Tag: videos

  • Skandal në Fier/ Video pornografike brenda një shtëpie ku jetojnë fëmijë të mitur

    Skandal në Fier/ Video pornografike brenda një shtëpie ku jetojnë fëmijë të mitur

    Një video me përmbajtje pornografike, e xhiruar në një fshat të Fierit, ka tronditur opinionin publik. Pamjet tregojnë një çift që kryen marrëdhënie seksuale pa asnjë shqetësim, ndonëse e dinë se po filmohen, dhe ajo që e bën ngjarjen edhe më të rëndë është fakti se në të njëjtën dhomë gjendeshin fëmijët e mitur të familjes.

    Protagonistja e videos është halla e tre fëmijëve, bashkë me partnerin e saj. Ata jetojnë të gjithë së bashku në një shtëpi të vjetër, në kushte të mjerueshme, pa drita dhe pa asnjë standard jetese. Nën të njëjtën çati, ndodhen edhe nëna e fëmijëve me katër të vegjlit e saj, ndërsa bashkëshorti punon në emigracion.

    Familja, e varfër dhe e braktisur, është kthyer në një ambient ku kushdo hyn e del, ku mungon çdo kontroll dhe ku fëmijët rriten mes varfërisë, pakujdesisë dhe sjelljeve të rrezikshme të të rriturve.

    Gjatë vizitës në banesë, gazetarët u përballën me një realitet tronditës. Një nga djemtë e mitur kishte vizatuar në ballë një figurë banale, ndërsa vajza e vogël, e pyetur për origjinën e vizatimit, përmendi telefonin duke lënë të kuptohet se kishte parë materiale të papërshtatshme.

    Nga bisedat me fëmijët doli në pah se ata e dinin për ekzistencën e videos dhe madje e shoqëronin me batuta. Një prej tyre përmendi edhe emrin e partnerit të hallës protagonist i videos, i cili prej vitesh punon si gurëpunues në Greqi.

    Nëna e fëmijëve, e mbetur e vetme dhe në kushte ekstreme, tregoi mungesë totale reagimi kur iu shfaq videoja. Sjellja e saj tregon qartë se ndodhet në një gjendje që kërkon ndihmë të specializuar, pasi nuk arrin ta lidhë këtë ngjarje tronditëse me pasojat që ka tek fëmijët e saj.

    Ky rast i rëndë hap sërish plagën e madhe të abuzimit, neglizhencës dhe mungesës së mbrojtjes për fëmijët në zonat rurale të vendit, ku varfëria dhe mungesa e institucioneve lënë hapësirë për tragjedi të tilla.

  • Reagim i menjëhershëm pas publikimit në Saranda Web të videos për mungesë uji

    Reagim i menjëhershëm pas publikimit në Saranda Web të videos për mungesë uji

    Reagim i menjëhershëm pas publikimit të videos së Saranda Web Banorët e lagjes nr. 4 në Sarandë prej ditësh pa ujë
     
    Pak më parë, Saranda Web publikoi një video, ku banorë të lagjes nr. 4 në Sarandë denonconin mungesën e furnizimit me ujë prej disa ditësh.
     

     
    Sipas tyre, situata ka detyruar një pjesë të banorëve të furnizohen me bote me ujë, ndërsa të tjerë vijojnë të presin rikthimin e furnizimit normal.
    Pas publikimit të videos dhe shqetësimeve të banorëve, Ujësjellës-Kanalizime Sarandë ka reaguar menjëherë duke angazhuar ekipet e terrenit për zgjidhjen e problemit.
     

     
     
    Saranda Web do të ndjekë nga afër zhvillimet dhe do t’ju mbajë të informuar mbi ecurinë e punimeve.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • “Ecim …”, Rama publikon aksionin e radhës për hapësirat publike: Synojmë gjelbërim dhe hapësira për komunitetin

    “Ecim …”, Rama publikon aksionin e radhës për hapësirat publike: Synojmë gjelbërim dhe hapësira për komunitetin

    Kryeministri Edi Rama ka publikuar tjetër video nga lirimi i hapësirave publike, të zaptuara nga biznese private.

    Krahas videos, Rama shkruan se më shumë hapësira të lira, më pak ndotje dhe më shumë gjelbërim, në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.
    “Më shumë hapësira të lira e më pak ndotje në çdo komunitet si fillim dhe pastaj më tej, më shumë gjelbërim, më shumë kënde komunitare për të gjithë, më shumë aktivitet ekonomik i formalizuar dhe qytete më europiane, më të pastra, më të bukura, më të gatshme për Shqipërinë 2030 në BE. Ecim”-shkruan Rama krahas videos.

  • Video e pengut të Hamas! Një izraelito-gjerman i kapur në 2023, në gjendje shumë të rëndë shëndetësore

    Video e pengut të Hamas! Një izraelito-gjerman i kapur në 2023, në gjendje shumë të rëndë shëndetësore

    Grupi i armatosur i Xhihadit Islamik publikoi një video të re të një pengu izraelito-gjerman të mbajtur në Rripin e Gazës që prej sulmeve të 7 tetorit 2023, të cilat çuan në shpërthimin e luftës aktuale mes Izraelit dhe Hamasit.

    Videoja, që zgjat rreth gjashtë minuta, tregon pengun duke folur në hebraisht ndërsa ndjek një raport televiziv për krizën humanitare dhe urinë në Gaza.

    Today, Palestinian Islamic Jihad released footage of Rom Braslavski.
    Rom was kidnapped from the Nova music festival and has been held hostage in Gaza for close to 700 days.
    Keir Starmer, Emmanuel Macron, and Mark Carney would like to give Rom’s captors their own country. pic.twitter.com/4tBYtGuT3C
    — Shabbos Kestenbaum (@ShabbosK) July 31, 2025

    Ai identifikohet si Rom Braslavski, një qytetar me nënshtetësi të dyfishtë izraelito-gjermane, i cili u rrëmbye gjatë sulmit në festivalin muzikor “Nova”.
    Në video, Braslavski i bën thirrje qeverisë izraelite që të ndërmarrë hapa për lirimin e tij. Autenticiteti dhe data e saktë e regjistrimit të videos nuk janë konfirmuar nga AFP, por identiteti i tij është verifikuar nga burime izraelite dhe ndërkombëtare.
    Xhihadi Islamik ka deklaruar edhe më parë se ka humbur kontaktin me pengun, gjë që përsëritet edhe në fillim të videos së fundit – duke sugjeruar se pamjet mund të jenë filmuar javë më parë.
    Braslavski, që punonte si roje sigurie në festival, thuhet se kishte ndihmuar shumë pjesëmarrës të shpëtonin nga sulmi përpara se të rrëmbehej.
    Nga 251 personat e rrëmbyer më 7 tetor, 49 mbeten ende në Gaza, prej të cilëve 27 janë të vdekur, sipas ushtrisë izraelite.
    Kjo video vjen në një moment delikat për përpjekjet ndërkombëtare për ndërmjetësim.
    Gjatë një armëpushimi të mëparshëm, midis janarit dhe marsit 2025, 33 pengje iu kthyen Izraelit – tetë prej tyre të pajetë – në këmbim të lirimit të rreth 1,800 të burgosurve palestinezë nga burgjet izraelite.
    Publikimi i videos pritet të rrisë presionin mbi autoritetet izraelite për të rifilluar negociatat për lirimin e pengjeve të mbetura.

    Top Channel

  • I shoqi në Japoni, ajo me CEO-n / Prapaskena e videos virale në koncertin e Coldplay

    I shoqi në Japoni, ajo me CEO-n / Prapaskena e videos virale në koncertin e Coldplay

    CEO i Privateer Rum, Andrew Cabot, ndodhej në një udhëtim pune kur gruaja e tij, Kristin Cabot, u kap nga kamera e puthjeve në koncertin e Coldplay. Sipas New York Post, të afërmit e çiftit u shastisën nga skandali.
    Sipërmarrësi ndodhej në një udhëtim në Japoni dhe kur u kthye, e gjeti veten dhe familjen në mes të një ’stuhie’ mediatike.
    “Andrew ishte në Azi për disa javë dhe u kthye të shtunën, kështu që ai kishte ikur kur ndodhi e gjithë kjo”, tha burimi, i cili kërkoi të mbetej anonim. “I gjori!”
    Kristin dhe Andrew Cabot kishin disa kohë të martuar para finalizimit të divorcit të saj në vitin 2022.  Burimi tha se nuk kishte pasur shenja problemesh mes çiftit para videos virale në koncert.
    “Familja tani thotë se kanë pasur probleme prej disa muajsh dhe po diskutonin ndarjen, çka më duket interesante sepse një muaj më parë po thoshin sa të dashuruar ishin”, vijoi burimi.
    Çifti kishte blerë një rezidencë me vlerë 2.2 milionë dollarë vetëm pesë muaj para skandalit. Andrew Cabot është pjesë e një prej familjeve më të vjetra dhe të pasura të Bostonit.
    Kompania e tij shet pije të cilat mund të shkojnë deri në 100 dollarë për shishe.

  • Përqafimi me kolegen i ‘kushtoi’ shtrenjtë, CEO i Astronomer Andy Byron jep dorëheqjen pas videos virale në koncertin e Coldplay

    Përqafimi me kolegen i ‘kushtoi’ shtrenjtë, CEO i Astronomer Andy Byron jep dorëheqjen pas videos virale në koncertin e Coldplay

    Drejtori ekzekutiv i kompanisë teknologjike amerikane Astronomer, Andy Byron, ka dhënë dorëheqjen pas publikimit të videos virale ku ai shihej duke përqafuar kolegen gjatë një koncerti të Coldplay në Massachusetts. Pamjet u shfaqën në një ekran gjigant në arenë, duke shkaktuar bujë në rrjetet sociale dhe media.
    Në video, Byron dhe kolegia e tij, Kristin Cabot, drejtoreshë e burime njerëzore në Astronomer, përqafohen dhe më pas përpiqen të fshihen nga kamera. Identiteti i tyre u bë menjëherë publik në media.
    Kompania deklaroi se dorëheqja e Byron është pranuar nga Bordi i Drejtorëve dhe se drejtori i produktit do të veprojë si CEO i përkohshëm. Astronomer shtoi se mbetet e përkushtuar ndaj vlerave të saj dhe ka nisur një hetim të brendshëm për situatën.

  • “Martinin nuk e vrau videoja që doli”, avokati i familjes Cani: Kemi kërkuar gjyq publik…

    “Martinin nuk e vrau videoja që doli”, avokati i familjes Cani: Kemi kërkuar gjyq publik…

    Avokati i familjes Cani, Redi Ramaj komentoi në emisionin Top Story publikimin e videos së vrasjes së 14-vjeçarit.

    Ai u shpreh se publikimi i videos nuk solli vrasjen e të miturit, siç u komentua në rrjet.
    Sipas Ramajt, seancat gjyqësore për këtë çështje duhet të jenë publike për të sjellë reflektim në shoqëri.
    Avokati i familjes Cani: Videon e kemi që prej fillimit të shkurtit, nuk e ka vrarë video Martin Canin, as publikimi i videos, këtu duhet të reflektojmë si shoqëri në këndvështrimin tim si avokat dhe duke e ndjekur ngjarjen që nga dita e parë. Nga 18 nëntori nuk kemi reflektuar se jemi shoqëri sot më e mirë apo njësoj si atë ditë që është vrarë një fëmijë në shkollën 9-vjeçare. Sot fëmijët në të gjitha shkollat janë prap në të njëjtën gjendje, është në konstatimin tim.
    Pse e them këtë, sepse askush nuk ka ndërhyrë veç momenteve të para nga organet shtetërore të sjellë një siguri në shkolla për fëmijët e tjerë. Gjyqi duhej të ishte publik dhe videoja të jepej në proces gjyqësor që të kishte reflektim shoqëria.
    E dini në ça gjendje ka qenë gjykata në momentin e marrjes në pyetje të të gjithë të miturve? Një gjendje jo normale, gjyqtarët, prokurorët, avokatët dhe vetë familjarët e fëmijëve se të gjithë kanë treguar një ngjarje ku të gjithë janë fëmijë të mitur dhe ka ndodhur një sherr ku është vrarë Martin Cani dhe është plagosur një tjetër i mitur. E gjitha është një situatë paradoksale. Në këtë çështje apo çështje të tjera media ka luajtur një rol të fuqishëm.

  • Publikimi i videos pak momente para vrasjes së Martinit, Grida Duma: Media, valvulë sigurie që kjo ngjarje të mos harrohej

    Publikimi i videos pak momente para vrasjes së Martinit, Grida Duma: Media, valvulë sigurie që kjo ngjarje të mos harrohej

    Vrasja e të miturit Martin Cani 8 muaj më parë pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë tronditi mbarë opinionin publik. Ngjarja solli reagime të forta për zbardhje të saj dhe reflektim për brezin e ri që po rritet.

    Në hyrje të emisionit “Top Story”, pas publikimit të videos nga gazetari Eraldo Harlicaj, moderatorja Grida Duma tha se media ka qenë “pushteti” që ka siguruar që kjo ngjarje të mos harrohej.
    Grida Duma: Nuk ka asnjë shqiptar që mund të jetë indiferent ndaj ngjarjes. Kjo tragjedi në momentet e para siç e kemi ndjekur dhe analizuar, është dashur një reagim shumë më i madh sa i përket përmasës së tragjedisë.
    Media ka qenë pushteti që ka siguruar një lloj valvule sigurie për familjen e Martinit që kjo ngjarje nuk mund të lihej në harresë. Media e ka bërë këtë kudo në Shqipëri. Në Top Story kemi mbajtur një standard, duke e konsideruar të shenjtë.
    Vrasja e një fëmijëve nga një fëmijë është një tragjedi për familjet. Ne me shumë gojë, siç po më merret fryma për të mos e themi të gjithën, kemi edhe rrëfimin e babait të fëmijës që e goditi Martnin. Duke mbajtur këtë balancë edhe nga familja që nuk do donte kurrë që fëmija të godiste diku tjetër.

    Top Channel

  • Publikimi i videos së vrasjes së Martin Canit, Prokuroria Tiranë nis hetimet

    Publikimi i videos së vrasjes së Martin Canit, Prokuroria Tiranë nis hetimet

    Prokuroria e Tiranës ka regjistruar një procedim penal për “Zbulim të akteve ose të dhënave sekrete”, në lidhje me publikimin e videos së konfliktit në Shkollën “Fan Noli” ku humbi jetën i mituri Martin Cani.
    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë regjistroi procedim penal për veprën penale ‘Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete’ parashikuar 295/a pas publikimit në media dhe portale të ndryshme të një video mbi ngjarjen në shkollën 9-vjeçare ‘Fan Noli’, ku humbi jetën i mituri M.C.
    Video e publikuar në disa media përmban pamje filmike të datës 18.11.2024, ku shfaqen të miturit me etiketimet e gjeneraliteteve të tyre përkrah secilit.
    Në kuadër të veprimeve hetimore të kryera në lidhje më këtë procedim, janë administruar në cilësinë e provës materiale edhe një CD me pamjet filmike të regjistruara nga kamerat e sigurisë që kanë fushëpamje në rrugën ku kanë kaluar të miturit drejt vendit të ngjarjes, veprim i cili është dokumentuar me procesverbalin për këqyrje dhe marrje të provës materiale nga ana e policisë gjyqësore.
    Pamjet filmike, që u publikuan dy ditë më parë në media e shpërndarë edhe në disa portale on-line, përmbajnë të njëjtat pamje filmike që ndodhen edhe në CD-në që u administrua në fashikullin hetimor.
    Në përfundim të hetimeve, CD-në me pamjet filmike të disponuara nga prokuroria, i janë vënë në dispozicion mbrojtësit të familjarëve të viktimës, avokatit, i cili e ka marrë atë dhe të gjitha aktet e fashikullit, kundrejt nënëshkrimit të deklaratës për mospublikimin e saj.
    Kjo çështje aktualisht është në gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ku po zhvillohet gjykimi në themel me dyer të mbyllura.
    Konstatohet se në rastin konkret, me publikimin e videos, janë shkelur të dy detyrimet e parashikuara në nenin 103/1, 2 të Kodit të Procedurës Penale pasi janë publikuar prova (video) që janë akte të shqyrtimit gjyqësor me dyer të mbyllura si dhe janë publikuar me video, foto dhe gjeneralitete të pandehur, viktima dhe dëshmitarë të mitur të kësaj çështjeje.
    Nisur sa më sipër, ka të dhëna të mjaftueshme se janë konsumuar elementët e figurës së veprës penale “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, të parashikuar nga neni 295/a i Kodit Penal.

  • Panairi i Turizmit në Berlin, Rama publikon videon e veçantë të krijuar me AI

    Panairi i Turizmit në Berlin, Rama publikon videon e veçantë të krijuar me AI

    Kryeministri Edi Rama ka publikuar një mesazh drejtuar turistëve në mbarë botën, por në një video të krijuar me AI (Inteligjencë Artificiale).Në një mesazh shkruar krahas videos ai shprehet se ka folur në gjuhë të cilat nuk i di, por kjo falë asaj që ai e quan “magjia e AI”.“MIRËMËNGJES 😊 dhe me videopërshëndetjen surprizë për Panairin e Turizmit në Berlin, ku do të më shihni duke folur edhe gjuhë që nuk i di fare, ju uroj një javë të mbarë😉”, shkruan Rama krahas videos.https://www.facebook.com/ediramaal/videos/642484831626721Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Kryeministri Edi Rama ka publikuar një mesazh drejtuar turistëve në mbarë botën, por në një video të krijuar me AI (Inteligjencë Artificiale).Në një mesazh shkruar krahas videos ai shprehet se ka folur në gjuhë të cilat nuk i di, por kjo falë asaj që ai e quan “magjia e AI”.“MIRËMËNGJES 😊 dhe me videopërshëndetjen surprizë për Panairin e Turizmit në Berlin, ku do të më shihni duke folur edhe gjuhë që nuk i di fare, ju uroj një javë të mbarë😉”, shkruan Rama krahas videos.https://www.facebook.com/ediramaal/videos/642484831626721