Tag: vidhnin

  • Akuzohen se vidhnin rroba në Greqi dhe i shisnin në Tiranë, arrestohen 8 persona

    Akuzohen se vidhnin rroba në Greqi dhe i shisnin në Tiranë, arrestohen 8 persona

    Estela Kapo, 49 vjeçe u arrestua nga policia e Tiranës 2 ditë më parë dhe dyqani në pronësi të saj në zonën e Yzberishtit, u bllokua pasi u zbulua se aty shiteshin veshje të kontrabanduara nga Greqia.
    Mediat greke shkruajnë se 8 persona janë arrestuar dhe 4 janë shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të përbashkët mes policisë greke dhe asaj shqiptarë si anëtarë të një grup kriminal që vidhnin rroga nëpër dyqane të ndryshme në Athinë të cilat më pas shiteshin nga 49-vjeçaja shqiptare në Tiranë.
    Anëtari kryesor i organizatës dhe koordinatori i aktivitetit kriminal ishte një e 54-vjeçare shqiptare, ndërsa 4 anëtarë të tjerë të familjes së saj ishin pjesë e organizatës. Planifikimi i organizatës kriminale me aktivitet ndërkufitar përfshinte dy grupe, një në Greqi dhe një në Shqipëri, shkruan Protothema.
    Grupi që vepronte në Greqi ishte përgjegjës për kryerjen e vjedhjeve të sasive të mëdha mallrash nga dyqanet, ndërsa udhëheqësja 54-vjeçare ishte përgjegjëse për dërgimin e mallrave të vjedhura, me ndihmën e anëtarëve të familjes së saj, me autobusë ndërqytetas në Tiranë, ku një i afërm tjetër i saj zotëronte një dyqan rrobash, me qëllim rishitjen e tyre.
    Grupi që vepronte në Shqipëri ishte përgjegjës për marrjen e rrobave dhe shitjen e tyre përmes dyqanit të rrobave në Tiranë, ndërsa ajo shpesh postonte reklama për zbritje veshjesh në mediat sociale me qëllim gjetjen e klientëve.

  • Vidhnin rroba nga Athina dhe i shisnin në Tiranë, arrestohen 8 persona

    Vidhnin rroba nga Athina dhe i shisnin në Tiranë, arrestohen 8 persona

    Estela Kapo, 49 vjeçe u arrestua nga policia e Tiranës 2 ditë më parë dhe dyqani në pronësi të saj në zonën e Yzberishtit, u bllokua pasi u zbulua se aty shiteshin veshje të kontrabanduara nga Greqia.
    Mediat greke shkruajnë se 8 persona janë arrestuar dhe 4 janë shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të përbashkët mes policisë greke dhe asaj shqiptarë si anëtarë të një grup kriminal që vidhnin rroga nëpër dyqane të ndryshme në Athinë të cilat më pas shiteshin nga 49-vjeçaja shqiptare në Tiranë.
    Anëtari kryesor i organizatës dhe koordinatori i aktivitetit kriminal ishte një e 54-vjeçare shqiptare, ndërsa 4 anëtarë të tjerë të familjes së saj ishin pjesë e organizatës. Planifikimi i organizatës kriminale me aktivitet ndërkufitar përfshinte dy grupe, një në Greqi dhe një në Shqipëri, shkruan Protothema.
    Grupi që vepronte në Greqi ishte përgjegjës për kryerjen e vjedhjeve të sasive të mëdha mallrash nga dyqanet, ndërsa udhëheqësja 54-vjeçare ishte përgjegjëse për dërgimin e mallrave të vjedhura, me ndihmën e anëtarëve të familjes së saj, me autobusë ndërqytetas në Tiranë, ku një i afërm tjetër i saj zotëronte një dyqan rrobash, me qëllim rishitjen e tyre.
    Grupi që vepronte në Shqipëri ishte përgjegjës për marrjen e rrobave dhe shitjen e tyre përmes dyqanit të rrobave në Tiranë, ndërsa ajo shpesh postonte reklama për zbritje veshjesh në mediat sociale me qëllim gjetjen e klientëve.

  • Vidhnin bizhuteritë e të vdekurve, 6 punonjës të bashkisë në hetim

    Vidhnin bizhuteritë e të vdekurve, 6 punonjës të bashkisë në hetim

    Gjashtë punonjës në Departamentin e Shërbimeve Funerale dhe të Varrezave të Milanos janë vënë nën hetim për vjedhje dhe pranim të mallrave të vjedhura.
    Sipas hetimeve, këta punonjës dyshohet se vidhnin bizhuteritë e kufomave në varreza, madje në një rast dyshohet se i kishin hequr protezën dentare një gruaje që kishte vdekur në një aksident rrugor.
    Hetimi filloi vitin e kaluar, kur një i afërm i një personi të ndjerë raportoi në bashki se disa bizhuteri ishin zhdukur nga trupi i të afërmit të tyre.
    Kjo nxiti hetimet nga Ekipi i Ndërhyrjeve Speciale të Policisë Vendore, i cili zbuloi një seri vjedhjesh si nga morgjet ashtu edhe nga shtëpitë e funeraleve.
    Gjashtë incidente vjedhjeje janë rindërtuar , megjithëse mund të ketë shumë të tjera, disa prej të cilave datojnë para raportit fillestar të paraqitur në Këshillin e Qytetit.
    Të gjashtë dyshohet se kanë shitur gjerdanë, vathë dhe byzylykë në dyqane të ndryshme ari në Milano dhe zonën përreth, dhe oficerët ishin në gjendje të gjurmonin faturat e lëshuara të dyshuarve në datat që përputhen me vjedhjet.

  • Tentuan të vidhnin karburant dhe pajisje ndërtimi, arrestohen dy vëllezër nga Lushnja

    Tentuan të vidhnin karburant dhe pajisje ndërtimi, arrestohen dy vëllezër nga Lushnja

    Mbrëmjen e djeshme, gjatë patrullimit në lagjen “18 Tetori”, Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme kanë konstatuar dy shtetas që po tentonin të vidhnin karburant dhe pajisje në ambientet e një firme ndërtimi.
    Policia ndërhyri menjëherë dhe arrestoi autorët e dyshuar, identifikuar si G. C., 54 vjeç, dhe J. C., 40 vjeç, banues në Lushnjë, vëllezër.
    Materialet proceduriale janë dorëzuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Lushnjës për veprime të mëtejshme ligjore.

  • Tentuan të vidhnin karburant në një firmë ndërtimi, arrestohen dy vëllezërit

    Tentuan të vidhnin karburant në një firmë ndërtimi, arrestohen dy vëllezërit

    Ndërhyrja e shërbimeve të Policisë së Lushnjes ka parandaluar vjedhjen në një firmë ndërtimi, gjatë natës.
    Mësohet se janë vënë në pranga 2 vëllezër që u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në ambientet e firmës, gjatë tentativës për vjedhje.
    “Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, mbrëmjen e djeshme, gjatë patrullimit në territor, në lagjen “18 Tetori”, kanë konstatuar 2 shtetas që po tentonin të vidhnin karburant dhe pajisje, në ambientet e një firme ndërtimi.
    Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë arrestuar autorët e dyshuar, shtetasit G. C., 54 vjeç dhe J. C., 40 vjeç, banues në Lushnjë (vëllezër)”, njofton policia.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme./Opinion.al

  • EMRAT/ Tentuan të vidhnin karburant dhe pajisje në ambientet e një firme ndërtimi, arrestohen dy vëllezërit

    EMRAT/ Tentuan të vidhnin karburant dhe pajisje në ambientet e një firme ndërtimi, arrestohen dy vëllezërit

    Policia ka arrestuar dy vëllezër që tentuan të vidhnin karburant dhe pajisje në një firmë ndërtimi.

    Në pranga kanë rënë vëllezërit Gramoz Canka, 54 vjeç dhe Julian Canka, 40 vjeç, banues në Lushnjë.

    Ata u konstatuan mbrëmjen e djeshme nga shërbimet e policisë gjatë patrullimit në lagjen “18 Tetori”.

    Blutë konstatuan 2 vëllezërit që po tentonin të vidhnin karburant dhe pajisje, në ambientet e një firme ndërtimi dhe i vendosën në pranga.

    Njoftimi i policisë:

    Lushnjë/ Ndërhyrja e shërbimeve të Policisë parandalon vjedhjen në një firmë ndërtimi, gjatë natës.

    Vihen në pranga 2 vëllezër që u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në ambientet e firmës, gjatë tentativës për vjedhje.

    Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, mbrëmjen e djeshme, gjatë patrullimit në territor, në lagjen “18 Tetori”, kanë konstatuar 2 shtetas që po tentonin të vidhnin karburant dhe pajisje, në ambientet e një firme ndërtimi.

    Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë arrestuar autorët e dyshuar, shtetasit G. C., 54 vjeç dhe J. C., 40 vjeç, banues në Lushnjë (vëllezër).

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

  • Vidhnin karburant nga makinat e parkuara në Breshia, arrestohen shqiptarët

    Vidhnin karburant nga makinat e parkuara në Breshia, arrestohen shqiptarët

    Dy shqiptarë janë arrestuar në Breshia të Italisë, pasi u kapën në flagrancë teksa vidhnin karburant nga automjete të parkuara.
    Sipas mediave, të dy janë në gjendje të parregullt qëndrimi në Itali dhe ishin të njohur më parë për autoritetet italiane për precedentë penalë.
    Ngjarja ndodhi pas një sinjalizimi nga një qytetar, i cili vuri re një automjet të dyshimtë në zonën via Buozzi dhe njoftoi menjëherë policinë në numrin 112.
    Qytetari i ndoqi nga larg autorët, duke informuar policinë se ata ishin zhvendosur në via Rosselli, pranë një kompanie private, për të kryer një tjetër vjedhje.
    Brenda pak minutash, patrullat e Policisë së Shtetit identifikuan dhe ndaluan makinën e përdorur nga dyshja. Njëri prej tyre u gjet i fshehur mes sediljeve. Gjatë kontrollit, në mjet u zbuluan 5 bidona me naftë të vjedhur, mjete vjedhjeje, përfshirë tre kaçavida, dy thika me mbyllje automatike, të fshehura nën sedilje.
    Ndërkohë, bashkëpunëtori i dytë u përpoq të ikë në këmbë duke u futur në një ndërtesë, por u arrestua pas një ndjekjeje të shkurtër.
    Të arrestuarit janë identifikuar si shtetasit me iniciale P.E., 42 vjeç dhe C.H., 39 vjeç.
    Të dy u dërguan në Komisariat, ku iu morën shenjat daktiloskopike dhe u arrestuan për vjedhje të mbetur në tentativë në rrethana rënduese dhe mbajtje të paligjshme të armëve të ftohta dhe mjeteve të thyerjes.
    Duke marrë parasysh të kaluarën kriminale dhe qëndrimin e paligjshëm në territorin italian, Prefekti i Breshias, Paolo Sartori, ka firmosur urdhrin e dëbimit për të dy personat, i cili do të zbatohet menjëherë pas lirimit të tyre nga burgu.

  • Vidhnin karburant nga makinat e parkuara në zonën e Breshias, arrestohen 2 shqiptarë në Itali

    Vidhnin karburant nga makinat e parkuara në zonën e Breshias, arrestohen 2 shqiptarë në Itali

    Dy shqiptarë janë arrestuar në Breshia të Italisë, pasi u kapën në flagrancë teksa vidhnin karburant nga automjete të parkuara.

    Sipas mediave të huaja, të dy janë në gjendje të parregullt qëndrimi në Itali dhe ishin të njohur më parë për autoritetet italiane për precedentë penalë.

    Ngjarja ndodhi pas një sinjalizimi nga një qytetar, i cili vuri re një automjet të dyshimtë në zonën via Buozzi dhe njoftoi menjëherë policinë në numrin 112.

    Qytetari i ndoqi nga larg autorët, duke informuar policinë se ata ishin zhvendosur në via Rosselli, pranë një kompanie private, për të kryer një tjetër vjedhje.

    Brenda pak minutash, patrullat e Policisë së Shtetit identifikuan dhe ndaluan makinën e përdorur prej tyre. Njëri prej tyre u gjet i fshehur mes sediljeve. Gjatë kontrollit, në mjet u zbuluan 5 bidona me naftë të vjedhur, mjete vjedhjeje, përfshirë tre kaçavida, dy thika me mbyllje automatike, të fshehura nën sedilje.