na tha: “Ju si grup do shkoni në Vietnam. Detyra juaj është: të studioni frontin më të egër të armikut, të merrni përvojën e veprimeve luftarake të nënreparteve, reparteve, njësive të zbulimit të ushtrisë vietnameze. Të merrni përvojën e luftës partizane vietnameze dhe të sillni në Shqipëri eksperiencën e artit ushtarak të luftës popullore. Ndonjë nga ju edhe mund të vritet apo plagoset, sepse detyra që do të kryeni është e vështirë”.

    Në Dragot

    Së bashku me mua ishin edhe ushtarakët Spiro Adhami,Viktor Dhroso, Sali Qazimi, Aristidh Ndini, Zykë Zykaj, Kujtim Lumani, Feim Xhebrai, Besim Mema, Ramiz Ficori, Besim Murra dhe Aqif Gjikala. I gjithë grupi u nis për në Dragot ku do ti nënshtroheshim një stërvitje tepër intensive me ngarkesë të lartë, kryesisht stërvitje zbuluesish. Në krye të grupit u vendos kolonel Spiro Adhami, një ushtarak i rrallë për nga dijet dhe aftësitë ushtarake.

    Stërvitja në Dragot filloi që të nesërmen e mbërritjes sonë atje. Ishte një stërvitje me ngarkesë nga ana taktiko-speciale. Gjimnastika e mëngjesit shoqërohej me një kros 10 km. të gjatë ose, me ngjitje në malin e Golikut. Për të na stërvitur ishin angazhuar pedagogët më të zotë, si: Xhelal Novosela, Ilo Furxhi, Kasem Kurti, Xhemil Çela, Hysen Sharra, Dhimitër Cakalli, Todi Janku e të tjerë. Një pjesë e shokëve të mi, por edhe të pedagogëve, nuk jetojnë më dhe unë shpesh i kujtoj me mall dhe respekt për punën e tyre.

    Pasi hanim mëngjesin, për 3 muaj u stërvitëm nga 8 deri në 10 orë në ditë. Ishte pranverë dhe dita kishte nisur të zgjatej. U stërvitëm që të zvarriteshim për qindra e qindra metra, të luftonim në kushtet e pyllit por edhe të lagjeve, të kalonim pengesa ujore, kështu që bëmë edhe mësime noti, kryesisht në Tale të Lezhës, për disa ditë me radhë. Shumë stërvitje i kryenim zbathur.

    Pas përfundimit të stërvitjes tre mujore, demonstruam përpara udhëheqjes ushtarake një stërvitje, ku grupi jonë diversonist u hodh në veprime luftarake në prapavijë të armikut, për të marrë një pikë mbështetje të fortifikuar. Stërvitjen e ndoqi Shefi i Shtabit të Ushtrisë, gjeneral – major Petrit Dume, i cili edhe na felenderoi për punën e bërë. Ai na njihte që të gjithëve një për një e, na përmendi me emër gjatë konkluzioneve të stërvitjes.

    Itinerari i udhëtimit për në Vietnam

    Në fillim të muajit qershor të vitit 1966, grupi ynë u nis për Vietnam. Kishim marrë porosi që të mos tregonim asnjë fjalë për misionin tone. Ndërsa jashtë vendit ne ishim “një ekip i sportit të mundjes që, me 12 qershor niseshin për t’u ndeshur në Hanoi të Vietnamit”. Itinerari që ndoqëm ishte Tiranë-Beograd-Budapest-Moskë-Omsk-Irkutsk-Pekin. Pas dy ditësh udhëtim, mbërritëm në Irkutsk të Bashkimit Sovjetik, një qytet i madh rrëzë liqenit të Bajkalit, në kufi me Mongolinë.

    Aty qëndruam transit 4 orë dhe erdhi e na mori një avion nga Kina. Më pas 2 orë fluturim mbi Mongoli e Kinë dhe në fund u ulëm në Pekin. Në aeroport na priti zëvendës Drejtori i Zbulimit të Ushtrisë kineze, me disa zbulues të linjës. Ata kishin dijeni për misionin tonë në Vietnam. Me Kinën kishim traktate bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes. Gjithashtu kishte dalë për të na pritur atasheu ynë ushtarak në Kinë, kolonel Ferik Hado. Në Pekin qëndruam dy ditë sa për t’u shplodhur. Ditën e tretë na njoftuan se do të niseshim me tren ndërkombëtar, për në kryeqytetin e Vietnamit të Veriut, Hanoi. Treni ishte i maskuar sepse, do të udhëtonte në një hapësirë ku luftohej dhe bombardimet ishin të pranishme kudo.

    Në Vietnam

    Udhëtimi me tren zgjati pesë ditë. Në tren na porositën që nëse jepet sinjali alarmit, menjëherë duhet të zbrisni poshtë dhe të fshiheni ku të mundeni, në të dyja anët e hekurudhës. Dhe vërtetë, alarmi u dha sapo kaluam urën mbi Lumin e Kuq dhe hymë në një pyll. Menjëherë zumë vend rrëzë pemëve të xhunglës. Ishte kontakti ynë i parë me luftën. Krahas shpërthimeve të bombave, u ndeshëm me mizat e kuqe dhe dëgjonim edhe fërshëllimat e gjarpërinjve. Pas pesë ditësh treni më në fund mbërriti në Hanoi. Kudo shikoheshin pasojat e luftës. Njerëzit jetonin me ndjenjën e bombardimeve që mund të ndodhnin orë e çast. Na pritën disa zbulues të ushtrisë vietnameze. Na vendosën në periferi të Hanoit, në një nga ndërtesat e Akademisë Ushtarake, e cila gjendej në mal.

    Ura Long Bien

    Sapo u vendosëm në ndërtesën e akademisë, u pajisëm me uniforma ushtarake, nga ato që përdornin zbuluesit vietnamezë. Na dhanë helmeta dhe na porositën që: ato duhet të jenë bashkë udhëtarët tuaj kudo. Përpara kishim urën strategjike mbi Lumin e Kuq. Kjo urë lidhte kryeqytetin me të gjithë vendin, prandaj ruhej me forca dhe armatime të shumta. Kaluam shpesh mbi këtë urë kur shkonim nëpër misione ushtarake, gjatë qëndrimit gati një vjeçar në Vietnam. Shënimet që kam mbajtur në bllokun e punës, flasin se për të mbrojtur këtë urë, është luftuar dhëmb për dhëmb. Ajo është e gjatë 2.5 km. dhe me konstruksion metalik.

    Amerikanët këtë urë e kanë bombarduar mbi 120 herë nga lartësi të ulta, të mesme dhe të larta, ditën dhe natën. Mbi të janë hedhur mbi 165 raketa ajër-tokë. Janë hedhur në afërsi të saj 450 mina lundruese manjetiko-akustike. Një minë e tillë kishte 10 deri 50 kg eksploziv. Ato lundronin 25 cm. nën ujë. Për t’i ndaluar ato, vietnamezët kishin vendosur rrjeta teli 150 m. larg këmbëve të urës. E pamë nga fare pranë sesi mirë mbahesh dhe mbrohej kjo urë, pas çdo bombardimi. Në gjysmerrësirë pamë flakët e saldatriçeve që riparonin pjesët e dëmtuara, pamë qindra ushtarë që mbanin në krahë konstruksione metalike për pjesët e dëmtuara, si dhe të tjerë që i lidhnin ato me njëra tjetrën.

    Mbi kokat tona, mbi harqet metalike, pashë të vendosur çerdhe mitralozash, topa kundërajrorë, mitraloz dy-grykësh 14.5 mm. topa dy grykësh 57 mm. me instrumentet e drejtimit. Ishin vendosur gjithashtu edhe një bateri dy grykëshe 57 mm. dhe një kompani dy grykëshe 14.5 mm. Transportjerët e tullave dhe te llaçit, përdoreshin për furnizimin me municione të këtij armatimi. Vietnamezët ishin origjinalë në gjetjet e tyre, i kishte mësuar lufta e gjatë që të improvizonin. Me detyrën e zbuluesit, mësuam se kjo urë mbrohej nga një regjiment kundërajror dhe nga një grup raketash tokë-ajër. Komandanti i regjimentit, na tha se: çdo ditë thyente 25 deri 30 sulme ajrore. Deri ato ditë të verës së vitit 1966, ishin rrëzuar 87 avionë amerikanë, që kishin bombarduar urën e famshme, por ajo vazhdonte të mbahej e fortë.

    Dita e parë në Hanoi

    U nisëm për të shkuar në ambasadën tonë në kryeqytetin e Vietnamit të Veriut. Gjatë gjithë rrugës binte në sy lëvizja e njerëzve me biçikleta, veshja karakteristike e femrave me pantallona të holla e të gjera, këmisha të bardha dhe në këmbë vishnin sandale. Që të gjithë mbanin në kokë helmeta metalike ose prej bambuje. Ato të mbronin kokën prej copave të predhave të ftohta, në qoftë se bombardimet të zinin përjashta. Përgjatë trotuareve, kishte qindra gropa të cilat shërbenin si strehime për kalimtarët, kur i zinte alarmi në rrugë.

    Sapo kishim mbërritur në ambasadë dhe ende nuk kishim përfunduar prezantimin e grupit, dëgjuam një dridhje xhamash. Pastaj një gjëmim i largët, i shurdhër. Shoqëruesi ynë vietnamez, na sqaroi se amerikanët po bombardonin digat e liqeneve. Radio njoftoi se avionët ishin 45 km. larg Hanoit. Pas disa sekondave, sirenat e alarmit nisën të bien e kjo donte të thoshte se, avionët ishin 20 km. larg. Menjëherë rrugët u boshatisën dhe kalimtarët hynë nëpër gropat anës rrugëve. Shikoja se si një burrë, një grua me fëmijë në krah dhe një i moshuar me shportë në dorë, u strehuan nëpër gropa.

    Ata prisnin që të niste qitja kundërajrore. Ndërkohë, kaloi me shpejtësi një makinë me flamur të verdhë. Ishin makinat e shërbimit. Gjatë alarmit, nga një oborr dolën rresht njëri pas tjetrit, njerëz me automatikë në duar. Ata zunë vend gjatë rrugës, pranë portave dhe i bënë armët gati. Ushtari që bënte roje tek dera e ambasadës, gjithashtu bëri armën gati. Edhe ne hymë në strehim. Avionët amerikanë kishin  mbërritur mbi Hanoi dhe nisën të bombardojnë.

    Taktika e tyre e bombardimit ishte fluturimi në grupe të mëdha 100 deri 200 avionë. Vërtiteshin në ajër për të gjetur një shteg më pak të rrezikshëm, në mënyrë që të futeshin në mënyrë të befasishme në qytet. Duke u vërtitur ata shpresonin të çorientonin qoftë edhe për disa sekonda radarët e mbrojtjen kundërajrore dhe pastaj, grupe deri në 30 avionë, shkëputeshin dhe bombardonin e mitralonin me shpejtësi maksimale nga një lartësi 500 deri 100 m. Fillimisht lëshonin raketa që të fitonin edhe disa sekonda të tjera kohë. Ata binin në pikiatë dhe shpesh e kishin shumë të vështirë që të dilnin dhe rrëzoheshin nga zjarri i artilerisë. Më pas sirenat dhanë alarmin se bombardimi mbaroi.

    Bombat mbi Vietnam

    Sipas programit, fillimisht do t’i nënshtroheshim disa orëve mësimi në akademinë vietnameze. Kjo, për t’u njohur me situatën luftarake, si dhe me territorin ku zhvilloheshin luftimet. Amerikanët më shumë zhvillonin luftë ajrore. Ata hidhnin mbi qytetet dhe fshatrat vietnameze, bomba që nuk ishin përdorur më parë në luftime. Kishin zhdukur nga faqja e dheut fshatra të tërë, si: Vin Fuong, Saigon-Xhia Din, Ngu Tiu etj. Aty ku më parë kishte shtëpi, tashmë shikoheshin vetëm disa gropa gjigante.

    Amerikanët kohët e fundit në bombardime, po përdornin bombat sferike. Këto bomba kishin aftësi që të vrisnin vetëm qeniet e gjalla, ndërsa objekteve, nuk u bënte gjë fare. Kjo bombë pasi hidhej nga avioni, në një lartësi 250 deri 300 m. nga toka, ndahej në ajër më dysh, duke lëshuar 600 bomba të tjera të quajtura bomba bija. Çdo bombë bijë pëlciste në tokë, duke u copëtuar në 200 apo 300 copa sferike, pra në 300 bomba mbesa. Kështu që kjo bombë, bënte kërdinë kur hidhej në mjedise të populluara. Me 24 mijë copat e saj, efekti dëmtues ishte tepër i madh. Copat sferike kur futeshin në trupin e njeriut, bënin zigzag në mënyrë që vdekja të ishte e sigurt dhe ndërhyrja e mjekut e paefektshme.

    Shkuam dhe pamë fshatin Ngu Tiu, i cili u bombardua 1275 herë dhe toka e tij për shkak të bombave e predhave të panumërta, sot është shndërruar në një zonë minerare. Amerikanët bombardonin çdo gjë, ditë natë, fëmijë që vraponin nëpër orizore, fenerë që ndriçonin natën, kasolle të vogla ndanë udhës etj. Bombardonin digat e liqeneve dhe nga 27 të tilla, ata dëmtuan 19.

    Në aksion, plagosjet e zbuluesve tanë

    Pasi ndoqëm disa leksione teorike, ju nënshtruam një stërvitje të forte, të ngjashme me ato të luftës në kushtet e përdorimit të lëndëve helmuese luftarake. Stërvitjet praktike i zhvilluam në një temperaturë tropikale që arrinte deri në 40 gradë. Erdhi dita që të merrnin pjesë edhe në aksione të vërteta. Disa prej nesh, u caktuan që së bashku me një grup zbulesash vietnamezë, të merrnim pjesë në një aksion zbulimi. Do të shkonim të zbulonim vendndodhjen e një formacioni ushtarak amerikan, në provincën Nin Bin, në mënyrë që të krijonim mundësinë e manovrimit të disa baterive kundërajrore dhe baterive të raketave, për të ndërruar pozicionet e zjarrit, pa u diktuar nga forcat amerikane.

    Dhe pasi pati përfunduar manovra, u shfaqën befasisht 36 avionë amerikanë gjuajtës- bombardues, “F-105”, në lartësinë 6000 deri 8000 m. Në ajër u ngritën edhe avionë vietnamezë “Mig-21” të cilët drejtoheshin nga pilotë kinezë, rusë dhe vietnamezë. Për dy orë u zhvillua një betejë shumë e fuqishme ajrore. Nga të dyja palët pati dëmtime, por dëmet më të mëdha i pësoi pala vietnameze.

    Amerikanët ishin më të fuqishëm në luftimet ajrore. Teksa ndiqnim veprimet ajrore, 6 avionë amerikanë fluturuan fare ulët, rreth 300 m. lartësi dhe bombarduan njërën nga bateritë e raketave. Një predhë goditi sipër bërrylit zbuluesin tone, Kujtim Lumani. Plaga ishte serioze dhe gjaku nuk po i pushonte. E transportuam në spital, i cili ndodhej 60 km. larg. Pasi mori ndihmën mjekësore, ai u shtrua në spital në Hanoi.

    Po kështu e pësoi edhe zbuluesi tjetër, Sali Qazimi, i cili duke kaluar një pengesë xheniere, u plagos në këmbë. Vendi ishte infektuar nga përdorimi i lëndëve helmuese luftarake dhe ai mbeti i gjymtuar për gjithë jetën.

    Në një tjetër mision zbulimi, u ndjemë shumë të rrezikuar. Do të shkonim në një fshat 300 km. larg Hanoit. Për të mbërritur atje duhej të kalonim një lumë, që ishte 300 m. i gjerë. Kishim hipur në lundra dhe po vozisnim së bashku me zbuluesit vietnamezë. Por papritmas, mbi kokat tona ndjemë fluturimin e një skuadrilje avionësh amerikanë të cilët, u lëshuan në pikiatë dhe nisën të bombardonin jo vetëm fshatin, por edhe lumin. Varka në të cilën ndodheshim, për efekt të valës goditëse u përmbys. Ne u kapëm pas dërrasave të saj dhe nisëm të notonim në drejtim të bregut tjetër. Por njëri prej vietnamezëve u plagos rëndë. Pas një ore arritëm të dalim matanë, por vietnamezi për shkak të hemorragjisë nuk arriti të mbijetojë dhe na vdiq në duar.

    Sapo mbërritëm në anën tjetër të bregut, u gjendëm të rrethuar nga forcat e milicisë vietnameze, ekuivalente me ish forcat tona territoriale. Ata na morën për amerikanë, për shkak të ngjyrës së lëkurës sonë dhe nuk donin të na lëshonin. Vetëm pas gjysëm ore, përkthyesi ynë vietnamez, i bindi që të na linin të lirë.

    Morëm pjesë në aksione për zbulimin e rrugëve të dëmtuara. Qëllimi ishte që ne t’i paraprinim grupeve xheniere, në mënyrë që ata së bashku me Milicinë Popullore, të riparonin rrugët e dëmtuara. Kemi parë sesi punohej gjithë natën, për të riparuar rrugët e bombarduara nga avionët amerikanë. Gjithçka më parë sigurohej nga grupet e zbuluesve.

    Avionët bombardonin rrugët dhe qendrat e banuara. Në një rast, pamë sesi u vranë familje të tëra, gra, burra, fëmijë e të moshuar. Pas bombardimit, mbinë nga toka me qindra njerëz. Ata si në një ritual, fillimisht ndihmuan të plagosurit dhe i dërguan në spital. Më pas zhvendosën të vdekurit dhe në fund ju përveshën punës për riparimin e rrugës.

    Por krahas vietnamezëve të vrarë, pamë edhe avionët B-52, të ashtuquajturit “Kështjella të ajrit”, të kthyer në grumbuj hekurishtesh. Ato që konsideroheshin si krenaria e ushtrisë amerikane.

    Robërit amerikanë

    Asistuam në disa raste, kur pilotët amerikanë, pasi avionët e tyre goditshin nga artileria vietnameze, hidheshin me parashuta. Ata në të shumtën e rasteve binin në duart e popullsisë vietnameze. Amerikanët i kërkonin vietnamezëve që t’i trajtonin mirë dhe t’i jepnin për të ngrënë. Një pjesë e tyre i kishin prindërit të pasur dhe kërkonin që t’i shkruanin atyre që të likuidonin dëmet ekonomike të shkaktuara nga bombardimet, në mënyrë që të liheshin të lirë. Ato grumbulloheshin në qendra të caktuara dhe i çonin të punonin në sektorë të ndryshëm. Në një rast, një amerikan pasi u hodh me parashutë u zu rob nga një fshatar vietnamez. Ky e hipi mbi një buall dhe e transportoi në qendrën e grumbullimit të robërve. Shtypi vietnamez e fiksoi këtë pamje dhe gazetat të nesërmen publikuan foton me diçiturën “Nga avioni mbi buall”!

    Kur u nisëm për në Vietnam, na porositën që sovjetikët nuk duhet ta merrnin vesh praninë tonë atje. Por një porosi e tillë ishte e kotë pasi, sovjetikët kishin përfaqësuesit e tyre në të gjitha hallkat e ushtrisë vietnameze. Gjatë një udhëtimi të gjatë për të kryer rikonjicion (përnjohje terreni), në të ashtuquajturën “Rruga e Jetës”, korridori strategjik nëpër të cilin kalonin ndihmat për në jug, grupi ynë i shoqëruar nga kolegët vietnamezë, qëllon përballë të “bardhëve” siç i quanin vietnamezët, rusët. U përballëm me ta pranë një burimi ku ishim ndalur të pinim ujë. Atyre ju bëri përshtypje prania jonë dhe u interesuan për të mësuar se cilët ishim. Natyrisht që vietnamezët dhanë sqarimet e duhura, duke thënë se ne ishim miq dhe ata duke tundur kokat, u larguan në punën e tyre.

    Përvoja jonë përfundoi në pluhur…!

    Pasi u kthyem në vendin tone, të gjithë eksperiencën e grumbulluar në Vietnam, ne e hodhëm në literaturë të bollshme për repartet e Zbulimit. Për 7 vjet kjo literaturë ishte efikase dhe studiohej në shkollat ushtarake, por edhe në repartet speciale. Por në vitin 1974, pas goditjes që sistemi i dha ushtarakëve të lartë, kjo literaturë u hoq nga qarkullimi dhe unë nuk di se ç’u bë me të! I gjithë ai mundim dhe sakrificë shkoi dëm. Vietnami ishte një eksperiencë e madhe dhe me mbresa të pashlyera, por unë vetëm kaq mund të tregoj, sepse konjukturat politike janë të tilla, që më kufizojnë në tregimin tim për atë luftë. Amerikanët janë miqtë tanë tashmë. Memorie.al

  • Të paktën 37 të vdekur nga përmbysja e një varke turistike në Vietnam

    Të paktën 37 të vdekur nga përmbysja e një varke turistike në Vietnam

    Të paktën 37 persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë ende të zhdukur pasi një varkë turistike u përmbys në Vietnam për shkak të motit të keq.
    Incidenti ndodhi në Gjirin Ha Long, një destinacion i njohur turistik në veri të vendit.

    Shumica e pasagjerëve thuhet se ishin familje vietnameze që vizitonin nga kryeqyteti Hanoi, shkruan BBC.
    Shiu i rrëmbyeshëm ka penguar kërkimin për të mbijetuarit, thonë ekipet e shpëtimit, por deri më tani 11 persona janë nxjerrë të gjallë nga uji.
    Anija, e quajtur Wonder Seas, mbante 53 persona kur u përmbys pasi u përball me një stuhi të papritur, tha një deklaratë nga Rojet Kufitare dhe Marina Vietnameze.
    Një djalë 10-vjeçar u shpëtua.
    “Mora frymë thellë… u zhyta, pastaj notova lart. Madje bërtita për ndihmë, pastaj më tërhoqi një varkë”, tha djali – i cili kishte udhëtuar me prindërit e tij.
    Nga trupat e gjetur deri më tani, të paktën tetë ishin fëmijë, raporton VNExpress.
    Përpjekjet e shpëtimit do të vazhdojnë gjatë natës për të gjetur të zhdukurit.

  • Tragjedi në Vietnam! Mbytet anija turistike, 34 viktima, disa të zhdukur

    Tragjedi në Vietnam! Mbytet anija turistike, 34 viktima, disa të zhdukur

    Pamje nga vendngjarja-Vietnam

    VIETNAM- Një anije turistike u përmbys gjatë një stuhie të papritur në Gjirin Ha Long të Vietnam të shtunën pasdite, ku të paktën 34 persona kanë humbur jetën dhe 7 të tjerë rezultojnë të zhdukur, sipas mediave shtetërore, citon The Guardian.
    Mediat raportojnë se anija Wonder Sea mbante 48 pasagjerë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit në një turne turistik në Gjirin Ha Long, një destinacion i njohur për vizitorët. Ekipet e shpëtimit shpëtuan 12 persona dhe gjetën 34 trupa pranë vendit të incidentit. Dyshohet se anija u përmbys si pasojë e erërave të forta.
    Ndërkohë, ne mesin e të mbijetuarve është një djalë 14-vjeçar, i cili u shpëtua pas katër orësh të bllokuar në anijen e përmbysur. Sipas mediave vendase, shumica e pasagjerëve ishin turistë, përfshirë rreth 20 fëmijë, nga Hanoi, kryeqyteti i vendit.
    Një stuhi tropikale po lëviz gjithashtu drejt zonës. Një parashikim kombëtar i motit tha se stuhia ëipha pritet të godasë rajonin verior të Vietnamit, duke përfshirë bregdetin e Gjirit Ha Long javën e ardhshme./ZËRI/

  • Lundrimi turistik përfundon në tragjedi/ Përmbyset varka në Vietnam, 34 të vdekur, mes tyre 8 fëmijë

    Lundrimi turistik përfundon në tragjedi/ Përmbyset varka në Vietnam, 34 të vdekur, mes tyre 8 fëmijë

    Të paktën 34 persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë rezultojnë ende të zhdukur pasi një varkë turistike u përmbys në Vietnam për shkak të motit të keq.

    Ngjarja ndodhi në Gjirin Ha Long, një destinacion turistik shumë i njohur në veri të vendit.

    Sipas raportimeve, shumica e pasagjerëve ishin familje vietnameze që kishin ardhur për pushime nga kryeqyteti Hanoi.

    Reshjet e dendura të shiut po pengojnë kërkimet për të mbijetuar, bëjnë të ditur ekipet e shpëtimit, por deri tani 11 persona janë nxjerrë gjallë nga uji.

    Anija, e quajtur Ëonder Seas, kishte në bord 53 persona kur u përmbys pas përplasjes me një stuhi të papritur, thuhet në një deklaratë të Rojës Kufitare dhe Marinës vietnameze.

    Një dëshmitar për agjencinë AFP tha se qielli u errësua rreth orës 14:00 me orën lokale të së shtunës (07:00 GMT).

    “Breshër, reshje të rrëmbyeshme, stuhi dhe vetëtima”, tregoi ai.

    Një djalë 10-vjeçar arriti të shpëtojë pasi mbeti i bllokuar në hapësirën e krijuar brenda trupit të përmbysur të varkës, raportojnë mediat lokale në Vietnam.

    “Mora frymë të thellë… u zhyta dhe notova për lart. Madje thirra për ndihmë dhe më pas një varkë më tërhoqi”, tregoi djali për mediat shtetërore VietnamNet. Ai ndodhej në barkë së bashku me prindërit e tij.

    Sipas VNExpress, ndër trupat e pajetë të gjetur deri tani, të paktën tetë janë fëmijë.

    Operacionet e kërkim-shpëtimit do të vazhdojnë edhe gjatë natës për të gjetur të zhdukurit e tjerë.

    Kryeministri Pham Minh Chinh ka shprehur ngushëllimet e tij për familjet e viktimave, ndërsa autoritetet vietnameze kanë njoftuar një hetim të plotë për shkaqet e aksidentit dhe paralajmërojnë ndëshkime të rrepta në rast shkeljesh ligjore.

    Gjiri Ha Long, në provincën Quang Ninh, është plot me dhjetëra ishuj të vegjël dhe tërheq rreth 4 milionë turistë në vit. Zona është një nga thesaret natyrore të Vietnamit dhe përfshihet në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

  • Një shuplakë nga gruaja e tij? Macron reagon pas videos virale: Unë dhe gruaja ime…

    Një shuplakë nga gruaja e tij? Macron reagon pas videos virale: Unë dhe gruaja ime…

    Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka reaguar pas videos ku duket se tregon gruan e tij, Brigitte, duke e shtyrë larg dhe madje duke e goditur me grusht në fytyrë.
    Emmanuel Macron mohoi çdo “skenë familjare” me gruan e tij pas videoes virale në internet pas mbërritjes së tij në Vietnam, duke pohuar se çifti po bënte shaka.
    “Unë dhe gruaja ime po bëjmë shaka, dhe (…) kjo po bëhet një lloj katastrofe gjeoplanetare, dhe disa njerëz madje po dalin me teori për ta shpjeguar të gjithën”, u tha presidenti gazetarëve në prag të vizitës së tij shtetërore në Vietnam.

    Në videon në fjalë, shihej çifti që përgatitej të zbriste nga avioni, dora e Zonjës së Parë shihet duke e goditur kreun e shtetit në fytyrë. “Grindje”, një moment “bashkëpunimi” apo një goditje në fytyrë?
    Imazhet e Emmanuel Macron dhe Brigitte Macron që mbërrijnë në Vietnam më 25 maj për të filluar një turne në Azinë Juglindore kanë shkaktuar polemika dhe komente të shumta në mediat sociale.
    Pamjet në aeroportin e Hanoit tregojnë derën e avionit të presidentit duke u hapur dhe siluetën e Emmanuel Macron që shfaqet, ende brenda avionit. Në atë moment, shfaqen dy krahët e gruas së tij, pa u parë ajo e plotë, dhe ajo shpejt ngre një dorë në fytyrën e presidentit në atë që mund të duket si një goditje e vogël.