Tag: vidhet

  • Vidhet një shtëpi në Gjirokastër, 37-vjeçari shpallet në kërkim

    Vidhet një shtëpi në Gjirokastër, 37-vjeçari shpallet në kërkim

    POLICIA E SHTETIT
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin V. K., 37 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetases U. L., një shumë parash dhe 1 celular. Punohet për kapjen e 37-vjeçarit.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

  • SYRI TV/ Fier, tentohet të vidhet Kisha e Shën Nikollës

    SYRI TV/ Fier, tentohet të vidhet Kisha e Shën Nikollës

    Kisha e Shën Nikollës në Vajkan të Fierit është bërë sërish objekt i një tentative grabitjeje. Disa persona kanë tentuar të vjedhin arkën e kishës, por ngjarja është konstatuar në kohë nga kujdestari i saj, i cili ka njoftuar menjëherë policinë.

    Përfaqësuesi i Metropolisë së Apollonisë dhe Fierit pranë Kishës së Shën Gjergjit, At Dhimitër Lloshi, shprehet se kjo nuk është hera e parë që tentohet të vidhet objekti i kultit dhe e cilëson ngjarjen si një sinjal shqetësues për sigurinë e vendeve të shenjta në këtë zonë. Ai kërkon zbardhjen e plotë të rastit dhe marrjen e masave parandaluese.

    Edhe banorët e Vajkanit konfirmojnë se kjo nuk është tentativa e parë për të vjedhur kishën dhe kërkojnë më shumë vëmendje dhe siguri për objektet fetare, të cilat, sipas tyre, janë jo vetëm vend lutjeje, por edhe pjesë e trashëgimisë shpirtërore të komunitetit.

    Policia ka nisur hetimet për verifikimin e rastit dhe identifikimin e autorëve që kanë tentuar të vjedhin arkën e kishës.

  • Blushi nga PL denoncon zgjedhjet: Kur vidhet vota, popullit i vidhet dinjiteti

    Blushi nga PL denoncon zgjedhjet: Kur vidhet vota, popullit i vidhet dinjiteti

    Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi thotë se kryeministri Edi Rama ndodhet në panik para zbulimit të manipulimeve që sipas tij janë bërë në zgjedhjet e 11 majit. Në një deklaratë për mediat, Blushi tha se kryesocialisti nuk i lejon as njerëzit e tij që të kenë transparencë tek votimet.
    Ai theksoi se Partia e Lirisë distancohet nga zgjedhjet e 11 majit të cilat i konsideroi si një farsë. Sipas tij vullneti i qytetarëve u deformua me presione dhe se kur popullit i vidhet vota, atëherë është vjedhur dhe dinjiteti.

    ”Ne si Partia e Lirisë distancohemi nga këto zgjedhje të cilat janë një farsë. Deformimi i vullnetit të qytetarëve përmes presionit, shantazhit, frikës, varfërisë së qëllimshme dhe kontrollit të çdo aspekti të jetës së përditshme është një akt kriminal që nuk mund të amnistohet. Vota është arma më e fortë e qytetarit në një sistem demokratik dhe kur ajo vidhet, i vidhet popullit dinjiteti, liria dhe e ardhmja”, përfundoi Blushi.

  • Përmet, vidhet laptopi në një shkollë, policia nis hetimet

    Përmet, vidhet laptopi në një shkollë, policia nis hetimet

    POLICIA E SHTETIT
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Vjedhja”, pasi më datë 13.05.2025, në ambientet e shkollës 9-vjeçare në Përmet, është konstatuar mungesa e një laptopi. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

  • Vidhet kompjuteri dhe televizori në zyrën e PD, detajet e para

    Vidhet kompjuteri dhe televizori në zyrën e PD, detajet e para

    Policia e Shtetit bën me dije se persona të panjohur kanë bërë një vjedhje në zyrën e Partisë Demokratike në qytetin e Cërrikut.
    Sipas të dhënave, kallëzimi është bërë nga sekretarja e degës së PD e cila deklaroi se kur ka hapur zyrën ka konstatuar se mungonin 1 kompjuter dhe 1 televizor.
    Nga këqyrja paraprake në vendngjarje nuk janë konstatuar thyerje apo dëmtime të objektit.
    Në drejtimin e Prokurorisë, grupi i posaçëm hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e rastit.

  • Vidhet gjatë natës selia e PD-së në Cërrik

    Vidhet gjatë natës selia e PD-së në Cërrik

    Një incident elektoral është regjistruar në Cërrik.
    Gjatë natës që sapo lamë pas, është vjedhur selia e Partisë Demokratike të Cërrikut.

    U raportua se në zyra janë marrë kompjuteri dhe një televizor.
    Ende nuk dihen autorët dhe policia nuk ka një njoftim për ngjarjen.
    Vlen të theksohet se një ditë më parë kreu demokrat Berisha ishte në këtë qytet.

  • Tensionohet fushata/ Vidhet selia e PD në Cërrik, hajdutët marrin kompjuterin…

    Tensionohet fushata/ Vidhet selia e PD në Cërrik, hajdutët marrin kompjuterin…

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Cerrik.

    Gazetari i Syri tv njofton se gjatë mbrëmjes është vjedhur selia e Partisë Demokratike të Cërrikut.

    Burimet shpjegojnë se në zyra janë marrë kompjuteri dhe një televizor.

    Ende nuk dihen autorët dhe policia nuk ka një njoftim për ngjarjen.

    Vlen të theksohet se një ditë më parë kreu demokrat Berisha prezantoi në një takim madhështor kandidatët e opozitës për Belshin dhe Cërrikun 

  • Vidhet xhamia e Dragostunjës në Librazhd, ‘hajdutët’ marrin rreth 5 mijë euro

    Vidhet xhamia e Dragostunjës në Librazhd, ‘hajdutët’ marrin rreth 5 mijë euro

    Vidhet xhamia e fshatit të Dragostunjës në Librazhd, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e sotme.

    Sipas informacioneve të para të mësuara nga korrespondentja e Bruna Kërçyku dyshohet se grabitësit kanë marrë rreth 5 mijë euro. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe zbardhjen e plotë të rastit.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • Vidhet xhamia e Dragostunjës në Librazhd, ‘skifterët’ marrin rreth 5 mijë euro

    Vidhet xhamia e Dragostunjës në Librazhd, ‘skifterët’ marrin rreth 5 mijë euro

    Vidhet xhamia e fshatit të Dragostunjës në Librazhd, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e sotme.
    Sipas informacioneve të para të mësuara nga korrespondentja e Top Channel Bruna Kërçyku dyshohet se grabitësit kanë marrë rreth 5 mijë euro.
    Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe zbardhjen e plotë të rastit.