Një grabitje si në filma është regjistruar në Reggio Calabria të Italisë.
Një autoblindë që transportonte para u grabit brenda një tuneli midis kryqëzimeve Scilla dhe Bagnara, në drejtim të veriut. Ansa raporton se gjatë grabitjes, banditët qëlluan disa herë, por nuk pati të lënduar.
Po ashtu për të kryer grabitjen, grabitësit bllokuan trafikun duke vendosur dy vetura të djegura përgjatë rrugës. Në vendngjarje, së bashku me zjarrfikësit janë edhe Policia e Shtetit. Detaje tjera ende nuk janë bërë të ditura.
Tag: vidhen
-

Sulmohet autoblinda në Itali, vidhen dy milionë euro
-

Sabotim në trenat spanjollë! Vidhen kabllot e hekurudhave, mbi 10 mijë pasagjerë të prekur nga vonesat
Rrjeti hekurudhor i Spanjës u përball me ndërprerje të mëdha gjatë fundjavës festive, pas një akti të dyshuar sabotimi në linjën me shpejtësi të lartë mes Madridit dhe Seviljes.
Ministri i Transportit, Óscar Puente, konfirmoi se ishin vjedhur kabllo sinjalizimi në katër pika të ndryshme në zonën e Toledos, duke shkaktuar ndërprerje në shërbim që prekën mbi 10,000 udhëtarë.
Kompania shtetërore Renfe dhe infrastruktura hekurudhore Adif njoftuan se sabotimi ndodhi të dielën vonë dhe se po bëhen hetime nga Guardia Civil.
Puente e cilësoi vjedhjen si një akt të qëllimshëm, duke shtuar se “dëmi është shumë më i madh sesa përfitimi financiar nga shitja e kabllove”.
Presidenti i Renfe, Álvaro Fernández Heredia, gjithashtu e cilësoi ngjarjen si të dyshimtë dhe tha se nuk është normale të vidhen kabllo nga disa vende njëherësh. Ai theksoi se ky lloj sabotimi rrezikon direkt sigurinë e infrastrukturës hekurudhore.
Linja Madrid-Sevilje u rikthye në funksion rreth orës 09:30 të mëngjesit të së hënës, por shumë udhëtarë, përfshirë turistë ndërkombëtarë, mbetën të bllokuar me orë të tëra në stacionin Atocha të Madridit, mes kaosit dhe pasigurisë për udhëtimin.
Ngjarja ndodhi vetëm një javë pas një ndërprerjeje të papritur të energjisë elektrike në Spanjë dhe Portugali, e cila solli kritika të forta nga opozita spanjolle. Lideri i Partisë Popullore, Alberto Núñez Feijóo, akuzoi qeverinë për paaftësi dhe kërkoi reforma të thella për rikthimin e funksionimit normal të vendit.
Ndërkohë, ministrja e Mjedisit, Sara Aagesen, mbrojti burimet e rinovueshme si të qëndrueshme dhe të sigurta, duke i cilësuar pretendimet e opozitës si të papërgjegjshme dhe të pabaza.Top Channel
-

Debati me Çoçolin – Brisida Shehaj: Paratë e pensioneve janë, por vidhen: Gazetarucët e artucët marrin miliona
E ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në Syri tv ka qenë ekspertja e ekonomisë Brisida Shehaj. Ajo ne bisedë dhe në debat me ekspertin e Fatos Çoçoli tha se paratë për rritjen e pensioneve janë por vidhen.
Brisida Shehaj: Po i mbajnë shqiptarët me mashtrime, s’bëhet ajo, s’bëhet kjo. Janë paratë Flavio që të gjitha. Por paratë vidhen miku im. Se e bën atë emisionin Plug bashke me kolegët e tu. Dhe të jesh i qartë ti i pari dhe të gjithë shqiptarët e tjerë se si vidhen paratë. Se si blihet nje telefon që bën 100 lekë lekë por blihet për 10 milionë lekë. Sepse shkon në atë zinxhirin e parave që as SPAK-u i famshëm që të gjithë e mbrojnë nuk vazhdon ti ndjekë ato para. Sepse janë ato para që paguajnë fushatat e këtyre elektorale. Janë ato para që paguajnë, këta, gazetarët, gazetarucët, artistët, artucët.Të gjithë këta. Janë 10 milionë, këtu, 5 milionë atje dhe qindra miliona euro që na ikin për qoka. Ja këto janë paratë që nuk do të ikin më. Janë të gjitha. Dhe qeverie e ardhshme nëse ka vullnetin,. Unë nuk jam as deputete e as kandidate për deputete, nuk përfaqësoj asnjë parti politike. Nuk jam në asnjë strukturë politike. Akli e dime po. Ndërsa Çoçoli e dimë ne është analist i pavarur me lugë në brez. Por shqiptarët duhet ta dinë. Paratë janë, paratë vidhen. Sepse po të ishte Flavio, dhe ate duhet tu kujtoni shqiptarëve. Ne 1 mars Edi Rama thoshte se rritja e pensionit në 200 euro është Sude dhe doli me 27 mars apo 28 mars dhe doli e tha se do ta bëjmë pensionin minimal 200 euro. Pra nga Sude na doli që nuk qenka Sude.
Sepse është një premtim i shumë i bëshëm. E pe oligarkun 4 AM.
Fatos Çoçoli: E ke humbur logjikën e ekonomisë rrugës…
-

“Paratë e barnave vidhen nga Ministria dhe Drejtoria”/ Berisha: Ilaçet janë në dorë të Nushit dhe Tomës
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ishte sot në Tregun Industrial në Tiranë ku zhvilloi takime me qytetarë dhe përfaqësues të bizneseve.
Në një deklaratë të fortë, Berisha akuzoi qeverinë për abuzime të rënda në sektorin e shëndetësisë, duke e quajtur sistemin “një mafie që vjedh qytetarët e sëmurë”.
Ai denoncoi mungesën e ilaçeve jetike dhe pajisjeve diagnostikuese si Pet Scanner, ndërsa premtoi ndërhyrje të fuqishme për të rivendosur kontrollin dhe dinjitetin në shërbimin shëndetësor publik.
Sali Berisha: Këta morën Nushin dhe Tomën, ua lanë në dorë ilaçet këtyre. Ne kishim një ligj, asnjë ilaç nuk shitej në Shqipëri nëse nuk përdorej në 2 vende të BE. Ilaçet kanë specifikat e veta, duhen për 3-4 të sëmurë, kushtojnë shtrenjtë. Por kur firma ishte këtu, bënte zbritjet, fitonte diku tjetër. Paratë vidhen nga Ministria dhe drejtoria. Është krim i shëmtuar. Sot çdo ditë u telefonojnë të sëmurëve, këtë muaj nuk keni mjekim…kemi prurë tre cikotronë një në neuokirurgji, 2 në onkologji. Pse tre? Në mënyrë që të mos ngelej vendi sepse është shumë i diagnozën dhe sëmundjen, sot asnjëri nuk funksionon. Nuk ka Pet Scanner, sot është bërë gjëja më e domosdoshme, por shqiptarët duhet të shkojnë te privati, të paguajnë shtrenjtë dhe të presin në radhë. Kjo është një mafie dhe kjo merr fund, do vendosim dorë fuqishëm. -

Zgjedhjet e 11 majit/ “Filloi avazi… po vidhen votat”, Rama ironizon Berishën dhe opozitën (Video)
Kryeministri Edi Rama ka vijuar me videot ironizuese për Sali Berishën dhe opozitën.
Në një postim të bërë sot në Facebook, Rama ka publikuar videon e një bufi, ndërsa shkruan me ironi se ‘filloi avazi, po vidhen votat’.
Kujtojmë se ditën e sotme PD ka njoftuar çeljen e fushatës së 11 majit, ndërsa PS do ta hapë ditën e nesërme. -

PD çel sot fushatën, Rama ironizon Berishën dhe opozitën me bufin: Filloi avazi… po vidhen votat
Kryeministri Edi Rama ka vijuar me videot ironizuese për Sali Berishën dhe opozitën.
Në një postim të bërë sot në Facebook, Rama ka publikuar videon e një bufi, ndërsa shkruan me ironi se ‘filloi avazi, po vidhen votat’.
Kujtojmë se ditën e sotme PD ka njoftuar çeljen e fushatës së 11 majit, ndërsa PS do ta hapë ditën e nesërme.Top Channel
-

“Po përgatit terrenin për humbjen”, Spahiu i përgjigjet Berishës: Nëse beson se zgjedhjet do të vidhen, le të mos…
Juristi Kreshnik Spahiu, ka komentuar mbrëmjen e sotme në një emision televiziv, akuzat e Berishës se në zgjedhje do të vidhen votat.
Spahiu tha se nëse Berisha mendon se do të ketë vjedhje votash të mos marr pjesë në zgjedhjet e 11 majit përballë PS.
‘Unë kam një pikëpamje realiste të të ardhmes së Berishës që është se nëse ai do të fitojë zgjedhjet do ti hapet çdo derë dhe do ti hiqet çdo sanksion dhe nëse do ti humb do ti mbyllet çdo derë dhe nuk do ti hiqet asnjë sanksion, sepse është në filozofinë e ndërkombëtarëve që të bëjnë partner fituesin dhe mbajnë larg atë që është humbës.
Për Berishën këto zgjedhje janë të fundit drejt misionit që ka për të marr pushtetin për shkaqe edhe biologjike të moshës së tij. Berisha si nga liderët më të vjetër në politikë është njeri që sot e di rezultatin e zgjedhjeve, është i bindur se kush është fituesi dhe humbësi i zgjedhjeve, në këto 5 javë ai do përgatis terrenin për atë që e di se do të ndodh më 12 maj, ai ka filluar që të thotë zgjedhjet po vidhen. Berisha thotë nuk ka zgjedhje me Ramën dhe prap hynë në zgjedhje me Edi Ramën, nëse është i bindur se zgjedhjet po vidhen të tërhiqet nga zgjedhjet. Pse bëri paktë më Ramën? -

Vidhen dosjet e SPAK? Klodiana Lala: Zyrtari i një ministrie shpërndante materialet
Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona