Tag: vieri

  • Vieri: Kur hyj në stadium më kap trishtimi. Femrat e bukura? Mendimi i parë ishte të shënoja gol

    Vieri: Kur hyj në stadium më kap trishtimi. Femrat e bukura? Mendimi i parë ishte të shënoja gol

    3 Dhjetor 2025

    12:38

    Alfred Lleshi

    Christian Vieri, një nga sulmuesit më të mirë italianë të viteve 2000, foli për “La Repubblica”: Për Pio Esposito, i krahasuar me të dhe Toni: “Kjo ndodhte edhe në kohën time, shënova dy gola dhe thonin isha Boninsegna. Më duket krahasim i kotë, secili është i veçantë. Rruga për sukses është vetëm një: përkushtim, mentalitet, kujdes për trupin dhe asnjë justifikim. Pio duket në rrugën e duhur. Bonny është i fortë, ndërsa Nico Paz ka klas. Nuk më habit që Real Madridi dëshiron ta rikthejë”.
    Vieri rrëfen se i mungon fusha: “Shumë. Kur hyj në stadium, më kap trishtimi. Do të doja ta vishja fanellën dhe të hyja në fushë. Kam folur për këtë me shumë ish-lojtarë, përfshirë Totti”.
    Për periudhën kur gjithmonë fotografohej me gra të bukura: “Nuk më mungon asgjë. Vite të bukura, por unë isha ndryshe nga etiketa që më vendosën. Mendimi im i parë ishte të shënoja gol në çdo ndeshje; gjithçka tjetër vinte më pas. Si tha Mondonico: fusha nuk gënjen”.

  • Totti dhe Vieri ironizojnë Serie A: Vetëm në Itali, në moshën 36 vjeç, të thonë se duhet të ndalosh

    Totti dhe Vieri ironizojnë Serie A: Vetëm në Itali, në moshën 36 vjeç, të thonë se duhet të ndalosh

    10 Nëntor 2025

    14:08

    Alfred Lleshi

    Në podcastin e Alessandro Cattelan, Francesco Totti dhe Christian Vieri folën për shumë tema; nga tërheqja prej futbollit, niveli i Serie A, deri te VAR-i.
    Totti nuk kishte dyshime: “Niveli i brezit tonë në atë periudhë ishte shumë i lartë. Është e vështirë të përsëritet një grup kaq i madh lojtarësh të fortë njëherësh, është e pamundur.” Vieri shtoi: “Dikur kishte ekipe që luftonin për titull. Mendo; kush dilte i shtati merrte kritika nga tifozët dhe shtypi. Në çdo skuadër kishte kampionë të vërtetë, si Parma me Cannavaro, Thuram, Chiesa”.
    Rreth tërheqjes së Tottit nga futbolli, Vieri zbuloi: “Unë i shkruaja të mos ndalonte, të vazhdonte të luante”. Totti iu përgjigj: “Nuk varej nga unë. Vetëm në Itali, kur arrin 36-37 vjeç, të thonë se duhet të ndalosh, sikur s’të mbajnë më këmbët”.
    Për VAR-in, Totti u shpreh me ironi: “Është humbje kohe. Bën gol, nuk e di nëse vlen, pret pesë minuta, pi një aperitiv dhe ata ende shikojnë ekranin”.

  • Monika Kryemadhi surprizon ndjekësit, shfaqet me robdisham në krevat me një influencere të njohur (Foto)

    Monika Kryemadhi surprizon ndjekësit, shfaqet me robdisham në krevat me një influencere të njohur (Foto)

    Në profilin e saj, Monika Kryemadhi ka postuar disa foto në shtrat së bashku me influenceren Dea Vieri të veshura robdisham. Një paraqitje kjo që nuk e keni parë asnjëherë Kryemadhin, e ‘zhveshur’ nga formati i politikanes dhe pjesë e një filmi.
    Pas disa kohësh lobime për të liruar nga qelia ish-bashkëshortin e saj, Ilir Metën, e ende sot duke u përballur me SPAK, Monika Kryemadhi deklaroi dorëheqjen nga politika dhe gjetjen e pasioneve të reja.
    Siç ka lajmëruar dhe më parë, Kryemadhi do të marrë pjesë në një film, për të cilin ende nuka detaje, por mesa duhet një tjetër aktore e kastit qeka dhe ish-banorja e BBA VIP, Dea Vieri.

     

  • Vieri i vendos nota sezonit të Interit: Lautaro është për 9, Chivu 8. Askush tjetër nuk luan si ata në Itali

    Vieri i vendos nota sezonit të Interit: Lautaro është për 9, Chivu 8. Askush tjetër nuk luan si ata në Itali

    6 Tetor 2025

    11:38

    Alfred Lleshi

    Christian Vieri, ish-sulmues i Interit, komentoi sezonin e Serie A në studiot e DAZN, duke vlerësuar veçanërisht Interin. Ai i dha 9 pikë merkatos zikaltër për blerjet e Manuel Akanji, Petar Sucic, Pio Esposito dhe Ange-Yoan Bonny, duke i konsideruar të gjithë shumë të fortë.
    Vieri gjithashtu u shpreh për stilin e lojës: “Nuk ka ekip tjetër që luan si Interi në Itali. Krijon shumë, shënojnë të gjithë. Dimarco bën krosime që më çmendin, askush në Europë nuk e bën këtë si ai”. Për trajnerin Cristian Chivu dha notën 8, duke theksuar guximin dhe agresivitetin që po sjell: “Bravo drejtuesve që rrezikuan dhe guxuan me një trajner të ri me pak përvojë”.
    Sulmuesit Lautaro Martinez i dha notën 9 për forcën dhe dëshirën e fitores: “Kur thoja se Interi ka skuadrën më të fortë, më quanin interist. Edhe nëse humb, nuk ndryshoj mendim: askush nuk luan si Interi, skuadër ku shënojnë mbrojtësit, mesfushorët dhe sulmuesit. Potenciali është i madh”.

  • Dea Vieri në “E Diell”:  “Jam në lidhje serioze”,  zbulon romancen

    Dea Vieri në “E Diell”: “Jam në lidhje serioze”, zbulon romancen

    Ish-banorja e Big Brother Vip3,  Dea Vieri,  ka ndarë sot me publikun një rrëfim të hapur dhe prekës për lidhjen e saj romantike,  e cila, siç vetë ajo tregon,  nisi në një mënyrë mjaft të veçantë dhe ndryshe nga ç’ishte mësuar më parë.
    Në emisionin “E Diell” të ditës së sotme,  Dea rrëfeu se prej afro një viti ndodhet në një lidhje serioze dhe tashmë bashkëjeton me partnerin e saj,  duke ndarë detaje që e bëjnë këtë histori të dallueshme në botën e dashurisë publike.

    “Lidhja ime nisi shumë çuditshëm,”  tha ajo.  “U njohëm përmes miqve të përbashkët,  por ajo që më habiti më shumë ishte që partneri im ishte ai që hodhi hapin e parë dhe më tha:  ‘Unë nuk dua të kem një gjë për qejf me ty,  unë të kam qejf.   Nëse ne të dy njihemi,  unë nuk kam kohë për të humbur.’

    Dea shpjegoi më tej:  “Kam gati një vit e pak me këtë djalin,  është një lidhje serioze.   Bashkëjetojmë dhe tani jemi shumë mirë bashkë.”

     

  • Vieri: Favoriti për titullin e Serie A? Personalisht do të vija bast për këtë ekip…

    Vieri: Favoriti për titullin e Serie A? Personalisht do të vija bast për këtë ekip…

    4 Tetor 2025

    12:36

    Alfred Lleshi

    Bobo Vieri u shpreh qartë mbi “San Siron” dhe Interin. Për stadiumin: “Më në fund do të kemi një stadium të ri, modern, siç e meriton Milano. Nuk mund të pretendojmë të presim Europianin apo finalet e Champions-it pa një impiant modern”.
    Për titullin e Serie A: “Interi është favorit për cilësinë, eksperiencën dhe thellësinë si skuadër. Sidoqoftë, kampionati është i barabartë, mund të ndodhë gjithçka. Nëse do të vija bast, do ta bëja për Interin”.
    Për Chivu: “Është stakanovist, ka dëshirë të bëjë mirë. Duhet t’i jepet kohë, nuk fillon kriza nëse humbet me Udinesen”. Për Pio Esposito: “Është gati fizikisht dhe teknikisht, edhe për nivel ndërkombëtar. Ka uri për ta treguar veten, lëreni të luajë në paqe dhe do ta shohim deri ku arrin”.
    Për presionin: “Duhet ta shndërrojë frikën në adrenalinë. Ndeshjet e Champions-it dhe derbet ta japin këtë mundësi”. Për kombëtaren: “E kam parë mirë skuadrën e Gattuso. Tani duhet të fitojmë, të shënojmë shumë gola dhe të shpresojmë për një vend në Botëror”.

  • Vieri: Napoli është skuadra për t’u mundur, por Interi ka organikën më të plotë në Serie A

    Vieri: Napoli është skuadra për t’u mundur, por Interi ka organikën më të plotë në Serie A

    23 Gusht 2025

    10:05

    Alfred Lleshi

    Christian Vieri flet për sezonin e ri të Serie A. Ish-sulmuesi i shuqar italian bëri prognozën e tij në faqet e “Gazzetta dello Sport”: “Napoli ka fituar titullin sezonin e kaluar dhe në teori do të ishte skuadra për t’u mundur, por sot, edhe para përfundimit të merkatos, organika më e plotë dhe më e thellë e gjithë Serie A është ajo e Interit. Kanë mbetur të gjithë ata lojtarë që katër muaj më parë mundën Barcelonën në një natë të pabesueshme. Po, pastaj ishte finalja e Mynihut, por 5-0 ndaj PSG nuk e fshin vlerën e grupit zikaltër”.
    Chivu, njeriu i duhur: “Plagët pas finales së Champions-it kanë qenë të thella, por koha shëron gjithçka. Tani zikaltrit duhet të mendojnë për fitimin e trofeve që iu kanë shpëtuar, duke kujtuar se të luash dy finale Champions-i në tri vite nuk është normale. Pranoj se zgjedhjen e Chivu si trajner nuk e prisja. Pas Simone Inzaghit imagjinoja një trajner më me përvojë, por Interi bëri mirë që ndoqi rrugën e tij. Cristian është i ri, ka ide të qarta, lidership dhe e njeh ambientin. Tani do ta shohim në punë, jam vërtet kurioz”.
    Merkatoja e Interit: “Duke nisur nga fakti që nuk ka mbaruar ende, duhet të theksojmë se zikaltrit i kanë mbajtur të gjithë lojtarët kryesorë. Kjo është një pikënisje shumë e rëndësishme. Pastaj, Lookman… Unë do të përpiqesha ta merrja deri në fund, sepse është një nga më të fortët në Europë dhe do ta bënte skuadrën zikaltër më të fuqishme”.

  • “Mund të jem gabim, por ky është mendimi im”! Christian Vieri: Interi ka ekip më të fortë se Napoli

    “Mund të jem gabim, por ky është mendimi im”! Christian Vieri: Interi ka ekip më të fortë se Napoli

    Kush do ta fitojë titullin kampion këtë sezon në Serinë A? Kjo është tema e diskutimit që po bëhet në Itali me merkaton e hapur, teksa të gjitha analizat bashkohen në një pikë të vetme, Interi dhe Napoli do të luftojnë deri në fund. Christian Vieri, i ftuar në “Sport Mediaset”, ka mbajtur të njëjtën linjë, por duke guxuar teksa shprehet se Interi ka ekip më të fortë se Napoli.
    “Edhe pse Napoli fitoi Scudetton dhe për këtë arsye duhet të jetë favorit, them se sipas mendimit tim Interi ka skuadrën më të fortë. Por ky është mendimi im, mund të gabohem. Sipas mendimit tim, Interi dhe Napoli do të garojnë për Scudetton së bashku me Juventusin. Milani? Ata janë një punë në zhvillim e sipër, dy lojtarë të shkëlqyer janë larguar dhe duhet t’i zëvendësoni. Tregu i transferimeve është i hapur, le të shohim se çfarë mund të bëjnë në fund”, tha Vieri. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
     

  • Vieri lartëson Interin: Ecuri e pabesueshme; 2 finale Champions-i në 3 vite nuk ndodhin shpesh

    Vieri lartëson Interin: Ecuri e pabesueshme; 2 finale Champions-i në 3 vite nuk ndodhin shpesh

    Në prag të finales së Ligës së Kampionëve mes PSG-së dhe Interit, ka folur për “Sky Sport”, gjatë drekës së organizuar nga Serie A, ish-sulmuesi zikaltër Bobo Vieri. Ja komentet e tij për ndeshjen e mbrëmjes së sotme: “Pres një 0-0, një ndeshje të ekuilibruar mes dy skuadrave shumë të mëdha.
    Jo, jo, po bëj shaka… Shpresoj të jetë një ndeshje e bukur, argëtuese dhe me disa gola. Kush do të jetë vendimtar? Nuk e them dot, nuk dua t’i ndjell ters askujt. Le të themi që sulmet e të dyja skuadrave janë shumë të fortë, shpresoj që të jenë ato që do të bëjnë diferencën”.
    Përsëri për Interin: “Dy finale në tri vite, Interi është shumë i fortë. Inzaghi ka qenë shumë i rëndësishëm, ashtu si lojtarët. Mbi të gjitha drejtuesit, që kanë bërë blerje të arsyeshme, duke i mundësuar trajnerit të ketë një grup të plotë, me nag dy lojtarë për çdo rol. Puna e tyre ka qenë e jashtëzakonshme. Të arrihen 2 finale Champions-i në 3 vite vite nuk është e lehtë, sidomos përballë skuadrave që shpenzojnë qindra, miliona çdo vit”.
    Pse duhet të qëndrojë Simone Inzaghi tek Interi: “Po ku duhet të shkojë? Në Arabinë Saudite? Jo, jo, të rrijë edhe pak me ne dhe pastaj pas 10-15 vitesh të shkojë të marrë plaçkën (milionat) atje…”

  • “Njëra mushkëri është mirë, tjetra fishkëllen për… penallti”; Vieri sëmuret në Maldive dhe ndërpret pushimet

    “Njëra mushkëri është mirë, tjetra fishkëllen për… penallti”; Vieri sëmuret në Maldive dhe ndërpret pushimet

    24 Prill 2025

    13:08

    Alfred Lleshi

    “Të gjithë më pyesin si jam. U nisa nga Italia me kollë dhe dhimbje kockash. Thashë po marr Brufen dhe më kalon për dy-tri ditë, por nuk ndodhi kështu”. Christian Vieri rrëfen në rrjetet sociale pushimet në Maldive me bashkëshorten Costanza Caracciolo dhe vajzat Stella dhe Isabel, të përfunduara para kohe për shkak të problemeve shëndetësore.
    “Para tri ditësh shkova te mjeku, që ishte shumë i zoti dhe më tha: Dëgjo, mushkëria e majtë është në rregull, e djathta fishkëllen pak. Fishkëlleka për penallti…, i thashë unë duke bërë shaka, – tregon Bobo. – Prej tri ditësh po mjekohem me antibiotik, pushimet mbaruan. E shijova detin vetëm një ose dy ditë, tani shihemi në Milano”.
    Caracciolo shtoi: “Ka qenë vërtet keq, këtë pushim e kaloi në shtrat. Mendonim se me diellin dhe detin e Maldiveve do t’i kalonte kolla, por përkundrazi, u përkeqësua”.