Tag: vierit

  • Pyetja e Vierit, që nxiti debatin ironik me Allegrin në TV: Nëse do të të kisha ty në stol, ndoshta…

    Pyetja e Vierit, që nxiti debatin ironik me Allegrin në TV: Nëse do të të kisha ty në stol, ndoshta…

    20 Tetor 2025

    11:00

    Alfred Lleshi

    Pas fitores së Milanit ndaj Fiorentinës, Christian Vieri provokoi Allegrin nga studio e DAZN: “Mister, pse nuk startoni menjëherë me Gimenez dhe Leao?” Allegri u përgjigj me buzëqeshje: “Nëse do të të kisha ty në stol, ndoshta e filloja me Gimenez… Nuk kisha asnjë sulmues tjetër të gatshëm. Prisja zëvendësimin për një këndore. Kur mungojnë lojtarë në atë rol, është normale ta lexosh ndryshe ndeshjen, më shkoi mirë”. Në vijim, nuk mungoi batuta ironike e Vierit: “Nëse do, vij…, por vetëm për të luajtur padel”.
    Allegri sqaroi gjithashtu situatën e Leao si goditës penalltie: “Nuk kishte asnjë konfuzion, ishte caktuar Rafa sepse në stërvitje i gjuan shumë mirë. Nuk i shikoj penalltitë, në Torino shkoi keq, sot më mirë”.
    Trajneri kuqezi theksoi se kjo fitore nuk është mesazh për kampionatin: “Le ta shijojmë fitoren, por mungojnë ende shumë pikë për objektivin tonë. Shpresojmë të rikuperojmë Nkunku dhe Loftus-Cheek për ndeshjen tjetër. Nuk duhet të ekzaltohemi, rruga është ende e gjatë”.

  • Akanji: Fanella ime e parë zikaltër ishte e Vierit, kam pasur kontakte edhe dikur me Interin

    Akanji: Fanella ime e parë zikaltër ishte e Vierit, kam pasur kontakte edhe dikur me Interin

    2 Tetor 2025

    14:49

    Alfred Lleshi

    Manuel Akanji, mbrojtësi i ri zikaltër, i ardhur nga Manchester City, u rrëfeu për “Inter TV”. Ai u rrit në Wiesendangen, ku filloi të luante futboll rreth moshës 6 vjeç, duke ndjekur pasionin e babait të tij. Zvicerani kujton me nostalgji trofeun e parë profesional me Basel, ku fitoi kampionatin dhe Kupën e Zvicrës kundër Sionit, duke qenë pranë familjes.
    Akanji ka tre fëmijë: 5, 3 dhe 1 vjeç: “Djali i madh e pëlqen futbollin, por nuk shohim shumë ndeshje për shkak të orarit të gjumit”.
    Mbrojtësi rikujton edhe ndeshjen e tij në “San Siro” me Borussia Dortmundin dhe entuziazmin për të luajtur me Interin: “E para fanellë zikaltër që kam veshur ishte e Vierit. Edhe pse nuk isha tifoz i Interit, gjithmonë e kam ndjekur, sepse është një nga klubet më të suksesshëm në Itali. Kemi pasur kontakte edhe më parë, tani jam shumë i lumtur këtu”.
    Akanji synon të fitojë më shumë trofe, të luajë kudo që klubi ka nevojë dhe të përmirësohet si lojtar e person: “Këto janë gjërat më të rëndësishme për mua”.
     

  • Akanji: Fanella ime e parë e futbollit ishte e Vierit, edhe i dashuri i motrës është tifoz i Interit…

    Akanji: Fanella ime e parë e futbollit ishte e Vierit, edhe i dashuri i motrës është tifoz i Interit…

    3 Shtator 2025

    15:20

    Alfred Lleshi

    Manuel Akanji, nga grumbullimi i kombëtares zvicerane, ka folur për transferimin e tij tek Interi dhe periudhën e fundit të merkatos: “Ishte e vështirë për agjentin tim, sepse kishte opsione të tjera, por unë i kisha idetë e qarta: doja të luaja në nivelet më të larta europiane dhe me Interin e arrij këtë. E para fanellë që mbaja ishte e Christian Vierit, kur luante tek Interi. Plus, i fejuari i motrës sime është tifoz i madh i Interit. Kam lidhje të ndryshme me këtë skuadër”.
    Për largimin nga City: “Guardiola nuk besonte më tek unë? Ishim 6 mbrojtës qendrorë. Ai e tha hapur se askush nuk do ta kishte vendin të sigurt dhe kështu ndodhi. Nuk ishte situatë ideale, por e dija konkurrencën”.
    Për sfidën ndaj Kosovës: “Duhet të jemi të fortë dhe të gatshëm nga minuta e parë. Luajtja e dy ndeshjeve në shtëpi na jep shansin për të marrë 6 pikë”. Për minutazhin e reduktuar: “Kam kaluar situata të ngjashme edhe më parë, nuk jam i shqetësuar”.